Quick viewing(Text Mode)

Kthesa Historike Vitet E Gjermanisë Dhe Epoka E LDK-Së

Jusuf BUXHOVI

Kthesa historike Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së

Redaktor: Nazmi Rrahmani

1

Përmbajtja

PJESA E PARË Vitet e Gjermanisë

Pikat e kujtesës shqiptare dhe Franc Jozef Shtrausi Opsioni i barazisë së Kosovës me të tjerët Maturia e demokristianëve dhe dinakëria e liberalëve “Jugosllavia pa Titon” dhe “habia” e Bakariçit për Kosovën! Hajnri Bëll, Qosiqi dhe Mahmut Bakalli dhe atuja e barazisë Paralajmërimi i varrosjes së Jugosllavisë së tretë

PJESA E DYTË Epoka e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Shpallja e luftës nga shkrimtarët serbë Të drejtat e njeriut dhe opsioni i jugosllavizmit? Nisma e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Rënia e Murit të Berlinit dhe muri shqiptar... Dilema: Rugova apo Qosja?... Dita historike e 23 dhjetorit të vitit 1989 Shkëputja historike me komunizmin Fillet e dy korrikut dhe dëshmitë perëndimore Vizita në SHBA dhe përurimi i Rugovës lider shqiptar Takimi me gazetarin Bajder Premtimet dhe kërcënimet e Robert Dolit Porositë amerikane dhe dy korriku Ujdia shqiptare dhe fillet e pushtetit paralel Demaçi, Ramiz Alia përfshirja e të burgosurve politikë në lëvizje Kushtetuta e Kaçanikut dhe pushteti paralel Rugova midis ikonës dhe realitetit Dokumente Shënime për autorin

2

Hyrja

Janë disa ngjarje që duken të rastësishme, por që shfaqja e tyre u prin kthesave të rëndësishme me të cilat lidhet një jetë e tërë. Në veprimtarinë time të gjatë prej gazetari dhe shkrimtari, që zë fill nga mesi i viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar për të vazhduar pandërprerë deri në ditët tona, pa mëdyshje se “rastësitë” që do të shihen se nuk ishin të rastësishme, punës sime do t’i japin vulën e veçantë. E para “rastësi”, që lidhet me karrierën time prej gazetari, e cila pak më vonë do të marrë kahun më të lartë të ngritjes profesionale, ka të bëjë me nismën e rreshtimit, nëse mund të thuhet kështu, drejt politikës së jashtme për të më çuar në Gjermani si korrespodent i përhershëm atje, do të shfaqet në gushtin e vitit 1974 kur do të ndodhem në pushim në Greqi. Pa u filluar mirë, ai do të prishet nga grushtshteti në Qipro, me ç’ rast atje, dalja e ushtarakëve në skenën politike do të hapë kapitullin e përgjakshëm të një lufte ndëretnike midis popullatës shumicë greke dhe asaj pakicë turke, e cila për fat do të ndërpritet pas përfshirjes së Turqisë në këtë krizë, që për pasojë do të ketë ndarjen e ishullit në dy pjesë. Natyrisht se realiteti i ri i krijuar pas zbarkimit ushtarak të Turqisë në pjesën veriore të Qipros dhe shpalljes së saj shtet të turqve, për pasojë do të ketë çrregullime të mëdha në Athinë, të cilat do të shkaktojnë rënien e juntës ushtarake në Greqi. Si turist i mbyllur për tri ditë në një pushimore në afërsi të Kavallës nuk kisha si të mos përcjell atmosferën e atyre përvijimeve të mëdha që pasqyroheshin me shqetësimin e theksuar të popullatës greke ndaj atyre që ndodhnin në ishull dhe në fqinjësi, ku tashmë kërcënonte një luftë e hapur me Turqinë. Natyrisht, se pas kthimit jo pa mundime në Prishtinë, puna e donte që në gazetën time të sillja diçka nga kjo atmosferë, e cila kishte zgjuar interesim te opinioni ynë meqë fjala ishte për një krizë ballkanike, që për herë të parë pas luftë së dytë botërore shkonte në prag të një lufte të hapur, edhe pse merrej me mend se nuk do të lejohej që të merrte përmasa më të gjëra ngaqë të dy këto shtete ishin anëtarë të Aleancës Veriatlantike, të cilës nuk i shkonte për shtati një konflikt në krahun jugor, që shtrihej në afërsi të Bashkimit Sovjetik. Sidoqoftë, redaksia tregoi interesim për përshtypjet që do t’i hidhja në gazetë. Këtë interesim e bëri edhe më të madh kur redaksia e gazetës “Borba” nga Beogradi kërkoi lejen nga “Rilindja”, që shkrimet e mia, të merreshin prej saj me sqarimin e “korrespondencave speciale” nga “zona e luftës”, ku ruhej autorësia e gazetës sonë. 3

Kur pak më vonë nga kjo gazetë do të më vijë një falenderim dhe shkrimet e mia cilësoheshin si “kundrime tejet interesante” dhe e njëjta, natyrisht se do t’i adresohej edhe redaksisë së “Rilindjes”, ishte për t’u pritur që karriera ime e mëtutjeshme gazetareske të bartej nga rubrika e kulturës, ku kisha titullin e redaktorit dhe prej kohësh merresha me shkrimin e recensioneve për librat më të rinj, tek rubrika e jashtme, së cilës Redaksia kishte filluar t’i kushtojë vëmendje me përcaktimin që edhe gazeta jonë, si edhe të tjerat që merreshin si zëdhënëse të qendrave politike të vendit - ku edhe Kosova tashmë kishte vendin e vet në Federatë - të kishte korrespodentët e përhershëm në disa vende të botës. Këtë përcaktim madje, pak më vonë do ta bëjë me dije edhe kryeredaktori Fadil Bujari kur do të shpallë qëndrimin e këshillit botues të “Rilindjes” për hapjen e korrespodenturës së parë të “Rilindjes” në Bon, që vinte pas asaj të Lindjes së Afërme në Liban, ku gazetari Nehat Islami punonte me shumë sukses. “Gjermania te takon ty”, më tha Fadil Bujari. Gjermania njëmend më takoi mua, dhe në Bon do ta filloj punën shumëvjeçare pasi që së pari u desh ta fitoj garën për të në konkursin e brendshëm, që u shpall nga ana e redaksisë, dhe pastaj, të dëshmoj njohuritë solide të gjuhës gjermane, të cilat i mora në një kurs intensiv njëvjeçar. Edhe “rastësia” tjetër, ajo e vitit 1988, lidhet me pjesëmarrjen time në delegacionin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në bisedimet intelektuale shqiptaro-serbe në Beograd, do të ndikojë drejtpërdrejt, që të përfshihem në gjithë ato zhvillime të cilat do t’i takojnë konceptit të filozofisë politike të rezistencës civile që do të dalë në pah me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor të vitit të ardhshëm. Bisedat ishin iniciuar nga politika zyrtare serbe e Beogradit, e cila në masë të madhe ndikohej nga projektet ultranacionaliste të intelektualëve serbë të përfshirë në Francuska 7, e cila ishte çerdhe e kësaj fryme, që tashmë opsionet e saj hegjemoniste i kishte shpallur haptas me Memorandumin më të ri të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Artëve që udhëhiqej nga shkrimtari, Dobrica Çosiq, i njohur që nga viti 1968, kur në Plenumin e Komitetit Qendror të Serbisë pat dalë me tezen nacionaliste “se serbët dhe Serbia kërcënoheshin nga invazioni biologjik i shqiptarëve”. Edhe pse dihej se dialogu shqiptaro-serb në nivel të shkrimtarëve gjatë takimeve nuk do të paraqiste tjetër pos një trysni të hapur ndaj intelektualëve shqiptarë që t’i matej pulsi pjesës më të rebeluar të shoqërisë së Kosovës sa dhe si ishte në

4 gjendje t’i përgjigjej fazës së fundit të ofensivës serbe, në Prishtinë sfida e Beogradit u pranua me përkushtim. Pjesa më e ndërgjegjshme e shoqërisë së Kosovës, e cila prej vitesh, në forma të ndryshme, jo vetëm që kishte kundërshtuar diktatin e politikës serbe, por pas shpalljes së nismës për ndryshime të kushtetuese, të cilat gjoja bëheshin “për ta forcuar unitetin e federatës jugosllave”, që për qëllim kryesor kishin rrënimin e autonomisë së Kosovës të dalë nga kushtetuta e vitit 1974, “betejën” e Beogradit e shihte një rast tejet të përshtatshëm, pos tjerash t’i jepej një kundërpërgjigje e hapur Memorandumit të akademikëve serbë dhe, njëherësh të bëhej i ditur përcaktimi se po qe se klasa politike e Kosovës, do ta pranonte kapitullimin para dhunës së Beogradit, atëherë nuk mbetej tjetër pos të merreshin në dorë fatet e drejtimit të vendit në përputhje me vullnetin e popullit. Meqë duelit intelektual midis shkrimtarëve serbë dhe atyre shqiptarë, nga prapa, rregullat e lojës ia caktonte politika e Beogradit, e cila parashihte të nxirrte përfitime të caktuara prej tij, atëherë edhe mbajtja e dy rundave (e para në Beograd dhe e dyta pas dy javësh në Prishtinë dhe numri prej gjashtë referuesish) si dhe fushat e bisedimeve i caktonin shkrimtarët serbë. Edhe kjo formë e diktatit serb nga shkrimtarët e Kosovës u pranua, meqë kërkohej rasti dhe hapësira për t’u nxjerrë në shesh ato që prej vitesh nuk ishin thënë, çoftë pse kishte munguar guximi, çoftë pse nuk ishin krijuar rrethanat për diç të tillë. Sfida e Beogradit, që ishte pranuar, udhëheqjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ia shtronte detyrën e gjetjes së ekipit të përshtatshëm “për dialog”, gjithnjë në përputhje me kërkesën serbe që të shfaqeshin gjashtë referues për fusha të ndryshme nga ajo e aktualitetit, e çështjeve shoqërore, e çështjeve të ndryshimeve, si thuhej në përputhje me kërkesat e kohës, e çështjeve të ardhmërisë dhe të çështjeve gjuhësore dhe të atyre historike. Duket se planifikuesit e ekipit të Kosovës që do të shkonte në Beograd, ia kishin dalë disi të arnohen me fushat e tjera pos në atë të historisë, ngaqë mungonte një historian me titull akademik ose me vepra shkencore nga fusha e historisë, që edhe ishte e arsyeshme. Në përpëlitje me rregullin se shkrimtari që do të fliste për historinë doemos duhej të kishte ndonjë shkallë akademike nga kjo fushë, atëherë, në kërkim e sipër nëpër listat e biografive të anëtarëve që mbante Shoqata, pasi që nuk kishte asnjë me titullin shkencor të doktorit, kishte rënë në sy titulli im i magjistraturës në fushën e historisë, i fituar në vitin 1979 në temën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet

5 gjermane”, që e kisha mbrojtur para akademik Ali Hadrit dhe ajo më shumë ishte fryt i punës sime gazetareske në Gjermani si korrespodent i “Rilindjes” në Bon, se i ndonjë qasje të mirëfilltë shkencore, që do të më kthente kah fusha e studimeve historike. Sidoqoftë, me gjetjen e një historiani në radhët e shkrimtarëve të Kosovës, ishte plotësuar kushti i fundit që ekipi i Kosovës të merrte pjesë në bisedimet e Beogradit. Nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës mu bë e ditur për qëndrimin dhe m’u dhanë udhëzimet si duhej të dukej referati, së paku teknikisht, duke u kufizuar koha në njëzet minua leximi, me të drejtën e replikave eventuale dhe të diskutimit. Ky kufizim nuk vlente për shtrirjen tematike me shkrim, që mund të përfshihej në botimin e përbashkët. Mu tha se për “rival” kisha akademik R. Samarxhiq, historian i njohur serb nga shkolla e Çubrilloviqit. Si “rastësia” e parë, kur kriza e Qipros dhe pushimi i dështuar në Greqi do të më bart në një fushë profesionale që nuk e kisha paraparë, si dhe “rastësia” e dytë, kur ekipit të shkrimtarëve të Kosovës që do të merrte pjesë në bisedimet e Beogradit i kishte munguar shkrimtari me titullin e doktorit të shkencave nga kjo lëmi dhe ishte “plotësuar” me atë të magjistrit që e kisha, pa i kushtuar ndonjë rëndësi si ndonjëherë mund të më duhej për tjetër pos si formalitet për hulumtimet e mëtutjeshme nëpër arkivat gjermanë për nevojat profesionale dhe intelektuale, punës time të mëtutjeshme dhe madje edhe jetës sime do t’i japin një kah tjetër nga ç’e kisha paraparë, meqë në saje të tyre do të përfshihem në të gjitha ato kthesat dhe zhvillime epokale të shoqërisë drejt rreshtimeve që mund të quhen historike ndër më të rëndësishmet e dy shekujve të fundit me anën e të cilave botës sonë të shkapërderdhur dhe të coptuar nga dhuna e pushtimeve serbo-malaziase si dhe ajo e kthetrave gjysmë shekullore ideologjie, krahas çlirimit prej tyre, do t’i jepet rasti t’i bashkohet familjes perëndimore prej nga para shumë shekujsh ishte shkëputur. Kështu, mund të thuhet se shkuarja në Gjermani si korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” i akredituar pranë qeverisë gjermane nga viti 1976 deri në vitin 2006, kur edhe do të marrë fund karriera ime aktive prej gazetarit dhe analistit të pavarur, krahas sfidës së profesionit në një vend shumë të rëndësishëm, që edhe pse paraqiste lokomotivën botërore ekonomike edhe më tutje mbetej i ndarë dhe me limite të shumta të sjelljes politike, hapte mundësitë e shumta të hetimit të atyre që mund të quhen parashenja të zhvillimeve që do të çojnë te shfaqja e krizës në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe më vonë te shkatërrimi i saj, ku Kosova dhe problematika e

6 saj shihej si faktori parësor, të cilat do të marrin kahun e pakthyeshme çastin që në nëntorin e vitit 1989 do të bjerë Muri i Berlinit për t’ua hapur rrugën kthesave të mëdha siç ishte bashkimi i Gjermanisë, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe rënia e bipolaritetit të gjatë blokist me luftën e ftoftë. Parashikimit gjerman për heqjen e perdes së hekurt kah lindja me të cilën do të krijoheshin kushtet për bashkimin gjerman në rrethanat demokratike - qoftë në anën e iluzionistëve nga radhët e Brantit, Shmitit dhe të majtës liberale, qoftë në radhët e atyre që nuk shihnin mjetet demokratike pos gjunjëzimit që duhet t’i bëhet Rusisë me shtrëngesë ekonomike dhe presione të tjera në garën e armatimit për deri sa ajo të binte si amperi - Kosova dhe problematika e saj u shfaqej si një veçanti, që mund dhe duhej shfrytëzuar doemos në njërën apo anën tjetër. Politikani konzervativ bavaras Franc Jozef Shtrausi, madje do të shkojë edhe më larg kur Kosovën dhe krizën e saj, që ai e shihte të pashmangshme çastin që Tito do të gjendet në agoni, do të kërkojë një koncept gjerman dhe gjithë perëndimor njëherësh, me të cilin kjo krizë do të shfrytëzohet që perëndimi të ndihmojë që Kosova të shkëputet na Jugosllavia, që Shqipëria të kthehet në aleat perëndimor dhe kështu, të bëhet ajo kthesa e madhe gjeostrategjike sipas së cilës do të krijohen parakushtet që NATO ta rikthente hapësirën e Ballkanit të pushtuar nga ideologjia ruse pas luftës së dytë botërore. Shtrausi madje do të deklarojë se Shqipëria duhet ta zëvendësojë rëndësinë e Jugosllavisë kur një ditë do të shpërbëhet. Edhe pse profetizimet e Franc Jozef Shtrausit rreth Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve do të mbesin vetëm krrajatje me të cilat do të merret politikani bavaras dhe ai në këtë drejtim edhe do të bëjë hapa të rëndësishëm kur do të shkojë në Shqipëri dhe do t’i ofrojë regjimit të Enver Hoxhës perspektivën e madhe historike, politikanë të tjerë gjermanë, të pozitës dhe të opozitës, nga e majta por edhe nga e djathta, nëse duhej të thoshin diçka jashtë klisheve të njohura nga të cilat, së paku në opinion, nuk largoheshin me dëshirë, atëherë do ta parapëlqejnë opsionin e faktorit Kosovë drejt rirreshtimit demokratik të Jugosllavisë kah perëndimi, që do të bëhej me anën e ngritjes së Kosovës në një republikë të barabartë me të tjerat. Vetë kancelari gjerman Helmut Shmit gjatë një takimi me gazetarët e mediumeve të qendrave të ndryshme të ish Jugosllavisë të akredituar në Bon, të mbajtur pas vizitës zyrtare që ia pat bërë Titos në Beograd në maj të vitit 1977, pos të tjerash, theksoi se me Titon ishte biseduar rreth Kosovës dhe së ardhmes së saj, po që ajo të mbetet edhe në të ardhmen faktor i stabilitetit të

7

Jugosllavisë dhe të rajonit në përgjithësi, duhej të ngrihej në nivelin e njësisë së barabartë të federatës, në mënyrë që statusi i saj dualist të mos kthehej në mollë sherri midis serbëve dhe shqiptarëve. Edhe pse politika zyrtare gjermane e asaj kohe, për arsye të kuptueshme, me përjashtim të deklaratës së kancelarit Shmit pas vizitës Beogradit, do të vazhdojë ta përkrahë Jugosllavinë dhe kursin e saj të vetëqeverisjes socialiste dhe të politikës së mosinkuadrimit, ku ajo kishte një vend udhëheqës botëror dhe në një farë mënyre drejtonte të ashtuquajturën “botë të tretë”, që së paku të mos materializonte ca nga ato që Moska shihte si “interesa të përbashkëta me vendet në zhvillim” dhe ato që edhe më tutje ndodheshin në kursin anti- imperialist, ndërkohë që Franc Jozef Shtrausi nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për rëndësinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve që të kthehen në mbështetës kryesorë të perëndimit kur një ditë do të binte perdja e hekurt, megjithatë gjatë dy viteve të ardhshme dhe kohës që do të shkojë deri te vdekja e Titos në maj të vitit 1980, qarqet e caktuara politike dhe mediat analitike gjermane, do t’i kushtojnë vëmendje të madhe dilemës se çfarë do të ndodhë pas Titos dhe me trashëgiminë e tij, dilemë që ishte e drejtë, sepse ishte më se e qartë se ajo nuk do të mund të qëndronte më mbi bazat që e kishin mbajtur nga arsye të brendshme dhe të jashtme, që shkonin edhe deri te ato gjeopolitike dhe gjeostrategjike, me çka viheshin në sprovë edhe faktorët mbi të cilët ishte ngritur dhe qëndronte edhe ndarja gjermane dhe bipolariteti dhe lufta e ftohtë në përgjithësi... Ky shqetësim, do të bëhet publik dhe do të fitojë legjimitet të hapur në pranverën e vitit 1979 me rastin e botimit të librit “Jugosllawien one Tito”, (Jugosllavia pa Titon) , të publicistit të njohur gjerman Karl Gustav Shtrëm, kur në promovimin në “Redute “ të Bonit, do të marrë pjesë edhe Vladimir Bakariç, kroat dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Titos dhe aktualisht, pas vdekjes së Kardelit, njeri i dytë i hierarkisë politike dhe shtetërore të Jugosllavisë, në pyetjen e shtruar se pse Kosova nuk ishte shpallur republikë, kur atë e meritonte, siç thuhej nga autori, gjithë mëdyshje do të përgjigjet se “as vetë nuk e dinte pse Kosova nuk ishte shpallur republikë”, për të pranuar pastaj se “kjo mbetej plagë e hapur e shtetit të përbashkët, që duhet pasur parasysh”. Kjo çështje dhe të tjera, që kryesisht lidhen me Kosovën dhe gjithë atë që politika gjermane dhe mediat e saj, do t’i shohin si parashenja të një krize të ardhshme, me të cilat lidheshin si shpresat por edhe druajtja se ajo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në skenën politike europiane dhe më gjerë, do të gjejnë pasqyrim në pjesën e parë të quajtur “Vitet e Gjermanisë”.

8

Në formën e kujtimeve, por edhe të ilustrimit me fakte të përzgjedhura nga dokumentet e caktuara, nga bisedat personale dhe ato nga shtypi, e ku bëjnë pjesë prononcime të personaliteteve më të njohura të politikës gjermane, pos tjerash edhe ato të pesë kancelarëve me të cilët kam kontaktuar gjatë karrierës sime publicistike dhe të analitikut të pavarur në këtë vend nga tetë sosh që ka pasur Gjermania e pas luftës (Vili Brantit, Helmut Shmitit, Helmut Kolit, Gerhard Shrëderit dhe Angela Merkelit), do të përpiqem ta paraqes atë që mund të quhet edhe “paralojë gjermane e Kosovës”. Se “paraloja gjermane e Kosovës” do të vazhdojë edhe më tutje dhe ajo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të madh në përfshirjen time në gjithë ato proceset që do të lidhen me zhvillimet e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, pikërisht aty ku do të punohet dhe do të veprohet që Kosova dhe problematika e saj të marrë kahun që do ta marrë, pra atë të kthesës kah Europa dhe Perëndimi në përgjithësi fillimisht me mjete civilizuese dhe dëshmi demokratike, kjo do të pasqyrohet më së miri, edhe me atë që merret si interesim i Gjermanisë që kahu i problematikës së Kosovës të shkojë në drejtim të dhënies së këshillave, sugjerimeve dhe ndihmës për pluralizmin politik në Kosovë, i cili do të jetë si kundërpërgjigje tendencave totalitariste dhe ideologjike, që tashmë udhëheqja serbe dhe inteligjencia e saj ultra nacionaliste me Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave i kishte hedhur në skenën politike jugosllave, si opsione të vetme të mundshme, që do të duhej të legjitimoheshin me ndryshimet e shpallura kushtetuese qofshin ato edhe me dhunë, ku autonomia e Kosovës shfaqej si kurban i parë i saj me çka ajo perëndimit ia kushtëzonte kursin e ardhshëm të bashkëpunimit. Natyrisht, se në këto rrethana, gjermanët sikundër tek kroatët, sllovenët dhe të tjerët, edhe te shqiptarët, kërkonin faktorin e gatshëm për dëshmitë me anën e kundërvënies civilizuese që do t’i bëheshin përpjekjeve hegjemoniste të Beogradit. Meqë te kroatët, sllovenët dhe të tjerët që kishin statusin e republikës pluralizmi politik ishte diç më i lehtë dhe, në rrethanat e caktuara, ai mund të shfrytëzohej lehtë për deklarimin e shkëputjes nga Beogradi siç ndodhi, pa marrë parasysh pasojat që do të sjellë kjo, te shqiptarët me statusin dualist të krahinës, që dukej se shumë shpejt do të rrënohej nga Beogradi, siç do të ndodhë në të vërtetë në marsin e vitit 1989, punët shfaqeshin më të ngatërruara dhe tejet të vështira. Edhe përkundër kësaj, gjermanët ishin të mendimit se përgjigjja shqiptare Beogradit, pa marrë parasysh se çfarë do të ishte sjellja serbe, do të duhej të ishte civilizuese dhe me mjete demokratike.

9

Por, cila do të duhej të ishte ajo forcë që merrte përsipër këto procese, kur dihej se klasa politike e Kosovës, të shumtën ishte vetëshpenzuar dhe vetë komprometuar gjatë viteve të mundimshme të të ashtuquajturit diferencim politik kur Beogradit i ishin bërë aq shumë koncesione pikërisht në planin politik , madje edhe aty ku ajo kishte shumë atu të mos bënte kompromise vdekjeprurëse? Prandaj, mbeteshin vetëm intelektualët e pavarur, kryesisht ata që gjatë viteve të fundit kishin marrë përsipër barrën e kundërvënies propagandës serbe rreth mitit të Kosovës, të cilin ajo edhe më tutje vazhdonte ta fuste në përdorim për sforcimin e të quajturës të drejtë historike, me të cilën e drejta jetësore, apo ajo etnike, shpallej armiqësore. Shkrimtarët shqiptarë, ishin ata që në këtë drejtim kishin filluar të tregonin guxim dhe përkushtim si në shtypin jugosllav që nuk mbikëqyrej nga Beogradi, si në atë të jashtmin, ku herë pas here shfaqeshin me argumente të shumta me të cilat kishte filluar të sensibilizohej opinioni intelektual dhe ai politik perëndimor drejt asaj që kriza e Kosovës të kuptohej si një përpjekje për robërimin e një populli antik, të cilit i takon e drejta të jetë i barabartë me të tjerët dhe jo “përmirësim i një të padrejte që i është bërë Serbisë”! Gazeta konzervative “Die Welt” e prillit të vitit 1988, do të thotë se shkrimtarët shqiptarë janë në rrugë ta fitojnë “luftën” me shkrimtarët nacionalistë serbë, dhe shfaqen si të vetmit që duhet ta marrin përgjegjësinë për drejtimet e mëtutjeshme të mbrojtjes së popullit të vet. Thirrja e guximshme e “Die Weltit” do të vijë, si jehonë pas bisedimeve të shkrimtarëve serbë dhe atyre shqiptarë që do të mbahen në Universitetin e Kollarcit në Beograd në prill të vitit 1988 dhe prej andej citohet klithma luftënxitëse e poetit Komneniq: “Ne jemi në luftë me shqiptarët, kjo le të dihet”, që do të vijë si mllef nga disfata intelektuale që do ta pësojnë shkrimtarët serbë gjatë bisedave dyditëshe, kur shkrimtarët shqiptarë me forcën e argumenteve, por edhe me guxim intelektual, do t’u thonë “mjaft” gënjeshtrave të shkencës serbe dhe “jo” kërcënimeve të tyre politike. Edhe mediat e tjera do të sjellin thuajse të njëjtat përfundime nga bisedimet e Beogradit, ndërkohë që kjo do të ndikojë që nga elita intelektuale e cila do të fitojë legjitimitet të plotë brenda dhe jashtë të kërkohej bërthama eventuale, që do të vihej në krye të proceseve demokratike me të cilat do t’i jepej përgjigjja Serbisë. Në përputhje me këto zhvillime nuk e marr të rastit pse radio “Westdeutsche Rundfunk” i Këlnit, pak kohë pas mbajtjes së “duelit” të shkrimtarëve në Beograd do të më ftojë për një bisedë, ku, pos tjerash, do të hapet edhe çështja e mundësisë së themelimit të një partie politike në

10

Kosovë, e cila do të shfaqej me opsionin demokratik perëndimor të zgjidhjes së krizës së Kosovës, që do të ishte një përgjigje ndaj përpjekjeve të propagandës serbe të Beogradit që edhe më tutje ruajtjen e federatës jugosllave e kushtëzonte me suprimimin e autonomisë së Kosovës. U përgjigja se barazia mbetet opsion kryesor në federatë dhe çfarë do forme tjetër të rregullimit të brendshëm, por kjo nuk do të kishte kurrfarë kuptimi dhe do të karikohej madje po qe se Kosovës do t’i hiqej subjektiviteti i federatës dhe ajo do të kthehej serish nën tutelën e një Serbie unitariste që do t’i kontrollonte edhe pjesët e tjera të Jugosllavisë me forcën që fitonte. Theksova se ndihmesa që duhet të japë bashkësia jugosllave, nëse kërkohet shtëpia e përbashkët demokratike, por edhe ndihmesa e perëndimorëve, së pari duhet të pengojë që Serbia t’ia marrë me dhunë autonominë Kosovës, e po qe se bëhet kjo, atëherë kanë kuptim edhe opsionet e organizimit tonë pluralist, të cilin ne e dëshirojmë me gjithë zemër, sepse me të vetëm sa fitojmë... Redaktori i radios gjermane, publicisti Horst Weseler, edhe herëve të tjera do të fokusojë çështjet e organizimit tonë pluralist. Ndërsa, diku në verën e vonshme të viti 1989, kur pas “pushtimeve” të ambasadave gjermane në Hungari dhe Çeki, do të fillojnë vlimet e shumta në Gjermaninë Lindore, të cilat më 9 nëntor do të kurorëzohen me rrëzimin e Murit të Berlinit që do t’i hapë rrugën bashkimit të Gjermanisë pas një viti, do të vijë në Prishtinë me sugjerimin gjerman për themelimin e një partie politike shqiptare që do të udhëhiqej nga shkrimtarët, por edhe intelektualët të tjerë. “Tashmë, nuk keni se çfarë të humbni... Gjaku i derdhur më 23 mars dhe shpallja e luftës në Gazimestan nga ana e Millosheviqit flasin qartë se nuk mund të bëni më sehir”. Miku gjerman bëri me dije se mund të mbështeteshin te gjermanët... ”Nuk do t’iu lëmë në mëshirën e pamëshirë, por së pari duhet të tregoni se jeni në gjendje të kundërviheni...” Se gjermanët, këtë herë, shqiptarët nuk do t’i lënë në mëshirën e pamëshirë të serbëve, siç dukej, por do të bëjnë shumëçka që organizimi i tyre i brendshëm, që nga sugjerimet për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, fazës përgatitore të së cilës do t’i ndihmohet drejtpërsëdrejti, parti kjo e cila do të kthehet në një lokomotivë të fuqishme të lëvizjes gjithëpopullore, fillimisht me mjete civilizuese siç ishte vendosja e sistemit paralel me të gjitha institucionet, për të shkuar pastaj, në fazën e fundit, edhe tek kundërvënia e armatosur, që do të dalë në skenë me shfaqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së sajë heroike, kjo do të shihet qysh moti,

11 kur ky vend, do të pranojë dhe do të strehojë mijëra e mijëra të përndjekur, numri i të cilëve do të arrijë shifrën prej treqind mijë sish, që soldateska e Millosheviqit me mjetet e dhunshme i detyronte të braktisnin atdheun, për të vazhduar pastaj me këtë përkujdesje edhe me ndihmat e mëdha humanitare që do t’i derdhë për të papunët në Kosovë dhe të zhvendosurit brenda saj dhe më vonë në kampet e strehimit në Maqedoni dhe në Shqipëri. Po kjo Gjermani, kur nga platforma e lëvizjes së kundërvënies civile e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet e para të organizuara në vitin 1992 mbi bazën e vendimeve historike të Kuvendit të Kosovës në Kaçanik të shtatë shtatorit të vitit 1990, do të dalë qeveria e parë e Republikës së Kosovës, do ta pranojë dhe do t’i krijojë kushte për veprimtari në përputhje me rrethanat që i lejoheshin, ku do të organizoheshin fondet solidare për mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, ndërkohë që në vitet e fundit do të bëhet edhe mobilizimi për kundërvënien e armatosur soldateskës serbe. Në çastet më kritike, kur duhej të vendosej për fatin e popullit shqiptar që të shpëtohet nga gjenocidi të cilit i ishte ekspozuar dhe mund të përfundonte me pastrimin e plotë të Kosovës nga shqiptarët, Gjermania do të jetë ajo që nuk do ta kursejë ndihmën e vet edhe në planin ushtarak, duke qenë mbështetësja më e fortë e trysnisë së Aleancës Veriatlantike të drejtuar nga amerikanët ndaj forcave ushtarake serbe në Kosovë dhe jashtë saj gjatë ndërhyrjes së NATO-s nga 24 marsi e deri më 10 qershor të vitit 1999, të cilat do të gjejnë pasqyrimin e vet në pjesën e dytë të quajtur “Epoka e Lidhjes Demokratike të Kosovës”. Meqë libri ka për qëllim ndërlidhjen e natyrshme të kundrimeve të një vëzhguesi dhe analitiku nga pjesa e parë me ato të përjetimeve të drejtpërdrejta nga pjesa e dytë, të cilat qëllimisht fokusohen nga parakoha e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si bartëse e lëvizjes gjithëpopullore, tek dy korriku dhe kushtetuta e Kaçanikut e shtatë shtatorit të vitit 1990 dhe shkojnë deri te referendumi për shpalljen e pavarësisë dhe zgjedhjet e para parlamentare pas një viti, është e natyrshme që ato t’u nënshtrohen disa përkufizimeve personale, të pashmangshme për prosedeun e zgjedhur të trajtimit, që sillet midis faktit dhe kujtimit, midis vlerësimit dhe gjykimit. Megjithatë, që pasqyrimi të ruajë masën e të dyjave, pra përjetimit dhe të argumenteve të panjohura për opinionin dhe të atyre të anashkaluara po edhe të interpretuara keq, do të përpiqem që vëzhgimeve dhe vlerësimeve t’ua ruaj sa më shumë që të jetë e mundur faktet, ndërsa fakteve t’u shtohet

12 kundrimi personal. Kjo vlen veçmas për evokimin e bisedave me personalitet e rëndësishme politike dhe shoqëror që nuk janë më gjallë siç janë kancelari gjerman Vili Brant, politikani konzervativ Franc Jozef Shtraus, politikanët e tjerë të lartë gjermanë: Horst Emke e Herbert Vërner, pastaj shkrimtari i njohur nobelisti Hajnri Bëll, regjisori Rajner Maria Fasbinder dhe të tjerë, duke përfshirë këtu edhe vlerësimet rreth punës së përbashkët me dr. Ibrahim Rugovën, në rolin e drejtuesit të kundërvënies civile, të dalë nga filozofia politike e konceptit të Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbështetur në trekëndëshin strategjik: barazi, demokraci, perëndim, që do të kthehet edhe në program të lëvizjes gjithpopullore dhe shtetformuese, program ky që do të vejë në lëvizje dy procese paralele: atë të shkëputjes nga Jugosllavia dhe të shkëputjes nga komunizmi. Por, që të dëshmohet se kujtimet nuk janë mbetje kohe dhe bredhje, por mbështeten në faktet e gjalla, këtij libri së shpejti do t’i bashkëngjitet një tjetër me dokumentet autentike të kohës, të shumtën të panjohura deri më tash, ndërkohë që shumë nga ngjarjet që merren në shqyrtim mund të dëshmohen me dokumentacionin prej mbi njëqind mijë dokumentesh nga fondi i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi e deri në kuvendin e parë të majit të vitit 1991, të cilat në vitin 2027 ia kam dorëzuar arkivit të Entit të Historisë së Kosovës, ku janë në përpunim sipër.

13

14

PJESA E PARË

VITET E GJERMANISË

15

16

Pikat e kujtesës shqiptare dhe Shtrausi

Në afërsi të Bonit, në pjesën veriore dhe atë jugore, gjenden dy pika të rëndësishme që lidhen me kujtesën historike të shqiptarëve. E para ndodhet njëzet kilometra në drejtim të qytetit Këln, në Neurat prej nga vjen kalorësi Johan von Harff, i njohur për fjalorin e parë të gjuhës shqipe që daton nga viti 1496. Kalorësi gjerman, kur në udhë e sipër për në Palestinë kaloi nëpër viset shqiptare (Shkodër, Ulqin e Lezhë), krahas përshkrimeve që do t’i bëjë gjendjes pas rënies së tyre të serishëm nën pushtimin osman, do t’i shënojë edhe pesëdhjetë e dy fjalë të gjuhës shqipe të përkthyera në gjuhën gjermane, që i ishin dashur për komunikim me vendësit. Pika tjetër, që lidhet me historinë e shqiptarëve, shtrihet dyzet kilometra rrjedhës së Rajnës. Fjala është për qytetin Neu Wied (Noj Vid), vendlindjen e princit Wilhelm të Widëve, të cilin Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 e pat caktuar mbret të shtetit të sapoformuar shqiptar. Edhe pse gjermanët von Harff dhe Wilhelm zu Wied i ndajnë mbi pesëqind vjet kohë, ata megjithatë i bashkon Shqipëria dhe shqiptarët në një mënyrë të veçantë sa të kthehen në referenca të pashmangshme të kujtesës së tyre kulturore dhe historike në përgjithësi. Kështu, me von Harffin dhe fjalorin e tij lidhen gjurmët e para të gjuhës sonë të shkruara nga një gjerman dhe ato paraqesin një thesar të çmuar për albanologjinë dhe studimet e saj si gjuhë e vjetër indoeuropiane, ndërsa me princin Widin lidhet njëri ndër kapitujt po ashtu më të rëndësishëm të historisë së shqiptarëve, siç ishte ai i themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Ato që do të futen midis këtyre ngjarjeve dhe, duhet thënë se kanë të bëjnë me interesimin e madh të gjermanëve për kulturën dhe historinë shqiptare, mbesin brenda kornizave të atyre që shënojnë lidhjet dhe afritë shekullore gjermano-shqiptare, të cilat do të vazhdojnë edhe deri te koha jonë dhe ato do të jenën të rëndësishme për fatet e popullit tonë. Natyrisht se përballja me pjesët e prekshme të këtyre shënjimeve historike për këdo që njeh rrjedhën dhe rëndësinë e tyre paraqet shqetësim të njëmendët, që nuk ka si të mos ndikojë edhe tek perceptimi i realiteteve të reja, nëpër të cilat kalohet, pavarësisht rrethanave, që mund të duken inkopatabile me ngjarjet e kohës, veçmas kur kihet parasysh Gjermania dhe gjermanët e pas Luftës së Dytë Botërore, të ndarë në dy shtete me sisteme të ndryshme me kompleksitetin e fajit historik e cila e detyronte, që pos kërkimit të faljes dhe faljes së kthyer në refren, të mos shihte prapa, pra në të kaluarën, as në të veten e as në të huajën. Por, duket se edhe në këto rrethana, 17 një pjesë e politikës gjermane, ajo më konzervative , siç ishte Partia Sociale e Krishterë e Bavarisë e drejtuar nga politikani karizmatik Franc Jozef Shtraus, nuk reshtnin që të kaluarën gjermane dhe historinë e saj ta shikonin jashtë limiteve që i vinin nga muri i ndarjes dhe kufizimet e bipolaritetit blokist dhe kundërthëniet ideologjike. Bavarasi energjik, nuk ngurronte të theksonte edhe krenarinë nacionale gjermane dhe nevojën që ajo të lirohet nga trysnia e fajit kolektiv, në mënyrë që të bëhet pjesë e së ardhmes së përbashkët. Ai disa herë kishte theksuar se gjermanët nuk kanë kurrfarë arsyeje të ecin kokulur dhe me njollat e përhershme. Për këto dhe theksimin e vazhdueshëm të mospranimit të ndarjes gjermane si një realitet të përhershëm me të cilin duhej pajtuar, siç do të veprojë e majta pas ardhjes së Vili Brantit në pushtet, kur i gjunjëzuar do t’i kërkojë Lindjes falje për krimet e Rajhut të Tretë, Shtrausi do të zgjojë mllefin e pacifistëve gjermanë, të majtës radikale, por do të zgjojë edhe pakënaqësinë e aleatëve europianë, të cilët Gjermaninë dëshirojnë ta shohin si shoqëri qytetare dhe assesi shtet nacional, aq më pak të bashkuar. Por, takimi im i parë me njeriun e parë të Bavarisë, ish ministrin e brendshëm të Kizingerit dhe së voni nënkryetar të Unionit Demokristian të udhëhequr nga Helmut Koli, i bërë në marsin e vitit 1977 në rezidencën tij në Bon në afërsi të kancelaramtit, ishte më shumë se me një politikan që aspironte për postin e kancelarit gjerman për të cilin ai pas tri vjetësh (në zgjedhjet e vitit 1980 në konkurrencë me kancelarin aktual Helmut Shmit) do të konkurrojë dhe do t’i humbë me një përqindje të vogël. Sepse, aty, në radhë të parë, do ta takoj një politikan shumë dinamik, tepër të përzemërt dhe të gatshëm që secilit bashkëbisedues t’i kushtojë rëndësinë e duhur, por për më tepër të takoj një njohës dhe dashamir të popullit shqiptar, dashamirësi të cilën ai do ta dëshmojë në vepër, kur në vitin 1983 do të jetë politikani i parë gjerman dhe perëndimor në përgjithësi që do të vizitojë Shqipërinë dhe shtetit të atëhershëm të mbyllur dhe me frikën se gjithë botën e kishte kundër, do t’i ofrojë pakon e parë ekonomike dhe kulturore që të ndahet nga lindja dhe ideologjia komuniste. Para se të shkohet deri aty që bisedat dhe takimet me Franc Jozef Shtrausin, të kalojnë nga ato zyrtare tek lidhjet tona thuajse miqësore, nëpër të cilat shkonin thuajse që të gjitha takimet e korrespodentëve të huaj të akredituar te qeveria gjermane në Bon, duhet thënë se takimi im i parë me politikanin e njohur bavaras në rezidencën e tij, ishte protokollar dhe lidhej me takimet e herë pas hershme që burrështetasit gjermanë mbanin me përfaqësuesit e shtypit të huaj dhe jo rrallë kalonin në afri të gjata, në miqësi

18 të sinqerta personale, që mund t’u shërbejnë urave ndërlidhëse midis popujve dhe vendeve, të cilat politika gjermane, në rrethanat e caktuar, do të mund t’i shfrytëzonte për qëllime ekonomike, por edhe për afri kulturore dhe të tjera pa përjashtuar edhe ato të natyrës politike dhe të tjera... Në atë takim, që e udhëhiqte kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të huaj në Gjermani, austriaku Peter Preberg korrespodent shumëvjeçar i gazetës “Die Presse” nga Vjena, merrnim pjesë shtatë gazetarë të akredituar rishtas në Bon, të cilët, gëzonin të drejtën e takimit me politikanët më të rëndësishëm të vendit, nga presidenti i shtetit, kancelari, ministrat e deri te kryetarët e partive dhe deputetët e Bundestagut. Natyrisht, se me rastin e njoftimeve të ndërsjella, nikoqirit nga ana e Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Bon, por edhe nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, e cila lejonte akreditimin e gazetarëve të huaj, ishte e kuptueshme t’i parashtroheshin të dhënat e domosdoshme për gazetarin, gazetën dhe vendin prej nga vinte. Duket se të dhënat rreth meje si gazetar dhe shkrimtar (Kosova, “Rilindja” si gazetë e vetme ditore në gjuhën shqipe) duhet t’i kenë zgjuar kureshtjen Shtrausit, që me rastin e prezantimit kurtuazi nga ana e kryetarit Preberg, me mua të ndalet më shumë se me të tjerët dhe si do të shihet më vonë kjo ishte bërë me qëllim. Vëmendja ndaj korrespodentit të “Rilindjes” gjatë prezantimit si dhe përqendrimi tjetër gjatë darkës, megjithatë, do të zgjojë habinë e të pranishmëve sa njëri prej tyre (korrespodent i “Ne Delhit”) po atë mbrëmje t’i shprehë Prebergut, por edhe sekretarit për shtyp të Shtrausit njëfarë pakënaqësie ngaqë vëmendja e Shtrausit kishte qenë “e njëanshme” dhe ishte hetuar edhe prej të tjerëve. Më vonë do të marr vesh se çështja e vëmendjes së Shtrausit ndaj meje si korrespodent i “Rilindjes” ishte kthyer edhe në një shqetësim tjetër të nivelit shtetëror, kur nga drejtoria e agjencisë telegrafike jugosllave TANJU-g në Beograd, Byrosë për shtyp të Shtrausit në Bon i ishin kërkuar sqarime pse politikani bavaras, gjatë takimit me gazetarët e huaj, fjalën Kosovë nuk e kishte zënë ngoje si realitet jugosllav, por ishte shfaqur e theksuar si e shkëputur?! Rreth këtij takimi dhe rreth “Kosovës së shkëputur nga Jugosllavia”, do të bisedohet edhe shumë e shumë herë gjithnjë duke u parë e ndërlidhur me “qëllime të dyshimta politike” dhe të tjera spekulime. Madje, anatema e Shtrausit “për Kosovën jashtë Jugosllavisë”, që do të shihet se nuk kishte qenë e rastit, si dhe takimet e tjera me politikanin bavaras gjatë tri viteve të ardhshme , do të më ndjekin edhe pasi që pas katër vjetësh pune në Gjermani si korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” i akredituar te qeveria gjermane, përkohësisht të jam kthyer në Kosovës në fund të vitit 1980, kur pas

19 shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 dhe daljes së kërkesës “Kosova Republikë” në përbërje të federatës jugosllave, për gjashtë javë, me tretmanin “e mbajtjes në biseda informative”, të cilat i lejonte ligji i aprovuar që pas shfaqjes së “rrethanave të jashtëzakonshme” çfarë ishin shpallur në Kosovë nga marsi e tutje dhe do të vazhdojnë për tetë vite të tjera, do të deportohem në një burg të Beogradit. Atje, si në një shirit filmi të gjiruar me kujdes, thënia e Shtrausit “për Kosovën jashtë Jugosllavisë”, ishte parë si metaforë nxitëse “nga jashtë” e parullës kundërrevolucionare që studentët e Universitetit të Kosovës e kishin ngritur në shkallën e një kërkese legjitime. Hetuesi që sigurisht se e kishte më se të qartë se Shtrausi qëllimisht e kishte parë Kosovën jashtë Jugosllavisë dhe këtë e kishte theksuar madje, nuk kishte ngurruar të fyente politikanin gjerman me fjalët se është “derr, që ende ka në kokë mbetjet e të menduarit nazi-fashist dhe projekteve të saj për krijimin e Shqipërisë së madhe të ngjashme me atë që kishte dalë nga Lidhja e Dytë e Prizrenit e vitit 1943.” Por, çfarë kishin qenë ato që në të vërtetë ishin folur gjatë takimit të parë me Shtrausin? Dhe, a ishte përnjëmend interesimi i tij, por edhe i politikanëve të tjerë gjermanë, që do të jenë pjesë e kundrimeve të mëtutjeshme në këtë libër, pjesë e “mbetjeve të të menduarit nazi-fashist për Shqipërinë e madhe”, me të cilat jo zyrtarisht akuzohej politika gjermane ndaj Kosovës dhe problematikës së saj, ku si do të shihet më vonë, subjekteve kryesore politike të vendit dhe shtetit gjerman ajo do t’u kthehet në një preokupim të përhershëm pa marrë parasysh se a e dëshironin të ishte në atë formë?... Duhet thënë se ato që i kishte thënë Shtrausi gjatë takimit të parë nisnin nga ajo që i vinte mirë se “Rilindja”, gazeta e vetme ditore në gjuhën shqipe kishte gazetar të akredituar në Bon, ngaqë në këtë mënyrë edhe informimi shqip barazohej me atë të qendrave të tjera jugosllave. Më tutje Shtrausi, gjithnjë duke përsëritur atë se i vinte mirë për këtë hap të “Rilindjes”, do të kalojë tek lidhjet gjermano-shqiptare nga e kaluara, ku do të zërë ngoje rastin e misionarëve, hulumtuesve dhe diplomatëve nga Bavaria dhe atyre gjermanë në përgjithësi, të cilët kishin sjellë dëshmitë e para nga, si tha “bota e vjetër dhe e qytetëruar shqiptare”. Me këtë rast kishte përmendur emrin e Xylanderit dhe të të dërguarit e mbretit Oto të avarisë në Greqi me rastin e shpalljes së saj shtet i pavarur, ku bavarezët kishin ndihmuar shumë që ky vend të merrte veten. Për të parin, Xylanderin tha se ishte edhe lëvrues i gjuhës shqipe, ndërsa për të dytin, të dërguarin gjerman në kurorën mbretërore greke, do të thotë se nuk ishte gjithaq miqësor ndaj shqiptarëve të Greqisë, ngaqë mendonte se prania e tyre e madhe një ditë mund t’ia humbte

20 emrin shtet i grekëve, për të cilin ai kishte punuar, sidomos që numri i tyre në Athinë të zvogëlohej me anën e sjellëses së një pjese të madhe të grekëve në këtë qytet dhe të ngjashme, të cilat më befasuan për njohjen e hollësishme edhe të atyre çështjeve që shumë nga shqiptarët nuk i dinin. Pasi ia dhurova librin tim me tregime “Cirku”, panoramën me poezi shqipe “Regen in einer Legende”, të përkthyer në gjuhën gjermane nga Rudolf Grulih dhe “Prillin e thyer” të Kadaresë të botuar nga “Rilindja” dhe ai m’u falënderua për librat e para shqipe që do të gjenden në bibliotekën e tij, më tha se do t’i vinte mirë, që për poezitë e përkthyera në gjermanisht dhe për çështjet e tjera kulturore, të bisedonim në Bavari në afërsi të kështjellës së Xylanderit, meqë si tha, “atmosfera atje do të jetë edhe më e ngrohtë dhe nxitëse për biseda të tilla...” Ç’ është e vërteta në Bavari do të takohemi në vjeshtën e atij viti, dhe kjo do të bëhet në kuadër të vizitës së gazetarëve të huaj të akredituar në Bon. Atje nuk do të bisedohet fare për Xylanderin, për filozofin Gottfried Wilhelm Leibniz që i pari pat hedhur tezën për prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe lidhjet kulturore midis dy popujve, siç kisha shpresuar, pos që gjatë përshëndetjes do të më thotë se kishte lexuar vjershat e poetëve shqiptarë dhe ato i ishin dukur interesante. Sepse, ishte tema e nxehtë e shfaqjes së RAF (Fraksionit të Armatës së Kuqe dhe celulave revolucionare të udhëhequr nga gazetarët e njohur Andreas Bader dhe Urlike Meinhofer), që kishte kidnapuar kryetarin e industrialistëve gjermanë Shlajer, dhe pas pak kohësh e kishin vrarë në shenjtë të hakmarrjes, si thuhej në kumtesën e shpallur, “ndaj kursit imperialist të industrisë gjermane”! Kërcënime të ngjashme nga RAF i vinin dhe Shtrausit dhe politikaneve të tjerë konzervativë, që e majta ekstreme i cilësonte si “mbetje të të menduarit nazi-fashist”, me të cilët duhej qëruar hesapet me mjete të dhunës revolucionare, me anën e të cilave, tashmë grupimet e tilla i kishin shpallur luftë edhe rendit kushtetues gjerman. Andaj, biseda për ultrarevolucionarët e rinj dhe celulat e tyre në Gjermani, do t’ia zërë vendin asaj që parashihja se do të paraqesë diçka të re për mua, siç ndodhi në Bon muaj më parë. Por, edhe ajo që do të thuhet nga vetë Shtrausi në rezidencën e Bavarisë në afërsi të Munihut dhe të tjerat që do të hidhen nga kënde të ndryshme në atë bisedë, paraqesin diçka të veçantë, që lidhen edhe me Kosovën dhe me ngjarjet që pas një decenie do të shihen si faktor që do të luajnë rol në paralojën por edhe lojën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe gjakderdhjes që do të shfaqet me këtë rast atje. Pra, fjala ishte për pamjen e faktorit RAF dhe e të gjithë të majtës ekstreme gjermane, celulat e të cilës tashmë ishin shpallur revolucionare dhe kishin filluar luftën e armatosur kundër rendit kushtetues të Gjermanisë, në

21 shërbim të destabilizimit të perëndimit nga ana e Bashkimit Sovjetik, ku shërbimit informativ i KGB-së do të luajë një rol të rëndësishëm në themelimin dhe dirigjimin e celulave terroriste, dhe për habi, ajo e Badër- Mainhoverit, luante një rol të veçantë, sepse udhëhiqej nga dy publicistë të njohur gjermanë, që kishin braktisur skenën e hapur, për t’iu bashkuar gueriles revolucionare. Këtyre, pastaj u ishin bashkuar edhe disa intelektualë të tjerë, si Gudrun Eslin, Ana Fisher, artisti i njohur Kristian Wakenagël pa përjashtuar këtu edhe disa avokate dhe intelektualë që kishin treguar solidaritet me ta, duke e bërë këtë në emër të arsyetimit me revoltën e cila tek të rinjtë e pakënaqur mund të shkojë edhe deri te rebelimi i papërmbajtur. Mirëkuptimit ndaj “mllefit të pambikëqyrur” të të rinjve që kishte dalë në skenë pas shuarjes së frymës revolucionare të demonstratave të vitit gjashtëdhjetë e tetë, ngaqë nuk kishte qenë në gjendje të kanalizohej si duhej, pra për ndryshime pozitive shoqërore, kishin treguar, pos të tjerëve, edhe shkrimtari Hajnrih Bëll, fitues i çmimit Nobel për letërsi, të cilit në njëfarë mënyre i ishte bashkuar shkrimtari Gynter Gras, regjisori Hercog, Fasbinder dhe të tjerë. Franc Jozef Shtraus, gazetarëve të huaj do t’ua paraqesë gjendjen si të rëndë, nga shkaku se atë që e majta do ta quajë “mllef intelektual nga frika e restaurimit të të djathtës”, nuk paraqiste tjetër pos pjesë të luftës së ftohtë, që qëllimisht bartej në hapësirën gjermane nga imperia e kuqe sovjetike, siç e quajti Bashkimin Sovjetik, e ku rekrutoheshin edhe “revolucionarë” nga vende të ndryshme të Lindjes, ku kishte edhe nga pjesët e ndryshe të Jugosllavisë, të cilët gjithnjë e më tepër vinin në këtë vend për të gjetur strehim “nga ndjekjet si nacionalistë”, por që në të vërtetë ishin agjentë të Moskës dhe të Beogradit, të cilët bashkërisht punonin për destabilizimin e Perëndimit. Ai tha se meritë të mirë për këtë kishte edhe ajo pjesë intelektuale e të majtës, në kokat e së cilës ende vlonin ëndrrat e idealeve të barazisë me mjetet e dhunës revolucionare. Për ndryshim nga politikanët e tjerë në pushtet të së majtës, por edhe të konservativëve nga radhët e opozitës që i takonin bllokut të mesëm, të cilët gjendjen e krijuar nuk dëshironin gjithnjë ta tensiononin me akuza të natyrës ideologjike, që do t’u adresoheshin veprimeve të Moskës por edhe të disa çarqeve jugosllave proserbe, për mbajtjen e tensionimeve ndërblokiste dhe të ngjashme, që i takonin retorikës së luftës së ftohtë, klima e së cilës mendohej se ishte në rënie e sipër dhe u kishte shkuar për shtati afrive ndërgjermane, Shtrausi shprehu bindjen se “Brigadat e Kuqe” dhe terrori i tyre lidhen me krizën e brendshme të socializmit sovjetik dhe satelitëve të tyre, që kishte

22 filluar të hetohej, por që dëshirohej të amortizohej apo edhe të anashkalohej me anën e përpjekjeve për destabilizimin e demokracive perëndimore me anën e bandave revolucionare. Moska, tha ai, me futjen në lojë të Brigadave të Kuqe dhe të terrorit të tyre ndaj strukturave shtetërore të rendeve demokratike, po përdor armën e fundit për t’u vetëmbrojtur nga dështimi historik në garë me demokracinë perëndimore që tashmë e humbte çdo ditë dhe ishte çështje se kur disfata me “armikun imperialist” do t’i kthehej në një luftë të brendshme kundër reformave dhe ndryshimeve të pashmangshme që e prisnin, shenjat e të cilave qoftë edhe si të kamufluara me kërkesa sindikaliste së shpejti do të duken në Poloni me “Solidarnoscin”, frymë kjo që disa vjet më vonë do të prekë edhe vendet e tjera të Lindjes për të shkuar edhe deri te “Perestrojka” ruse. Shtrausi do të jetë i pari që do të dalë me këtë kundrim thuajse profetik në ato rrethana kur plumbat e “Brigadave të Kuqe” qëllonin shumëkund dhe shtetin e kishin detyruar të jetonte në ankthin e një lufte të padukshme që i vinte nga brenda. Edhe pse do të sulmohet nga të gjitha anët dhe mbi të do të ngrihen retë e aferave nëpër të cilat ai kishte kaluar që nga koha kur ishte ministër i brendshëm në qeverinë e Kizingerit, Shtrausi do të kërkojë nga shteti gjerman që të jetë tejet energjik, si në përdorjen e të gjitha mjeteve e ligjshme për eliminimin e “falangës së kuqe” si do t’i quajë militantët e RAF- it, po ashtu që edhe Moskës, pa hezitim t’i thuhej haptas sa dhe si i kishte gishtat në atë lojë me atë që nxiste përhapjen e grupeve marksiste-leniniste dhe shumë prej tyre i financonte drejtpërsëdrejti, duke kërkuar që me këtë rast asaj t’i jepej një kundërpërgjigje me nxitjen e proceseve demokratike në vendet lindore pa përjashtuar edhe Rusinë. Me këtë rast ai përmendi edhe aleancën e grupeve marksiste-leniniste që vinë nga hapësira e ish Jugosllavisë, Shqipëria dhe Kina madje, qëllimi i përbashkët i të cilave është që bartja jashtë e revolucionarëve dhe e mekanizmave të tyre organizativë në një vend si Gjermania, por edhe në vendet e tjera perëndimore, problemet e shumta nacionale në Ballkan, të cilat një ditë mund të dalin në pah, të kamuflohen dyanshëm: si në drejtim të perëndimit duke u anatemuar si kërkesa ideologjike, si nga brenda, duke u paraqitur si lëvizje separatiste dhe kundërrevolucionare madje, siç do të ndodhë më vonë edhe me kërkesën e shqiptarëve për Kosovën Republikë, që do të dalë në pah në demonstratat e vitit 1981, dhe siç do të ndodhë edhe me kërkesën e kroatëve për shtet të pavarur nga hegjemonizmi serbo-madh, që do të pasqyrohet në lëvizjen kroate dhe kërkesa të ngjashme. Shikuar nga ky prizëm Shtraus do të jetë i pari që, kur shqiptarët do të kërkojnë Kosovën Republikë, do të akuzojë

23

Beogradin dhe shërbimet e saj informative që kërkesat e drejta të tyre, në sytë e gjermanëve të komprometohen me paraqitjen e grupeve marksiste-leniniste nga radhët e shqiptarëve në Gjermani dhe Perëndim! Edhe pse ministria e brendshme gjermane në botimet vjetore, nga ato që i drejtoheshin opinionit, nga viti 1977 e tutje, shumëçka të vlerësimit të Shtrausit rreth celulave revolucionare ne Gjermani dhe të veprimit të grupeve të ndryshme marksiste-leniniste në këtë vend do t’i fusë në gjuhën e buletineve që do t’i botojë, duke i quajtur me emrin e vërtetë “të agjenturave ideologjike të Moskës, të Beogradit dhe të Tiranës”, megjithatë, në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta, veprimtaria e tyre jo vetëm që nuk do të ndalet, por ato do të vazhdojnë edhe pasi që do të kalojë vala e dhunës terroriste të grupit të RAF-it, pas vetëvrasjes së krerëve të tyre në burgun Stamhajm të Shtutgartit në fillim të vitit 1978, me ç’ rast vdekjen do të gjejnë Andreas Bader, Urlike Majnhofer, Gundrun Eslin dhe tre të tjerë, që merreshin për liderë kryesorë të terrorizmit të majtë. Duhet thënë se edhe me atë rast Shtrausi sikur ishte vizionar kur do të thotë se një ditë RAF-i do të vetëvritet nga shkaku se si marionetë e dëshpëruar sovjetike në perëndim do të shohë se demokracia perëndimore është më e fuqishme se mashtrimi revolucionar i shpifur nga Moska, ani pse në Gjermani dhe vendet e tjera të Perëndimit do të mbesin të veprojnë edhe më tutje recidivet kryesore të luftës së ftohtë, agjenturat marksiste-leniniste te Moskës, Beogradit dhe të Tiranës, të cilat, për fat të keq edhe më tutje mund të përdoren në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme... Megjithatë, me Shtrausin, do të takohem edhe dy herë të tjera në kuadër të pritjes që bënte për gazetarët e huaj të akredituar në Bon, një herë në një drekë në Konigswinter afër Bonit me rastin e ditëve të birrës së Bavarisë në këtë vend dhe aty për më shumë se një orë do të bisedojmë thuajse sy më sy, dhe për të fundmen herë do ta takoj në vjeshtën e vitit 1980 në Bad Godesberg, kur ishte në vlugun e fushatës për zgjedhjet federale ku ai si kandidat i të djathtës garonte kundër kancelarit aktual të të majtës Helmut Shmit, garë që do ta humbë, me çka ai përfundimisht do t’i kthehet vendlindjes, Bavarisë, për ta vazhduar dhe përfunduar karrierën e pasur politike, me shumë afera, me shumë shqetësime, por që në historikun e skenës së gjithmbarshme politike të Gjermanisë së pasluftës do të mbetet politikan tejet i fuqishëm, që do të respektohet njësoj nga ata që e kanë përkrahur, por edhe nga ata që e kanë kundërshtuar. Takimi i fundit në Bad Godesberg edhe pse ishte paraparë që të bisedohej rreth maratonës së fushatës zgjedhore që kishte udhëhequr me premtimin se

24 të djathtës do t’ia kthejë pushtetin pas dominimit dhjetëvjeçar nga e majta, të shumtën do t’i kushtohet Shqipërisë dhe mundësisë që, pasi kishte dalë nga Pakti i Varshavës, më në fund t’i kthehet perëndimit. “Shqipëria e ka vendin në Europë dhe në perëndim... Duket pak si e pabesueshme, por një të ardhme, që nuk është e thënë të jetë e largët, po që gjithsesi se do të vijë, Europa do të rikthejë hapësirën e Europës Juglindore (Ballkanin) të humbur nga rusët pas Luftës së Dytë Botërore, të shumtën me fajet e veta, pikërisht në Shqipëri dhe me anën e shqiptarëve... Shqipëria dhe hapësira etnike shqiptare, do të bëhen mbështetësit kryesorë dhe më të sigurt të perëndimit dhe interesave strategjike me kusht që prej andej të shporret komunizmi dhe ideologjia e tij, që nuk ka lidhje me natyrën e popullit të saj... Nga të harruarit dhe të anashkaluarit, shqiptarët një ditë do të kthehen në qendër të vëmendjes së saj...” Kur tha këto Shtrausi dukej i qetë fare. Zëri i tij gjithë kumbim , nuk e kishte më atë ngjyrimin e rrëmbimit që edhe çështjet e rëndomta në gojën e tij i mbushte me shqetësim të pashmangshëm. Kjo më befasoi pa masë, po aq sa më ngazëlleu, sa të ndjeja aso të dridhura që nuk kishin shpjegim. Prej nga vallë gjithë ky parashikim ndër më të pabesueshmet? Sikur më bëhej se përpara kisha një profet i cili ishte përkohësisht të trazonte çdo gjë timen dhe pastaj prapa të linte peshën e dëshpërimit të thellë në të?... Kjo më befasonte edhe më tepër ngaqë në takimet paraprake asnjëherë nuk ishte prekur Shqipëria. Madje, edhe kur pas takimit në Bavari, në Bon, ia kisha dhënë edhe një libër tjetër të Ismail Kadaresë, romanin “Kështjella” të përkthyer në gjuhën gjermane nga Oda Buholc e të botuar në Gjermaninë Lindore, ai sikur kishte kaluar pa thënë gjë për Shqipërinë. Dhe, tash befas shfaqet Shqipëria. Ajo parashihet si shpëtimtare e Perëndimit! Hapësirë e bekuar! Më bëhej se ndodhesha në botën e çudirave... Por, ato që i kishte folur i kishte me gjithë mend. Nuk mund të ishin andralla vere siç mund të tingëllonin, por zhvillime të natyrshme, që donin kohë, po që do ta përmbushin atë parashikim. Gjithnjë me shikimin që e kishte të qetë tha se hapi i parë drejt një rruge të tillë ishte bërë me daljen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. “Pas kësaj do të vijë largimi nga ideologjia komuniste”. Tha se një ditë do të marrë fund ëndrra ideologjike për botën e proletarëve. Foli me një shikimi gjithë kureshtje sikur të kërkonte t’i jepja ndonjë përgjigje rreth atyre që thoshte. Gjithnjë i zënë ngushtë, nuk dija se çfarë të thosha. Sepse, me vlerësimet dhe parashikimet për Shqipërinë dhe rolin e saj në të ardhmen, që e lidhte me

25 një kthesë historike që në ato rrethana mund të dukej një si abrakadabra dhe asgjë tjetër, kishte hapur një çështje shumë të ndjeshme, e cila, së paku, ishte jashtë kundrimeve zyrtare gjermane, meqë Shqipëria për të paraqiste një si ishull të vetmuar, që duhej lënë të qetë, nga shkaku se me daljen nga Pakti i Varshavës kishte gjetur “qetësinë e duhur” me të cilën dukej se pajtoheshin që të gjithë, por së pari vetë shqiptarët, të cilëve nga kundrimet evropiane u ishte ruajtur ekzotika, e cila ndoshta dikur sërish do të fascinonte siç kishte ndodhur në romanet e Karl Majit. Dhe, po mos të ishin grupet marksiste- leniniste që mbante në Perëndim, të cilat në vjetarin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë që rregullisht u dorëzohej përfaqësuesve të shtypit të huaj cilësoheshin si “grupe militante që mbikëqyreshin nga shërbimi sekret shqiptar”, e ku thuhej se “midis tyre ishin të filtruar edhe bashkëpunëtorë të shërbimit informativ jugosllav dhe atij sovjetik” dhe të ngjashme, Shqipëria do të mungonte fare. Por, dukej se Shtrausi mendonte se Shqipërisë, si rast i veçantë , duhej t’i takonte një detyrë po ashtu e veçantë dhe me interes strategjik për Perëndimin në përgjithësi – dhe këtë bindje mund ta kishte edhe nga libri i publicistit gjerman Bernhard Tonnes “Sonderfall Albanien” (Shqipëria rast i veçantë) i cili ishte botuar në fillim të vitit – ku thuhej se Shqipëria nuk duhej lënë në pritje të paqartë, sepse, nga pamundësia që të përballojë vështirësitë reale që kishte një vend i mbyllur me regjim socialist ndër më të egrit e botës, do të vegjetonte në një diktaturë edhe më të rëndë nga ç’ ishte ajo e Enver Hoxhës. “Shqipërisë duhet t’i jepet dora e shpëtimit sa më parë, por që kjo në radhë të parë të bëhej për të mirën e Perëndimit, nga e cila do të përfitonte edhe Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi... Shqiptarët kanë një besim historik te gjermanët... Këtë duhet shfrytëzuar... Por, edhe kjo do kohë dhe mençuri”. Duket se fjalët e fundit Shtraus i tha që ta zbriste kahun e bisedës nga retë, nga kishte bredhur për ta kthyer tek realiteti, që duhej pasur para sysh, sidomos tek njëmendësia shqiptare e cila sipas tij nuk do të ishte pa shqetësime të tjera ngaqë kishte bindjen se pas sëmundjes së Enver Hoxhës nga diabeti, vërehej se ca nga bashkëpunëtorët e tij shfaqnin interesim për Bashkimin Sovjetik dhe mund të ndodhte që në të ardhmen rusët serish të kthehen, gjë që kthimi i tyre nuk do të ishte pa pasoja edhe për Jugosllavinë, ku serbët mezi presin që pas Titos ta rikthejnë unitarizmin hegjemonist, që Moskës do t’i shkonte për shtati dhe do t’u ndihmonte me kusht që t’i ktheheshin Lindjes. ”Kjo nuk duhet lejuar assesi...”

26

Fjalën assesi e përsëriti disa herë dhe ajo dukej se po i nxirrte shqetësim. Tha “se Shqipërisë duhet dërguar mesazhe afrie dhe ndihme, por që ato do të ishin të tilla që të kuptohen se nuk janë kurthe imperialiste, po dorë shpëtimi...” Gjithë meditim foli rreth ndonjë oferte kulturore që Shqipëria do ta pranonte pa ndonjë hezitim të madh. Në atë bisedë me vetveten tha se do të ishte punë e madhe po qe se me Tiranën fillimisht do të bëheshin shkëmbime kulturore, ku do t’u hapej udha krijuesve shqiptarë të shkolloheshin në Gjermani, por edhe qëndrimit të krijuesve gjermanë në Shqipëri me detyra kulturore dhe kështu, pak nga pak, të shihet se gjermanët nuk janë armiq, por miq të tyre... “Qendra kulturore gjermane në Shqipëri, Instituti i Gëtes do të ishin shumë të dobishme...” Përmendja e lidhjeve kulturore gjermane me Shqipërinë dhe mundësia që ato pas shkëputjes së gjatë serish të vendoseshin, sikur më liruan nga mbërthimi i habisë në të cilën kisha sharruar nga atmosfera e kundrimeve të deriatëhershme politike dhe më kthyen te diçka më e kapshme, jetësore, tek përfytyrimi i asaj që me shekuj ishte derdhur dikah dhe kishte mbetur e shkapërderdhur me kërcënimin që koha ta rrënojë... Në atë përvijim të ngjashëm me bredhjen jashtë kohe, se si m’u dha të përmend dokumentet historike nëpër arkivat gjermane, të cilat do të mund t’i dërgoheshin Shqipërisë pa ndonjë vështirësi... Gjithnjë nën përshtypjen e përfytyrimit te asaj bredhjeje nëpër mjegullën e së kaluarës, që duhej përballuar disi, fola e thashë se parësore ishin dokumentet e Kongresit të Berlinit, ku ato të pasqyrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit paraqitnin një segment të rëndësishëm të hulumtimit të historisë shqiptare, e cila pa to, do të vazhdonte të mbetej pre e manipulimeve ideologjike, e keqpërdorimeve shkencore dhe të tjerave, që i vinin nga të gjitha anët, ndër të cilat, theksova si tejet i rëndë shfaqej edhe ai i gjoja armiqësisë gjermane ndaj shqiptarëve dhe i europianëve në përgjithësi që vazhdonte të paraqiste moton e interpretimeve aktuale me çka arsyetohej mbyllja ideologjike dhe “vetmia e madhe”, që për fat të keq edhe nga një pjesë e mirë e krijimtarisë artistike e atjeshme, që ndiqte me ngulm shabllonet e realizmit socialist kur ai në njëfarë dore ishte dezavuar edhe në atdheun e tij në Bashkimin Sovjetik, vazhdonte të merrte konotacione pozitive... “Pse jo”, foli ai sikur të ishte liruar nga një makth. “E rëndësishme është të fillohet me diçka...”

27

Çështja e dokumenteve gjermane dhe mundësia që ato të ishin të parat që do t’i dorëzoheshin Shqipërisë, që e kisha zënë ngoje dhe Shtrausi ishte pajtuar, nuk ishte vetëm shkrepje çasti, siç mu kishte dukur atyre çasteve kur nuk isha në gjendje të mbikëqyrja emocionet e brendshme, por që në një farë mënyre ajo ishte hapur para pak kohe gjatë një bisede me drejtorin e Arkivit Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bon, me çka ai jo vetëm që ishte pajtuar por kishte thënë se çdo gjë do të shkonte pa procedura të ndërlikuara me kusht që Tirana zyrtare të bënte kërkesën dhe ato do t’i dërgoheshin. Fjala, pra ishte për rreth pesë mijë dokumente, pronë e Arkivit Politik të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Bon, ku kisha punuar ç’ prej më shumë se një viti, fillimisht për një fejton gazete që do të botohej në “Rilindje” me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në Prishtinë ishte shënuar me një manifestim tejet dinjitoz, e më vonë edhe të temës sime të magjistraturës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”, që do ta mbroj nga fundi i atij viti në Katedrën e Historisë të Universitetit të Prishtinës nën mbikëqyrjen e mentorit akademikut Ali Hadri, i cili bashkë me rektorin e atëhershëm të Universitetit të Prishtinës dr. Gazmend Zajmin dhe akademik Idriz Ajetin, kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, më kishin nxitur dhe përkrahur që edhe më tutje në Bon dhe arkivat e tjera gjermane të vazhdoj hulumtimin dhe mbledhjen e dokumenteve gjermane. Meqë, gjatë punës për fejtonin e gazetës dhe pastaj për magjistraturën, për një vit të tërë kisha hulumtuar nëpër dokumentet e Arkivit të Bonit dhe, gjithë ato që kishin të bëjnë me Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në përgjithësi me çështjen shqiptare nga Kriza Lindore dhe deri te pavarësia kombëtare i kisha seleksionuar, mendja ma tha se po qe se Shtrausi do t’ia delte që dokumentet t’i dorëzoheshin Shqipërisë si një dhuratë kulturore, atëherë edhe rruga e tij për në Shqipëri do të ishte më e lehtë. Një gjest i tillë, sigurisht se edhe politikës zyrtare të Tiranës do t’i mundësonte që t’i thyejë shabllonet për Perëndimin si armik të Shqipërisë. Ditë më vonë, këshilltarit të Shtrausit, Majer, i cili kërkoi të bisedonim rreth dokumenteve gjermane që do t’i dhuroheshin Shqipërisë, ia bëra me dije edhe për interesimin e Arkivit Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë që ato t’i dorëzoheshin Shqipërisë dhe për bisedën që kohë më parë, pikërisht në korrikun e vitit të kaluar, e kisha zhvilluar në Tiranë me profesor Aleks Budën, Arben Puton dhe me ministren e arsimit dhe të kulturës së Shqipërisë, Tefta Camin rreth dokumenteve që kisha mbledhur dhe mund t’i merrte Shqipëria, por që, sipas tyre, “problem” kishte mbetur mënyra e bartjes, meqë Shqipëria nuk kishte as marrëdhënie diplomatike dhe

28 zyrtare të tjera me të cilat mund të kontaktonte me Gjermaninë për një aranzhman të tillë, e ku si mundësi e vetme ishte parë ndërhyrja e UNESKO- s me të cilën Tirana do të pajtohej. Zoti Majer, ishte pajtuar që kanalet e UNESKO-s të shfrytëzohen për këtë qëllim, ndërkohë që kishte kërkuar t’i specifikoja dokumentet e zgjedhura në mënyrë që Arkivit Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bon t’i jepeshin autorizimet e mëtutjeshme rreth përgatitjes dhe dorëzimit Shqipërisë, pasi që paraprakisht të jenë njoftuar edhe zyrtarët e Shqipërisë dhe institucionet e tyre shkencore. Vite më vonë, pikërisht në vjeshtën e vitit 1991, në Vjenë, me rastin e një takimi të papritur me historianin shqiptar Arben Puto, me të cilin kishim biseduar në verën e vitit 1979 rreth dokumenteve që duhej t’i merrte Shqipëria, dhe në njëfarë mënyre ishte pajtuar edhe ministresha Cami, do të ma bëjë me dije se ato jo vetëm që nuk do të shkojnë në Shqipëri, por edhe disa (rreth dyqind sosh), që ia kisha dhuruar profesor Aleks Budës që Shqipëria t’i përdorte për një botim që Akademia e Shkencave dhe e Arteve duhej ta nxirrte në dritë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u kishin humbur gjurmët! Puto kishte thënë se punët kishin ngecur në nivel të shtetit, duke bërë me dije se ato, si çdo gjë tjetër që vinte nga Perëndimi, shfaqeshin “të dyshimta”. “Ngecjen” e interesimit për bartjen e dokumenteve gjermane në Shqipëri, do ta konfirmojnë edhe burimet zyrtare gjermane, sidomos ato të që lidhen me vizitën e Shtrausit në Shqipëri në vitet e tetëdhjeta, kur ai Shqipërisë, krahas pakos së ndihmës ekonomike prej më shumë se tre miliard markash, do t’i ofrojë edhe një pako të gjerë të bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor, ku ishin paraparë edhe dokumentet gjermane nga Arkivi Politik i Ministrisë së Jashtme nga koha e Kongresit të Berlinit, të seleksionuara dhe të bëra gati nga ana ime. Dhe, siç ishte refuzuar edhe pakoja ekonomike nga ana e Tiranës zyrtare, ngjashëm ishte vepruar edhe me atë kulturore, ani pse kjo e dyta me protokoll dhe sipas nevojës ishte paparaparë të ndahej nga ajo e përgjithshmja, në mënyrë që së paku të nxirrej diçka nga nisma e Shtrausit që Shqipëria të ishte vendi i parë ku do të fillonte të shkrihej perdja e hekurt e diktaturës komuniste, që po të ndodhte kjo, me të drejtë mendohet se edhe rënia e Murit të Berlinit dhe gjithë ato zhvillime që do të ndodhin më pas, kur do të bjerë bipolariteti blokist dhe lufta e ftohtë, do të përshpejtoheshin për një decenie të tërë.

