Të Të Punësuarve Në Sektorin Publik 2018
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
RAPORTI VJETOR I REGJISTRIT TË TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK 2018 Shkup, mars 2019 PËRMBAJTJA KORNIZA LIGJORE ...................................................................................................................... 5 PËRMBLEDHJE E SHKURTËR ................................................................................................. 6 PJESA 1: INSTITUCIONET E SEKTORIT PUBLIK ............................................................... 7 NUMRI I INSTITUCIONEVE TË SEKTORIT PUBLIK ............................................................... 9 THEMELUESIT E INSTITUCIONEVE TË SEKTORIT PUBLIK ........................................... 10 VEPRIMTARITË E INSTITUCIONEVE TË SEKTORIT PUBLIK ......................................... 11 LLOJET E INSTITUCIONEVE TË SEKTORIT PUBLIK .......................................................... 13 PJESA 2: TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN PUBLIK ........................................................ 19 FUSHËVEPRIMI I REGJISTRIT TË TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK .......... 21 NUMRI I TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK (VËLLIMI) ...................................... 24 NUMRI DHE LLOJI I TË PUNËSUARVE SIPAS LLOJIT TË INSTITUCIONEVE ....... 25 STRUKTURA E TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK ................................................ 38 STRUKTURA GJINORE E TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK ........................ 38 STRUKTURA SIPAS MOSHËS SË TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK ........ 40 STRUKTURA ETNIKE E TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK.......................... 43 STRUKTURA ARSIMORE E TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK ................... 54 GËRSHETIMI I TË DHËNAVE PËR TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN PUBLIK ...... 57 PJESA 3: SHTOJCAT ................................................................................................................. 58 SHTOJCA 1: PROFILI I TË PUNËSUARVE SIPAS VEPRIMTARIVE ................................. 58 SHTOJCA 2: АNALIZA E GJENDJES ME PUNËSIMET NË KOMUNA ............................... 58 SHTOJCA 3: NUMRI I TË PUNËSUARVE SIPAS INSTITUCIONEVE ................................ 58 Raporti vjetor i të dhënave nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik 2018 KORNIZA LIGJORE Me ligjin për të punësuarit në sektorin publik („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18), përcaktohet kompetenca ligjore e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për të vendosur dhe për të mbajtur regjistër unik të të gjithë të punësuarve në institucionet e sektorit publik. Regjistri i të punësuarve në sektorin publik është pjesë e sistemit informativ të menaxhimit të burimeve njerëzore (SIMBNJ). Të dhënat e përfshira në Raportin vjetor për të punësuarit në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik janë rezultat i shkëmbimit të të dhënave sipas evidentimit të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës me të dhënat e Agjencionit për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Drejtorisë së të ardhurave publike, Fondit për sigurim shëndetësor, pensional dhe invalidor në Maqedoni dhe Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoni. Në përputhje me nenin 2 paragrafi (1) i Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Regjistri përfshin personat e punësuar në: - organet e pushtetit shtetëror dhe lokal, si dhe organe të tjera të themeluara në pëputhje me Kushtetutën dhe me ligjin, dhe - institucionet të cilat kryejnë veprimtari në lëminë e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtari të tjera me interes publik të përcaktuara me ligj, ndërsa të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat e Qytetit të Shkupit. Ky raport i të dhënave në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik, më 31 dhjetor 2018-të, është i përgatitur në bazë të nenit 20 të të njëjtit ligj dhe në mënyrë sistematike pasqyrohen të dhënat për institucionet e sektorit publik, lidhur me numrin, llojin, emërtimin, degën e qeverisjes, veprimtarinë dhe themeluesin, si dhe të dhëna për të punësuarit në këto institucione, lidhur me numrin, klasifikimin e vendeve të punës, gjininë, moshën, nivelin e arsimit dhe përkatësinë e komunitetit. Të dhënat e siguruara, kur kjo është e mundur dhe logjike, përfaqësohen nga ndërthurrja reciproke. Raporti publikohet në web-faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës jo më vonë se fundi i tremujorit të parë të vitit aktual për vitin e kaluar kalendarik. 