11 Shtatorët Dhe Terrorizmi
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
ALAMIADA SHQIPTARE II Studime dhe recensione Dr. Mahmud Hysa http://www.dielli.net Dr. Mahmud Hysa ALAMIADA SHQIPTARE II Studime dhe recensione 2 http://www.dielli.net Në kujtim të prindërve, Limanit dhe Zirakos, që më rritën dhe më edukuan në frymën islame. Autori 3 http://www.dielli.net Studime 4 http://www.dielli.net Një koncept anakronik mbi alamiadën shqiptare Alamiada shqiptare, si një segment mjaft i rëndësishëm i letërsisë kombëtare, me gjithë interesimet e vazhdueshme që kanë shfaqur disa studiues në kohë të fundit, ende nuk e ka zënë vendin e merituar në strukturën e mbarë letërsisë kombëtare. Edhe pse përmbajtjet, temat, tipologjitë letrare janë sa nga dituritë dhe mësimet fetare islame, aq edhe nga përditshmëria e rëndomtë, madje me një theks të veçantë kritik dhe satirik për dukuritë disonante të shoqërisë së kohës së tyre, aq sa kanë vlera të përhershme dhe mund t’i quajmë edhe aktuale për ne sot, qofshin ato me temë shoqërore, apo morale-etike, dashurore-erotike, nostalgjike-patriotike, shkenca jonë mbi letërsinë dhe historia e letërsisë sonë as sot e kësaj dite, edhe krahas insistimeve të ar- gumentuara të disa studiuesve, nuk e kanë parë të arsyeshme që të korrigjojnë një padrejtësi të madhe të së kaluarës për kufijtë fundorë të alamiadës shqiptare, që ato të vendosen në një kontekst tjetër historik-letrar, pra edhe në atë të Rilindjes Kombëtare dhe të fillimit të këtij shekulli, duke e kapërcyer konceptin anakronik të së kaluarës që ta ndërpresë kontinuitetin e kësaj letërsie me fillimet e Rilindjes Kombëtare. Kjo, sep- se alamiada shqiptare edhe gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, po edhe gjatë fillimit të shek. XX shënon një rritje të dukshme të nivelit artistik, po nuk mungojnë as idetë, mendimet, temat dhe interesat gjithëkombëtare. Nga studimet mbi fenomenet estetike dhe poetike të këtij segmenti të letërsisë sonë është dëshmuar se alamiadistëve të periudhës së parë, atyre të shek. XVIII e të fillimit të shek. XIX, nuk u kanë munguar jo vetëm krijimet me tematikë jashtëfetare, por as edhe vetëdija e tyre e qartë kombëtare, ndjenja e tyre se i takojnë një etniteti të veçantë nga ai i pushtuesit, lidhshmëria e tyre emocionale me vendlindjen, brenga e tyre për padrejtësitë sociale dhe pozitën materiale tejet të vështirë të një strukture shumë të gjerë të popullatës së vendit, pozitën e privuar të hallexhinjve të shumtë që ishin të detyruar të shkojnë si mercenarë për të luftuar për interesat e huaja në territore krejtësisht të panjohura, nga ktheheshin të deprimuar e të varfëruar materialisht edhe më tepër, krahas problemeve të rënda që krijoheshin brenda familjeve të tyre. Alfabeti arab të cilin alamiadistët shqiptarë e kanë njohur dhe e kanë përdorë edhe për të shkruar në gjuhën shqipe, meqë atë e kishin mësuar në shkollat që kishin kryer në vend ose jashtë, u shërbeu atyre dhe kulturës shqiptare sepse falë alamiadistëve shqip- tarë ne sot kemi mjaft krijime me vlera letrare, ashtu siç kemi edhe shkrime me vlerë për islamologjinë shqiptare dhe, të gjitha këto shkrime së bashku kanë vlerë edhe për historinë e gjuhësisë shqiptare (dialektologjinë, fonetikën, morfologjinë, sintaksën, leksikologjinë, frazeologjinë) dhe mund të shërbejnë si modele për rikonstruimin e gjuhës shqipe të shek. XVIII-XIX, rikonstruim që do të ishte mjaft i gjymtë po të mos ishin shërbyer alamiadistët shqiptarë