29

Edhe pse kjo nuk do të ndodhë dhe bota shqiptare ka arsye t’i vijë keq për këtë lëshim historik me pasoja të mëdha, megjithatë, shikuar nga distanca e sotme kohore dhe në përputhje me ngjarjet e mëvonshme, sigurisht se strategjia e Shtrausit t’i afrohej Shqipërisë, edhe kur kjo shumë kujt i dukej një aventurë e pakuptueshme madje, ishte me vizione të largëta gjeopolitike dhe gjeostrategjike të një rëndësie të veçantë për perëndimin dhe sidomos për politikën amerikane të përvetësimit të hapësirës që do ta lëshojë imperia e kuqe sovjetike pas shpërbërjes së saj dhe bashkë me të edhe të rënies së Paktit të Varshavës. Sepse ajo që do të ndodhë nga 24 marsi i vitit 1999 deri më 12 qershor të atij viti, kur NATO, do të intervenojë ushtarakisht në Kosovë kundër forcave ushtarake serbe për ta penguar gjenocidin e nisur ndaj shqiptarëve, nuk paraqet tjetër pos largpamësinë e politikanit konzervativ të Bavarisë që jo Jugosllavia e Titos dhe ruajtja e saj e me çdo kusht siç kërkonin disa vende të Europës, e as përkrahja e Serbisë së Millosheviqit si faktor i ri i forcës në Ballkan, si e projektonte Moska dhe vazhdon ta shohë të tillë, por Kosova bashkë me Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi do të kthehen në interes të saj strategjik... Se dokumentet gjermane, që nga zënia e tyre ngoje, ishin parë të dyshimta dhe të rrezikshme madje dhe do ta pësonin fatin e keq, kjo mund të shihej edhe nga biseda që ishte zhvilluar në hotel “Dajti” me rastin e pritjes që ministresha Tefta Cami kishte organizuar pas përfundimit të premierës së operës “Goca e Kaçanikut”, të interpretuar nga trupa e Teatrit e Operës dhe e Baletit e Tiranës me muzikën e kompozitorit kosovar Rrauf Dhomi dhe libretit që kisha shkruar para dhjetë vitesh sipas novelës me të njëjtin emër të shkrimtarit Milto Sotir Gurra. Në atë pritje ku ishin të pranishëm historianët Aleks Buda dhe Arben Puto, pastaj filozofi Zija Gjoli dhe shkrimtari , njëri ndër sekretarët ekzekutiv të Byrosë së KQ të Partisë së Punës së Shqipërisë, kur fjala do të sillet rreth librit të Arben Putos rreth diplomacive perëndimore dhe qëndrimit të tyre ndaj pavarësisë së Shqipërisë, shpreha haptas qëndrimin se pasqyrimi që i ishte bërë aty kohës së Princ Vidit dhe ngjarjeve që do t’i paraprinë Luftës së Parë Botërore nuk ishte në përputhje me dokumentet autentike. Veçmas, zura ngoje kualifikimin që i ishte bërë princ Vidit “aventurier injorant”, që dihej se vinte nga cilësimi i Enver Hoxhës i shprehur në veprat e tij pragmatike, të cilit autori nuk kishte si t’i ikte, për të shkuar edhe te kryengritja e Haxhi Qamilit, që cilësohej si “lëvizje e gjerë socialdemokrate”, e dikur edhe si “patriotizëm vendor antiimperialist”! Gjithnjë në përputhje me dokumentet meritore, theksova ngritjen profesionale superiore të Princ Vidit dhe relacionet deri më atëherë

30 të panjohura, që ruante Ministria e Jashtme Gjermane për planet e Vidit që Serbisë, në asnjë mënyrë të mos i lihet Kosova, por që për këtë duhej të punohej fshehtas nga ana e gjermanëve dhe aleatëve të tjerë - që pasi përmenda edhe raportet e shumë diplomatëve dhe vëzhguesve të kohës nga Shqipëria për armët që Haxhi Qamili kishte marrë nga Serbia dhe Rusia dhe, në radhët e tij, pos oficerëve xhonturq, të cilët kishin sabotuar haptas mbrojtjen e Kosovës nga depërtimet e ushtrisë serbe gjatë luftës ballkanike për t’ua lënë pushtuesve (pa kurrfarë veprimesh luftarake dhe pa çarë kokën fare për masakrat që ishin bërë ndaj tyre), kishte pasur edhe oficerë serbë dhe rusë të maskuar, që kishin drejtuar atë - ministresha Cami nuk tha tjetër, pos e ndërroi bisedën tek shfaqja e operës, që sipas saj, për autorët nga Kosova paraqiste një ngjarje të madhe, ngaqë në Shqipëri u ishte dhënë rasti të shohin frytin e punës së tyre.

Opsioni i barazisë së Kosovës me të tjerët

Shikuar nga këndvështrimi kohor dhe në përputhje me ca nga dokumentet zyrtare gjermane, të cilave u është hequr embargoja, vizita e Shtrausit në Shqipëri dhe gjithë ato që do të ndërmerren prej politikanit konzervativ bavaras, nuk duken të jenë vetëm “nisma private”, siç vlerësoheshin ato nëpër kumtesat zyrtare të Bonit dhe të Munihut. Përkundrazi, ato ishin edhe pjesë e kundrimeve të tjera të politikës gjermane, por edhe më gjerë, që kishte për qëllim që Shqipëria të shërbente si një sprovë e rrënimit të diktaturës komuniste. Ky opsion mbështetej në vlerësimin se pas largimit të saj nga Pakti i Varshavës dhe ftohjes së marrëdhënieve me Pekinin, Enver Hoxha që tashmë kishte shpallur “rrugën e veçantë” si një oreol dëshpërues, meqë nuk kishte më nga t’ia mbante, duhej të fitonte shansin europian që asaj t’i afrohej, por nisma për këtë duhej t’i vinte prej ndonjë qendre të rëndësishme të saj. Publicisti dhe historiani Tënes në librin “Shqipëria rast i veçantë “ , botimin e së cilës mendohej se e kishte nxitur dhe përkrahur Shtrausi, tashmë kishte dhënë disa nga “premisat” e kësaj “veçantie”, të cilat sikur qëllimisht theksonin edukimin e hershëm të Enver Hoxhës me kulturën perëndimore që ai e kishte qysh gjatë shkollimit në Paris si dhe shërbimit diplomatik në Bruksel në përfaqësinë e Mbretërisë së Shqipërisë. Ky autor mendonte se “parja e mbetjeve perëndimore” te Hoxha, mbase do të mund të funksiononte drejt kthesave në drejtim të hapjes kah perëndimi po qe se ato do të shfrytëzoheshin që ta trimëronin Hoxhën me anën e tyre. 31

Gjithnjë me qëndrimin thuajse të paraprogramuar që tek Enver Hoxha të gjendeshin “predispozita” të tilla intelektuale perëndimore, Tënes do të krijojë konstruktin sipas të cilit ai ishte më tepër një nacionalist shqiptar se sa internacionalist, siç hiqej me parullat për proletariatin dhe diktaturën e tij, dhe se ky nacionalizëm, që do të pasqyrohet në atë që do të cilësohet “rrugë e veçantë e Shqipërisë”, lidhet me filozofinë e Niçes për njeriun e ri, “të udhëhequr nga diktatura e dijes”, që trashëgohet nga kultura e lashtë, e cila është në gjendje t’u bëjë ballë ndikimeve të jashtme dhe të shumta, siç kishte ndodhur te grekët, të cilët ia kishin dalë që në kohën tonë të vinë me shpirtin e antikës. Tënes te Enver Hoxha do të shohë ndikimet e të menduarit të Niçes, sidomos ato të urrejtjes së tij ndaj shpirtit mikroborgjez, që thotë se fjalë për fjalë është bartur nga filozofia e filozofit gjerman. Interpretimet e tilla te Bernhard Tënesit për shpirtin niçean të Enver Hoxhës dhe mundësitë që tek Shqipëria të shihej një “rast i veçantë”, që duhej të kihej para sysh në planimetrinë e re të raportit të forcave ballkanike, që ajo të nxirrej nga vetmia në të cilën kishte sharruar, jo pse në atë katandisje të madhe ishte në gjendje që të priste dorën e ndihmës nga jashtë, veçmas të gjermanëve, por pse modeli i Enver Hoxhës kishte krijuar një parakusht që asaj t’i ndihmohej si diç që paraqiste njëfarë simbioze të çuditshme midis nacionalizmit dhe ideologjisë totalitare, (ndonëse teorikëve jashtë realiteteve shoqërore, tashmë të njohur, do t’u duken atraktive), ato nuk mund të kishin ndonjë mbështetje të hapur madje as te Shtrausi dhe përkrahësit e tij, të cilët do të bëjnë çmos që Shqipërisë t’i jepej rasti që aty së pari të bjerë perdja e hekurt e diktaturës komuniste, e përkrahje nuk do të gjejnë as te e majta socialdemokrate që ishte në pushtet, dhe nuk kërkonte që vendet komuniste nga vështirësi të brendshme, me anën e ndihmave nga jashtë, të bëjnë kapërcimin nga sistemet diktatoriale tek ato te demokracive parlamentare, por të shndërroheshin në shoqëri të socializmit demokratik dhe kjo të arrihej edhe me ndihmën e sinqertë të vendeve perëndimore. Kështu, ndryshe nga Shtrausi - që Shqipërinë e kishte fokusuar si një pikë tejet të rëndësishme të ndryshimeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe, në këtë drejtim do të bëjë hapa tejet të guximshëm, kur si politikani i parë perëndimorë Enver Hoxhës do t’i trokasë në derë dhe do t’ia bëjë me dije se mund të hynte në histori për të mbetur në të jo si diktator i madh i një vendi të vogël por si hero i kthesave të mëdha botërore - e majta socialdemokrate gjermane, edhe pas largimit nga Traktati i Varshavës - kurse vite më vonë kancelari Helmut Shmit, me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës do të thotë se me atë akt Shqipëria i kishte bërë një shërbim tejet të madh Europë dhe

32

NATO-s për të cilin do të duhej shpërblyer si shumë - jo vetëm që me asgjë nuk e veçonte këtë vend, por madje fatet e zhvillimeve të mëtutjeshme atje, pasi që të ketë mbetur jashtë ndikimeve të Moskës dhe së voni edhe të Pekinit, i shihte vetëm me mundësinë e përqafimit të modelit të vetëqeverisjes jugosllave. “Pse mos t’i kthehet Enver Hoxha Titos, siç i kishte takuar para dhe pas formimit të partisë komuniste shqiptare, kur udhëheqësi jugosllav kishte qenë model për të dhe vendin e tij, që po mos të ishte Stalini, do t’i mbetej edhe më tutje në përqafim dhe kjo do të paraqiste një fat të madh për shqiptarët e dhunuar nga diktatura e egër?” Këto do t’i thotë Horst Emke, njeriu i dytë i Vili Brantit me rastin e në një bisede televizive në programin ARD në shtator të vitit 1977, kur ishte shtruar çështja e mundësive që Jugosllavia dhe Shqipëria, si vende lindore, të cilat gjendeshin jashtë Traktatit të Varashavës, të bashkëpunonin drejt krijimit të një modeli të shtetit liberal socialist, i cili do të kthehej në një shëmbëllesë edhe për vendet e tjera lindore, të cilat një ditë do të mund t’i bashkoheshin “modelit europian socialist”. Emke, si edhe shumë herë të tera, serish do ta theksojë vetëqeverisjen jugosllave si model ekonomik por edhe shoqëror që duhet përqafuar nga vendet lindore, në mënyrë që socializmit t’i kthehet fytyra njerëzore. Ndërhyrjes së reporterit Novotny se Enver Hoxhën me Titon nuk ndanë vetëm Stalini që u ka hyrë në mes qysh me rastin e Rezolutës së Informbyrosë në vjeshtën e vitit 1949, por ndanë edhe qëndrimi i egër i Hoxhës ndaj çfarë do forme të socializmit liberal i shfaqur në librin më të ri “Vetëqeverisja jugosllave si teori dhe praktikë reaksionare”të botuar me rastin e mbajtjes së Kongresit të dhjetë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Emke do t’i përgjigjet se është pikërisht frika e Hoxhës nga përparësia e sukseseve të vetëqeverisjes jugosllave që duhet shfrytëzuar që Shqipërisë nga jashtë t’i imponohet modeli jugosllav, të cilin, sipas të gjitha gjasave, popullata e saj e katandisur, si çdo gjë tjetër jugosllave, e adhuron dhe është në gjendje ta pranojë me duar hapur... Horst Emke do të sqarojë se ndihmat eventuale ekonomike gjermane por edhe të vendeve të tjera perëndimore, që do t’i jepeshin Shqipërisë, së pari do të duhej të koordinoheshin me Beogradin. Pra, që Shqipëria paraprakisht të pranonte një dominim të ri jugosllav, që dukej fare e pamundur, së paku në rrethanat për deri sa Enver Hoxha të jetë gjallë. Edhe Vili Branti, kancelari i parë gjerman nga radhët e socialdemokratëve, i njohur për hapjen kah Lindja, kur në Varshavë në vitin

33

1972 do të gjunjëzohet para varrit të luftëtarit të panjohur dhe do të kërkojë falje për krimet nazi-fashiste, me ç’ rast do të pranohen realitetet e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, ku bënte pjesë edhe ndarja gjermane, kishte mendimin se Shqipëria meritonte vëmendje pas largimit nga Pakti i Varshavës, por që zhvillimi i saj i brendshëm duhej të merrte kahun e ngjashëm me atë të vetëqeverisjes jugosllave. Nga disa burime të informuara mirë mund të merrej vesh se Vili Branti tashmë kishte krijuar bindjen se rruga e europiane për në Shqipëri duhej të kalonte nëpërmes Jugosllavisë në mënyrë që ndihmat zhvillimore që do t’i derdheshin të mos shfrytëzoheshin për forcimin e diktaturës së Enver Hoxhës, por për transformim të sistemit, i cili do t’i imponohej me pranimin e modelit të vetëqeverisjes jugosllave. Paralajmërimet e këtij kundrimi, Vili Branti, pjesërisht do t’i hedhë në opinion gjatë një bisede me gazetarët e huaj në foajeun e Bundestagut gjerman me rastin e një pauze kur parlamenti gjerman kishte në shqyrtim pakon e ndihmës ekonomike dedikuar vendeve të Europës Juglindore, kryesisht atyre socialiste, në përputhje me synimet e Unioni Europian për hajen e tregjeve të reja në atë pjesë. Ish kancelari gjerman do të thotë se pakoja zhvillimore paraqiste një qasje të re për detantin në përgjithësi, ngaqë ajo përfshinte thuajse të gjitha vendet lindore të rajonit të cilat meritojnë përkujdesje më të madhe zhvillimore nga perëndimi. “Duhet të fillojë një klimë e re e mirëkuptimit në Ballkan mbi bazat e bashkëpunimit ekonomik”, tha ai. I pyetur se a do të përfshihet edhe Shqipëria në atë pako, sikur të kishte pritur që nga dikah t’i shtrohej ajo pyetje, me shprehjen e një kënaqësie të prajshme në fytyrë, çfarë e karakterizonte qëndrimin e tij të matur, Branti do të thotë: “Edhe Shqipëria i takon kontinentit tonë. Nuk duhet të ndjehet e harruar...” Dhe, pas një pushimi të shkurtër, sikur të kishte harruar diçka shtoi se rrethanë lehtësuese për këtë paraqet ndodhja e Jugosllavisë së pa inkuadruar me vetëqeverisjen socialiste në fqinjësi të saj. Prononcimin e papritur e mbylli me theksimin se Shqipëria dhe Jugosllavia duhet të kenë aso marrëdhëniesh të afërta sa të ndihmojnë që edhe rajoni ballkanik me shumë shqetësime të kthehet në një oazë paqeje dhe bashkëpunimi në kontinentin tonë. “Kosova dhe zhvillimin i saj tashmë paraqesin një parakusht të mirë që të dy vendet t’i kthehen ardhmërisë së përbashkët...”

34

Fjalët e fundit seç ma shtuan përpushjen e brendshme se mos Vili Branti, ato i kishte ngjyrosur qëllimisht që Tiranës zyrtare t’i bëhej me dije se rruga e mundshme e hyrjes europiane në Shqipëri, e paraparë me anën e pakos për zhvillime rajonale, të kalonte nëpër Jugosllavi, me çka edhe zënia ngoje e Kosovës si urë afrie do të thoshte që Shqipërisë t’i kthehej gjendja e viteve të pasluftës së dytë botërore kur Jugosllavia mbante paternitetin e njohjes së saj diplomatike dhe të përfaqësimit jashtë, por tash në kahun e kundërt, që udhët e bashkëpunimit me jashtë të kalonin nëpër Jugosllavi? Meqë këtë herë Shqipëria ishte shtet i pavarur dhe përkundër vetë mbylljes së egër askush nuk ia kontestonte shtetësinë e pranuar ndërkombëtarisht, megjithatë kishte mundësi që lidhjet e ardhshme të Europës me Shqipërinë të kalonin kah Jugosllavia, sidomos ato të asociacioneve të rëndësishme zhvillimore dhe atyre financiare në përgjithësi dhe kjo të bëhej në emër të përparësive që këtij vendi ia siguronte roli udhëheqës ndër të painkuadruarit dhe në të vetëqeverisjes jugosllave dhe të pozitës së Jugosllavisë. Ç’ është e vërteta, në mungesë të lidhjeve diplomatike të Shqipërisë me vendet e Europës Perëndimore, me përjashtim të përfaqësimit mjaft të varfër diplomatik në Francë dhe në Itali në nivel të ambasadave ndërsa në Belgjikë në nivel të përfaqësisë zyrtare, Shqipëria nuk kishte lidhje me shtetet e tjera. Gjendja edhe më e vështirë shfaqej edhe në fushat tjera të bashkëpunimit me asociacionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë, ku Shqipëria pranonte Kryqin e Kuq ndërkombëtar, UNESKO-n, por për arsye ideologjike refuzonte kartën e Helsinkit, Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe pjesën më të madhe të organizatave botërore, përfshirë këtu edhe disa nga mekanizmat sportivë dhe madje edhe humanitarë. Andaj, ishte më se e qartë se këtij vetëlargimi nga bota dhe mekanizmat e saj Shqipëria herdo kurdo duhej t’i paguante një tagër. Dhe, sipas atyre që tha Vili Branti, fjala e të cilit kishte peshë të madhe në ato që quheshin procese të shtendosjes, që t’i afrohej Europës dhe Europa t’i afrohej asaj, shihej vetëm një shteg i mundshëm, ai që kalonte nëpër Jugosllavi. Meqë nuk m’u la kohë që të pyesja si e shihte rolin e ndihmës së Kosovës në këtë drejtim, atëherë nuk më mbetej tjetër, pos që të nesërmen t’i drejtohesha sekretares së kabinetit të Brantit për një termin të mundshëm nga ato që politikanët gjermanë kishin për bisedat me gazetarët e huaj të akredituar në Bon. Natyrisht se kërkesa ime do të pranohet që pas dy javësh të bisedoja me Brantin në byronë e tij në ndërtesën e Partisë Socialdemokrate

35 në Bad Godesberg, siç quhej “baraka e të majtës”, e cila më vonë, pas vdekjes së Brantit do të kthehej në shtëpi-muze të SPD-së. Por, në ndërkohën prej dy javësh, që e kisha kaluar duke u përgatitur që bisedën ta drejtoja andej, në njërën anë, prej nga do të mund të merrja sa më shumë njohuri rreth atyre që shfaqeshin qoftë si përvijime testuese të skenarëve të mundshme gjermane por edhe europiane lidhur me afrinë e mëtutjeshme jugosllave-shqiptare, që si e tillë, viteve të fundit intensifikohej me bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik midis Beogradit dhe Tiranës, e ku Prishtina luante një rol të veçantë dhe, në tjetrën anë, të provokoja konceptin e përfshirjes së Shqipërisë në pakon zhvillimore europiane, e cila do të kalonte nëpërmes Jugosllavisë? Njeriu i parë i socialdemokracisë gjermane, që edhe pse kishte humbur postin e kancelarit para dy vjetësh me rastin e aferës së njohur të agjentit Gijom nga Gjermania Demokratike – edhe më tutje mbetej strumbullar i të majtës gjermane, por edhe i asaj europiane në përgjithësi. Andaj, meqë nuk fliste rastësisht, veçmas për çështje tejet të ndjeshme siç ishin ato jugosllave- shqiptare, të cilat kishin kaluar nëpër shumë vështirësi dhe, edhe më tutje mbeteshin të tensionuara në aspektin ideologjik dhe politik, por edhe atë bilateral, ishte rasti i mirë që të shihej se mos Vili Branti do të shfrytëzonte rastin që korrespodentit të “Rilindjes” t’ia sheshonte disa nga kundrimet që Tiranës zyrtare t’i dërgoheshin si mesazhe nga Perëndimi, gjë që kjo edhe ishte e mundur. Kjo shtonte edhe më shumë kureshtjen dhe shqetësimin tim që tejkalonte atë të një gazetari të rëndomtë, që mund të bëhej dëshmitar i kthesave të rëndësishme që do të mund të bëhen edhe historike?... Këtyre dilemave të drejta, megjithatë, sikur e porositur, ato ditë do t’u vijë një analizë e botuar në gazetën e majtë “Frankfurter Rundschau” të Frankfurtit, e njohur për afri qëndrimesh me Brantin, e ku bëhej fjalë rreth asaj si Serbia duhej të pajtohej me realitetin e ri të ngritjes së Kosovës në nivelin e subjektit të federatës jugosllave, ngaqë kjo do të ndihmojë që edhe Shqipëria e Enver Hoxhës t’i afrohet politikës së Beogradit për ta pranuar modelin e vetëqeverisjes jugosllave si një formulë të suksesshme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në përgjithësi pa u vënë në pyetje sistemi e as ideologjia. Porosia ishte e qartë dhe ajo konsistonte te njëfarë kompromisi historik shqiptaro-jugosllav, i cili ishte në interes edhe të Perëndimit dhe paqes e bashkëpunimit të përbashkët, por që e veçanta e këtij bashkëpunimi ishte që Jugosllavia të mbante njëfarë patronati ndaj mbikëqyrjes së investimeve të huaja në Shqipëri, ngaqë ato, për arsye të sigurisë së investimeve të jashtme dhe të kapitalit të derdhur, do të duhej të ishin

36 kompatabile me projektet e ngjashme që tashmë atje funksiononin. Pra, sikur shfaqej një hesap pa hanxhiun, por që ishte fare i mundshëm në aranzhmanet e makrostrukturave të ardhshme ekonomike në rajon dhe më gjerë, të ngjashme me konceptet e tanishme të integrimeve botërore, para të cilave bien shumë nga segmentet e sovranitetit shtetëror. Autori G. Shallupa, që ishte korrespodent shumëvjeçar i kësaj gazete nga Beogradi dhe vlerësohej njohës i mirë i rrethanave ballkanike, shkrimin e kishte bërë me rastin e hapjes së të ashtuquajturës dosje të “Librit të kaltër” të Serbisë rreth qëndrimit të kreut politik serb me të cilin kundërshtohej çfarëdo opsioni i mundshëm i ngritjes së autonomisë së Kosovës në nivel të njësisë federative, siç flitej se tashmë në qarqet e larta partiake të vendit, nën presionin e vazhdueshëm të Mahmut Bakallit, i cili vlerësohej “si i ledhatuar i Titos”, ishte iniciuar dhe mund të shfaqej si platformë e një amendamenti për ndryshime kushtetuese, të ngjashme me ato të vitit 1968 që kishin gjetur vend në kushtetutën e vitit 1974. Meqë udhëheqja serbe thuhej se ishte kritikuar ashpër nga Titoja “për qëndrim joparimor ndaj autonomisë së Kosovës”, dhe udhëheqësi i saj Drazha Markoviq madje kishte kërkuar falje para Titos, megjithatë, dukej se udhëheqja serbe ia kishte dalë që me atë petëz të parandalonte shfaqjen e amendamentit të veçantë kushtetues për inicimin e ndryshimit të pozitës së Kosovës në nivel të njësisë së barabartë të Federatës, jashtë dualizmit të kushtetutës së vitit 1974 kur ajo në nenin e parë të kushtetutës së Jugosllavisë, krahas theksimit si njësi federative, përmendej edhe përbërja në kuadër të Serbisë, por që çështja nga vrojtimet e brendshme kishte përfshirë edhe ato të jashtmet, me çka duhet parë edhe përvijimet e para të ngritjes së saj si çështje me interes ndërkombëtar që do ta shtrojë e majta gjermane po edhe ajo europiane e cila ishte miqësisht e përkushtuar ndaj kursit të Titos dhe në përgjithësi vetëqeverisjes jugosllave si një model liberal ekonomik me anën e të cilit vlerësohej se vendet e sistemit socialist do të mund t’u adaptoheshin edhe demokracive plurale. “Bakalli nokautoi rivalin Markoviq, por nuk ia doli që të materializojë siç shpresonte përkrahjen e Titos për të fituar betejën vendimtare kundër serbëve”, do të thotë autori i shkrimit për të vlerësuar se hapja dhe mbyllja e shpejtë e dosjes së “Librit të kaltër” serb nga Titoja paraqet rast për shqetësim, sepse ai libër herdo kurdo do të hapet. Madje atëherë kur Titoja nuk do të jetë arbitër kryesor i konfliktit midis serbëve për rrudhjen e autonomisë së Kosovës dhe të shqiptarëve që synojnë arritjen e nivelit të lartë

37 të saj, barazimit me të tjerët në federatën jugosllave me çka do të hynin më të qetë në valët e krajatave politike të epokës pas Titos. Në fund të shkrimit, autori shtronte dilemën se a mund të ishte modeli i vetëqeverisjes jugosllave me dualizmin e paqëndrueshëm politik të statusit të Kosovës recetë për përhapjen e ndikimit të saj në Shqipëri, siç mendohej në disa vende perëndimore, përfshirë edhe Gjermaninë, apo mund të ndodhë e kundërta, që Shqipëria në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet, të kërkojë shpëtim pikërisht me përhapjen dhe mbështetjen e ngritjes së statusit të Kosovës republikë e pavarur e Jugosllavisë në formën e një demonstrimi nga vetë shqiptarët, me synimin që të shkojë edhe deri te një kryeneçësi më e madhe me anën e së cilës Jugosllavisë së Titos dhe kursit të saj vetëqeverisës nga ana e Enver Hoxhës, t’i futej flaka, prej nga ai do të nxehej dhe madje të kthehej në një Skënderbe të dytë shqiptar por me oreolin e diktatorit komunist, që do të paraqiste një shqetësim tjetër dhe mundësi që ajo të kthehej në mollë sherri të përmasave më të gjëra, ku do të kishte vend edhe për ndërhyrjen e Moskës dhe për të tjerët?... Duket se këtë dileme do ta bëjë edhe më të pranueshme dhe do ta fusë në opinionin politik gjerman edhe prononcimi i Mahmut Bakallit në një shkrim të gazetës me autoritet të madh “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nga publicisti i njohur Viktor Majer, të botuar vetëm dy ditë pas shkrimit të “Frankfurter Rundschau”, kur ai, me gjasë i porositur nga kreu më i lartë i vendit, madje edhe Titoja, do të mundohet të relativizojë “pluhurin e mediave të huaja” rreth “Librit të kaltër” serb, me qëndrimin “se fjala ishte për shkëmbim të lirë të mendimeve rreth çështjeve me interes të përbashkët për vendin”, ku problematikën e Kosovës do ta quajë “faktor të unitetit dhe të stabilitetit në federatë por edhe në Serbi”. Megjithatë, Bakalli, me sugjerimin e Titos, topin e gjuajtur nga udhëheqja serbe e Beogradit, do të mundohet ta hedh në drejtim të Tiranës me vlerësimin se Kosova ishte shumë e interesuar që propagandës ideologjike të Shqipërisë t’i përgjigjej me të arriturat e vetëqeverisjes dhe barazinë e mëtutjeshme të shqiptarëve në Jugosllavi, në mënyrë që atje, pra në Shqipëri, të ndikoheshin për të mirë realitete politike dhe shoqërore drejt përballimit që e quajti mbyllje e egër dhe druhej se ajo mund të prishej nga brenda, me anën e ndonjë grushtshteti, që do të ndihmohej qoftë nga jashtë, ku mendohej involvimi sovjetik, i cili kishte mbështetje te forcat militante komuniste, që Hoxha i kishte eliminuar nga shkaku i konkurrencës. Aty, Bakalli do të ndalej edhe tek bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe ekonomik Kosovë-Shqipëri, që viteve të fundit kishte shënuar rritje të

38 ndjeshme, por që ai nuk duhej të zhvillohej vetëm në njërën anë, por në të dy anët pa paragjykime dhe pengesa ideologjike, gjë që me këtë pranonte se i ashtuquajturi “primat” i këmbimeve kulturore në dobi të Shqipërisë, i cili nga Serbia vazhdimisht kritikohej, duhej të fitonte baraspeshën e duhur me hapjen më të madhe të Tiranës ndaj ofertave që i vinin nga Kosova dhe Jugosllavia, që do të thoshte të pranimit të ndikimit jugosllav, që ajo i frikësohej më së shumti, ngaqë shumë indikacione flisnin se edhe ato pak kontakte midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e kulturës dhe të shkëmbimeve të kufizuara ekonomike, në sytë e qytetarëve shqiptarë, që vuanin nga njëra ndër diktaturat më të egra staliniste, kishin rritur prestigjin e Jugosllavisë. Vite më vonë, në një bisedë të bërë për “Rilindjen”, me rastin e botimit të librit “Si u shpërbë Jugosllavia”, të botuar në vitin 1995, autori Viktor Majer, gjithnjë duke dëshiruar të hedhë sa më shumë dritë në “duelin e parë shqiptaro-shqiptar midis Prishtinës dhe Tiranës, që ishte zhvilluar nën mbikëqyrjen e kreut jugosllav dhe personalisht Titos, në kontekst të ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë”, do të sqarojë si edhe Bakalli edhe Titoja madje, do të pësojnë humbje nga Tirana dhe kursi i saj ideologjik Stalinit, ngaqë Enver Hoxha si atu kishte zgjedhur kartën tejet të fortë, atë të Kosovës Republikë, fillimisht në kuadër të federatës jugosllave, por që dihej se çfarë efektesh do të prodhonte ajo për në të ardhmen. “Enver Hoxha dhe Serbia ishin të interesuar që secili në mënyrën e vet ta shfrytëzonin kërkesën për Kosovën Republikë ashtu si u përhap për hesape të veta: i pari që të tregojë se Jugosllavia duhej të prekej aty ku i dhembte më së shumti, jo që t’i ndihmojë gjithaq që shqiptarët e Kosovës të fitonin atë që e meritonin, por që të rrënonte modelet e tjera socialiste jashtë parafytyrimit të atij që zbatohej në Shqipëri me aq egërsi dhe barbari, ndërsa Beogradi që asaj t’ia japë atributet e kundërrevolucionit dhe të rrënuesit të shtëpisë së përbashkët para se ajo të shtrohej në rrugë institucionale prej vetë shqiptarëve, me çka nuk do të mund të pengohej”. I njëjti autor, që ka merita të mëdha për përhapjen e të vërtetës së Kosovës dhe të shqiptarëve në Gjermani dhe hapësirën gjuhësore gjermane ku gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shtrin ndikimin e vet, nga vitet e tetëdhjeta dhe ato të nëntëdhjeta do të përpiqet ta animojë opinionin e gjerë kundër propagandës së Beogradit se kërkesa e shqiptarëve për republikën e Kosovës me atë që do të arsyetojë pareshtur se ajo kërkesë nuk është kundërrevolucionare e as e rrezikshme, por një e drejtë që shqiptarëve që u ka takuar dhe u takon, realizimi i së cilës sigurisht se do t’i ndihmonte vizionit

39 të Titos për përfshirjen edhe të Shqipërisë në modelin e vetëqeverisjes jugosllave. Në vitin 1978, kur do të sjellë bisedën me Mahmut Bakallin dhe në vitin 1995, Majer njëherësh do t’u drejtojë edhe kritikë të hapur politikanëve perëndimorë dhe posaçërisht atyre nga e majta gjermane që udhëhiqej nga Vili Branti se në vend që haptas të përkrahnin kërkesën për Kosovën republikë në përbërje të federatës jugosllave dhe me këtë Serbisë t’ia merrnin që të gjitha atutë që më vonë do t’i përdorë kundër shpërbërjes së Jugosllavisë me anën e luftës së përgjakur, do të kërkojnë që modelin e vetëqeverisjes jugosllave ta eksportojnë në Shqipëri dhe gjetiu në Lindje, me çka do t’u ngadalësohej ose do t’u vështirësohej fare rruga e reformave dhe lëvizjeve demokratike, meqë me atë model realiteteve antihistorike socialiste në vend se t’u vinte fundi, u zgjatej jeta. Në të vërtetë, bisedën me Vili Brantin si dhe pyetjet që do t’ia shtroja rreth asaj se në ç’ mënyrë mendonte se zhvillimi i Kosovës mund t’i ndihmonte hapjes europiane të Shqipërisë dhe rolit të Jugosllavisë drejt depërtimit eventual europian në Shqipëri po qe se kjo do të pranohej nga Tirana zyrtare, e kisha paraparë të ndërlidhura me druajtjen e publicistëve gjermanë të shfaqur ditëve të fundit në dy gazetat kryesore gjermane, se ato mund të prodhonin efekte të kundërta, siç kishte ndodhur në të vërtetë. Mbase i informuar mirë nga përvijimet e fundit të shfaqura në shtypin gjerman, Vili Brant do të theksojë se ajo që mund të ishte dukur si ndërlidhje e zhvillimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk kishte të bënte me kurrfarë kushtëzimesh ndaj Shqipërisë që të pranonte modelin vetëqeverisës jugosllav, meqë fjala ishte për dy shtete sovrane, por krahasimi lidhej me krijimin e rrethanave për investime të jashtme edhe në Shqipëri të ngjashme me atë që tashmë ekzistonin në Jugosllavi, ku rregullativa ligjore dhe infrastruktura ekonomike lejonte investimet e huaja, lidhjen e kontratave afariste me partnerët perëndimorë si dhe krijimin e firmave të përbashkëta siç ishin ato jugosllave-gjermane dhe jugosllave-italiane për prodhimin e automobilave dhe të ngjashme. Vili Branti nuk deshi të fliste tjetër rreth kësaj çështje pos të shtojë se respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë, siç respektonte edhe atë të Shqipërisë, për të theksuar se Kosova dhe statusi i saj në përbërje të shtetit jugosllav mbeteshin çështje të brendshme të këtij vendi që shpresonte se zhvillimi i mëtutjeshëm i vetëqeverisjes ishte në gjendje t’u jepte përgjigje pozitive edhe atyre çështjeve që shfaqen si ngarkesa historike nga e kaluara... Në frymën e këtij blic-brifingu m’u duk se ishte edhe letra falënderuese që ma kishte dërguar për librin që ia kisha dhuruar (romanin “Matanëkrena”)

40 kur më kishte pritur. Më shkruante se “Gëzohem që në bibliotekën time për herë të parë gjen vend një libër shqip i një autori shqiptar nga Kosova, të botuar në Kosovë, ku tashmë identiteti nacional juaji ka gjetur shprehje të plotë”. Letra falënderuese e Brantit, si dhe letrat e ngjashme me falënderime që kisha marrë nga kancelarët gjermanë, përfshirë ato të Helmut Shmitit, Helmut Kolit, Gerhard Shrëderit dhe të Angela Merkelit, me të cilët gjatë karrierës sime të gazetarit dhe të publicistit në Gjermani kisha pasur rastin të takohesha dhe që të gjithëve u kisha dhuruar diçka na veprat e mia bashkë me të ndonjë autori tjetër shqiptar, ku Kadare ishte i pashmangshëm - thuajse t’i kishte shkruar e njëjta dorë - ruajnë theksimin e “gjetjes së plotë të identiteti nacional”. Po atë ditë, byroja për shtyp e Brantit kishte dhënë një kumtesë në të cilën theksohej përkrahja e socialdemokratëve gjermanë për kursin vetëqeverisës jugosllav, që si thuhej, shihej si bazë e mirë e zhvillimeve të bashkësisë jugosllave mbi parimet e bashkëpunimit të hapur ekonomik dhe politik pa kurrfarë kufizimesh me vendet e tjera. Njëherësh, në atë kumtesë theksohej se në pakon zhvillimore rajonale kishte vend edhe për Shqipërinë, dhe shpresohej se ajo do t’i përgjigjej pozitivisht ofertës europiane. Kumtesa e njeriut të parë të socialdemokracisë gjermane dhe ideatorit të frymës së bashkëpunimit ndërkombëtar mbi bazën e realiteteve tashmë të vendosura, do ta zhvlerësojë shkrimin tim të paraparë për “Rilindjen” ende pa e vënë në tikerin e teleksit që gazetarët e huaj të akredituar në Bon e shfrytëzonin në byronë e shtypit të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Tupenfeld, që gjendej në qendër të kancelaramtit. Ishte agjencia jugosllave TANJUG ajo që në raste të tilla kishte fjalën kryesore, e cila me kumtesën speciale nga Boni, shkrimin tim për “Rilindjen” nga biseda me Vili Brantin “ta nxjerrë” nga gazeta kur ishte bërë gati. Si i tillë megjithatë mbeti në dosjen e “limiteve” që i shfaqen gazetarit në rrethana të tilla. Edhe pse ishte më se e qartë se kumtesa për shtyp e Vili Brantit rreth Jugosllavisë dhe përkrahjes asaj, ku për herë të parë ishte përfshirë edhe ftesa që i bëhej Shqipërisë për të marrë pjesë në pakon ekonomike europiane dedikuar vendeve të rajonit të Europës Juglindore, dukej si një thirrje e moderuar Beogradit dhe Tiranës për bashkëpunime me interes të përbashkët, ajo ishte më shumë se aq. Në të vërtetë atë duhej kuptuar që shfaqte shqetësimin në rritje të së majtës liberale të udhëhequr nga socialdemokratët gjermanë rreth sfidës jugosllave dhe asaj shqiptare, kur dihej se Titoja ishte i sëmurë dhe numëronte ditët e

41 fundit, gjë që shumëçka e asaj ngrehine aq shumë të përdorur në skenën ndërkombëtare të dyzet vjetëve të fundit si tampon strategjik i vendosur midis dy superfuqive dhe blloqeve antagoniste vihej në lojë. Dhe kur dihej se edhe Enver Hoxha, nga diabeti, gjithnjë e më shumë humbte mbikëqyrjen në Shqipëri, gjendja e së cilës, në ato rrethana, nuk mund të vazhdonte gjatë, atëherë parashikimet e skenarëve të zymtë ua zënin vendeve parashikimeve pozitive siç dëshironte t’i shihte e majta gjermane, veçmas kur ishte fjala për vazhdimin e detantit sipas kutit të saj, që ai të shikohej jo si ndryshim i gjendjeve, por si bashkëjetim i tyre, pikëpamje kjo që Branti thuajse e kishte kthyer në emërues të asaj që merrej si politikë reale. Vlerësohej se destabilzimi i këtyre vendeve socialiste, njërit me socializëm liberal dhe tjetrit të izoluar fare dhe me një diktaturë të egër staliniste, do të paraqiste grusht edhe për politikën gjermane të detantit, e cila rezultate e saj i maste edhe me klimën e shtendosjes gjermano-gjermane. Taktizimet e Brantit në opinion rreth përkrahjes kursit vetëqeverisës jugosllav, edhe atëherë kur dukej se ishin çështje rutine si dhe heshtja parimore e politikës zyrtare gjermane ndaj kësaj çështje, megjithatë në planin shtetëror dhe atë të marrëdhënieve bilaterale me Beogradin, përkundër sukseseve në fushën e bashkëpunimit ekonomik - ku Gjermania me gjashtë miliardë marka të eksportit në Jugosllavi paraqiste partnerin e parë tregtar të këtij vendi në rajon, siç paraqiste edhe Jugosllavia me katër miliardë marka një eksportues të rëndësishëm në tregun gjerman – lenin për të kuptuar se rreth disa çështjeve politike përfshirë këtu edhe ato që kishin të bëjnë me gjendjen kushtetuese të federatës jugosllave, nuk ishin përherë të përcjella me pajtime, siç delte nga kumtesat e përbashkëta zyrtare. Kjo vlente veçmas për Kosovën, e cila që nga vizita e kancelarit Helmut Shmit në Beograd në majin e vitit 1977, kur do të takohet me Titon dhe nga ana e kancelarit gjerman do t’i bëhej me dije se ngritja e statusit të Kosovës në shkallën e republikës do t’i shkonte për shtati forcimit të mëtejshëm të federatës jugosllave, ajo do të fitojë atë tretman, edhe pse asaj nuk do t’i bëhej farë jehone në opinion edhe atëherë kur kjo provokohej nga shtypi kureshtar, apo edhe ai analitik, që tashmë këtë çështje e kishte vënë në shoshë dhe përqendrimin mbi të e shihte si gurë sprove të mbajtjes apo shembjes së saj përballë sfidave që e prisnin pas kohës së Titos, që ishte në përfundim e sipër. Liderët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Horst Emke, Egon Bar, Oskar Lafonten, Klose dhe të tjerë nga radhët e socialistëve të rinj, që kishin lidhje shumë të ngushta me liderët e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ku ata ishin mysafirë të shpeshtë të fondacioneve të rëndësishme gjerman,

42 gjatë bisedave me gazetarët e huaj kureshtarë për të ditur sa më shumë për Jugosllavinë dhe të ardhmen e saj me shumë pikëpyetje të hapura, e pranonin qëndrimin partiak se ngritja e Kosovës në nivel të republikës në federatën jugosllave nuk ishte më temë tabu. Asaj tashmë i ishte hequr anatema e paprekshmërisë , siç kërkohej nga politikanët e lartë jugosllav nga radhët e serbëve, për t’u bartur tek shqyrtimet e niveleve të ndryshme politike dhe ato të rregullta dhe të ndërsjella vjetore që mbaheshin në rangun e ministrave të jashtëm të dy vendeve. Egon Bar, që ishte përgjegjës për marrëdhëniet me vendet lindore dhe njihej si përkrahës i madh i politikës së Titos, gjatë një bisede thuajse spontane në “Presseclub” të Bonit pas premierës së filmit “Gjermania në vjeshtë” të regjisorit Rajner Maria Fasbinder, do të pranojë se pas vizitës së kancelarit Shmit në Beograd dhe takimit me Titon, e majta gjermane jo rastësisht është fokusuar kah çështja e Kosovës, si një pikë e mundshme e krizës së ardhshme, ngaqë dualizmi i statusit të saj kushtetues mund të kthehet në mollë sherri midis shqiptarëve dhe serbëve, por edhe të tjerëve që nuk mund të shikojnë sikur nuk ndodh asgjë në çatinë e përbashkët. Bar do të pranojë se rreth kësaj çështje ka biseduar disa herë me Stane Dollancin, me Vladimir Bakariçin, po edhe me Petar Stambolliqin, Drazha Markoviqin dhe të tjerët, me ç’ rast druajtja i bëhej edhe më të madhe nga opinionet e ndryshme të liderëve jugosllavë që shkojnë nga rezervat rreth kësaj çështje dhe ato që arrijnë deri tek mospajtimet e hapura. Dilemën jugosllave për Kosovën, që pranohet por nuk kthehet në çështje shqyrtimi, Egon Bar do ta arsyetojë me këto fjalë: “Duket se Kosova shfaqet si një metaforë mbi të cilën mbështeten si shpresat, si edhe dyshimi ndaj të ardhmes?... Për këtë janë të vetëdijshëm që të gjithë, por që çuditërisht askush nuk merr guximin që t’i afrohet si duhet... Madje, edhe Tito, sikur heziton të shkojë më tutje?...” Në reagimin tim “se mos nga karta e Kosovës që të futet në lojë para kohe që të gjithë kanë njësoj frikë ngaqë ajo sjellë shumë të panjohura, sidomos ato me të cilat nxirret në skenë kompleksiteti i çështjes shqiptare në një plan më të gjerë”, Egon Bar do të përgjigjet se në të vërtetë aty konsiston shqetësimi i tyre. Politikani Klose, njëri ndër liderët e gardës më të re të socialdemokratëve, i cili ishte treguar shumë i suksesshëm sa të arrijë të zgjidhej prefekt i Hamburgut dhe me të drejtë llogaritej njëri ndër trashëgimtarët e Brantit në krye të partisë, kishte bindjen se Kosova dhe problematika e saj do të vegjetonte, ndër të parat në krizë të hapur pas largimit të Titos nga timoni i

43 vendit, jo vetëm pse kishte mbetur i pazgjidhur statusi i saj përfundimtar, por edhe më tepër pse ajo nyje shumanshëm do të shfrytëzohet nga ata që duan ta rrënojnë Jugosllavinë e Titos, që ajo, me vetëqeverisjen, të mos funksionojë më si model i socializmit liberal e as Jugosllavia të mos mbetet qendër e vendeve të painkuadruara, si fuqi e rëndësishme ndërblokiste që i kishte shërbyer paqes botërore. Politikani i moderuar, ndër faktorët e interesuar për destabilizimin e Jugosllavisë do ta përmend Bashkimin Sovjetik dhe agjenturat e tij në Beograd, siç i cilësoi unitaristët e njohur që nga informbyroistët, rankoviqistët dhe ultrashovenistët e mundur nga Tito, të cilët do të presin çastin e duhur që të marrin hak. “Karta e Kosovës nga rusët do të mund të shfrytëzohet dyanshëm: edhe nga ana e shqiptarëve, e edhe nga ana e serbëve. Të parët e kanë modelin e Enver Hoxhës dhe të dashurisë për të, që Moskës në rrethana të caktuara do t’i hynte në punë si një karrem i mirë për t’i kthyer kah qëllimet e saja. Ndërsa të dytët, do të ngrihen me parullat se Jugosllavia e Titos serbët i ka dëmtuar, duke ua marrë Kosovën, që njësoj do të jetë e dobishme për rusët t’i fusin gishtat në atë pjesë...” Hors Emke, megjithatë, sa i përket rrezikut rus dhe përzierjes së mundshme të Moskës në krizën jugosllave, që mund të pasonte pas kohës së Titos, kishte mendim paksa ndryshe nga kolegu Klose. Sepse, ai i besonte shumë asaj që e quante “vetëdije vetëqeverisëse të shoqërisë jugosllave”, që sipas tij mund të funksionojë edhe pas Titos. Besimi i tij mbështetej kryesisht në strukturën ekonomike të Jugosllavisë, që u ishte nënshtruar rrethanave të ekonomisë së tregut dhe ishte e lidhur me partnerë të fuqishëm të jashtëm perëndimorë, por njëherësh mbështetej edhe te favoret që të ruhej mosinkuadrimi blokist, që Jugosllavisë i vinte si një privilegj i madh, duke e ngritur atë në faktor botëror të një rëndësie të madhe, që në të vërtetë asaj i kishte sjellë edhe përfitime tepër të mëdha në planin ekonomik, qoftë pse kishte pushtuar tregjet e vendeve të botës së tretë, qoftë pse në emër të ruajtjes së të painkuadruarve që të mos bien nën ndikimet e sferës sovjetike, perëndimi e kishte stimuluar me ndihma dhe kredi teje të volitshme, të cilat ishin investuar në ekonomi, por edhe në ngritjen e infrastrukturës së mirëqenies së përgjithshme, e cila në disa segmente ua kalonte edhe disa vendeve europiane. Së fundi, këta faktorë, për ideologun Emke mjaftonin që edhe faktori i jashtëm, veçmas ai perëndimori, ta ruajë pozitën e deritanishme të Jugosllavisë, edhe po qe se brenda për brenda saj qendrat e caktuara të krizës, do të mund të aktivizoheshin, ku fuqia e rusofilëve serbë dhe malazias ishte e dukshme, po nuk duhej harruar as shqiptarët që kërkonin bashkimin e

44 tyre dhe barazinë dhe se kjo prej nacionalistëve do të mund të shfrytëzohej për hapjen e çështjeve të tjera. Gjatë një darke pune me gazetarët e huaj të akredituar në Bon, Emke, të ashtuquajturën “vetëdije vetëqeverisëse” do ta ngritë në piedestal, duke theksuar se ajo në Jugosllavinë shumëkombëshe ka gjetur ambientin më të përshtatshëm për të dhënë dëshmimin historik në të gjitha planet. Në pyetjen e korrespodentit të agjencisë Reuters, se mos ajo që ai e shihte si “vetëdije e qëndrueshme vetëqeverisëse”, mund të rrezikohet nga brenda nga serbët e pakënaqur me Titon pse ua ka shkëputur Kosovën, dhe se për këtë ata mund të llogarisin në përkrahjen e Moskës, e cila është si shumë e interesuar që modeli socialist me fytyrë njeriu, si quhej në perëndim, të komprometohej ku edhe e kishte burimin, Emke tha se serbët mund të mos pajtohen me statusin e Kosovës në federatë, por e dinë se po u rrezikua modeli i vetëqeverisjes bie edhe ngrehina e gjithmbarshme e shtetit jugosllav, që paraqet interesin më të madh nacional të vetë serbëve, i cili edhe në kushtet e një barazie atyre ua ruan pozitën e popullit të privilegjuar. Pandehën e fundit e ilustroi me një thënie të Mahmut Bakallit gjatë takimit të fundit me të në Beograd, ku ai ia kishe pranuar se ishte për t’u pritur që forca të caktuara unitariste serbe do të bëjnë përpjekje ta destabilizojnë vendin, siç kishin tentuar pareshtur që nga shkëputja me rusët në vitin 1949 dhe pas plenumit të Brioneve të vitit 1966, pastaj në vitin 1971 kur në Budvë të Malit të Zi do të kapet një organizatë staliniste ruse e udhëhequr nga disa profesorë të Universitetit të Beogradit dhe disa gjeneralë të pensionuar të Titos, por nuk ia kanë dalë dhe nuk do t’ia dalin ngaqë janë forcat progresive brenda për brenda Serbisë që nuk do të lejojnë kurrfarë përpjekje për ndonjë përmbysje, sepse në radhë të parë ajo dëmton interesat e tyre strategjike nacionale... Bakalli i kishte thënë se serbët pa Jugosllavinë nuk paraqesin kurrgjë në Ballkan... Por në pyetjen time që do t’ia shtroj Emkës se mos Bakalli kur kishte deklaruar ashtu e kishte thënë gjysmën e të vërtetës, ngaqë edhe ai e dinte fare mirë se serbët përnjëmend pa Jugosllavinë nuk paraqesin gjë, por që ata do ta shfrytëzonin pikërisht atë Jugosllavi dhe forcën e saj për qëllime të veta antijugosllave të maskuara me dashurinë dhe gjoja mbrojtjen e Jugosllavisë nga armiku i brendshëm, Emke do ta pranojë se këtë as që kishte dashur ta dëgjonte as nga Bakalli dhe as prej askujt tjetër, meqë nuk dëshironte të besonte se ata që kanë përpara opsionin e mirë dhe të keq, në vend se të përcaktohen për të mirin zgjedhin të keqin... Vite më vonë, në Prishtinë, kur Bakalli dilte ndonjëherë në kafe “Elida” dhe ndërronte muhabete me ndonjë nga gazetarët apo shkrimtarët e

45

“Rilindjes”, që njihte, do të bisedojmë rreth takimit me Horst Emkën, zëvendësin e Brantit dhe ideologun e rëndësishëm të socialdemokratëve gjermanë. Do t’ia përmend ato që ia kishte zënë ngojë rreth asaj se Serbia nuk paraqiste gjë pa Jugosllavinë dhe se nuk duhej pasur frikë se Serbia do ta dëmtonte Jugosllavinë. Bakalli edhe atëherë e edhe më vonë, kur thuajse Beogradi ishte armiqësuar me të gjithë dhe ndodhej para shthurjeve të brendshme, me elokuencën e politikanit diplomat, do të mbrojë bindjen se Serbia pa Jugosllavinë do të margjinalizohej dhe do ta humbte rëndësinë e vet, gjë që shqiptarëve do t’u shkojë për shtati. Thoshte se shumë nga politikanët serbë që njihte kishin këtë mendim dhe ata frikësoheshin që një ditë, ndonjë rrugë nacionaliste do të dilte në skenë dhe do të nxiste çmendinë vetëvrasëse serbe. Madje, Bakalli thoshte se disa herë rreth kësaj kishin biseduar edhe me Titon, i cili i kishte thënë se nëse serbët do t’i kthehen marrëzisë nacionaliste, atëherë do ta vuajnë me kokë. A thua mund të besohej që një politikan dinak dhe tejet pragmatik siç ishte Tito, një projekti shtetëror, politik dhe diplomatik në të cilin kishte investuar aq shumë, t’ia shihte fatalitetin në vend të perspektivës?...

Maturia e demokristianëve dhe dinakëria e liberalëve

Nëse mund të thuhet se qëndrimi i të majtës socialdemokrate gjermane rreth të ardhmes së Jugosllavisë, aty nga fundi i viteve të shtatëdhjeta, gjithnjë e më shumë do të lidhet me shqetësimin e fatit të saj pas Titos, ku Kosova parashihej si një pikë krize po qe se asaj nuk do t’i jepej statusi i njësisë së barabartë në federatë, pra i republikës, dhe ata pak a shumë, do t’i besojnë iluzionit se në rrethanat e reja, në mos nga brenda, atëherë nga jashtë, që serbët dhe shqiptarët do të detyrohen të gjejnë një kompromis, demokristianët e Helmut Kolit, të cilët dy herë radhas do t’i humbin zgjedhjet në duel me socialdemokratët e Brantit, si parti opozitare, përpiqeshin të tregoheshin të matur. Hiq deponimet e liderit të partisë simotër nga Bavaria, Franc Jozef Shtrausit, i cili do ta fokusojë Shqipërisë dhe shqiptarët si partnerë të mundshëm të Perëndimit - me çka faktikisht rrënjësisht do të ndryshonin stereotipat e konfigurimeve strategjike perëndimore në Ballkan që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e tutje të cilat Jugosllavinë e kanë shikuar si partner kryesor në këtë hapësirë, gjë që pas njëzet vjetësh kjo do të tregohej si largpamësi e jashtëzakonshme politike - e djathta gjermane, sikur nuk do të shqetësohet gjithaq me atë që ndodhte dhe mund të ndodhte në Jugosllavi pas Titos. 46

Helmut Koli, i dhënë pas përkushtimit që në zgjedhjet e ardhshme Unioni Demokristian (CDU) bashkë me Social të Krishterët e Bavarisë (CSU) të fitojnë postin e kancelarit - në garën e të cilit për herë të parë ndodhej Franc Jozef Shtrausi, dhe njëherësh i përcaktuar për besueshmërinë ndaj Aleancës Veriatlantike, si garant i Gjermanisë në rrethanat e bipolaritetit dhe të vazhdimit të luftës së ftohtë, pasojat e të cilës më së shumti rendonin Gjermaninë e ndarë me Murin e Berlinit - vlerësonte se fati i Jugosllavisë ishte i lidhur ngushtë me fatin e bipolaritetit në përgjithësi. Çastin që një ditë do të ndryshojnë rrethanat, atëherë edhe Jugosllavia si vend neutral midis dy blloqeve antagoniste dhe lider i lëvizjes së të painkuadruarve do ta humbë rëndësinë e vet. Ideologu kryesor i së djathtës, Hajnrih Gaisler, sekretar shumëvjeçar i CDU-së dhe njëri prej arkitektëve të saj të rëndësishëm, para tridhjetë vjetësh do të deklarojë se “kur të bie Muri i Berlinit mund të bie edhe Jugosllavia”. Kjo ishte përcjellë me shumë reagime nga e majta, por edhe nga qarqet e tjera politike perëndimore, të cilat nuk kishin interes të hynin në spekulime të tilla. Politologu Geisler, me elegancë do të përgjigjej se çështja e rënies së Murit të Berlinit, edhe nga përkrahësit e tij më të zjarrtë, siç ishte Erih Honekeri, kryetar i Gjermanisë Demokratike, dhe ithtarët e tij fanatikë që besonin se Gjermania Lindore ishte krijesë e përhershme, nuk përjashtohej, por mbeteshin rrethanat që atë do ta hiqnin fare ose do ta zhvlerësonin sa të kthehej në një atraksion turistik, ku disa nënkuptonin bashkimin gjerman, ndërsa të tjerët shtendosjen, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe të ngjashme. Ndërsa rreth mundësisë që edhe Jugosllavia të bie bashkë me Murin, do të thotë se kjo rënie nuk do të thotë rënie e shtetit jugosllav, e as shkatërrim i tij, por fjala është për rënie të ndikimit në sferat ndërkombëtare si tampon zonë midis blloqeve antagoniste, ku është e natyrshme që ajo të mos shfaqet më si qendër balancimi. Edhe pse nga Egon Bar, kontrahendi partiak na radhët e të majtës, do të quhet “shakaxhi”, në një studim të botuar në revistën “Ost-West Forschungen”, do të përpiqet që t’u bëjë një analizë rrethanave ndërkombëtare të cilat, në një të ardhme jo fort të largët, do të çojnë te rënia e bipolaritetit blokist e me këtë edhe te ndryshimet në skenën politike europiane dhe botërore, ku Jugosllavia, në mungesë të përkrahjes ndërkombëtare, do të përballet me realitetet që mund ta nxjerrin nga binarët e deritanishëm, qoftë në kahun pozitiv qoftë negativ. Duke mos mohuar se përvoja shumëvjeçare vetëqeverisëse Jugosllavinë e ka kthyer në një vend socialist liberal me mirëqenie sociale dhe ekonomike të ngjashme me atë të

47 shumë vendeve perëndimore, megjithatë, në një të ardhme, mbetjen në këtë kurs duhet ta përballojë me dy sfida të mëdha: atë të transformimit të vetëqeverisjes në një ekonomi të lirë të tregut dhe, të zgjidhjes së problemit të Kosovës, nga plani ekonomik e deri te ai politik, që ajo të mos paraqesë shqetësim as për shqiptarët e as për serbët. Kjo sa i përket kahut të mundshëm pozitiv. Ndërsa sa i përket kahut negativ, Gaisler do të përmendë heqjen e dorë të detyrueshme nga vetëqeverisja, që do të mund të pasonte nëse Jugosllavisë do t’i mungonte ndihma e madhe ekonomike nga jashtë, në formën që e kishte gëzuar për vite me radhë me tretmanin e vendit të painkuadruar, por do të përmend edhe krizën ndërnacionale, ku krahas atyre që i quan paqartësi të Kosovës, në pah do të dalë konflikti historik midis serbëve dhe kroatëve, meqë të parët, pra serbët që mund t’i kenë krah malaziasit po edhe maqedonët, do të përpiqen që vendin ta kthejnë kah lindja, në drejtim të Rusisë, ndërsa të dytët, kroatët bashkë me sllovenët po edhe shqiptarët, hungarezët dhe të tjerët nga pakicat e popujve të Jugosllavisë, do të kërkojnë Perëndimin, dhe kjo nuk mund të bëhet ndryshe pos me dhunë. Helmut Koli, megjithatë, ishte i përmbajtur nga çfarëdo deklarate për Jugosllavinë dhe fatin e saj. Thoshte se ajo është interes perëndimor, dhe si e tillë edhe gjerman, por nuk merrej me atë se çfarë mund të ndodhë te nesër me të, ngaqë e djathta gjermane, qoftë pranimin e realiteteve të reja europiane rreth të cilës punonin aq shumë socialdemokratët në krye me Brantin, qoftë atmosferën e shtendosjes ndërblokiste që e ndiqnin amerikanët, nuk e merrnin për fjalë të fundit, nëse me to anashkalohet apo harrohet çështja e bashkimit gjerman. Kjo sjellje sigurisht se i kishte edhe arsyet e veta. Nxënësi i zellshëm i kancelarit të parë gjerman të pasluftës Konrad Adenauerit, i cili kishte merita të mëdha që Gjermania e pasluftës, e shkallmuar dhe e ndarë, brenda njëzet e pesë vjetësh ishte ngritur nga hiri dhe ia kishte dalë të kthehet në një lokomotivë ekonomie europiane dhe botërore madje, edhe më tutje mendonte se Gjermania kishte nevojë që të përballonte ndarjen blokiste dhe atë ideologjike dhe t’i flakte limitet që edhe më tutje ia ngushtonin hapësirën e sjelljes në planin e brendshëm por edhe atë të jashtëm. Ndryshe nga e majta socialdemokrate, e cila me të ashtuquajturën kthesë historike kah lindja të Vili Brantit, kishte pranuar realitetet e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, bashkë me ndarjen gjermane, pasojat e së cilës thuhej se duhej përballuar me bashkëpunim të ndërsjellë të ngjashëm me teorinë e frymës së integrimeve të përbashkëta që sillej dhe mbështillej nëpër tryezat e bisedave të pacifistëve

48 të shumtë dhe realistëve të tjerë, Helmut Koli do të sillet në përputhje me realitetet e krijuara, por pa i pranuar asnjëherë si fakte të kryera. Motoja e tij e përhershme do të jetë se gjermanët janë të ndarë, por duhet të bëjnë çmos që të bashkohen. Ata që e kanë humbur luftën duhet ta fitojnë paqen. Edhe pse në Lindje, nga Honekeri do të quhet njeri i së kaluarës dhe madje jo rrallë edhe do të anatemohet “njeri i luftës dhe i mbetjeve nazi-fashiste”, ndërsa as nga brenda, nga e majta nuk do të kursehet prej fishkëllimave se “pengonte integrimet e natyrshme gjermane” dhe të ngjashme, gjithnjë i mësuar nga Konrad Adenaueri, fitoren e paqes do ta shohë ngushtë të lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik nga brenda dhe në bashkëveprim me Aleancën Veriatlantike nga jashtë. Kishte bindjen se nga ky përcaktim Gjermania një ditë do të jetë në gjendje ta kthejë krenarinë e humbur, bashkimin, por edhe vendin që i takon në sofrën ndërkombëtare deri te ajo e vendosjes. Nga ky përcaktim Helmut Koli nuk do të heqë dorë edhe atëherë kur Vili Branti, pasi ta ketë fituar postin e kancelarit gjerman, në vitin 1972 do të promovojë doktrinën e pajtimeve historike me anën e pranimit të realiteteve të vendosura në lindje pas luftës së dytë botërore dhe për këtë do të shpërblehet edhe me çmimin Nobel për paqe. Nga ky përcaktim nuk do të heqë dorë edhe atëherë, kur pas nënshkrimit të kartës së Helsinkit, praktikisht Boni zyrtar njihte ekzistencën e Republikës Demokratike të Gjermanisë. Dhe me të drejtë madje, sepse mund të thuhet se ky përcaktim dhe kjo rrugë, megjithatë, Kolin, do ta çojë deri aty sa në vjeshtën e vitit 1989 t’ia japë atë shtysën e fundit rrëzimit të Murit të Berlinit me çka do të pasojë bashkimi paqësor i Gjermanisë, ngjarje kjo fatlume jo vetëm për gjermanët por edhe për gjithë botën, që një nga një por pandalshëm do të kushtëzojë ndryshimet historike, përfshirë këtu rënien e Traktatit të Varshavës dhe shpërbërjes së imperisë së kuqe sovjetike, pa përjashtuar këtu edhe fillimin e rrënimit të Jugosllavisë, pikërisht në atë kahun që vite më parë ia kishte paraparë Hajnri Gaisler, kur fatin e saj do ta shohë të lidhur me rënien e Murit të Berlinit. Megjithatë, nga ato që u thanë deri më këtu duket se Helmut Koli, i cili në vitin 1981, do të fitojë postin e kancelarit gjerman dhe për më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet, do të qëndrojë në të duke thyer edhe rekordin e mësuesit të tij Konrad Adenauerit, nuk ka qenë gjithaq i preokupuar as për Shqipërinë e as për Kosovën. Si gazetar dhe publicist që ka përcjellë pareshtur për tre decenie skenën politike gjermane dhe disa herë ka pasur rastin të takohet me Helmut Kolin, si opozitar, si kancelar të bashkimit gjerman dhe së fundi edhe si kancelar i

49 të gjithë gjermanëve, për ta përcjellë karrierën e tij politike nga lideri lokal, kur ishte kryetar i landit të Baden Wyrtenbergut dhe prej andej do të ngjitet në kreun e Unionit Demokristian, pa hamendje mund të thuhet se Helmut Koli mund të llogaritet ndër dashamirët e Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi, por që rolin dhe vendin e saj e ka pa në përputhje me zhvillimet e kohës, gjithnjë duke u përpjekur ta animojë e edhe ta kthejë, së pari në një interes europerëndimor e pastaj gjerman. Gjatë takimit të parë në fillim të vitit 1977 në selinë e Partisë Demokristiane në Bon, në darkën me gazetarët e akredituar nga vendet e Europës Juglindore, me rastin e prezantimit nga kryetari i shoqatës së gazetarëve të huaj, Helmut Kol do të kërkojë të dijë se çfarë do të thoshte “Rilindja” në gjuhën gjermane dhe, po ashtu do të kërkojë të dijë se, si gazetë e përditshme në gjuhën shqipe, sa ishte e pranishëm edhe jashtë Kosove, në pjesët e tjera të Jugosllavisë, por do të ma shtrojë pyetjen rreth asaj se a depërtonim edhe në Shqipëri? Përgjigjet do t’i dëgjojë me vëmendje dhe do të falënderohet për ato që tha se nuk i kishte ditur deri më atëherë. Herën tjetër Kolin do ta takoj në një simpozium që organizonte Fondacioni “Konrad Adenauer” në Sigburg afër Bonit me temën “Proceset e integrimeve europiane të para nga këndvështrimi i përballimit të ndarjeve blokiste”. Pasi që aty në diskutim kisha shtruar nevojën që integrimet e ngjashme të përfshijnë edhe ato ndërshqiptare në Ballkan, jo vetëm në fushën e bashkëpunimit kulturor, që tashmë kishte filluar midis Tiranës dhe Prishtinës dhe si fryt i saj ishte edhe pranimi i gjuhës së përbashkët letrare dhe i normës së saj në Tiranë, në Prishtinë dhe Shkup, por të përfshinin edhe lëmenjtë e tjerë, dhe se fryma europiane në këtë drejtim mund të ndihmonte shumë, gjatë pushimit, kur po pinim kafe, Helmut Koli më përgëzoi për ato që kisha thënë aty dhe kërkoi të dinte diç më shumë rreth gjuhës së përbashkët letrare dhe normës së saj, duke u interesuar për qëndrimet zyrtare të Tiranës dhe të Beogradit rreth kësaj çështje. Kur ia bëra me dije se me këtë rast dallimet tepër të mëdha ideologjike midis Tiranës dhe Beogradit nuk kishin luajtur kurrfarë roli dhe se në nënshkrimin e konventës së gjuhës, krahas gjuhëtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, kishin marrë pjesë Enver Hoxha dhe përfaqësuesi i Lidhjes Socialiste të Jugosllavisë, shqiptari Ismail Bajra, i cili kishte kryesuar delegacionin e Kosovës në Tiranë, Kolit tha se këtë nuk e kishte ditur. Gjatë fushatës zgjedhore për kancelar të Gjermanisë, ku ai në garë me Helmut Shmitin përkrahte kandidatin e përbashkët të CDU/CSU Franc Jozef Shtrausin, i cili do ta lërë paksa në hije, do të kem rast që disa herë ta takoj

50

Kolin, i cili, si shumëkush nga radhët e të djathtës, kishte frikë se zgjedhjet me Shtrausin mund të humbeshin, por ato mbase një herë e përgjithmonë do të hiqnin nga rendi i ditës ambiciet e simotrës bavareze për post të kancelarit, që ashtu edhe do të ndodhë. Sikur të kishte regjistruar përhershëm diskutimin tim në simpoziumin e Sigburgut, vazhdimisht më pyeste rreth asaj si shkonte bashkëpunimi kulturor me Shqipërinë. Vite më vonë, kur në Bon, me rastin e shënimit të ditëlindjes së pesëdhjetë të ministrit të jashtëm gjerman Klaus Kinkel në hotelin “Maritim” , papritmas do të më hetojë dhe pas përshëndetjes, shprehu brengosje për atë që po ndodhte në Kosovë. “Të shpresojmë se ajo çmendi do të marrë fund një herë “, tha gjithë mëdyshje dhe u largua në morinë e të ftuarve që kremtonin me gotat e shampanjës. Partia Liberale e themeluar nga intelektuali i njohur gjerman Fridrih Nauman dhe më vonë e udhëhequr me sukses nga Valter Shell dhe Hans Ditrih Gënsher, një parti e vogël në numër, por e fuqishme për nga ndikimi politik, që do të pasqyrohet me posedimin e çelësit të qeverisjes kur partive të mëdha popullore, demokristianëve dhe socialdemokratëve, do t’u mungojë shumica, siç do të ndodhë nga gjysma e viteve të gjashtëdhjeta, pasi që e djathta e udhëhequr nga kancelari Konrad Adenauer do ta humbë besimin e shumicës pas katërmbëdhjetë vjetësh dominimi të demokristianëve, pra kjo parti e balancimeve të brendshme politike gjermane, Jugosllavinë dhe rolin e saj nuk do ta shikojë as nga dioptria konzervative e as nga ajo majtiste, ku ajo, në njërën anë shihej si prodhim i raportit të forcave ndërkombëtare, ndërsa në anën tjetër si realitet i një zhvillimi historik me ndikim pozitiv. Meqë gjatë viteve të shtatëdhjeta, resorin e politikës së jashtme në koalicionin midis socialdemokratëve të Bandit dhe të Liberalëve të Valer Shellit e kanë udhëhequr të dytët, por në të vërtetë qëndrimi ndaj vendeve lindore nga socialdemokratët më shumë është parë si çështje e preokupimit të tyre të përhershme, ku Vili Branti përherë ka treguar një përkujdesje të veçantë, kjo si duket, ua ka lehtësuar punën liberalëve që gjithaq të mos merren me Jugosllavinë me ndonjë përkushtim të veçantë. Edhe pse më vonë, në vitet e tetëdhjeta kjo do t’u kalojë në afinitet saqë shumëçka e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, sidomos njohja dhe pranimi i Kroacisë shtet i pavarur në vitin 1992 do t’u atribuohet atyre dhe veprimet e Gënsherit madje në këtë drejtim, krahas akuzave që do t’i vinë nga Beogradi, të përshpejtuara dhe krye në vete do të cilësohen edhe nga disa aleatë europianë, në vitet e “paralojës së qetë” të parapërgatitjes së asaj që do të do të kthehet në krizë të thellë rajonale dhe