5 Raporti vjetor i të dhënave nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik 2018 PËRMBLEDHJE E SHKURTËR Në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë, janë aktiv 1.314 institucione, në të cilët janë të punësuar 132.068 persona. Prej tyre 19.904 persona janë të punësuar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencinë e zbulimit, Ministrinë e punëve të brendshme dhe organet në përbërje me statusin e personave zyrtarë të autorizuar për të cilët në Regjistër mbahen të dhëna vetëm për numrin por jo edhe për strukturën e tyre. Мinistria e shoqërisë informatike dhe administratës, në këtë raport e informon opinionin vetëm rreth numrit të të punësuarve nëpërmjet Agjencive për punësim të përkohshëm dhe të Shoqërive aksionare. Sipas kësaj, në Raport është kryer analizë e strukturës së të dhënave për 112.164 të punësuarve në sektorin publikm prej të cilëve gra janë 60.593, ndërsa meshkuj janë 51.571. Mosha mesatare e këtyre të рunësuarve është 45,95 vjet, tek femrat mesatarja është 45,16 vjet, ndërsa tek meshkujt është 46,89 vjet. Nga të gjithë të punësuarit, 347 janë pa arsim, 118 janë gjysmë të kualifikuar, 225 janë të kualifikuar, 10,015 janë me arsim fillor, 38,373 janë me arsim të mesëm, 4682 janë me kualifikim të lartë, 1,069 janë me arsim të lartë , 50,301 janë me arsim sipëror, 5,053 janë magjistra, ndërsa 1,981 janë doktorë të shkencave. Sa i takon strukturës nacionale, 83,993 janë Maqedonas, 22,060 janë Shqiptarë, 2,110 janë Turq, 1,355 janë Romë, 1,019 janë Serbë, 450 janë Boshnjakë, 423 janë Vllehë, ndërsa 754 janë të tjerë ose nuk janë deklaruar. Raporti përfshin edhe të shumë të dhëna të tjera të fituara nga ndërthurrja e të dhënave e kategorive të lartpërmendura. Për nevojat e Raportit, janë përgatitur edhe tre shtojca dhe atë: 1. Shtojca 1 – profili i të punësuarvе në sektorin publik sipas veprimtarive 2. Shtojca 2 – analiza e gjendjes me punësimet në komuna dhe 3. Shtojca 3 – pasqyrë e institucioneve të sektorit publik me numrin e të punësuarve. Nëpërmjet Agjencive për punësim të përkohshëm në institucionet e sektorit publik, janë të angazhuar me punë gjithsej 2.439 persona dhe të njëjtit nuk kanë statusin e të punësuarve në sektorin publik dhe nuk përfshihen në analizat të cilat i përmban ky raport. Në Shoqëritë aksionare me pronësi të plotë shtetërore, janë të punësuar gjithsej 8.677 persona, prej të cilëve 8.268 me kohë të papërcaktuar, 100 me kohë të caktuar dhe 309 përmes agjencive për punësime të përkohshme. Ky numër, si dhe angazhimi me punë nëpërmjet agjencive për punësim të përkohshëm, nuk përfshihet në analizat të cilat i përmban ky raport.. Në institucionet e sektorit publik, nëpërmjet Agjencive për punësime të përkohshme, janë të angazhuar me punë gjithsej 2.439 persona dhe të njëjtit nuk kanë statusin e të punësuarve në sektorin publik dhe nuk hyjnë në analizat të cilat i përmban ky raport. 6 Pjesa 1: INSTITUCIONET e Sektorit publik Raporti vjetor i të dhënave nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik 2018 INSTITUCIONET E SEKTORIT PUBLIK NUMRI I INSTITUCIONEVE TË SEKTORIT PUBLIK Me përmbylljen e vitit deri më 31 dhjetor 2018, në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik, mbahet evidencë për 1.314 institucione të sektorit publik, aq sa ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Krahasuar me raportin e vitit 2017-të, i cili përmbante të dhëna për 1.299 institucione, numri i institucioneve të sektorit publik është rritur për 15. Nëse marrim të dhënat për secilin institucion veç e veç, mund të shihni se 7 institucione kanë ekzistuar, por për arsye të mosplotësimit të të dhënave të evidentuara, nuk janë shfaqur deri tani si numër, pastaj janë themeluar 17 institucione të reja, ndërsa për arsye të ndryshimit të statusit dhe shuarjes, më tej nuk mbahen të dhëna për 9 institucione. 1 Lidhur me mënyrën e themelimit të institucioneve të sektorit publik, nuk ka qasje të barabartë. Përkatësisht, një pjesë e institucioneve të sektorit publik, dalin drejtpërsëdrejti nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, ndërsa të njëjtit më tej rregullohen me ligje të veçanta (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Avokati i popullit të Republikës së Maqedonisë, Banka popullore e Republikës së Maqedonisë, Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë, etj.), ministritë, organet në përbërje të ministrive, si dhe organet e pavarura të administratës shtetërore themelohen me Ligjin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, ndërsa institucionet publike dhe ndërmarrjet publike në përputhje me Ligjin për Institucionet, përkatësisht Ligjin për ndëmarrjet publike. Një numër i madh i institucioneve janë themeluar me ligje të veçanta. 1 Institucionet e reja të themeluara: institucion publik shëndetësor Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar-Коçan, Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar-Dibër, Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar-Gjevgjeli, Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar– Каvadar, IK Аnsambli i valleve