me këtë alfabet. Megjithatë, ky alfabet, shikuar objektivisht, edhe pse nuk i përfshin të gjitha fonemat e gjuhës shqipe ka pasur disa përparësi. Me 28 grafitë dhe tri shenjat diakritike, me grafitë arabe për fonemat dh, th, ë, alfabeti arab u ofroi mundësi alamiadistëve shqiptarë që ta shkruajnë gjuhën shqipe me më pak vështirësi. Po edhe alfabeti grek, edhe më pak ai sllav i përpiluar në fytyrën e alfabetit glagolik, që e kanë përdorë shkrimtarët e Jugut, nuk kanë qenë më të përshtatshëm për përfshirjen e fonemave të gjuhës shqipe, megjithëse, thënë objektivisht, edhe alfabeti latin që është përdorë në shkrimet tona që nga Pal Engjëlli, Gjon Buzuku e të tjerë nuk ka qenë ideal për shkrimin e shqipes meqë edhe me të nuk janë mbuluar të gjitha fonemat e gjuhës sonë. Atyre u është dashur të përdorin grafi të huaja, nga ato sllave, siç vepruan Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, etj., ose të përdorin 5 http://www.dielli.net disa shenja diakritike apo edhe diagrame (dh, th, nj, sh, gj, xh, zh, ç, ë), ashtu siç veprojmë edhe sot. Mosbotimi i veprave origjinale dhe të përkthyera të alamiadistëve shqiptarë në kohën kur ato u krijuan, po edhe kur mund të ushtronin një ndikim më të madh nga akceptuesi i veprës, nëse e pranojmë teorinë se arti letrar që ushqehet nga realiteti objektiv duhet t’i kthehet po atij realiteti përmes veprave për të ndikuar në rrjedhat e tij, më tepër është një hendikep objektiv se sa subjektiv. Kjo, sepse shtypshkronjat me alfabet arab në atë kohë kanë qenë shumë të rralla, megjithëse në Perandorinë Osmane kanë ekzistuar shtypshkronja me grafi arabe që në shek. XVIII, por ato kanë qenë të paarritshme për alamiadistët shqiptarë. Lëvizjet politike, kulturore, iluministe, letrare që filluan në gjysmën e dytë të shek. XIX, më konkretisht ajo letrare pas vititi 1836 me veprën Milosau të De Radës dhe ajo politike, iluministe, kulturore me Qarkoren e Veqilharxhit të po këtij vitit (1836), bënë një kthesë të madhe në zgjimin e vetëdijes etnike, gjuhësore, arsimore te njeriu ynë, e cila për nga shtrirja i përfshiu të gjitha shtresat intelektuale të strukturave të ndryshme sociale, fetare, krahinore. Kjo lëvizje, përmes armës më të fuqishme, arsimit shqip, letërsisë së angazhuar dhe lëvizjeve politike më të theksuara kundër pushtuesit shekullor, i tronditi ndërgjegjet e fjetura, të përgjumura dhe në momente të papërcaktuara, duke i mobilizuar dhe duke i angazhuar për një veprim të përbashkët drejt sendërtimit të një ideali kombëtar, çlirimit të vendit nga pushtuesi shekullor. Në këto vite të Lëvizjes dhe të Rilindjes Kombëtare që në historinë, apo në historinë tonë të letërsisë kombëtare karakterizohet si një nga fazat më vendimtare për qenien kombëtare e cila për nga përcaktimi kombëtar ishte më gjithëkombëtare, më gjithë- krahinore dhe më gjithëfetare se kurrë më parë, që për nga gjerësia ishte ndër më masivet, ndër më integrueset, nuk mbetën anash as intelektualët e konfesionit islam si me krijimet ashtu edhe me aktivitetin kulturor e iluminist dhe me mobilizimin e masa- ve për një vetëdijësim më të qartë kombëtar. Është e vërtetë se alamiadistët shqiptarë të gjysmës së dytë të shek. XIX kanë qenë kryesisht hoxhallarë ose shehlerë, pra njerëz intelektualë që në shumë raste kanë kryer medresetë në vend ose medresetë e fakultetet jashtë vendit, në Stamboll, në Kajro, kanë qenë intelektualë të vërtetë që janë shkolluar mbi bazat e mësimeve fetare islame, pra kanë qenë