51 më gjerë, liberalët nuk do të marrin kurrfarë qëndrimi lidhur me të ardhmen e Jugosllavisë. Valter Shell, një kohë ministër i jashtëm në qeverinë e koalicionit me socialdemokratët e më vonë edhe president i Gjermanisë, përveç respektit që do të tregojë për politikën e mosinkuadrimit të udhëhequr nga Tito, thuajse nuk do të tregojë kurrfarë interesimi për tjetër lidhur me shqetësimet dhe ato që tashmë kishin filluar të shtroheshin në tryezat e bisedimeve të partive të mëdha gjermane rreth së ardhmes së Jugosllavisë pas Titos. Duket se në këtë drejtim gjërat do të fillojnë paksa të lëvizin drejt nga pasardhësi i tij Hans Ditrih Gënsher, i cili kishte sens jashtëzakonisht të hollë për nuhatjen e krizave. Politikan i rryer, i cili do të tregojë zhdërvjelltësi të madhe me rastin e atentatit terrorist të palestinezëve gjatë lojërave olimpike që mbaheshin në Munih në vitin 1972 dhe si ministër i brendshëm gjerman, nuk do të lejojë njësitë speciale izraelite antiterroriste të ndërhynin në Munih për t’i çliruar pengjet që mbanin palestinezët, kur do të kalojë në resorin e punëve të jashtme, sigurisht se përvoja në ministrinë e brendshme, do t’i ndihmojë në zanatin e ri, që për arritjen e disa qëllimeve ndonjëherë të jetë i nevojshëm edhe kombinimi i mjeteve të njërës punë me tjetrën. Meqë një pjesë e mirë e karrierës së mëvonshme diplomatike do t’i kalojë duke u marrë me krizat e mëdha të cilat u kanë paraprirë kthesave po ashtu të mëdha historike, siç ishin ato që do të shfaqen në fund të viteve të tetëdhjeta në vendet lindore kur edhe do të bjerë Muri i Berlinit dhe do t’i hapet rruga bashkimit gjerman, edhe krizën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, e cila do të vazhdojë me një luftë shumëvjeçare në Ballkan e cila do të vihet në veprim nga agresioni i armatosur serb ndaj kroatëve, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe së fundi edhe ndaj Kosovës, pra në zhvillim e sipër, do ta shohë si pjesë të koniukturave të larta gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të cilave duhet paraprirë që ato të jenë të mbikëqyrura dhe me fund të parashikueshëm. Natyrisht se marrja me këto kriza, Hans Ditrih Gënsherin pashmangshëm do ta ballafaqojnë edhe me çështjen e Kosovës dhe problematikën e saj, duke e përcjellë atë më për së afërmi kur asaj pak nga pak, do t’i krijohen parakushtet për një vëmendje të tillë. Dhe natyrisht se ishte koha në prag të vdekjes së Titos, aty nga mesi i vitit 1979 dhe fillimi i atij të ardhshmit, kur Gernsheri thuajse për herë të parë do të dalë me shqetësimin për të ardhmen e pasigurt të shtetit jugosllav pas Titos. Në një tribunë ndërkombëtare me temën “Europa dhe sfidat e reja të krizave ndërkombëtare” të mbajtur nga fondacioni “Fridrih Nauman” në afërsi të Petersbergut, pas tjerash, Jugosllavinë do ta fokusojë si vatër të mundshme të krizës së ardhshme të

52 përmasave ndërkombëtare, ani pse tha se këtë nuk do ta dëshironte, ngaqë me të pashmangshëm rrënohet shumëçka e baraspeshës gjeostrategjike dhe gjeopolitike të vendosur me mund të madh gjatë katër decenieve të fundit, që Gjermaninë serish mund ta kthente në një poligon të tyre. Shikuar nga këndvështrimi i brendshëm i raporteve jugosllave që do të mund të venin në sprovë serioze ngrehinën e asaj që kishte krijuar Tito dhe autoriteti i tij politik dhe ai i forcës që e kishte mbajtur, zuri ngoje dy faktorët kryesorë të saj: centralizmin demokratik dhe koncesusin kushtetues në Federatë, që do të mund të ktheheshin në gjeneratorë krize. Këtë të dytin e theksoi në mënyrë të veçantë nga që ai mund të vihej në dyshim nga interpretimi politik në përputhje me raportin e forcave, i cili pas vdekjes së Titos mund të shkojë në drejtim të forcave unitariste dhe kundërshtarëve të praktikës së vetëqeverisjes socialiste nga përkrahësit e saj në Beograd, të cilët edhe më tutje Moskën e shihnin si Mekë pansllave. Ky “insert” nuk kaloi pa reagime të tjera, kështu që çoi ujë në mullirin e atyre të cilët kërkonin që kësaj teme edhe te liberalët t’i hiqej plafi. Dhe, plafi nuk kishte si t’i hiqej më mirë se të prekej vega e kazanit, që për pjesën më të madhe të analitikëve politikë gjermanë pa marrë parasysh taborret prej nga vinin dhe u takonin, ishte Kosova qoftë si plagë e vjetër shqiptaro-serbe, qoftë si problem i pazgjidhur i barazisë së saj brenda për brenda federatës jugosllave, por edhe si çështje thjeshtë sociale, që si më e mbrapambetura dhe e pazhvilluar në të gjitha aspektet, paraqiste një hapësirë të mirë për tronditje sociale, të cilat pastaj do të mund të shfrytëzoheshin edhe për punë të tjera ngado dhe prej kujtdo. Madje, nga disa diskutues, elementi i fundit, pra ai sociali, u shikua si kryesori. Andaj, u kërkua nga Gensheri, por edhe nga qeveria gjermane që koha e mbetur, të shfrytëzohej për investime të sofistikuara perëndimore në Kosovë, me anën e të cilave do të zvogëlohej papunësia, po edhe do të ndikohej që resurset e shumta natyrore që kishte të shfrytëzoheshin për përpunim në Kosovës deri te finalizimi i tyre industrial, dhe jo siç ndodhte, të merreshin me çmime tejet të ulëta si lëndë të para për industrinë e pjesëve të tjera të vendit, ku edhe përpunoheshin dhe pastaj si prodhime i ktheheshin me çmime të larta. Diskutimet e zhvilluara rreth Kosovës dhe ato që u thanë për pasuritë natyrore të Kosovës, që duhej të përdoreshin në radhë të parë për zhvillimin e saj dhe mirëqenien sociale dhe shoqërore në përgjithësi drejt përballimit të hendekut zhvillimor që ekzistonte midis viseve të tjera dhe asaj, më nxitën që të merrja pjesë në diskutim, jo që t’u shtoj apo t’u mungoj diçka atyre që

53 u thanë, por në përputhje me të dhënat që kisha, të jepja një pasqyrë më të detajuar të resurseve të Kosovës, në një mënyrë “të qetë”, të veja në spikamë se Kosova edhe me mënyrën si shfrytëzoheshin nga viset e tjera pasuritë e saj natyrore, jepte pesë herë më shumë se sa merrte prej të ashtuquajturit Fond të Federatës për viset e pazhvilluara dhe Kosovën, i cili ndonëse ndante 0, 66 për qind nga bruto produkti i vendit, nga ai fond megjithatë në Kosovë derdheshin pesë herë më pak mjete se ato që pjesët e tjera të Federatës përfitonin nga pasuritë e Kosovës. Të dhënat, që i zura ngoje vinin nga Enti Federativ i Statistikës së Jugosllavisë dhe i kishte siguruar magazina “Derë Spiegel”, i cili i kishte botuar në një analizë të vonshme në rubrikën e trendëve ekonomike dhe financiare. Diskutimi im, në të vërtetë, do të jetë shkas i takimit të parë me Hans Ditrih Gensherin, me ç’ rast do të më propozojë të pinim kafe në Bon dhe kjo do të ndodhë pas një muaji, por takimet do të vazhdojnë herë pas here, qoftë gjatë konferencave të rregullta për shtyp, po edhe gjatë pritjeve që shtronte për liderët e lartë botëror që i kishte mysafirë të shpeshtë, ku gazetarët e akredituar në Bon kishin vendin e përhershëm në to. Do të takohemi dy herë edhe me rastin e konsultimeve të rregulla vjetore në Bavari, që ministria e jashtme gjermane mbante me ministrinë e jashtme të Jugosllavisë në nivelin më të lartë, të cilat atëbotë kryesoheshin nga kroati Josip Vërhovec, që e njihja që kur ishte drejtor i “Vjesnikut” të Zagrebit dhe kjo gazetë herë pas here, të përkthyera nga gjuha shqipe, botonte ca nga recensionet e mia për librat që i sillte “Rilindja”, pa përjashtuar këtu edhe ndonjë vlerësim për jetën kulturore në Kosovës në dritën e integrimeve shpirtërore ndërshqiptare, që ishin vënë në lëvizje pas bashkëpunimit kulturor dhe atij arsimor midis Prishtinë dhe Tiranës. Takimin e fundit si ministër i jashtëm i Gjermanisë me Gensherin do ta kem në Berlin në maj të vitit 1991 me rastin e pranimit të Shqipërisë në OSBE, kur pas konferencës për shtyp që e kishte mbajtur bashkë me sekretarin amerikan të shtetit Xheims Bejker, do të shtrojë një koktej për pjesëmarrësit e takimit të Berlinit, ku ishin të pranishëm edhe gazetarët që kishin përcjellë punimet e samitit të OSBE-së në Berlin, që për Shqipërinë e kohës së pas diktaturës komuniste kishte paraqitur hapjen e parë të rëndësishme kah bota. Për aq sa mund të bisedohet në një xhurullti të tillë, meqë m’u dha rasti, kërkova të plotësonte përgjigjen rreth pyetjes sime që ia kisha drejtuar gjatë konferencës për shtyp rreth asaj si e shihte të ardhmen e Jugosllavisë në dritën e kërcënimit hegjemonist serb, kur ajo tashmë me

54 rrënimin e autonomisë së Kosovës me dhunë dhe pas shpalljes së Kosovës republikë më dy korrik të vitit të kaluar nga delegatet legjitim të Kuvendit të Kosovës dhe të nxjerrjes së Kushtetutës së Kaçanikut në shtator të po atij viti, nuk ekzistonte më si e tillë çfarë vazhdonin ta shihnin vendet perëndimore. I vetëdijshëm se me atë që kishte thënë pak më parë se “Jugosllavia duhet t’ia kthejë autonominë e mëparshme Kosovës” i kishte ikur përgjigjes së duhur, Gensher thuajse dëshpërueshëm do të thotë se “për fat të keq gjërat shfaqeshin të mjegulluara dhe me pak shpresë”. Por, nga kapërcimi nga njëri bashkëbisedues te tjetri, ma bëri të ditur se nuk do ta kishim të lehtë. Këshilloi se duhej t’i përmbaheshim përcaktimit të filluar të rezistencës me mjete civilizuese. “Durimi dhe mençuria ju shpëton... Të keni kujdes!...” Fjalët për mençurinë dhe durimin si shpëtim gjatë asaj pritjeje i dëgjova të më thuheshin nga shumë anë. Por, përshtypje të veçantë më bënë kur ato m’i thanë Budimir Llonçar, ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë, që përfaqësonte Jugosllavinë në samitin e OSBE-së në Berlin dhe, Ivo Vajgël, zëdhënës i qeverisë jugosllave. I pari më mori ngrykë dhe pasi më pyeti për familjen më tha se nuk ia kishte marrë mendja se do të takoheshim në rrethana të tilla, ani pse edhe hepiendëve nuk u kishte besuar. “Duroni sa më shumë dhe silluni me mençuri, sepse fitorja është e juaja”, më tha thuajse me lot në sy kur u ndamë. Ngjashëm më foli edhe Ivo Vajgël, i cili u nda me urimin që fundi të jetë i mirë, që shtoi se patjetër se do të ishte i mirë, por çështje ishte se a do ta gëzonin ata që më së shumti kishin bërë për të... Me Llonçarin dhe Vajgëlin, njëri kroat dhe tjetri slloven, më lidhnin vitet e para të punës sime si korrespodent i “Rilindjes” i akredituar pranë qeverisë gjermane në Bon. Budimir Llonçar një zotëri elegant, me maniret e diplomatit të rryer, aso kohe ishte ambasador i Jugosllavisë në Bon, ndërsa Ivo Vajgël drejtonte byronë e agjencisë jugosllave të lajmeve TANJUG në Bon. Mund të thuhet, se edhe njëri e edhe tjetri, në raport të përfaqësimit të bashkësisë jugosllave me gjermanët dhe të tjerët, zyrtarisht, por edhe jozyrtarisht, Kosovën vazhdimisht e theksonin si njësi të federatës dhe përpiqeshin që edhe ajo të kishte vendin e vet dhe ta fitonte hisen e duhur në aranzhmanet ekonomike, kulturore dhe sportive, ani pse nuk ka qenë gjithaq e lehtë kur secili veprim i diplomatëve jugosllavë, në mënyra të ndryshme përgjohej nga unitaristët e

55

Beogradi, të cilët kishin pjesëmarrje po edhe ndikim të madh në korin diplomatik jugosllav. Ambasadori Llonçar që nga fillimi më kishte pritur me një përkujdesje të madhe. Midis nesh kishte lindur një afri miqësie e përcjellë me takime të shpeshta kafeje në Bad Godesberg. Dy ishin arsyet e kësaj afrie. Së pari, trajtimi tepër i afërt, mbase përkëdhelës në kuadër të korrespodentëve të mediumeve të tjera që vinin nga qendrat e tjera të Jugosllavisë (ishin gjithsej nëntë gazetarë ndër më të njohurit e vendit: Gjuka Julius nga “Politika” e Beogradit, Gjorgje Zelmanoviq nga “Vjesnik” i Zagrebit, Antun Rupnik dhe Mojca Mugo nga “Delo” e Lubjanës, Munir Asimoviq nga “Oslobogjenje” e Sarajevës, Aleks Bullatoviq nga “Pobjeda” e Titogradit dhe Ivo Vajgël dhe Mirko Iliq i Radio Jugosllavisë). Dhe së dyti, respekti i madh që kishte për shqiptarët, me të cilët thoshte se kishte disa lidhje familjare, por edhe aso shoqërore ndër më të mirat. Të dytën e shprehte me respektin që tregonte për disa nga politikanët shqiptarë nga Kosova, që i njihte nga shërbimi i gjatë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë (kishte qenë zëvendës i ministrit të jashtëm dhe ambasador në Indonezi), por edhe nga kontaktet politike në forumet më të larta të vendit. Ndër këta politikanë ai dallonte veçanërisht Mahmut Bakallin, të cilin e quante i ledhatuar i Titos dhe shtonte se “atë privilegj” e meritonte. Vlerësonte edhe Fadil Hoxhën me të cilin thoshte se kishte pas shumë e shumë bisedime pasur aprovimit të kushtetutës së vitit 1974, kur kërkonte që aspektet e barazisë së Kosovës me të tjerët në federatë të pasqyroheshin edhe me praninë sa më të madhe të shqiptarëve në korin diplomatik të Jugosllavisë. Madje, kur nga ana e Llonçarit kishte marrë pëlqimin për këtë dhe i ishte bërë me dije se megjithatë si pengesë në këtë udhë shfaqeshin parakushtet që diplomatët duhej t’i plotësonin qoftë edhe kur duhej të plotësohej çelësi i përfaqësimit në federatë, Fadil Hoxha i kishte kërkuar me çdo kusht që kuadrove të Kosovës t’u bëheshin lehtësime në këtë drejtim, ngaqë po të pritej “shkolla diplomatike”, atëherë ata do të duhej të pritnin edhe shumë kohë. Llonçar në përgjithësi si shumë të suksesshme vlerësonte punën dhe përpjekjet e elitës politike të Kosovës drejt forcimit të pozitës së Kosovës në Federatë, që thoshte se duhet të shkojë më tutje, por duke mos e nxjerrë nga goja fjalën republikë, të cilën kolegët sllovenë para tij e thoshin pa qime në gjuhë.

56

Edhe me kolegun Ivo Vajgël na lidhnin afinitet e përbashkëta profesionale dhe ambiciet që me punë dhe përkushtim të arrihet sa më shumë në fushën e kontakteve me gjermanët. Por, na lidhte edhe “një insert” nga jeta e tij që e quante “fillim shqiptar”. Fjala ishte për fillimin e shkollimit në gjuhën shqipe, që si fëmijë e kishte marrë në Shqipëri në vitet 1947/49 kur kishte qëndruar atje me të atin, i cili si inxhinier ishte dërguar nga Sllovenia në kuadër të ekipit jugosllav që punonte në ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Aty, thoshte se kishte kaluar dy vite të lumtura të jetës që i kishin mbetur në kujtesë. Në mendje kishte edhe pjesë të shkëputura të gjuhës shqipe, të cilat i silleshin nëpër kokë dhe herë pas here mundohej t’i rilidhte me anën e përsëritjes së vjershave “Me kazmë e lopata ecim përpara...” Si kujtim të dashur të asaj kohe, thoshte se në Lubjanë, ruan edhe një fotografi të bërë me Enver Hoxhën me rastin e vizitës punimeve të hekurudhës. “Buzëqeshja e ëmbël e atij njeriu më ka mbetur në kujtesë të përhershme...” Edhe pse drejtonte agjencinë telegrafike jugosllave TANJUG, në saje të “çelësit të kuadrove”, (një rregull i vendosur që institucionet federative të drejtoheshin me rokadë nga përfaqësuesit e republikave dhe të krahinave dhe aty kishte arritur si përfaqësues slloven), parësore e shikonte përfaqësimin slloven dhe interesat e Sllovenisë në këtë agjenci, e cila të shumtën ishte udhëhequr nga serbët dhe përpiqej që ta ushqente me jugsollavizëm. Dhe mund të thuhet se këtë e bënte me përgjegjësi të madhe, edhe pse shpeshherë nga Beogradi ballafaqohej me reagime dhe pakënaqësi, të cilave nuk ua vente veshin, sepse kishte mbështetjen e udhëheqjes sllovene. Si shumica e sllovenëve, shihte me respekt përpjekjet e shqiptarëve që të arrijnë sa më shumë në kuadër të Jugosllavisë, pa përjashtuar këtu edhe dyshimin që kishte se ngritja e shqiptarëve që kishte filluar pas vitit 1966 do ta gjente fundin çastin që Tito të mos jetë. “Askush nuk do të jetë i qetë pas Titos”, thoshte Vajgël dhe theksonte se shqiptarët do ta kishin më së vështiri pse kishte munguar që përfaqësimit të Kosovës në Federatë dhe proceseve të barazisë me të tjerët, që ishin vënë në veprim viteve të fundit, u mungonte firma e republikës. Uronte që edhe shqiptarët ta gjenin rrugën që do t’i mbronte, por edhe do t’i shpinte te realizimi i qëllimeve historike. Pasi që të jetë shpallur Sllovenia shtet, do të emërohet ambasador i parë slloven në Itali. Pastaj do të emërohet ministër i punëve të jashtme të

57

Sllovenisë, së voni për të përfunduar ambasador i Sllovenisë në Gjermani, ku e kishte filluar karrierën gazetareske por edhe diplomatike. Nga Berlini disa herë do të më dërgojë të fala të përzemërta dhe do të ma bëjë me dije se bashkëshortes Anicës, po ashtu gazetare e njohur sllovene, disi papritmas i kishte rënë në dorë romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, i përkthyer në gjuhën sllovene dhe i botuar nga një shtëpi botuese e Mariborit në vitin 1989, që e kishte lexuar me vëmendje dhe shpresonte, se kur ndonjëherë të shiheshim, të bisedonim për të...

“Jugosllavia pa Titon” dhe “habia” e Bakariçit për Kosovën...

Nga fillimi i vitit 1979 e deri në maj të vitit vijues, sëmundja e Titos do të bëhej çështje publike dhe, me të, në opinion legjitimitet do të fitojë edhe shqetësimi se çfarë do të bëhet me trashëgiminë e tij. Madje, edhe e majta gjermane, e drejtuar nga socialdemokratët e Brantit, të cilët kishin respektuar si shumë Titon dhe për një kohë të gjatë modeli i vetëqeverisjes jugosllave bashkë me të ashtuquajturin socializëm demokratik jugosllav prej tyre ishin parë por edhe lëvduar me të madhe në të katër anët - me ç’rast edhe u ishte rekomanduar vendeve të tjera të lindjes, pa përjashtuar edhe ato të botës së tretë që i referoheshin modelit socialist - kishte filluar të ndjehej paksa e zënë nga parashikimet optimiste që kishte. Televizioni, radioja dhe mbi të gjitha gazetat qendrore dhe revistat me autoritet si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Die Zeit”, “Die Welt” dhe magazina “Der Spiegel”, secila rrihte telin në mënyrën e vet. E përbashkët e të gjithave megjithatë ishte se me vdekjen e Titos Jugosllavia nuk do të ishte më ajo që kishte qenë deri atëherë. Pra, do të kishte ndryshime, më shumë të papritura se të pritura, ku krahas qërimit historik të mundshëm të hesapeve midis kroatëve dhe serbëve, që jo rrallë shihej edhe si qërim hesapesh midis katolicizmit dhe ortodoksisë dhe Perëndimit e Lindjes dhe të ngjashme, shqetësim të përbashkët paraqiste Kosova, po edhe shqiptarët në përgjithësi të shpërndarë në tri njësi federative, me nivele të ndryshme të asaj që quhej barazi e kombësive, si një konstrukt ideologjik me të cilin duhej që t’i mbulohej dukja pabarazisë. Këtu në të vërtetë fillonte edhe analiza e kundrimeve pse Kosova shfaqej si sfidë e mbijetimit të Jugosllavisë, por edhe si uverturë e rrënimit të saj, që nuk do të kalonte pa pasoja të mëdha në planin rajonal dhe atë më të gjerë

58 ndërkombëtar ngaqë krijimi i saj ishte më tepër një sajesë e interesave të papajtueshme nga jashtë se sa zhvillim i natyrshëm nga brenda së cilës koha si duket nuk ishte e pirur t’i jepte të drejtë. Meqë, tashmë ishte më se e qartë se Kosova nuk do të fitonte statusin e republikës në nivel të federatës jugosllave, sepse Titoja i sëmurë mund ta kishte bindjen, por edhe që të jetë këshilluar nga dikah, krejt një, se disa çështje duhej t’ua lente në përgjegjësi pasardhësve që me to të ecin përpara ose në të kundërtën të përmbysen fare dhe kjo t’u kthehet në mallkim të papërgjegjësisë së pafalshme, atëherë përcaktohej edhe arena ku do të zhvillohej lufta midis mbrojtësve të Jugosllavisë në njërën anë dhe të rrënuesve të saj në tjetrën anë, me “ Kosovën dhe problematika e saj “si arbitër”, që do të caktonte fituesit por edhe humbësit, të ardhmen po edhe fundin e shtetit të përbashkët, pikërisht ashtu siç e kishte thënë Milan Kuçan, kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Sllovenisë, në janarin e vitit 1989 me rastin e grevës së madhe të minatorëve të “Trepçës” kundër trysnisë së Beogradit për pranimin e diktatit kushtetues se “në Kosovë zhvillohej beteja për Jugosllavinë”. Por “beteja” e Kosovës dhe sfida e saj, që do t’i involvonte aktorët e brendshëm në role të njëjta por edhe të ndryshme, që po ashtu do të ndiqen nga qëllime dhe interesa të ndryshme, njëherësh pashmangshëm nënkuptonte edhe ngatërrimin dhe ndërhyrjen edhe të faktorëve të jashtëm. Sepse, Jugosllavia nuk ishte një vend i shkëputur nga të tjerët dhe pa ndikim. Përkundrazi, pas largimit nga tutela e Stalinit në vitin 1949 ia kishte dalë të fitonte tretmanin e tampon-zonës midis blloqeve antagoniste dhe superfuqive, çrregullimi i së cilës njëherësh do të shkaktonte çekuilibrime botërore gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Rëndësinë e një faktori të tillë e kishte shtuar edhe më shumë roli i liderit në lëvizjen e mosinkuadrimit, themelimi i saj në masë të madhe ishte iniciuar nga Josip Broz Tito, i cili ishte kthyer në lider të pakontestueshëm të grupimit të madh të vendeve të të ashtuquajturës “botë e tretë”, që brenda një kohe të shkurtë kishte mbledhur rreth vetes mbi njëqind shtete nga të gjitha kontinentet e botës, veçmas ato në zhvillim nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine. Pa Jugosllavinë e Titos dhe kursin e saj të njohur, kërcënohej që ajo pa ndonjë mund të përvetësohej nga Bashkimi Sovjetik, i cili në samitin e të painkuadruarve në Havanë, nga goja e zëdhënësit të saj më besnik, Fidel Kastros, anëtarët e këtij grupimi ishin shpallur “miq të natyrshëm të socializmit”.

59

Krahas faktorëve me ndikime në njëfarë mënyre të parashikueshëm, me paqartësi shfaqej edhe rolit i Shqipërisë me dilemën e drejtë se nga do të sillej ajo?... Parashikimet ishin të ndryshme nga ato që Shqipëria do të mundohej që Kosovën ta shfrytëzonte për ruajtjen federatës jugosllave pikërisht në përputhje me një deklaratë të Enver Hoxhës të bërë në vjeshtën e vitit 1968 kur pas ndërhyrjes së trupave sovjetike në Çekosllovaki, sulmi eventual rus ndaj Jugosllavisë do të thoshte edhe sulm ndaj Shqipërisë. Por, që kjo përkrahje do të mund të kushtëzohej me ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës së pavarur, siç do të deklarohet haptas disa ditë pas shpërthimit të demonstratave të marsit të vitit 1981, me çka në të njëjtën kohë do të thoshte rreshtim kah qëndrimi i perëndimorëve, integritetin territorial të së cilës e shikonin të pacenueshëm? Apo, edhe për të kundërtën. Që të përdorej për një hakmarrje tjetër të Enver Hoxhës ndaj Titos, me të cilin do t’i qëronte hesapet nga pikëpamjet ideologjike për të dëshmuar se kursi i socializmit centralist dhe i ekonomisë shtetërore ishte i drejtë dhe jo vetëqeverisja socialiste, të cilën ai e quante teori dhe praktikë reaksionare imperialiste. Mendim të cilin e kishte edhe Moska, por që nuk e thoshte haptas. Dhe e kishin edhe unitaristët serbë, të cilët ç’ prej kohësh ishin në kërkim të aleatëve për të rrënuar sa më shpejtë trashëgiminë pesëdhjetëvjeçare të Titos... Vlen të theksohet se nxjerrja e këtij shqetësimi në opinion i kishte përngjarë një si ankandi publik, që nuk mund të shpjegohet ndryshe pos që nganjëherë të dukej si frustrim gjerman ndaj limiteve politike që i rrinin përmbi që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e tutje, ku krahas ndarjes gjermane në blloqe antagoniste, rol të rëndësishëm luante edhe të menduarit për ndryshimin apo edhe rrënimin e tyre me anën e faktorëve “të tjerë”, por që do të mund të kishin ndikim të madh zhvillimet që do të mund t’i inicionin ato në një fushë të gjerë, ku pa mëdyshje se Jugosllavia dhe rëndësia e saj luante rol të ndjeshëm. Kështu që edhe ato që në mediat kryesore gjermane mund të dukeshin spekulime, në të vërtetë paraqitnin një të menduar lidhur me opsionet e së ardhmes jashtë mbërthimit të koniukturave ndërkombëtare, prej nga mund ta kishte burimin edhe ajo bindja pesimiste se muri i Berlini dhe blloqet antagoniste ishin të pandryshueshme, një mallkim i përhershëm me të cilin duhej mësuar dhe jetuar madje, që po të ndiqte betimin siç do të dëgjohet të thuhet në shtatorin e vitit 1989 nga Erih Honekeri se “Muri i Berlinit nuk do të bjerë as nesër, as pas njëqind vjetësh e as kurrë”, sigurisht se do të sillte te një fatalizëm...

60

Dhe, që mund të ndryshonte diçka, qofshin edhe nga gjërat që në dukje të parë shfaqeshin si të paprekshme, këtë e qiti në pah shqetësimi për Jugosllavinë dhe të ardhmen e saj me Kosovën si pikën më neuralgjike të saj prej nga mund të fillonte kriza për t’u kthyer në një problem të madh ndërkombëtar që do të luajë dhe ndryshojë edhe klishetë e të drejtës ndërkombëtare dhe stereotipat mbi të cilat qëndronte, siç do të ndodhë në të vërtetë kur kriza e saj do të shkojë deri aty sa të kthehet në sprovë morale të ndërgjegjes njerëzore, së cilës i duhej ndërhyrja qoftë edhe humanitare që të mos kthehej në disfatë të plotë. Shtypi analitik gjerman i kohës, nga vitet 1977 deri në vitin 1979, do të përqendrohet te dilema se a do ta përballojë Jugosllavia sfidën e ardhmërisë më lehtë me përcaktimin për ruajtjen e kursit të vetëqeverisjes socialiste, që edhe më tutje gëzonte përkrahjen e vendeve perëndimore, por që për çmim do të kishte koncesionet që do t’i bëheshin Serbisë që ajo sërish të vente nën kontroll Kosovën? Apo, që të kërkohej që Kosovës t’i jepej statusi i republikës, me kusht që asaj t’i ndalohej e drejta e deklarimit deri tek shkëputja, që për çmim do të kishte anëtarësimin e Jugosllavisë në Bashkimin Europian brenda një afati të shkurtër, që do të nënkuptonte derdhjen e mëtutjeshme të ndihmave financiare të perëndimit në arkën e Jugosllavisë pa qenë e sigurt për garancitë e këtij investimi? E përditshmja konzervative “Die Welt”, shihte të vetmen mundësi që Kosova të ngrihej në shkallën e republikës së barabartë me të tjerat dhe kjo të ndodhte para se Tito të vdiste. Nga faktori ndërkombëtar kërkohej që në këtë drejtim të ushtrojë ndikim ndaj Beogradit para se të bëhet vonë. Gazeta liberale, “Frankfurter Allgemeine”, me ndikim të madh te elita intelektuale e vendit, por edhe në hapësirën tjetër gjermanofolëse, përkrahte kursin e Kosovës republikë të barabartë me njësitë e tjera të federatës, por këtë e shihte të realizueshme jo më nga Tito që ishte në shtratin e vdekjes, po nga faktori ndërkombëtar, i cili elitës jugosllave do t’ia shtronte dy kushte: ruajtjen e kursit të vetëqeverisjes socialiste dhe të marrjes së obligimit që menjëherë të iniciojë ndryshimet kushtetuese me anën e të cilave Kosovës duhet t’i jepet statusi i republikës së barabartë me të tjerët. Kërkohej po ashtu që konsensusi i udhëheqjes në federatë të precizohej ashtu që të përjashtojë çfarëdo përpjekjesh unitariste apo hegjemoniste. Revista me ndikim “Der Spiegel”, megjithatë shfaqej me një qëndrim tjetër, atë të heqjes dorë fare nga Jugosllavia dhe roli i saj stabilizues midis blloqeve, ngaqë mendohej se ajo ngrinte pozicionet në dobi të lindjes. Hans Peter Rulman, korrespodent i dikurshëm i “Der Spiegelit” nga Beogradi, kur

61 shkruante në këtë frymë, duket se shfaqte një mllef personal ndaj Jugosllavisë dhe Titos, ngaqë vite më parë kur atje punonte si gazetar, në Beograd ishte burgosur nën akuzën e veprimtarisë së spiunimit për shërbimet informative perëndimore kundër Jugosllavisë. Bashkë me Rulmanin do të burgosej edhe korrespodenti i “Rilindjes” në Beograd Hilmi Thaçi, të cilit i ishte veshur akuza e bashkëpunëtorit të huaj. Në një proces gjyqësor që ishte fund e krye i montuar me konstrukte policore, Rulman dhe Thaçi do të dënohen me heqje lirie shumëvjeçare, por në burg nuk do të mbeten gjatë, ngaqë Tito do t’i amnistojë që të dy, ndërkohë që Thaçit, me kthimin e të drejtës së ushtrimit të detyrës së gazetarit, do të rehabilitohet fare. Pa hyrë te arsyet se pse i ishte dashur Titos ky proces dhe si e kishte shfrytëzuar në lojërat e tij të njohura me të tjerët, Rulmani këtë nuk do t’ia harrojë Titos, duke ndikuar që mllefi ndaj tij dhe Jugosllavisë në disa raste të intonojë edhe kundrimet e natyrës personale në dëm të analizave politike. Sidoqoftë, kutisë jugosllave të Pandorës i parashihej hapja e kapakut, me çka asaj i shihej fundi, por që nuk dihej se sa do të zgjaste dhe çfarë do të ishte çmimi i saj nga brenda dhe nga jashtë, por që një të tillë do ta paguante doemos. Në këtë përvijim, megjithatë, Kosova dhe roli i saj i paraprogramuar për krizën jugosllave tashmë shihej qartë. Këtë, madje, do ta pranojë edhe bashkëpunëtori i vetëm besnik i Titos nga ditët e hershme të luftës për Jugosllavinë e tretë, Vladimir Bakariç, anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve nga Kroacia, ende me ndikim të madh, që po mos të ishte i moshuar dhe i sëmurë prej kohësh, sigurisht do të merrej si i vetmi që do të mund të merrte frerët e drejtimit të vendit për të ecur binarëve të Titos. Shkas, që të flasë me një gjuhë fare të drejtpërdrejtë rreth kësaj çështjeje, do të paraqesë botimi i librit të analistit të njohur gjerman Karl Gustav Shtrëm “Jugosllawien one Tito” (Jugosllavia pa Titon), që doli nga shtypi nga mesi i vitit 1979, pra kur edhe botërisht nga ana e kreut politik dhe shtetëror të Jugosllavisë u pranua se Tito ishte i sëmurë dhe ishte çështje se kur do të shkonte. Shtrëm, publicist, i cili gjatë gjithë karrierës së tij si gazetar ishte marrë me Ballkanin dhe në fokus kishte pasur Jugosllavinë e pasluftës si dhe zhvillimet në të, kishte bërë një studim të gjatë, ndryshe nga ato të shumtat që ishin botuar për Titon dhe Jugosllavinë për vite të tëra në Gjermani, ku rëndom ishte përkrahur kursi i tij, duke u parë si një mundësi që socializmi megjithatë të mos jetë vetëm koncept ideologjik, por edhe zhvillimor i një modeli të hapur të socializmit demokratik me ekonomi liberale.

62

Pra, Shtrëm merrej jo me perspektivën e vendit të lavdëruar, por me fundin e tij, dhe këtë e thoshte në mënyrë fare të qartë. Dhe, ky fund, dhe ky mbarim, që njëherësh do të thoshte përshëndetje nga një iluzion ideologjik, shfaqej me Kosovën, si pjesë e një krize më të thellë dhe më të gjerë, e cila ishte bartur nëpër të dy luftërat e mëdha botërore për të ardhur edhe deri te koha më e re, duke qitur në pah potencialin e madh të saj për të vepruar në kahe të ndryshme. Me një fjalë, Shtrëm do të vlerësojë se meqë Jugosllavia e Titos, për arsye të ndryshme çështjen e Kosovës nuk e ka zgjidhur deri në fund por është marrë me arnime; se meqë ajo ka mundur të jetë strumbullar i një zgjidhjeje të përgjithshme të çështjes së shqiptarëve në Jugosllavi dhe të shfrytëzohet për të mirë; se meqë problemet e shqiptarëve janë parë me kute të ndryshme, në përputhje me interesat e të tjerëve, por jo edhe të tyre dhe shumëçka tjetër që nuk ka korresponduar me parullën e shpallur të vëllazërim-bashkimit dhe shumë e shumë tjetër, atëherë është e natyrshme që një çështje me potencial të tillë të madh krize, siç është Kosova dhe shqiptarët, t’i kthehen në bumerang. Me shumë argumente dhe analiza të ndryshme, Shtrëm do të ndërtojë qëndrimin se Jugosllavia e Titos ka mundur të shfrytëzojë shansin historik vetëm po qe se do t’i jepte përgjigje të drejtë çështjes së Kosovës, duke e ngritur në nivel të një republike të barabartë me të tjerat. “As kursi i vetëqeverisjes socialiste, as pretendimet që të kthehej në një demokraci socialiste, e as oreoli i liderit të vendeve të paikuadruara nuk do të mund ta forconte të ardhmen e shtetit të përbashkët pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.” Meqë libri kishte zgjuar shumë kërshëri në Gjermani dhe përreth, po edhe në Jugosllavi prej nga reagimet gjermane përcilleshin me vëmendje, e majta gjermane në pushtet, e vetëdijshme se gjithnjë e më shumë po i zbeheshin atutë për vetëqeverisjen jugosllave si model të socializmit demokratik në botë dhe të ngjashme, sigurisht se kishte qenë e interesuar që librin e Shtrëmit ta çojë në nivelin e një debati të gjerë, ku do të përfshihej edhe ana jugosllave, veçmas ndonjëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Titos, që mund të thoshte diçka me peshë. Andaj, ishte shfrytëzuar rasti që promovimi të bëhej pikërisht kur njeriu më i besueshëm i Titos të gjendej mysafir i Fondacionit “Fridrih Erbert” në Bon, që paraqiste qendrën ideologjike të të majtës gjermane. Se kjo ishte bërë me qëllim, kjo nuk do mend. Por, që edhe Vladimir Bakariçi aty nuk do të ishte rastësisht, e dhe kjo nuk duhej hequr nga mendja. Por, çfarë do të thoshte Bakariç?...

63

Kjo tashmë preokuponte mediat. Preokuponte edhe elitën nga spektrit i gjerë politik gjerman. Spekulohej se ishte aty për të sjellë një mesazh të Titos perëndimit?... Dhe, çfarë do të ishte mesazhi?... Qetësues?... Shqetësues?... Ose pak nga të gjitha?... Fakti që në promovim nuk do të merrnin pjesë dy nga personalitet kryesore të të majtës gjermane Vil Brant dhe Helmut Shmit, të cilët një ditë më parë kishin pritur Bakariçin dhe sipas një kumtese thuhej se “kishin pasur shkëmbim të dobishëm mendimesh”, lente për të kuptuar se porosia e Bakariçit mund të mos ishte sipas shijes së të majtës gjermane?... Vetë rrjedha e promovimit të librit dhe ato që do të thuhen në të do ta vërtetojnë këtë dyshim. Por, çfarë ishte thënë në të vërtet në atë promovim, që ai të cilësohej si rrënim i iluzionit për Jugosllavinë e qëndrueshme edhe pas Titos, edhe pse nga Beogradi tashmë kishin filluar të vinin “betime” se edhe pas Titos mbetej Tito?... Asgjë më shumë seç sillte libri. Pra, që e nesërmja e Jugosllavisë ishte e paqartë dhe e pasigurt. Do të thuhej se ajo do t’u nënshtrohej sfidave të ndryshme, që do të jenë të mëdha, ndër të cilat më shqetësuesja shfaqej Kosova për të vetmen arsye pse nuk ishte ngritur në nivelin e republikës së barabartë me të tjerat, dhe se me statusin gjysmak, ofronte mundësi të mira që të gjithë kundërshtarëve dhe armiqve të Jugosllavisë të viheshin në veprim secili për hesapet e veta, kjo tashmë dihej. Por, po ashtu nga ana tjetër, nuk dihej se betimi i asaj “pas Titos mbetej Tito”, ishte përnjëmend farsë, apo diçka që kishte përmbajtje, po që ajo duhej të dëshmohej në përputhje me sfidat me të cilat do të ballafaqohej? Gjatë gjithë kohës sa ishin paraqitur referuesit kryesorë, pa marrë parasysh ato që thuheshin prej tyre, ku librit i bëheshin edhe vërejtje dhe quhej tendencioz madje pse shihte vetëm zi dhe jo edhe bardh dhe të ngjashme, vëmendja e të pranishmëve ishte drejtuar kah Vladimir Bakariçi dhe ato që do të thoshte në fund. Dhe më në fund, fjala do t’i jepej edhe Bakariçit. I rrudhur nga vitet por edhe sëmundja, i bërë kruspull, nuk do të thotë tjetër pos që do të përshëndesë autorin për, si tha, kundrimet interesante. Salla ngriu. Ishte vallë e mundur që ai të sillej aq me mospërfillje me autoriumin tejet reprezentativ që e ishte aty për të pritur “kundërpërgjigjen” ndaj një libri që Jugosllavinë e shihte me dioptri tejet pesimiste?...

64

Mëdyshjet ishin ndër më të ndryshme, dhe ato edhe më tutje do të shtoheshin po mos të ishte një gazetar, i cili Bakariçit do t’ia drejtojë pyetjen se pse Kosova nuk mund të bëhej republikë, siç kishte thënë gjatë diskutimit zëvendës ambasadori jugosllav në Bon, Predrag Kostiq, i cili kishte derdhur shumë mllef ndaj autorit pse të ardhmen e Jugosllavisë e kishte lidhur me një problem që ishte i shpifur, kur si tha, kombësitë nuk mund të kenë shtet në shtet, meqë shqiptarët shtet amë kishin Shqipërinë! Pa një pa dy, Bakariçi, me një buzëqeshje ironike tha se këtë nuk e dinte as vetë pse Kosova nuk ishte republikë... Ironia e Bakariçit kishte qenë e mjaftueshme të kuptohej sa të drejta kishin qenë vlerësimet e autorit dhe njëherësh sa i madh shfaqej dëshpërimi i atyre që tek Jugosllavia dhe rruga e socializmit vetëqeverisës ishin munduar t’ i varnin shpresat si për një model të ardhmërisë. Megjithatë, fjalët e Bakariçit, siç i kishin dhënë të drejtë shqetësimit për të ardhmen e pasigurt të Jugosllavisë, njëherësh kishin hapur dilemën si dhe sa ato mund të ishin përnjëmend pjesë e mesazhit që Tito ia jepte botës në atë mënyrë?... Tre muaj më vonë, Josip Vërhovec, ministër i jashtëm i Jugosllavisë, me rastin e takimeve të rregullta vjetore gjermano-jugosllave në nivel të ministrave të jashtëm në Bajerot të Bavarisë, gazetarëve do t’u thotë se plakushi (Bakariçi) kishte ironizuar, siç e kishte zakon... Por, që plakushi kroat nuk kishte ironizuar, kjo do të shihej me rastin e mbledhjes së Komitetit Qendror të Jugosllavisë më pesë maj të vitit 1981, kur Lazar Kolishevski në emër të grupit punues për të vlerësuar demonstratat e 11 marsit dhe të 2 e 4 prillit të atij viti, kishte propozuar kualifikimin e shpërthimit të ngjarjeve kundërrevolucionare në Kosovë, në mënyrë që në po atë mbledhje, pasi që do të pranohet ai kualifikim, organi më i lartë i komunistëve të Jugosllavisë të shpallte të ashtuquajturën Platformë politike për Kosovën, me të cilën do të fillonte diferencimi i egër shumëvjeçar në Kosovë, me pasoja tepër të rënda për popullatën shqiptare të Kosovës dhe më gjerë në hapësirat e ish Jugosllavisë, meqë kurban i parë i saj do të bjerë kreu më i lartë i udhëheqjes me Bakallin dhe të gjithë ata që shfaqeshin si elitë politike e saj me përcaktimin për barazinë me të tjerët, që asnjëherë nuk e kishin pasur opsion rrënimin e Jugosllavisë, por përkundrazi forcimin e saj mbi këto postulate, ku edhe shqiptarët të arrinin majat e saj. Vladimir Bakariç kishte qenë i vetmi që në atë mbledhje kishte kundërshtuar kualifikimin për kundërrevolucionin në Kosovë dhe aprovimin e platformës së veçantë politike për Kosovën. Dhe kundërshtimin e

65

“plakushit” madje kishin pasur rastin ta përcjellin që të gjithë shikuesit e programit televiziv gjerman ARD me atë që kishte thënë “ç’na duhet platforma për Kosovën kur kemi programin e partisë dhe kushtetutën!?...”, fjalë këto që kishin tumirur parashikimet e Shtrëmit se Jugosllavia mund të dështonte në Kosovës nëse do të rrënojë frymën e kushtetutës që e kishte forcuar dhe ngritur dhe nëse hiqte dorë nga programi partiak i barazisë kombëtare... Po atë mbrëmje Ambasada e Jugosllavisë në Bon, për nder të Bakariçit do të organizojë një pritje në kështjellën e Bad Godesbegut, vend i dashur i kancelarit të parë gjerman Bizmakut, por edhe i një takimi pak të njohur të Çemberlenit me Hitlerin në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së njohur të Munihut, të vitit 1939 kur Europa do të nënshkruajë kapitullimin para Hitlerit. Në pritje ishte i pranishëm thuajse i gjithë kori diplomatik. Nga kreu i elitës politike gjermane merrte pjesë Vili Brant, Franc Jozef Shtraus, Hans Ditrih Gensher dhe personalitete të tjera të rëndësishme kulturore të vendit, përfshirë këtu edhe shkrimtarin e njohur Hanjrih Bëll, regjisorin Reiner Fasbinder dhe të tjerë. Sikur të dëshironte të zhbënte atë që ishte thënë gjatë promovimit të librit të Karl Gustav Shtrëmit, zëvendës ambasadori jugosllav në Bon, Kostiq, i cili ato ditë kryente punët e ambasadorit në mungesë të ambasadorit që ishte i sëmurë, në fjalën përshëndetëse, foli me shumë optimizëm për Jugosllavinë dhe ardhmërinë e saj, që tha se ishte e garantuar “në saje të unitetit të kombeve dhe kombësive të saj, të përcaktuar të ecin bashkarisht drejt fitoreve të reja” dhe të ngjashme, që shumëkujt i tingëllonin me dyshim pas atyre që ishin dëgjuar të thuheshin nga Bakariç. Bakariçi, me shikimin e lëshuar, rrinte i ulur midis Brantit dhe Shtrausit. Dukej i lodhur. Dhe kjo bëri që të mos rrijë deri në fund në pritje. Bashkë me të do të largohen edhe Branti dhe Shtrausi, por do të mbetej Gensheri dhe të tjerët. Të pranishmit i përshëndeti vetëm me ngritjen e gotës së shampanjës, që e preku vetëm me buzë. Heshtja e Bakariçit dhe largimi i hershëm nuk pengoi atmosferën e muhabeteve që rëndom shpërthen në raste të tilla. Por, ato të shumtën morën kahun e hamendjeve se kah do të shkojë Jugosllavia?... Do të notojë ujërave të pasigurta, siç thoshte Shtrëmi, ngaqë nuk ia kishte dalë të jepte provimin historik pse nuk kishte çuar deri në fund as konceptin e shpallur të barazisë së kombeve dhe kombësive dhe, pse edhe vetëqeverisja jugosllave kishte filluar të tregonte shenjat e para të dobësive nga shkaku se kursi liberal i

66 ekonomisë së tregut po ndeshej me limitet politike të ndërhyrjes së shtetit?... Apo, pse ajo, në frymën e detantit dhe të afrisë perëndim-lindje një ditë mund ta humbte rëndësinë e “zonës së sigurisë” midis blloqeve antagoniste, së cilës, gjithnjë e më shumë po i binte fryma konfrontuese nga shkaku i përparësive të mëdha amerikane në garën e armatimit dhe pamundësisë që kjo të përcillej nga sovjetikët, ekonomia e të cilëve tashmë kishte filluar t’i tregonte shenjat e bankrotit, realitet ky që përnjëmend do të pranohet nga Gorbaçovi dhe “Perestrojka” e tij me të cilën, nga mesi i viteve të tetëdhjeta do t’u hapen rrugët ndryshimeve të mëdha historike ku si do të shihet nuk do të kishte më vend për Jugosllavinë dhe rolin e saj? Johan Raismyller, analitik i njohur i “Frankfurter Allgemeine” dhe njëri ndër botuesit e saj, kishte këtë bindje. Gjatë bisedës sonë, në të cilën do të marrë pjesë fillimisht historiani Jens Reuter, më vonë edhe drejtues i seksionit të historisë “Ost-West Institut” të Munihut, dhe në të do të merrte pjesë edhe nobelisti Hajnrih Bëll dhe filozofi von Vajzeker, që më vonë do të zgjidhet president i Gjermanisë. Raismyller tha se detantin dhe supremacionin amerikan në skenën politike botërore, e shihte si faktor të rëndësishëm, që nesër a pasnesër, Jugosllavinë do ta kthente ku ishte, një shtruherë të pambrojtur, dhe me këtë ajo saora u nënshtrohet rrymimeve që mund ta shpien kah shthurja e brendshme. “Kështu e kanë krijesat artificiale dhe të destinuara për përdorim të përkohshëm. Të shpresojmë se nuk do të ketë shthurje të dhimbshme”. Nobelisti Hajnrih Bëll sikur u zu i prekur nga ato që tha Raismyller. Edhe pse njihej si i prajshëm gjatë të folurit, dukej se ajo i kishte shqitur paksa. Tha se nuk ia merrte mendja se Jugosllavisë i kishte shkuar koha dhe as që ishte për përdorim të përkohshëm. Dhe nuk ia merrte mendja se ndonjëherë do të pushonin konfrontimet perëndim-lindje, ani pse këtë do ta dëshironte, ngaqë ato mbështeten në dy koncepte shoqërore thuajse të papajtueshme, të cilat do të vazhdojnë të mbesin në garën e tyre historike. “Nuk do të dëshiroja që bota të mbetet me një pol force, sepse do të dukej si diçka e pambikëqyrur.” Filozofi von Vajzeker, pa dëshiruar të hyjë në ato që i quajti “çështje ditore”, sikur u pajtua me ato që Hajnrih Bëll tha për polet e ndryshme të forcës, meqë ashtu u ruhet kahu zhvillimeve të natyrshme. Tha se edhe politikës dhe shoqërisë i duhej konkurrenca e brendshme. Historiani dhe publicisti Jens Reuter, tërhoqi vërejtjen se historia njihte zhvillime të drejta, por shpesh herë edhe të zhdrejta. Jugosllavinë e quajti si fryt i zhvillimeve të drejta, ku ai nga këndvështrimi historik, si të tilla i shihte

67 që të gjitha përpjekjet e sllavëve të jugut që të kenë shtetin e përbashkët, i cili është më i dobishëm si tërësi se sa me fragmentarizime të paqëndrueshme. Shtoi se pas Titos do të ketë vështirësi, por është vetëdija e përbashkësisë dhe siguria që afron ajo, që do ta mbajë dhe drejtojë kah kohezioni i brendshëm, si i vetmi mjet shpëtimi. “Tek e fundit, askush nuk mund të ketë interes nga hapja e një çështjeje me shumë të panjohura...” Ishte e qartë se Reuter, me ato që thoshte dëshironte t’i jepte më shumë të drejtë teorisë se sa praktikës, ndërkohë që Raismyller, fliste për pasojat konkrete të së dytës, gjithnjë duke i parë ato në përputhje me realitet e pashmangshme. Përplasjeve midis Reuterit dhe Raismyllerit, që mund të shkonin edhe më tutje te planet teorike, ua ndali kahun von Veizeker pasi që kërkoi të dinte se çfarë mendoja rreth së ardhmes së Jugosllavisë. Nga respekti që kisha për filozofin e njohur dhe sensibilietin intelektual që ai shprehte edhe për politikën dhe vlerësimin e saj shoqëror në përputhje me normat etike nga të cilat nuk duhej të hiqte dorë, sikur u zura ngushtë. Kërkohej të thuhej diçka rreth së ardhmes së Jugosllavisë par njerëzve që gjendja në një ambient bashkërisht më shumë paraqiste një rastësi tejet fatlume, mbase të papërsëritshme, se sa mundësi që mund të fitohej në çfarëdo mënyre?... Por, a thua isha në gjendje ta thosha atë që në mendjet time tashmë shfaqej si limit, mëdyshje, shqetësim apo nga të gjitha nga pak përballë rrethanave të tilla?... Edhe pse frikë nuk kisha, ishte frika e përgjegjësisë ajo që më trembte dhe madje më shqetësonte. Por, megjithatë duhej të flisja. Duhej të thosha diçka. Po jo çkado. Në atë përpëlitje ngulmuese me vetveten ndër më shqetësueset nëpër të cilën kisha kaluar ndonjëherë, ndjeja trysninë e shikimeve të afërta që po më vinin nga të gjitha anët. Në atë kapërthim seç më përftoi në mendje ndjenja e barazisë, si diçka çliruese, që aty për aty m’u lidh për goje dhe e nxora jo pa mundim. Duke ndjekur përvijimin e atij refleksi shtova përkushtimin për barazinë, që thashë se ishte preokupim i yni kryesor... Në ndjekje të asaj zbrazjeje kisha folur në shumës dhe, fjalët për barazinë, sikur të kishin qenë pjesë të një gjëje të rëndë, që kishte pritur rastin të liroheshin nga mbërthimi, kisha filluar t’i nxjerri pa ndonjë mbikëqyrje të ngjashme me refrenin, që mund ta shurdhojë përsëritja e vet...

68

“Barazia është pikënisja e të gjithave”, ndjeva që të më thoshte von Vajzeker, i cili e dinte fare mirë se folja në shumës paraqiste frikë të fshehur. Sikur të dëshironte të më trimëronte, ma rrahu krahun dhe më tha se pa barazi nuk ka liri e asgjë... Vetëm kur von Vajzeker u largua dhe Rajsmulleri e shkrimtari Hajnrih Bëll morën bisedën rreth filmit më të ri të Rajner Fasbinderit “Gjermania në vjeshtë”, premiera e të cilit ishte mbajtur para disa ditësh në Bon dhe kishte shkaktuar shumë polemika rreth asaj se regjisori i gjykonte apo mbronte më tepër veprimet terroriste, të cilat viteve të fundit e kishin shqetësuar shumë Gjermaninë, sikur nisa ta marr veten, por me përshtypjen e atij që kishte folur për diçka që i mungonte... Por, dy ditë më vonë, nga trysnia e mundësisë së që mund t’i kisha folur pa ndonjë përqendrim, do të më lirojë pikërisht Rajsmyller. Në kolumnën që herë pas herë mbante në faqen e parë të gazetës “Frankfuter Allgemeine”, kishte cituar fjalët e mia rreth barazisë që kërkojnë shqiptarët kur e dinë se Jugosllavia nuk do të jetë ajo që ishte deri më tash. Barazia?... Ishte, vallë, instinkti im që e kishte nxjerrë për të mbrojtur nga humbja diçka të fituar, apo e kundërt për të kërkuar atë që nuk e kishte?... Mbase mund të ishte edhe kjo e dyta?... Por, mund të ishte edhe e para?... Dhe mund të ishin të dyja ngapak?... Kjo edhe mund të mos kishte rëndësi fare... E rëndësishme ishte, megjithatë, se nga ai çast do të vetëdijesohem për peshën dhe rëndësinë e asaj që e kisha thënë para filozofit gjerman, jo vetëm si të menduar, por për më tepër si formulë e kredos individuale dhe asaj shoqërore, që shfaqej si parakusht i të gjithave dhe pikënisje e pashmangshme... Kështu, formula e barazisë, qoftë edhe në raport me lirinë do të jetë ajo që do ta përcaktojë qëndrimin tim ndaj të gjitha zhvillimeve dhe vlerave të tyre, qoftë duke i mbrojtur, qoftë duke e kërkuar, që nga rrafshi intelektual, shoqëror dhe ai politik në përgjithësi, ani pse ndonjëherë sfida e saj kalonte nëpër keqkuptime pa dashje, po edhe me dashje, sidomos gjatë deklarimeve publike nëpër mediume të ndryshme (radio, televizion, gazeta, revista si dhe fondacione të ndryshme gjermane), ku fillimisht do të bisedohej për fatin e Jugosllavisë në prag të shpërbërjes së saj e më vonë edhe për të gjitha ato që do të ndodhnin në Kosovë, qysh nga koha e paraqitjes së lëvizjes gjithë

69 popullore me organizimin e kundërvënies civilizuese dhe të asaj kundërvënies së armatosur e deri te çastet e arritjes së çlirimit.

Hajnrih Bëll, mbrojtja e Qosiqit dhe Kadare...

Shkrimtari i njohur gjerman Hajnrih Bëll, fitues i çmimit Nobel për letërsi dhe pa mëdyshje njëri ndër personalitetet e rëndësishme të së majtës gjermane në përgjithësi, i cili do të angazhohet aq shumë që e djathta gjermane e udhëhequr nga kancelari i parë i Gjermanisë së pas luftës, Konrad Adenaueri një ditë t’ia lëshonte pushtetin të majtës, dhe kjo do të ndodhë pas katërmbëdhjetë vjetësh të qeverisjes së pandërprerë të saj, do të jetë njëri ndër dashamirët e Jugosllavisë së kursit të vetëqeverisjes liberale, që për habi do të kthehet në kritikues të saj të rreptë, pikërisht atëherë kur do të fillojë të marrë në mbrojtje kundërshtarët dhe madje armiqtë e atij kursi!... Ky absurditet do të pasqyrohet më së miri me marrjen në mbrojtje të shkrimtarit Dobrica Qosiq, sikur të ishte fjala për një disident dhe jo për një kundërshtar të barazisë së asaj që pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966 kishte filluar të gjente shprehje pas eliminimit të ministrit të brendshëm Aleksandër Rakoviqit, të cilit i ishte ngarkuar përgjegjësia e shtypjes sistematike të shqiptarëve dhe pakicave të tjera, pa përjashtuar këtu edhe mbikëqyrjen tjetër policore në nivel të vendit. Edhe pse njohësit e rrethanave të atëhershme jugosllave reprezaljet e aparatit policor kryesisht ndaj shqiptarëve, të cilat me gjuhën politike do të quhen deformime të rënda shoqërore, nuk i shohin si mëkate krye në vete të kryepolicit Rankoviq, por pjesë e një koncepti unitar, nga i cili Tito do të heqë dorë me insistimin e amerikanëve dhe të mbështetësve të tjerë perëndimorë nga druajta se një ditë vendin mund ta kthente kah stalinizmi, megjithatë kthesat e Brioneve do t’u shkojnë si shumë për shtati shqiptarëve por edhe të tjerëve, ngaqë me amendamentet kushtetuese që do të shpallën dy vjet më vonë dhe do të rrumbullakohen me ndryshimet e kushtetutës së vitit 1974, Kosova do të fitojë autonominë e gjerë në nivel të Federatës, ndërkohë që edhe institucionet e saj do të lidhen drejtpërdrejt me Federatën, çka në praktikë roli politik i Serbisë sikur përjashtohej nga Kosova. Ngjashëm do të ndodhë edhe me republikat, të cilat fitojnë të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Demonstratat e vitit 1968 që do të shpërthejnë në Prishtinë dhe viset e tjera të Kosovës me kërkesën për republikën e Kosovës do të japin sinjalet e para të atyre përcaktimeve historike që do të përsëriten edhe në vitet e ardhshme dhe më vonë, me vendosmërinë që ndikimi serb në Kosovë të mos kthehet 70 më. Duhet thënë se fryma që doli nga epruveta e gjashtëdhjetë e tetës do të jetë vendimtare për këto ngjarje dhe për zhvillimet e mëtutjeshme. Sepse ato filluan rrugën e një procesi të pandalshëm dhe të pakthyeshëm. Natyrisht se në këto rrethana unitarizmi serb, do të ndjehej më i dëshpëruari dhe se këtë do ta tregojë edhe reagimi i shkrimtarit të njohur serb Dobrica Qosiq në plenumin e njëzet të Komitetit Qendror të Komunistëve të Serbisë, kur do të dalë me tezën ultrashoveniste se barazia e mëtutjeshme e shqiptarëve rrezikon qenien nacionale serbe, meqë sipas tij, me natalitetin e lartë të shqiptarëve serbët si popull shtetformues kërcënoheshin nga Kosova, që e kishte quajtur djep serb, ku ata tashmë kishin mbetur si pakicë dhe, po u lejua ai zhvillim, brenda njëzet-tridhjetë vjetësh shqiptarët do të bëheshin shumicë edhe në Serbi! Krahas natalitetit shqiptar, Qosiq, si rrezik për Serbinë shihte edhe shkëputjen juridike të Kosovës nga kornizat kushtetuese serbe, që sipas tij, me synimin e shpallje së saj republikë, e që tha se kjo ishte fare e mundshme në ato rrethana, praktikisht krijoheshin kushtet për krijimin e Shqipërisë së Madhe, sepse çastin që Kosova do ta fitojë statusin e republikës, i përkrahur nga separatizmi kroat dhe ai slloven, do të shkëputej nga Jugosllavia. Me tezat raciste dhe shoviniste Qosiq kishte shkuar aq larg sa që “si armë të iredentës shqiptare” që duhej ndaluar para se të bëhej gati të shkrepte, kishte quajtur arsimin superior në gjuhën shqipe në Kosovës, që pas një viti do të kurorëzohej me themelimin e Universitetit të Kosovës. Natyrisht, se të zënë ngushtë me tonin tepër radikal unitaristo-shovinist që shkonte edhe deri në racizëm, udhëheqja serbe e Beogradit, nuk kishte rrugëdalje pos të distancohej nga Qosiqi dhe ta shpallte përjashtimin e tij nga radhët e lidhjes së komunistëve, ani pse ai sapo kishte mbaruar fjalën kishte deklaruar se në shenjë proteste largohej nga partia që, si kishte thënë, “tradhton interesat nacionale serbe”. Pa marrë parasysh se në njërën anë ai ishte deklaruar i përjashtuar dhe në tjetrën i vetëlarguar, liderët shqiptarë, por edhe ata kroatë dhe sllovenë, kishin marrë mesazhet e para të qarta rreth sjelljes serbe, që do të pasqyrohet njëzet vjet më vonë me daljen në skenë të Millosheviqit dhe të skenarit të tij që me dhunë të riktheheshin ato që ishin humbur në vitet e gjashtëdhjeta, rreth të cilave Qosiqi jo vetëm që do të ngritë zërin, por do të kthehet në ideator të vlimeve dhe përvëlimeve unitaristo-hegjemoniste serbe në krye të të cilave ai do të vihet me penë dhe me pushkë! Por “martirizimi shovinist” i Qosiqit, si do të shihet i parallogaritur mirë që dikur të kthehej në një “kapital” të madh, nga ana e nacionalistëve dhe

71 unitaristëve serbë, jashtë do të shitet si viktimizim politik, pa ngurruar që atij t’i jepeshin edhe atributet e ndjekjes, të ngjashme me ato që më vonë do t’i fitojë shkrimtari rus Aleksej Solzhenjicin pas botimit të romanit të Gulagut. Këtu, duket se më së lehti dhe më së shumti, karremin e kishte përpirë Hajnrih Bëll, i cili personalisht i kishte shkruar Titos, që Qosiqi të mos ndjekej pse kishte shprehur mendim të lirë. Ngjashëm i kishte shkruar edhe Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë dhe shoqatave të tjera, të cilave u kishte bërë thirrje që vepra e tij letrare të mos anatemohej dhe ndalohej siç thuhej se ngjiste, edhe pse kjo nuk kishte qenë e vërtetë. Kështu, Hajnrih Bëll e kishte kthyer në disident politik Qosiqin, ende pa u marrë vesh e vërteta se ai “nuk e kishte pësuar”, si thoshte, për mendim të lirë dhe mospajtime me praktikën politike me të cilën kufizoheshin liritë, por pikërisht pse kërkonte që ajo politikë të ishte diskriminuese ndaj shqiptarëve, të mos zhvilloheshin, të mos arsimoheshin, e madje që edhe t’u ndalohej rrita e natyrshme, vetëm e vetëm që populli serb të mos ndjehej “i rrezuar”, të mos ndjehej pakicë në djepin e vet dhe të ngjashme!... Në atë fushatë të ashpër që kishte nisur Hajnrih Bëll në mbrojtje të Qosiqit kishte përfshirë edhe krijues të tjerë dhe disa intelektualë, të cilët kishin themeluar një komitet për mbrojtjen e “disidentit Qosiq” dhe fjalës së lirë dhe të mendimit të lirë, që rrezikoheshin në Jugosllavi. Ishte gazeta “Frankfurter Allgemeine”, ndër të parat, e mbase edhe e vetmja, që kishte sjellë diçka nga e vërteta e Qosiqit dhe përjashtimi i tij prej kreut të lartë partiak të Serbisë dhe të Jugosllavisë, duke nxjerrë në pah të vërtetën e mllefit të tij, që lidhej me mospajtimin që shqiptarët të fitonin disa nga të drejtat nacionale prej të cilave prej fillimit ishin privuar nga dhuna policore që ishte ushtruar ndaj tyre dhe politika e cila me mjaft perfiditet shfrytëzonte ideologjinë komuniste që atyre t’ua nxinte jetën në mënyrë që të shpërnguleshin për në Turqi dhe vendet e tjera, siç do të ndodh në të vërtetë në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta. Kjo gazetë kishte sjellë diçka edhe nga konventa shtetërore e Jugosllavisë me Turqinë nga vitet e tridhjeta, e cila ishte fuqizuar edhe nga regjimi komunist i Beogradit. Por, duket se edhe ky njoftim shkrimtarin Hajnrih Bëll nuk e kishte ndalur nga përkushtimi që edhe më tutje ta mbronte Qosiqin me pandehmën se ai ishte shkrimtar i ndjekur nga regjimi i Titos. Madje, në një farë mënyre, sikur kishte treguar mirëkuptim nga ajo që Serbia e quante marrje e Kosovës me dhunë nga nacional-shovinizmi shqiptar, i cili kishte dritën e gjelbër nga kreu më i lartë politik dhe qeverisës i Kosovës!

72

Në një përgjigje gazetës “Frankfurter Allgemeine”, Hajnrih Bëll, kishte deklaruar se ishte i bindur se nga Kosova, nën presionet e nacionalistëve shqiptarë dhe të tolerancës ndaj tyre, shpërnguleshin serbët. Zinte ngoje edhe shifrën prej më shumë se njëqind mijë të shpërngulurve, që e quante “eksod të palejueshëm të një populli në kohën e sotme”. Duket se Hajnrih Bëllit, paksa do t’ia ndalte turrin një letër e filozofit kroat Supek, drejtuar gazetës “Frankfurter Allgemeine”, në të cilën ai do të përpiqet të tregojë të vërtetën e Kosovës dhe vuajtjeve të popullit të saj shumicë, shqiptarëve, jo vetëm gjatë kohës së Rankoviqit, por edhe në kohën e Pashiqit dhe të Jugosllavisë së Karagjorgjeviqëve, ku ndaj tyre vazhdimisht ishte ndjekur politika e terrorit shtetëror dhe e dhunës së organizuar me synimin që ata të detyroheshin të largoheshin prej saj. Kishte përmendur disa nga eksodet më të mëdha që shqiptarët u ishin nënshtruar në të ashtuquajturat kohë lufte dhe kohë paqeje, duke theksuar projektet dhe masat e Beogradit për kolonizimin e Kosovës me serbë nga Knini dhe Bosnja dhe malazias të cilët ishin vendosur aty pas dy reformave të mëdha agrare me anën e të cilave shqiptarëve u ishin marrë pronat dhe të njëjtat u ishin dhënë kolonëve. “Nga Kosova po largohen vetëm ata që e kanë ndërgjegjen e papastër dhe frikën nga të pabërat, por largohen edhe ata që nuk duan të pajtohen me barazinë e shqiptarëve, e cila nuk rrezikon as serbët e as të tjerët, pos që u jep mundësi shqiptarëve, që më në fund, paksa t’u afrohen të tjerëve”. Pa dëshiruar të merrte në mbrojtje regjimin e Titos, të cilit i shihte shumë te meta dhe lëshime drejt përmbushjes së asaj që ishte shpallur si socializëm demokratik, dhe për këtë ai në radhë të parë fajësonte mentalitetin unitarit serb që përpiqej të frenonte çdo lëvizje liberale, Supek do të bëjë të ditur se Jugosllavinë dhe të ardhmen e saj nuk e rrezikonte barazia e shqiptarëve e as e kujtdo tjetër, por përpjekjet për pengimin e saj, që vinin nga Beogradi dhe elita e tyre nacionaliste. Supek, por edhe disa intelektualë kroatë nga diaspora, do të ndikojnë që Qosiqit t’i hiqet oreoli i të përndjekurit politik të Titos, por ai megjithatë do ta ruajë atë të “mbrojtësit të popullit të diskriminuar serb në Kosovë nga dhuna shqiptare”! Me këtë kamuflim ai sikur do ta ketë më së lehti edhe te Bëlli edhe tek të tjerët që ishin të painformuar si duhet, apo njëanshëm, siç vërehej jo rrallë me mjaft dinakëri edhe nga përfaqësuesit serbë në diplomacinë jugosllave. Por, ishte sëmundja e Titos dhe shqetësimet e hapura rreth fatit të Jugosllavisë pas tij që qitën në pah Kosovën dhe faktorin shqiptar si shkaktar të mundshëm të krizës që do ta përfshinte këtë vend, pse vazhdonte të mbetej

73 e diskriminuar në të gjitha aspektet zhvillimore, por edhe për më tepër pse pozita e krahinës nuk kënaqte as shqiptarët që kërkonin statusin e republikës së barabartë me të tjerët dhe ajo si e tillë u ishte bërë e ngushtë për aspiratat e tyre të drejta, e nuk kënaqte as serbët, të cilët kërkonin kthimin e saj në gjendjen e viteve të gjashtëdhjeta, kur ajo ishte nën tutelën e saj. Në kohën e këtyre vlimeve, kur Hajnrih Bëll do të dalë me një deklaratë tjetër në mbrojtje të Qosiqit dhe të drejtës së tij që të brengosej për fatin e popullit serb në Kosovë, si thoshte, të cilit po i merreshin manastiret dhe e drejta historike nga dhuna e nacionalistëve shqiptarë të cilët stimuloheshin nga klasa politike e Kosovës, do të kërkoj ta vizitoja shkrimtarin e njohur gjerman dhe ta intervistoja për gazetën “Rilindja”, edhe kisha druajtjen se ato mund të gjenin vend në gazetën time. Sidoqoftë, diçka mund të dilte. Të rëndësishme, megjithatë, ishin efektet e tjera që kërkoja nga ai takim me Bëllin, ku së paku ai do të kishte rastin të dëgjonte edhe kundrimin shqiptar, i cili mbase paksa do t’ia luante gurët “kalasë” së Qosiqit të ndërtuar nga shkrimtari gjerman. Kërkesa ime, me anën e ndërmjetësimit të Byrosë Për Informim të Ministrisë së Jashtme në Bon iu dërgua përfaqësuesit të Bëllit , i cili më informoi se isha i mirëseardhur në vilën e tij në afërsi të Dyrrenit, pas një jave. Dyrreni është një qytet jo larg Këlnit, në afërsi të kufirit me Belgjikën. Shkrimtari Hajnrih Bëll banonte në një katund skaj vargmaleve piktoreske që lidhin Gjermaninë me Belgjikën. Më priti me ftohtësinë e rëndomtë që i rrinte fytyrës me pamje të përhequr. Meqë nga Byroja për Informim kishte marrë që të gjitha të dhënat për mua dhe gazetën “Rilindja”, të parën pyetjet që ma shtroi ishte ajo se a ishte e vërtetë që Ivo Andriqi (shkrimtar i njohur me origjinë kroate, që më vonë kishte pranuar përkatësinë serbe dhe në vitin 1962 kishte fituar çmimin Nobel për letërsi), kishte punuar në një memorandum të mbretërisë jugosllave për copëtimin e shtetit shqiptar me Italinë, ku parashiheshin edhe masa të veçanta për dëbimin e shqiptarëve në Turqi. Ishte ky një karrem që nuk dëshiroja ta haja aq lehtë nga ana e njeriut që fort mirë e dinte se krahas letërsisë dhe interesimit për të, shkas i vizitës shfaqej Dobrica Qosiqi dhe gjithë ajo që gjatë viteve të fundit ishte lidhur me të dhe rolin e disidencës që i ishte dhënë duke u shfrytëzuar përdorimi i letërsisë për qëllime politike ndër më jo humanet. Andaj, fillimisht vëmendjen e ktheva te dhurata që kisha sjellë për shkrimtarin: së pari romanin e tij “Pikëpamjet e një klouni” të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të botuar nga “Rilindja”, pastaj romanin tim “Matanëkrena” dhe romanin e Ismail

74

Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i përkthyer në gjermanishte dhe i botuar në Gjermaninë Lindore. I thashë se në Shqipëri, sipas disa informatave që kisha, do të duhej të ishte botuar edhe proza e tij “Nën rrotë”, por nuk e kisha parë. Ia dhashë edhe një shishe verë të Kosovës, nga ato të njohurat edhe në tregun gjerman “Amselfeld” (fusha e mëllenjave, siç i thoshin gjermanët Kosovës), që prodhonte firma gjermane “Raky Wiski” e Bingenit, e cila kishte marrë përsipër eksportimin e verës së Kosovës. Iu gëzua verës dhe më tha se kishte njohuri për të, por që nuk e kishte shijuar më parë. Pasi solli gotat, tha se bisedës do t’ia nisnim me të. “As Sokrati nuk fliste pa verën përpara”. Ia ktheva se te ne verën e konsumojnë më së shumti ata që nuk dinë as për Sokratin e as për tjetër, pos për hesapet e barkut. Pasi m’u lejua të flisja për disa aspekte të jetës kulturore në Kosovë si dhe zhvillimet e atjeshme në këtë fushë, që i quajta premtuese, ngaqë viteve të fundit, veçmas pas ndryshimeve më të reja kushtetuese, ishin krijuar disa nga rrethanat e nevojshme që i duhen atmosferës së përshtatshme krijuese. Ndryshimet kushtetuese i theksova qëllimisht, ngaqë e dija se ajo ishte çështja që duhej prekur dhe do të prekej jo vetëm atë ditë, por edhe herëve të tjera, që pastaj pashmangshëm të na lidhte me Qosiqin dhe ato që i ndjeja të rëndësishme t’ia thosha, dhe pse jo, po të tregohej nevoja, edhe t’ia argumentoja edhe me të dhëna të tjera. Por, edhe pas atyre që i thashë dhe ai i dëgjoi me vëmendje, Bëlli ngulmoi të kthehesha te çështja e Ivo Andriqit dhe projektit të tij për copëtimin e Shqipërisë. I thashë se, më kishte rënë të dëgjoja për të dhe madje edhe ta shihja, në saje të botimit që kishin bërë kroatët para pak kohësh, por shtova pak si me dinakëri se nuk e merrja për gjë, ngaqë Andriqi kishte punuar në ministrinë e jashtme të mbretërisë jugosllave, e cila për pikënisje të sjelljes dhe veprimit shtetëror kishte pasur “Naçertanjen”e Garashaninit të vitit 1844 pasojat tragjike të së cilës dihen, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të tjerët. Bëra të ditur se ajo nuk kurseu as shtetin malazias që është më i vjetër se ai serb dhe nuk u kursye as autoqefalia e kishës ortodokse malaziase, e cila u gëlltit nga ajo serbe. Meqë e pa se nga do të sillesha, më tha se a mund të gjendej disi promemoria e Ivo Andriqit. Ia ktheva se do t’ia sillja pa vështirësi. ”Por, që ta keni më të qartë Andriqin, duhet ta keni Naçertanjen e Garashaninit. Pastaj duhet ta keni edhe Memorandumin e Vasa Çubrilovqit të vitit 1937, atë të dytin të vitit 1944, dhe duhet ta keni edhe librin e Vladan

75

Gjorgjeviqit Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha të vitit 1913 të botuar edhe në gjuhën gjermane në Gjermani...” I fola edhe për shumë e shumë dokumente dhe libra të tjera të kësaj natyre për të thënë si me shaka se Andriqi dhe puna e tij ishte hiçgjë. “Po ai ishte shkrimtar. Ishte fitues i çmimit Nobel”. Ia ktheva se çmimin Nobel Andriqi e kishte marrë për letërsi dhe jo pa merita. Sikur t’ia kisha prekur dregëzën, me nxitim foli e tha se Tito duhej të kishte pasur ndikim të madh tek disa qarqe të rëndësishme suedeze, sepse dëshironte me çdo kusht ta kishte një nobelist kroat. Mendja ma tha se tashmë ai kishte ngrënë karremin që ma kishte përgatitur që më parë, që mbase me anën e bisedave për Andriqin të hiqte vëmendjen nga Qosiqi, gjë që ishte një nxitim. Por meqë ende nuk e dija se nga hiqte qerren, dëshiroja që edhe më tutje t’i mbaja penjtë në duar dhe bisedën ta drejtoja siç kisha paraparë. Ia ktheva se po të ishte se Tito kishte për qëllim ngritjen e një shkrimtari kroat deri tek çmimi Nobel, sigurisht se këtë do ta bënte me një kroat të mirëfilltë, me Mirosllav Kërlezhën, që ishte shumë e shumë me i afirmuar jashtë, dhe jo me një si Andriqi, që ka hequr dorë nga përkatësia kroate duke u deklaruar serb. “Këtë nuk e dija”, më tha paksa i zënë gafil. “Nuk e dija...” I thashë se kjo as që kishte ndonjë rëndësi. ”Më gëzon fakti që Tito qenka angazhuar për një shkrimtar që të marrë Nobelin. Madje për një të deklaruar serb dhe që ka punuar edhe në projektet strategjike hegjemoniste të mbretërisë serbe, të cilat do të anulohen nga komunistët e Titos”. Ishte e qartë se kahu i bisedës po e mundonte, por sikur nuk ishte në gjendje ta parandalonte atë. Kishte diçka që e mbante në atë udhë. Kështu që, pas një heshtjeje, më tha se mund të flisja çfarë të doja. “Në Ballkan thuhet se mysafiri është mbret.” “Dua të flas për letërsinë. Lexuesve shqiptarë u intereson Hajnrih Bëlli shkrimtar. Të tjerat janë të parëndësishme...” Sikur të kishte ndjerë një shtrëngim të brendshëm, nga i cili njëherë duhej liruar, m’u drejtua se e dinte se mua më interesonte Qosiqi dhe më pak letërsia. “Nuk është kështu, hë?...” Zërin e kishte gjithë dridhërimë. Mendja ma tha se tashmë biseda mund të kishte marrë fund pa filluar mirë. Këtë përshtypje pata kur për pak la

76 tryezën dhe u shemb në kanapenë e mbështetur për dritare, së cilës pranë i rrinin degët e mështeknës të varura deri poshtë, që xhamit ia jepnin pamjen e një grafike të shkëputur nga një tërësi pikëlluese. Pasi mori veten, nga rafti sipëri kanapesë nxori një dosje bukur të fryrë, të cilën, ma hodhi përpara. “E di se Qosiqi është antishqiptar... Për fat të keq është i tillë!...” Ngriva. Fytyra i kishte marrë një pamje të zbetë, ndërsa buzët po i dridheshin. “Të gjitha janë këtu. Të gjitha. Me vonesë, ama janë këto.” Shtoi se kishte marrë stenogramin e diskutimeve të mbledhjes së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë dhe gjithë ato që ishin thënë prej Qosiqit atje... “E keqja është se në gjithë këtë mesele kam hetuar edhe diç tjetër që më dhemb shumë, shumë...” Fjalët i la përgjysmë dhe u kap për ije. Heshtja e ftohtë po më kaplonte edhe mua dhe dukej se ajo si një ngrirje tashmë po përfshinte çdo gjë, madje edhe fjalët e tij... Por, pas pak, me pamjen e atij që kishte tejkaluar përvijimin e shqetësimit të beftë, vazhdoi të fliste se ajo që i shkaktonte dhembje kishte të bënte me hetimin e një farë hije tek vepra e Qosiqit, që në një farë mënyre do të mund ta radhiste edhe në radhën e kolabrocionizmit të regjimit të Hitlerit. Serish m’u kthyen dridhërimat e ngrirjes. Por, tash edhe më depërtuese. Njëherë më shkoi mendja se shkrimtari i njohur kishte ndonjë lajthitje të vogël, ose dëshironte të më vente në lojë? Të tjerat më dukeshin të panatyrshme. Sikur ta hetonte ngushtimin tim, më pyeti nëse kisha lexuar romanin “Dielli është larg”. Dhe nëse e kisha lexuar, çfarë mendimi kisha për të? Pohova se e kisha lexuar, por thashë se kjo kishte ndodhur moti, para njëzet vjetësh, thuajse si fëmijë, ngaqë ishte ndër librat e parë të përkthyer në gjuhën shqipe nga serbokroatishtja. Bëra të ditur se im atë, antifashist i ditëve të para, i cili si normalist i Elbasanit, kishte përfunduar mësues katundesh, që nga ditët e para të pasluftës dhe gjithë jetën e kishte kaluar nëpër shkollat e improvizuara nëpër xhami të rrënuara, nëpër shtëpi private dhe kazerma ushtarake madje, dhe mbrëmjeve të ftohta, shtatë fëmijëve, sa kishte atëherë nga dhjetë gjithsej që do t’i ketë, na lexonte ato libra që i binin në dorë. Njëri prej tyre ishte edhe “Dielli është larg”. “Nuk të duket diçka e dyshimtë në atë libër?...” Ia ktheva se nuk më kujtohen hollësitë.

77

“Fajin e ka koha dhe përqendrimi i caktuar, që kur është fjala për këtë shkrimtar, shkon te trilogjia “Koha e vdekjes”. Sigurisht se sot do ta lexoja ndryshe.” “Aty u bëhet kritikë e ashpër komunistëve pse vrasin okupatorët gjermanë. Nuk të kujtohet kjo?...” “Romani mbështetet mbi këtë dramë”, thashë gjithnjë duke sjellë ndër mend diçka që sikur zuri të më rikthehej në kokë nga doçka e largët. “Epo, nuk duket njëfarë kolaboracionizmi ky?...” “Kishte frikën nga hakmarrjet, sepse nazistët vrisnin njëmijë deri dy mijë veta për çdo ushtarë të vrarë. Në Kragujevc thuhet se u pushkatuan pesë mijë nxënës të shkollave të mesme pas një atentati komunist...” “Shfaqen hamendje ndaj rezistencës... Madje edhe ndaj luftës kundër fashizmit?... Ajo del madje vrastare në të dy anët?... Ç’ thua, pra?...” Nuk kisha se çfarë të thosha tjetër. Ato që kisha ndërmend t’ia thosha, dhe ishin shumë e shumë, që nga pikëpamjet e tij naziste dhe shoviniste që jo rastësisht i kishte përplasur në një plenum partie e deri tek ato që vite më vonë do t’i botojë në librin “Realiteti dhe e mundshmja”, me të cilat serish do të kthehet në skenën politike, kishin rënë në ujë. Atë që e kishte mbrojtur për vite dhe kishte krijuar edhe habi ndër miq dhe te një shtresë e lexuesve të vet madje, tash e shihte me dyshim të madh?!... Pimë edhe verën e mbetur të shishes dhe iu falënderova për kohën që ma kishte kushtuar. I thash se biseda kishte qenë shumë interesante, edhe pse kisha mbetur pa intervistën që e kisha paraparë. “Eja pas një jave dhe do ta kesh. Mund të jetë një bisedë e lirë. Pse jo...” Më tha se nuk kisha nevojë për termin të ri. Rrugës për në Bon nuk po më shqiteshin nga mendja ato që Bëlli kishte thënë për Qosiqin. A thua komandant Gvozdeni nga “Dielli është larg”, që do të bjerë në konflikt me urdhrat partiake, mund ishte personifikimi i vetë autorit me përcaktimet politike, që dikur mund t’i kishte marrë për të drejta, por më vonë kishte parë se ishin të gabueshme?... A thua se koncepti i njohur i relevantes filozofike të kapërcimit nga njëra anë në tjetrën duke i bartur njëherësh edhe klishetë e vlerave në anën e ndërruar, kishte bërë që Hajnrih Bëll te Qosiqi ta shohë enologjinë e këtij koncepti?... Pas një jave takova thuajse një tjetër Hajnrih Bëll. Ishte më i hareshëm dhe më tha se bashkë me regjisorin Rajner Fasbinder kishte shikuar edhe një herë versionin e fundit të filmit “Nderi i humbur i Katarin Blumenit”, sipas skenarit të novelës së tij si dhe kishin biseduar rreth skenarit të filmit të ri “Gjermania në vjeshtë”, ku do të trajtohej akti i fundit i tragjedisë së krerëve

78 të lëvizjes terroriste RAF (Fraksionit të Armatës së Kuqe) Andreas Baderit dhe Urlike Majnhoverit në burgun Shtamjahm të Shtutgartit, dy intelektualëve të njohur gjermanë, publicistë ndër më të dalluarit e gjeneratës së re, të cilët kishin përfunduar në terrorizëm dhe këtë e kishin mbrojtur me fanatizëm. Ngjashëm si gjatë takimit të parë, Bëlli shqiti rreth bisedës me regjisorin Fasbinder, të cilin e kishte mik të mirë - që kur pas katër vjetësh do të vdesë në Munih nga sasia e madhe e kokainës që kishte përdorur pasi që kishte kryer serinë televiziv “Alekandarplaz” të shpallur në vitin 1981 vepra më e mirë e filmit në botë e zhanrit të tillë - do ta quajë regjisorin më të madh gjerman të të gjitha kohëve, gjë që për këtë kishte pasur të drejtë, sepse Fasbinder, pos guximit tejet të madh që të merrej me tema tabu gjermane, siç ishin ato të kusuritjes me ideologjinë naziste, ishte njësoj kritik ndaj konzervativizmit por edhe neomajtizmit gjerman, që i quante kënde të kundërta të të njëjtit pe. Por, ajo që fliste se kishte biseduar me regjisorin e filmit të ardhshëm “Gjermania në vjeshtë”, ishte më shumë se një shqyrtim pikëpamjesh midis krijuesve. Sepse fjala ishte për një vepër artistike e cila njëherësh duhej të paraqiste një apel për një kompromis historik midis shoqërisë dhe ekstremeve të saj, të cilat janë të domosdoshme dhe të dobishme madje, kur ato rrezikojnë të kthehen në konflikte të mëdha. Meqë Hajnrih Bëll njihej si ithtarë i të majtës dhe jo gjithnjë e shihte me sy të mirë ekonominë e tregut dhe liberalizmin, ai tregonte mirëkuptim të ndjeshëm për aspektet e barazisë shoqërore, që duhej të arrihej me anën e shpërndarjes së kapitalit qoftë edhe me ndërhyrjen e shtetit. Ai madje, njihej edhe si ithtar i teorisë “stamkopf” të drejtimit të kapitalit shtetëror, e cila, do të arrijë edhe deri në ditët tona nëpër programet e kundërshtarëve të globalizimit. Andaj, edhe revoltat e mëdha të studentëve të vitit gjashtëdhjetë e tetë, që kishin shpërthyer në Francë dhe pastaj në Gjermani dhe kishin përfshirë edhe vendet e tjera perëndimore i quante të drejta, dhe bashkë me Sartrin dhe intelektualët francezë që ishin vënë në krye të tyre, i kishte përkrahur edhe protestat gjermane të Berlinit dhe nëpër qendrat e tjera universitare. Me rastin e atentatit ndaj udhëheqësit të tyre Rudi Duçke kishte fajësuar shtetin gjerman ndaj të cilit kishte kërkuar përgjegjësi. Që lëvizja studentore të mos kthehet në kaos, por të ruajë kursin e kërkesave sociale dhe të një reforme të gjerë shoqërore, bashkë me shumë intelektualë të vendit, ku ishte edhe shkrimtari Gyngter Gras, regjisorët Fasbinder dhe Hercog, aktorët Hana Shegulla dhe Kristian Wakenagël dhe të

79 tjerë, kishte themeluar forumin e njohur “Neue Linke” (E majta e re), ku për vitet të tëra kishte paraqitur frymëzuesin e të majtës. Meqë Vili Branti ia kishte dalë që një pjesë të madhe të energjisë së akumuluar të të rinjve të rebeluar ta kthente për vete dhe atë ta shfrytëzonte për përpjekjet e socialdemokracisë gjermane që të vijë në pushtet, siç kishte ndodhur në të vërtetë në fillim të viteve të shtatëdhjeta, një pjesë e elitës së saj ajo më ekstremja, e pakënaqur për derdhjen e lëvizjes në taborre partiake (pa marrë parasysh se pjesa më e madh u kishte shkuar socialdemokratëve dhe lëvizjes së të gjelbërve), i ishte kthyer vrullit revolucionar dhe mjeteve të luftës, të ngjashme me atë të Çe Gevarës, po edhe teorive të Mao Ce Dunit për luftën e papajtueshme të klasave. Dy nga këta revolucionarë: Andreas Bader dhe Urlike Majnhover, që të dytë gazetarë të njohur, iu kishin bashkuar qelive militante revolucionare të quajtur “Brigadat e kuqe” (RAF - Rote Brigaden). Në stilin e Don Kishotit të Manqes, në luftë kundër mullinjve të erës, i kishin shpallur luftë të hapur sistemit dhe shtetit gjerman, duke filluar aktet terroriste, që nga kidnapimet e personaliteteve të njohura nga jeta politike dhe ajo e kapitalit, pastaj sulmin ndaj bankave, hekurudhave dhe objekteve të tjera publike. Kryetarin e Industrialistëve gjerman, Hari Shlajer, pasi që e kishin kidnapuar dhe dy javë e kishin shfrytëzuar për promovim në shtyp dhe që të gjitha mediumet publike, e kishin vrarë. Natyrisht se shteti gjerman, nuk kishte si të reagonte ndryshe pos me mjetet e ligjit, por që ato dukeshin tejet të ashpra. Do të fillojnë përgjimet e ndryshme dhe të shumta, dhe do të merren hapa me të cilat në masë të madhe kufizohej liria dhe jeta private e qytetarëve. Nën devizën “siguria, parakusht i lirisë”, ithtarët e fortë nga radhët e konzervativëve, ia kishin dalë të nxjerrin ligje me të cilat policia dhe organet e ndjekjes fitonin shumë kompetenca dhe autorizime, që mund të keqpërdoreshin në rrethanat e krizave më të mëdha shoqërore. Hajnrih Bëlli dhe forumi i tij “E majta e re” kishte ngritur zërin ndaj këtyre masave dhe kishte qenë ndër ata që në vlugun e histerisë kundër RAF-it dhe pjesëtarëve të saj haptas kishte thënë se “edhe ata janë fëmijët tonë” dhe “ç’ shoqëri është ajo që niset në luftë kundër fëmijëve të vet, qofshin ata edhe të rebeluar”. Bëlli kishte kërkuar dialog me “rebelët e kuq” dhe kishte qenë ndër ata që kishte ofruar çfarëdo ndihme që do të sillte deri te kjo. Madje, thuhet se kishte këmbyer edhe disa porosi me Baderin dhe Majnhover rreth dialogut shoqëror, por kishin qenë të kota, pasi që kishte filluar të derdhej gjaku.

80

Pasi që shumë prej rebelëve kishin rënë në burg dhe dukej se shteti gjerman po e fitonte luftën kundër RAF-it, kishte ardhur ngjarja tragjike e Shtamjahmit, kur në burgun ndër më të ruajturit në Gjermani, të përgatitur kastile për terroristët, brenda natës në qelitë e tyre ishin gjetur të vrarë Andreas Baderi, Urlike Majnhover, Ingrid Eslin, Helga Shulc dhe dy të tjerë. E majta ekstreme asnjëherë nuk i kishte besuar versionit zyrtar të vetëvrasjes. Dukej se edhe Hajnrih Bëll kishte qenë ndër ta, po ai këtë nuk e kishte thënë, pos që kishte paditur shtetin pse nuk kishte qenë i aftë që kundërshtarët e vet të ashpër, që i quante armiq, t’i mbronte në përputhje me ligjet dhe t’u bënte gjyq, por kishte lejuar që ata të vetëvriteshin. Këtu, zaten, kishte filluar edhe ajo që do të thellohet deri te mospajtimi i hapur me shtetin dhe forcën e tij, mospajtim ky që do të bashkojë shumë nga intelektualët e majtë, që të arrijnë te përfundimet se shteti po e humbte kredibilitetin e vet. Mbi këto kundrime dëshironte ta gjironte filmin “Gjermania në vjeshtë” edhe Rajner Fasbinder, që sipas Bëllit dëshironte të shkonte deri te ngritja e dyshimit ndaj shteti se aparati i tij nuk mund të sillej ndryshe, pos të përhapte anatemën e miqve dhe të armiqve, që prej regjisorit shihej si pjesë e mbetjeve të vetëdijes nazi-fashiste, e cila mund të vihej në veprim sapo të gjente rastin që shtetin ta përdorte si mburojë kundër individit. “Fasbinderin e këshillova të përmbahet nga shpallja e luftës kundër shtetit, pa marrë parasysh si sillet ai dhe çfarë synon, sepse atëherë justifikojmë sjelljet e tij, qofshin edhe të tilla. Çfarë të them atëherë, më thotë ai?... Duajeni shtetin që iu shpall armiq dhe iu vret?... Ia kthej se pa shtet kthehet anarkia. Dhe dihet se edhe diktatura më e egër është më e mirë se gjendja pa shtet... Nuk është mahi me atë djalë... Nuk është mahi me të, ama përherë ka të drejtë edhe kur nuk ka të drejtë...” Kur dukej se do të merrte fund biseda me Fasbinderin dhe ato që kishin sheshuar, pra mospajtimet, rreth porosisë së filmit “Gjermania në vjeshtë”, Bëll, prapë dhe prapë i kthej asaj. Dikur hoqa dorë nga intervista dhe iu nënshtrova plotësisht kapjes së atyre që thoshte ai rreth fenomenit të terrorizmit në shoqëri dhe përgjigjes që duhej dhënë nga ana e intelektualëve që çështjet të mos i mbeteshin vetëm shtetit në kompetencë. Edhe ajo mund të paraqiste një material të mirë për një trajtesë intelektuale. Vonë, do të ndahem nga Hajnrih Bëll. Ishte hera e fundit që do ta takoj në vilën e tij në afërsi të Dyrrenit. Gjatë qëndrimit në Gjermani do të takohemi edhe dy herë: në premierën e dramës “Princi Vallenshtajn” të Shilerit në teatrin e Bonit dhe në vjeshtën e vitit 1980 në një tribunë të fondacionit

81

“Fridrih Erbert” me temën “Krijuesit dhe hapësira e lirisë në shërbim të lirisë ”, ku merrnin pjesë shkrimtarë dhe filozofë të njohur nga Gjermania dhe Franca. Gjatë një pushimi, në pjesën e tarracës, po pinte kafe bashkë me Gynter Grasin. Pasi i përshëndeta, më ftoi t’u bashkohesha dhe më njoftoi me Gynter Grasin. Tha se kishte filluar të lexonte diçka nga shkrimtari Ismail Kadare dhe priste që së shpejti të merrej me romanin “Dimri i madh”, që e kishte botuar “Fayard” nga Parisi dhe gazeta “Frankfurter Allgemeine” ia kishte bërë një vlerësim përmbledhës, ku shkrimtari shqiptar shihej si një “dritë shpresëdhënëse në tunelin e errësirës shqiptare”, edhe pse romani nuk kishte pasur mundësi t’u ikte klisheve kryesore të socrealizmit. “Kureshtjen për këtë shkrimtar ma ka shtuar Klaus Bëlling.” Shfrytëzova rastin që rreth shkrimtarit Kadare dhe veprës së tij t’i thosha diçka që gjatë dy takimeve me Bëllin në vilën e tij në Dyrren nuk ia kisha dalë t’i thosha, pse herën e parë na kishte “penguar” Qosiqi dhe herën e dytë Fasbinderi. Megjithatë, përmendja e Klasu Bëllingut, që tha se ia kishte shtuar kureshtjen për Kadarenë, nuk ishte jashtë atyre që përpiqesha t’i arrija rreth afirmimit të vlerave që kishim ndër gjermanë, që shkrimtari ynë krahas depërtimit në rrugë të natyrshme, të njihej sa më tepër edhe ndër qarqet e larta intelektuale dhe politike gjermane, ku kisha qasje dhe për një kohë jo gjithaq të gjatë kisha krijuar lidhje shumë të mira. Shi për këtë, shfrytëzova edhe praninë e Grasit dhe propozova që shkrimtari Ismail Kadare të merrte një ftesë nga shkrimtarët gjermanë për ta vizituar Gjermaninë. “Kjo do ta nderonte edhe atë, por edhe shkrimtarët gjermanë...” Bëll dhe Gras, si me një gojë thanë pse jo. Madje, Bëll sugjeroi që të bisedoja edhe më Bëllingun, meqë ai, si tha, ka pushet të madh në dorë dhe gjërat i rregullon pa burokraci. Të dytë buzëqeshën. Para se të largoheshim për në brendi, shkrimtari Gynter Gras, i cili çmimin Nobel do ta fitojë pas njëzet e dy vjetësh pritjeje dhe shumë e shumë nominimesh nga të katër anët e botës, dhe si do të shihet mirënjohja më e madhe për letërsi në njëfarë dore, krahas meritave letrare, do t’i lidhej edhe me angazhimet e fuqishme për Kosovën dhe mbrojtjen e saj nga gjenocidi serb, do të më thotë se kishte kureshtje të dinte diçka më shumë rreth një memorandumi të akademikëve dhe shkrimtarëve serbë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Kosova dhe të gjermanëve nga Banati dhe Sremi. Ashtu në lëvizje e sipër ia bëra me dije se nuk ishte vetëm një memorandum i tillë

82 serbë por dy. Dhe se dëbimi me dhunë i gjermanëve nga Banati dhe Sremi, rreth shtatëqind mijë sish, ishte i dyti me radhë. “Ka më shumë se një”? “Dy që dihen haptas, po ka edhe shumë e shumë projekte që nuk dihen...” “Këtë nuk ma thoshte mendja. Sikur nuk kanë pasur punë tjetër...” I shpjegova, se ky i dyti, ku bëhej fjalë për dëbim dhe dhunë të gjermanëve nga Banati dhe Sremi, ishte hartuar në vjeshtën e vitit 1944 nga Vasa Çubrilloviqi, pra po nga ai që në vitin 1937 kishte hartuar memorandumin e parë, dhe i ishte drejtuar Titos që ta aprovonte. Në nëntor të po atij viti Tito, me insistimin e serbëve, e kishte aprovuar dhe historianin Çubrilloviq, për ndryshe njëri nga atentatorët që bashkë me Gavrillo Pricipin në verën e vitit 1914 në Sarajevë kishte vrarë princin Franjo Ferdinand të monarkisë së Austro-Hungarisë, e kishte caktuar ministër të agrarit ani pse ai me profesion ishte historian! Në memorandum thuhej se duhej shfrytëzuar ofensivën e fundit partizane, ku do të merrnin pjesë forcat e aradheve jugosllave dhe atyre të armatës sovjetike, që tashmë kishin kaluar Danubin dhe Tisën dhe ishin futur në Ballkan, për ta pastruar gjithë pjesën veriore nga popullata gjermane. Çubrilloviqi thoshte se ky rast duhej shfrytëzuar deri në fund për t’i qëruar hesapet me gjermanët nën pretekstet se ishin vënë në shërbim të nazizmit gjatë luftës së fundit dhe si kolabrocionist nuk mund të trajtoheshin ndryshe. Gjatë ofensivës së dimrit forcat partizane pamëshirshëm kishin pastruar një nga një vendbanimet e popullsisë gjermane në Banat dhe Srem. Të dhënat flasin për dëbimin me dhunë të mbi shtatëqind mijë gjermanëve, që pas vetes kishin lënë të vrarë edhe rreth njëqind mijë veta. “Mund të gjendet ky dokument?...” I thash se i kisha, të parin dhe të dytin, por në gjuhën serbokroate. Dhe, po të donte, mund t’ia dërgoja. Ma dha adresën e Lybekut dhe më tha se kur të kthente herën tjetër në Bon do të më lajmërohej. Kur dukej se Gynter Grasi mund ta kishte harruar fare premtimin e bërë me rastin e takimit të parë në Bon para disa muajsh, nga fillimet e vitit të ardhshëm do të më lajmërohet me ftesën që të shiheshim në Petersberg, afër Bonit, pjesërisht rezidencë e qeverisë gjermane, ku mbaheshin takimet e larta ndërkombëtare si dhe pritjet e tjera të eminencës politike dhe shtetërore të vendit. Aty kishin “strehën” e herë pas hershme disa nga elita intelektuale gjermane me reputacion të lartë shoqëror, siç e gëzonte edh Grasi në radhët e të majtës, e cila ç’prej nëntë vitesh kishte pushtetin në Bon.

83

Ishte me shkrimtarin e njohur Manfred Lenz dhe disa të tjerë, të cilët merrnin pjesë në një forum kulturor ndërgjerman në të cilin gjatë dy ditëve shkrimtarët më të njohur gjermanë nga të dy anët e murit të Berlinit kishin biseduar për Gëten dhe kohën e tij të parë nga realitetet e reja gjermane, ku nuk kishin munguar edhe disa kundrime absurde se realiteti socialist ishte ai që shkrimtari i madh kishte pasur parasysh! Dukej se doktrina politike e Vili Brantit e pajtimit me realitetet e reja të krijuara pas luftës së dytë botërore e promovuar në fillim të viteve të shtatëdhjeta që kishte gjetur përkrahje tek e majta gjermane, po edhe në Republikën Demokratike të Gjermanisë, në Poloni e që përkrahej edhe nga e majta franceze, ishte kthyer në një model komunikimi kulturor ndërgjerman, me të cilin pranoheshin mentalitetet e ndryshme të dala po ashtu nga realitetet e ndryshme me sisteme të ndryshme shoqërore dhe politike. “Shqiptarët e ndarë, mbase mund ta kenë më të lehtë ndërlidhjen kulturore, ngaqë jetojnë në shtete me të njëjtin sistem politik”, foli Grasi sapo u ula, por nuk isha i sigurt se ato që tha shtronin pyetje, që duhej përgjigjur, apo ngërthenin vlerësim me të cilin duhej t’ia bëja me dije se nuk pajtohesha. Nuk e kisha të lehtë as të flisja, por as të heshtja, sidomos kur papritmas ndodhesh në shënjestër të shikimit të shkrimtarëve të njohur, që kishin vepra, por edhe reputacion shoqëror të nivelit më të lartë, siç ishte vila e kancelarit ku ata ishin nikoqirë. Por, kur nga shikimi i Grasit, m’u bë se nga unë kërkohej më shumë informim se tumirje, me mjaft përmbajte zura të flisja se ishte sistemi politik dhe ideologjia, pikërisht që shqiptarëve ua kishte vënë kufirin e hekurt në mes prej dyzet vitesh, ani pse viteve të fundit, kishte filluar paksa “të zbutet” në saje të njëfarë bashkëpunimi kulturor midis Tiranës dhe Prishtinës, rezultat i të cilit është edhe unifikimi i gjuhës letrare. Thashë se te ne askush nuk dëshiron t’i pranojë realitet e ndarjes e as ato që ka vënë metoda e socrealizmit në Shqipëri. Mbase shkrimtarit Manfred Lenz ato që thash nuk iu duken bindëse. Pasi nxori një buzëqeshje të ftohtë dhe ironike foli e tha: “Realitetet e ndarjes, mund të anashkalohen për këtë apo atë arsye, për një kohë, por assesi të tejkalohen e aq më pak të harrohen, sikur të mos kishin qenë. Sepse, është pasqyrimi shpirtëror me anën e krijimtarisë që i bën të pashlyeshme... Veprat që krijohen në anën tjetër të Gjermanisë ruajnë vulën e kohës, siç ndodh edhe me tonat në këtë anë...Veçoritë dalluese të tyre duhet pranuar doemos...”

84

Desha të flisja diçka për realitetet e dhunshme, por hoqa dorë para “forcës së autoritetit”. Kjo më solli ndjenjën e një ngulfatje që duhej ta përpija, sepse ishte takimi me Grasin dhe çështja e gjenocidit serb ndaj gjermanëve, ajo që më detyronte të mos bëjë hiçgjë që biseda të marrë kah tjetër të paparashikuar, siç më kishte ndodhur dy herë me Hajrih Bëllin, kur një herë Qosiqi dhe tjetrën herë regjisori Fasbinder, kishin penguar atë që synoja gjatë takimit me të. Vite më vonë, kur Gjermani do të jetë e bashkuar dhe të ashtuquajturat pranime të realiteteve të krijuara nga rrethanat e ndarjes do të tejkalohen, ishte po ai Manfred Lenz, i cili në një diskutim në Panairin e Librit në Frankfurt do të ngre zërin kundër “apologëve” të ndarjes që asaj ia bëjnë gjoja në emër të “realiteteve të caktuara letrare”. Grasi, që mbase kishte provokuar edhe pa qëllim, me të shpejt u përkujdes që takimit tonë t’ia kthente qëllimin. M’u falenderua, si tha, për materialet që kishte marrë nga unë, dhe shtoi se kishte filluar gjithë çështjes t’i bënte një shqyrtim, jo vetëm që të ishte sa më i informuar, por që edhe ato t’i shfrytëzonte për qëllime letrare. Tha se kishte preokupim një prozë ku do të paraqitej e gjithë tragjedia e eksodit gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, që edhe pse tha, ishte e provokuar nga politika nazi-fashiste e Hitlerit, megjithatë ajo nuk u jepte të drejtë fitimtarëve të silleshin në atë mënyrë të panjerëzishme me popullatën e pafajshme. “Nuk bën që faji të shpaguhet me faj...” Pas njëzet e shtatë vitesh, kur ta ketë marrë çmimin Nobel për letërsi, Gynter Gras do të botojë romanin “Krebsgang”, ku për herë të parë trajtonte temën e tragjedisë së eksodit gjerman. Fundosja e anijes “Gysloh” me rreth gjashtë mijë gjermanë të Prusisë lindore të përndjekur nga “Armata e kuqe” dhe torpedimi i qëllimshëm i anijes nga ana e tyre në ujin e ftohta të Detit të Veriut, do t’i shërbejë hapjes së parë të kësaj teme të ndaluar në krijimtarinë gjermane, ani pse në Perëndim nuk ka ekzistuar kurrfarë censure, por ishte censura e brendshme e ngulitur në kokat e krijuesve që kishte penguar trajtimin artistik. Guximi i Grasit në këtë drejtim, s’ do mend se do të ndikojë që kjo temë të fitojë legjitimitet në trajtimet e kohëve të fundit, ku mozaikun e madh të eksodit gjerman do ta plotësojë edhe tragjedia e gjenocidit të partizanëve jugosllavë dhe atyre sovjetikë ndaj popullatës së Banatit dhe Sremit. Duket se informatat e marra nga memorandumi i dytë i Çubrilloviqit do të ndikojnë si shumë që shkrimtari i njohur, nga fundi i viteve të nëntëdhjeta të vihet në mbrojtje të shqiptarëve të ndjekur nga regjimi serb i Millosheviqit

85 dhe madje, në çastet më vendimtare , të nënshkruajë edhe memorandumin e njohur të intelektualëve gjermanë drejtuar qeverisë së Shrëderit që të përkrahej ndërhyrja ushtarake kundër soldateskës së Millosheviqit, me të cilën do të ndikohet që qeveria e majtë të marrë edhe përkrahjen e intelektualëve të cilën ajo përherë e çmon. Madje, vlerësohet se angazhimi i Grasit për mbrojtjen e popullatës së Kosovës nga gjenocidi, do të jetë shtysa e fundi dhe ajo vendimtarja që do të ndikojë të fitojë çmimin Nobel për letërsi meqë dihet se sjellja politike e shkrimtarëve jo rrallë merret parasysh te juria. Nëse Hajnrih Këlli pas të kuptuarit të vërtetës për Qosiqin do të heshtë, por pa ia zënë ngoje në opinion mëkatet, që do t’i shohë qysh në veprën “Dielli është larg”, dhe kjo do të paraqesë një moment të rëndësishëm drejt parandalimit të mëtutjeshëm të ndihmës propagandës serbe, Gynter Gras, megjithatë, sa më shumë që të kuptojë të vërtetën serbe nga gënjeshtrat, që vetë Qosiqi pranon se ato paraqesin virtyt nacional serb, e deri te planet morbide që kishin thurur dhe zbatuar për pastrime etnike ndaj shqiptarëve, gjermanëve, boshnjakëve dhe të tjerëve gjatë njëqind vjetëve të fundit dhe këtë e bënin në emër të misionarizmit krishterë dhe europian me të cilin gjoja i kishte ngarkuar historia, do të veprojë kundër, pa ngurruar që të shkruajë madje edhe peticione në mbrojtje të viktimave të tyre, siç do të veprojë edhe me rastin e shqiptarëve kur do ta vejë në veprim gjithë potencialin intelektual të së majtës, të cilin prej tyre e kërkonte qeveria e Gerhard Shrëderit që t’u bashkohej planeve amerikane për ndërhyrje ajrore ndaj forcave ushtarake serbe në Kosovë dhe jashtë saj. Këtij përkushtimi Grasi do t’i jepet qysh në vitin 1994, kur në takimin vjetor të PEN-it gjerman në Dyseldorf (anëtar i të cilit kam qenë për disa vite), pasi që paraprakisht të flasë për atë që e kishte quajtur çmendi shoviniste serbe, të cilën duhej ndalur me çdo kusht para se të bëhej vonë, doli edhe te Kosova duke e paraqitur si skenar të një vrasjeje të paralajmëruar, ku edhe ata që bëjnë sehir para saj, kthehen në vrasës. “Tragjedinë e Kosovës nuk duhet lejuar assesi !” iu drejtua me mjaft ashpërsi pjesës së shkrimtarëve që kishin mëdyshje, e të cilët nuk ishin të paktë, se mos po tregoheshin të anshëm, ose mos merrnin anën e atyre që ishin shkëputur nga Serbia! Por, kambanat rreth ogurit të ligë që i kërcënoheshin Kosovës, Gras nuk mund t’i fuqizonte pa i lidhur me ato që ndodhnin në Bosnje dhe Hercegovinë, kur soldateska serbe bënte masakra të tmerrshme dhe po krijonte fakte me dhunë në përputhje me konceptin e krijimit të Serbisë së Madhe, ndërkohë që trupat e OKB-së të stacionuara atje me Akashin dhe

86 misionarët e tjerë, me sehirin e tyre, i shkonin për shtati agresionit serb në këtë vend i cili tashmë kërkonte që atyre që kishte arritur me luftë t’ua jepte legjitimitetin ndërkombëtar siç do të veprohet në Dejton pas një viti. Gynter Grasi ishte ai që hartoi tekstin e kërkesës së PEN-it me të cilën SHBA-ve dhe faktorëve të tjerë botërorë, përfshirë këtu edhe OKB-në, me të cilën kërkoi ndaljen e menjëhershme të agresionit serb në Bosnje dhe Hercegovinë edhe me ndërhyrje ushtarake, siç do të kërkojë që të mos pranohen realitetet që ishin krijuar nga ana e tyre me luftë. Në këtë letër, në saje të meritës së Grasit, shkrimtarët gjermanë, me paralajmërimin se pas Bosnjës dhe Hercegovinës do të jetë në radhë Kosova, për herë të parë ngritën zërin në mbrojtje të saj, zë ky që do të paraqesë një ndihmesë të madhe, së pari - në drejtim të shpërrallimit të propagandës së gjatë prej më shumë se një shekulli e gjysmë që Beogradi bënte duke u munduar që Kosovën ta paraqiste si djep të shpirtit të saj që nga mesjeta, të uzurpuar gjoja nga shqiptarët myslimanë, dhe së dyti – të të kuptuarit se agresioni serb ndaj shqiptarëve nuk kishte për qëllim mbrojtjen e sovranitetit shtetëror serb nga “separatistët shqiptarë”, por fjala ishte për përmbushjen e programeve hegjemoniste serbe të hartuar që nga “Naçertanja” e Garashaninit e tutje për pastrimin etnik nga shqiptarët.

Mahmut Bakalli dhe atuja e barazisë

Kllaus Bëlling, për të cilin Hajnrih Bëll, si me shaka thoshte se kishte pushtet dhe mund të bënte shumëçka, në të vërtetë ishte zëdhënës për shtyp i kancelarit Helmut Shmit. Politikan i zhdërvjelltë, i çiltër për biseda dhe me prirjen për miqësi të shpejta, vlerësohej me perspektivë të madhe, ngaqë ia kishte dalë të përfitonte miqësinë e kancelarit Shmit, i cili njihej si shumë tekanjoz edhe me bashkëpunëtorët më të afërt. Para se të merrte postin e zëdhënësit të qeverisë, disa vjet kishte qenë korrespodent i televizionit gjerman në Beograd. Prej andej, duket se kishte marrë shumë nga “manitë” ballkanike, të cilat i kishin ndihmuar gjatë ushtrimit të profesionit të mos dukej përherë gjerman i ftohtë. Nganjëherë, madje, lavdërohej me “huqet” e jugut dhe temperamentin e atjeshëm. Njohuritë për vendin prej nga vija si dhe realitetet nëpër të cilat kalohej, mbase kishin bërë që të tregonte paksa vëmendje më të madhe ndaj meje dhe këtë e kishte thënë disa herë para kolegëve nga redaksitë jugosllave. “E kemi më të riun, shkrimtar dhe nga një gazetë shqipe në Prishtinë, që nuk ka shoqe në botë”, thoshte si me shpoti, por që ishte ashtu, meqë në 87

Tiranë aso kohe kishte vetëm një bilten partiak ultrastalinist “Zërin e Popullit” me një simotër “Bashkimin” dhe asgjë tjetër! Kjo afri kishte bërë, që shpeshherë të bisedonim për kulturën dhe letërsinë e vendeve të Ballkanit, që i njihte mirë dhe tregonte interesim për to, me përjashtim të asaj shqipe, me të cilën nuk kishte pasur kontakte dhe këtë e theksonte si hendikep të një diplomati rajonal. Natyrisht, se theksimi i mangësisë së njohjes së kulturës dhe letërsisë shqipe, do të thoshte se ai kërkonte të dinte diç më shumë, të mësonte, gjë që kthimi kah vepra e Kadaresë, e cila kishte filluar të bënte jehonë në Francë, por jo edhe në Gjermani edhe përkundër dy-tri përkthimeve në Lindje nga Oda Buholc dhe Fidler të cilat me kohë ia kisha dhënë. Andaj, në njërën nga takimet tona në “Presseclub” të Bonit, ia kisha dhënë romanin “Dimri i madh” të përkthyer në gjuhën franceze. Më tha se sapo ta lexonte do të më thërriste në kafe. Por, edhe pa më thërritur në kafe, siç pritja, në njërën nga konferencat e rregullta për shtyp me gazetarët e akredituar në Bon, pasi të ketë mbaruar pjesën zyrtare, befas do të thotë se për shtypin e huaj kishte një rekomandim për një vepër letrare që tha se ia vlen të lexohet, sepse vjen nga një shkrimtar i ri i një vendi të panjohur, por që po kalon nëpër sfida tejet të ashpra të bredhjes në kërkim nga njëra diktaturë tek tjetra, duke kërkuar atë më të egrën në vend se të ishte e kundërta. Përmendi “Dimrin e madh” dhe emrin Ismail Kadare. Nuk tha se e kishte nga unë, por ma bëri me shenjë që të shiheshim në “Presseclub” në kohën e pauzës së drekës, ku ai shpesh kthente. Kur u takuam m’u falenderua për librin e Kadaresë dhe shtoi se ishte një vepër interesante, pikërisht pse merrej me përshkrimin e hollësishëm të dy diktaturave totalitare të së njëjtës farë dhe të diktatorëve të të njëjtave preokupime për mbikëqyrje të përkryera dhe pushtet mbi çdo gjë. “Edhe pse duket se është shkrimtar i sistemit, ai u ik me mençuri kurtheve të tij dhe këtu qëndron edhe vlera e kësaj proze”. Më tha se rreth romanit kishte biseduar edhe me Hajnrih Bëllin dhe me miq të tjerë. “Epo, mirë. Duhet ta takosh”, i thashë. “Me dëshirë.” “Duhet ftuar. Dalja nga Shqipëria nuk është e lehtë “. Nuk u dash ta çoja më tutje. Më tha se do të bënte çmos që Ismail Kadare të vinte në Gjermani. Dhe, mbas dy vjetësh Ismail Kadare për herë të parë si shkrimtar do të vizitojë Gjermaninë dhe “shkas” do të jetë Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt, ku shkrimtari ynë pas viteve të nëntëdhjeta do të kthejë rregullisht.

88

Por, ditën që biseduam për Kadarenë dhe ftesën që do t’i bëhej ta vizitonte Gjermaninë, zëdhënësi i qeverisë gjermane, bëri të ditur se ishte edhe një shqiptar tjetër që me dëshirë shihej si mysafir në Gjermani. Ishte fjala për Mahmut Bakallin, atëherë Kryetar i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, i cili kohëve të fundit ishte i pranishëm shpesh në shtypin gjerman dhe vlerësohej si njëra ndër figurat e rëndësishme të politikës së vendit, ndaj të cilit Tito kishte besim, që si do të shihet kjo do t’i kthehej në hendikep e edhe në kob, ngaqë ngritjes së tij nuk i frikësohej vetëm Beogradi, pra serbët, por edhe të tjerët që kishin ambicie që pas Titos ta pushtojnë kreun e politikës jugosllave. Ka madje edhe disa analiza të përmasave te teorisë së komplotit, që shkojnë deri aty sa edhe ngjarjet e vitit 1981, pos çështjeve me të cilat duhej lëvizur ato që ishin paraparë nga dikah të lëviznin, kanë qenë edhe pjesë e konstruktit me të cilin ai do të mund të rrënohej pa ndonjë mund?!... Vetë Bakalli nuk i kishte besuar kësaj teorie. Njëzet vjet më vonë, radios BBC do t’i deklarojë se në paralojën e rrëzimit të Jugosllavisë kishte shumë e shumë faktorë, nga jashtë e nga brenda, por që Kosova dhe problematika e saj e pazgjidhur kishin paraqitur emëruesin e përbashkët të të gjitha opsioneve që kishin qenë në veprim dhe mbi to mund të ndërtoheshin gjithfarë skenarësh. Në kohën e këtyre spekulimeve, megjithatë, politikani i njohur shqiptar, në një bisedë me gazetën “Frankfurter Rundschau” kishte thënë se të kesh mbështetjen e Titos do të thoshte më shumë se përgjegjësi. Me “më shumë përgjegjësi” mendohej smira dhe shënjestra nga të gjitha anët, sidomos nga Serbia e cila ishte në pritje të kundërveprimeve për ta dominuar Federatën, parakusht i së cilës shfaqej kthimi i autonomisë së Kosovës nën tutelën e vet dhe eliminimi i të gjithë atyre që tashmë kishin shijuar të qenët politikan i dorës së parë, pra i Federatës e jo që të kalohej nëpër vasalitetin serb, siç kishte ndodhur deri nga mesi i viteve të gjashtëdhjeta. Që të mos dukej se e nesërmja e Jugosllavisë do të varej vetëm nga konflikti i paraprogramuar serbo-shqiptar, por edhe me të kundërtën, mbi bazat e një marrëveshje historike midis tyre, që nuk mund të ishte ndryshe pos në rrugën e Titos dhe me mbështetjen nga jashtë - dhe kjo do të thoshte shumë kur ekonomia e vendit nën kursin e vetëqeverisjes po i tregonte shenjat e para të dobësive - fondacioni “Fridrih Ebert” në Bon kishte paraparë, që Bakalli dhe Stamboliq të ftohen mysafirë të një tribune me temën rreth së ardhmes së Jugosllavisë në kudër të integrimeve të mëtutjeshme ekonomike

89 dhe kulturore europiane, që do të mbahej në gjysmën e dytë të marsit të vitit të ardhshëm. “Janë dy nga politikanët e gardës së re, që u takon ardhmëria”. Edhe përkundër kureshtjes që kisha rreth atyre që Klaus Bëlling fliste për Bakallin, nuk thashë tjetër pos asaj se fjala e tyre edhe në Bon do të ishte me interes. Nuk ishte hera e parë që Bëlling sillej kah Bakall. E njihte personalisht nga koha e punës si gazetar në Beograd dhe këtë ma kishte thënë me rastin e takimit prezantues para më shumë se tre vjetësh kur kisha filluar punën e korrespodentit të përhershëm të “Rilindjes” në Bon dhe njohja me zëdhënësin e qeverisë paraqiste edhe një formalitet të domosdoshëm, të ngjashëm me letrat kredenciale që diplomati i paraqet shtetit përkatës. Por, këtë herë, kur Tito ishte i sëmurë dhe Bakariçi në Bon me rastin e promovimit të librit të Karl Gustav Shtrëmit “Jugosllavia pa Titon”, kishte pranuar haptas druajtjen rreth së ardhmes së vendit, interesimi për faktorët, që shfaqeshin si karta të rëndësishme në pokerin e mundshëm politik të vendit, gjithsesi se Bakalli dhe Stamboliq luanin rol të veçantë, në mos për tjetër, atëherë pse ngado parashikohej se sfida jugosllave do të merrte kahun në përputhje me zhvillimet serbo-shqiptare, të cilat e kaluara i ngarkonte me anatema të ndryshme nga ato të mosbesimit e deri te armiqësitë e hapura dhe gjakderdhjet. “Bakalli do ta ketë më të vështirë, sepse kërkon barazinë, të cilën serbët nuk dëshirojnë ta pranojnë, ngaqë druajnë se ajo, sipas pikëpamjeve të tyre, dobëson pozitën e serbëve dhe forcon atë të shqiptarëve e me të rrënon edhe balancimet midis popujve shtetformues të Jugosllavisë.” Binte në sy se te Bëlling, që i njihte mirë rrethanat politike në Jugosllavi, dhe kishte sens të hollë politik, vlerësimet që ia bënte Bakallit, kishin të bënin jo gjithaq me veçimin e një lojtari nga moria e tyre, por të zbërthimit të vetë lojës për t’iu parë potezat e ardhshëm të ngjashëm me atë të një partie shahu me shumë të panjohura, ku mbrojtja siciliane ( ajo e Bakallit me anën e barazisë) dhe hapja spanjolle (ajo e depërtimit serb që mbreti të sulmohet nëpër mes pararojave), do të vendosnin fatin e lojës. Sepse, sipas tij, gjithnjë me teorinë e shahut që dukej se ai e njihte mirë, hapja siciliane përherë tregohej më e suksesshme për faktin se mbështetej në konceptin që jo mbrojtja por sulmi paraqet çelësin e suksesit. “Bakalli është njeri i barazisë. Ato i ka atu të forta, por a mund të pinë ujë në rrethanat kur ajo shpallet e rrezikshme në anën tjetër?...”

90

Gjithnjë me gjuhën e shahut, përpiqej të tregonte atë dyshimin midis përparësive të sulmit dhe dobësive të mbrojtjes. “Bakalli është i detyruar të mbrohet, ngaqë nuk ka rrugë tjetër...Punë e vështirë kjo. Tepër e vështirë... Dhe, çështje është se a do t’ia dalë më shumë se një remie?...” Horst Emke, zëvendës i Vili Brantit, që kishte pasur disa takime me Bakallin dhe thoshte se e njihte mirë, madje theksonte një miqësi me të, nuk ishte skeptik siç shfaqej Klaus Bëllingu me atë kombinatorikën e lojës së shahut dhe përcaktimin për mbrojtjen siciliane e cila përdoret për arritjen e pozicionit të patit, pra të mos humbjes, e cila në disa raste e ka vlerën e fitores. “Atuja e barazisë e Bakallit dhe në përgjithësi e udhëheqjes së Kosovës”, thoshte Emke, është arma më e dobishme dhe e vetme e shqiptarëve, që jo vetëm të mos bien në duar të Serbisë, por edhe të shkojnë më tutje. Emke kishte bindjen se meqë Kosova shfaqet si faktor i rëndësishëm në krizën e gjithmbarshme jugosllave qoftë si gjenerator i saj qoftë si parandalues i saj, atëherë kjo duhej shfrytëzuar me mençuri që atuja e saj të përdorej në përputhje me interesat e të gjithëve në bashkësinë jugosllave, por edhe të faktorit ndërkombëtar i cili edhe më tutje do të jetë i interesuar ta ruajë rolin e Jugosllavisë midis dy blloqeve, por edhe në lëvizjen e të painkuadruarve, që vendet e botës së tretë të kthehen në partnerë të Perëndimit dhe jo në aleat të natyrshëm të Bashkimit Sovjetik, siç propanonin satelitët e saj nga Kuba dhe Libia e Gadafit, por edhe disa nga vendet e varfra islamike. “Kohën e heshtjes së ethshme”, siç e quante Emke atë të fazës së fundit të sëmundjes së Titos, që dihej si do të përfundonte, nga mesi i vitit 1979 deri nga fillimi i majit të vitit të ardhshëm kur në ditën e katërt edhe do të shpallet vdekja e tij, thoshte se Bakalli, që gëzonte autoritetin e madh të Titos edhe në gjendjen që ishte ai, duhej shfrytëzuar për përmirësimin e bazës materiale të Kosovës. Thoshte se Bakallit i kishte propozuar që krahas fondit të federatës për të pazhvilluarit, i cili prej disa vitesh në shumën 0, 66 për qind të bruto produktit të vendit derdhej në Kosovë, e që me ndihmën e tij ishin arritur disa parametra të ndjeshëm në disa degë ekonomike si dhe ato të përmirësimit të infrastrukturës, duhej kërkuar edhe investime të jashtme dhe partneritet me të huajt, të ngjashme me ato kooperuese që tashmë sllovenët, kroatë, boshnjakët por edhe Serbia kishin lidhur me prodhuesit e njohur botërorë që nga industria automobilistike e deri te elektronika. “Nëse Kosova ia del që brenda dy-tri viteve të ardhshme të sjellë investitorë të rëndësishëm në “Trepçë”, por edhe në pjesët e tjera ku ajo ka

91 resurse të shumta dhe zhvillimin e saj ekonomik ta lidhë për to, atëherë do të jetë shumë më lehtë të mbrohet subjektiviteti në Federatë dhe madje të luftohet për hapjen e çështjes së ngritjes së saj në republikë të barabartë me të tjerat në rrugë institucionale dhe ligjore. Jugosllavia do të ketë nevojë të madhe për kapitalin e jashtëm dhe derdhjen e tij në të gjitha pjesët e vendit. Orientimi i tij në Kosovë do të thotë siguri, por edhe ardhmëri.” Duket se këshillat e Emkës për kërkimin e investimeve të huaja në Kosovë dhe rritjen e mëtutjeshme të shkallës zhvillimore të vendit, si mundësi që të notohej në ujëra me të qetë, siç thoshte ai, do të ndikojnë që Bakalli të nis “ofensivën për sjelljen e investimeve të huaja në Kosovë”, të cilën gazeta “Die Welt” do ta quajë “strategji të qëlluar”. Nga dhjetori i vitit 1979, mediat gjermane do t’i kushtojnë vend të rëndësishëm fjalës së Mahmut Bakallit në Plenumin e Komitetit Qendror të LKJ-së ku ai, duke bërë krahasimin midis shkallës së zhvillimit të vendit dhe të Kosovës që ishte katër me një në dëm të saj ndërsa shtatë me një krahasuar me Slloveninë, për herë të parë, në një forum të tillë, kishte hedhur shifra alarmante, ngaqë Kosova gjatë pesë viteve të fundit jo vetëm nuk kishte ndjekur hapin me të tjerët, siç kërkohej dhe siç ishte proklamuar edhe në Kongresin e Dhjetë të Lidhjes së Komunistëve, por ajo edhe më tutje e kishe humbur atë. Specifikimi i Bakallit ishte tepër i qartë dhe i drejtpërdrejtë: Kosova po shkonte prapa ekonomikisht, ndërkohë që të tjerët po zhvilloheshin edhe në saje të resurseve të saj, që në pjesëmarrjen e përgjithshme të vendit arrinin lartësinë prej 30 për qind, ndërkohë që Kosova prej asaj pasuri nuk kishte gjë pos që i mbetej ajri i ndotur!... Bakalli, po ashtu, në atë mbledhje, për herë të parë do të përmendë edhe pakënaqësinë e popullatës së Kosovës, që ishte në rritje dhe mund të kthehej në ndonjë shqetësim. Ajo që gjatë plenumit nga ana e sllovenit Milan Kuçan ishte vlerësuar si “vërejtje pozitive”, që duhet pasur parasysh, që gjendja ekonomie me kohë të përmirësohet në puthje me një koncept afatgjatë të zhvillimit ekonomik, i cili do të kthehej në program konkret dhe magazina gjerman “Der Spiegel” do ta quajë “alarm nga Kosova”, pas demonstratave të marsit dhe të prillit të viti 1981 në Prishtinë, do t’i shërbejnë Lazar Kolishevskit, që në mbledhjen e njohur të 5 prillit, kur do të aprovohet e ashtuquajtura platformë partiake për Kosovën dhe demonstratat do të kualifikohen si ngjarje kundërrevolucionare, me çka do t’u hapen rrugët diferencimeve famëkeqe nëpër të cilat do të kalojë thuajse çdo segment i jetës politike, shoqërore dhe kulturore të Kosovës, të qërohen hesapet me Bakallin “si inspirues të

92 demonstratave”, ku parulla e dalë aty “Trepça punon, Beogradi përfiton” do të shfrytëzohet “si argument” për ngritjen e kësaj teze. Po në atë mbledhje, përfaqësuesi i Serbisë në kryesinë e LKJ-së, Drazha Markoviq, Bakallin dhe në përgjithësi linjën e viteve të fundit të komunistëve të Kosovës, do ta quajë “të merituar”, që me ankesat e saj të vazhdueshme “rreth pabarazisë ekonomike të Kosovës”, të ushqejë “edhe emigracionin armiqësor jashtë” dhe të gjitha grupimet antijugosllave, të cilat do të shikohen si “dorë e iridentës shqiptare” nëpër vendet perëndimore, që i bashkon qëllimi i njëjtë - arritja e Kosovës republikë, e cila nuk paraqet tjetër pos aktin e parë të shkëputjes nga Jugosllavia, me çka asaj do t’i hapet rruga e shkatërrimit. Edhe pse askush nuk mund t’i besonte asaj që Drazha Markoviq kërkonte ta gjente “si lidhje” midis elitës udhëheqëse të shqiptarëve të Kosovës dhe të ashtuquajturit emigracion shqiptar jashtë, pra në vendet perëndimore me theks të veçantë tek prania e saj në Gjermani, ku hetoheshin aktivitete të theksuara midis “gastarbajterëve”, megjithatë, për hir të së vërtetës duhet thënë se disa nga liderët e emigracionit shqiptar në Gjermani gjatë demonstratave që do të organizohen pas shpërthimit të demonstratave të marsit të vitit 1981 në Prishtinë, si dhe gjatë prononcimeve në shtypin gjerman, ( sado që ishin të rralla dhe periferike madje), me të madhe do të shfrytëzojnë të dhënat zyrtare të ngritura nga Bakalli dhe të tjerët nëpër forumet më të larta të vendit për t’u treguar e vërteta rreth diskriminimit të shqiptarëve, mbi të cilat pastaj prej tyre me mjaft guxim dhe kompetencë, për vite të tëra do të mbështetet edhe kërkesa për Kosovën republikë, që do të paraqesë edhe platformën kryesore të Lëvizjes për Republikën e Kosovës (LRPK), e cila në vitet e nëntëdhjeta do t’i ndryshojë edhe kërkesat edhe emrin për t’u transformuar në Lëvizje për Pavarësinë e Kosovës-LPK dhe si e tillë madje do t’i bashkohej Lëvizjes gjithëpopullore të themeluar dhe të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me kursin dhe programin e së cilës gjatë tri viteve të ardhshme kishte bashkëvepruar me mjaft sukses.

Paralajmërimi i varrosjes së Jugosllavisë së tretë

Dita e katër majit e vitit 1980 do të shënojë fillimin e fundit të asaj që do të quhet “trashëgimi” e Josip Broz Titos, siç ishte Jugosllavia e AVNOJ-it, e cila nuk ishte në gjendje t’i bëjë ballë sprovës historike pse ishte prodhim i atyre koniukturave të paqëndrueshme të sferave të interesit të një rëndësie botërore gjeopolitike dhe gjeostrategjike që e kishin ngritur dhe po ashtu e kishin rrënuar në përputhje me interesat e tyre. 93

Kjo, megjithatë, nuk do ta prekë fare epokën e tij dhe vulën e asaj që do t’ia japë historia, u pëlqeu apo s’u pëlqeu atyre që kanë pasur të bëjnë me të, e ku edhe shqiptarët dhe problematika e tyre paraqesin një vend të rëndësishëm në gjithë atë konglomerat. Patriarku i Jugosllavisë së tretë dhe i lëvizjes së mosinkuadrimit do të varroset pas katër ditësh në Beograd në praninë e thuajse të gjithë liderëve më të njohur botëror, që nga presidenti amerikan, ai i Bashkimit Sovjetik e deri te sekretari gjeneral i OKB-së, pa përjashtuar këtu edhe të dërguarin e Papës e krypatriarkun e kishës ortodokse të Stambollit. Ishte ky samiti më i madh i liderëve botërorë i shënuar pas Luftës së Dytë Botërore e këndej. Atë ditë në Beograd, sikur pushuan së ekzistuari ndasitë e blloqeve, ato ideologjike dhe të sferave të interesit e të vijave të ndarjeve fetare. Arkivoli i Titos, madje, takoi për herë të parë kancelarin gjerman Helmut Shmit dhe kryetarin e Republikës Gjermane Erih Honeker, të cilët i kishte ndarë Muri i Berlinit. Kompanitë më të mëdha televizive botërore nga Beogradi dhanë transmetimin e drejtpërdrejtë të përcjelljes së Titos rrugëve të Beogradit, me elitën botërore që ndodhej në krye të kortezhit prej dy milion vetash që i shkonte pas. Televizioni gjerman katër orë rresht përcolli ceremonialin e varrimit, i cili u mbyll me fjalët e komentatorit se “sot në Beograd u varros Josip Broz Tito, themeluesi i Jugosllavisë së tretë, por nuk dihet se për sa kohë do të mbetet i qetë në këtë vend...” Ishin këto fjalë që po atë natë u përcollën me protestën që ambasadori jugosllav në Bon, “në emër të Jugosllavisë së Titos”, që thuhej se edhe pas Titos do të mbetej e Titos, ia dërgoi televizionit gjerman ARD, po edhe të gjitha mediave të vendit, ca prej të cilave, menjëherë reaguan, siç e quajtën fjalën përmbyllëse të reporterit gjerman, “cinizëm i pa presedan”. Televizioni gjerman, do ta japë reagimin e ambasadës jugosllave me post scriptumin se “koha do të tregojë se a ishte fjala për cinizëm, apo për një të vërtetë?...” Por, nuk do të kalojë shumë dhe do të shihet se, ashtu siç kishte paraparë edhe Karl Gustav Shtrëmi në librin “Jugosllavia pa Titon” para një viti e gjysmë, Tito do të shqetësohet pak nga pak, por nga themelet, për të ardhur edhe deri te ajo dita, që në verën e vitit 1986, po nga ata politikanë serbë dhe po nga ata intelektualë serbë, të cilët thuajse me vaj në sy deklaronin se pas Titos –Tito, në Memorandumin e shpallur nga Akademia Serbe e Shkencave dhe një vit më vonë i pranuar edhe nga linja politike e Millosheviqit, do të

94 quhet “serbngrënës” me çka do t’i shpallet luftë e hapur gjithë trashëgimisë së tij! Pesë vjet më vonë, kur Kroacia do të shpallë pavarësinë, Josip Broz Titos, nga vendi ku për afër një gjysmë shekulli i ishin thurur aq shumë këngë lavdie, me urrejtje tejet të madhe , nga “Shtëpia e luleve”, do t’i hiqen eshtrat për t’iu dërguar në varrin e përhershëm në Zagreb. Por, rruga e paralajmëruar e çmontimit të Titos dhe rrënimi i përgjakshëm i gjithë asaj ngrehine shtetërore që për më shumë se dyzet vjet kishte qenë në qendër të vëmendjes botërore, do të fillojë dhe do të përfundojë në Kosovë. Dhe, ajo do të lidhet me dy ngjarje që tashmë kanë hyrë në histori: me demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe me sulmet ajrore të NATO-s, të udhëhequra nga amerikanët të 24 marsit të vitit 1999. Gjithë ato që do t’u hynë në mes këtyre dy datave, që nga proceset e diferencimeve në Kosovë të cilat për vite të tëra do tolerohen nga të tjerët dhe madje do të shikohen edhe si mundësi e mirë që Serbia sa më shumë t’i thyejë dhëmbët me Kosovën dhe me shqiptarët, e deri te ardhja përfundimtare në pushtet e Millosheviqit, pasi që më 23 mars të vitit 1989 të ketë rrënuar autonominë e Kosovës me kërcënimin e tankeve dhe gjakun e shumë e shumë demonstruesve të rinj të qëlluar nga plumbat e policisë dhe të armatës jugosllave, në njërën anë do të paraqesin përpjekje me mish e me shpirt që të mbrohej ajo që ishte arritur deri më atëherë me mund dhe sakrificë të madhe (autonomi dhe institucionet), me çka do të marrë fund një iluzion i madh, dhe në tjetrën anë, do t’ia hapin udhën procesit të pandalshëm të lëvizjes gjithëpopullore shtetformuese, e cila do të nisë me 23 dhjetor të vitit 1989 me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta rrumbullakuar këtë proces me deklaratën e 2 korrikut të vitit 1990 dhe të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut me 7 shtator të atij viti.

95

96

PJESA E DYTË

EPOKA E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVES

97

98

Shpallja e luftës nga shkrimtarët serbë

Koha prej dhjetë vitesh, që do t’i hyjë në mes këtij zhvillimi nuk do të përfshijë rastësisht as Kosovën dhe as shqiptarët, për t’i kthyer në aktorë kryesorë të një tronditjeje shekulli, që do të mund të kishte pasoja tragjike për ta dhe fatin e tyre, nëse ata skenarëve me të cilët parashihej kjo fatkeqësi, nuk do t’i përgjigjeshin me një pjekuri dhe përgjegjësi historike fryt i së cilës do të jetë edhe ndërhyrja ndërkombëtare e Aleancës Veriatlantike ndaj forcave jugosllave në Kosovë dhe Serbi, me çka Kosova do të arrijë nga gjithë ky kalavar të dalë si shtet i pavarur. Dhe pjesë e kësaj sjelljeje të përgjegjshme historike, pa dyshim se është përcaktimi që rrënimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës që do të bëhet ditën e 23 marsit të vitit 1989, t’i kundërpërgjigjej me lëvizjen gjithë popullore dhe shtetformuese, fillimet e së cilës lidhen me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor te po atij viti në Prishtinë, e cila me të shpejtë do të marrë përsipër drejtimin e këtij procesi dhe do të nisë me kundërvënien civile për të kaluar te krijimi i pushtetit paralel me të gjitha institucionet, të cilat pa marrë parasysh si do të punojnë dhe me çfarë vështirësish do ballafaqohen, praninë serbe do ta rrudhin në pushtet okupues me çka do t’i krijohen mundësitë edhe kundërvënies aktive e cila në vitet e fundit me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kthehet në luftë të armatosur, e cila do t’ia hap rrugën ndërhyrjes ndërkombëtare. Historia do të tregojë se edhe ato që do të ndodhin gjatë tetë viteve të ardhshme, në njërën anë rezistenca me mjete civile dhe pushtet paralel, që do të shkojë deri te Dejtoni, dhe në tjetrën anë kundërvënia dhunës serbe, që do të shkojë edhe deri te lufta e armatosur, e cila do të drejtohet nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës pasi që ajo të ketë dalë në skenën e hapur, ndonëse do të duken si medaljon me dy pamje, dhe ka të tillë që ashtu dëshirojnë ta shohin, ato janë pjesë e të njëjtës, zhvillime të pashmangshme të të njëjtit proces, të të njëjtit përkushtim, dhe të të njëjtit qëllim, që pavarësisht mjetet e përdorura, do të çojë deri te kthesa e madhe historike. Kundrimet e tjera janë antihistorike... Parja e kthesave të mëdha tek shfaqja e 23 marsit dhe të 23 dhjetorit të vitit 1989, nuk duhet dhe as nuk mund të shihet e shkëputur nga ato që do të fillojnë në marsin e vitit 1981; dhe ato nuk duhet parë të shkëputura as nga ngjarjet e vitit 1968; dhe nuk duhet parë të ndara as nga përpjekjet e vazhdueshme nga paslufta e tutje të patriotëve të shumtë që kundërshtuan përfshirjen në komunizëm dhe poashtu kundërshtuan murin e ndarjes, që 99 shqiptarëve prapë iu kthye dhe prania e tij asnjëherë nuk u pranua si fakt i kryer, por u kundërshtua dhe u luftua me mjete të ndryshme legale dhe ilegale, në rrugë joinstitucionale dhe institucionale, për deri sa përfundimisht do të bie pas shtatëdhjetë e tetë vitesh ngritjeje të përgjakshme... Megjithatë, zhvillimet e dy-tri viteve të fundit, që nga dalja në skenë e Memorandumit të Akademisë Serbe të Artit dhe të Shkencave, do të ndërpresin fazën e heshtjes taktike të inteligjencies shqiptare, për ta kthyer atë në një kundërvënie aktive ndaj projekteve hegjemoniste serbe, çastin që ato do të fillojnë të bëhen pjesë e politikës zyrtare të Beogradit mjetet e së cilës me të shpejtë do të tregojnë se do të jenë një gjuhë dhune dhe gjaku që do të përdoret drejt arritjes së qëllimeve, të cilat në Gazimestan, me rastin e përkujtimit të 600 vjetorit të luftës së Kosovës, Millosheviqi do ta bëjë publike luftën që do t’i shpallet Jugosllavisë me anën e shqiptarëve dhe shqiptarëve me anën e Jugosllavisë. Por, para se lufta të shpallej në Kosovës nga Millosheviqi, ajo në të vërtetë shqiptarëve drejtpërsëdrejti do t’u shpallet në Beograd një vit më parë gjatë takimeve të shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë kur poeti Millan Komneniq do të thotë: “Zotërinj, jemi në luftë! Kur e dimë këtë gjë, atëherë pse e fshehim? U shpall ose nuk u shpall lufta kjo është vetëm punë forme”. Që të tregohet se ajo nuk ishte vetëm pjesë e një frustrimi poetik të gjoja njeriut të lodhur nga disfatat e njëpasnjëshme historike, para se të kthehen në disfata të përhershme shpirtërore, siç do të mundohet ta zbusë atë “Politika” e Beogradit, po e sjellë në tërësi fjalën e Millan Komneniqit, jashtë radhës së vetë “duelit” për të treguar se fjala ishte për një urdhër lufte, që autorët e Memorandumit tashmë e kishin hartuar në mënyrë që politikanët dhe ushtarakët ta kthejnë në urdhër, ku shpalljen e luftës do ta arsyetojë me këto fjalë: “Një pjesë e popullit shqiptar - nuk e di sa është ajo – hapi luftën e pashpallur kundër popullit serb. Cili është ai që nuk e sheh këtë ende? Në qoftë se nuk kanë shkrepur armët, kanë luftuar ndërgjegjen. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë fakt, nuk gjej motiv personal dhe as që shoh arsye më të madhe që të shtyhem me ju në rrena, të shtyhem me ju pas bjeshkës së Goleshit. Ta them të vërtetën në këtë pikëpamje jeni treguar më të shkathët se ne. Duke u shtyrë me gënjeshtra, na e keni marrë tokën e shenjtë dhe e keni përdhosur atë. Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë dhe nga sulmet e para plaçkitëse në tokat serbe në Kosovë e Metohi, gjithnjë deri më sot, katastrofa është e

100 pandërprerë, dyndjet janë të shpeshta dhe marrja e kokës në dorë është për serbët domosdoshmëri. Dyndjet, më 1690 dhe 1737, kanë pasur për fatin e popullit serb efekte baras me katastrofën e Kosovës më 1389. Qindra vjet vetmie serbe! Populli serb, i cili ka qenë përçues i kulturës euorpiane, ka rënë në gjendje që të përballet me barbarizmin. Në lëndinën e përgjakur ai ka ngulur kryqin e kobit të vet, por e dëshmoi edhe besimin në një drejtësi më të lartë. Me këtë ai shprehu pikëpamjen e tij historike të cilin e quajtëm me të drejtë përcaktim kosovar. Dhe ajo është kryekreje ashatologjike. Me se e kemi merituar atë mallkim që turret mbi ne nga Bjeshkët e Nemuna? Keq mashtrohet secili që mendon se jemi takuar që dikush të fitojë, kurse tjetri të humbasë. Le të jemi të vetëdijshëm se të gjithë ne me radhë jemi humbës. Të gjithë do të dalim me njolla në fytyrë dhe varre – si në teatrin e egërsisë. Kultura nuk ka si të na falë që kemi shkelur në pamundësi. Sikur ta kishim fatin, atëherë në rendin tonë të ditës do të shtroheshin gjëra të tjera. Ne jemi takuar që të biem në ujdi. Kjo nuk është e mundur. Po të pajtoheshim, pse atëherë do të shiheshim me këtë rast? Kjo mbledhje mbase ka një qëllim: t’i themi njëri – tjetrit që nëse jemi kundërshtarë, nuk jemi budallenj që ritualin e mostolerancës civilizuese ta kthejmë në akt vendosmërie, kurse kallëzimin për një dramë ta kthejmë në fjalim mbi dinjitetin. Dua ta them këtë: populli serb është shtyrë deri në vijën pas të cilës – edhe po të dojë – nuk mund të tërhiqet prej nderit të shkelur, përtej vetëdijes së tij të alivanosur, përtej traditës së desakralizuar, përtej shpirtësisë së poshtëruar dhe përtej të sotmes së hidhur. Nga këtu mundohem të shqiptoj fjalën ndjesë ndaj pasardhësve serbë. Atyre u lyp falje që, në vend të fletëhyrjes në erën teknologjike, u ngarkojmë mbi shpatulla barrën e Kosovës. U lypi falje, por nuk kërkoj ndjesë Duke qenë i kapluar nga lemeria që kryqtari i përgjakshëm mund ta valëvisë flamurin përsëri në Kosovë, dua që popujt modernë të bëhen me dije se vetëdija serbe të cilën e përfaqësojmë këtu me mendjelehtësi, nuk është në gjumë, por është shumë e zgjuar dhe na përbehet të mbetemi në rrugën e arsyes. Unë nuk përpiqem të bisedoj me zemër të pastër edhe me fëmijët tuajt fatmjerë dhe emocionalisht të mbetur sakatë, të cilët duke qenë të mashtruar dhe të keqpërdorur, kalben në kazamate të bindur se lumturia arrihet m forcë. Mund të turpërohem që pjesa e rinisë është e mbërthyer në pranga, por jeni

101 ju ata që shfrytëzoni mendjelehtësinë e saj duke synuar që fqinjët tuaj t’i mbërtheni në pranga. Ju, e jo UDB-ja dhe xhandarmëria serbe! A nuk i keni nxjerrë fëmijët vallë si mburoja të gjalla para kryengritësve më 1981? Jeni ju e jo policia serbe ose gjykatat ato që popullit tuaj ia helmonin eshtrat e trupit. Në emër të cilit qëllim “i hidhni fëmijët në flakë”? Flas si shkrimtar i popullit të cilit ia keni menduar fatin e Martinoviqit, Shariqit, Milinçiqit, Baciqit. Që cinizmi të jetë i plotë, doni që fatin e tillë ta pranojmë si të natyrshëm. Kallëzimi juaj nuk më intereson ngase nuk e prej thelbin. Sepse, realitetin e bën të padurueshëm, bëni karaxhozllëk të pacipë. Ju e veni shtetin në bisht të lahutës, sepse ai ju ka lejuar këtë. Na thoni se kur dhe ku populli serb ju ka dhënë leje që me sjelljen tuaj antihistorike ta bëni atë fatkeq në pikëpamje kombëtare, ekonomike dhe kulturore? Sa më përket mua, mund të flitni me shekuj. Nuk ju besoj hiç fare. Shkencës ia ktheni shpinën, me logjikën nuk keni marrë kurrë kontakt në histori. Si figurë stilistike të retorikës së përgjakur keni imponuar tautologjinë e zezonës. Juve ju është e njohur sa është ajo përbindëshe, e panjohur për shoqëritë moderne, por ju e kaloni atë në heshtje. E heshtni edhe atë që në Kosovë numri i mizorive nuk mund mbahet mend në shekullin XX. Kjo është shkruar një herë e përgjithmonë jo vetëm në letër. Gjykatat janë të mbushura me grumbullimin e kontesteve të pazgjidhura. Kurse çdo kontest është dramë. Shtëpitë serbe, të qorruara dhe të boshatisura. Sharrojnë në tokë se bashku me varret që të zhduken shpejt shtëpitë dhe varret. Nga varret e djeshme që i keni lëvruar, qysh sot mbin drithi. A e dini se këto pogaçe janë eshtrat tonë? Prandaj ç’doni të më thoni. Me pyetni për reminishencën memece! Gjithë çfarë flas për ju janë kënaqet e Markos, ëndrrat e moçme. Këtu fshihet kurthi: tërë mundimi i një ideologjie me të cilën jeni shërbyer si me detonator. Konsistonte në atë që të na merret kujtesa. Që të jemi vetëm nga e djeshmja e kurrsesi nga e pardjeshmja, që të mos e kemi të nesërmen. Që të mbesim pa shtet, por që edhe më tutje të mbajmë damkën e shtetmadhësisë dhe të hegjemonistëve serbomëdhenj. Meqë nuk kemi kërkuar larjen e borxheve, shpeshherë të përgjakshme, kemi imagjinuar se jemi borxhli deri te varri. Ju na konsideroni popull lugat, gjithë çfarë kemi pasur e konsideroni gënjeshtër.