intelektualë me vetëdije fetare islame të formuar mbi bazat e filozofisë, të moralit dhe të etikës islame si dhe të shkencave tjera fetare islame. Kjo vetëdije fetare islame e nivelit më të lartë shkencor që mbështetej edhe në një shtrirje shumë të gjerë në disa shkenca natyrore dhe politike, jo vetëm që nuk e ngulfiste te ata frymimin e vetëdijes gjuhësore, iluministe e politike mbi baza kombëtare, por edhe e nxiste dhe favorizonte këtë vetëdije, që ajo të jetë e denjë të barazohet me atë të vendeve më të zhvilluara. Si inte- lektualë me formim të plotë dituror, të përcaktuar për veprimtari fetare, ata vazhdimisht dhe paralelisht kanë zhvilluar edhe veprimtari kombëtare, aq më tepër, sepse me jetën e tyre të pasur shpirtërore, me njohuritë fetare dhe me shembullin e tyre moral e fetar, fjala e tyre kishte një peshë të madhe dhe ishte vendimtare për orientimet dhe përcaktimet e masës së besimtarëve të vet. Veç kësaj, këta krijues ala- miadistë, duke jetuar në fazat më të rëndësishme të historisë kombëtare, por edhe duke marrë parasysh nivelin përgjithësisht të ulët arsimor, nga njëra anë, dhe vetë- dijen fetare shumë të shprehur të masave popullore, nga ana tjetër, ata janë munduar që mendimet, qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre kombëtare dhe fetare t’i shprehin sa përmes predikimeve të përditshme fetare të argumentuara dhe të mbështetura mbi më- simet e shenjta që ata i njihnin dhe i kishin studiuar në të shumtën e rasteve fragmentarisht duke i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, për të qenë më të pranueshëm e më të kuptueshëm, më të fuqishëm e më të bindshëm te besimtarët, por duke shkruar 6 http://www.dielli.net edhe vepra fetare origjinale, ose duke përkthyer nga gjuha arabe, turke e persiane. Përmes veprave origjinale ose të përkthyera, ata jo vetëm që shpeshherë bënin digre- sione me të tanishmen historike, duke shprehur në momente mendime për ndërtimin moral e etik të njeriut të tyre, por edhe kërkonin mënyrë të gjejnë konvergjencë të plotë ndërmjet citateve kur’anore apo haditheve, nga njëra anë, dhe ndjenjave të dashurisë ndaj atdheut, ndaj arsimit, ndaj shkencës, ndaj diturisë në përgjithësi, nga ana tjetër; konvergjencë ndërmjet pikëpamjeve individuale dhe kolektive për lirinë sociale, politike, rreth pikëpamjeve për edukatën dhe ndërtimin moral e etik të njeriut, të gjitha këto të nxjerra nga aktualiteti më bashkëkohor dhe të mbështetura e të aprovuara edhe nga mësimet kur’anore dhe fetare në përgjithësi. Prandaj te alamia- distët shqiptarë rrallë do të hasim shkrime të pastra patriotike, pasi në të shumtën e rasteve ato do të gërshetohen me motive fetare që janë në konvergjencë të plotë mes vete dhe e stimulojnë edhe dashurinë ndaj atdheut, ndaj shkollës, ndaj diturisë, ndaj shkollës dhe diturisë shqiptare dhe urrejtjen e thellë ndaj tradhtarëve, intrigantëve, spiunëve, armiqve të gjuhës amtare dhe të shkollës, të diturisë dhe edukatës kom- bëtare; kundër atyre që haptazi apo fshehurazi bashkëpunonin me armiqtë e kombit e në interes të të huajve. Rilindja Kombëtare në masë të madhe kontribuoi në krijimin e vetëdijes gjuhësore dhe bindjes se ne kemi një gjuhë të veçantë nga popujt që na rrethojnë apo që janë pushtues të trojeve tona, se këtë gjuhë duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë, ta përdorim dhe ta kultivojmë përmes shkrimeve origjinale dhe të përkthyera, meqë ajo është tipari më thelbësor i qenies dhe etnopsikologjisë kombëtare.