102

Kemi bindjen se jemi të predestinuar që të tjerëve t’ua sjellim lirinë, ndërsa vetes t’i lëmë vetëm aq sa tepron nga kundërshtarët e deridjeshëm. Sipas mendimit tuaj ne fundosemi gjithnjë e më shumë në një rrenë metafizike, sepse besojmë se jemi ata që gjoja nuk kemi qenë kurrë. Vertikalen e pranisë sonë historike e përqeshni si rrenë dhe para rrenë, si dredhi bizantine, si mit mesjetar dhe ëndërr të kohës së re mbi demokracinë. Mit e quani atë që është palca jonë. Strumbullarin shpirtëror të përcaktimit kosovar e hidhni poshtë si trill. Keni vlerësuar se karakteri eshatologjik është vendi me plagë në qenien tonë. Sikur kemi shkruar në ujë! Aq ju bën për fjalën tonë me të cilën jemi përkujdesur të zëmë vend në kujtesën e përgjithshme. I përqeshni argumentet tona. Logjikës së shtetit të tipit modern i kundërviheni me marrëdhëniet fisnore. Tragjedinë e keni rrotulluar që moti në farsë. Nuk ka fakt, sidoqoftë ai i patundshëm dhe i vërtetuar, të cilin na trusni si fantazmë. Sipas vlerësimit sarkastik ne jemi endur në tetarin e hijeve. Flisni me ne sikur të ishim nga masa silikoze, e jo si me pasardhësit e atyre që kanë krijuar qytetërimin. Kurse faktet që të paret tanë kanë qenë krijues të tillë kemi sa të duash, mu nëpër Kosovë dhe për këtë arsye nuk mund të tërhiqemi asnjë hap, sepse kështu do të bënim vetëvrasje të përgjithshme kombëtare. Kosova e Metohija – nuk është territor serb, po është bebëza serbe e syrit. Këtë e dini shumë mirë dhe prandaj na jeni vërsulur të na verboni. Kur qahemi na shihni si August torollak. Posa i referohemi ligjit, ju na trusni ligjin e Lekë Dukagjinit, që domethënë se të drejtën zakonore të fisit mesjetar e vini mbi të drejtën e qeverisjes shtetërore moderne. Kur dërgojmë policinë dhe gjyqtarët që ta pengojnë sado kudo tiraninë, ju nxitoni që këtë akt shtetëror ta quani tirani serbomadhe. Kujtoni se na nderoni me përdhunimin e vajzave të reja dhe me nguljen e fëmijëve në hunj. Përsëri besoni se nuk ka dhunë që na mjafton, as poshtërime, të cilat nuk e kemi me borxh t’i durojmë.”

Çirrja e Komneniqit për luftën jo vetëm që do të pranohet, por nga pjesa më e madhe e të pranishëmve edhe do të përshëndetet me duartrokitje frenetike.

103

A ishte çirrja për luftën e poetit Komneniq, vetëm pjesë e frustrimit histerik të njeriut që është i lodhur nga disfatat e një pasnjëshme historike, para se ato të kthehen në disfata të përhershme shpirtërore, siç mund të ndodhë me humbjen e Kosovës, nëse ajo nuk do të mbrohej me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet po qe nevoja, si do të mundohet ta zbusë atë “Politika” e Beogradit, apo fjala ishte për shpalljen e luftës së njëmendët me çka bëhej e ditur se autorët e Memorandumit tashmë kishin sjellë vendimin e luftës, të cilën politikanët do ta zbatonin? Ajo që do të thuhet gjatë takimeve të Beogradit, paraqet aktin e ritualit të ngjashëm me atë të tragjedive antike, që i duhej asaj lufte të vihej në binarët e paraparë prej atyre që e donin me çdo kusht dhe e shihnin si rastin e fundit të qërimit të hesapeve me një popull në emër të një të drejte historike, të projektuar me mite dhe gjithë farë mashtrimesh dhe gënjeshtrash gjatë një shekulli, e cila do të shkonte në dëm të të drejtës jetësore. Por, si kishte qenë rrjedha e bisedimeve të para dhe të fundit të një natyre të tillë midis shkrimtarëve serbë dhe të atyre shqiptarë, ku këta të dytët, megjithatë do të jenë mirënjohës, që së paku, një herë, të vetmen herë, do të dëgjohen, qoftë edhe në atë mënyrë, që pastaj e gjitha të përfundojë me shpalljen e luftës nga ana e një poeti? Kishte në to diçka të veçantë, diçka provokuese nga ana e shqiptarëve, që do të prodhonte atë reagim?... Sigurisht se kishte. Dhe ajo që ishte diç dhe më shumë se aq, pa mëdyshje, se në njërën anë shfaqte guximin intelektual të atyre që kishin se çfarë të thoshin dhe madje ndjenin shumë nevojë që pas viteve të heshtjes që shpesh kishte qenë edhe pa dinjitet, të tregonin se mendonin ndryshe, me ç’ rast duhej të bëhej e ditur dhe të paralajmëronin se ishin në gjende të merrnin përsipër edhe rolin e udhëheqjes, po qe se për këtë do të shfaqet nevoja, dhe në tjetrën anë, paraqiste kompetencë profesionale në të gjitha fushat ku me kërkesën e serbëve ishin fokusuar që të gjitha çështjet me të cilat do të duhej të dëshmohej gjoja e drejta historike serbe ndaj Kosovës, si djep mesjetar serb, dhe gjoja e padrejta posedimit të saj nga ana e shqiptarëve, e cila ishte fituar nga, si thuhej, politika antiserbe e Titos që me marrjen Kosovës t’i dobësojë historikisht! Shikuar nga pikëpamjet e përmbajtjes së tyre, bisedat e Beogradit, që do të mbahen më 26 dhe 27 prill të vitit 1988 në Universitetin e Kollarcit dhe do të përcillen me interesim nga elita intelektuale serbe në krye me Qosiqin dhe do të vëzhgohen nga diplomatë të huaj të akredituar në Beograd dhe shumë

104 e shumë agjenci botërore, nuk ishin biseda, por demonstrime dhe kundër demonstrime. Ishin sulme dhe kundërsulme. Gjashtëshja e shkrimtarëve shqiptarë e përbërë nga Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Besim Bokshi, Ali Aliu, Sabri Hamiti dhe Jusuf Buxhovi, dhe nga “prapavija” në ndihmë i rrinin edhe Hasan Mekuli dhe Azem e ndonjë tjetër, në nën tjetër “të frontit” kishin Aleksandar Petrovin, akademik Pavle Iviqin, Rade Stojanoviqin, Millan Komneniqin, akademik Radovan Samarxhiqin dhe Jovan Deretiqin, të cilëve do t’u vinë në ndihmë Zhivorad Stojkoviq, Petar Sariq, Dushan Batakoviq dhe Radoslav Zelenoviq. Meqë mediat e kohës në Prishtinë, “Rilindja” dhe “Fjala” nuk do të jenë në gjendje, për arsye teknike a ndonjë tjetër, të sjellin në tërësi të gjitha ato që ishin thënë në Beograd, por ishin përcaktuar për fragmente, dhe ngjashëm do të veprojë edhe Zerkeria Cana në librin “Apeli 215 i intelektualëve shqiptarë”, i botuar nga “Rilindja” në vitin 2001, por duke bërë edhe shkurtime të tjera, e në pamundësi që të siguroj tekstet integrale nga ato që i kishte gjiruar Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, ngaqë Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, pas luftës, e dalë prej saj nuk kishte dëshiruar të ruajë kurrfarë trashëgimie dhe dokumentacioni të Shoqatës së mëparshme dhe për këtë madje ishte mburrur, u përcaktova që krahas tekstit të Komneniqit të jap vetëm atë të hapjes së Aleksandar Petrovit, kryetar i shkrimtarëve të Serbisë dhe këtë për dy arsye. E para se ai ishte kryetar Lidhjes së Shkrimtarëve të Serbisë. Dhe e dyta pse fjala e tij ishte ekzemplar tipik i të menduarit por edhe i të vepruarit të përbashkët midis inteligjencies serbe dhe politikës drejt koncepteve shtetmëdha, siç kishte qenë në kohën e Garashaninit, të Çubrilloviqit dhe së fundit i Qosiqit. Teksti në vijim i Petrovit do të fokusojë që të gjitha çështjet e ngritura që nga Platforma Politike për Kosovën e aprovuar në plenumin KQ të LKJ të 5 prillit të vitit 1981 kur edhe demonstratat e marsit dhe të prillit do të karakterizohen si ngjarje kundërrevolucionare, ato gjoja të të drejtës historike serbe ndaj Kosovës, e deri te fajësimi i drejtpërdrejtë i ndryshimeve të kushtetutës së vitit 1974, për të arritur deri te konstatimi më morbid që mund të nxirret se në Kosovë po zhvillohet lufta midis shtazërisë së shqiptarëve dhe mbrojtjes së civilizimit europian nga ana e serbëve, ku shqiptarët përdorin edhe natalitetin dhe çmos në luftë për t’i arritur qëllimet e parashtruara, ndërsa serbët janë të vetmuar dhe të anatemuar se kanë preokupime shtetmëdha! Ja pra çfarë thotë Petrov:

105

“Kohën e sotme nuk mund ta kuptojmë pa kohën e shkuar, por si do të shkojmë në të ardhmen në qoftë se nuk dimë të gjendemi dhe do të humbasim në këtë të sotmen tonë? Dje ajo ishte tragjike. Nuk jemi spektatorë, po pjesëmarrës të një tragjedie të madhe. Do t’ia dalim mbase në krye të konstatojmë se në ç’ akt të saj gjendemi. A është ky qëllimi ynë kryesor? Në të parin sigurisht që nuk jemi. Perdja as që do të lëshohet këtu. Sikur mbarimi të varej vetëm nga ne, atëherë fajtorin ndoshta edhe do ta gjenim në mesin tonë. Besoj se dikush do të paraqitej, po edhe sikur të jetë fajtor, do ta merrte mbi vete ndëshkimin, vetëm që të përmbushet fati dhe të plotësohet hakmarrja e perëndive. Ndoshta do të na ishte më lehtë të ishin në gjykatore dhe të na presin para dyerve të saj me pranga. Por kjo nuk është e shkruar. Dhe ajo që na pret para dyerve është për shumëkënd më e rëndë se kazamati. Sepse dënimi shqiptohet pa aktgjykim e afat zgjatje – dhe në çdo vend: në punë, në rrugë, në fushë, në shtëpinë tënde. Sapo flas për Kosovën flas për jetën që në Kosovë e Metohi është bërë për individë dhe pjesëtarët e disa popujve më e keqe dhe më e rëndë se burgu. Mund të tretet nga Kosova, por pa Kosovën nuk mund të ketë liri dhe paqe. Pa Kosovën të lirë dhe të qetë gjë. Prandaj të braktisësh Kosovën nuk është njëlloj si edhe të përshkosh fushën. Mendjen e kam gjithnjë tek ndjenjat historike dhe kolektive të popullit serb. Në Kosovë nuk jetojnë vetëm serbët, ama Kosova vetëm për serbët është vend i shenjtë dhe simboli më i madh shpirtëror. Kurse serbët e braktisin Kosovën megjithatë. Dhe nuk e braktisin për të parën herë, por gjatë dhjetëvjetëshit të fundit po fillojnë të braktisin për herë të parë në kushtet e lira dhe të paqes, pa të huajt në pushtet dhe pa urdhëresë shpërnguljeje. Pushteti i lut ata të rrinë. Edhe i pengon në shitjen e shtëpive dhe tokës. Po pse? Ai përmend me qëllim vatrat dhe fushat, e jo banesat e qytetit. Punëtorët e nëpunësit, ekspertët dhe mësuesit, mjekët, juristët, inxhinierët, artistët – të gjithë largohen, po largimi i tyre është ndryshe nga largimi i fshatarëve. Largohen edhe ata që janë të lidhur për tokën me shpirt. Betohen e qajnë, por largohen. Ç’ hall dhe mundim i shtyn ata? Ju që jeni në Kosovë e dini këtë më mirë se unë. Qëllimi i cili në vitin 1974 mund t’u dukej disave utopik, kurse të tjerëve si ardhmëri reale, është bërë sot realitet që e jetojmë. Kur ne e vlerësojmë këtë qëllim nga pikëpamja e temës për të cilën po debatojmë, për marrëdhëniet e serbëve dhe të shqiptarëve në Jugosllavi në momentin e tashëm, atëherë me realizmin e këtij qëllimi zor se mund të jetë i kënaqur ai që ka në zemër Jugosllavinë.

106

A thua mund të jenë të kënaqur intelektualët dhe shkrimtarët shqiptarë nga Kosova? Ç’ është ajo liri e njerëzve që realizohet me dëbimin e të tjerëve? A thua hap tjetër i lirisë së këtillë do të thotë madje fshirja e gjurmëve të serbëve në Kosovë? Ndoshta është vetëm punë tërheqjeje në atë ecje drejt një shtëpie të ndriçuar në maje të kodrës. A mundemi dhe a guxojmë ta akuzojmë kushtetutën e vitit 1974, fjala vjen, për krijimin e lidhjes Prishtinë-Tiranë nga mbarimi i viteve të gjashtëdhjeta dhe gjatë viteve të shtatëdhjeta? Kjo lidhje ka qenë tejet produktive dhe ka funksionuar pa ndërprerje dhe pengesa. Mund të thuhet gjithashtu se as Plenumi i Brioneve i vitit 1966, as kushtetuat e vitit 1974, nuk çonin drejt revidimit të Procesit të Prizrenit, në të cilin Fadil Hoxha dhe eskorta e tij qenë megjithatë të mbrojtur. Mirëpo kushtetuta e vitit 1974 bëri de fakto atë që LKJ e shpalli viteve të tetëdhjeta si kundërrevolucion të hapur: e shndërroi Krahinën e Kosovës në republikë dhe RS të Serbisë ia hoqi shtetësinë. Të drejtat e RS të Serbisë janë në shumëçka shumë më të ngushta se ato të krahinave, t’i themi të saj. Amendamentet në kushtetutën e vitit 1963, që u nxorën me 1968, u bënë për fat të keq udhërrëfyes drejt një Kosove të atillë çfarë e kemi edhe sot. Imazhin e Kosovës së sotme e ka paraqitur ndoshta më së miri admirali Branko Mamulla në raportin e tij të njohur për veprimin e separatistëve shqiptarë në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Në qoftë se ata sajojnë komplote duke mbrojtur uniformat, në qoftë se ata provojnë të helmojnë e vrasin në kushtet e disiplinës ushtarake, atëherë a mund të duken si të tepruara të gjitha ato raportet për djegiet, gjuajtjen me gurë, përdhunimet, orvatjet e helmimeve për të cilat lexojnë çdo ditë në gazeta të tmerruar? Për çfarë lirie bëhet fjalë? Çfarë të thuhet për rrethanat të cilat sollën deri aty që, sipas deklaratave të vetë mjekëve shqiptarë, të sëmurë serbë vijnë te këta mjekë vetëm kur janë pa vetëdije ose në agoni dhe të cilët përndryshe pranojnë t’i shërojnë vetëm mjekët serbë? Për ç’ ndarje ndërmjet shkrimtarëve flasim kur lehonat serbe nuk guxojnë të lindin fëmijët te mjekët dhe mamitë shqiptare? Ose anasjelltas, kur pacientët shqiptarë nuk e pranojnë ndihmën e mjekëve serbë? Edhe në luftërat madje të plagosurit kanë pasur besim në mjekët, infermierët dhe infermieret e armikut. Ku jemi? Ku kemi arritur? Çfarë jemi ne kur lajmet e këtilla në gazeta i konsiderojmë si normale? Ç’ të bëjmë ne si shkrimtarë? Ç’ kemi bërë deri tashti?... Nga librat tona duhet t’i dëbojmë doemos shpirtzezat – aty ku janë dhe t’i grishim ato të mirat edhe ku nuk janë. Dhe t’i drejtojmë shikimet më lart dhe më larg, në Europë,

107 në botë dhe në shekullin e ri. Mos vallë energjinë e etjes së Gëtës dhe Mendelshtajnit për kulturën botërore duhet ta troshisim në dëshirat për krahinë, republikë ose shtet? A nuk është inteligjencia e asaj Serbisë së vogël ajo që në momentin kur Serbia po përgatitej për luftërat çlirimtare dhe martirë, si program të saj shpirtëror nxori në pah Europën, demokracinë dhe kohën e re? Kjo intelegjenci u vra dhe u gjakos në luftëra, por ku do të ishim sot pa atë? Bota duhet të jetë për ne më e afërt se sa republikat dhe krahina, sepse veten mund ta ndihmojmë vetëm me frymë botërore. Nuk ka as revolucion pa moton “për të gjithë” dhe pa internacionalizëm. Kurse stalinizmi është negacion i tij. Nuk ka gjë më të vajtueshme se sa kur Internacionalja bëhet himn kombëtar. Ndërsa sot, serbët në Kosovës po ia paguajë çmimin sjelljes civilizuese. Shkrimtarët shqiptarë, në vend se t’u bashkohen apeleve tona civilizuese bëhen të shurdhër. Përkrahin krimin. Andaj, jeni të shurdhër ndaj realitetit dhe na drejtoni nga fiksioni. Ustallarë të mjegullës dhe tymit jeni. Drejtësinë e keni përqeshur, vlerat i keni rrokullisur, keni ngritur komplotin kundër kulturës, i keni shpallur luftë arsyes së shëndoshë. Pranoni të bisedoni me ne vetëm me kusht që të fillojmë nga zeroja. Kjo ju shkon për shtati sepse kësodore nuk humbni asgjë. Neve kjo nuk mund të na përshtatet ngase në kandarin botëror kemi hequr gjithmonë më rëndë sesa sot. Botëkuptimet tona aq të ndryshme ndaj realitetit të njëjtë dëshmojnë për sëmurjen tonë. Ju jeni të sëmurë nga agresioni historik, kurse ne jemi të sëmurë nga melankolia historike... lumturisë së huaj në qoftë se i ofrohet si shpërblim vetëm fatkeqësia. Të pjellësh për t’ia bërë ekzistencën tjetrit të pamundur, t’i përgatisësh fëmijët me qëllime të errëta që të bëhen fanatikë si Aziz Kelmendi, a është ky natalitet nga shkaku i mbrapambetjes, apo për arsye të indoktrinimit? Pa dëgjoni emrat me të cilët pagëzohen fëmijët. Gazeta “Politika” e datës 8 shkurt 1987 përmend disa nga këta emra të shumtë: Tirana, Albana, Liridona (duam liri), Shqipekuqe (Shqipëria e kuqe), Shqipe, Dëshmor, Flamur, Kushtrim... Populli serb nuk ndihet fatlumë me kusht që dikush të vuajë. Por edhe ai nuk është i gatshëm ta pësojë keq për hir të lumturisë së huaj në qoftë se i ofrohet si shpërblim vetëm fatkeqësia. Nuk mendoj se fajtorë janë vetëm shqiptarët. Fajtorë jemi edhe ne që kaherë nuk e ndjekim hullinë e asaj që kemi qenë dhe që mund të jemi përsëri.

108

Po të vepronim në këtë mënyrë, çështja shqiptare do të pushonte të ishte çështje vendimtare. Nuk jemi fajtorë vetëm para brezit të ardhshëm serb. Fajtor jemi edhe para ardhmërisë së botës evropiane dhe kulturës me të cilën kemi qenë të ngjizur përgjithmonë. Pra, fajtor jemi para kulturës e jo parimit të racës ose gjakut. Në Kosovë po e pëson keq parimi i kulturës, ngase rrezikohet ngritja e njeriut nga shtazëria. Liderët politikë zbatojnë para syve të shpresëhumburve metoda joefikase. Flasin atë që e kanë thënë njëqind herë më kot. Premtojnë atë për të cilën janë zotur aq herë. Harrojnë atë në të cilën janë betuar dhe harrojnë atë që nuk e kanë pasur kurrë në mendje. Tërheqin vërejtjen për viktimat, por nuk ua presin rrugën tiranëve. Duke i dënuar fëmijët që shkruajnë parulla, nga ata krijojnë syrgjunë të mësuar që të vdesin. Kurse asnjëri nga pushtetmbajtësit nuk ka vajtur ende në burg. Rrjeti i pushtetit është shtrirë asisoj që ndonjë përfaqësues i tij zor që mund të nxirret para gjykatës. I pafuqishëm ta pengojë dhunën ndaj popullit, tregon tërë fuqinë për ta mbrojtur veten. Gabojnë ata që mendojnë me shpirtligësi se Kosova është “poligon tmerri” në jug të Serbisë dhe se ai poligon nuk do të zgjerohet. Mosmënjanimi i dhunës është nxitje më e mirë e dhunës së ardhshme. Kosova etnikisht e pastër a mund të jetë etnikisht e pastër? Vallë a nuk sugjeron kjo që Kosova është e ndotur gjithnjë përderisa është e banuar ekskluzivisht me shqiptarët? Qosja ka thënë kohë më parë se populli shqiptar ishe nën skllavërinë e turqve, gjandarëve serbë të monarkisë së paraluftës, italianëve, gjermanëve dhe përsëri të gjandarëve serbë të Jugosllavisë së Titos. Mbase me këtë e ka shtruar tërthorazi, dhe kisha dashur ta kishte bërë drejtpërdrejt, çështjen e përgjegjësisë së Josip Broz Titos për çështjen e Kosovës. E kuptoj plotësisht që shqiptarët nuk duan të jenë jugosllavë. Ata duan të jenë ata që janë dhe në këtë kuptim refuzimi i tyre është legjitim. E kuptoj se nuk e duan as himnin në të cilin përmendet fryma sllave. As flamurin, po as gjuhën, as zakonet, as moralin, as shprehinë e punës, asgjë për hir të zotit. Por, nuk e kuptoj përse ne duhet t’i marrim parasysh të gjitha këto dhe të orientohemi sipas tyre. Nuk e kuptoj se si mund të kërkojnë që këto forma të rezistencës t’i kthejnë në privilegj. Nuk kuptoj që ky vend, të cilin e rrënojnë me të madhe, lëshon pe përpara subvencioneve të tyre të cilat qarqet e painformuara ose qëllimkeqe të Europës i paraqesin si rrugë legjitime të rilindjes kombëtare. Ç’ rilindje është kjo me kusht të zhbërjes dhe dëbimit të popullit për të cilin Kosova është hap i parë i shkeljes së këmbës së qytetërimit?

109

Nuk kuptoj që pakica t’ia diktojë kushtet shumicës, që një vetëdije fisnore të errësojë frymën e një vendit...” Nga respekti që kam për shkrimtarët shqiptarë të cilët morën pjesë në bisedimet e Beogradit dhe secili në mënyrën e vet dhe në lëmin e vet ishin në nivelin e një përgjegjësie të lartë intelektuale dhe, ku e lypte puna, edhe shkencore, vendosa që të mos e sjellë as tekstin tim, ngaqë pa të tjerët do të ishte jashtë funksionit të qëndrimit të përbashkët i cili u paraqit si tërësi dhe luajti rol vetëm si i tillë. Natyrisht, se gjithnjë me ndihmën e kujtesës dhe pjesët e fragmenteve nga ato që ruaj nga shtypi i kohës dhe bartja e tyre te libri i Zekeria Canës, do të përpiqem që të veçoj disa nga momentet më të rëndësishme mbi të cilat ndërtohet qëndrimi se dueli i Beogradit midis shkrimtarëve serbë dhe atyre shqiptarë ua hapi rrugën dy zhvillimeve historike me kah të kundërt: në njërën anë - atij të luftës nga ana e serbëve, që pas një viti e gjysmë dhe do të fillojë në gjithë vendin dhe do t’i tregojë si të vërteta ato që u dëgjuan nga shkrimtarët në Beograd se ishin pjesë e asaj lufte, madje kryesorja; dhe në tjetrën anë - i hapi rrugë lëvizjes shtetformuese të shqiptarëve, fillimisht me kundërvënien civile me ndërtimin e pushtetit paralel, që ishte e domosdoshme asokohe që pos të tjerash të dëshmohej edhe ajo përkatësia civilizuese e tyre që denoncohej aq rëndë nga serbët dhe do të paraqesë shkas për hyrje në luftë, e cila në çastet e duhura, me shfaqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të kthehet në kundërvënie të armatosur. Kështu, Ibrahim Rugova do t’i kundërvihet Aleksandar Petrovit, Rexhep Qosja Rade Stojanoviqit, Besim Bokshi akademik Pavle Iviqit, Ali Aliu Jovan Deretiqit, Sabri Hamiti Milan Komneniqit, ndërsa unë do të kem të bëj me akademik Radovan Samarxhiqin. Duhet thënë se dehja e shkrimtarëve serbë me urrejtje dhe morbiditete, që do të shkojnë deri te shpallja e luftës, ua lehtësuan punën shkrimtarëve shqiptarë që të demonstrojnë qëndrim civilizues, nivel intelektual dhe pjekuri politike. Ibrahim Rugova nuk e pat të vështirë që me pak fjalë Petrovit t’ia bëjë me dije se ato që thoshte ishin pjesë e arsenalit të njohur të intelektualëve dhe shkencës serbe që nga shekulli i kaluar, që u shërbyen projekteve shtetmëdha serbe, me të cilat u arrit që Serbia të gëlltisë dhe të përfshijë në kufijtë e saj dy herë më shumë popullatë joserbe, andaj përcaktimi për asimilimin e saj por edhe shtypjen do t’i kthehet në bumerang historik dhe problem ekzistencial, siç ndodh me Kosovën, por edhe me Sanxhakun dhe Vojvodinën.

110

Rexhep Qosja me një gjuhë tepër të qartë dhe të argumentuar në vazhdën e atyre që i kishte thënë edhe në mediat e tjera jugosllave dhe si do të vazhdojë edhe më tutje me të njëjtin përkushtim, do të bëjë të ditur për terrorin shtetëror nëpër të cilin shqiptarët kishin kaluar edhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe diskriminimit të gjithanshëm, që edhe pse kushtetuta e vitit 1974 me zgjerimin e autonomisë, e kishte ndërprerë duke ua përmirësuar gjendjen, kornizat e saj megjithatë kishin mbetur të ngushta për të drejtën që të jenë të barabartë me të tjerët. Besim Bokshi sikur e kishte pasur “më së lehti” në duel me gjuhëtarin e njohur Pavle Iviq, ngaqë ai nuk ishte marrë me shkencën e gjuhësisë, siç pritej dhe do të ishte e natyrshme që edhe në atë fushë të hidhte arsenal gënjeshtrash, por me çështjet e natalitetit! I gjuajtur në një fushë tepër të vështirë, ku rrënimi ishte i pashmangshëm, ai dukej i shkretë dhe i humbur fare, ndërsa Bokshi shfaqej tejet superior me argumentet rreth identiteti kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve që nga antika e tutje, si popull i qytetëruar europina, origjina ilire e të cilit është e pakontestueshme. Edhe Ali Aliu, e edhe Sabri Hamiti, i pari me tërheqjen e vërejtjes se shkapërderdhja e shqiptarëve në tri njësi administrative (Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi) kishte krijuar rrethana të përshtatshme për diskriminim të mëtutjeshëm politik dhe shpirtëror të shqiptarëve dhe, i dyti me qëndrimin se lufta për identitet kulturor njëherësh paraqet luftë për civilizim dhe se edhe ajo u takon shqiptarëve, plotësuan me sukses tërësinë e qëndrimit të shkrimtarëve shqiptarë në raport me atë serb. Hamiti bëri të ditur se kultura e shkruar shqiptare, ajo që ka mbijetuar shekujt, ka lindur dhe është zhvilluar para pushtimit të Ballkanit nga turqit dhe është e natyrshme se afirmon rezistencën, qëndresën dhe gjithë atë që i duhet një identiteti për t’u ruajtur dhe për t’u dëshmuar në çdo kohë, pale se pastaj nga të tjerët shikohet me sy të tjerë. Ndonëse pata kundruall një historian të njohur serb, akademikun Radovan Samarxhiq, i cili ka rezultate të rëndësishme shkencore dhe për ndryshim nga mësuesit e tij Garashanini dhe Çbrilloviqi shfaqet më i ekuilibruar në raport me manipulimin e fakteve për qëllime hegjemoniste, m’u lehtësua puna në saje të përqendrimit të Samarxhiqit tek e ashtuquajtura e drejtë historike serbe për Kosovën, që ai e sheh në mesjetën e hershme për ta mbajtur peng të kornizave të kundrimit të njohur serb që ia kanë vënë Cvijiqi, Garashanini dhe të tjerë, e cila gjoja është rrezikuar në njërën anë pas pushtimeve turke, kur osmanët do të shfrytëzojnë popullatën shqiptarë që t’u sulet tokave serbe dhe t’i popullojë ato me të shpejt, që si pasojë do të ketë ndryshmin e dukjes

111 etnike të saj në dëm të serbëve dhe në dobi të shqiptarëve, dhe në tjetrën anë trendët e humbjes së identitetit etnik serb do të vazhdojnë edhe gjatë Jugosllavisë së Titos, kur do të ndodhin eksode të mëdha ngaqë atyre nuk u është siguruar mbrojtje nga nacionalizmi dhe shovinizmi shqiptar në rritje e sipër, i cili ka pasur mbështetje edhe te politika zyrtare e Kosovës, me ç’rast ai nuk do të ngurrojë, të akuzojë edhe politikanët shqiptarë, që nga Fadil Hoxha e deri te Bakalli, si tha, të shfrytëzojnë Jugosllavinë kundër Jugosllavisë për deri sa asaj do t’i shpallin luftë perfide, me anën e natalitetit dhe me anën e arsimit! Që të dyja këto “mjete” shqiptare të luftës, Samarxhiq do t’i shohë tejet efektive, ngaqë serbët, po edhe të tjerët, nuk janë në gjendje t’i fusin në veprim... Samarxhiq po ashtu për atë që e quan mohim i pronësisë serbe në Europën Juglindore e sheh me rilindjen katolike, veçmas pas vitit 1622 kur u krijua Kongregacioni i Propagandës Fetare, e cila te shqiptarët gjeti aleatin më të mirë që serbëve t’u rrënohet etnia! “Kjo beteje shekullore po vazhdon edhe sot e gjithë ditën, e cila një ditë do të sjellë edhe te disfata e tyre e plotë historike për t’u margjinalizuar fare në Ballkan dhe të ngjashme.” Kjo qasje edhe ishte pritur. Por nuk ma merrte mendja se akademiku serb, që e din se çfarë është argumenti shkencor dhe përdorimi i tij trivial për qëllime tejet të tejdukshme politike, mund të bie në kurthin e një propagandimi që as ai nuk i beson se mund të pijë ujë kundruall përballimeve të tilla? Duket se ka qenë i udhëzuar ose i këshilluar, krejt një, se shkrimtarët shqiptarë, për një arsye apo tjetër, te trajtimi i kësaj problematike, para zhurmës serbe me gjithfarë gënjeshtrash që shfaqen “me mbulesë shkencore”, do të përdorin më shumë gjuhën e politikës ditore, atë te mbllaçitjeve dhe të kërkimit faljes edhe për gjërat më të natyrshme dhe më fisnike siç është nataliteti, se sa argumentet shkencore. Andaj, tekstin e shkruar që e kisha përgatitur që më parë, nuk kisha pse ta plotësoja apo ta ndryshoja “me të papriturat e çastit”, por ta lexoja në tërësi. Qëndrimi im ishte se historiografia serbe, që nga Garashanini dhe “Naçertanja” e njohur e vitit 1844, do të kthehet në një makinë propaganduese për qëllimet hegjemoniste dhe shoviniste serbe. Në këtë drejtim historianët dhe intelektualët serbë do të thyejnë që të gjitha normat elementare të moralit shkencor. Përkujtova se në saje të këtij përcaktimi ishin botuar dhjetëra e dhjetëra libra me mashtrime historike, të shumtën të përkthyera edhe në gjuhë të huaja, ku me anën e falsifikimit të dokumenteve

112 ndërtohej gjoja e drejta serbe ndaj Kosovës si djep shpirtëror serb dhe qendër e shtetësisë së saj. Radhita librat, programet por edhe elaboratet e shumta nga ai i pari dhe i dyti i Çubrilloviqit, për të përmendur Raketiqin, Cvijiqin dhe projektin e Ivo Andriqit për të ardhur te Memorandumi i fundit i Akademisë Serbe të Shkencave i hartuar nga Qosiqi dhe elita intelektuale serbe, që tashmë kishte kaluar në platformë të politikës serbe. Në përputhje me këtë qëndrim, nxora edhe argumentet shkencore rreth gënjeshtrës serbe për Kosovën djep të shtetësisë serbe dhe të etnisë saj, duke i cituar një nga një burimet e historiografisë botërore dhe autorët e tyre, që herë pas herë i shoqëroja me refrenin: “se nuk besoj se zotërinjtë shkencëtarë serbë nuk i dinë”, duke ia lejuar madje vetes ndonjëherë edhe përdorimin e ironisë, sidomos kur nisa të ballafaqoj disa nga dokumentet serbe me ato osmane rreth popullatës në prag dhe pas pushtimit osman, të cilat flisnin qartë për shtrirjen dhe praninë e shqiptarëve në trojet etnike dhe jo për “invazion përrallor” të tyre nga bjeshkët e Shqipërisë, që brenda pak vitesh do t’i a dalin të shkojnë deri skaj Nishit sikur të ishte fjala për milingona dhe jo njerëz. “Kur dëgjohen apo lexohen kallëzimet tuaja, të cilave natyrisht se as ju nuk u besoni, por ja që duhet t’i hidhni në pazar, shqiptarët duken supermenë ose me fuqi të jashtë mbinatyrshme. Sepse ndodh që pjesëtarët e disa fiseve primitive, siç quhen me nënçmim prej jush, zbresin turravrap nga bjeshkët dhe, nga që s’u del para kush, vendosen nëpër tokat e pëlleshme dhe saora ia dalin që t’i popullojnë dhe djerrinat t’i kthejnë në toka buke, katundet në qytete dhe ç’ është më e pabesueshme, primitivët që nuk dinë ç’ është qytetërimi heqin emërimet sllave dhe ua vejnë ato shqipe?! Natyrisht se këtyre përrallave , me të cilat duhet të ushqehet një gënjeshtër, ndodh që t’u besojnë ata që i dëgjojnë pareshtur dhe të marrin ikën pastaj!” Thashë se shkencës nuk i ka hije të lëshohet në kozeri të tilla... Më tutje iu ktheva edhe asaj që Samarxhiq, por jo vetëm ai, po i gjithë korifeu intelektual serb dhe ai politik, thonë se serbët gjatë perandorisë osmane me mundim dhe sakrifica mbrojtën qytetërimin e krishterë, ndërkohë që shqiptarët, që ndërruan fenë për përfitime u kthyen në rrënues të krishterimit me pasoja të rënda për trashëgiminë kishtare në Kosovë. Teza ime fliste për të kundërtën. Po sjellë një citat nga kjo, meqë mbi këtë gënjeshtër do të mbështetet platforma hegjemoniste serbomadhe dhe propaganda që prej më se një shekulli, me të cilën është manipuluar dhe në masë të madhe ia kanë dalë që të gjejnë mbështetje edhe në shumë vende, sa

113 nga mjeshtëria e gënjeshtrës e sa nga mungesa e të vërtetës së pasqyruar me argumente shkencore nga ana e shqiptarëve. “Ardhja e osmanëve në Ballkan do të ndryshojë shumëçka në rrafshin shoqëror, por jo edhe praktikat themelore, të shtrirjeve etnike dhe fetare. Përkundrazi, ortodoksia, nga rrethanat e reja do të përfitojë me atë që Portës së lartë do t’i jepej autoqefalja nga kisha nacionale, ku ajo serbe, pas pranimit të vasalitetit të Sulltanit nga despoti Stefan, i biri i Lazarit të vrarë në Kosovë, pas dërgimit të hallës Marës në Stamboll dhe martesës së saj me Bajazitin, do të ketë përfitime të shumta dhe ato do të shfrytëzohen gjatë gjithë kohës. Me këtë akt, kisha ortodokse serbe, ajo greke dhe rumune, do të krijojnë privilegje të mëdha, ndër të cilat, ajo e ruajtjes së sovranitetit të kishës, të të drejtës së besimit dhe të kultivimit të gjuhës serbe nëpër libra dhe në shkrim, do t’i ndihmojnë të ruajnë identitetin shpirtëror. Kisha ortodokse serbe kishte të drejtën e vjeljes së tatimeve. Me dekretin e sulltanit, sistemi i spahinjve në viset e banuara me serbë zëvendësohej nga kishtarët, të cilët nga tatimet e mbledhura një përqindje të mirë e ndalnin për nevoja të veta. Të dhënat tregojnë se në Kosovë, gjatë sundimit osman, jo vetëm që nuk u rrënua asnjë manastir ortodoks i rëndësishëm mesjetar, por u ndërtuan edhe të tjera. Faktet flasin këtë dhe kjo mund të dëshmohet me dokumente osmane, me ato të Austrisë por edhe me ato serbe që ruhen në Hilandar dhe gjetiu, gjithandej ku propaganda serbe nuk ia ka dalë t’i fshehë nga syri i shkencës apo edhe t’i falsifikojë. Por, kishat ortodokse në Kosovë i ruajtën shqiptarët edhe atëherë kur e patën shumë të vështirë. Në dokumentet themelore të kishës ortodokse serbe në Hilandar, ruhen edhe emrat e familjeve shqiptare që kanë qenë “vojvodë” të kishave ortodokse të Pejës, të Deçanit, të Graçanicës dhe të tjerave. Mbretëria jugosllave me një dekret të vitit 1921 do t’i dekorojë disa nga familjet e vojvodëve nga Peja dhe Deçani dhe do t’u falënderohet me shkrim por edhe me të holla për kontributin shekullor të treguar ndaj trashëgimisë mesjetare serbe në Kosovë. Këto dokumente gjenden edhe në Beograd. Por, ato nuk u hynë në punë atyre që merren me mashtrime të qëllimshme. Këtu, nuk dua të hyj edhe tek arsyet e njëmendta pse shqiptarët ishin vojvodë të kishave dhe pse i ruajtën ato edhe me sakrifica për t’i sjellë ku janë edhe sot. Sepse besoj se dihen fare mirë, por dëshirohen të anashkalohen dhe ato lidhen me faktin se shqiptarët ishin të krishterë që nga shfaqja e krishterimit në Ballkan, që do të thotë se ajo që nga serbët merret “krenari civilizuese perëndimore”, ata e patën shtatë shekuj para të tjerëve. Madje, edhe kur fiset sllave erdhën në Ballkan, të

114 shumtën si barbarë nga Karpatet, që u vunë në shërbime të ndryshme të princërve vendës, u desh të kalojnë edhe tre shekuj, që në atë të dhjetin, sllavët të përqafojnë krishterimin. Dhe, ju zotërinj, flisni me mburrje për krishterimin serb, si veçori civilizuese perëndimore, ndërkohë që anatemoni shqiptarët si të egër edhe pse e dini se shqiptarët si popull autokton i Ballkanit njëherësh janë edhe pjesë e themeleve të qytetërimit antik. Tek e fundit ju mund të shpikni çfarëdo teorish, dhe mund të falsifikoni dokumente sa të doni dhe si të doni për shpirtin mesjetar serb dhe të drejtën që atë ta posedoni. Mund të çirreni dhe mund të qani, mund të luteni dhe mund të ankoheni te perëndia dhe te varret, por ajo nuk mund ta zhbëjë të drejtën jetësore, atë të pranisë, të cilën e shqiptarët, dhe se atë të drejtë, nuk e kanë krijuar me dhunë dhe luftëra si thoni, por me mbrojtjen e kanë me mjete dhe rrugë jetësore, përkundër çmimit të madh që i është paguar... ” Fjala ime do të zgjojë reagime të atypëratyshme në sallë, kur nga pjesa e fundit, do të dëgjohen edhe kërcënime, por gjendjen do të mundohet ta “qetësojë” paksa vetë akademiku Samarxhiq, të cilit do t’i jepet fjala edhe pa u hapur diskutimet, siç ishte paraparë pasi të përfundojnë paraqitjet. Nga kryesuesi Petrov kjo do të arsyetohet “si replikë”, të ngjashme me atë të tribunave politike. “Këtu ka aq shumë të pavërteta dhe mashtrime sa nuk di nga t’ia filloj”, do të më drejtohet. “Nisja nga ajo që janë të egër”, do të thotë dikush nga ata të fundit, që edhe më tutje ulërinin. Akademiku Samarxhiq, tha se ndoshta është e rëndësishme t’i thuhet Buxhovit se prej nga i merr të dhënat që shqiptarët janë popull antik, kur gjurmët e tyre të mjegulluara nuk u shkojnë as deri në mesjetë? Vetëm nacionalistët shqiptarë flasin për prejardhjen ilire kur ajo me asgjë nuk mund të dëshmohet. “Buxhovi bën mirë ta lexojë edhe historianin shqiptar Pulaha, për të parë se me çfarë kompetence shkencore ai flet për gjurmët e vjetra sllave në Ballkan dhe vendbanimet e tyre, pa përjashtuar edhe Shqipërinë.” U largua me bindjen se më kishte mbështetur për muri. Meqë edhe këtë kisha pritur, menjëherë kërkova fjalën. Petrov tha se ishte replikë, dhe se, duhej pritur diskutimin deri të nesërmen. Thashë se kisha replikë për replikën, gjë që me ndërhyrjen e Rugovës, që ishte bashkëkryesues, Petrovi pranoi. “Replika” ime ishte kjo:

115

“I nderuar akademik, do të jam fare i shkurtër. Sa i përket asaj që thoni se me asgjë nuk mund të dëshmohet prejardhja ilire e shqiptarëve, atëherë, ma jepni ju një argument për të kundërtën. Në shkencë përherë vlen parimi se asgjë nuk mund të mohohet nëse kjo nuk dëshmohet. Por, këtu po ua jap emrat e disa nga shkencëtarë që flasin për origjinën ilire te shqiptarëve. Nuk janë shqiptarë, sepse do të akuzoheshin si nacionalistë. Pra, si burim antik, për lashtësinë e shqiptarëve, pos tjerash mund të shënoni emrat e Herodotit dhe Ptolemeut. Pastaj shënoni emrat e filozofit gjerman Lajbnici dhe të albanologëve Xylanderi, Hahn, Tumann, Gustav Majeri, Jozef von Hamer, Shtadsmyller dhe shumë e shumë të tjerëve, por mund të shënonin edhe emrat e historianëve gjermanë Babinger, Grylih dhe të tjerë. Ka edhe historianë serbë që pranojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve, qoftë edhe nga ata që jo rrallë harrojnë qasjen shkencore. Nuk besoj se nuk e keni lexuar Haxhi Vasilevin, Peroviqin, po edhe Garashanin madje?... Kjo pra ishe rreth pyetjes së parë. Sa i përket çështjes së Pulahës dhe pranimit të dominimit të toponimeve mesjetare sllave në Ballkan e posaçërisht në hapësirën shqiptare, mund të thuhet se keni të drejtë. Por, jo në kuptimin që me to pranohet ekzistenca e elementit sllav dhe mohohet ajo e faktorit shqiptar. Përkundrazi. Pulaha ka bërë një studim shumë serioz kur ka krahasuar regjistrat osmane të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit pesëmbëdhjetë me ato të kristobulave të manastirit të Deçanit nga koha e Dushanit, sepse pikërisht aty ka gjetur shtrirjen e gjerë etnike të shqiptarëve e përvetësuar në saje të përkatësisë fetare ortodokse. Sipas kristobulave të Deçanit, në nëntë katunde nga ato gjashtëmbëdhjetë sa ka gjithsej manastiri në pronësi, shfaqen emrat identikë që shoqërohen me atë “arbanas”. Pse do të quhej Gjuradi i biri i Milan arbanasit ai që do të ishte me përkatësi serbe? Pulaha pikërisht këtë e qet në pah, siç qet në pah edhe argumentin tjetër se toponimet sllave mesjetare në Ballkan, që edhe sot e gjithëditën ruhen në Kosovë, por edhe në Shqipëri, janë të kohës para shtrirjes serbe, pra janë bullgare. Këto duken cikërrime, por nuk janë cikërrime. Dhe po të ishte cikërrimë “karta” e Dushanit që ruhet në manastirin e Kosturit, por edhe në Hilandar, ku shkruan “Dushani mbret i arbanasve, serbëve, grekëve dhe vllahëve”, atëherë pse nga ato që ruhen në arkivat serbe është hequr emri i arbanasve?... Kujtoni se ai kot i ka cilësuar arbanasit ndër të parët?... Kujtoni se ai kot në kartat që ruan Hilanadari, ndërkohë që Akademia Serbe e Shkencave nuk i përfshin në katalogun e thesarit të Hilandarit, do të përmendte kalorësinë

116 prej pesë mijë arabanasve, të cilët ishin shumë të merituar për depërtimin e Dushanit deri në Greqi kur ata edhe i lavdëron si luftëtarë të pashoqë?... Pra, mund të ishin kalorës barinjtë endacakë, siç mundoheni ta paraqitni praninë e shqiptarëve në Thesali dhe Epir?... Ju fort mirë e dini se kalorës ka vetëm shtresa e feudalëve dhe ajo që posedon prona të caktuara. Por, kjo nuk ju shkon për shtati, meqë ajo nxjerr shqiptarët edhe në mesjetën që ju e glorifikoni si madhështi e perandorisë serbe nën Dushanin si diçka që, në mos më tepër, atëherë shqiptarët dalin të barabartë me serbët dhe se në atë lidhje nëse mund të quhet shtetërore, sado që ajo nuk ka qenë e tillë, por ta zëmë ashtu, kanë pasur vendin e vet dhe rëndësinë që ju dëshironi të mos e shihni nga përcaktimi hegjemonist se shqiptarët janë të egër, se nuk kanë kulturë, se nuk kanë pasur kurrë shtet dhe të ngjashme, me çka, sipas jush, duhet t’u merret e drejta të jenë ndonjëherë të barabartë me të tjerët...” Pas asaj që thashë do të mbyllen punimet e seancës së paradites për të vazhduar në atë të pasdites. Akademiku Samarxhiq kur po kalonim më tha se do ta merrja me shkrim përgjigjen për të gjitha, në mënyrë që të mos bëja lajthitje të tjera. Nuk isha në gjendje t’i thosha se këtë do ta dëshiroja dhe do t’ia dija për nder, ngaqë ishin disa gazetarë vendës dhe të huaj, që kërkonin t’ua sqaroja çështjen e Dushanit dhe fshirjen e shqiptarëve nga kartat e tij. Por, akademiku Samarxhiq nuk e mbajti premtimin. Më kot prita të nesërmen të diskutojë rreth replikës sime. Pas mbarimit të seancës së diskutimeve, ku pat bukur shumë punë për Rugovën dhe Qosjen e ata e kryen me përgjegjësi atë, gjithnjë në kalim e sipër , akademiku Samarxhiq do të më thotë se kishte hequr dorë nga premtimi për arsye teknike, ngaqë si tha, nuk kishte qenë në gjendje t’i siguronte që të gjitha shënimet, por premtoi se sapo t’i kompletonte, do të m’i dërgonte. Ishte i shoqëruar nga Dobrica Qosiqi i cili pasi më përshëndeti me një buzëqeshje ironike tha: “I respektoj kundërshtarët e fortë. Këtë herë ishit të tillë. Por, do të shohim se çfarë do të jetë revanshi në Prishtinë...”

Me Dobrica Qosiqin për herë të parë isha takuar në vjeshtën e vitit të kaluar në Budvë, me rastin e një takimi që kishte organizuar Qendra Kulturore dhe Informative Gjermane në Beograd, ku për tri ditë përfaqësues nga të gjitha qendrat e vendit do të bisedojnë në temën “Kultura urë ndërlidhjeje midis popujve”.

117

Takimet e Bundvës në të vërtetë do t’i shërbejnë më shumë promovimit të parë publik të Qosiqit pas shpalljes së autorësisë së Memorandumit të Akademisë Serbe të Arteve dhe të Shkencave se sa të një trajtimi ku kultura shihet si urë ndërlidhjeje midis popujve. Madje, edhe prekja e tërthortë e temës, do të dëshmojë të kundërtën, sepse futja e librit të Qosiqit “Realiteti dhe e mundshmja” në programin e manifestimit jashtë rendit, do të tregojë se serbët nuk ishin për ura ndërlidhjeje, po për rrënimin e gjithë atyre, nëse ato nuk përputheshin me kundrimet serbe për dominimin në rajon me arsyetime që nga ato të misionarizmit të krishterë, të cilat lidheshin me betejën e Kosovës të vitit 1389 e shkonin deri te “meritat” për fillimin e lëvizjeve antiosmane në Ballkan në shekullin e kaluar, me çka Europës serish serbët do t’i dalin në ndihmë... Gjatë darkës do të më bie që të ulem pranë Qosiqit që ishte me bashkëshorten, dhe kjo kujtoj se qëllimisht ishte lidhur nga organizatori gjerman, ndërkohë që përreth i silleshin shumë e shumë simpatizues, lexues, po edhe të tjerë, që përpiqeshin t’ia bënin nderimin e “babai të kombit”, që i pëlqente, por shtirej sikur e kjo e shpërqendronte. Megjithatë, kur organizatori do të na njoftojë, Qosiqi do të tregohet shumë i vëmendshëm dhe kureshtarë për Kosovën, jo për aktualitetin, por për të kaluarën. Do të më pyesë për disa, që i quajti miq të hershëm nga Prishtina të kohës “së fushatës së emancipimit”, ku përmendi Vehap Shitën, Esad Mekulin, Aton Çettën dhe ndonjë tjetër që nuk ishte në gjendje t’ia thoshte emrin si duhej nga harresa. Për Vehap Shitën madje dinte shumëçka dhe thoshte se bashkërisht kishin punuar në një komision për organizimin e kurseve kundër analfabetizmit në Kosovë menjëherë pas luftës. “Më ka interesuar shumë qe shqiptarët të arsimohen, sepse pa të nuk ka zhvillim e as qytetërim...” I thashë se Vehap Shitën e kisha pasur redaktor, mësues në “Rilindje” dhe ruaja respektin e madh për të dhe përkushtimin ndaj punës që kishte. “Është mësuesi im i parë dhe më i miri që kam pasur ndonjëherë në gazetari”. Kur më pyeti se a punonte ende në “Rilindje”, ia bëra me dije se ishte ndër të parët që në vitin 1981 kishte rënë viktimë e diferencimit politik, por që merrej me përkthime, kryesisht nga gjuha serbokroate. “Pa Mekulin dhe Shitën dhe të ngjashmit, letërsia serbokroate nuk do të njihej si duhej te ne.” Pak më vonë, thuajse në mënyrë provokuese, më pyeti se a mund të gjendeshin veprat e tij nëpër libraritë e Kosovës?

118

Iu përgjigja se këtë nuk e dija por i thashë se në shkollën e mesme, në kuadër të lekturës së obligueshme, ka qenë i përfshirë romani “Ndarjet”. Më pyeti se a e kisha lexuar. Ia ktheva se qysh si fëmijë im atë, që ishte mësues ndër të parët që nga normalja e Elbasanit ishin dërguar nëpër shkollat e Kosovës, na lexonte romanin “Dielli asht larg”. Më vonë, i thash se nga kureshtja kisha lexuar edhe më shumë seç parashihej në literaturën shkollore, duke përfshirë trilogjinë “Koha e vdekjes”. Më pyeti se ishte ajo kureshtje letrare apo edhe tjetërfare. “Nga të dyja”, ia ktheva. Buzëqeshi dhe ndërroi temën e bisedës me atë që ma bëri me dije se nga Kosova kishte në përkujdesje një si tha “studentë të përndjekur nga nacionalistët” që shkruan nga pak dhe të shumtën rri në Beograd. Ma tregoi edhe emrin, që më doli i njohur nga disa letra që kishte botuar në gazetën e përjavshme “Duga” dhe “Ilustrovana politika”, atëherë me kurs të njohur antishqiptar, ku ai qahej për “frymën nacionaliste” me të cilën thoshte se “Rilindja” helmon rininë shqiptare dhe të ngjashme! “E kemi si djalë. Është dukat”, më tha bashkëshortja e tij me një cinizëm të tillë nga duhej të delte ajo se nuk ishin urrejtës të shqiptarëve si ngarkoheshin me pa të drejtë, por miq të tyre. Të nesërmen, në të vërtetë, Qosiqi para të pranishmëve që kishin mbushur plot e përplot sallën e takimeve, shpalosi serish platformën antishqiptare që e kishte nxjerrë para njëzet vjetësh në plenumin e komunistëve të Serbisë, duke theksuar se ato që kishte thënë atëherë e kur ishte anatemuar me pa të drejtë, jo vetëm që ishin vërtetuar, por ato ishin kthyer në pjesë të krizës së shoqërisë jugosllave sa të bëhen sprovë e saj të rrosh apo mos të rrosh nëpër të cilën duhej të kalonte. Natyrisht se aty nuk munguan edhe ato që për Titon, i cili shihej fajtori kryesor për atë gjendje, të cilin, si tha, me ato që ua kishte marrë serbëve (theksoi Kosovën si djep të Serbisë ) dhe ua kishte thënë shqiptarëve, nuk ka si të mos quhet serbngrënës! Gjatë kohës sa fliste, korifeu që i rrinte përpara, dhe ishin shumë e shumë, më tepër se mund të pranonte salla e konferencave, duartrokisnin, thërrisnin fjalë lavdie sa dikur, kryesuesi u detyrua ta ndërpresë vazhdimin e mëtutjeshëm të tribunës, por pasi që të ketë mbaruar fjalën Qosiqi i cili ishte mbuluar me lulet që i kishin dhuruar, (të shumtën buqeta trengjyrëshe bardha, kuqe, kaltër që simbolizonin flamurin jugosllav) dhe ishte qullur me të puthurat që i vinin nga të gjitha anët. Pas dreke, jashtë radhës, m’u dha rasti të flisja, meqë përfaqësuesi slloven dhe ai boshnjak, nuk kishin pranuar të bisedonin në praninë e publikut që

119 sillej me histeri. Organizatori, Qendra Kulturore dhe Informative gjermane në Beograd, kishte menduar që atë ditë të ruhej ajo mënyrë pune, në mënyrë që të nesërmen eventualisht të ndryshohej në përputhje me rrethanat. Kjo më pëlqeu. Ishte rast ideal për një duel të pritur me Qosiqin dhe Memorandumin e tij. Edhe pse ashtu ngutas kisha skicuar disa nga tezat rreth të cilave duhej të flisja, megjithatë u përcaktova për leximin e tekstit autorial që ma kishte botuar gazeta gjermane “Die Welt” pak kohë pasi që ishte bërë i ditur Memorandumi më i ri serb. Thashë se qëllimisht do ta lexoj tekstin e botuar në gazetën gjermane, ngaqë ashtu plotësoja konceptin tim që polemikën me programet nacionale serbe, që ishin antihistorike dhe shoviniste njëherësh t’i bëja temë europiane, në mënyrë që e vërteta të gjykohej nga jashtë dhe nga të paanshmit, nga ata që janë faktorë të vendosjes, të cilët nuk mund të mos ndjehen përgjegjës pse kriza ka ardhur deri në ditët tona, por që, deshën apo nuk deshën serbët, ajo më në fund do të vendoset prej tyre u përgjak apo nuk u përgjak kafeneja ballkanike. Tekstin e lexova ngadalë, natyrisht në gjuhën gjermane, i cili aty për aty përkthehej nga një nëpunëse gjermane e Qendrës Kulturore dhe Informative të Gjermanisë në Beograd, veprim ky që si do të shihet nevrikosi së tepërmi Qosiqin por nxori nga takti dhe gjithë ata që edhe më tutje kishin ardhur ta kremtonin “babanë e kombit” dhe nuk ua kishte marrë mendja se dikush mund të sillej ashtu ndaj tij! Kjo bëri që gjatë leximit të ketë zëra dhe kërcënime madje, por ato vetëm sa ma shtonin vullnetin të lexoja ngadalë dhe me buzëqeshje cinike gjatë pushimeve që bëja kur përkthyesja lexonte gjermanisht. Natyrisht, se pas përfundimit të tekstit, gjithnjë në gjermanisht, fola edhe për respektin që shqiptarët kanë për kulturën e popujve fqinjë me ç’ rast bëra të dikur se Qosiqi me disa nga veprat edhe më tutje është i pranishëm në shkollat shqipe. I mllefosur, por me aktrimin e atij që ruan torruan, mori për pak fjalën dhe tha se nuk ka seç t’u shtojë atyre që kishte thënë, ndërsa ndaj shkrimit tim të botuar në “Die Welt” tha se nuk është tjetër pos çorbë e bakallxhinjve dhe hoxhallarëve me të cilat ushqehen shqiptarët! Gjuha e ironisë ishte e qartë, sepse me “bakallxhinjë” kishte parasysh Mahmut Bakallin, ndërsa me “hoxhallarë” Fadil Hoxhën! Që të dy këta politikanë, Qosiq i kishte anatemuar rëndë në librin e fundit, si ushqyesit më të mëdhenj të nacionalizmit shqiptar. Fadil Hoxhën e quante njëfarë konglomerati të ballistëve me nacionalkomunizmin, ndërsa Bakallin “dorë të

120 djathtë të Titos, që kishte ndihmuar eksodin, të dytin në historinë e tij, pas atij të Cernojeviqit në shekullin e shtatëmbëdhjetë”. Nuk më mbet tjetër pos ta falënderoja për komplimentet që më kishte bërë, ndërsa ai tha se do të shihemi prapë... Në të vërtetë, ne do të shihemi po atë mbrëmje, pasi që të kenë përfunduar dy seancat e takimeve të shkrimtarëve. Dhe kjo do të ndodhë në hotel “Moska” në një tryezë të bisedimeve që kishte organizuar radioja “Westdeutsche Rundfund” e Këlnit, e cila në kuadër të emisioneve për Ballkanin, emitonte emision ditor prej gjysmë ore në gjuhën serbokroate. Redaktori i këtij emisioni, njëherësh edhe drejtor i programit të radios për Europën Juglindore, Horst Weseler, kishte paraparë që aty, drejtpërdrejti bashkë me Qosiqin të merrnim pjesë në emision. Kësaj iu përgjigja me dëshirë, sepse më jepej mundësia që për herë të parë të zhvilloja një duel me Qosiqin në radio. Edhe pse u mundua që pjesën më të madhe të kohës prej tridhjetë minutash ta konsumojë për propagandimin e Memorandumit, megjithatë, kur mu dha rasti, nxitova shpejt e shpejt t’ia thosha si rezyme ato që gjatë ditës ishin thënë nga shkrimtarët shqiptarë. “Po bën propagandë irredentiste”, tha sapo iu dha rasti që prapë të rrëmbente mikrofonin. “Le të quhet edhe e tillë” fola prajshëm. “Pse jo.” “Do të shihemi prapë” - tha, por tash me një shikim kërcënues që iu kishte ngrirë për fytyrë. “Pse jo. Mezi pres”, ia ktheva. I pakënaqur iku, edhe pse që më parë kishte dhënë pëlqimin të merrte pjesë në darkën që shtronte Mark Luc, njëri nga diplomatë gjermanë në Ambasadën e Gjermanisë në Beograd. Duket se darkën e diplomatit gjerman Qosiq e sabotoi qëllimisht “në çastet” e fundit kur mori vesh se në të ishin ftuar edhe disa nga gazetarët dhe publicistët e njohur gjermanë, të cilët kishin ardhur enkas për të përcjellë duelin e shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë. Dy ditë më vonë, në një bisedë për “Politikën” e Beogradit kishte fajësuar disa nga mediat gjermane si ato shkrimtarëve shqiptarë ua kishin servuar ato që duhej t’i thoshin kundër Serbisë dhe serbëve që i kishte quajtur gënjeshtra dhe shpifje ndër më të ulëtat! “Edhe më tutje po funksionon komploti gjermano-shqiptar kundër serbëve...” Pra, sipas Qosiqit, shqiptarët nuk ishin të aftë për asgjë, pos për t’u bërë vegla të huaja! Këtë herë të gjermanëve dhe për këtë kjo nuk paraqiste ndonjë

121 risi, sepse me ta kishin qenë edhe gjatë luftës së parë botërore, edhe gjatë Luftës së Dytë, dhe do të mbesin në rrjedhën e tyre gjithnjë...

“Apeli 215” dhe gjakderdhja e marsit

Ajo që me të drejtë do të quhet fitore intelektuale e Beogradit, nuk do të përsëritej pas dy javësh dhe kurrë më, siç kishte qenë marrëveshja midis shkrimtarëve të Prishtinës dhe Beogradit. Në një kumtesë për shtyp, ishin shkrimtarët e Beogradit ata që do ta hedhin peshqirin me arsyetimin se nuk kishte kuptim që t’u jepej rasti shkrimtarëve shqiptarë që të shfrytëzonin tribunat e hapura për propagandë nacionaliste dhe shoviniste!.. Në të vërtetë ishte politika e Beogradit ajo që kishte ndaluar mbajtjen “e revanshit” të Prishtinës, ngaqë kishte vlerësuar se në Beograd ishte parë se shkrimtarët shqiptarë jo vetëm që nuk do të ndiqnin kursin e kreut politik të Kosovës tashmë të njohur prej vitesh që me taktizime dhe zmbrapsje të matura gjoja që të ruhet ajo që duhet të ruhet qoftë edhe me sakrifica, por fjala ishte për një qëndrim të pakompromis intelektual i cili nuk përfillte diktatin ditor të politikës dhe nuk përfillte as gjuhën e gënjeshtrave të lansuara prej vitesh nga elita intelektuale serbe, e prirë madje për nxitjen e një lufte e cila do të bëhej në emër të së drejtës historike, e cila tashmë, nga elaboratet e tyre, kishte filluar të kthehej në koncept shtetëror, i cili duhej të zbatohej me të gjitha mjetet, pa përjashtuar edhe ato të luftës. Kjo ishte motoja e të të ashtuquajturit revolucion i jogurtit, që tashmë po vepronte në Vojvodinë dhe Mal të Zi për sjelljen në pushtet të garniturave luftënxitëse. Andaj, ishte fare e pakuptimtë që fryma e triumfalizmit, që kishte filluar ta pushtonte dhe ta vente në lëvizje , si thuhej, popullin serb gjithandej nga shtrihej dhe kishte varret, nuk do të duhej të lëndohej në Prishtinë nga shqiptarët dhe propaganda e tyre. Në kuadër të këtij kundrimi duhej parë edhe tërheqjen e shkrimtarëve serbë nga “revanshi i Kosovës”, të cilët mezi kishin pritur që kështu të mbroheshin nga disfata e Prishtinës, ngaqë e dinin se asgjë nuk do të ndryshonte as te shqiptarët e as te ata nga ato që ishin thënë. Madje vetë fjala “revansh”që përdorej prej tyre kishte diçka kobzezë, sepse më nuk nënkuptonte bisedat e natyrshme midis intelektualëve, qofshin ato edhe për çështje që nuk pajtoheshin, por paralajmëronte hakmarrje, paralajmëronte luftë, jo të mendimeve, por atë të njëmendtën. Mbase tërheqjes serbe i kishte ndihmuar edhe reagimi i shtypit të huaj, veçmas i atij gjerman, francez, anglez dhe amerikan, që mund të thuhet se 122 anblok paraqitjen e shkrimtarëve shqiptarë e kishte vlerësuar demonstrim të guximshëm intelektual, kur edhe në rrethanat çfarë ishin ato në Universitetin e Kollarcit, që përshkruhen me presione ndër më të shumta, shkrimtarëve serbë u ishte bërë me dije se betejën e kishin të humbur ku më së shumti kishin investuar. Gazetat gjermane me autoritet edhe para se të fillonte dueli i kushtuan vëmendje, duke e quajtur test të rëndësishëm të sprovës intelektuale. “Frankfurter Allgemeine” ditën e hapjes së bisedimeve solli vështrimin “Thyerja historike”, ku përkujtohej se pas shtatë vitesh ndrydhjeje dhe ndjekjeje të pashembullt, intelektualët shqiptarë fituan rastin të thonë atë që është dashur ta thonë edhe më herët. Përkujtohet Memorandumi serb dhe përvetësimi i tij nga klasa politike serbe për qëllime që me anën e ndryshimeve kushtetuese të rikthehet gjendja e para vitit 1974, që nuk do të thotë tjetër pos paralajmërim i qartë se Jugosllavia po bëhet pre e unitarizmit serb, me çka krijohen rrethanat për ndryshime të paparashikueshme të raportit të forcave në rajon dhe më gjerë. “Kosova duhet të jetë kurban i parë i kësaj kthese kah e djeshmja” thotë kjo gazetë duke nxjerrë vlerësimin se meqë “shqiptarët këtë nuk do ta pranojnë, dhe kjo është e drejtë”, atëherë duhet pritur që burimet trashëgimisë së Titos përfundimisht t’i bien aty ku ato kanë qenë më të pasigurtat. Kjo gazetë ngjashëm kishte reaguar edhe gjatë mbajtjes së bisedimeve të Beogradit, duke shfrytëzuar rastin që të rikujtohen gjithë ato që vite më parë ishin shfaqur si dilema dhe shqetësime të drejta. Gazeta “Suuddeutsche Zeitung” e Munihut një faqe të tërë do t’ia kushtojë duelit të shkrimtarëve në Beograd. “Shkrimtarët shqiptarë i thanë jo Memorandumit serb dhe u thanë jo ndryshimeve kushtetuese me të cilat Serbia synon ta kthejë Kosovën në tutelën e vet”. “Shkrimtarët serbë morën përgjigje të qartë nga shkrimtarët shqiptarë”, do të vlerësojë “Frankfurter Rundschau”, e cila shpreh keqardhje pse midis dy popujve tashmë u thyen edhe hallkat e fundit që mendohej se mund të gjenin gjuhë të përbashkët”. Revista “Der Spiegel”, madje do të jetë ndër më të qartat dhe të drejtpërdrejtat, kur fjalët e Komneniqit të drejtuar shqiptarëve “Ne jemi në luftë, këtë gjithkush e di”, do t’i qesë në plan të parë. “Kur shkrimtarët serbë përmendin luftën nuk është fjala për metaforë poetike, por për gjak. Kështu ka qenë përherë dhe pse mos të jetë edhe tash...”

123

Gazeta “Politika” e Beogradit, më së qarti shpjegoi se “ishte raportimi tejet i njëanshëm i disa nga gazetat dhe mediat perëndimore nga bisedimet e Beogradit, kur ato u dhanë vend vetëm insinuatave tashmë të njohura të shqiptarëve, ndërkohë që injoruan ose dallashuan argumentet serb, që la për të kuptuar se në Prishtinë mund të ishte edhe më keq”. Sidoqoftë, mosmbajtjen e bisedimeve të shkrimtarëve në Prishtinë, opinioni shqiptar e kishte pritur me përshtypjen e një suksesi intelektual të arritur në rrethana tejet të pabarabarta, por njëherësh edhe me druajtjen e drejtë se Beogradit, kjo do t’i shërbejë për ngritjen e shkallës së represionit në Kosovë, që tashmë ishte kthyer në normalitet, dhe këtë do ta bënte që të parapengonte që modeli intelektual i kundërvënies të bartej edhe në rrafshin e politikës ditore, ku tashmë ofensiva serbe ishte përqendruar “në bazë”, te fushata për ndryshimet kushtetuese në përputhje me projektet e saj për rrënimin e autonomisë së Kosovës, që ku me premtime, ku me mashtrime, e ku me kërcënime, të nxirrte ndonjë poen përkrahjeje që mund ta shfrytëzonte për qëllime të veta. Gazeta “Jedinstvo” e Prishtinës, e cila prej vitesh ishte kthyer në një pamflet militant të nacionalizmit serb, shkrimet e së cilës rëndom prokurorëve serbë u mjaftonin për ngritjen e aktpadive që u bëheshin shqiptarëve, shkurt e trup do të thotë se duhet parandaluar çfarëdo mundësie që demonstrimi nacionalist i shkrimtarëve shqiptarë në Beograd, ku ata kishin shfrytëzuar tribunën e lirë dhe mikpritjen serbe për qëllime të njohura, të bartet edhe në debatin kushtetues. E njëjta gazetë kishte kërkuar që të fillojë shqyrtimi i deklaratës sime të botuar në gazetën “Suddeutsche Zeitung” se “shqiptarët e konsiderojnë Memorandumin serb si kërcënim të hapur lufte”, dhe ndaj një deklarate të ngjashme të Ibrahim Rugovës që kishte sjellë “Mondi” i Parisit. Analisti militant Mirko Çupiq, kërkonte përgjegjësi penale ndaj shkrimtarëve shqiptarë dhe, si thoshte, propagandës së tyre antiserbe që po e ushtrojnë prej kohësh nëpër mediat e jashtme, veçmas ato gjermane dhe franceze, duke përhapur gjithfarë gënjeshtrash, që shkojnë edhe deri aty ku Perëndimit i tërhiqet vërejtja që të ketë kujdes ndaj agresionit që Serbia po përgatit ndaj Kosovës. “Si mund të përgatisë agresion dikush ndaj vendit të vet dhe shtëpisë së vet, kur Serbia Kosovën e ka shtëpi të vetën, djep dhe çdo gjë?!...” Por, duket se fryma e kundërvënies intelektuale në Beograd ishte përhapur më shumë seç pritej dhe ajo kishte filluar të ringjall njëfarë besimi në vetvete qoftë ai edhe për nevoja të brendshme me afat të shkurtë.

124

Dhe kjo ishte e drejtë. Sepse, të mësuar me propagandë çfrenuese që mediat serbe, qofshin ato elektronike dhe gazetat ushtronin thuajse pareshtur, ku krahas gënjeshtrave kishte fyerje ndaj kulturës shqiptare dhe trashëgimisë së saj ndër më të rëndat, të ndrydhur politikisht dhe të lënë në mëshirën e pamëshirë të prokurorëve dhe hetuesve serbë, që hynin kudo dhe tashmë kishin përcaktuar përmasat e minimumit të së lejueshmes dhe maksimumit të së palejueshmes, me kundërvënien e parë dhe të hapur atyre që tashmë shiheshin qartë se ishin ideologët kryesorë të asaj që vinte nga Beogradi dhe kërcënohej me të madhe, njerëzit e shpronësuar nga shumëçka sikur befas ndjenin diçka me të cilën ndoshta do të mund të ndryshonte sjellja e deriatëhershme e mbrojtjes me tërheqje në vend se të përdorej sulmi si mbrojtje... Por, siç do të shihet, klasa politike nuk kishte ndërmend ta ndryshonte “strategjinë” e deritanishme, ku mbrojtja mendohej se mjaftonte. Kjo do të shihet më së miri gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese, kur në vend se të mendohej për propozime të drejtpërdrejta me të cilat do të avancohej statusi i Kosovës, nëse statusi i republikës ishte bërë gogol, atëherë së paku të shtrohej çështja e ngritjes së saj në njësi të pavarur federative jashtë dualizmit serb dhe të ngjashme, e gjitha rrudhej në mbrojtjen e gjendjes ekzistuese sikur të ishte fjala për një shenjtëri, edhe pse ishte më se e qartë se ajo ishte e pamundur në rrethanat kur Serbia, që nga vitit 1981 e deri në vitin 1986 kishte suprimuar që të gjitha segmentet federative të saj, duke ruajtur vetëm atë të përfaqësimit formal në dy forumet kryesore, atë të Kryesisë së shtetit dhe të partisë, por që edhe ato, pas heqjes së Fadil Hoxhës dhe të vendosjes së Sinap Hasnit si i deleguar i Kosovës në presidencë, ia kishte dalë që votën e pasigurt deri më atëherë të Kosovës në Federatë, ta kthente në të sigurt, meqë Sinan Hasani, çastin që do ta marrë postin e të kryesuarit të Kosovës në Presidencën e Shtetit, pasi që do t’ia dorëzojë Vasa Çubrilloviqit, atentatorit të Sarajevës dhe autorit të dy memorandumeve antishqiptare, atij të vitit 1937 dhe 1944, dekoratën jugosllave me urdhër të artë, do të deklarojë me plot gojën “se nga tash e tutje vota e Kosovës harmonizohej me atë të Serbisë”, që nuk do të thoshte tjetër pos dorëzim i vullnetshëm i të drejtës së konsensusit Serbisë, me çka relativizohej edhe neni dyzet e pesë i kushtetutës jugosllave sipas të cilit ndryshimet në kushtetutë mund të bëhen vetëm me pëlqimin e republikave dhe të krahinave, nen ky që ndoshta dikush nga politikanët iluzionistë shqiptarë mund të kishte menduar se në pikën e fundit mund të përdorej që të pengohej diktati serb për ndryshimin e kushtetutës.

125

Nën trysninë e ngjarjeve tejet dramatike dhe presionit serb i cili bëhej gjithnjë e më i madh edhe me vënien në lëvizje të populizmit serb që shfaqej me fuqinë dhe kërcënimin e masës me anën e përdorimit të mitingjeve aty ku nuk bënte punë bindja politike, siç kishin qenë edhe organizimi i demonstratave të grave serbe kundër Fadil Hoxhës dhe të ngjashme me çka do të rrënohej pa mëshirë dhe në mënyrën më brutale dhe banale çfarëdo autoriteti politik shqiptar që do të mund të përdorej ndonjëherë, udhëheqja politike e Kosovës, tashmë kishte lëshuar gjithë hapësirën që kishte, duke shpresuar në mrekullinë e nenit dyzet e pesë. Në ndërkohën nga qershori i atij viti dhe deri në fillim të vitit vijues kur edhe do të rrumbullakoheshin diskutimet për reformën kushtetuese, Beogradi do të marrë thuajse që të gjitha masat që të parandalohet çfarëdo përdorimi i nenit dyzet e pesë për t’u bllokuar ndryshimet në parlamentin e Kosovës, nga ato të ndryshimit të kuadrove në vendet kyçe, ku madje edhe Sinan Hasanin e besueshëm do ta zëvendësojë njëfarë Sejdo Bajaramoviq, e deri te marrja në izolim e atyre që vlerësohej se mund t’i qitnin telashe. Në rrethanat e pashpresa të këtij zhvillimi, kur Serbia me Rrahman Morinën dhe Husamendin Azemin, do të përcaktohet për garniturën e fundit të të besueshmëve, pas marsheve të gjata të protestave të dhjetorit dhe lëvizjeve të masave shqiptare nga të gjitha pikat e saj të skajshme drejtë Prishtinës me flamujt e përzier jugosllavë-shqiptarë, me pankartat për mbrojtjen e kushtetutës së vitit 1974 e të ngjashme ku nuk mungonin edhe ato për vëllazërim-bashkimin, Titon dhe Kaçusha Jasharin madje - Azem Vllasi mbase i bindur se edhe ai mund të shfrytëzonte kapitalin e lëvizjes së protestave të shqiptarëve kundër Millosheviqit dhe diktatit të tij - me futjen në grevë të minatorëve të “Trepçës”, do të provojë mjetin e fundit. Greva e urisë së minatorëve si dhe ato që do të lëvizin, do të bëjnë jehonë më shumë në planin jugosllav që prej saj të përfitojnë kroatët dhe sllovenët për të arsyetuar hapat e tyre të ndarjes nga Beogradi, se sa që do t’i ndihmojë Kosovës për farë mobilizimi për të parandaluar diktatin serb. Përkundrazi, përfundimi i saj pa ndonjë rezultat, dhe burgosja e Azem Vllasit dhe vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë që do të bëhet pas mitingut prej një milion serbësh në Beograd, praktikisht do t’ua përgatisë terrenin aprovimit të dhunshëm të ndryshimeve kushtetuese të 23 marsit në Kuvendin e Kosovës me çka përfundimisht do të shuhet autonomia e Kosovës dhe do të fillojë procesi i pashmangshëm i rrënimit të Jugosllavisë nga ana e Serbisë. Veprimeve të Vllasit duhet t’u shihet “merita” se me to përfundimisht do të bjerë iluzioni i ruajtjes së Jugosllavisë, madje edhe nga

126 përkrahësit e saj më të papërmirësueshëm, të cilët ishin në gjendje të sakrifikonin shumëçka për mbajtjen e saj qoftë edhe si Serbi të zgjeruar, po që mbante firmën e saj. Në këto rrethana tejet të vështira, intelektualët shqiptarë nuk do ta ruajnë avantazhin e krijuar gjatë bisedimeve midis shkrimtarëve serbë dhe atyre shqiptarë, ku në luftë me konceptin hegjemonist serb ishte përdorur strategjia e barazisë së plotë, por sërish “fronti” ishte kthyer tek mbrojtja që shfaqej e pashpresë fare! Kështu, aty nga fillimi i shkurtit të vitit 1989 në qarqet intelektuale të Prishtinës, do të fillojë të qarkullojë teksti i Apelit për mbrojtjen e kushtetutës ekzistuese, i cili më vonë do të njihet si “Apeli 215”, i cili do të pasqyrojë më së miri se sa e kotë ishte strategjia e mbrojtjes në vend se të përdorej e kundërta, së paku në planin intelektual që kërkesat e shtruara të ishin në përputhje me platformën e barazisë me të tjerët në federatë si pjesë e saj përbërëse e jo me dualizmin e kushtetutës në fuqi, prej nga edhe e kishte burimin kriza nëpër të cilën kalohej dhe ishte më se e qartë se ajo mbrojtje shfaqej si shkumë sapuni. Nga të dhënat që jep Zekeria Cana në librin “Apeli 215 i intelektualëve shqiptarë”, i botuar në vitin 2001 nga “Rilindja”, del se autor i tekstit të “Apelit” ishte Gazmend Zajmi. Këtë do ta pohojë edhe Rexhep Ismaili. Teksti fillimisht mbante titullin e gjatë pune: “Akti themelues i Këshillit të Punëtorëve shkencorë dhe kulturorë për mbrojtjen institucionale dhe afirmimin e plotë kushtetues të KSA të Kosovës mbi bazën e parimeve themelore të Kushtetutës së RSFJ të Jugosllavisë”. Zekeria Cana më tutje sqaron se në katërshen e parë, krahas Gazmend Zajmit përfshiheshin edhe Rexhep Ismaili , Ali Aliu dhe ai, por që pastaj menjëherë ishte biseduar edhe me Rexhep Qosjen, dhe pasi që ishte marrë edhe pajtimi i tij, ishte biseduar edhe me të tjerë, ku edhe ishin përfshirë gjithsej 215 nënshkrues, të shumtën intelektualë, punonjës të shkencës, gazetarë dhe mjekë, ku shumë prej tyre do të pranojnë se kishin nënshkruar jo nga bindja se dilte diçka po nga solidariteti intelektual, që për ato rrethana paraqiste satisfakcion. Lista përmbyllëse mbante datën e 15 shkurtit të vitit 1989. Më 21 shkurt i ishte dërguar: Kuvendit të Serbisë, Kryesisë së RSFJ-së, Kryesisë së KQ të LKJ-së, Kryesive të republikave dhe të krahinave si dhe Kryesisë së Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës. Meqë e kam nënshkruar “Apelin 215” pa ndonjë hezitim dhe në ato rrethana prapë dhe prapë do ta nënshkruaja, kjo nuk më ka penguar as atëherë

127 dhe nuk më pengon as tash të jam kritik dhe njëherësh edhe të them me plot gojë se “Apeli 215” ishte një sjellje dëshpëruese ndaj një rrënimi që në atë fazë kur ishte hartuar, nuk mund të parandalohej, e lëre më të mendohej për krijimin e ndonjë favori sado të vogël qoftë që do të mund të hynte në punë as për atëherë e as për më vonë ngaqë status quoja dhe kapja pas saj, përballë zhvillimeve gjithnjë ka paraqitur ngecje dhe, pse jo, edhe zmbrapsje. Gjatë një bisede të mëvonshme me Gazmend Zajmin, kur po shqyrtonim diçka nga ato se çfarë përgjigje duhej t’i jepej gjendjes së pas 23 marsit që kërkesat tona të ishin një hap para ndryshimeve të dhunshme dhe në përputhje me synimet historike, do të bjerë fjala edhe për “Apelin 215”. Dilemës sime se a ishte vendim i drejtë përcaktimi për mbrojtjen e një gjendjeje që nuk kishte si të mbrohej, e që mbase edhe nuk e meritonte të mbrohej, sepse siç do të shihet, paraqiste pajtim me ngecje kur duhej të kërkohej ecja përpara, ai do të pajtohej se ishte një kapje pas kashtës, por që ishte e domosdoshme si përgjigje intelektuale ndaj një kthese retrograde, të njëjtë me humbjen e të gjithave. “Heshtja do të na ngarkonte si bashkëpjesëmarrës të veprimeve të Serbisë.” Tha se formula për afirmimin e mëtutjeshëm kushtetues të KSA të Kosovës, juridikisht nënkuptonte edhe çështjen e avancimit të saj deri te subjekti i barabartë i federatës, pa marrë parasysh si do të quhej, por pranoi se ishte e vonuar, ngaqë ky segment është dashur të shfrytëzohej qysh në fazën e parë të hapjes së debatit kushtetues, në mënyrë që nga komisioni i Kosovës të pranohej si propozim dhe prej andej, pasi të aprovohej, t’i drejtohej komisionit qendror, pra atij federativ, gjë që nuk ishte bërë edhe përkundër sugjerimeve që ua kishte dhënë disa juristëve dhe deputetëve të përfshirë në këto komisione. Edhe pse me platformën mbrojtëse, që kishte qenë legjitime, dhe në rrethanat të tjera nënshkruesit sigurisht se do të meritonin të shpërbleheshin madje edhe nga një Serbi po të ishte demokratike, pse kishin kërkuar t’i vazhdohej jeta një gjendjeje kushtetuese dualiste që asaj do t’ia ruante praninë në Kosovë në përputhje me ato që vite më vonë do t’i kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare, nënshkruesit e “Apelit 215” nuk do t’u shpëtojnë anatemimit të rëndë si kundërshtarë dhe armiq të Serbisë, e nuk do t’u shpëtojnë as fazës së fundit të procesit të diferencimit, që krahas përjashtimit nga procesi arsimor në universitet, largimit nga spitalet dhe e marrjes së të drejtës së shkrimit nëpër gazeta si dhe përjashtimit nga puna dhe të ngjashme - për disa kjo masë kishte shkuar edhe deri te izolimet e rënda dhe burgosjet.

128

Këto masa drakonike ndaj intelektualëve, bashkë me burgosjen e garniturës së liderëve autonomistë në krye me Azem Vllasin - të cilit sigurisht se në vitin 1981 kur Beogradi demonstratat e studentëve dhe kërkesën që do të dalë aty prej tyre për Kosovën Republikë, do t’i kualifikojë si ngjarje kundërrevolucionare me pasoja të rënda për Kosovën, nuk do t’i shkonte mendja se pranimi i atij kualifikimi prej tij sikur të ishte puna për ndonjë trik politik e jo për një platformë të menduar mirë antishqiptare, njëherësh, herët a vonë do të thoshte edhe dënim për të – me siguri se Serbisë i kishin hyrë në punë që ta merrte “po”- në nga deputetet e Kuvendit të Kosovës pa guxuar që të kërkohet mbrojtje nga neni dyzet e pesë i kushtetutës federative, ku kërkohej pëlqimi për ndryshime kushtetuese. Këtë herë, pëlqimin e garantuar me kushtetutë duhej ta zëvendësonte pranimi gjoja i vullnetshëm me anën e deklarimit të lirë të përfaqësuesve të popullit. Do të shihet se më 23 mars, edhe përkundër gjendjes së shtetrrethimit në të cilin ndodhej Kosova, edhe përkundër tankeve të armatës jugosllave që kishin vërshuar në Kosovë, edhe përkundër njësive të shumta policore dhe ushtarake të cilat ndodheshin përreth Kuvendit të Kosovës dhe madje edhe brenda tij, deklarimi nuk ishte as i vullnetshëm e as demokratik. Nga të dhënat merret vesh se krahas shtatë deputetëve që kishin qenë kundër dhe këtë e kishin bërë me aklamacion publik, një pjesë e mirë e deputetëve nuk kishin votuar fare, ndërkohë që edhe gishtat e atyre që ishin ngritur, dukej se shumica e tyre, pos deputetëve serbë dhe malazias nga Kosova (një e treta nga numri i përgjithshëm), të tjerët nuk kishin qenë fare deputet, por “pjesë rezervë” të përgatitur për “po”-në e inskenuar, që sigurisht se nuk përjashtohet se kishte qenë edhe e tillë. Por, pa marrë parasysh kahun e votimit në Kuvendin e Kosovës dhe ajo që kishte dalë nga aty, që pastaj si “po” e Kosovës për “Serbinë unike”, që në Beograd ishte kremtuar me fishekzare dhe triumfalizëm, demonstratat e përgjakshme të shqiptarëve në Prishtinë dhe në pjesët e tjera të Kosovës ku nga plumbat e policisë serbe dhe të armatës jugosllave ishin vrarë dhjetëra të rinj, kishin treguar të kundërtën: se nga ajo ditë kishte filluar lufta e përbashkët kundër pushtimit serb - që pa marrë parasysh mjetet me të cilat do të bëhej, ajo nuk do të përfundonte kurrë pa heqjen e saj nga Kosova.

Të drejtat e njeriut dhe opsioni i jugosllavizmit

Aprovimi i kushtetutës së tankeve kishte ndryshuar rrënjësisht gjendjen në Kosovë. Regjimi serb, krahas masave të rrepta kudër nënshkruesve të 129

“Apelit 215”, kishte filluar marrjen e të gjitha institucioneve komunale dhe atyre krahinore që kishin mbetur jashtë mbikëqyrjes së saj. Me anën e deklarimeve të lojalitetit shtetit serb, që duhej të nënshkruhej, kishte gjetur “ilaçin” më të mirë dhe më efikas që këtë proces ta kryente sa më shpejt dhe pa ndonjë mund të madh. Fillimisht listat e lojalitetit ndaj shtetit serb do t’u paraqiten udhëheqësve të institucioneve, drejtorëve të shkollave dhe administratorëve të lartë. Pastaj ato do t’u paraqiten edhe gjykatësve, mjekëve, nëpunësve dhe së fundi do të përfshijnë edhe arsimtarët dhe mësuesit e shkollave, të cilëve po ashtu do t’u bëhet me dije se nga fillimi i vitit të ri shkollor duhej të punonin me plan-programet mësimore te Serbisë. Këto masa, pos tjerash, filluan të qesin në pah shkelje të rënda të të drejtave elementare të njeriut që nga kufizimi i lirisë së punës, ato të shkollimit e deri te mbrojtja shëndetësore. Diskriminimeve të deriatëhershme, të cilat ishin të natyrës politike, do t’u shtohen ato të shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut, gjë që pas ngjarjeve të 23 marsit dhe rrënimit të sistemit të deriatëhershëm autonom, Kosova do të vihet nën vrojtim ndërkombëtar si nga shtypi i huaj, që vazhdonte të ishte shumë i pranishëm, pastaj nga diplomatët perëndimorë të akredituar në Beograd, ku shënoheshin vizitat e shpeshta, veçmas të atyre amerikanë dhe gjermanë, por edhe më shumë nga Komiteti i Helsinkit dhe mekanizmat e tjera ndërkombëtar të këtyre shoqatave. Me rastin e ardhjes në Prishtinës diku nga mesi i majit, Horst Weseler, njëri nga redaktorët përgjegjës të radios “Westdeutsche Rundufunk”, në verandën e hotelit “Grand”, kur po pinim kafe dhe nga të katër anët agjentët e policisë serbe demonstronin praninë e tyre, do të shtrojë nevojën që në Kosovë sa më parë të formohej Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Tha se me anën e këtij këshilli ndihmohet që rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të mos mbesin të pashënuar, por njëherësh me anën e tyre krijohet një mekanizëm i ligjshëm trysnie ndaj pushtetit që të marrë në mbrojtje qytetarët, siç krijohet mundësia që faktori ndërkombëtar të ketë të dhëna të verifikuara rreth atyre që ngjajnë, pa ndodhur që nga regjimi serb të kamufloheshin. “Duhet t’ia filloni prej Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të shkoni më tutje në animimin e kërkesave tuaja. Nën ombrellën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut bien edhe të drejtat politike dhe organizimi politik madje.” Kolegu gjerman kishte të drejtë. Ai ishte një dashamir yni, i cili do të angazhohet shumë që shqiptarëve dhe problematikës së tyre t’u sigurohej sa

130 më shumë vend në Radion e Këlnit, por edhe në mediat tjera, si në “Deutschland Funk”, ku ai kishte ndikim, pastaj në televizionin WDR e të tjera. Duhet thënë se me iniciativën e tij, kur Kosovës do t’i mbyllen mediumet, “Westdeusche Rendfunk” do të jetë ndër të parat që do të fillojë emisionin e lajmeve në gjuhën shqipe. Pak më vonë emisioni do të shndërrohet në një kronikë që emitohej dy herë në javë në një kohë prej njëzet minutash. Edhe hapja e redaksisë në gjuhën shqipe pranë “Deutsche Welles”, pas një viti në masë të madhe është meritë e tij, ngaqë atëbotë bënte pjesë në këshillin programor të kësaj radioje. “Kemi për detyrë që Kosovës t’i ndihmohet ta përballojë disi terrin informativ”. Si do të shihet, roli i Horst Weseler, mik i ministrit të jashtëm gjerman Hans Ditrih Gensher do të jetë i rëndësishëm edhe me rastin e fillimit të proceseve të tjera organizative me të cilat lëvizja gjithëpopullore në Kosovë do të vihet në binarë të pandalshëm drejt shkëputjes nga Serbia. Edhe disa gazetarë të tjerë gjermanë, të cilët ia dilnin të hynin në Kosovë dhe mbanim lidhje profesionale, përkundër vështirësive që u bëheshin, theksonin domosdonë e themelimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe të organizimit tjetër më të gjerë në përputhje me rrethanat e reja. Njëri prej tyre, publicisti i njohur Viktor Majer, korrespodent shumëvjeçar nga Ballkani i “Frankfurter Allgemeine” dhe i “Neue Zuricher Zeitung” me seli në Zagreb, me të cilin qysh herët, do të më lidhë kolegjialiteti por edhe miqësia e përhershme, sapo do të takohemi në Prishtinë dhe do t’i flas për ato që ndodhnin në “Rilindje”, ku nga dita në ditë pritej mbyllja e saj, tha se “kjo e keqe mund ta ketë të mirën e vet”. Meqë, shpesh gjërave të rëndësishme qëllimisht ua fuste nga një trohë humor, prita që ajo të kapërcehej në mënyrë që të delte ku e kishte ndërmend për të tregtuar se ku e shihte atë të mirën e të keqes që sillte mbyllja e “Rilindjes”. “Paj, mund të themeloni një parti politike.” E shikova me një kureshtje të bëftë. “Pse jo” tha dhe shtoi se tashmë Jugosllavia kishte një ligj për themelimin e shoqatave të pavarura të qytetarëve, me të cilin lejohet edhe themelimi i partive politike. ” Serbia, që ua ka marrë të gjitha, që të tregohet demokratike para të tjerëve, nuk do t’u bëjë gjithaq pengesa, së paku në fazën e parë për deri ta shohë se çfarë mund të pjellë ajo.” Pasi më shikoi një copë herë dhe nga unë nuk mori përgjigje, prapë me atë humorin e lezetshëm tha se “marrja me politikë ju shpëton nga

131 thashethënat e kafeneve dhe mundësia që ndonjëri prej jush madje ashtu kot së koti të përfundojë në burg me pretekstet të propagandës armiqësore”. Kur i kaloi humori, ashtu si dinte, filloi të jepte vlerësimin se shqiptarëve nuk u mbetet tjetër pos me mjetet e lejuara, ku përfshihej edhe organizimi politik nëpër shoqata dhe parti, që ato të shfrytëzohen sa më shumë që të jetë e mundur për t’u përmbushur disi vakumi institucional dhe shoqëror që kishte pasuar pas rrënimit të autonomisë, pa marrë parasysh se edhe ato, po qe se do të mbesin shterpë, mund të kthehen në njëfarë farse të demokracisë të ngjashme me vetëmashtrim. “Partia politike ua krijon legjitimitetin e veprimit. Ajo ju mbron. Ktheheni në një adresë që do të jetë e pashmangshme, sidomos për gazetarët e huaj, për diplomatët e huaj, për misionarët e ndryshëm që mund t’u ndihmojnë. Ilegalitetin lëne në binarët e vet. Edhe mund të jetë i dobishëm. Rruga legale është e hapur dhe njëherësh është e mundimshme, por me qartësi, dhe ç’ është më e rëndësishme, me anën e saj pasqyroni kërkesat tuaja brenda dhe jashtë, pa ndodhur që të manipulohen a të shtrembërohen nga Beogradi dhe propaganda e tij shumë perfide dhe e përgatitur për shumëçka.” Nevojën e organizimit partiak, që do t’u takonte gazetarëve të “Rilindjes” dhe shkrimtarëve, Viktor Majer e arsyetoi edhe me paralajmërimet e ndryshimeve të mëdha që tashmë shiheshin në Poloni pas “Solidaritetit”, por njëherësh tha se shumë indikacione flisnin se ajo verë do të ishte e nxehtë edhe me ngjarje të tjera që mund të çojnë edhe te shembja e Murit të Berlinit. “Bota po zien nga vlime të brendshme të ndryshme dhe të paparashikueshme. Nuk është vetëm Kosova kazan i saj. Duhet të jeni të gatshëm për rreshtim dhe rirreshtime, që të mos mbeteni në bisht të lahutës dhe rrjedhën e tyre t’ua përcaktojnë të tjerët, por atë ta zgjidhni vetë.” Në fund, ma bëri me dije, se nëse nuk do të organizoheshim shpejt, atëherë mund të ndodh që Serbia ta marrë përsipër këtë punë dhe në përputhje me nevojat e veta t’i fusë gishtat në hapësirën tonë dhe të themelojë parti me “prefikse shqiptare” madje, të cilat do t’i drejtojë. “Mos lejoni që Beogradi të flasë në emër tuajin. Kjo do t’iu qëllonte më rëndë se marrja e autonomisë me dhunë.” Vlimet në lindje, që tashmë kishin filluar ?.. Shfaqej mundësia që të rrënohet Muri i Berlinit?... Erërat e mëdha të ndryshimeve?...Vërejtjet që Beogradi të mos pushtojë hapësirën politike të organizimit të ri pluralist në Kosovë... Partia politike si mjet legjitim për shtruarjen e kërkesave?... Miku Viktor Majer befas më kishte nxjerrë nga zallahia e ndrydhjes së kokës në të cilën kisha sharruar pas gjithë atyre që kishin ngjarë pas 23 marsit

132 e tutje, kur më bëhej se bota ime nuk ishte më, se ajo e deritanishmja kishte tretur fare sikur mos të ishte dhe vendin e saj e kishte zënë një rreth i mbyllur terri i shkëputur fare për të më bartur në një si shtruherë të pambrojtur... Por, këto nuk ishin përftime që shkojnë e vinë. Ishin pjesë e sfidave të realitetit me të cilat duhej përballur para se të bëhej vonë. Tek e fundit, a nuk kishin shkuar në pakthim ato që me vete i kishte marrë dita tragjike e 23 marsit?... Këtë duhej pranuar dhe me këtë duhej pajtuar, sado që kjo dukej shumë e vështirë... Jeta vazhdonte dhe ajo kërkonte qasje tjetër në përputhje me rrethanat tejet të vështira. A nuk ishin të kësaj natyre edhe ato që ditë më parë m’i kishte thënë edhe Horst Weseler rreth nevojës së themelimit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut? Duhej bërë diçka në vend se t’i nënshtroheshim fund e krye atmosferës depresive . Dhe në bredhje e sipër që ta humbja disi sa më shpejt kohën prej dy orësh për t’ takuar prapë me Viktor Majerin në drekën që kishim lënë te “Bagremi”, se si më doli para Zekeria Cana me ato letrat e shumta në duar që ndonjëherë ia merrnin anën. Në kafenë para Teatrit ia hapa muhabetin e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

“E di, nipash”, ma priti. “Tashmë kam menduar për këtë punë dhe kam vënë lidhje me disa nga avokatët si dhe mjekët, ngaqë ata janë të parët që bien në kontakt me viktimat e dhunës.” Piu kafenë me të shpejtë dhe u largua me arsyetimin se kishte shumë punë për të bërë. “Koha nuk pret, nipash”. Ishte më se e qartë që ai ishte në dijeni për të gjitha. Kjo ishte edhe e arsyeshme sepse Zekeria Cana ishte adresë e pashmangshme jo vetëm për gazetarët e huaj që kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh vinin në Kosovë, por edhe për përfaqësuesit ndërkombëtar dhe atë nga trupi diplomatik i akredituar në Beograd. Sepse, në saje të shkathtësisë dhe guximit që nuk i mungonte dhe të lidhjeve të mira që kishte kudo në vend, përherë ishte në gjendje që merrte informata dhe pastaj t’i shpërndante në shumë anë... Ditë më vonë, Zekeria Cana do të më thërrasë. U takuam në “Institutin Albanologjik” ku kishte kabinetin. Më tha se ishin në përfundim e sipër përgatitjet për themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë dhe më pyeti se a dëshiroja t’i takoja. Pa farë hezitimi e pyeta se me se mund t’i ndihmoja. Me tha se një herë për një herë vetëm me nënshkrimin në listën që kishte para dhe me të shpejtë vura firmën në të dhe u largova me ndjenjën se megjithatë me atë hap që po

133 ndërmerrej po shprishnim perden e rëndë të mjegullës që na kishte përfshirë ku kishim humbur orientimin... Pas një jave, në ndërtesën e ngushtë të Shoqatë së Shkrimtarëve të Kosovës do të mbahet mbledhja themeluese e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Aty ishin mbi njëzet vetë, akademikë, punonjës të njohur shkencorë, shkrimtarë dhe juristë. Fjalën kryesore e kishte Zekeria Cana që kishte bërë punë të madhe t’i tubonte në një vend dhe t’i ngarkonte me një mision shumë të rëndësishëm ca nga intelektualët dhe krijuesit e rëndësishëm, të cilët me punën e tyre do t’u japin ndihmesë të madhe gjithë atyre zhvillimeve që do t’i paraprijnë themelimit të lëvizjes gjithë popullore e cila do të merrte fatet e drejtimit të popullit në çastet më kritike, por edhe vendimtare... Në atë mbledhje për kryetar u zgjodh akademik Idriz Ajeti, ndërsa për sekretar Zekeria Cana. Ishte një fillim i mirë, që tregonte se mund të lëviznim. Do të shihet shumë shpejt se themelimi i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë, do t u hapë udhën si delegacioneve të huaja që do të vinë në Kosovë nga gjithë bota dhe pak nga pak do të angazhohen në problematikën e saj, por udhën do t’ia hapë edhe njohjes së vërtetës për dhunën dhe terrorin serb që do të ushtrohet në Kosovë, në mënyrë që ajo të depërtojë në botë prej nga pastaj një nga një do të marrin kah të gjitha rezolutat dhe dokumentet e tjera shumë të rëndësishme me të cilat çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohet deri te përmasat e njohura të një tragjedie humanitare së cilës do t’i duhej edhe ajo baza për ndërhyrje ndërkombëtare, siç do të ndodhë në të vërtetë në pranverën e vitit 1999. Njëri ndër frytet e para dhe tejet të rëndësishme të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, do të jetë vizita e delegacionit të Komitetit të Helsinkit në krye me Shvarcenberg, ku krahas përfaqësuesve të komitetit amerikan për të drejtat e njeriut, bënte pjesë edhe aktivistja e madhe e të drejtave të njeriut, norvegjezja Berit Beker, mike e madhe e shqiptarëve, e cila po ashtu kishte dërguar shumë porosi që në Kosovë sa më parë të themelohej Këshilli për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Takimi i parë me përfaqësuesit ndërkombëtar të Komitetit të Helsinkit por edhe përfaqësuesit amerikanë, megjithatë kërkonte punë të madhe, sepse aty duhej paraqitur që të gjitha aktet e dhunës bashkë që tashmë kishin arritur përmasat e shkeljeve të drejtave kolektive të një populli të tërë, ku atij pos të drejtave politike, i mohoheshin edhe ato të punës, të shkollimit , të informimit, të kulturës dhe mbi të gjitha edhe të mbrojtjes shëndetësore.

134

Duhej që ato vlerësime të ilustroheshin me shembuj konkret nga të gjitha fushat dhe kjo nuk ishte hiç e lehtë për njerëzit entuziastë, të guximshëm madje edhe tej mase siç ishin disa nga aktivistët nga radhët e mjekëve dhe të avokatëve, por që u mungonte përvoja dhe infrastruktura organizative përballë gjendjes tejet të rëndë në të cilën ndodhej një popullatë e tërë pa pushtet dhe pa mbrojtje. Zekeia Cana që kishte postin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit, duket se do t’ia dalë që t’i shpërndajë detyrat sipas resorëve. Kështu, një pjesë të mirë të punës për mbledhjen e dëshmive e morën mjekët, ku vend të rëndësishëm u ishte kushtuar atyre të helmimeve nëpër shkolla, pastaj shumë syresh avokatët që përditë përballeshin me diskriminimet e shumta në punë dhe kudo në jetën shoqërore dhe kështu me radhë, ndërkohë që unë vullnetarisht mora prezantimin e dëshmive të proceseve politike që nga diferencimet, ndjekjet për kundërvajtje dhe atyre penale për të shkuar dhe deri te rastet e dhunës kolektive të ushtruar nga regjimi i Beogradit nga viti 1981, ashtu si i kishte regjistruar shtypi i Prishtinës dhe ai i Beogradit. Meqë gjatë atyre viteve nga gazeta “Rilindja”, “Jedinstvo” si dhe nga “Politika”, “Borba”, “Ekspres” dhe “Veçernje novosti” kisha mbledhur thuajse që të gjitha shkrimet nga proceset politike në Prishtinë dhe gjetiu nëpër Jugosllavi, nëpër të cilat ishin dënuar me qindra dhe mijëra shqiptarë me akuzën politike për organizim dhe veprimtari armiqësore, për propagandë armiqësore dhe të ngjashme, atëherë nuk e kisha fare të vështirë, që të seleksionuara, t’ia dorëzoja Komitetit të Helsinkit. Në këtë drejtim puna ime doli “më e lehta”, ngaqë përpara nxora dosjet që ua lash bashkë me specifikimin për 1560 të dënuar politikisht gjatë shtatë vjetëve, për 2341 të dënuar për kundërvajtje dhe për disa raste të tjera, numri i përgjithshëm i të cilëve arrinte në afër katër mijë raste, ku shqiptarëve u ishte shqiptuar dënimi prej disa mijëra vjet burg. Madje aty ishte edhe shifra e saktë e viteve të burgut, që tashmë nuk më kujtohet. Zonja Berit Beker dhe Shvarcenberg , të kënaqur që kishin një dokumentacion aq të hollësishëm, por njëherësh edhe të tmerruar për një fatkeqësi të madhe të një popullate që e shprehur me fakte dhe numra rrinte e ndryrë në ato dosje, më pyetën se a mund t‘i fotokopjonin që t’i merrnin me vete. U thashë se i kisha sjellë për ta, pasi që më parë i kisha fotokopjuar. Dëshmitë e tjera ishin të rënda dhe të mundimshme. Sepse dëshmitarët e shumtë, krahas deklaratave, dëshmive dhe fakteve të tjera, aty lënin edhe lotët, lenin dëshpërimin e thellë dhe dhembjen për humbjet e pakthyeshme, por edhe trishtimin e përjetimeve. E kësaj natyre, që tmerroi, padyshim se

135 ishte dëshmia e Rexhep Ismailit, intelektualit të njohur, krijuesit dhe profesorit të Universitetit të Prishtinë rreth izolimit të dyqind e sa intelektualëve dhe dhunës së pashembullt që ishte ushtruar ndaj tyre për ditë të tëra në burgjet e Serbisë, kur ata ishin marrë në fillim të marsit të vitit kur ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme. Edhe dëshmitë e Rexhep Qosjes rreth dhunës shtetërore dhe marrjes së të drejtave politike dhe elementare shqiptarëve, pasqyruan dimensionin e një populli të dalë jashtë ligjit dhe të pambrojtur fare. Pra, me themelimin dhe fillimin e punës së Këshillit për Mbrojtjen të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ishte bërë hapi i parë dhe tejet i rëndësishëm drejt asaj që Viktor Majer thoshte se praqet hapësirë të veprimit legal. Por, duhej bërë edhe tjetri, ai i organizimit politik. Viktor Majer kishte shumë të drejtë kur thoshte se kjo detyrë, në radhë të parë, u përket gazetarëve të “Rilindjes” si dhe shkrimtarëve. Sepse, krahas përvojës që gazetarët kishin me jetën publike dhe atë politike, shkrimtarët tashmë, me duelin e bisedimeve me shkrimtarët serbë në Beograd të mbajtur para një viti si dhe vazhdimin e të njëjtit në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë, por edhe nëpër tribunat e tjera, kishin dalë në pah si forcë e rëndësishme intelektuale, e cila ishte në gjendje të vihej në krye të të gjitha organizimeve me të cilat mund të plotësohej vakumi që kishte lënë rrënimi institucional i autonomisë dhe sprovat e ngjashme që ishin në prag. Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, që drejtohej nga Ibrahim Rugova, në të vërtetë me aktivitetin e saj të vitit të fundit, ishte kthyer në një institucion moral dhe shoqëror të shqiptarëve që kishte jo vetëm autoritet por edhe ndikim të madh. Andaj, çfarë do veprimi në këtë drejtim ishte e natyrshme se do të përcillej me sukses. Këtë e dinte edhe Lidhja e Komunistëve të Kosovës, që pas rrënimit të autonomisë dhe burgosjes së Azem Vllasit, në duart e Rrahman Morinës që pas vetes kishte vetëm disa që do të mund të numëroheshin me gishta dhe kryesisht ishin të përzgjedhur nga Millosheviqi, thuajse ishte kthyer në rolin e një grupi kuislingësh të Beogradit, e këtë e dinte edhe Lidhja Socialiste e Kosovës, organizata me bazë të gjerë, e cila po ashtu kishte humbur bazën. Por, Rugova, që ndjehej bukur i sigurt midis shkrimtarëve, nuk jepte shenja të ndonjë organizmi tjetërfare, edhe pse Viktor Majer thoshte se këtë ia kishte qitur për anash me rastin e bisedës së fundit që kishte pasur. “Merreni përsipër ju të Rilindjes, meqë atje keni gazetarë dhe shkrimtarë të mirë. Rugovën e keni me vete.”

136

Ç’ është e vërteta gjatë bisedave të kafenesë me disa nga kolegët e “Rilindjes”- shkrimtarë, tërthoras kisha marrë nëpër gojë themelimin e një partie politike apo shoqate si një mundësi për profilime të hapura publike, por duket se procesi i diferencimit, i ashpër dhe me synimin që t’i thyhet koka njërës ndër vatrat e rëndësishme intelektuale, që kishte përfshirë gazetën pas rrënimit të autonomisë, te shumëkush, kishte shuar çfarëdo vullneti për ndonjë konfrontim me Beogradin. Mbase kjo ishte për t’u pritur, sepse bisedat për diferencim që do të fillojnë në “Rilindje” për t’u gjykuar nënshkruesit e “Apelit 215”, kur tashmë kishte përfunduar puna e autonomisë dhe paralajmërimet se gazeta së shpejti mund të vihej nën masat e administrimit të dhunshëm, tek secili veç e veç kishin kthyer më shumë vëmendjen kah çështjet e ekzistencës personale se nga ato kolektivet. Pjesa më e mirë e gazetarëve që do të përjashtohen nga Lidhja e Komunistëve, njëherësh do të mbesin dhe pa punë dhe kjo vështirësonte edhe më tutje platformat e organizimeve të përbashkëta qofshin edhe legale, pa mbështetjen nga diku. Por, dukej se mbështetja nga “diku”, që gazetarët dhe shkrimtarët shqiptarë do ta dëshironin, jo rastësisht dhe jo befas do të shfaqet në Prishtinë nga grupimi politik, që për qëllim kishte mbrojtjen e Jugosllavisë, por me mjete demokratike dhe në rrethana të pluralizmit demokratik. Ideologu i saj ishte Branko Horvati i cili me librin “Çështja e Kosovës”, të botuar në Lubjanë para një vitit, kishte shtruar edhe çështjen republikës së Kosovës, si një opsion të mundshëm të rrethanave të reja kur Serbia tashmë kishte dalë me konceptin e rrënimit të autonomisë së Kosovës sipas kushtetutës së vitit 1974. Branko Horvat, pos tjerash, të drejtën që Kosova ta kishte Republikën në përbërje të federatës jugosllave, dhe kjo do t’i ndihmonte asaj në vend që të ruante kursin e deri tanishëm, e kishte elaboruar me faktin se shqiptarët paraqitnin popullatën e tretë në Jugosllavi dhe ishte absurde që Malit të Zi me katër herë më pak popullatë, por edhe Sllovenisë dhe Maqedonisë me po aq banorë, t’u njihej kjo e drejtë dhe jo edhe shqiptarëve. Për Horvatin, ato që shtronte Serbia si kërkesa për gjoja forcimin e unitetit të Serbisë e me këtë edhe të federatës po qe se Kosova dhe Vojvodina do të ktheheshin nën tutelën e saj, në të vërtetë paraqisnin një shkas më shumë që Kosovës t’i njihej statusi i republikës, sepse me të eliminoheshin që të gjithë faktorët qenësore të destabilizimit të saj që tashmë i parashiheshin nga shumë anë dhe ata duhej pasur parasysh. Në rrethanat kur Serbia kishte rrënuar me dhunë autonominë e Kosovës dhe Millosheviqi në Gazimestan me rastin e 600 vjetorit të betejës së Kosovës

137 kishte hapur ogurin e kthimit të Jugosllavisë nën mbikëqyrjen e Serbisë dhe se kjo do të ndodhte me hatër a me zor, krahas krimbit të përçarjes dhe të shkatërrimit që kishte filluar t’i futej “shtëpisë së përbashkët” nga të katër anët, meqë askush nuk dëshironte të binte pre e një Serbie të tillë, do të shfaqen edhe mohikanët e fundit të shpëtimit të saj, të quajturit UJDI-stë, parti kjo e premierit Ante Markoviq, i cili kur Serbia, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, po i vazhdonte betejat e tjera drejt arritjes së qëllimeve të parashtruara me Memorandumin serb, do të dalë me opsionin e Jugosllavisë që do të mbështetej nga të ashtuquajturit demokratë të bashkuar jugosllavë, që tashmë kishin formuar partinë “Bashkimi Demokrat Jugosllav (UJD)”, që pas Bosnjës dhe Hercegovinës do ta hedhë shikimin kah Kosova me bindjen se varganët e opsionit të dhunshëm serb mund të hiqeshin me përqafimin e opsionit të jugosllavizmit të ri, që do të kishte përkrahje në vend, por edhe më shumë jashtë, sidomos nga Brukseli, ku një Jugosllavie plurale dhe demokratike i premtohej anëtarësimi i menjëhershëm në këtë asociacion që do të thoshte investime të mëdha ekonomike. Ky prelud tejet romantik, pa mëdyshje se duhej kapërcyer së pari bllokadën nacionaliste serbe, dhe pastaj të dëshmohej në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Kështu, emisarët e Markoviqit shpejt do ta arrijnë Kosovën. Disa prej tyre do të shfaqen edhe në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, ku thuhej se, me kërkesën e tyre, Rugova do t’i presë dhe do të bisedojë me ta, por pa treguar ndonjë interesim personal për partinë që kishin ndërmend ta lansonin në Kosovës dhe pa u premtuar se ajo mund të presë ndonjë mbështetje nga shkrimtarët. Megjithatë, nismëtarët e saj Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi e ndonjë tjetër përreth, së paku gjykuar në bazë të disa deklaratave në shtypin e Beogradit dhe atë të Zagrebit, prisnin një anëtarësim të mirë të intelektualëve të Kosovës, që sipas tyre, shpresonin se vizioni jugosllav, me apo pa Kosovën republikë, mund të jetë i pranueshëm, kur ai serb tashmë ishte rrënuar përfundimisht. Rreth këtyre prononcimeve në shtypin jugosllav, të cilat kishin arritur edhe në mediat e huaja dhe u kushtohej vëmendje, kishim biseduar në Prishtinë me publicistin gjerman Horst Weseler, njëri prej redaktorëve përgjegjës të “Westdeutsche Rundfuk” të Këlnit, një ditë para se UJD të mbajë kuvendin themelues. “Mbështetësit e UJD-it thonë se do të shfaqen si grupim shumë i fuqishëm në Prishtinë. Janë fjalë këto, apo realitet?”

138

Nuk dija se çfarë t’i thosha. Ia ktheva se duhej pritur të nesërmen të shihej e vërteta. Nuk dëshiroja të futesha në spekulime, edhe pse nuk ma thoshte mendja se opsioni i “ujdistëve” mund të kishte ndonjë mbështetje të madhe. Madje, nga disa biseda të tërthorta që kisha dëgjuar, shumë nga ata që ndoshta do t’i bashkoheshin kësaj partie, pas ngjarjeve të marsit dhe ofensivës serbe që vazhdonte në të gjitha pjesët e vendit me kambanat e kërcënimeve shtetmëdha, kishin dyshimin se ajo parti mund të ishte farë karremi i Millosheviqit që t’i fuste në lojë gjithë ata të papërcaktuarit, qofshin nga martesat e përziera ose të bindjeve jashtë nacionale, të cilët në regjistrimin e fundit ishin deklaruar me kombësi jugosllave numri i të cilëve arrinte në dy milion. Të nesërmen mbrëma, bashkë me Horst Weselerin dhe dy gazetarë të rinj gjermanë (njeri nga “Bajerische Rundfunk” dhe tjetri nga agjencia DPA) shkuam në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku pritej themelimi i UJD-it. Pos gazetarëve dhe kureshtarëve, kishte rreth pesëdhjetë vetë që ishin aty t’ia venin themelet partisë së re, të parës së llojit të tillë në Kosovë. Shumica ishin të njohur si grupim që sillej rreth Surroit dhe Maliqit, me pedigre të caktuar intelektuale, por pa ndonjë shtrirje të gjerë në qarqet tashmë te etabluara të njohura siç ishin rrethi i “Rilindjes” dhe i revistave, ai i Institutit Albanologjik apo edhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Aty ishin edhe tre-katër profesor të Universitetit të Prishtinës nga dega e Sociologjisë dhe letërsisë dhe dy-tre gazetarë, por ata meqë nuk ishin reprezentativë për mjedisin prej nga vinin, nuk mund të pritej se rrugën e tyre do ta pasonin të tjerët. Sidoqoftë, pas fjalës së një përfaqësuesi nga Beogradi, emri i të cilit nuk më kujtohet, dhe fjalës së Veton Surroit, me nënshkrimet që do të viheshin në listën e anëtarësimit, e cila rrinte para kryesuesve, do të shpallej e themeluar shoqata e UJD-it në Prishtinë. Se kush ishin anëtarët e UJD-it të Prishtinës që kishin nënshkruar atë natë mora vesh nga gazetarët gjermanë nga lista që e kishin siguruar nga një bisedë me anëtarët e udhëheqjes së sapo zgjedhur të UJD-it me në krye Veton Surroin. Dikush nga udhëheqja u kishte thënë se pritej edhe hapja e degëve të UJD-it nëpër qendrat e tjera të Kosovës. Surroi u kishte thënë se lista nuk mbyllej me aq, por mbetej e hapur gjatë gjithë kohës dhe shpresonte se brenda disa ditësh do të dhjetëfishohet ngaqë shumë prej atyre që tashmë kishin dhënë pëlqimin për anëtarësim në parti nuk kishin dëshiruar që ta demonstronin përkatësinë publikisht.

139

Se asaj liste mund t’i ishte shtuar edhe ndonjë tjetër, siç kishte pasur edhe disa që qysh të nesërmen kishin hequr dorë prej saj, kjo dihej. Por shumëfishimi i saj, nuk kishte qenë i mundshëm kurrë ngaqë qysh të nesërmen do të bëhet e ditur se kishte filluar nisma për themelimin e një partie politike shqiptare nga gazetarët e njohur dhe shkrimtarët e Kosovës që vinin nga “Rilindja”.

Nisma e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Dhe lajmi se së shpejti gazetarët dhe shkrimtarët e njohur nga radhët e “Rilindjes” do të themelonin një parti politike shqiptare, nuk kishte nevojë të jepej në gazetë. Mjaftonte që në kafiterinë “Elida”, ku rëndom silleshin pjesa më e madhe e gazetarëve dhe shkrimtarëve, të gjuhej një si thashetheme, gjoja si në besim, që ajo me të shpejtë të merrte dhenë. Në të vërtetë, në njërën prej atyre ditëve kur rëndom pinim kafe bashkërisht me Mehmet Krajën, Xhemai Mustafën dhe Ibrahim Berishën dhe ishte e natyrshme se bisedohej se çfarë na kishte mbetur pas asaj që kishte ndodhur dhe çfarë përgjigje duhej dhënë sfidave të paqartësive të ardhmërisë që dukeshin jo vetëm të paqarta por edhe të zymta fare përballë asaj gjendje, pra kur e dinim se me të kaluarën duhej përshëndetur, por pa lejuar që ajo të kalonte një zero jashtë funksionit kohor dhe shoqëror, kisha zënë ngojë çështjen e formimit të një partie politike meqë tashmë ekzistonin edhe kushtet ligjore për të. Ashtu siç më kishte folur kohë më parë Viktor Majer, pak si me mahi, se meqë nuk kishim far pune tjetër, ajo do të na ndihmonte të humbnim mërzinë, ngjashëm u kisha thënë edhe unë kolegëve, të cilët kush më shumë e kush më pak kishte diç të ngjashme në kokë. “Ta provojmë edhe ketë mesele”. Me buzëqeshjet jo gjithaq të liruara nga thartësira që nxorën dhe pohimet spontane po ashtu me gjuhën e humorit se “kiameti nuk bëhet” edhe me një mesele më shumë, u shfaq pëlqimi. Meqë me Krajën, Mustafën dhe Berishën, të shumtën na bashkonin afinitetet profesionale në redaksinë e rubrikës së kulturës së “Rilindjes”, por edhe ato të prirjeve të përafërta artistike në krijimtari, ishte e natyrshme që të arrihej pajtimi rreth kësaj çështje së paku në nivelin parimor. Por, pasi që kaloi humori dhe dikush prej nesh, më duket se Xhemail Mustafa, që dinte bisedave t’ua ruante përmbajtjen, porositi një rend të ri kafesh, dhe tha se ishin për një fillim që nuk dihej se mund të ishte edhe fund yni, që e përcolli me atë “le të shkojë ku të shkojë”, aty ra edhe fjala se mos 140 do të ishte më mirë që të fillohej me formimin e një shoqate kulturore, por mbeti si në erë, meqë dihej se shoqatat nuk mungonin, dhe ajo e Shkrimtarëve madje ishte në një nivel të lartë të përgjegjësisë. Pa treguar se rreth kësaj çështje kohë më parë më kishin sfiduar gazetarët gjermanë Viktor Majer dhe Horst Weseler , ndërkohë që ky i fundit kishte sjellë edhe një sugjerim personal të ministrit të jashtëm gjerman Hans Ditrih Gensher që sa më parë të t’ia fillonim organizimit partiak mbi bazat e pluralizmit politik, edhe pse kjo dukej e vështirë, kolegëve u thashë se merrja përsipër hartimin e dokumenteve bazë, programit dhe të statutit bashkë me pajisjen me dokumentet tjera që i duheshin një organizimi të tillë legal në përputhje me ligjin federativ tashmë të aprovuar rreth organizimit politik të qytetarëve nëpër shoqata dhe parti politike, dhe se për të gjitha do t’i njoftoja vazhdimisht. Sipas ligjit në fuqi nismën për themelimin e partisë politike apo të shoqatës mund ta ndërmerrnin së paku njëmbëdhjetë qytetarë me deklarimin e lirë në listën me nënshkrime që do t’u dërgohej organeve përgjegjëse bashkë me programin, statutin dhe hollësitë tjera rreth të ardhurave financiare të nevojshme për veprimtari. Pasi që të kompletohet dokumentacioni, organet përgjegjëse, pra ato policore, janë të obliguara që brenda afatit ligjor prej dyzet e tetë orëve të jepnin përgjigje me shkrim për lejimin apo ndalimin e veprimtarisë. Në rast se brenda këtij afati nuk jepej kurrfarë përgjigje dhe nuk bëhej ndonjë vërejtje, atëherë lejohej kuvendi themelues. Nga mesdita, sipas marrëveshjes, takova redaktorin e radios gjermane “Westdeutsche Rundfunk” Horst Weseler dhe ia bëra me dije se kishte filluar nisma për themelimin partisë së re. I tregova për bisedën me kolegët më të afërm dhe për miratimin që kisha prej tyre. Ai mbeti i kënaqur dhe më premtoi se do të kthente në Prishtinë pas dy javësh. Tha se shpresonte se deri më atëherë do të kryheshin punë të mira. Të nesërmen prapë bashkë me Krajën, Mustafën dhe Berishën në kafenë e mëngjesit në “Elida”. U thashë se ia kisha filluar punëve rreth themelimit të partisë së re, që do të bëhej në përputhje me ligjin federativ. Andaj, ua bëra me dije se nënshkrimet e tyre më duheshin ndër të parët. “Mbase nuk jeni pishman?”, fola si me shaka. Sikur nuk kishin pritur që çdo gjë do të fillonte me asi turri. Kraja, tha se i kisha duart të veproja si të dija, por nga ai të mos kërkonte tjetër pos të vinte në kuvendin themelues, nëse ai përnjëmend do të mbahej. “Nuk marr vesh nga dokrrat e partive”.

141

Ia bëra me dije se ato punë i kisha marrë përsipër dhe atij nuk i mbetej tjetër pos të jepte ndonjë sugjerim dhe të vinte në mbledhjen e kuvendit themelues. Xhemail Mustafa sikur kishte menduar paksa rreth partisë dhe shfaqjes së saj. Tha se kishte rëndësi shumë të madhe programi dhe ato që do të përcaktoheshin në të, meqë ishte punë me përgjegjësi të madhe. Edhe Berisha ziente nga dilemat. Premtoi se do të angazhohet për aq sa mundet në të gjitha çështjet... Në ndërkohë kisha takuar edhe dy veta që i merrja të rëndësishëm drejt themelimit të partisë. Fjala ishte për Zekeria Canën dhe Milazim Krasniqin. I pari, tashmë me themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Njerëzore, si sekretar i tij dhe njeri i vyeshëm, do të mund të ndihmonte drejtpërsëdrejti që disa nga anëtarët e Këshillit ku bëja pjesë me disa nga shkrimtarët, t’i vinin në ndihmë nismës së re, qoftë duke u përfshirë në listën e nismëtarëve qoftë duke marrë përgjegjësi , ndërsa i dyti, ishte sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, të cilën Rugova e drejtonte me shumë sukses dhe po ashtu kishte përvojë organizative me shkrimtarët. Zekeria Cana, i cili kishte duart plot me punë, parimisht u pajtua, por tha se mos duhej pritur edhe pak, që të piqeshin kushtet. Ma përkujtoi UJDI-n dhe si tha “ecjen me fenerë”. Ia ktheva se koha nuk priste. “Nëse ne bëjmë sehir sigurisht se mund të paraqiten edhe të tjerë dhe një zot e di si mund të shkojnë hesapet”. Nuk e çuam më gjatë, pos që më tha se kishte ndihmën e tij por edhe të Këshillit. Më tha se pranonte të nënshkruhej në listën e themeluesve. Takimi me Milazim Krasniqin filloi me atë buzëqeshjen e tij të hapur se tashmë e dinte. “Punë e mirë fort. Duhet të lëvizim disi.” Ia tregova disa nga ato që ai tashmë i dinte, por edhe për ato që tashmë kishin filluar të bëheshin. Pak si me shaka i thashë se më duhej edhe nënshkrimi i tij për atë masbatën që të mos burgosem pse bëj propagandë armiqësore, por propagandë legjitime për parti politike. “Epo, pa myhyr sot nuk bëhet gjë”, ma ktheu njëjtë dhe më tha se më kishte aty fund e krye. Shtoi se shkrimtarët sikur kishin mallkimin e përgjegjësive historike. Nuk desha t’ia hapja punën e nënshkrimit të Ibrahim Rugovës në listën e themeluesve, meqë vlerësoja se edhe ai do t’i bashkëngjitej asaj, por që duhej të ruhej paksa për sprovat e ardhshme, që si do të shihet do të jenë tejet të

142 mëdha dhe te një përgjegjësie historike, të cilave Rugova do t’u jepej me përkushtim të madh. Por, mu të nesërmen edhe kjo çështje ishte rregullua. Madje, më lehtë seç e kisha menduar. Sepse Milazim Krasniqi kur kishte marrë listën në Shoqatë që ta nënshkruante dhe kur pas një ore ma ktheu te kafe “Elida”, ku po e prisja, më tha se kishte edhe nënshkrimin e Ibrahim Rugovës. “Bali, pa një pa dy nënshkroi. Uroi punë të mbarë, por tha se hë për hë aq mund të bënte për nismën.” “Bali” e quanin Rugovën bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Më vonë do t’i vihej nofka “shalli” dhe të tjera. Me marrjen e nënshkrimit të Ibrahim Rugovës, krahas atyre që tashmë nga treshja e parë e asaj që shfaqej si embrion i grupit themelues (Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Berisha) dhe, nënshkrimit të Zekeria Canës, Milazim Krasniqit lista, po i afrohej numrit “kritik” të njëmbëdhjetëshit, me çka edhe formalisht plotësoheshin kushtet me të cilat mund të paraqitej kërkesa zyrtare për vazhdimin e punëve të mëtutjeshme për thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit themelues të partisë. Por, siç do të shihet, thirrja dhe mbajtja e kuvendit themelues kërkonte edhe shumë e shumë punë, që nga hartimi i programit, i statusit dhe dokumenteve të tjera, që për t’iu ardhur rreth, krahas hapit dhe vrapit të domosdoshëm poshtë e përpjetë në kërkim të nënshkruesve të listës por edhe të atyre që pos si numra ishin të domosdoshëm për çati, duheshin edhe, ata që do të merrnin përsipër punët rreth konceptit përfundimtar dhe të asaj se mbi çfarë platforme do të themelohej partia dhe të tjerat që i duheshin një nisme. Ishin këto dilema që sa më shumë sheshoheshin ktheheshin në shqetësim. Sidoqoftë me kyçjen e mëtutjeshme të profesor Fehmi Aganit, si dhe nënshkrimet që kisha marrë nga akademik Idriz Ajeti, akademik Mark Krasniqi, akademik Dërvish Rozhaja, profesor Anton Çetta, Ramiz Kelmendi, dr.Jusuf Bajraktari pastaj Bujar Bukoshi, Ajri Begu, avokati Mustafa Radoniqi dhe të tjerëve që do të gjendeshin në njëzet e treshen e iniciuesve të kuvendit themelues, ishin krijuar kushtet edhe për hapjen e çështjes se konceptit, së paku në vija të trasha, në mënyrë që të shkohej më tutje. Meqë ishte e vështirë që nënshkruesit e nismës për themelimin e partisë të mblidheshin bashkërisht, dhe kjo madje kishte edhe arsyet e veta në ato rrethana të terrorit shtetëror që ushtrohej ndaj intelektualëve, mora përsipër që krahas atyre me të cilët thuajse çdo ditë takoheshim në kafe “Elida” (ata

143 që vinin nga “Rilindja” dhe shkrimtarët nga radhët e kësaj shtëpie), me të tjerët të komunikoja herë “spontanisht”, e herë ashtu shpejt e shpejt, pa formalitete, që t’i njoftoja por edhe të merrja mendime, vërejtje dhe sugjerime rreth atyre që bëheshin. Kjo mbase ishte mënyra më e mirë e punës. Duhet thënë se edhe para se me Krajën, Mustafën dhe Berishën të hapej biseda, që disi dhe me dikë patjetër se duhej të bëhej për të shkuar më tutje, në kokë tashmë kisha tri pika nismëtare mbi të cilat do të mbështetej koncepti: atë të barazisë së plotë, të demokracisë dhe të përkatësisë perëndimit, të cilat, në rrethanat përkatëse duhej të kundroheshin si çështje politike dhe si të tilla të bëheshin pjesë e platformës partiake, si pikënisje e qëllimeve të caktuara, të cilat nuk duhej parë dhe marrë të ngurtësuara, por si mundësi e ndryshimeve dhe e përshtatjeve në përputhje me nevojat dhe rrethanat nëpër të cilat do të kalohej. Tek e fundit, programi nuk do të thoshte shumë dhe nuk garantonte gjë po qe se do të mbetej letër e thatë. Ishte një formalitet me të cilin mund të shkohej më tutje, për t’u hapur dyert e veprimtarisë. Pra, puna e mëtutjeshme ishte ajo që do t’u jepte ngjyrimin dhe përmbajtjen kërkesave në mënyrë që ato të ktheheshin në koncepte të qëndrueshme. Por, mendja ma thoshte se ne kishim nevojë për një program konceptual, jo të telisur, por që do të përvijonte kërkesat ku ajo e barazisë, ajo e demokracisë dhe e përkatësisë Perëndimit, do të krijonin një trekëndësh strategjik. Mund të lejoheshin kamuflime, mund të lejoheshin fraza dhe çmos tjetër, por programi i partisë nuk mund të anashkalonte këto tri kërkesa. Rreth barazisë si pikënisje e të gjithave, sesi më kishte mbetur në kokë fjalia që ma kishte thënë vite më parë filozofi gjerman Von Vajzeker (më vonë president i Gjermanisë), kur bashkë me shkrimtarin Hajnrih Bëll dhe historianin Jens Rojter në Bad Godesberg te Bonit bisedonim rreth librit “Jugosllavia pa Titon” e Karl Gustav Shtrëmit, me ç’ rast Jugosllavisë do t’i parashihej mbijetesa apo edhe sfida e rrënimit pikërisht mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Filozofi gjerman e kishte quajtur të drejtë përcaktimin për barazinë, por si do të shihet atëherë dhe më vonë, kjo për rrethanat nëpër të cilat kalohej, pas fushatës se egër serbe që të kërkohej gjoja barazia me të tjerët që për parakusht kishte rrënimin e kahut të barazisë së shqiptarëve, gjë që kjo edhe do të ndodhë më 23 mars të atij viti, shfaqej e anatemuar me dhunën e të fortit dhe mashtrimin e pranimit të saj. Megjithatë, prej saj nuk mund të hiqej dorë sepse jashtë saj qëndronte vetëm opsioni i forcës, lufta që edhe po të ishim të aftë për të, pa u plotësuar disa rrethana, të cilat atë do ta kthenin në mjet të

144 qëllimit dhe jo qëllim të mjetit, ajo mund të ishte e kotë, shkatërruese dhe vetëshkatërruese... Atë natë, qita në letër pikat e para mbi të cilat do të niseshin bisedimet dhe konsultimet me të tjerët rreth hartimit të programit të partisë. Ato ishin tri bazike dhe një përcjellëse. Pra, barazia, demokracia, sistemit pluralist të cilave u bashkohej edhe ekonomia e lirë e tregut. U përpoqa pastaj që brenda kornizave të secilës të shoh qëllimet të cilat do të paraqitnin konceptin dhe platformën e partisë. Kështu, te barazia perceptova statusin e ardhshëm të Kosovës, ku ajo në federatën apo konfederatën jugosllave duhej të shfaqej vetëm si e barabartë me të tjerët dhe assesi ndryshe. Tek e fundit a nuk ishte edhe kërkesa për Kosovën Republikë e dalë nga demonstratat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981kërksë për barazinë me të tjerët? Kjo kërkesë duhej të mbështetej mbi të drejtën e vetëvendosjes dhe të lidhej me konferencën e Bujanit, por çështje ishte se a do të mund të theksohej kjo aty, ngaqë mund të bëhej shkas për ndalimin e themelimit, edhe për arsyen se para më shumë se një viti Komiteti Krahinor i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, që drejtohej nga Azem Vllasi, kishte dalë me qëndrimin që edhe pas gjysmë shekulli rezoluta e Bujanit të anulohej! Edhe pse vendim antihistorik dhe si koncesion tepër i papërgjegjshëm i Vllasit ndaj Serbisë, megjithatë, ajo mund të luante rol të madh kundruall çdo thirrjeje në të apo analogjive që do të mund të shfaqeshin si kërkesa të drejta të shqiptarëve për vetëvendosje. Zaten, ky edhe kishte qenë qëllimi i këtij akti. Por ishte çështja e demokracisë dhe mbështetja në të që paraqiste çelësin kryesor mbi të cilin projektoheshin por dhe mund të mbështeteshin kërkesat për barazi të plotë në federatën apo konfederatën e ardhshme sapo ajo t’i nënshtrohej sistemi pluralist si bazë e demokracisë parlamentare. Andaj, kërkesa për demokraci, ishte formulë thuajse magjike mbi të cilën ndërtoheshin që të gjitha postulatet civilizuese dhe hapte që të gjitha dyert qofshin edhe ato që aq tragjikisht kishte mbyllur anulimi i Bujanit. Edhe ekonomia e lirë e tregut ishte pjesë e demokracisë parlamentare mbi të cilën duhej mbështetur vizionin e shoqërisë së ardhshme jashtë dogmës së ekonomisë së shtetit dhe mbikëqyrjes etatistë. Dikur vonë, pas skicimeve të para seç më shkoi mendja edhe për emrin e partisë. Në atë përpëlitje me ato që tashmë kishin filluar të shfaqeshin si skicime të konceptit të partisë, emri i saj merrte kuptime më të gjëra se i një pagëzimi të thjeshtë. Mendja ma tha emri i partisë, në të vërtetë duhej të paraqiste kontaktin kuptimor me një përmbajte, me një qëllim që kthehej në

145 koncept. Germat dhe fjalët e emrit duhej të ktheheshin në një ikonë kuptimore që nuk paraqet përkatësi rasti, por një identifikim të thellë me diçka të pandashme, që buron nga një përcaktim historik dhe kthehet në kërkesë historike. Dhe në atë krrajatje të pafund, seç më përvijoi në kokë që fjalëve: demokraci dhe Kosovë që pashmangshëm duhej të gjendeshin në atë emërtim po u rrinte ajo lidhja përpara, e cila tashmë më valëviste si Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo është, më foli në zë i brendshëm, ndërkohë që dora ime vetvetiu kishte lënë në letër emrin “Lidhja Demokratike e Kosovës”. Atë natë nuk m’u shqit nga mendja jehona e “Lidhjes Demokratike e Kosovës”. Më vinte e shkruar herë me shkronja të mëdha, herë me të vogla, herë e shkapërderdhur në pjesë të ndryshme që pastaj ngjiteshin dhe ringjiteshin, e herë me variantet e asociacionet si “Lidhje e Prizrenit”, si “Lidhje shqiptare e Prizrenit” dhe ndryshe ndryshe, por që prapë fjalët që i hynin në mes liroheshin prej saj dhe ajo mbetej në trajtën e mirëfilltë. Të nesërmen, kur sipas një marrëveshje të ditës paraprake, takova profesor Gazmend Zajmin në kafiterinë e vogël para Teatrit dhe ai mund ta merrte me mend shkas i atij takimi ishte themelimi i partisë rreth së cilës thuajse tashmë secili dinte, pa një e pa dy i thashë se partia do të quhej “Lidhja Demokratike e Kosovës”. “Paska edhe emër?” “E ka”. Pasi lash përpara letrat që mbaja me vete, ku ishte lista me nënshkrimet e këshillit nismëtar, me një si shaka i thashë se “fëmija që lind duhet të ketë emër”. Uroj që të rritet, tha Gazmendi. Dhe, këtë e nxori me një zë me mëdyshje gjithnjë duke shikuar letrat që lash përpara ku ishe edhe ajo e nënshkrimeve. Që ta liroja nga barra e nënshkrimit, së cilës ai mund t’i frikësohej, ia bëra me dije se kisha filluar hartimin e konceptit të programit dhe se po deshi mund të më jepte ndonjë propozim, sugjerim por edhe vërejtje pa qenë i detyruar t’i përmendej emri në asnjë rrethanë. Ato që ia thashë e liruan nga ngurrimi. Tha se ishte i gatshëm të ndihmonte, për aq sa kishte mundësi. Shkurtimisht ia paraqita pikat kryesore të konceptit, dhe kërkova mendimin e tij si do të duhej të dukej formulimi rreth barazisë. Tha se pikave mbi të cilat do të duhej të qëndronte koncepti i programit nuk ka se çfarë t’u shtonte e as t’u hiqte. Ishin bazike dhe në përputhje me

146 ndryshimet, por edhe në frymën e synimeve historike të shqiptarëve. Më premtoi se të nesërmen po në atë kohë do të sillte propozimin e formulimit lidhur me statusin e Kosovës. Kur po ndaheshim më pyeti se a ishin në dijeni amerikanët me nismën. Pa një pa dy i thashë se jo vetëm që ishin në dijeni, por ata ishin shtytësit kryesorë. “Ma mori mendja”, tha me një shprehje kënaqësie. Ajo që i interesonte Gazmend Zajmit, pra dijenia amerikane për nismën, sigurisht se u interesonte edhe shumë e shumë të tjerëve dhe kishte edhe arsyet e veta, jo vetëm pse tashmë në çarshi kishin filluar të qarkullonin përgojimet rreth asaj se si partia e re që pritej të themelohej, dhe bartësit e saj ishin shkrimtarët dhe ca nga akademikët tanë, paraqiste një kërkesë amerikane, meqë si thuhej pa mbështetjen amerikane nuk ia kishte bajtë kujt t’u hynte atyre punëve dhe të ndryshme, por për më tepër pse ajo dëshirohej të shihej e tillë çka pastaj të tjerat i liheshin në mbikëqyrje fantazisë që shkonte deri te ëndërrimet. Por, duhej thënë se nuk ishte çdo dëshirë edhe fantazi politike njëherësh edhe pse zhvillimet e deriatëhershme shumëkujt do të mund t’ia krijonin këtë përshtypje kur bëhej fjalë për shpresën si mbështetje të fundit. Interesimi amerikan për zhvillimet në Kosovë ishte mjaft i theksuar, që nga mediat e këtij vendi të fuqishëm, të cilat gjithnjë e më shumë u jepnin vend atyre që ndodhnin në Kosovë dhe në përgjithësi në Jugosllavi në përputhje me sjelljen e Serbisë dhe shkonte edhe tek kreu shtetëror dhe kjo pasqyrohej më së miri me kumtesat për shtyp që i jepte zëdhënësi i departamentit të shtetit, ku gjithnjë e më hapur shprehej brengosja, për si thuhej, zhvillimet e pavolitshme atje dhe shkeljen e madhe të të drejtave të njeriut për të shkuar edhe deri te mospajtimi i Uashingtonit me ndryshimet me dhunë të kushtetutës së Kosovës nga ana e Serbisë. Departamenti i jashtëm i shtetit ia kishte tërhequr vërejtjen Beogradit ndaj përdorimit të dhunës në Kosovës dhe kishte kërkuar rikthim të pozitës kushtetuese të Kosovës. Krahas këtyre mesazheve politike, që Uashingtoni ia drejtonte herë pas herë Beogradit, kohëve të fundit vërehej edhe prania e diplomatëve amerikanë në Kosovë, ku madje edhe ambasadori Zimerman, haptas kishte marrë në mbrojtje dr Ibrahim Rugovën pas intervistës së tij dhënë magazinit gjerman “Der Spiegel” me rastin e manifestimit të shënimit të 600 vjetorit në Gazimestan, kur Rugova me një guxim të madh dhe me një gjuhë tepër eksplicite që nuk ishte përdorur deri më atëherë nga intelektualet shqiptarë në mediat e huaja, mitingun e Millosheviqit dhe fjalët që i kishte thënë aty i kishte quajtur “agresion serb në Kosovë”, me ç’ rast kryesia e Lidhjes

147

Socialiste të Popullit Punues të Kosovës kishte kërkuar burgosjen e Rugovës. Ditën që “Politika” e Beogradit kishte dalë me komentin se Rugova kishte përhapur shpifjet më të mëdha kundër Serbisë që ishin parë ndonjëherë në shtypin perëndimor dhe prokurori federativ me dekret të veçantë kishte ndaluar hyrjen e atij numri të “Der Spiegelit” në Kosovë, kur shumëkush pritej që Rugova të burgosej, nga mesdita ishte parë tek ecte mes për mes Prishtinës me ambasadorin Zimerman! Ky dhe gjestet e tjera të ngjashme të ambasadorit amerikan dhe diplomatëve të tjerë perëndimorë të akredituar në Beograd ndaj intelektualëve shqiptarë që kishin guximin të ngitnin zërin edhe atëherë kur në Kosovë mbahej gjendja e shtetrrethimit dhe vazhdonte dhuna ndaj gjithë atyre që në çfarëdo forme kishin kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, nuk mund të merrej ndryshe pos si përkrahje e drejtpërdrejtë edhe e nismave legjitime për parti politike dhe forma legale të organizimit pas rrënimit të institucioneve dhe strukturës politike të deriatëhershme në Kosovë. Dhe sikur të shfaqej diçka që duhej çuditërisht të më mbronte nga ajo që Gazmend Zajmit ia kisha thënë rreth asaj se amerikanët kishin njoftime për punën tonë dhe madje që kishim edhe mbështetjen e tyre siç pëshpëriste çarshia, po atë mbrëmje do të bjerë telefoni dhe nga “Grandi” më bëhej me dije se më kërkonin dy gazetarët të huaj. Pas pak njoha zërin e gjermanit Horst Weseler, i cili me gulçimin që i paraqitej herë pas herë, tha se më priste në “Grand”. Nxitova që të arrija sa më parë. Te pjesa e recepcionit Weseleri i djersitur si rëndom më priste bashkë me një tjetër, që ma prezantoi se kolegë amerikan, i cili punonte për agjencinë AP në Bon. Shkuam në kafiterinë nën “Grand” meqë aty ishte më qetë. Gjermani dinte çdo gjë për nismën për themelimin e partisë dhe prapë përsëriti qëndrimin gjerman se do të mbështeteshim gjithnjë për deri sa do të ruanim kursin demokratik dhe veprimin legal. Amerikani që tha se punonte për agjencinë AP, po ashtu shtoi se të kësaj mendjeje ishin edhe amerikanët. Madje, ai kërkoi versionin e programit, që si tha, ta shikonte dhe të njoftonte opinionin. Fliste në shumës dhe në emër të Amerikës. Kjo kishte domethënie të veçantë. Ia bëra me dije se kishim një koncept mbi të cilin po punohej dhe zura ngoje pikat qendrore mbi të cilat do të ndërtohej platforma (barazia, demokracia dhe përkatësia Perëndimit), por që secila prej tyre do të precizohej.

148

Bëra të ditur se partia do të quhej “Lidhja Demokratike e Kosovës”. “Me Serbinë nuk do të keni gjë?” më pyeti amerikani me një kureshtje që mbërthente edhe siguri njëherësh. “Çfarë do të mund të ishte ajo kur midis nesh ka hyrë gjak dhe dhunë?”, ia ktheva. “Hiçgjë”, më tha amerikani. Kahun e bisedës e ndryshoi Weseleri me ato që nisi t’i thoshte rreth zhvillimeve tejet interesante dhe dramatike në ambasadat gjermane në Pragë, Budapest dhe disa vende të tjera rreth të cilave kisha disa njohuri që jepeshin në shtyp, por jo me hollësitë që shtroi ai dhe jepnin për të kuptuar se bota ndodhej para një kthese historike. “Muri i Berlinit tashmë po luhatet”. Biseduam edhe për disa gjëra të tjera, por prapë u desh të kthehem te koncepti i programit të partisë, kornizat e të cilit do të plotësoheshin së shpejti me përmbajtën e duhur. “Nga subjekti i barabartë në federatë apo konfederatë nuk duhet të hiqni dorë. Nuk ka më kthim prapa”, tha amerikani. Prapë foli ai me një siguri imponuese. Pasi shënuan pikat mbi të cilat kishte filluar të skicohej programi i partisë, u ndamë. Më thanë se pas dy javësh duhej të shiheshim prapë, pra nga fillimi i tetorit. Muri i Berlinit tashmë po luhatet?... Fjalët e gjermanit sikur ma rrotulluan gjithë atë që kisha pasur përpara duke e kthyer në diçka që i kishin humbur trajtat ku pastaj shpërfytyrohej çdo gjë, jo në kahun e humbjes në mjegullim por të një rindërtimi... Kohë më parë Viktor Majer më kishte thënë se Lindja po tronditet dhe kjo paraqet një arsye më shumë që edhe ne të vepronim në përputhje me këtë ndryshim. Kishte vallë mundësi që gjithë këtij zhvillimi disi t’i paraprihej ndryshe pos me themelimin e një partie që do të quhej “Lidhja Demokratike e Kosovës”?... A thua kjo mjaftonte?... Rënia e Murit të Berlinit do të thoshte rënie e bipolarietit?... Fund i luftës së ftohtë?... Fund i konfrontimeve mbi bazat ideologjike?... Mos do të thoshte kjo edhe fund i sistemit socialist?... Si do të silleshin koniukturat ndërkombëtare në rrethanat e reja dhe kah do të shkonin ato?... Po pasojat e këtij ndryshimi për Jugosllavinë?... Për Ballkanin?... Për Shqipërinë?... Për shqiptarët e ndarë?... Paraqiste ky zhvillim rast për bashkim, apo për ndarje të tjera të reja?...

149

Këtyre dilemave gjithsesi i shtohej ajo më e drejtpërdrejta: fitonte apo humbte në intensitet politika unitariste e Serbisë nga kjo?... Në njërën anë dukej se Beogradi kishte qenë i vetëdijshëm për këto procese dhe sikur u kishte paraprirë atyre me krijimin e fakteve të kryera me dhunë që ta kontrollonte Jugosllavinë kur ajo të humbte rëndësinë që kishte në rrethanat e ndarjes blokiste, pra që të shfaqej partner kryesor në çfarëdo pokeri ballkanik?... Ndërsa në tjetrën anë dukej se me klimën e reformave demokratike në vendet lindore dhe rënien e pashmangshme të imperisë sovjetike, sikur pushonin shkaqet dhe arsyet që kishin ushqyer sjelljen hegjemoniste të Beogradit, dhe se Serbia përkundër asaj që kishte fituar me dhunë, do të detyrohet që t’u nënshtrohet ndryshimeve të reja në përputhje me reformat, ku pranimi i sistemit pluralist dhe demokracisë parlamentare duhej të kthehej në favor për t’u integruar sa më shpejt në familjen europiane, meqë për këtë kishte kushtet e mira?... Sidoqoftë, këtë herë, me rënien e Murit të Berlinit bashkohej Gjermania dhe me bashkimin e Gjermanisë fitonte Perëndimi dhe kur fitonte Perëndimi atëherë ndryshonte edhe raporti i forcave në dobi të tij. Mjaftonte vetëm vendosja e pluralizmit politik me demokracinë në vendet lindore që gjeopolitika botërore të shënonte kah të ri, që dashur a pa dashur sillte edhe ndryshime gjeostrategjikë... Nga këto përpëlitje koka po më vlonte. Po përpiqesha çështjet t’i thjeshtoja, që të më vinin më të kapshme, por ato nuk jepeshin që nuk jepeshin. Prapë ngatërroheshin dhe humbnin në tisin e një mjegullimi, në hapësirën e ndokundjes së askundjes... Meqë Lidhja e Komunistëve në Kosovë ishte para kolapsit të plotë dhe rrugëve të ngjashme shkonte edhe në viset e tjera të Jugosllavisë, me perspektivën që shpejt të humbte monopolin e pushtetit që për gjysmë shekulli e kishte mbajtur, megjithatë, me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në njërën anë, duhej të dilte në pah faktori autentik yni, ai antikomunisti dhe me prirje perëndimore, që do të ishte në gjende që të mos lejonte shfaqjen e kurrfarë vakumi politik, i cili do të mund të plotësohej në përputhje me parashikimet e Beogradit që eventualisht Lidhja e deriatëhershme Socialiste ose ndonjë surrogat i ngjashëm të kalonte në duar të disa shqiptarëve lojalë të Serbisë, dhe në tjetrën anë t’ua prishte rrugën edhe subjekteve të tjerë, siç ishte formacioni jugosllav i UJD-it, i cili trashmë kishte trokitur në Prishtinë dhe kishte paralajmëruar se është i gatshëm për kombinatorika politike...

150

Atë ditë dhe të nesërmen do të merrem me dilema të ngjashme, për deri sa do ta takoj Gazmend Zajmin dhe “do t’ia përplas” ato që më kishin munduar kohëve të fundit. Buzëqeshi qetas dhe tha se ishin të arsyeshme. Nxori nga xhepi një letër dhe më tha se duhej të shënoja formulimin për statusin e Kosovës, që duhej të gjente vend në programin e partisë. Formulimi ishte i shkurtër, preciz dhe përafërsisht si e kisha parashikuar. Aty thuhej: “Kosova duhet të ketë statusin e subjektit të barabartë në federatën e Jugosllavisë”. “Të tjerat nuk duhen”, tha Zajmi. “Kjo i përfshin që të gjitha, qoftë që të mbetej gjendja e tanishme e rregullimit federativ, qoftë të vijë te ndonjë lidhje konfederative. E rëndësishme që përjashtohet çfarëdo lidhjeje me Serbinë...” I thashë se edhe amerikanët përjashtojnë çfarëdo lidhjesh me Serbinë. “Epo, mendojmë njësoj. Kjo është inkurajuese”, ma ktheu pas një ngrirje që lehtas i përftoi nëpër fytyrë. Këtë ia thashë që të laja “borxhin” nga biseda e kaluar kur më kishte pyetur rreth asaj se a ishin në dijeni amerikanët dhe i kisha dhënë përgjigje pozitive pa pasur ndonjë bisedë të drejtpërdrejtë me ta siç kishte ndodhur para dy ditësh me atë që paraqitej si korrespodent i agjencisë AP në Gjermani, por që ishte më se e qartë se ishte emisar amerikan, që shumë shpejt kjo do të dilte në pah. Megjithatë, duhet pranuar se gjatë gjithë bashkëpunimit me faktorët e jashtëm, veçmas me gjermanët dhe amerikanët, që në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë kishin qenë të involvuar në nxitjen dhe veprimet e tjera për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndihmën e të cilave e çmoj shumë dhe pa të cilën sigurisht se shumëçka do të mbetej në gjysmë të rrugës ose nuk do të shkonte ashtu siç kishte shkuar për të ardhur te një lëvizje e madhe gjithëpopullore dhe shtetformuese, që do të marrë përgjegjësi historike. Kjo kishte qenë hera e parë që kisha nxjerrë në shesh diçka nga ato takime, biseda që kishin qenë aq me interes për një punë aq të madhe. Madje, edhe në fazat e mëvonshme, deri te ato me të cilat pas tri vjetësh do të përmbyllet koncepti i konstituimit të të gjitha mekanizmave shtetformues që i duheshin sistemit paralel të të gjitha niveleve, kisha bërë përpjekje maksimale të ruaj kredibilitetin e faktorëve të jashtëm, madje edhe atëherë kur kjo më kthehej në vështirësi dhe ndonjëherë më përplasej për shpine, ngaqë nuk isha në gjendje që disa veprimeve dhe vendimeve që dukeshin krye në vete t’ua shpjegoja arsyet nga ata që kërkonin transparencë, sepse ashtu u humbej besimi i atyre që na ndihmonin dhe na përkrahnin, por kjo duhej të mbetej çështje që ndonjëherë mund ta dinte vetëm një person. Njëri

151 nga themeluesit e partisë, pasi që kishte marrë vesh diç nga ato që fillimisht dhe “prapa shpine” ishin biseduar me amerikanët dhe gjermanët rreth dokumenteve partiake dhe strategjisë së veprimit të përgjithshëm, vite më vonë, më kishte përgëzuar për durimin që kisha pasur në këtë drejtim, edhe pse kjo ia kishte krijuar përshtypjen se në listën e themeluesve kishte qenë dekor. I thash se nuk kishte qenë dekor, por njeri tepër i guximshëm, i cili me vënien e nënshkrimit në listën e nismëtarëve, pastaj me pjesëmarrjen në kuvendin themelues , kishte ndihmuar një çështje tejet të rëndësishme për kohën dhe rrethanat. Me formulimin e Gazmend Zajmit rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, ishte përmbyllur pika e parë. Mbetej ajo tjetra, e sistemit politik. Edhe këtu kisha skicuar formulimin e pluralizmit politik, por që doemos duhej biseduar edhe me disa që merreshin për ekspert të sistemit, ku profesor Fehmi Agani ishte më i njohuri. Meqë kishte pranuar të gjendej në grupin e nismëtarëve të themelimit të partisë dhe rëndom ishte i gatshëm për biseda, ia bëra me dije se duhej të uleshim sa më parë që të bisedonim për disa gjëra që kishin të bënin me programin. Kjo edhe ndodhi të nesërmen, në kafe “Elida”. Ia bëra me dije se me Gazmend Zajmin kishim biseduar rreth çështjes së statusit të Kosovës, dhe pasi e pa, u pajtua. Tha se Gazmendi ishte i saktë dhe formulimet e tij nuk duhej prekur. Pasi ia parashtrova qëndrimin tim ashtu si e kisha formuluar rreth sistemit politik, i cili duhej të mbështetej mbi pluralizmin politik, kërkoi që në qetësi të formulojë një tekst, të cilin do të ma sillte pas dy ditësh. “Do të përpiqem të jam më koprrac se Gazmendi”, tha si me mahi. Megjithatë, profesor Agani kishte një farë druajtje, që mund të kuptohej nga ajo që e thoshte me rrotulla të lezetshme. Dhe ajo mbështetej mbi frikën dhe mosbesimin ndaj asaj që ishte krijuar pas ngjarjeve të përgjakshme të marsit si dhe rrënimit të autonomisë. “Do të ishte punë e keqe, nëse mbesim në lloç”. “Kjo nuk dihet. Por, shumëçka varet prej nesh... Nëse nuk duam parti tonën, atëherë do të na vijë nga jashtë. Sepse, pa to nuk bën...” Duket se edhe emri “Lidhja Demokratike e Kosovës”, i kishte tingëlluar paka i madh. Pyeti se a mund të rrudhej në “Parti Demokratike”. I thashë se shumica e nismëtarëve kishin përkrahur emrin, edhe pse me askënd deri me atëherë nuk e kisha biseduar. Pas asaj që ditë më parë ia kisha thënë Gazmend Zajmit për amerikanët, ishte hera e dytë që sillesha ashtu dhe kjo ma përkujtoi atë që tashmë e dija se në politikë nganjëherë edhe rrena

152

është pjesë e politikës dhe e pashmangshme madje, sidomos kur duhet arritur diçka. “Nëse shumica pajtohet, atëherë në rregull”. Të nesërmen nxitova që bërthamës së themeluesve Krajës, Xhemail Mustafës dhe Berishës, e ku ishte edhe Milazim Krasniqi, t’ua parashtroja ca nga “arnimet” e programit dhe t’i njoftoja se sipas mendimit tim emri i partisë duhet të ishte “Lidhja Demokratike e Kosovës”. Me të shpejt ua hedha një sy reagimeve dhe hetova se askush nuk kishte pritur diç të tillë. “I ndërlidh të gjitha”, thashë. M’u duk se njëri përmendi koincidencën me “Lidhjen Shqiptare”, që do të ishte shumë prestigjioze, ndërsa dikush, si me shaka, përmendi edhe asociacionet me “Lidhjen e Komunistëve të Kosovës” si dhe reagimet që do të mund të zgjonte kjo. Megjithatë, pas disa sqarimeve që dhashë askush nuk e çoi më gjatë, me çka çështjen e merrja si të mbyllur... Të nesërmen, si i porositur, erdhi Viktor Majeri. Ishte me një kolegë portugez, i cili ishte shumë kureshtarë, por edhe i përzemërt. Dukej se njihte mirë problematikën jugosllave por edhe atë shqiptare në përgjithësi. Pyeti se a mund të tundet trashëgimia e Enver Hoxhës, siç po ngjiste me të ngjashmit në lindje. Nuk desha të hyja andej, ngaqë mendjen e kisha plot e përplot me “Lidhjen Demokratike të Kosovës” dhe dukjen e saj. Pjesët e programit më rrinin në kokë dhe prisja që Majerit t’i flisja, që të merrja edhe nga ai diç. Por, së pari duhej ta njoftoja se i kisha hyrë asaj meselesë së partisë, si më pat thënë me mahi, me të cilën mund të bjerrej koha e tepërt. Mundimin ma hoq Majeri me ato që m’i tha se tashmë dinte për partinë. “Paska marrë dhënë kjo punë?” “Posi. Jeni në qendër të vëmendjes. Bota sikur është kthyer në një katund të madh. Kështu e ka kjo punë”, tha me atë ironinë e hollë që i shkonte natyrës së tij. Shtoi se tashmë e dinte edhe emrin që i dukej i qëlluar. “Jeni si shumë të ngatërruar me lidhjet”, më tha prapë me atë gjuhën e ironisë. “Ç’e do? Sikur i kemi mallkim?”, ia ktheva me të njëjtën mahi. Portugezi nisi të kërkonte disa hollësi rreth “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Pyeti se përnjëmend ajo ishte aq proislame, sikur flitet andej-

153 këndej, apo e gjitha mund të ketë qenë një taktikë e dyanshme. Thuhet se kërkohej edhe ruajtja e sheriatit? U përpoqa që me pak fjalë t’ia jepja një shpjegim ashtu as mish e as peshk, ngaqë kisha frikën se biseda mund të shkiste në një kah që do të shpenzohej koha që më duhej për “Lidhjen Demokratike të Kosovës”. Majeri ma kishte bërë të ditur se pse dy orësh duhej të shkonin për në Shkup dhe pastaj për në Selanik. Por, portugezi nuk hiqej se nuk hiqej. Doli aty se edhe ruajtja e perandorisë osmane ishte interes shqiptar siç mund të ishte edhe ruajtja e Jugosllavisë së Titos. “Tito nuk është më. Ngrehina e tij tashmë u rrënua”, ia ktheva. I thash se në shekullin e ardhshëm me siguri se do të mund të bisedohet për atë se çfarë ishte ajo, ç’u solli dhe ç’u mori shqiptarëve dhe për të tjerat që u takojnë shqyrtimeve të pashmangshme historike, por tash kishim preokupime të tjera. Ma ktheu se ngjashëm ishte edhe me perandorinë osmane. Asaj i kishte kaluar koha, por me fundin e saj u lidh edhe lindja e shtetit shqiptar. Nuk e dija në ishte provokim, që nuk ma merrte mendja se një i tillë do të gjendej pranë Majerit, apo fjala mund të ishte për ndonjë porosi që vinte nga dikah dhe ai tashmë hapte paralojën e saj?... Zura shkas që të shpjegoja edhe sjelljen tonë taktike me Jugosllavinë, siç ishte ajo që lidhej me kërkesën për subjektivitetin në Federatë apo Konfederatë. Thashë se barazia me të tjerët ishte dhe mbetet pikënisje kryesore, që nga qëllimkëqijtë mund të shpjegohet sikur kërkojmë atë që tashmë ka përfunduar, ndërsa nga dashamirët si formulë magjike për arritjen e optimumit. “Statusi dualist na ka sjellë deri te kjo gjendje.” Shtova se lufta për barazinë është luftë për ardhmërinë. Theksova se opsionet e tjera, ai për shkëputje, prapa të cilit mund të hapej edhe çështja e bashkimit me Shqipërinë dhe të ngjashme, një herë për një herë, përjashtoheshin, ngaqë në politikë kishte vend për realitete dhe jo për dëshira. “E rëndësishme është se keni qëruar hesape me Serbinë. Mund të bisedohet për çfarëdo opsioni pos për të ” – tha Majer. Pasi e njoftova me pikat kryesore të konceptit të programit mbi të cilin duhej të mbështetej platforma partiake dhe ai trekëndëshi strategjik: barazi, demokraci dhe përkatësi Perëndimit, Majer nga çanta nxori një faqe të gazetës “Frankfurter Allgemeine” dhe ma lëshoi para. Ishte një shkrim prej tij i botuar para tri ditësh ku bënte fjalë për sjelljen e mundshme të shqiptarëve në rrethanat e reja “nga sjellja demokratike deri te lufta”.

154

Ishte një vështrim nga ata analitikët, që atë e kishin bërë të njohur në opinionin europian. Aty, për herë të parë, në përputhje me “thashethemet” rreth themelimit të partisë shqiptare që kishin arritur edhe Vjenën, prej nga ai raportonte për gazetën e Frankfurtit, shqyrtonte rrugët e shqiptarëve kah demokracia dhe kah lufta. Për të parën thoshte se ishte reale, ishte e domosdoshme madje dhe premtuese, në rrethanat kur priteshin ndryshime të mëdha në skenën politike europiane, por edhe atë botërore pas lëvizjeve demokratike në vendet lindore të cilat ishin në zhvillim e sipër dhe mund të përfundonin me kthesa pozitive të cilat do të ndikonin që edhe Jugosllavia, e detyruar nga këto ndryshime qoftë nga brenda qoftë nga jashtë, t’i bëhej ballë kursit unitarit të Millosheviqit me anën e kundërpërgjigjes për pluralizëm politik, si të vetmes mundësi që t’i dilej përpara. Rruga e dytë nënkuptonte kursin e kundërpërgjigjes me armë, që në ato rrethana, do t’i shkonte si shumë për shtati Serbisë, që me pretekstet e mbrojtjes së integritetit territorial të vendit nga separatistët dhe terroristët, të cilët do t’i ngarkonte me gjithfarë anatemash tashmë të konvertuara t’i fuste në lojë sipas nevojës, që do të mund të shkonin edhe deri te ato të fundamentalizmit islamik, t’i qëronte njëherë e mirë hesapet me shqiptarët. Shkrimi mbyllej me vlerësimin se rruga e parë, shqiptarëve do t’u sillte kohën e duhur dhe shprrallosjen e politikës së Millosheviqit, ndërsa e dyta do të ishte një vetëvrasje e shqiptarëve... “Uroj që ta ruani rrugën e parë. Sepse për të dytën, do të keni kohë përherë, madje edhe po s’e kërkuat...”- më tha kur po bëhej gati të largohej. Por, sikur t’i kishte rënë ndërmend diçka që duhej të thoshte, më tha se i vinte keq pse Veton Surroi nuk ishte me ne.

Rënia e murit të Berlinit dhe muri shqiptar

Pas dhjetë a më shumë ditësh, kur tashmë kishte rënë Muri i Berlinit dhe nga programet televizive të kompanive më të mëdha botërore dhe ato gjermane, që mund të përcilleshin te ne me anën e antenave satelitor me anën e të cilave sado-kudo ia kishim dalë të anashkalonim terrorin e propagandës serbe dhe të kanaleve të tyre shtetërore, kishim kapur çdo hollësi të asaj ngjarje të madhe botërore me të cilën do të ndryshojnë edhe rrjedhat e ardhshme të historisë në një drejtim të përshtatshëm, pra kur skenat e asaj kthese të madhe assesi të lëviznin nga fiksimet e mendjes, dhe kjo krijonte njëfarë kënaqësie dhe shprese njëherësh, se ato do të kenë ndikim pozitiv 155 kudo dhe edhe te ne, nga Vjena do të më vijë me faks shënimi i Majerit “Rënia e Murit të Berlinit ndryshon botën”, në të cilin pos të tjerash thuhej se ky zhvillim, nesër a pasnesër do të hapë edhe çështjen e rënies së kufirit ndërshqiptar, me kusht që në të dy anët e tij të fitojë fryma e reformave demokratike. Por, fokusimi i Majerit, ishte te Kosova dhe sjellja e shqiptarëve në rrethanat e reja, ku shtrohej dilema se duhej të ndryshohej kursi, që tashmë ishte paralajmëruar që me themelimin e një partie autentike dhe të pavarur nga Beogradi t’u ndihmonin zhvillimeve me të cilat pluralizmit politik do t’i hapeshin që të gjitha dyert e me këtë edhe zgjidhja e drejtë e statusit të Kosovës në përputhje me kërkesat e tyre të drejta të kalonte në kompetencat e përcaktimeve demokratike, apo të kërkohej ndonjë rrugë tjetër më radikale, që do të nënkuptonte mobilizimin mbi baza nacionaliste të të gjithë shqiptarëve për bashkim së pari në gjithë Jugosllavinë e pastaj edhe atë me Shqipërinë, që do të nënkuptonte një luftë midis serbëve dhe shqiptarëve?... Edhe pse kësaj të dytës nuk i besonte, Majer nuk përjashtonte mundësinë që skenari i luftës t’u futej shqiptarëve nga ndonjë qendër e jashtme, po edhe nga vetë Serbia, që të hahej karremi i saj, pse jo edhe për frenimin e lëvizjeve demokratike dhe frymës së reformave? “Kosova përherë ka qenë karrem i kurtheve të mëdha. Pse të mos përdorej edhe tash?...” Shkrimi i Majerit që ishte një analizë e gjatë, sikur ma shpërfilli nga mendja atë fashën e çuditshme me të cilën kisha jetuar thuajse t’i takoja një bote tjetër për të ma kthyer realitetin, që duket sikur të ishte pa ajër. Pasi dola dhe mora rrugën e “Elidës”, ku e dija se do të takoja shumë nga ata që edhe më tutje jetonin me entuziazmin që kishte shpërthyer pas rrënimit të Murit të Berlinit, ndjeva lagështinë e ajrit të tetorit që më dukej se më kishte bërë edhe më të lehtë, një si pupël që bartej nga drejtimi i erës, e cila nga Mensa e studentëve e deri te pallati i “Rilindjes”, merr me vete gjithë ato që gjen. Më bëhej se nëpër atë bartje, më kishin tretur edhe pjesëzat e atyre që tashmë kishin zënë vend në letër si pjesë të konceptit të programit të partisë. Nga ajo gjendje e flashkët me nxori Bujar Bukoshi , kur para “Elidës” më mori ngryk dhe ma uroi rënien e Murit të Berlinit. Zërin e kishte të shterur, siç e kishte edhe atë mbrëmjen kur më kishte marrë në telefon dhe gjithë entuziazëm kishte thënë se radhën e ka edhe rrënimi i murit ndërshqiptar. Në “Elidë”, thuajse që të gjithë nismëtarët e themelimit të partisë kishin zënë vendet që tashmë u ruheshin. Aty ishte edhe Ibrahim Rugova. Pas

156 përshëndetjeve dhe urimeve të ndërsjella për rrënimin e Murit të Berlinit, tha se kishte marrë shkrimin e Majerit. Duke rrufitur ekspresin tha se ishte një analizë shumë interesante. Fjalën e fundit, të shkëputur, e përsëriti disa herë sikur të dëshironte që prej saj të veçonte dilemat që nxirrte ajo, e që lidheshin me ne dhe sjelljen tonë në rrethanat e reja, që entuziastët i vlerësonin si dhuratë perëndie. “Do të ketë lëvizje gjithfarë ndër më të ndryshmet”, tha dhe shtoi se ato duhej përcjellë me vëmendje dhe durim. “Po luhen kunjat e mëdhenj”, tha si më shaka dhe heshti. Heshtja mbërtheu edhe tek të tjerët (Kraja, Xhemail Mustafa, Milazim Krasniqi, Ibrahim Berisha dhe Bukoshi), të cilët po ashtu ishin të vetëdijshëm se ndodheshim përballë një kthese historike që kërkonte rishqyrtime. Ndodhjen përballë një kthese të madhe historike, ndaj së cilës duhej pasur shumë kujdes ma tha edhe Gazmend Zajmi, kur u takuam para hotel “Bozhurit” gjatë shëtitjes së rëndomtë të mesditës së cilës ai i lëshohej thuajse në të njëjtën kohë nga “Grandi” deri te Teatri. “E rëndësishme që ra Muri. Kjo ka një domethënie të madhe për njerëzimin”, fola që ta cytja. “Kjo megjithatë, nuk ndryshon përcaktimin tonë rreth subjektit të barabartë në të gjitha rrethanat. Ky formulim mbetet alfa e omega e të gjitha kërkesave të tjera, pa marrë parasysh si mund të sillen çështjet...” Po ashtu shtoi se Serbia nuk është e detyruar të sillet në përputhje me frymën e reformave që ka përfshirë vendet e Lindjes. “Beogradi është i vetëdijshëm se edhe më tutje mund të spekulojë me kapitalin e Titos dhe mosinkuadrimin edhe pse po e bën të kundërtën.” Pasi i tha këto u nis në drejtim te Teatrit, ku e kishte lënë të takohej me një muzicient. “Kur kompozoj më duket se botën e kthej në melodi...” Në programin e mbrëmjes, programi i parë gjerman ARD, gjithnjë i përfshirë nga atmosfera festive që mbretëronte në të dy anët e Gjermanisë pas rrënimit të Murit të Berlinit, për herë të parë doli me kumtesën e katër fuqive të koalicionit antifashist (SHBA-ve, Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe dhe të Francës) ku theksohej nevoja e reformave të mëtutjeshme në vendet lindore, por pa u përmendur ndryshimi i kufijve. Gjermania atë ditë gdhinte pa murin e Berlinit, por jo njëherësh edhe e bashkuar. Dukej se fuqitë e mëdha kishin frikë nga rrokullisjet e paparashikuara dhe pasojat e tyre. Kjo nuk vlente vetëm për Gjermaninë dhe realitetet e reja që mund të krijoheshin pas asaj që kishte ndodhur në Berlin,

157 por vlente edhe për vende e tjera ku kishte rrezik që kursi i reformave të kthehej në shpërthim të anarkisë dhe ç’ mos tjetër. Jugosllavia dhe zhvillimet në të paraqitnin një rast të veçantë qoftë pse ajo nuk i takonte vendeve të perdes së hekurt, ku ajo kishte filluar të binte dhe nuk dihej se ç’ kah mund të merrnin ndryshimet, qoftë pse pas sjelljes së Serbisë siç ishte sjellë në Kosovë, ato do të mund të merrnin drejtim shthurës, që do të mund të paraqiste një shqetësim të ri ndërkombëtar përmasash të ndjeshme. Andaj, në pritje të zhvillimeve në Lindje ishte më se e qartë se në Jugosllavi çdo gjë duhej mbajtur nën mbikëqyrje. Madje edhe Millosheviqi dhe synimet e tij për vënien nën mbikëqyrje sa më të madhe të saj që tashmë ishin shpallur haptas në Gazimestan në qershor nuk duhej të irritohej që të bënte ndonjë lëvizjeje tjetër të pamatur, siç nuk duhej të trimëroheshin kroatët dhe sllovenët që të shfrytëzonin forcimin e Serbisë për fillimin e shkëputjes nga Federata qoftë edhe me të drejtën e vetëvendosjes që kishin. Unioni Europian, kishte tërhequr vërejtjen nga lëvizjet centraliste apo konfederaliste në Jugosllavi, pa marrë parasysh rrugët dhe mjetet që mund të quheshin madje edhe legjitime. “Kujdes me Jugosllavinë”, thoshte edhe Bushi nga Uashingtoni. Njëjtë thoshte edhe Theçër nga Londra. “Pluralizëm demokratik po, por jo çrregullime në emër të demokracisë dhe mjetet e saj”, ishte porosia e Brukselit. Këtu në të vërtetë duhej ndërtuar qëndrimin e sjelljes sonë, i cili duhej të ishte i vëmendshëm dhe i matur njëherësh, që pluralizmi politik të kërkohej si shans i mirë për të realizuar shkëputjen nga Serbia, por pa dhënë shenja se me ngritjen e statusit të saj në subjekt të federatës të shndërroheshim në nismëtarë të shpërbërjes së saj, siç e kishte anatemuar Serbia kërkesën për republikën e Kosovës, duke e cilësuar atë herë kundërrevolucionare, herë irredentiste, e herë separatiste, pa ngurruar ta kthente atë edhe në gogol ideologjik të reinkarnimit të stalinizmit më të egër, siç ishte në Shqipëri dhe këtë e ilustronte me grupet marksiste-leniniste-staliniste shqiptare që vepronin në disa vende perëndimore, të cilat lidhjen me Tiranën enveriste e shpallnin me kreni! Këtë mendim kishte edhe profesor Fehmi Agani kur do të takohemi. Por, duket se rënia e Murit të Berlinit dhe euforia që kishte shpërthyer edhe te ne se rënia e tij njëherësh do të thoshte hapje e atypëratyshme edhe e rrugës për bashkimin tonë, të cilën duhej sforcuar si kundërpërgjigje veprimit serb, kishte bërë që të kërkonte edhe pak kohë për hartimin e pjesës së sistemit

158 politik që duhej të përfshihej në programin e partisë. I thashë se duhej të nguteshim paksa sepse të papriturat e pritshme mund të na zënin gafil. Mendjen e kisha te ofensiva e UJD-it, e cila pas këtij ndryshimi mund të kishte fituar në koniunkturë në raport me europianët por edhe perëndimorët, që nga Uashingtoni dhe Brukseli thuajse me një gojë i jepnin mbështetje Jugosllavisë dhe integritetit të saj territorial. Por, mendjen e kisha edhe të disa paralajmërime që vinin nga disa burime se tashmë Serbia planifikonte ta kthente Lidhjen Socialiste në një “parti shqiptare” që të quhej Lidhja Socialiste Shqiptare, me të cilën do ta fitonte terrenin edhe “në planin plural”, në mënyrë që edhe e ashtuquajtura frymë e reformave të mund të përdorej për nevojat e veta, që shqiptarët të mbeteshin në kudër të autonomisë së Serbisë, dhe kjo madje të bëhej nga një “subjekt politik shqiptar”, siç parashihte edhe kushtetuta “unike” që solemnisht ishte shpallur më 24 mars në Beograd. Në të vërtetë nëpër këto ujëra do të notojë edhe këshilltari politik i ambasadës amerikane në Beograd, Konak, i cili do të vijë në Prishtinë të nesërmen bashkë me gjermanin Horst Weseler, i cili herën e kaluar kishte me vete edhe korrespodentin e agjencisë AP në Gjermani. Diplomati amerikan Konak nuk ishte i panjohur për mua. Para dy muajsh ishim takuar në një pritje te ambasadori gjerman në Beograd Hans Joahim Eiff, në rezidencën e tij. Ma kishte bërë të ditur se kishte ndërmend të vizitonte Prishtinën, për të vënë kontakte me ata që ishin të interesuar për vazhdimin e studimeve pasuniversitare në SHBA. “Kosova është preokupimi im”, më kishte thënë, andaj nuk më habiti kur më tha se ishte në dijeni me ato që kishim bërë deri më atëherë rreth partisë. Tha se nga i ashtuquajturi Wiliams nga agjencia AP kishte disa të dhëna që ia kisha dhënë kur ishte në Prishtinë, që shtoi se kishin bërë kureshtar edhe për të tjerat, që si tha SHBA- të janë të interesuara për mirëvajtjen e tyre. “Ne përkrahim që të gjitha lëvizjet demokratike dhe jemi në shërbim të tyre” tha dhe ma dha një numër telefoni, ku mund t’i drejtohesha për çdo rast, dhe ç’ është më e rëndësishme ma bëri të ditur se nuk duhej të kishim frikë për kurrfarë masash represive nga regjimi serb, po qe se do t’i përmbaheshim rrugës legjitime të themelimit të partisë në përputhje me rregullativën ligjore tashmë të aprovuar me ligjin federativ për bashkimin e lirë të qytetarëve në shoqata dhe parti. ”Listën e nënshkrimeve mbaje me vete” - tha pak si me shaka. Por, ajo që diplomatit amerikan i interesonte si shumë ishte çështja e forcës së njëmendët të UJD-it dhe ajo e mundësisë që Serbia të themelonte

159 një parti shqiptare (Lidhjen socialiste apo të ngjashme), e cila do t’i shërbente pastaj si satelit. “Mund të jetë Vllasi njëri ndër këta oponentë”- pyeti me shumë kureshtje?... Meqë e dinte fort mirë se Vllasi tashmë ishte në burg dhe vlerësohej se Millosheviqi do t’i bënte një proces që t’i hakmerrej pikërisht pse në momentet vendimtare i kishte dalë prej dore, nuk desha të hyja në kurrfarë spekulimesh. Ia bëra me dije se Serbia kishte në dorë shumë mundësi të manipulonte, madje edhe ato ndër më të paparashikueshmet, por ajo kishte humbur kredibilitetin para shqiptarëve, qoftë edhe tek ata që në çfarë do forme kishin qenë të lidhur me të dhe mbase mund të kishin besuar se me Serbinë mund të jetohej disi, nëse nuk bënte ndryshe. “Pra mbetet opsioni i ujdistëve ndër më të mundshmit?” Prapë nuk desha të hyj te gjërat që ai i dinte më mirë se unë. I thashë se ata ishin grupacioni i parë politik që ishte shfaqur dhe kjo kishte rëndësi, por së shpejti kjo do të ndryshojë me paraqitjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën pluraliste të Kosovës. Madje, ia bëra me dije se edhe disa nga njëzet anëtarët e kuvendit themelues, tashmë po tregonin interesim për partinë tonë dhe se njëri prej tyre kishte hedhur nënshkrimin në listën e këshillit tonë nismëtar. “Do të thotë, kanë filluar lojërat?...” “Pse jo. Politika nuk bën pa to. Janë pjesë e saj”. Pastaj, pyeti për Ibrahim Rugovën dhe qëndrimin e tij ndaj nismës sonë. I thashë se ai tashmë kishte vënë nënshkrimin në listën e nismëtarëve ndër të parët. Madje ia tregova që të bindej se nuk ishin fjalë koti. “ Kjo ka rëndësi” – tha gjithnjë duke ia ngulitur sytë letrës me nënshkrimet. Pasi një copë herë u ndal te emrat në listë dhe kisha përshtypjen që kalonte ngadalë nëpër të që të mbante mend secilin prej tyre, me shaka pyeti se mos ndonjë akademik kishte mbetur jashtë saj. Thashë se mund të jenë ata të shkencave ekzakte. Gjermani Horst Weseler, thuajse kishte rënë në heshtje para atyre që thoshte amerikani. Dëgjonte me vëmendje dhe herë pas herë prekte mjekrën e rrallë e cila fytyrës së mbufatur ia jepte dukjen e njeriut të papërmbajtur. Dukej se edhe te ai rrënimi i Murit të Berlinit dhe gjithë ato kthesa historike kishin qenë më të vrullshme dhe më të paparashikueshme seç kishte pritur. Ç’ është e vërteta kur kishte qenë herën e fundit, aty nga mesi i shtatorit, kishte paralajmëruar se muri po luhatej, por pranoi se me atë luhatje nuk

160 kishte menduar rrënimin e tij aq të shpejtë, por proceset që ishin në zhvillim e sipër në lindje. Andaj, tha se si çdo gjerman tjetër, pos emocioneve, nuk kishte fjalë. Megjithatë, shtoi se do të dëshironte që Lidhja Demokratike e Kosovës të themelohej sa më shpejt. “Duket se është koha e të papriturave... Sikur çdo gjë është e paparashikueshme?... E pabesueshme?...” Desha t’i thosha se edhe ne kishim këtë përshtypje, që na ishte kthyer edhe në druajtje madje, por u përmbajta ngaqë nuk dëshiroja të mendonte se zhvillimet e reja na kishin zënë të papërgatitur e aq më pak që nuk kishim përgjigje për to. Thashë se ato ishin të mirëseardhura, por koncepti ynë mbetej i njëjtë, pra barazia dhe kërkesa për subjektivitet në federatë apo konfederatë. Shtova se me anën e këtyre përcaktimeve kryesore mund t’u bëjmë ballë të gjitha sfidave, të njohurave dhe të panjohurave, të priturave dhe të papriturave... “Paj, mirë qe keni zgjedhur formulën magjike” - tha amerikani si me shpoti, kur po largohej dhe uroi që sa më parë ta rrumbullakonim nismën. E dija se me theksimin e asaj sa më parë, amerikani lente pas porosinë e nxitimit. Meqë kishte kaluar gjysma e tetorit dhe sipas të gjitha gjasave punëve përgatitore rreth përpilimit të versionit të parë të programit i duheshin edhe disa ditë bisedash, iu ktheva përpilimit të statutit të partisë. Kisha përpara atë të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, të Partisë Demokristiane dhe të Liberalëve gjermanë. Po ashtu kisha edhe atë të Partisë së Bashkësisë Demokratike Kroate HDZ. Pasi ua lëshova sytë, m’u duk se ai i kroatëve ishte më i përshtatshmi, njëfarë kombinimi midis modelit të socialdemokratëve dhe demokristianëve gjermanë. Andaj, thuajse e mora në tërësi. Madje, nuk e pashë të arsyeshme as të konsultoj ndonjë jurist tonin, sepse kisha frikë nga ngatërrimi që do të kushtonte kohë, të cilën edhe ashtu nuk e kishim të mjaftueshme. Dhe mendoj se veprova mirë. Do të shihet se pjesa që as atëherë e as më vonë nuk kishte zgjuar kurrfarë kundërshtimesh e as problemesh ishte statuti i partisë, që jo vetëm që nuk ishin bërë vërejte, por thuajse pa kurrfarë ndryshimesh ishte bartur nga kuvendi në kuvend. Më fund profesor Agani kishte sjellë edhe versionin e pikës që lidhej me sistemin politik. Ma la tekstin dhe më tha se meqë kishte një punë me nxitim do të shiheshim të nesërmen. Kjo ishte edhe më e drejtë, ngaqë edhe mua më duhej kohë t’ia hedhja një shikimi dhe në rast nevoje të konsultohesha edhe

161 me Gazmendin, që për çështjet e tilla e kisha referencë të pashmangshme dhe instancë të fundit. Pashë se Agani me kujdes kishte elaboruar dy versione të së njëjtës çështje. Atë jashtë çfarëdo lidhjeje me Serbinë, që ishte koncept yni i përgjithshëm, dhe një tjetër, që quhej rezervë, ku ishte kërkesa që Kuvendi i Serbisë, me qëllim të realizimit të barazisë së kombeve dhe të kombësive, të kishte edhe dhomën e përfaqësuesve të kombësive, ku ata do të kishin të drejtën e vetos rreth çështjeve fundamentale të barazisë. Një copë herë ndava mendjen pse ishin dy versionet kur përjashtonin njëri-tjetrin, dhe veçmas kur përcaktimi ynë ishte i qartë që të mos kishim kurrfarë lidhjesh me Serbinë, të cilin e kishte edhe profesori dhe secili prej nesh. Mund të kishte menduar se meqë në Serbinë e jugut ishin të përfshira dhe tri komuna me shumicë shqiptare (Presheva, Bujnovci dhe Medvegja) formulimi u dedikohej atyre dhe të drejtave që mbi dyqind e pesëdhjetë mijë shqiptarë të ktheheshin në subjekt politik? Mund të ishte menduar edhe te Sanxhaku, Vojvodina dhe shqiptarët bashkërisht, që të kishin instrument mbrojtës parlamentar dhe të ngjashme, por vënia e tyre në program, çoftë edhe me theksimin se lidhen me përkujdesjen e shqiptarëve në ato pjesë, u hapte rrugë spekulimeve ndër më të ndryshmet për të cilat nuk kishim nevojë. Sapo u takuam të nesërmen i thashë se përjashtohej çfarëdo lidhje jona me Serbinë, qoftë edhe e natyrës parimore. Këtë e kishte pritur dhe kështu mendonte. Por, shtoi se varianti rezervë, që ishte vetëm një çështje e të menduarit, lidhej pikërisht me përkujdesjen ndaj një çerek milioni të shqiptarëve që mbeteshin të shkëputur, për çka duhej menduar mirë e mirë. Tha se Kosovës i takonte të thoshte fjalën e vet edhe ndaj asaj popullate, që ajo mos të mbetej e shkëputur. E lamë që rreth çështjes si çështje dhe (mos)përfshirjes së saj në program të bisedonim edhe me Gazmendin, me të cilin u takuam po atë mbrëmje në kafiterinë para Teatrit, në tavolinën më të skajshme, ku kishte shumë zhurmë. “Duhet lënë jashtë programit çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë, qofshin ato që lidhen me pozitën e shqiptarëve në tri komunat e atjeshme ndaj të cilave gjithsesi se duhet pasur kujdes përherë.” Gazmendi fliste prerazi. Por, njëherësh nuk mohoi edhe shqetësimin e drejtë të profesor Aganit rreth pozitës së shqiptarëve në tri komunat që administrativisht i takonin Serbisë. Propozoi që pasi të themelohet partia, me një deklaratë të veçantë kjo çështje të vihej në spikamë, ku do të shënohej edhe propozimi që kuvendi i Serbisë të kishte edhe dhomën e përfaqësuesve të kombësive me të drejtën e vetos për çështjet që lidheshin me ruajtjen e të

162 drejtave nacionale. Madje, tha se kjo kërkesë duhet t’i dorëzohet edhe kuvendit të Serbisë si dhe parlamentit europian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Profesor Agani u pajtua dhe me këtë iu hap rruga hartimit të versionit të plotë të programit. Por, gjatë bisedës, si çështje që hë për hë duhej të mbetej jashtë programit të partisë, e që duhej të kthehej në preokupim serioz të subjektit të ri politik, krahas asaj të tri komunave në lindje të Kosovës, Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, mbetej edhe problematika e qëndrimit ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, po edhe të atyre që jetonin në Kroaci dhe Slloveni, me çka hapej edhe çështja e një organizimi të tyre të ardhshëm horizontal dhe vertikal. Me përkufizimin si “Lidhje Demokratike e Kosovës” subjekti i ri lente për të kuptuar se drejtohej vetëm në Kosovë, gjë që kështu edhe duhej të ishte, së paku në përputhje me ndarjen faktike të njësive administrative në njësi federative. Kjo, megjithatë nuk do të thoshte kurrfarë prerje, pos që organizimit të ardhshëm pluralist të shqiptarëve ia krijonte mundësinë e një qendre qoftë brenda Kosovës e edhe jashtë saj, e cila nuk mund të lirohej nga ajo që quhej “përkujdesje paternaliste”, e cila herë me arsye e të shumtën pa arsye, kishte fituar konotacione negative nga politika e viteve të fundit e Beogradit që përkujdesjen e vet ndaj serbëve në pjesët tjera e merrte si të drejtë, ndërsa atë të të tjerëve për joserbët në Serbi e quante nacionalizëm. Viktor Majer, në njërën nga bisedat e shpeshta që kohëve të fundit kishim pasur në Prishtinë edhe rreth organizimit tonë të ardhshëm, ndaj të cilit ai tregonte interesim të sinqertë dhe krahas atyre që i shkruante e ato kishin rëndësi të madhe në opinionin gjermanofolës, përherë ishte i gatshëm, të ndihmonte në mënyrë që të silleshim në përputhje me koordinatat pak më të largëta, që mund të shkonin edhe deri te ato të natyrës historike, siç vlerësonte kthesat e fundit. Kështu, ai kishte bindjen se Kosova, që përherë kishte qenë qendër administrative, shpirtërore po edhe politike e botës shqiptare (kur fliste kështu kishte parasysh konfigurimin e saj qysh nga antika në mesjetë e edhe gjatë kohës osmane, ku jo rastësisht në të ishte zhvilluar edhe ajo lufta e dy botëve dhe e qytetërimeve që nuk paraqiste tjetër pos kufi gjeostrategjik dhe të pikëpjekjeve të qytetërimeve si afri po edhe si kundërshtimi), ajo nuk duhej të hiqte dorë nga këto ambicie, qofshin edhe nëse duken si piemontizëm shqiptar madje, sepse me anën e tyre i ruhet legjitimiteti të drejtës së bashkimit shqiptar me mjete civilizuese, veçmas në rrethanat e zhvillimeve demokratike që priteshin të përfshinin gjithë kontinentin. Në një analizë të vonshme në “Frankfurter Allgemeine” Majer kishte përkujtuar se modeli i shteteve të përziera në Ballkan me arnime dhe ndarje

163 të dhunshme siç kishte ndodhur me Jugosllavinë e Versajës, por edhe ai ideologjik, që kishte paraqitur njëfarë zëvendësimi të tij me mjete të tjera, kishte dështuar. Prova historike jo vetëm që nuk ishte dhënë, por ishte treguar e kundërta. Andaj, mendonte se rajoni mund të paqësohet vetëm nëse në konfigurimet e ardhshme (mendohej të atyre që mund të vinin pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që ai e vlerësonte se ishte në rrugë e sipër), do të mendohej që tre popujt kryesorë të Ballkanit: serbët, shqiptarët dhe kroatët, si etni që sado kudo shfaqeshin kompakte, të organizoheshin si shtete të reja nacionale. “Duket iluzion dhe i rrezikshëm modeli i shtetit etnik, por ai paraqet të vetmen mundësi që krizës ballkanike t’i jepet një përgjigje e qëndrueshme”. Në përputhje me këtë, Majer, vlerësonte se Kosova duhej të paraqiste epiqendrën e shtetit të përbashkët shqiptar, pa marrë parasysh ato që kishte sjellë 1912-ta. “Lidhja Demokratike e Kosovës, pa marrë parasysh aktualitetin dhe taktet politike, bashkimin kombëtar duhet ta ketë pjesë të strategjisë afatgjate dhe në qendër të vëmendjes, të cilën duhet ta theksojë përherë, por si çështje demokratike”. Në këtë aspekt Majer, por jo vetëm ai, atëbotë përcaktimin që partia të quhej “Lidhje Demokratike e Kosovës” nuk e shihte si kufizim, si rrudhje administrative, por si pretendim të drejtë për rikthimin e rëndësisë së Kosovës në strategjinë gjithmbarshme të bashkimit të shqiptarëve, si e drejtë që u takonte, nga e cila nuk duhej hequr dorë kurrë e as të druanin se ajo mund të hapte ndonjë ngatërresë të brendshme shqiptare mes Tiranës dhe Prishtinës. Por, mbetej që “Lidhja Demokratike e Kosovës” të themelohej, në mënyrë që këtij të menduari t’i hapeshin që të gjitha dyert. Praktikisht gjërat shkonin rrugës së nisur, meqë dokumenteve u kishte mbetur vetëm pika e ekonomisë së tregut, që të formësoheshin. Për formulimin e pikës së fundit isha marrë vesh me Ajri Begun, ekonomist i njohur dhe guvernator shumëvjeçar i Bankës së Kosovës. Ishte adresa më e qëlluar. Meqë banonim në të njëjtën ndërtesë dhe me Florën (Brovina) bashkëshorten e tij, na bashkonte puna gazetare në “Rilindje” por edhe krijimtaria letrare, po atë mbrëmje, diku në orët e vona, ktheva te Ajriu për formulimin e premtuar. I qetë si gjithnjë më tha se e kishte që moti të gatshëm. Ia kërkova, por ai më tha se e kishte në kokë. Gjithë mahi më tha se duhej ta merrja lapsin dhe të shkruaja. Me aq mbaronte premtimi. Kishte të drejtë. Fjala ishte për një fjali të vetme, me të cilën nënvizohej përcaktimi për ekonominë e tregut, të cilën e shënova dhe ai solli shahun, ku edhe pse vazhdimisht fitonte, kishte qejf të luante me mua.

164

“Nuk kam përparuar për pak ditë”, i thashë. “Lëre, or. Nuk i dihet kësaj pune”, tha dhe m’i hodhi përpara figurat e bardha... Për çudi ia dola ta fitoj partinë e shahut, ndoshta të vetmen që kisha fituar me Ajriun. “E sheh, nuk i dihet kurrë kësaj pune”, më tha qetas dhe me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë. U largova jo me përshtypjen e fitores sa me bindjen se Ajriu qëllimisht ma kishte dhënë atë... Atë natë thuajse deri në mëngjes e kalova duke u marrë me arnimin e programit me ato që i kisha nga Gazmendi, Fehmiu dhe Ajriu. Kisha parasysh se programi do të duhej të dukej i thjeshtë për nga mbarështimi, i drejtpërdrejtë me kërkesat që shtroheshin dhe njëherësh pa ndonjë mundësi që të kthehej në ndonjë pengesë që do t’i delte mbajtjes së kuvendit themelues. Kjo e fundit kishte të bënte me dorëzimin e tij në polici për t’u kërkuar leja ashtu si e parashihte ligji federativ që ishte aprovuar kohëve të fundit ku përcaktohej procedura e themelimit të shoqatave dhe partive të pavarura të qytetarëve. Rreth kësaj çështje vërejtjen ma kishte tërhequr edhe Gazmendi, po edhe të tjerët që konsultoja. Vërejtjen ma kishte tërhequr edhe diplomati amerikan Konak, i cili me anën e një gazetari austriak, kishte paralajmëruar se do të kthente në Prishtinë pas dy ditësh. Në mëngjes kisha të gatshëm programin dhe statutin e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”. Duhej t’ia paraqitja grupit nismëtar për themelimin e partisë, pra që të merrja mendimin e secilit, të atyre që kishin nënshkruar, që me nënshkrimet e tyre, edhe pa u konsultuar gjithaq, e disa madje shumë pak, kishin bërë shumë e shumë, sepse firmat e tyre nuk ishin vetëm çështje numri, por ishin përkrahje për diçka që në ato rrethana të sigurisë e kishte vetëm pasigurinë. Por, që të takoja të gjithë nënshkruesit, kjo nuk ishte e lehtë. Sepse, krahas vrapit nga njëra anë e Prishtinës në tjetrën anë, ishte edhe njëfarë ikjeje e disa nënshkruesve nga “përzierjet” në dokumente, të cilën duhej pasur parasysh. Kjo kishte edhe arsyet e veta dhe duhej kuptuar ata që rezervoheshin. Kohët ishin të vështira. Dhuna serbe në kulm. Po, mund të ishin edhe thashethemet e ndryshme që qarkullonin tashmë nëpër kaluare dhe gjetiu, ku nisma e partisë diku vlerësohej si punë e mirë dhe e guximshme, që duhej përkrahur sa më shumë, diku merrej me rezervë, e diku madje ajo anatemohej në mënyra të ndryshme: nga se mund të ishte kurth i pushtetit, që njësoj, siç ishte vepruar me nënshkruesit e “Apelit 215”, kur fillimisht ishte toleruar, por pastaj kishin pasuar masat e egra dhe

165 represioni ndaj nënshkruesve, të veprohej edhe tani, e deri te hapja “e dyshimeve” se me këtë organizim “titistët e regjur” kërkonin që t’ia hapnin udhën një tregtie tjetër me Beogradin dhe çmos?! Meqë, gjatë dy muajve kisha testuar shumëçka dhe tashmë dija disponimin e pjesës më të madhe të nënshkruesve si të atyre që ishin të vullnetshëm të punonin sa më shumë në këtë drejtim dhe, si të atyre që tregonin njëfarë interesimi por që atë e shfaqnin me një sy dhe, të disave që nuk duhej lodhur me gjithfarë bisedash siç ishin akademikët që kishin nënshkruar listën e themeluesve dhe me këtë i kishin dhënë ndihmë të madhe kredibilitetit të çështjes, vendosa që pjesën më të madhe të nënshkruesve ta vizitoj personalisht me programin dhe statutin në dorë, që po deshën ta lexojnë aty për aty dhe të jepnin mendim, ose nëse pajtohen ashtu kutrrum, siç ngjiste me disa kur tentoja t’i informoja, atëherë të vinin të nesërmen në kafe “Elida” dhe të bisedonim për ditën e mbajtjes së kuvendit themelues, që paraprakisht nënkuptonte edhe konsultime rreth asaj se si do të dukej struktura e udhëheqjes, së paku e kryetarit dhe sekretarit. Gjatë ditës ia dola të vej kontakt thuajse me të gjithë nënshkruesit, me përjashtim të akademikëve që qëllimisht i anashkalova. Pos Ibahim Rugovës, i cili më tha se të nesërmen kishte një takim me disa gazetarë francezë, por që u interesua për konceptin e programit dhe ato që ishin aty, me ç’ rast i dha përkrahje punës së bërë që tha se dokumentet nuk kishte nevojë të ishin të teleisura, por praktike që të kalojnë dhe, Zekeria Canës që po ashtu ishte i zënë por që mbetej të takoheshim pas dy ditësh, të tjerët bënë të ditur takimin në “Elidë”. Sa më kujtohet, pos dyve, që ia lëshuan një sy programit që kishte katër faqe në makinë dhe atë shpejtas, kurrkush nuk mori mundimin as ta shfletonte madje. Kudo merrja të njëjtën përgjigje: “Epo, qenka bërë mirë... Shihemi nesër dhe bisedojmë...” Vite më vonë, megjithatë do të më bjerë në sy, se njëri nga nismëtarët e partisë, që përherë ishte i pranishëm kur bisedonim parimisht për çështjet e partisë, po asnjëherë nuk kishte dashur të merrte pjesë në veprimet konkrete si do të duhej të ishte versioni i fundit i tekstit të programit dhe, do të jetë ndër ata që edhe kur do t’ia ofroj dorën e fundit të tekstit, që së paku një herë ta ketë në dorë, do t’i bishtnojë me fjalët “epo, qenka bërë mirë që qenka kryer”, diku, si me pendesë e dyshim, do të flasë sikur programi të kishte pikur nga qielli i ardhur nga “klanet autonomiste” dhe të ngjashme! Koha dhe ato që kishin hyrë në mes me aq shumë e shumë ngarkesa dhe kthesa të paparashikueshme, po edhe të tjerat, që ishin të natyrshme në aso

166 rrethanash, sigurisht se mund ta kishin bërë të vetën te disa sa edhe të flisnin ndryshe. Por, edhe kjo e papritur e pritshme ishte fare pak nga ato që do të mund të kishin pikur aty ku sekush mund të hynte dhe të dilte sipas dëshirës me qëllime të mira, po edhe asi të tjera që nuk mund të përjashtohen as ndër nismëtarët... Por, mund të ishte edhe një faktor tjetër që të kishte ndikuar tek lajthitje, mbase pa qëllim fare. Fjala është për atë se programit të mirëfilltë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të lexuar në kuvendin themelues dhe të aprovuar me aklamacion, shumë shpejt i ishin shtuar dhe i ishin munguar disa gjera, mbase qysh çastin që i ishte dorëzuar policisë?... Kjo ishte edhe e mundshme, e pritshme madje, kur dihej se kjo parti kishte kundër një aparaturë të madhe shtetërore dhe propaganduese të Serbisë, e cila e dinte fort mirë se nga çonin ujërat e LDK-së, por kishte kundër edhe atë pjesë të shqiptarëve që fanatikisht, ose nga përkatësia shërbime të ndryshme informative ruse-serbe që ishin pjellë e luftës së ftohtë dhe të konfrontimit ideologjik mbi bazat e bipolaritetit, i takonin të menduarit ideologjik dhe çdo shkëputje prej tij e merrnin për humbje të madhe. Amerikanët, që nga fillimi na kishin tërhequr vërejtjen se do të ballafaqoheshim me gjithfarë insinuatash dhe prapaskenash të kësaj natyre, por që atyre nuk duhej vënë veshi. “Karvani ecën e qentë lehin”, më kishin thënë kur ua kisha bërë me dije se programit tonë po i hiqen dhe po i shtohen disa fjali me shumë perfiditet. Që historia t’i ketë dëshmitë autentike të autorit që ka hartuar programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ashtu siç është shpjeguar më lartë, pra edhe me pjesëmarrjen e të tjerëve, që i kanë kontribuar rrumbullakimit të konceptit nismëtar, po sjellë versionin origjinal të tekstit që është lexuar nga ana ime në Kuvendin Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor të vitit 1989 në Prishtinë:

Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kriza e thellë shoqëror, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtutjeshme. Në opsion tashmë janë shumë programe dhe projekte të nduarndurta që mëtojnë të fitojnë legjitimimet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të 167 preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit që jeton në të, pra, edhe të popullatës së Kosovës, e cila ruan të drejtën e saj që lirisht të vendosë për fatin e vet. Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit njëpartiak, ne të nënshkruarit, morëm nismën që të themelojmë: Lidhjen Demokratiket të Kosovës, Si parti për veprim shoqëror-politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe intencat e saj. 1 Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme. Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është pjesa ekonomisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. LDK vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeve të investimeve, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituar të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë – varësisht nga aftësitë; angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare dhe të tjera. LDK angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës; angazhohet për politikë 168 sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe angazhohet për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve. 2

LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim. LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës. LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme; LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve. LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra, angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë. LDK do të angazhohet për një shoqëri demokratike, në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor. LDK do të angazhohet për zgjerimin e kanaleve demokratike institucionale, drejt riafirmimit dhe afirmimit të mëtutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të pozitës së saj kushtetuese si njësi e barabartë e federatës. LDK angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre, që varësisht nga mundësitë që u ofron numri, përqendrimi e shkalla e zhvillimit, në marrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojnë format e konstituimit politik dhe juridik që do të afirmonin barazinë e tyre. 3

169

E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë. Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të: -se shqiptarët, serbët, malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë; -se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe lumturisë së popujve; -se shumësia e kulturave dhe e traditave, e kuptuar drejt, është pasuri; -se bashkëpunimi e miqësia e popujve janë të pandashme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektin e kulturave dhe të traditave, të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit. LDK do të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet: -kundër çdo privilegje ose diskriminimi kombëtar; -kundër konceptet mbi popujt autoktonë dhe shteformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale; -kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit; -kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. LDK përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Angazhohet për zhvillimin e gjithanshëm kulturor të të gjithëve, për arsim të plotë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; angazhohet për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë;angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore, historike dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare; për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen. Në këtë drejtim duhet zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe në Jugosllavi. 4 170

LDK përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve që çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terme diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. LDK është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudovlerave për t’u mbyllur problemet e vërteta, është kundër gjendjeve dhe masave të jashtëzakonshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra për dialog konstruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese, që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie. 5 LDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit të natyrës dhe të resurseve natyrore. Asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t’i shfrytëzojë ato që duhet t’u takojnë edhe gjeneratave të tjera. Në Prishtinë, Më 23 dhjetor 1989.

Dilema: Rugova apo Qosja?...

Te nesërmen në “Elidë”, në “dy ndërrime” erdhën gjithsej njëmbëdhjetë nga katërmbëdhjetë vetë që kishin dhënë pëlqimin. Gjashtë ishin “te sofrës” së parë, dhe pesë të asaj “të dytës”. Ndarja në “sofra” kishte të bënte me kohën e pirjes së kafesë dhe e taraçillëkut të saj nga mëngjesi deri në mesditë dhe nga mesdita deri pasdite. “Të hershimit” rëndom ishin ata të “Rilindjes” që zënin vend herët në dy karriget e kafiterisë të ngjashme me ato të stacionit të trenit. Ndërsa “të vonshmit” kthenin nga mesdita. Kjo “ndarje” megjithatë nuk ishte vetëm formale, sepse gazetarët dhe shkrimtarët e “Rilindjes” i bashkonin afinitetet profesionale, por edhe ato kulturore dhe intelektuale në përgjithësi që këtë kategori e dallonin nga profesionet e tjera, të profesorëve të universitetit dhe të mjekëve që kishin angazhime në katedra apo klinika dhe spitale. Si “sofra” e parë dhe ajo e dyta, nuk u ndalën te dokumentet. Kaluan nëpër to as pa i shikuar fare. Madje, edhe kur u thash se mund t’i merrnin me vete po të donin, u treguan të ftohtë ndaj tyre. Pa ndonjë vërejtje u mbështet edhe propozimi im që kuvendi themelues të mbahej të shtunën më 23 dhjetor në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në orën 11, por që

171 paraprakisht duhej kërkuar leje në polici në përputhje me ligjin në fuqi, ku parashihej dorëzimi i programit, i statutit në dy kopje në gjuhën shqipe dhe atë serbokroate. Aty duhet të ishte edhe lista e themeluesve me nënshkrimet. Kur u përmendën nënshkrimet njëri si me shaka, që megjithatë nuk ishte vetëm shaka, tha se tash mund të kishim punë edhe me policinë. Thashë se kjo nuk përjashtohej, ngaqë me ligjin në fuqi, që e kisha studiuar pikë për pikë, policia, sipas nevojës, mund të verifikonte nënshkrimet qoftë me biseda të drejtpërdrejta me nënshkruesit, duke u trokitur në shtëpi, qoftë edhe me thirrjet në polici. Të gjitha janë të mundshme, thashë dhe shtova se nëse dikush kishte frikë nga telashet me policinë dhe të tjerat, mund të tërhiqet nga nënshkrimi dhe nga meseleja e partisë, por këtë duhet ta bëjë më së largu të hënën e ardhshme, pra pas gjashtë ditësh, kur do ta parashtroja kërkesën për mbajtjen e kuvendit themelues. Sqarimi im sikur për pak solli huti. Mbase disa për herë të parë do ta ndjejnë shqetësimin e përgjegjësisë që niste me atë rast dhe shumë prej tyre më vonë do t’u kthehet në sfidë të përhershme të ballafaqimit me policinë dhe represionin, që për fat të keq, disave nënshkrimi, pajtimi me dokumentet e themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” dhe pjesëmarrja e mëtutjeshme në jetësimin e konceptit të saj, do t’u kushtojë edhe me jetë... Çështja e dytë, ajo e përcaktimit për kryetarin e mundshëm të partisë, ngjalli bisedën. Dolën dy propozime. Njëri që parashihte Ibrahim Rugovën për kryetar dhe ishte nga shumica, ndërsa tjetri Rexhep Qosjen. Propozimi për Qosjen doli nga Ali Aliu. Meqë Ibrahim Rugova kishte nënshkruar listën e themeluesve dhe që nga fillimi kishte mbështetur nismën për themelimin e partisë, por duke u rezervar nga punët përgatitore me arsyetimin se ishte i zënë çka ishte edhe e vërtetë, mbetej që Rexhep Qosja së pari të nënshkruante listën e themeluesve në mënyrë që të fitonte të drejtën e kandidimit për kryetar. Dikush tha se Qosjen nuk duhej ngarkuar me formalitete të ngjashme, por menjëherë duhej ofruar posti, gjë që nuk u pranua dhe me të drejtë. Mbeti që të bisedohej me Ibrahim Rugovën për propozimin e grupit themelues që ai të pranonte kandidaturën për kryetar të partisë, dhe po ashtu u tha se duhej të bisedohej edhe me Qosjen rreth kësaj por me kusht që të nënshkruante listën e themeluesve dhe t’i nënshtrohet kandidaturës në konkurrencë me Rugovën. Shumica u pajtua me këtë vendim dhe njëherësh u autorizua Mehmet Kraja të fliste me Ibrahim Rugovën, ndërsa unë me Rexhep Qosjen. Bisedat duhej të bëheshin brenda dy ditësh, dhe të përgjigjeshin me po ose jo, që të mos krijoheshin zvarritje.

172

Rexhep Qosjen e njihja qysh moti si studiues të zellshëm të letërsisë dhe krijues. E njihja edhe për nga prononcimet e shumta gjatë dy-tri viteve të fundit nëpër gazetat më të rëndësishme të vendit, ku dilte në pah qëndrimi prej intelektualit me kredibiliet, i cili kishte guxim, kurrajo dhe kompetencë që të përballej me sfidat më të mëdha shoqërore dhe politike me të cilat konfrontohej bota jonë që nga ngjarjet e vitit 1981 e tutje, ku fillimisht do të sillet në përputhje me konsensusin e brendshëm intelektual dhe atë shoqëror që të mos përkraheshin proceset e diferencimeve mbi këto vlerësime dhe me asgjë të mos u ndihmohej atyre, për të shkuar pastaj te konfrontimi i drejtpërdrejtë me frymën e Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, siç ishte te ai me rastin e dialogut të parë të shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë në prillin e vitit të kaluar në Beograd dhe deri tek pasqyrimi i qëndrimit shqiptar për vetëvendosje që u shpalos në kongresin e shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, me ç’ rast do të bëhet edhe deponimi shqiptar si subjekt i barabartë në kuadër të shtetit të përbashkët dhe assesi nën tutelën e Serbisë. Shkrimet e Qosjes në “Danas”, “Borba” dhe mediat tjera me ndikim në vend, nuk kishin mbetur të pavërejtura edhe nga mediat e jashtme dhe faktorët që përcillnin me vëmendje zhvillimet në Jugosllavi të cilat qysh atëherë pasqyronin brengosje. Ato gjermane që i përcillja me përkushtim të përhershëm, Rexhep Qosjen e shikonin si njërën ndër figurat e rëndësishme të botës intelektuale shqiptare, së cilës i parashihej vend i rëndësishëm në lëvizjen e ardhshme politike konform asaj që në vendet ballkanike, sidomos në Serbi dhe Kroaci, ishin shkrimtarët ata që jo vetëm ia përcaktonin kahun ideor politikes por të shumtën e drejtonin atë. Në përputhje me këto “parakushte” Rexhep Qosja gjithsesi e kishte vendin në udhëheqjen e partisë që po themelonim, por kjo varej prej tij se a do të angazhohej. Kisha parasysh se kohë më parë anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ishte dashur kohë dhe mund ta bindnin që të jepte një dëshmi para delegacionit të Komitetit të Helsinkit me ç’ rast edhe kishte kushtëzuar praninë në të me ndonjë mospranim dhe të ngjashme. Rexhepin e takova në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku më priti në kabinetin në pjesën lindore të katit të dytë. Rrinte pranë një tavoline të madhe pune i rrethuar me libra të shumta dhe revista. Pa e zgjatur shumë tregova qëllimin e vizitës. Më dëgjoi me vëmendje gjithë ato që ia thashë që nga parakushti i nënshkrimit të listës së themeluesve e deri te konkurrenca në kuvend me kundërkandidat, që mund të ishte Ibrahim Rugova. Kërkoi t’ia

173 lija programin e partisë që ta studionte. Do t’i shikoj me vëmendje të gjitha, më tha, duke ma bërë me dije se mund të ktheja të nesërmen në të njëjtën kohë të bisedonim. Kështu edhe ndodhi. Të nesërmen në të njëjtën kohë i trokita në derë. Prapë u tregua i përzemërt dhe shumë i vëmendshëm. Ma ktheu programin dhe statutin dhe më tha se i kishte lexuar me vëmendje që të gjitha që ishin aty. Por, kishte një parakusht. Dhe ai ishte që të hiqeshin dy nga nismëtarët nga lista e themeluesve. Me nga dy-tri fjalë ma bëri të ditur pse, sipas tij, njëri dhe tjetri nuk e kishin vendin aty dhe nuk pajtohej të gjendej me ta. Ia ktheva se ky kushtëzim nuk mund të pranohej. Së pari, pse nënshkrimi në listën e nismëtarëve ka qenë me dëshirë dhe kjo duhej respektuar. Dhe së dyti, pse askush nuk kishte të drejtë që në një bashkim të lirë të qytetarëve të vente kushte të tilla, pa marrë parasysh se çfarë mendimesh kishte për njërin apo tjetrin. Kështu dhe përfundoi muhabeti ynë për partinë, i pari dhe i fundit i asaj natyre me Rexhep Qosjen. Nga e hëna e caktimit të ditës për mbajtjen e kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri tek e shtuna, kur duhej të përfundonin që të gjitha punët rreth plotësimeve eventuale të programit, por edhe kur do të merrej vesh se mos ndonjë nga nënshkruesit e listës së nismëtarëve të themelimit të partisë do të hiqte dorë nga përcaktimi i mëparshëm, në mënyrë që lista t’u dërgohej organeve zyrtare për lejim, nga brenda nuk do të ndodhte gjë pos që do të merrej vesh për mospranimin e kandidaturës për kryetar të partisë nga Qosja, pse nuk ishte pajtuar me dy anëtarët e këshillit nismëtar dhe po ashtu të mospranimit të Ibrahim Rugovës, me arsyetimin se ishte shumë i zënë me Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës dhe angazhimet e mëdha në të, por me premtimin se do ta përkrahte kursin e partisë dhe punën e saj me të gjitha mundësitë. Nga “pamja e jashtme” dhe lëvizjet nga andej, megjithatë koha prej katër- pesë ditësh kishte qenë plot e përplot lëvizje. Sepse të mërkurën do të shfaqet i ngarkuari i ambasadës amerikane Konak bashkë me një bashkëpunëtor që kishte kërkuar ta shihte versionin e fundit të programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në gjuhën shqipe dhe atë serbokroate, para se t’i dërgohej të hënën policisë për t’u kërkuar leja për mbajtjen e kuvendit themelues. Aty ishte hapur edhe çështja e kryetarit. Rugova duhet të jetë kryetar kishte thënë amerikani edhe pasi që ia kisha bërë me dije se hezitonte ta pranonte ngaqë ishte i ngarkuar me Shoqatën e Shkrimtarëve.

174

“Partia është më e rëndësishme se Shoqata”, tha me një buzëqeshje të shkurtër që dukej e thartë. “Rugova këtë e di”. Më tha se do të shiheshim edhe një herë të shtunën në mbrëmje në kafiterinë para teatrit me ç’rast caktoi edhe orën. Dhe, pasi mori kopjet e programit të partisë në të dy gjuhët bashkë me listën e themeluesve, u largua si hije. Nuk e di se ç’ ndjeva atyre çasteve më tepër: njëfarë përvijimi të çuditshëm frike, e përcjellë me hetimin e një si zbrazësie, apo trimërim?... Një copë herë bëra ta qartësoj gjendjen, por kjo nuk më erdhi për dore. Edhe ecja madje më dukej si lëvizje e papeshë e ngjashme me atë ndjenjën e sjelljes nëpër ndonjë askundje... Përshtypja e gjësendit të papeshë që lëvizte nëpër hapësirë, në njëfarë mase më përcolli deri në orët e vona të mbrëmjes kur bashkë me Gazmend Zajmin, që ia kisha bërë me dije se duhej të takoheshim doemos për të pirë një kafe, shkuam në kafiterinë para Teatrit dhe aty takuam diplomatin amerikan me një që tha se ishte gjerman, që u paraqit gazetar i “Westdeutsche Runkfunk” dhe aty ishte në emër të redaktorit të tij Hors Weseler, që bënte një shkrim për zhvillimet më të reja në Kosovë. Gazmendi nuk u befasua nga “e papritura”. Shpejt e mori veten dhe madje, sapo diplomati amerikan nisi të fliste për programin e partisë dhe ta quante “si shumë praktik”, zuri të komentonte pikën që ai kishte formuluar, pra atë të kërkesës së barazisë në federatën si subjekt i barabartë, gjë që amerikani, por edhe gjermani që e dëgjuan me vëmendje e vlerësuan, si faktikisht të qëlluar, parimisht të qëndrueshëm, ndërsa politikisht të pranueshëm. Pasi që e njoftova se të hënën bëhej paraqitja e dokumentacionit në polici, dhe pasi që më tha se duhej t’ia dërgoja konfirmimin e policisë bashkë me të gjitha materialet që do të dorëzoheshin aty me anën e faksit në një numër që ma dha, kur po dilnim nga kafiteria, amerikani la porosinë se Ibrahim Rugova gjithsesi duhej të zgjedhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të dalë, takuam profesor Fehmi Aganin bashkë me Abdyl Ramën, redaktor në Entit të Botimit të Teksteve. Ashtu në lëvizje e njoftova me diplomatin amerikan dhe gjermanin. Profesor Agani dukej se u zu paksa i befasuar kur pa Gazmendin aty, rëndom u ikte takimeve me të huajt ç’ prej kohësh. Pas pak u ndamë në tri anë: amerikani dhe gjermani në drejtim te “Grandit”, profesor Agani dhe Abdyl Rama në drejtim të Kuvendit, ndërsa me Gazmendin kaluam në anën e majtë, në drejtimin që shpinte kah rruga e Dubrovnikut.

175

Të hënën në mëngjes, diku nga ora dhjetë, pasi që të kem pirë kafenë me Xhemail Mustafën dhe Mehmet Krajën në “Elidë” dhe do t’ua bëj me dije se po nisesha për në polici të paraqitja njoftimin për mbajtjen e kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mora rrugën e daljes në drejtim të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Prishtinës, që nuk ishte larg nga aty. Në atë shalakatje, më doli përpara profesor Hajrullah Gorani, që më pyeti se nga ia mbaja ashtu. Si me shaka, ia bëra se po shkoja për “hafijellëk”. Por, menjëherë ia tregova edhe qëllimin. “Hajli qoftë” ma ktheu dhe tha se më kishe krah. Ndjeva sikur dikush befas po më mbronte. “Kjo ditë mbetet e shënueshme” tha profesori me një zë të matur por tingëllues, të cilit ia zura krahun sikur të kërkoja mbështetje nga dikush më i fortë se unë. Profesor Goranin e njihja më tepër nga veprimtaria e tij në lëvizjen sindikaliste, por që gjatë ndejave në “Elidë”, herë pas here na binte të takoheshim dhe të bisedonim për çështjet që i mundonin të gjithë. Kishte treguar interesim edhe për themelimin e partisë së re dhe kishte shprehur mbështetje. Do të jetë ndër ata që gjatë gjithë kohës së konstituimit të mëtutjeshëm të partisë, në fazën e saj më të rëndësishme të përhapjes, do t’i ndihmojë asaj që problemeve të kohës, sidomos atyre ekonomike, t’u qasej me kompetencë profesionale. Edhe pse me probleme të shumta në lëvizjen sindikaliste, veçmas kur pas grevës së tre shtatorit të vitit të ardhshëm, punëtorët do të mbesin pa punë, Hajrullah Gorani nuk do ta kursejë kohën dhe as mundin që sindikatat t’i kthejë në krah të fuqishëm të lëvizjes gjithëpopullore dhe shtetformuese. Atë ditë ndër më të gjatat me përjetime të vështira që kisha pasur kohëve të fundit, megjithatë, prania e profesor Goranit në polici dhe gjithë ato bredhjet nga stacioni në stacion dhe ballafaqimi me burokracinë policore- politike më kishte ndihmuar së tepërmi të përballoja “mundimet e formaliteteve” por edhe atmosferën që bënte të ditur se me kë do të kishim punë. Sepse, fillimisht, sapo do të paraqitemi në shalterin për informim të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Prishtinës që të merrnim udhëzime se kujt duhej drejtuar kërkesa për themelimin e partisë, do të hasim në reagime “befasuese” të policëve dhe të zyrtarëve të cilët do të thonë “çfarë partie e re kërkohet kur kemi një” dhe provokime të ndryshme, të cilat do të prajnë paksa kur do të vijë njeri nga lartë, i cili do të na thotë se duhej të prisnim në një korridor tjetër në të majtë, ku nga pjesa e prapme kishte shumë hyrje dalje dhe rëndom silleshin për në katin e sipërm të lidhur, aso që

176 mbaheshin me duar mbrapa. Mbi një orë u dash të përballonim atë pritje, që dikur të vijë një zyrtar me fjalët “ju të partisë pas meje” të na dërgojë në një dhomë, ku pas pak do të hyjë një tjetër dhe do të kërkojë të dijë se çfarë kërkonim. I thash se isha për ta paraqitur informatën rreth mbajtjes së Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte në përputhje me ligjin për bashkimin e lirë të qytetarëve në shoqata dhe parti. Me një mospërfillje të theksuar m’i kërkoi dokumentet dhe pasi i mori bashkë me to doli. Mbetëm aty edhe një copë herë. Kur u kthye ma dha një letër ku ishin disa shifra dhe tha se duhej të paraqitesha në stacionin policor të vendosur në shkollën “Branisllav Nushiq”, meqë sipas tij, ai stacion policor ishte përgjegjës për sigurinë e njësisë si pjesë ku do të mbahej kuvendi themelues. Na tha se nuk kishim shumë kohë, meqë pranimi i lëndëve të tilla zgjaste vetëm deri në orën dymbëdhjetë dhe bëhej vetëm një herë në javë për shkaqe sigurie. Kishim më pak se gjysmë ore në dorë. Na mjaftonte që të shkonim me kohë, por më rroku droja se atje mund të na dalë ndonjë pengesë e qëllimshme dhe i gjithë mundi mund shkonte huq, së paku për një javë, dhe java për atë fund muaji do të thoshte shtyrje për vitin e ardhshëm. Nuk desha me këtë ta ngarkoja profesor Goranin, i cili e kishte të qartë se mund të dilnin edhe telashe të tjera. Kur morëm rrugën në drejtim të “Grandit”, i thashë se po të donte mund të më lente vetëm, meqë edhe ashtu më kishte ndihmuar si shumë. Tha se “bashkë e nisëm dhe bashkë do ta bitisim”. Ecëm shpejt por heshtazi deri te stacioni i policisë, ku duhej të paraqiteshim. Meqë policia e Serbisë prej kohësh ia kishte marrë kompetencat policisë së Kosovës, dhe prania e tyre ishte rrudhur vetëm në shërbime përcjellëse si roje apo shoferë, takimin e parë e patëm me një polic shqiptar, roje në pjesën e hyrjes, që tha se ishte nga Skivjani një katund në afërsi të Gjakovës dhe meqë i kishte rënë rasti të na njihte kishte për nderë të na ndihmonte për aq sa kishte mundësi. Madje, shtoi se në shkollën policore në Vuçitërnë, në kuadër të lekturës së gjuhës shqipe kishte lexuar romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Dukej se ishte i gatshëm për biseda, por profesor Gorani i tha se kishim edhe pak kohë për të dorëzuar njoftimin aty ku na kishin udhëzuar dhe kërkoi që këtë ta bënte sa më parë. “Mos keni merak se gjallë a dekë nipi i Ukshin Miftarit, e kryen këtë punë”, tha.

177

Me atë përbetim dëshironte të na bënte me dije se ishte nip i Ukshin Miftarit të Skivjanit, të cilin fashistët italianë e kishin varur në Gjakovë në fillim të vitit 1943 bashkë me Ganimete dhe Abedin Tërbeshin. Dhe, përnjëmend, pas pak erdhi me konfirmimin e informimit, ku ishin disa numra dhe një vulë në mes e policisë lokale. “U prift e mbara! Dhe dine se nipin e Ukshin Miftarit e keni me vete”, na tha.

Dita e 23 dhjetorit 1989

Meqë nga policia nuk kishim marrë kurrfarë lajmërimi, dhe me ligjin, kjo do të thoshte se nuk kishte pengesa për mbajtjen e kuvendit themelues të partisë, të premten dihej se e shtuna ishte dita jonë, dita e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, edhe njëzet e katër orë para mbajtjes së kuvendit themelues nuk dihej se a do të pranonte Rugova kandidimin. Milazim Krasniqi, ishte paksa optimist. Thoshte se “bali” ndoshta do të mendohet edhe pak dhe do ta pranojë. Meqë gjatë gjithë kohës rrinte me të, mund të kishte shenja kur fliste ashtu. Fakti se para tri ditësh ishte takuar me diplomatin amerikan Konak dhe gazetarin gjerman, me të cilët kishin pirë kafe në “Qafë”, mund të lidhej me kërkesën amerikane që i ishte parashtruara personalisht. Mendja ma thoshte se diplomati amerikan nuk do të kishte thënë se Rugova duhet të zgjidhet kryetar i partisë, meqë ajo ishte më e rëndësishme se shoqata. Ibrahim Berisha, që përherë dallohej me njëfarë humori pickues, tha se për çastin problem ishte përzgjedhja e anëtarëve, me këtë mendonte për numrin e atyre që do të vinin në kuvendin themelues, se sa për vetë kryetarin. “Ia bëjmë disi. Pranoi a nuk pranoi Rugova, ia lëmë kopilin te dera”. Në të vërtetë brenga që shfaqte Berisha për një pjesëmarrje sa më të gjerë në kuvendin themelues ishte e një rëndësie të madhe, madje edhe vendimtare për punën e mëtutjeshme. Sepse, po mungoi interesimi, atëherë mund të dilnin të vërteta ato që çarshia ditëve të fundit kishte përhapur jo pa qëllim se si puna e partisë së re do të mbetet si ajo e UJD-it, pra me disa shkrimtarë dhe akademikë dhe pa mbështetje të pjesës tjetër, ku nuk mungonin edhe thashetheme dhe shpifje të tjera ndër më të sofistifikuarat nga qendrat e ndryshme të cilat e dinin fare mirë se çfarë do të thoshte themelimi i një partie autentike me orientim të qartë perëndimor dhe me qëndrim kundër monoklit të komunistëve, e prirë nga një elitë intelektuale e cila kishte dhënë dëshmi

178 të mjaftueshme se ishte në gjendje të marrë përsipër fatet e vendit po qe se për këtë do të jetë e detyruar. Bujar Bukoshi, që po ashtu njihej si optimist i papërmirësueshëm thoshte se “edhe kësaj pune i gjendet çarja”. ”Mjafton një haber deri në spital dhe saora mund t’i keni një mijë themelues këtu.” Dhe, diçka të ngjashme sigurisht se Bukoshi, Zenel Kelmendi dhe mjekët përreth tyre që kishin dhënë ndihmesë të madhe gjatë punëve përgatitore, mund ta bënin. Kjo do të paraqiste “shpëtim fytyre”, por jo edhe arritje të qëllimit. Na duheshin intelektualët, që nga gazetarët, shkrimtarët, profesorët e universitetit dhe të tjerët dhe jo vetëm numra. Po ashtu na duheshin edhe femrat, të cilat mund të numëroheshin me gishta. Me këto rropatje pritëm ditën e nesërme, atë të shtunës së 23 dhjetorit, që njëherësh ishte edhe natë e krishtlindjeve. Dhe ajo ishte një ditë e zymtë dimri, me një si tis të hollë mjegulle që ishte lëshuar në pjesën e ultë të Prishtinës. Rrugët ishin të qeta dhe dukeshin se kishin më pak se rëndom njerëz. Zbrazëti vërehej edhe në “Elidë”, ku të shtunave, që nga mëngjesi e kishe vështirë të gjeje vende të lira. Por, atë ditë, aty kishin zënë vend disa nga ata të listës së themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kraja, Xhemal Mustafa, Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi, Hysen Matoshi, Neshet Nushi, ndërsa pas pak do të bashkohen edhe Bujar Bukoshi, Zenel Kelmendi dhe shoqëria e tyre, ku ishte Skënder Kada, avokati Isuf Haklaj dhe të tjerë. Neshet Nushi, si më i vyeshmi që ishte për punët organizative tha se kishte marrë të gjitha masat që salla e Shoqatës së Shkrimtarëve të pastrohej dhe të hiqeshin tavolinat e tepërta. Pak nga pak dhe po afrohej koha e nisjes. Edhe më tutje kishte mbetur pezull puna e kryetarit. Milazim Krasniqi thoshte se Rugova do të vinte në kuvend dhe kjo kishte rëndësi. Kur po ecnim ashtu grumbull në drejtim të daljes kah stadioni i qytetit kah baraka e Shoqatës, Ibrahim Berisha e mbase edhe Mehmet Kraja thanë se Rugova duhej propozuar për kryetar dhe le të bëhet çfarë të bëhet. Mua më zunë ngoje për postin e sekretarit të përgjithshëm. Të tjerët nuk thanë tjetër pos që vazhduan rrugën drejt Shoqatës. Kishte edhe një gjysmë ore deri te fillimi i punimeve të kuvendit themelues. Dukeshin disa veta që silleshin si me kureshtje, por jo tjetër. Neshet Nushi kishte zënë vend në pjesën e skajshme, te kthesa e rrugës që kishte shumë baltë, që t’i orientonte ata që ishin nisur për aty. Në pjesën tjetër kishte dërguar edhe dy të rinj që ta bënin të njëjtën punë.

179

Rugova ishte aty dhe priste në zyrën e vogël gjithë tym. Pasi u përshëndetëm e lamë të qetë. Me të mbetën Milazimi dhe Ali Aliu. Pas pak doli Milazimi me disponim të mirë dhe me shenjën se “bali” kishte lëshuar pe. Hymë në kthinën tjetër, ku mezi silleshim dhe bashkë me Xhemën po bisedonim për rendin e ditës. Milazimi tha se ishte mirë që kuvendin ta hapte dr. Zenel Kelmendi, që pasi do të propozonte kryesinë e punës në përbërje të Ibrahim Rugovës, Ali Aliut dhe meje si dhe të propozonte për procesmbajtës Hysen Matoshin, me dy-tri fjalë përshëndetëse t’i falënderonte të pranishmit. Pastaj t’i jepej fjala dr Zekeria Canës të përshëndeste tubimin në emër të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe po ashtu fjala t’i jepej edhe Veton Surroit, meqë kishte shprehur dëshirën që do të përshëndeste në emër të UJD-it. Në vazhdim unë do të paraqita programin dhe statusin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në fund, Milazim Krasniqi, në emër të grupit themelues do të dilte me propozimin për kryetarin, sekretarin dhe anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk ishte paraparë kurrfarë diskutimi, pos fjalës falënderuese të kryetarit. Në orën njëmbëdhjetë, pasi që salla e vogël e Shoqatës së Shkrimtarëve ishte mbushur plot dhe përplot e disa të tjerë madje kishin mbetur në korridor dhe jashtë - me të cilët ishte marrë Nesheti, që kishte bërë përpjekje që asnjë të mos kthehej nga shkaku i vendit por t’i mbante me premtimin se së shpejti do të kishte vend për të gjithë – dr. Zenel Kelmendi kishte hapur mbledhjen e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës me fjalët se “ajo ditë fillonte shënimin e një kthese historike për të ardhmen e Kosovës, ngaqë ajo bëhej me një parti politike autentike properëndimore, e cila do t’i mbrojë interesat e saj jetike në përputhje me vullnetin e popullit”. Sipas marrëveshjes fjalën ia kishte dhënë dr. Zekeria Canës që të përshëndeste në emër të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të themeluar para dy muajsh në Prishtinë. Zekeria Cana, foli me emocione për një fillim historik. Ndërsa Veton Surroi, në emër të UJD-it përgëzoi të pranishmit për guximin qytetar dhe intelektual që kishin shprehur me përcaktimin që të bëheshin gur themeli i një partie të lirë. Pastaj fjala m’u dha që të paraqitja dokumentet e partisë: programin dhe statutin. I lexova që të dyja me një prajshmëri në mënyrë që të ishin sa më të kapshme. Fillimisht bëra të ditur se dokumentet i kisha hartuar unë pas një konsultimi me të tjerët në përputhje me përcaktimet e konceptit themelor që kishin dalë nga ujdia e arritur midisi grupit të parë të themeluesve, e që ishin pranuar edhe prej të tjerëve.

180

Programi dhe statuti u përshëndetën me aklamacion dhe u pranuan si dokumente bazë të partisë. Në fund, fjalën e mori Milazim Krasniqi, i cili në emër të këshillit nismëtar të themeluesve doli me propozimin që për kryetar të partisë të zgjidhet dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi, ndërsa për anëtarë të kryesisë propozoi: dr Fehmi Aganin, dr. Ali Aliun, dr. Bujar Bukshin dhe Nekibe Kelmendin. Propozimet për kryetarin, sekretarin dhe anëtarët e kryesisë u pranuan dhe u aprovuan me aklamacion të gjatë. Ibrahim Rugova, me pak fjalë u falënderua për besimin e dhënë. Zërin e kishte të shterur sa mezi fjalët ia kapnim ne që e kishim afër. Megjithatë, ato që tha ishin të ngjashme me një si betim që jepet një herë dhe ai kthehet në kod të përhershëm përcaktues. I tillë dukej Ibrahim Rugova i asaj dite siç do të mbetet i tillë përherë... Me kaq mori fund kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pasi që të pranishmit do të nënshkruhen në listat e themeluesve dhe ishin gjithsej 127 sosh, kryetari Rugova bashkë me kryesinë dhe disa nga themeluesit, organizuan një konferencë për shtyp para gazetarëve të shumtë që përcollën punën e kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës. U shtruan shumë pyetje, ku nuk mungonin ato si shihej Lidhja e Komunistëve e Kosovës: partnere apo kundërshtare? Rugova bëri të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës, siç theksohet edhe në programin e saj, angazhohet për pluralizëm demokratik dhe sistem shumëpartiak por pa monopol të askujt. Në këtë aspekt edhe Lidhjen e Komunistëve, po qe se ajo do të jetë në gjendje të ruajë anëtarësinë në Kosovë, dhe të tjerët , do t’i shohë si partnerë. Në një pyetje tjetër, se çfarë do të ndodhë po qe se Lidhja e Komunistëve nuk do t’u pranojë si partnerë politikë, por si armiq, Rugova tha se nuk ishte çështje e Lidhjes Demokratike të Kosovës t’ia ndikonte apo t’ia ndërronte dioptrinë Lidhjes së Komunistëve, por një gjë e dinte, se monopoli i saj po merrte fund dhe shumë shpejt Lidhja Demokratike e Kosovës do të kthehet në forcë autentike politike e cila do të konkurrojë me vizionin e barazisë, të demokracisë dhe të kthimit kah vlerat perëndimore. Shtypi i Beogradit, ai i Zagrebit, i Lubjanës dhe i qendrave të tjera, do t’u bëjë jehonë të madhe fjalëve të Rugovës rreth partneritetit me Lidhjen e Komunistëve në fushën e pluralizmit politik dhe theksimit se ajo duhej të hiqte dorë nga monopoli politik.

181

Në Beograd ky theksim do të interpretohet si përpjekje kameleonë e separatistëve shqiptarë që me anën e pluralizmit të rrënojnë Lidhjen e Komunistëve e me këtë edhe Jugosllavinë. Në Zagreb, në komentin kryesor të “Danasit”, themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe fjala e Rugovës para gazetarëve do të quhen “fillim i ri jo vetëm në Kosovë, por edhe në skenën e përgjithshme jugosllave drejt thyerjes së monopolit të komunistëve”. Në Lubjanë “Dello”, në faqen e parë do të theksojë se “Kosova nuk është më pashallëk politik i Millosheviqit, por në timonin e inteligjencies shqiptare, që shkon kah perëndimi”. “Borba” e Beogradit, e cila mundohej të ishte më e matur dhe t’i jepte vend edhe qëndrimit të shqiptarëve të injoruar nga mediat tjera serbe, më katër janar do të sjellë në një gjysmë faqe në tërësi dhe pa kurrfarë komenti programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte kjo një ndihmesë e madhe që opinioni jugosllav, së paku ata që kërkonin të ishin të informuar si duhej, të mos binte pre e propagandës dhe manipulimeve serbe, të cilat si do të shihet, në këtë drejtim do të fillojnë fushatë të egër kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahësve të saj, jo që themelimin e saj ta zhbënin, por që të frikësonin ata që me të shpejtë do t’i bashkohen për ta kthyer në një subjekt politik ndër më të fuqishmit jo vetëm në skenën politike të Kosovës, por edhe në atë të vendit në përgjithësi. Edhe në shtypin europian themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vërehet, ku më shumë e ku më pak, por gjithnjë i parë si zhvillim pozitiv edhe përkundër provokimeve që shqiptarëve u bëheshin nga regjimi serb i Beogradit që ua kishte marrë të gjitha dhe shpresonte se si të dëshpëruar, me ndjenjën se janë të harruar edhe nga Perëndimi dhe përkrahja e tyre e të lënë peng serb, ashtu do t’i privonte edhe nga konceptet civilizuese dhe nga përcaktimet perëndimore. Gjermanët, do t’i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme lindjes së LDK-së, pse disa nga mediat e atjeshme (“Westdeutsche Rundfunk”, ”Frankfurter Allgemeine”dhe DPA) kanë qenë inspirues të drejtpërdrejt të themeluesve të saj, kështu që krahas lajmeve do të sjellin edhe vlerësime, ndër të cilat duhet dalluar atë të gazetës “Frankfuter Allgemeine” me titullin “Paraqitja triumfale e Rugovës në politikë”, duke u vlerësuar si një sihariq që vjen nga Kosova ndaj të cilit duhet pasur respekt që të gjithë, madje edhe serbët e indoktrinua me nacionalizëm dhe shovinizëm, sepse si thuhet me subjektin e parë partiak të shqiptarëve, po u ofrohet rast për pajtim historik me shqiptarët”.

182

Lajmet për themelimin e LDK-së si një kapitull i ri politik në Kosovës por edhe në Jugosllavi, nuk do të mungojnë edhe në shtypin francez dhe atë të Britanisë së Madhe, ndërsa në SHBA, gazetari i njohur Bajder, në një shkrim në “Uashington post” të botuar në fillim të janarit, themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës natën e krishtlindjeve, do t’ui atribuojë “qëllimin” e mesazhit perëndimor që vinte nga shqiptarët e Kosovës për Perëndimin, që t’u ndihmonte që të ktheheshin ku e kishin vendin.

Beteja historike kundër komunistëve

Ndonëse mediat e Kosovës të mbikëqyrura rreptë nga aparati komunist i lansuar nga Beogradi do të bëjnë çmos që fillimisht të kalohej heshtazi nëpër këtë ngjarje, ndërsa më vonë, ato në gjuhën serbokroate “Jedinstvo” e Prishtinës do ta shpallin “qendër separatiste”, nga mediat jugosllave që vinin në Kosovë, po edhe nga radiostacionet e huaja (Zëri i Amerikës, Europa e Lirë, BBC dhe të tjera) emisionet e të cilave thuajse për shqiptarët paraqitnin të vetmin burim informimi, me të shpejt do të kuptohet e vërteta për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Botimi i programit të LDK-së nga “Borba” e Beogradit e datës katër janar të vitit 1990, (ndonëse me disa nga insinuatat që atë do ta përcjellin gjatë gjithë kohës duke iu hequr apo amputuar fjalë e fjali), pra vetëm një javë pasi që partia të themelohet në Prishtinë si dhe të nesërmen theksimet nga konferenca për shtyp e Ibrahim Rugovës rreth përkushtimit që partia e re të jetë forcë dominonte në skenën e ardhshme plurale të Kosovës, do ta shumëfishojnë interesimin për subjektin e ri politik shqiptar. Kështu, nga pesë janari e tutje kur do të fillojë regjistrimi i parë i hapur i të interesuarve në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për pesë ditë ajo do të arrijë numrin prej njëmijë anëtarësh. Kur për këtë do të jepej bilanci i parë në “Zërin e Amerikës”, javën e dytë, do të fillojë një invazion i vërtetë që arrinte numrin rreth pesëqind të anëtarësuar në ditë. Vetëm nga “Rilindja”, brenda një dite do të regjistrohen shtatëqind e pesëdhjetë anëtarë. Meqë anëtarësimi në LDK bëhej me anën e fletëparaqitjeve të shkruara me makinë shkrimi ku thuhej se me vullnet pranohej programi dhe statusi i Lidhjes Demokratike, zunë të mungonin formularët. Kjo shtroi nevojën që disa nga aktivistët e dalluar nga radhët e nismëtarëve që merreshin me shtypjen e formularëve nëpër ndërmarrje të ndryshme, ku këtë e bënin gjysmë ilegalisht, të përqendrohen te disa shtypshkronja, si “Rilindja”, “Progresi” i Prizrenit, që të sillnin sa më shumë formularë. Aty ku mungonin formularët, atëherë bëheshin lista të 183 përbashkëta anëtarësimi dhe silleshin në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku tashmë ishte vendosur kryesia dhe e gjithë “logjistika” e saj partiake, që mbikëqyrej nga sekretari i përgjithshëm dhe disa nga themeluesit, të cilët kryenin që të gjitha punët, që nga furnizuesit me letra e deri te mbikëqyrja e regjistrimit. Javën e dytë, e përballur me një zhvillim tepër dinamik të regjistrimit, ku dy zyrat e vogla të Shoqatës nuk ishin në gjendje t’i jepnin xhevap regjistrimit, ndërkohë që nga pjesë të tjera të Kosovës vinin gjithnjë e më shumë kërkesa për anëtarësim dhe vullnetarë të shumtë prisnin udhëzime si të veprohej, kryesia do të marrë vendimin për fillimin e themelimit të degëve në të gjitha qendrat e atëhershme komunale, gjithsej njëzet e dy sa ishin. Lajmi do të jepej në mediat e huaja (Zëri i Amerikës, Europa e lirë dhe BBC) bashkë me sqarimin se aktivistët nëpër qendra duhej të siguronin formularët e regjistrimit si dhe kopjet e programit dhe të statutit të Partisë, që edhe ashtu kishin filluar të fotokopjoheshin dhe të shpërndaheshin në të gjitha qendrat, pa marrë parasysh se gjatë shumëzimit të programit të partisë, atij do t’i amputohen disa nga insinuatat, me të cilat partia do të përballej nga kundërshtarët e saj. Kështu, dega e parë komunale e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të themelohet në Fushë të Kosovës në fillim të shkurtit, për të vazhduar pastaj me atë të Obiliqit dhe me të tjerat që nga Peja, Gjakova, Prizreni, Kaçaniku dhe kështu me radhë nga komuna në komunë deri në Zubin Potok, në mënyrë që ky proces thuajse vetëorganizues dhe të shumtën i pambikëqyrur nga qendra të përfundojë për më pak se një muaj. Kur pas një muaji regjistrimi mediave do t’u raportohet për rreth tridhjetë mijë anëtarë dhe për përhapjen dhe shtrirjen e mëtutjeshme të infrastrukturës organizative nga degët në nëndegë gjithnjë e më thellë duke arritur edhe te banorët e katundeve më të skajshme të Kosovës, dhe kur ky “invazion” i papërmbajtshëm i anëtarësimit do të regjistrohet edhe nga kamerat e shumë kompanive botërore dhe reporterët e mediave të fuqishme , të cilët do të binden personalisht, si raportonin, me “mrekullinë” LDK, vetë kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të befasohet me këtë zhvillim, kështu që do të marrë vendimin që nëpër nëndegë të lejohet edhe regjistrimi kolektiv, që do të thotë se pranohej kalimi i anëtarësisë së deriatëhershme të Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Kosovës në Lidhjen Demokratike të Kosovës me anën e një kërkese drejtuar partisë. Kjo mënyrë e re pune liroi qendrën (Prishtinën) por edhe degët nga “invazion” i anëtarësimit individual. Nëndegët, të shumtën bënin regjistrime kolektive, të cilat shpreheshin me

184 vendime me shkrim për kalimin nga LSPP në LDK. Ishte një situatë paksa absurde, kur një anëtarësi e tërë çap-rrap ndërronte përcaktimin nga “njëra anë” në “tjetrën”, por edhe kjo pasqyronte më së miri ndryshimin e gjendjes nëpër të cilën kalohej nga ajo e një monopoli shumëvjeçar ideologjik tek një shprehje e deklarimit të lirë që lidhej me një subjekt autentik i dalë nga radhët e intelektualëve. Kjo do të bëjë që brenda pak ditësh e Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës të Kosovës të kalojë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, trendë këto “të garës”, që tashmë kishin filluar të barteshin edhe kah konkurrenti kryesor Lidhja e Komunistëve të Kosovës drejt thyerjes së monopolit gjysmë shekullor partiak, që pashmangshëm LDK-në e involvonte në një “betejë për jetë a vdekje” me komunistët dhe sistemin e cila do të mund të kthehej në një luftë të vërtetë ngaqë humbja e monopolit të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës njëherësh do të thoshte edhe humbje e fuqisë së pushtetit të Beogradit pikërisht aty ku ishte përqendruar e gjithë beteja shtatëvjeçare e tij për hegjemoni. Kjo gjendje me siguri se kryesinë e LDK-së do ta ballafaqojë me një sfidë të re, e cila nuk ishte më e natyrës së sjelljes në rrethanat që shteti jugosllav mundohej t’i paraqiste si “zhvillime paraplurale”dhe madje me anën e tyre të mundohej që jashtë të amortizonte paksa sjelljen gjithnjë më nervoze të udhëheqjes serbe ndaj frymës së ndryshimeve që tashmë kishte filluar të depërtonte edhe në Kroaci dhe Slloveni, por në Kosovë ajo paraqiste betejën vendimtare midis përcaktimit të prerë pro dhe kundër komunizmit, që të parën e mbronte Lidhja e Komunistëve dhe të dytën Lidhja Demokratike e Kosovës, ku të parët kishin përkrah shtetin me aparatin policor-ushtarak dhe çdo gjë tjetër, ndërsa të dytët kishin vullnetin e madh të shqiptarëve që të hiqnin një herë e përgjithmonë diktaturën e ideologjisë komuniste nga qafa, por që pikërisht kjo ndeshje midis forcës së pushtetit që të mbrohej me të gjitha mjetet që kishte dhe vullnetit që të realizohej me përcaktime demokratike, sillte në pozitë të pabarabartë dhe në rrezik madje përkrahësit e vullnetit të lirë demokratik, që mund të kishte pasoja të rënda për të dytët. Kjo gjendje madje, do t’u thuhet haptas përfaqësuesve të ambasadave të SHBA-ve, të Gjermanisë, Britanisë dhe Madhe dhe të Francës kur bashkërisht do të vizitojnë selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe do të bisedojnë me dr. Ibrahim Rugovën dhe disa nga anëtarët e kryesisë që ishin të pranishëm. Ibrahim Rugova do t’i njoftojë diplomatët me gjithë ato që kishin ndodhur brenda më shumë se një muaji, kur LDK thuajse për nga numri i anëtarëve kishte arritur atë të LKJ (shtatëdhjetë mijë komunistët dhe pesëdhjetë mijë

185

LDK me tendencën që brenda disa ditësh të barazohen dhe të tejkalohet). Rugova, në një farë mënyre do të kërkojë nga përfaqësuesit e fuqive kryesore të botës perëndimore, që kishin mbështetur themelimin e LDK-së dhe disa prej tyre, amerikanët dhe gjermanët, drejtpërdrejt kishin marrë pjesë edhe në nismën e themelimit të saj, se çfarë qëndrimi duhej mbajtur në garën e ardhshme me Lidhjen e Komunistëve? Të ecet me hapa paralelë, pra që anëtarësimi të shkojë pa prekur strukturën e saj? Apo, të shkohej në ndeshje të hapur, që LDK të rrënojë Lidhjen e Komunistëve me anën e marrjes së anëtarësisë, siç ishte vepruar me Lidhjen Socialiste? Më kujtohet se përfaqësuesi amerikan do t’i drejtohej Rugovës me pyetjen sa ishte në gjendje Lidhja Demokratike e Kosovës të hynte në atë betejë pa qenë e sigurt se mund ta fitojë? Rugova do t’i thotë nuk ishte këtu në pyetje rezultati, meqë ai dihej se do të ishte në anën tonë, si tha me mahi, nëntë me një dhe, me atë nëntë me një kishte menduar për raportin midis shqiptarëve e serbëve të popullatës, por ishte droja e reagimeve të papërmbajtshme të regjimit serb ndaj asaj kthese me mjete represive, të cilat ajo mund t’i vente në veprim pas ndonjë inskenimi që mund ta bënte nga ato të njohurit siç ishin ai që do të përdorej në Kosovë në pranverën e vitit 1945 kur në Drenicë do të shpallej ringjallja e “kundërrevolucionit” dhe të ngjashme. Rugova përkujtoi se mediat serbe, sidomos “Jedinstvo” e Prishtinës dhe “Politika” e Beogradit “shkrirjen” e Lidhjes Socialiste në LDK kanë filluar ta quajnë “kah kundërrevolucionar”. Përfaqësuesi britanik, do të pasqyrojë më së miri qëndrimin e diplomatëve perëndimorë me atë që do të thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka të dejtë të luftojë për programin e vet dhe për përhapjen e tij kudo, pa marrë parasysh se çfarë mendojnë rivalët. “Pluralizmi e ka këtë”. Me një fjalë, LDK-së i jepej drita e gjelbër që të “sulmonte” bazën e Lidhjes Komuniste, dhe aty do të tregonte forcën e saj të vërtetë, për t’u parë ajo që gazeta gjermane “Die Welt” ditë më parë e kishte thënë se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë me bindje komuniste, madje edhe kur ajo është imponuar me gjak. Dhe se, çastin që do t’u jepej rasti këtë ta shprehnin, ata do ta bënin. LDK paraqet këtë shans dhe ky do të tregojë të vërtetën e qëndrimit shqiptar!... Në të vërtetë, të vetëdijshëm që ishim përfshirë në një zhvillim historik tejet domethënës të përmasave të mëdha, siç ishte shkëputja me ideologjinë komuniste, por që nuk na kishte shkuar mendja se ky proces do të shkonte rrënim dhe shembje në anën tjetër, që kërcënonte me të madhe, do të shohim

186 se inercioni i këtij procesi do ta zhvendos kahun e konceptit të programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili ishte ngritur mbi trekëndëshin strategjik: barazi, demokraci dhe Perëndim. Kështu që komponenti i tretë, përkatësia Perëndimit, që njëherësh ishte edhe përcaktim yni historik ngaqë kishte të bënte me shkëputjen me komunizmin, do të dalë, pra para kërkesës së barazisë dhe të demokracisë. Ajo që po ngjiste nëpër degët dhe nëndegët tona anembanë Kosovës, nuk ishte më, siç dëgjohej aty-këtu të thuhej herë me shpoti e herë me insinuata, për “ndërrim kapuçash”, por fjala ishte për kthesë epokale të ikjes nga Lindja dhe ideologjia, ku ishim bartur dhunshëm që nga Lufta e Dytë Botërore e tutje, drejt Perëndimit, që për ta arritur një ditë, para nesh shtronte plotësimin e parakushteve, ndër të cilët rrënimi i komunizmit ishte parësor. Diplomatët perëndimor që do të na vizitojnë ato ditë do të na përkujtojnë se kah po notonim dhe do të na drejtojnë që nga ai çast e tutje betejën strategjike ta bartnim për ta rrënuar Lidhjen e Komunistëve të Kosovës. “Fuqia juaj e njëmendët do të shihet në luftë kundër komunistëve”, do të thotë diplomati amerikan. Rreth strategjisë si duhej fituar beteja vendimtare kundër komunistëve pikërisht në Kosovë dhe me anën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të bisedohej në një pritje që një javë më vonë ambasada amerikane në Beograd organizonte me përfaqësuesit e të gjitha partive të formuara apo që ishin në formim e sipër në hapësirën e Jugosllavisë. Shkasi ishte vizita që i bënte Jugosllavisë i ngarkuari amerikan për proceset demokratike në Europën Juglindore, Garsher. Ishte e natyrshme që përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës të ndjejë vëmendje jo vetëm nga përfaqësuesit e partive të tjera nga Jugosllavia, të cilët ishin të befasuar me ato që kishim arritur vetëm brenda dy muajve, por edhe më shumë vëmendje do të gëzojë nga amerikanët. I ngarkuari amerikan për proceset demokratike do të ndajë një gjysmë ore kohë që të informohej edhe më për së afërmi, si tha, rreth sukseseve tona që i quante “të dhëna tejet inkurajuese”. Nuk m’u deshën shumë fjalë t’ia tumirja ato që dinte dhe t’i thosha, se në këtë drejtim kishim “hapur frontin”, dhe kishim arritur fitoren e parë, por shumë të rëndësishme me shpërbërjen e organizatës së Lidhjes së Komunistëve në “Rilindje”, ku që të gjithë anëtarët e saj kishin kaluar në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Meqë dinte për “Rilindjen” dhe rëndësinë e saj si institucion informativ dhe botues në gjuhën shqipe, që i kishte ndihmuar formësimit të vetëdijes

187 kombëtare dhe asaj civilizuese, amerikani tha se kjo edhe është pritur, por shtoi se do të ishte fort mirë që rrugën e gazetarëve të “Rilindjes” ta ndiqnin edhe ata të mediave të tjera, veçmas të radios dhe të televizionit për të shkuar pastaj tek institucionet e tjera që nga universiteti e deri te shkallët e tjera të arsimit. Tha se duhet bërë çmos që procesi i rrënimit të komunistëve nëpër shkolla doemos të lidhet me kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Flakja demonstrative e librezave të kuqe duhet të përcillet me pranimin e librezës së Lidhjes Demokratike të Kosovës”. Në fund mu drejtua me fjalët se nuk duhej të kishim frikë nga kërcënimet që do të na vinin nga pushteti serb e as nga zyrtarët e lartë të partisë komuniste, që do të vazhdojnë t’u kërcënohen në mënyra të ndryshme. “Mos ua veni veshin fjalëve të tyre. Sepse, keni ndihmën amerikane... Me vete keni gjithë botën perëndimore...” Fjalët e amerikanit për ndihmën e perëndimorëve do të më mbesin në kokë sikur të ishin diçka që më ngarkonin edhe më shumë ngaqë ishte pesha e madhe e përgjegjësisë drejt një kthese historike që na kishte rënë dhe nuk e dinim si dhe sa do të ishim në gjendje t’i përgjigjeshim, edhe pse ato që kishim arritur deri atëherë ishin shumë premtuese, por ishte pikërisht premtimi, që asaj rruge ia shtonte mundësinë e përplasjes me të kundërtën... Këto do t’ia them edhe Rugovës sapo të kthehem nga Beogradi dhe ai me shumë kureshtje, por edhe njëfarë trysnie, do t’i dëgjojë udhëzimet rreth betejës përfundimtare me komunistët, që na ishte përcaktuar si sprovë suksesi, që njëherësh mund të sfidohej me dështimin jo në planin e konkurrencës politike, por në atë të përdorimit të forcës nga ata që pushtetin dëshirojnë ta mbrojnë me çdo kushte dhe me të gjitha mjetet pa marrë parasysh çfarë janë ato. “Këtë e kemi fat, por fat historik”, do të thotë Rugova mendueshëm.”Nuk ka kthim prapa”. Shtoi se duhej pasur kujdes që të ruheshim nga provokimet dhe zhurmaxhinjtë e padobishëm... Porosi të ngjashme, por tash nga një nivel tejet kompetent, Rugovës do t’i vijnë edhe pas një jave nga ambasadori Zimerman, me rastin e pritjes që kishte bërë për të në Beograd. Duket se aty, ambasadori amerikan, krahas trimërimit që ia kishte bërë Rugovës të vazhdonte deri në fund beteja kundër komunistëve në të gjitha pjesët e saj, njëherësh i kishte dhënë garancinë se udhëheqësit e LDK-së dhe personalisht Rugova, që ditëve të fundit ishin në shënjestër të ashpër të radikalëve serbë dhe të ultranacinalistëve serbë nga Fushë Kosova të tubuar rreth Sholleviqit, Trajkoviqit dhe popullistëve të tjerë që Beogradi i kishte instaluar në Kosovë që të ushtronin dhunë dhe të merrnin

188 përsipër që të gjitha segmentet e pushtetit ekonomik dhe politik, merreshin në mbrojtje të plotë nga amerikanët. Por, përkundër kësaj, presioni i madh nuk ishte zbritur. Edhe më tutje vinte nga tribunat e militantëve dhe fanatikëve serbë që mbaheshin në të gjitha pjesët e Kosovës e ku çirrjet për linçimin e Rugovës ishin gjithnjë e më të zëshme. Andaj, nuk kishte si të mos lente pasoja te njeriu që, përkundër garancive amerikane, praktikisht ishte i pambrojtur dhe në gojë të ujkut nga të gjitha anët pikërisht pse rrethanat dhe zhvillimet e papritura e tejet të shpejta, por mbi të gjitha përkushtimi që të merret me to, do ta ngritin njëherësh në shkallë të liderit nacional dhe të vëmendjes botërore. Kjo madje nganjëherë vërehej nga mbyllja e tij një apo dy ditësh në shtëpi ngaqë nuk kishte si të kalonte nëpër rrugët dhe rrugicat e mbushura me orgjinë e parakaluesve të mitingjeve nëpër Prishtinë dhe rrethinë. Por, edhe përkundër kësaj, beteja jonë e dytë, pas fitores së të parës ndaj Lidhjes Socialiste që ishte shpartalluar shumë shpejt dhe ajo nuk ekzistonte më në asnjë vendbanim shqiptar të Kosovës, ajo ndaj komunistëve po zhvillohej me shumë sukses. Shembulli i dorëzimit të librezave të kuqe në “Rilindje” dhe përhapja e këtij lajmi në mediat e Beogradit, si “veprime diverzive të liderëve të LDK-së ndaj shtetit jugosllav”, kishte pasur jehonë të madhe, kështu që me të shpejtë librezat e kuqe do të flakeshin edhe nga një pjesë e madhe e gazetarëve të radios dhe të televizionit për të marrë hov në institucionet e tjera të larta si në Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Arkivin e Kosovës, për t’u bartur në “frontin” më të gjerë dhe më të ndjeshëm, atë të arsimit që nga universiteti e deri te ai i mesëm dhe fillor. Meqë çështja e arsimit ishte tepër e ndjeshme dhe me interes të veçantë, kishte dilema se a duhej shkuar frontalisht, siç ishte e gatshme të vepronte sindikata e arsimit, apo të shkohej me kujdes, në mënyrë që sapo të vinte përgjigjja e pushtetit serb, e cila pritej të ishte e ashpër dhe ndoshta edhe me mbylljen e shkollave shqipe me pretekstet se arsimtarët nuk plotësojnë të ashtuquajturat kritere morale-politike, që lidheshin me qëndrimin, që së paku drejtorët të ishin edhe anëtarë partie, të kishim përgjigjen tonë?... Kryesia angazhoi profesor Aganin që të merrej me këtë çështje që pas analizave të dilte me një propozim. Meqë Agani kishte përvojë në arsim dhe njihte problemet më për se afërmi bazës iu dhanë sugjerime që drejtuesit e shkollave të mesme dhe të atyre fillore të mos përfshiheshin gjithaq në fushatën e dorëzimit të librezave të kuqe. Sfida e ballafaqimit me komunistë serbë në Kosovë, meqë shqiptarët ose e kishin braktisur ose tashmë ndodheshin në radhët tona, dhe beteja me ta, që

189 pas disa muajsh do të fitohet, nuk do të ishte gjithaq e lehtë pa fushatën tepër të moderuar të propagandës në planin e brendshëm dhe atë të jashtë. Nga brenda kjo bëhej me anën e kumtesave për shtyp dhe të buletineve që jepeshin çdo ditë në tri gjuhë (shqip, serbokroatisht dhe anglisht), si dhe me fillimin e mbajtjes së konferencave të rregullta për shtyp çdo të premte në orën 10 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Madje, edhe mediat e Beogradit që bëheshin gjithnjë e armiqësore ndaj veprimeve të LDK-së dhe shtrirjes së saj, do të pranojnë se kumtesat për shtyp, sjellja tejet profesionale ndaj gazetarëve dhe informatat e dorës së parë, po i krijojnë avantazhe të ndjeshme. ”Merrni mësime nga propaganda e LDK-së” do t’u thotë “Politika” burokratëve të aparatit komunist. Mbajtja e konferencave për shtyp ditën e premte do të fillojë javën e fundit të janarit dhe do të kthehet në një praktikë të përhershme, pa marrë parasysh rrethanat. Madje, ato do të mbahen jashtë edhe kur nga gjysma e shkurtit, për tre javë, policia dhunshëm do të mbyllë ndërtesën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës pas një vendimi të Lidhjes Socialiste të Prishtinës, që nga shtëpia e shkrimtarëve të largoheshin “uzurpatorët irredentistë” siç quheshim ne dhe kjo bëhej me ankesën e shkrimtarëve serbë dhe malazias, të cilët qaheshin se kishin mbetur pa shtëpi. Propaganda në planin e jashtëm ishte përqendruar në radhë të parë të mbajtja e lidhjeve të përhershme me ambasadën e SHBA-ve në Beograd, atë të Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe, të cilave u dërgoheshin me faks që të gjitha kumtesat për shtyp si dhe buletinet javore. Amerikanët, madje, rregullisht njoftoheshin edhe me vendimet e Kryesisë së LDK-së për të gjitha çështjet. Kohëve të fundit ambasada amerikane do të kërkojë edhe raportet nga takimet javore, që çdo të shtunë i mbanim me përfaqësuesit e degëve tona në Kosovë. Krahas ekstraktit të çështjeve që shtroheshin nga baza, amerikanëve u jepej edhe lista e fotokopjuar e pjesëmarrësve në konsultën e Prishtinës bashkë me nënshkrimet që ata venin në të. Një herë, me gjysmë zëri, njëri nga anëtarët e kryesisë, kur kishte marrë vesh për këtë praktikë, kishte hapur dilemën se “mos po e teprojmë”, por Rugova me të shpejtë i kishte thënë se “ashtu mbronim aktivistët tanë”, gjë që kur kjo si thashetheme kishte marrë dhënë, kishe pasur ndikimin pozitiv, sepse shumë nga “liderët vendorë” dhe aktivistët që bënin betejë të madhe në terren dhe u nënshtroheshin rreziqeve të shumta, ku edhe maltretoheshin në mënyra të ndryshme dhe jo rrallë edhe burgoseshin, ndjeheshin të trimëruar që të fusnin kokën ku vështirë hyn edhe këmba.

190

“Punën tonë e di edhe Amerika. Pse të mos ecim më tutje”, thoshin me lavd.

Fillet e dy korrikut dhe dëshmitë perëndimore

Ajo “pse të mos ecim përpara”, që motivonte bazën dhe nga dita në ditë fitohej beteja ndaj komunistëve, shtrohej edhe para nesh, por tash me dilemën e drejtë se çfarë duhej bërë që të kalohej në përmbushjen e dy pikave të tjera të trekëndëshit tonë strategjik historik që del nga koncepti i programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, atë të barazisë dhe të demokracisë ? Sepse, si e para e si e dyta ishin të lidhura ngushtë me krijimin e infrastrukturës plurale dhe të funksionimit të saj, që pas aprovimit të ligjit për bashkimin e lirë të qytetarëve në shoqata dhe parti politike, i ishte dhënë legjitimiteti formal, por që praktikisht pengohej nga monopoli komunist dhe frika, që sapo të binte humbte, edhe fuqia e pushtetit monist dhe gjithë sistemi mbi të cilin kishte qëndruar. Edhe këtu, me shtrirjen e shpejtë dhe fitoren ndaj Lidhjes Socialiste dhe ndaj komunistëve dukej se në raport me zhvillimet e ngjashme në pjesët e tjera të vendit, ku paralajmërimet rreth paraqitjes së partive të reja sikur kishin ngecur, kishim ecur “para kohe”, gjë që në vend ishte krijuar një situatë paksa paradoksale, që në njërën anë të pranohej koncepti i pluralizmit politik, e në tjetrën anë të mos lëshohej monopoli i komunistëve? Në Kroaci dhe Slloveni, ku me nismën për themelimin e “Bashkësisë Kroate” të Tuxhmanit në Zagreb dhe Lëvizjen Demokratike të Janez Janshës në Lubjanë, ishin bërë disa hapa, ishte shfaqur edhe rivaliteti i brendshëm midis demokratëve në njërën anë por edhe reformistëve në tjetrën anë nga radhët e Lidhjes Komuniste për primat politik por edhe nacional njëherësh, sepse edhe në Kroaci edhe në Slloveni më nuk ishte kontestues pluralizmi politik, por kush duhej të bëhej bartës i tij i njëmendët. Fërkimet e brendshme për primatin në shoqëri në veri të vendit dhe përpjekjet e Serbisë që assesi të mos lejojë thyerjen e monopolit të komunistëve, Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas fitores në planin politik, do ta ballafaqonte me ngecje jo vetëm pozicionale. Sepse, fuqia si autoritet dhe të ngjashme nuk mjaftonin po qe se ajo do të mbetej pa pushtet. Përkundrazi, jashtë pushtetit, qoftë edhe si forcë morale, nga represioni që ushtrohej ndaj popullatës, por edhe nga masat që regjimi mund t’i merrte në ngushtimin e mëtutjeshëm të lirive dhe të drejtave elementare njerëzore që nga punësimi, arsimimi , mbrojtja shëndetësore ajo

191 sociale dhe të tjera, siç do të veprojë pas pak, do ta bjerë në pozitë që të humbet besimi i fituar me aq mund. Dilemat si duhej bërë që të ecim përpara, por pa iu nënshtruar ngecjeve që tashmë kishin filluar të pasqyrohen në vend qoftë në luftën për primat midis nacionalistëve dhe reformistëve nga radhët e komunistëve, siç ishin ato në Kroaci dhe Slloveni, qoftë nga mosgatishmëria e Serbisë që të lëshojë monopolin partiak edhe para një partie si UJD-i ku ajo mund të zhvendosej pa vështirësi nëse do ta pranonte garën plurale, do të na preokupojnë bashkërisht. Me Rugovën dhe Aganin në kafe “Eni” në Lakrishtë, pronë e Neshet Nushit, nismëtar i LDK-së dhe veprimtar i vyer i saj, gjetëm një kënd “të qetë” për të biseduar shtruar si do të veprohej më tutje. Për disa net rresht, deri në orët e vona të natës, u morëm me atë si duhej të silleshim ndaj “pat pozicionit” jugosllav dhe çfarë duhej ndërmarrë që zhvillimi ynë të shkonte më tutje sapo të marrë fund fushata e rrumbullakimit të infrastrukturës së partisë me anën e themelimit të degëve dhe të nëndegëve? Faza e garës së anëtarësimit tashmë po i afrohej fundit dhe duhej kaluar në diçka përmbajtjesore që do të ishte në përputhje me konceptin e programit, por edhe me realitetin dhe zhvillimet me të cilat duhej të përballoheshim ku sjellja ndaj regjimit serb dhe kundërpërgjigjja masave që tashme ndërmerrte dhe të tjerave që priteshin, paraqiste një sfidë serioze me të cilën vihej në sprovë kredibiliteti ynë. Meqë rrethanat na kishin detyruar që trekëndëshit të konceptit strategjik barazi, demokraci dhe kthim nga Perëndimi, t’i qaseshim nga pika e fundit, me çka përcaktimit tonë përkatësisë perëndimore i shfaqej si kusht rrënimi i gjithë bazës komuniste në Kosovë dhe kjo po kryhej me shumë sukses, atëherë, mbetej , që t’i ktheheshim pikës së parë, asaj të jetësimit të barazisë. Dhe kjo mund të bëhej vetëm me krijimin e parakushteve që t’i krijoheshin instrumentet legjitime me anën e infrastrukturës demokratike, siç ishte parlamenti i Kosovës, ku deputetët e kuvendit paraqitnin atunë tonë më të fortë që ata të shfrytëzoheshin sa më parë që kuvendi të shpallte një deklaratë të pavarësisë apo diç të ngjashme me të cilën krijohej subjektiviteti politik në përputhje me përcaktimet për barazi të plotë. Rreth idesë për shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë në rrugë parlamentare ishte biseduar për herë të parë me rastin e vizitës së gazetarit Viktor Majer Prishtinës ditë më parë, kur ai u kishte dhënë përkrahje sheshimeve që parlamenti i Kosovës të hynte “në lojë”.

192

Profesor Agani i kishte shpjeguar gazetarit gjerman, i cili përherë ishte i gatshëm të udhëzonte drejt potezave të rëndësishëm dhe në këtë drejtim na kishte ndihmuar shumë, se pritej çasti që edhe deputetët dhe parlamenti të viheshin në veprim. “Deputetët janë të gatshëm të sillen në përputhje me qëndrimet strategjike”. “Nuk duhet të prisni” kishte thënë Majer. Se nuk duhej të prisnim tashmë e kishim të qartë. Profesor Agani vlerësonte se inkuadrimi i parlamentit të Kosovës “në vallen tonë” ishte i domosdoshëm dhe instrumenti më i mirë drejt realizimit të qëllimeve historike. Pas shumë matjeve dhe kundrimeve Rugova, më në fund do të thotë se do t’i hynim kësaj pune. ”Hapi i ardhshëm është parlamenti”. Por, meqë ato ditë nga Këshilli i Senatit Amerikan për të Drejtat e Njeriut dhe Komiteti Shqiptaro-Amerikan, kishim marrë ftesën që në fillim të prillit të shkonim në SHBA dhe të dëshmonim para Senatit, Rugova tha se, qasja ndaj parlamentit mbetej prioritet yni, por vozita në SHBA duhej të shfrytëzohej për konsultime me amerikanët në mënyrë që kjo lëvizje e madhe dhe tejet e rëndësishme, të ishte në përputhje edhe me amerikanët. “Sfidave të mëdha nuk guxojmë t’u hymë qorrash”. Agani, që përherë ishte i kujdesshëm dhe, edhe ashtu, përpiqej veprimet t’i maste dhe t’i çmaste shumë herë, bëri të ditur se ishte i gatshëm të fillonte të prekte që të gjithë pipat e mundshëm të këtij veprimi, por atë ta mbante jashtë çfarëdo diskutimi me të tjerët. Rugova vlerësonte se asgjë nuk duhet bërë krye në vete dhe kishte të drejtë, sepse ne ndodheshim para përgjegjësisë së madhe dhe të jashtëzakonshme me të cilën ishim ngarkuar edhe pa qenë gjithaq të vetëdijshëm se përmasat dhe barra e saj do të shfaqeshin të tilla, për të pranuar sfidën e dy proceseve paralele tashmë historike: atë të shkëputjes me komunizmin, të cilën thuajse e kishim fituar, dhe të shkëputjes me Jugosllavinë, që nuk mund të bëhej pa ballafaqim të drejtpërdrejtë me Beogradin, por kjo ndeshje patjetër se kërkonte harmonizimin me amerikanët dhe vendet tjera europiane, të cilat tashmë e kishin të qartë se Jugosllavia e tretë po shpërbëhej, por nuk kishin koncepte të qarta si duhej të rikonstruohej hapësira që lironte ajo: me shtete të reja etnike, që hapnin fesat dhe grindje të reja, apo me ndonjë koncept integrues drejt Europës, i cili po ashtu kërkonte disa rirreshtime brenda për brenda njësive administrative dhe pjesëve të tjera që do të shfaqeshin?...

193

Në gjithë këtë zhvillim, ne ishim të hendikepuar ngaqë nuk kishim subjektivitetin siç e kishin njësitë tjera federative, nuk kishim institucione dhe nuk kishim as infrastrukturë më të domosdoshme administrative, pos degëve dhe të nëndegëve tona, me të cilat ne imitonim pushtetin pa pushtet, por që edhe kjo kishte rëndësi, meqë edhe ashtu dhe në atë mënyrë përjashtohej pushteti okupues serb, që njëherësh do të thoshte konfrontim me Beogradin. Kështu që, për ne sfida ishte edhe më e rëndë dhe e dyfishtë, andaj mbështetja te amerikanët ishte gjëja kryesore, së cilës nuk duhej ndarë. Ftesa nga Senati amerikan dhe dëshmitë që do të jepeshin atje sikur na kishin liruar për pak nga trysnia e kërcënimeve të pareshtura që vinin nga militantët e Fushë Kosovës dhe mbeturinat e fundit të aparatit tashmë të shkatërruar të Lidhjes Socialiste, të cilin edhe më tutje regjimi i Millosheviqit e shfrytëzonte për nevojat e veta, në radhë të parë për ta rrënuar secilën “bazë të pushtetit autonomist”, edhe pse dihej se ato që Beogradi quante “baza” nuk ishin tjetër pos “mbetje” të dala nga përdorimi i një aparati institucional dhe administrativ të ndërtuar viteve të fundit që ta kishte në shërbim sa më të madh, ku bënin pjesë rëndom “lojalët” e regjimit, por që si do të shihet, do të vinë kohë kur edhe të tillët nuk kishin qenë në gjendje t’i hynin më në punë, ngaqë me veprimet tejet diskriminuese ndaj shqiptarëve, u merrej edhe “autoriteti” i fundit, gjë që kjo shtonte edhe më shumë besimin ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, por njëherësh shtonte nevojën që të mendohej si dhe sa ai do të mund të përdorej për krijimin e një autoriteti vendor, që po ashtu hapte edhe dilemën tjetër edhe më të madhe rreth mënyrës së jetësimit dhe të ngjashmeve që pak më vonë do të çojnë deri tek ngritja e sistemit paralel dhe të infrastrukturës institucionale, sfida të drejta këto, që do të kthehen në preokupim edhe në përputhje me përkrahjen që na vinte nga jashtë, kryekreje prej SHBA-ve, Gjermania dhe disa nga vendet e perëndimit, të cilat po tregonin gjithnjë e më shumë interesim për punën tonë, duke inkurajuar sukseset tona, por edhe duke na dhënë këshilla, edhe sugjerime të drejtpërdrejta që “pushtetit” të fituar brenda, t’ia jepnin edhe atë “mbulesën” e domosdoshme të “imazhit” civilizues dhe kryekreje properëndimor, që ishte njëri ndër qëllimet tona kryesore që delte edhe nga dokumentet e LDK- së. Dhe, si do të shihej, “imazhi” ynë perëndimor që të shprehej dhe pasqyrohej nuk kërkonte ndonjë mund të madh, pos që të na jepej hapësira dhe mundësitë, sepse ne qysh moti ishim të gatshëm po edhe të vullnetshëm për të. Mundësitë e para dhe më të mira do të na i ofrojnë diplomatët

194 perëndimorë në Beograd, në radhë të parë ata amerikanë, por edhe të tjerët, nga gjermanët, britanikët dhe së voni edhe francezët. Pas interesimit të drejtpërdrejtë amerikan që të pranohemi “si liderë” shqiptarë dhe si të tillë të merreshim në mbrojtje nga trysnia e pushtetit serb që ushtronte ndaj nesh dhe veprimtarëve të LDK-së nëpër degë dhe nëndegë, ku ata bënin punë të madhe, thuajse njëherësh do të na vinë dy ftesa për pritje: nga ambasadori britanik dhe ai gjerman. Ambasadori gjerman Hans Eiff do të shtrojë drekë për ne dhe bashkë me bashkëpunëtorët më të ngushtë të ambasadës për dy orë do të bisedojë edhe për çështjen e valës së parë të atyre që nga pasiguria politike, por edhe maltretimet nga pushteti serb, kishin filluar të braktisnin Kosovën dhe të kërkonin strehim në Gjermani, ku numri gjatë dy muajve të fundit kishte arritur në mbi dhjetë mijë. Rugova do të kërkojë nga Gjermania që në përputhje me këtë zhvillim hiç të mirë, që do të mund t’u krijonte vështirësi edhe vendeve të tjera europiane, të bëhej trysni te Beogradi që të mos e trajtojë Kosovën si feud mesjetar dhe hapësirë të shfrimeve nacional- shoviniste, por si një çështje të bashkëjetesës me shqiptarët si të barabartë, ku mund të kishte vend edhe për një dialog historik, me kusht që të pranoheshin realitetet e reja. Edhe gjatë kësaj bisede, do të shtrohet pyetja se çfarë më tutje kur LDK si subjekt politik, me përkrahjen anblok të shqiptarëve, kishte fituar legjitimitetin “nga brenda”, por si duhej funksionalizuar ai në raport me Serbinë dhe Jugosllavinë në përgjithësi në mënyrë që përcaktimi i shqiptarëve për pluralizëm politik dhe barazi të mund të mbahej në binarët e demokratizimit të mëtutjeshëm të vendit dhe jo që ajo energji të mund të shkonte për qëllime të kundërta. Nga ana jonë, gjermanët, krahas falënderimit për atë që kishin bërë deri më tani, do të marrin edhe qëndrimin se u mbetej atyre dhe vendeve të Perëndimit që të ndikonin te Beogradi, sidomos te regjimi i Millosheviqit, të pranonte rregullat e pluralizmit politik, veçmas pas zhvillimeve të reja që tashmë kishte sjellë fryma e ndryshimeve në vendet e lindjes e nxitur nga rënia e Murit të Berlinit. “Do ta humbim besimin e fituar nëse mbesim forcë politike jashtë infrastrukturës demokratike plurale”, do të thotë Rugova. Ndërkohë që ambasadori gjerman do të përgjigjej se pikërisht këtu lindin edhe problemet dhe vështirësitë, sepse në Beograd thirren në frymën e pluralizmit politik dhe ndryshimet, por njëherësh kërkohet edhe mbrojtja e monopolit të komunistëve. “Perëndimi ka mundësi që të zhvillojë trysni ndaj Beogradit”, do të flasë Rugova dhe do të përmend investimet dhe kapitalin e madh të derdhur në Jugosllavi, i cili edhe më tutje duhet të shfrytëzohet, por tash i

195 kushtëzuar me aplikimin e sistemit shumëpartiak dhe me krijimin e rrethanave që edhe Kosova të fitojë të drejtën e subjektit të barabartë në federatë. “Zgjidhjen e shohim te barazia dhe demokracia”, ishte porosia jonë. Me kërkesën për barazinë dhe demokracinë si çelës të mbrojtjes, por edhe të shpëtimit të Jugosllavisë, por vetëm si shtëpi e përbashkët e të barabartëve, do të fillohen edhe bisedat e para me ambasadorin britanik, cili kishte ardhur në Beograd para disa muajsh. Por, për ndryshim nga ambasadori gjerman, i cili ishte shumë pragmatik dhe na drejtohej sikur të kishte përpara përfaqësuesit e një populli që krahas legjitimitetit kishte edhe pushtet të njëmendët, britaniku fund e krye iu kthye bisedave për letërsinë, për kulturën që shkuan edhe deri te semantika dhe roli i saj edhe për kuptimin e gjuhës politike dhe të nuancave të saj dhe të ngjashme. Duhet thënë se “shkas” që biseda të marrë atë kah dhe të mbetet aty, ishte Xhojsi dhe “Uliksi” i tij i famshëm, që ambasadori britanik “e përdori” për të kërkuar nga ne “sqarime” se cilat ishin arsyet e shkrimtarit të madh që në leksik, krahas idiomave nga gjuhë të vjetra botërore, kishte edhe fjalë shqipe. “Për Xhojsin fenomeni i kompleksitetit të civilizimit gjendej te gjuha e lashtësisë si një themel prej nga nuk do të sqarohet zhvillimi nga primitiviteti tek moderniteti, siç ndodh rëndom, por në të kundërtën. Në këtë drejtim, popujt e lashtë dhe gjuha e tyre, paraqitën referencën e parë të shkrimtarit, ku edhe gjuha shqipe e ka vendin dhe bën pjesë...” Ambasadorit britanik, do t’i pëlqejë interpretimi i Rugovës, por do të vazhdojë edhe më tutje me pyetjet se prej nga kishte rënë Xhojsi në kontakt me shqipen dhe shqiptarët, kur me sa dihet ai nuk kishte qenë ndonjëherë në Shqipëri dhe të ngjashme, pastaj me kureshtjen se mos ishte ndonjë intelektual shqiptar që kishte pasur lidhje me të e të tjera për të shkuar pastaj edhe te kureshtja rreth kontakteve dhe lidhjeve të mundshme shqiptaro- britanike? Xhojsi do t’i takojë Rugovës, ndërsa pjesa tjetër mua, sidomos ajo e lidhjeve historike dhe kulturore midis dy popujve. Rugova, me kompetencën letrare dhe intelektuale në përgjithësi që kishte, do ta “shfrytëzojë” Xhojsin për të kaluar edhe te francezët dhe fuqia e tyre shpirtërore, ku do të thotë se ishte pikërisht kjo fuqi që do t’i ndihmojë edhe Xhojsit, që të gjejë “shërim” nga paranoja irlandeze dhe do të vdesë në Francë. Çështja e paranojës irlandeze, sigurisht se do ta provokojë si shumë ambasadorin britanik, jo pse nuk e dinte rastin e ikjes së Xhojsit nga Dublini

196 në Paris, ku edhe do të vdesë në një gjendje të tronditur shpirtërore, por pse Xhojsi atë çështje do ta kthejë në metaforën e frikës nga vetëvrasja shpirtërore, që lidhet edhe me fenomene shoqërore dhe të tjera që kanë të bëjnë me moskuptimin e shkrimtarit nga bota e vet, si ide, që ai e shihte si vetëvrasje shpirtërore... “Shkrimtarët e mëdhenj i frikësohen ngadhënjimit të shpirtvogëlsisë. Për ta ajo paraqet vetëvrasje...” Ky interpretim ambasadorin britanik një copë herë do ta mbajë në kurthin e disa hamendjeve prej të cilave do të kërkojë të lirohet me bartjen në sferën e afrive të mundshme kulturore midis shqiptarëve dhe britanikëve gjatë historisë. Natyrisht, se hapësira më e mirë për t’u parë diçka nga ato të paktat gjëra të përbashkëta midis dy popujve tanë, është ajo e Bajronit dhe lidhjeve të tij me Shqipërinë, të cilat janë sa të natyrës personale (miqësia me Ali Pashë Tepelenën dhe vdekja e tij në Misolongji, midis arvanitasve të Greqisë), e sa të kthimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në subjekt të rëndësishëm poetik, vend të rëndësishëm në kryeveprën e tij “Udhëtimi i Çajld Heroldit”. Meqë dija disa vargje përmendsh të kësaj poeme për shqiptarët dhe Shqipërinë, ato do t’i shfrytëzoj që me recitimin e tyre, ta ilustroj tingëllimin në gjuhën tonë. Kjo do t’i pëlqejë ambasadorit britanik i cili qëndrimin e Bajronit në Shqipëri dhe miqësinë me Ali Pashë Tepelenën do ta shfrytëzojë të dijë diç më shumë rreth strategjisë së pashait të Janinës ndaj Anglisë, e cila, nuk ishte sa duket konsekuente deri në fund. Do të përpiqem t’i jepja një shpjegim rreth asaj se pashai i Janinës kishte një probleme të madh që nga fillimi meqë në njërën anë nxitej nga rusët, francezët, por edhe britanikët të rriste hapësirën e mëvetësisë nga Porta, e në tjetrën anë ai shfrytëzohej për hesape të të tjerëve me Portën, që shkonin deri te pazarllëqet me sulltanin, ku bëheshin edhe sakrifica. Theksova se nëpër ato intriga dhe vështirësi kaloi edhe pashai i Janinës, si do të kalojnë edhe disa të tjerë. Ai, megjithatë, nga fundi, e pa se Rusia nuk mund të paraqiste kurrfarë mbështetësi të tij, por njëherësh e kuptoi se edhe për Perëndimin ishte Sulltani interes më i madh se ai. Dhe kështu, e gjithë biseda nga Xhojsi te Bajroni dhe bartja e pjesshme edhe te letërsia serbokroate, ku ambasadori britanik u fascinuar me njohuritë që kishim për të, do të mbetet në suazat e letërsisë dhe të kulturës në përgjithësi. Madje, edhe kur nga fundi Bujar Bukoshi, kërkonte që ambasadorit britanik t’ia dorëzonte dokumentacionin e shumtë rreth shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë nga ana e dhunës shtetërore, veçmas ato që lidheshin edhe me përdorimin e gazrave helmuese ndaj nxënësve të

197 shkollave të mesme në Kosovë, ku edhe ishin disa ekspertiza të huaja që akuzonin armatën jugosllave, pjesën e mbetur të kohës do ta shfrytëzojë për letërsinë. Vetëm pasi t’i afrohemi daljes nga Bukoshi do të pranojë dosjet dhe do t’i falënderohet për to. Vite më vonë nga korrespodenti i “Gardianit”, do ta marr një intervistë, të ruajtur enkas për mua, që ambasadori britanik në Beograd, ia kishte dhënë gazetës londineze, ku lavdëron njohuritë e Rugovës për Xhojsin dhe ato të miat për Bajronin, të cilat do t’i quajë “kredibilitet i madh i intelektualëve që rrethanat i kanë shtyrë të merren me politikë.” Aty të pos tjerash thuhet: ”Nga takimi me shqiptarët kuptova dy gjëra: se ata kanë një vizion intelektual perëndimor. Andaj, edhe kërkesa e tyre që t’i kthehen përkatësisë perëndimore nuk është farsë por e njëmendët. Dhe së dyti, kuptova se sa e ashpër dhe e padrejtë është propaganda serbe kur intelektualët shqiptarë vazhdon t’i quajë të paaemancipuar, fodullë dhe me mentalitet lindor...”

Vizita në SHBA dhe promovimi i Rugovës lider shqiptar

Sukseset e arritura ndaj Lidhjes Socialiste dhe rrënimit të bazës komuniste anembanë Kosovës tashmë kishin bërë jehonë brenda, por edhe më shumë jashtë vendit. Shtypi europian vazhdonte të sillte informata të shumta rreth asaj që po ndodhte në Kosovë, ku nuk mungonin edhe vështrimet e ndryshme, shpesh me vlerësime analitike rreth asaj se si në Kosovë tashmë po ndodhnin dy procese me kah të kundërt: ai i përhapjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës me një shpejtësi marramendëse dhe tjetri i rrudhjes së komunistëve po ashtu me një shpejtësi të madhe, me ç’ rast i pari shihet si një faktor i ri politik shqiptar, i cili kërkon hapësirë dhe pushtet në përputhje me besimin që po e fiton, ndërsa i dyti po qet në pah jolegjitimitetin që të ushtrojë pushtet, por që atë vazhdon ta mbajë dhe madje ta kthejë në një dhunë autoritare të pashembullt. “Die Welti” sjellë disa theksime të njërës nga konferencat për shtyp të Rugovës kur ai thotë se “komunistët serbë të Kosovës, meqë kanë humbur anëtarësinë, gjithnjë e më shumë po kthehen në faktor dhune të paparë, ndërkohë shqiptarët të rreshtuar në anën e kundërt, në kërkim të demokracisë, shikohen si armiq, ndaj të cilëve duhet përdorur represionin, gjë që kjo me anën e faktorit ndërkombëtar duhet të ndërpritet”. Rugova bën të ditur se “shqiptarët gjatë këtij shekulli u ndëshkuan rënd dy herë: herën e parë kur

198 luftuan kundër komunizmit dhe herën e dytë kur u detyruan të mbeten në kuadër të sistemit totalitar dhe ideologjisë së lindjes.” Andaj, apelon te Perëndimi që mos të ndëshkohen për të tretën herë, pse sërish thyen komunizmin në Kosovë. Por, dukej qartë se këtë herë Perëndimi jo vetëm që kishte drejtuar sytë nga Kosova dhe zhvillimet në të, por ai interesohej si shumë rreth atyre që tashmë ndodhnin atje, me përkushtimin që të ndihmohen që të gjitha forcat që përcaktoheshin për pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare. Shpresëdhënëse ishte porosia e presidentit amerikan Xhorxh Bush që me rastin e rrënimit të Murit të Berlinit u ishte drejtuar vendeve të lindjes, që të shfrytëzonin çastin historik që të ndaheshin nga diktaturat totalitare, ndërkohë që atyre që angazhoheshin më së shumti në këtë drejtim dhe tregonin suksese, t’u ndihmohej me të madhe. Meqë Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte arritur më së shumti suksese në këtë drejtim jo vetëm në Jugosllavi por edhe jashtë saj dhe nga Radio Europa e Lirë ishte shpallur partia më e fuqishme demokratike e Ballkani, në radhët e së cilës nuk hynin vetëm shqiptarët, por edhe turqit, romët, myslimanët, po edhe serbët dhe malaziasit e Kosovës, numri i të cilëve kishte arritur në mbi dy mijë, dhe ne nga konferenca në konferencë për shtyp njoftonim mediat e vendit por edhe të huajat, ishte për t’i pritur që amerikanët, në përputhje me thirrjen e presidentit Bush drejtuar atyre që luftonin diktaturat komuniste dhe tregoheshin të suksesshëm, t’i ftonin liderët shqiptarë në Uashington bashkë me pjesën tjetër të alternativës demokratike, e cila po formësohej nën përkujdesjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte e merituar për atë që ishte arritur edhe në këtë drejtim. Edhe pse nuk ishte thënë publikisht, ftesa amerikane Rugovës në njëfarë mase ”i ishte kushtëzuar” me sukseset që do të tregoheshin në tejkalimin e komunistëve në mënyrë që ata të mos ishin forcë kryesore siç pretendonin të mbetshin edhe pas aplikimit eventual të pluralizmit partiak. Realitetet megjithatë shfaqeshin edhe më inkurajuese, ngaqë Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi dyqind mijë anëtarë e kishte tejkaluar për shtatë herë anëtarësinë e Lidhjes Komuniste, e cila para katër muaj kishte rreth shtatëdhjetë mijë anëtarë, që pas largimit të një pjese të madhe të shqiptarëve prej saj dhe anëtarësimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, vlerësohej se me serbët dhe malaziasit e mbetur në të, kishte të shumtën tridhjetë mijë anëtarë.

199

“Uashingtoni është i befasuar me punën tuaj”, do të na thotë diplomati amerikan në Beograd Konak, ditën që do të vijë në Prishtinë dhe do të na njoftojë për ftesën amerikane. “Presidenti Bush personalisht iu përgëzon juve dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”. Më tutje diplomati amerikan do të thotë se sukseset tona do të inkurajojnë jo vetëm pjesët e tjera të Jugosllavisë që të bëjnë hapa të njëjtë, por do të inkurajojë edhe Shqipërinë që të heqë qafesh diktaturën e egër të Enver Hoxhës. “Duhet jeni të vetëdijshëm se porositë e Kosovës dhe sjellja juaj do të bëjë jehonë pozitive në gjithë botën shqiptare, e cila te demokracia dhe liria mund ta gjejë shansin historik të lirisë dhe të bashkimit në familjen demokratike europiane”. Ç’ është e vërteta fjalë të tilla na vinin gjithnjë e më shpesh jo vetëm nga diplomatët perëndimorë në Beograd, që na i kishin hapur dyert dhe na ndihmonin me sa fuqi kishin, por ato na vinin edhe nga diaspora jonë në vendet perëndimore, veçmas nga ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe lobi i saj amerikan, kishte vënë në dispozicion mjete financiare, këshilla dhe çdo gjë tjetër. “Emisarët” e saj specialë tashmë i kishim në dispozicion dhe ditë e natë nga “prapaskena” por ndonjëherë edhe hapur, pale se kështu rrezikoheshin, vepronin që puna jonë të ishte sa më e suksesshme. Gjatë bisedimeve përgatitore me diplomatin amerikan rreth konceptit të vizitës që do t’u bëhej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rugova kishte kërkuar që në Uashington dhe Nju Jork të mos ftoheshin vetëm përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç ishte ideja e lobit amerikan e edhe e një pjese të zyrtarëve amerikanë, por atje të shkohej bashkërisht. “Nuk jemi vetëm” do t’i thotë Rugova diplomatit amerikan. “Partia jonë nuk do të ishte ajo që është pa ndihmën e të gjitha subjekteve të tjera. Ne vlerësojmë lart punën e secilit dhe dëshirojmë që përgjegjësinë ta kemi të përbashkët.” Kjo do ta bëjë diplomatin amerikan të thotë se “nuk është e rastit që keni arritur suksese të tilla”. Por nga ne, megjithatë do të kërkojë listën përfundimtare. “Përbërja e delegacionit do të varet nga ju”. Natyrisht se qëllimi ynë gjatë kësaj vizite të parë në SHBA nuk ishte që atje të demonstrohej dhe të kremtohej vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, siç kërkohej dhe siç pritej se do të veprohej edhe nga një pjesë e madhe e

200 anëtarësisë sonë e cila kishte nevojë të madhe që këtë vizitë ta shihte edhe si satisfaksion të mundit dhe të angazhimit të saj në konfrontim të pakompromis me regjimin serb dhe militantët e tij, që ishin gjithnjë e më brutalë ndaj çdo suksesi të LDK-së, por qëllimi ynë ishte që Kosova të ishte bashkërisht dhe si një trup i vetëm. Kështu që, nga ana jonë, krahas kryetari dhe sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, pra Rugovës dhe meje, si dhe përfaqësueses së forumit të grave, Luljeta Pulës-Beqirit, bëmë propozimin të ftoheshin anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë me në krye akademik Idriz Ajetin dhe Zekeria Canën, pastaj Veton Surroit nga UJD-i, Hivzi Islami nga Partia Fshatare, Muhamedin Kullashit nga Partia Socialdemokrate, si dhe Harullah Gorani nga Sindikatat e Pavarura të Kosovës. Rugova do të insistojë që në listën e të ftuarve patjetër të ishin Gazmend Zajmi dhe Rexhep Qosja, si intelektualë të pavarur. Që spektri të ishte sa më i gjerë, do të kërkohet të ftohen edhe Kryetari i LDK-së në Kroaci Tomë Berisha, Halil Matoshi nga Partia parlamentare dhe Shkëlzen Maliqi dhe Isuf Berisha, nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës. Dy nga të ftuarit, Gazmend Zajmi dhe Zekeria Cana nuk do të udhëtojnë ngaqë kishin telashe me dokumente të udhëtimit. Lista e propozimeve u harmonizua ngushtë edhe me Ligën qytetare shqiptaro-amerikane, të cilët shfaqeshin si bashkëorganizator të vizitës sonë. Sipas protokollit që kishim bërë me diplomatin amerikan në Beograd, Konakun, ishte vendosur, që nga të ftuarit në Këshillin e Senatit Amerikan për të drejtat e Njeriut fjalën ta merrnin Ibrahim Rugova, në emër të LDK- së, akademik Idriz Ajeti në emër të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe Rexhep Qosja, si intelektual i pavarur. Do të merret vesh se edhe nga Beogradi, për dëshmi të ngjashme ishin ftuar Dobrica Qosiq, peshkopi Artemije dhe V. Stojanoviq. Po ashtu, krahas një mbrëmjeje festive të organizuar nga Liga qytetare shqiptaro-amerikane, e ku do të merrnin pjesë edhe senatori Larry Prresler dhe kongresisti Tom Lantosh dhe ata do të flisnin aty, ishin paraparë edhe biseda në Departamentin e Jashtëm të shtetit në Uashington si dhe një tribunë në Nju Jork me temën “Fryma e demokracisë dhe zhvillimet e reja”. Në Departamentin e Jashtëm të Shtetit në Uashington ishte paraparë që ta paraqisja qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po do të flisnin edhe të tjerët. Pas një numri konsultimesh me ambasadën amerikane në Beograd dhe dy- tri kontakteve të drejtpërdrejta me këshilltarin e lartë të kësaj ambasade,

201 diplomatin Konak, të cilin e kishim pasur pranë edhe në fazën më të duhur rreth themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por në pamundësi që Gazmend Zajmin dhe Zekeria Canën, nga shkaku i telasheve me dokumentet e udhëtimit t’i inkorporonim në programin e vizitës, më në fund ia dolëm që t’i harmonizojmë që të gjitha në mënyrë që më katër prill të fluturonim nga Beogradi për në Nju Jork me aeroplanin e kopanisë “Pan amerikan”. Mbase fatin e Zajmit dhe të Canës do ta përjetonte edhe Halil Matoshi, i cili kishte qenë disa ditë në burg, por që me ndërhyrjen tonë te amerikanët që edhe ai të ishte në delegacionin tonë në SHBA - meqë përfaqësonte Partinë Parlamentare, që ne e merrnin si forcë tonën juniorësh dhe ishte shumë e rëndësishëm për arritjen e fushatës në terren – ai na u bashkua çasteve të fundit. Mbaj mend se Rugova dy herë kishte biseduar me telefon me ambasadën amerikane duke kërkuar që Matoshi të lirohej sa më parë prej burgut. Pas një udhëtimi tetë orësh me aeroplanin e madh amerikan, më në fund po i afroheshim aeroportit të Nju Jorkut. Shumica e jonë kishte kaluar për herë të parë Atlantikun dhe kjo paraqiste një përjetim të veçantë. Profesor Idriz Ajeti, shqetësimin e gjatësisë së udhëtimit e kishte zbutur paksa me disa gota uiski, që kishte thënë që për herë të parë në jetën e tij ato ishin rrufitë sikur të ishte ujë. Ngjashëm ishin ndjerë edhe të tjerët. Rugova kishte dremitur në ulësen e shtrirë, por si do të thotë të nesërm, më shumë ishte marrë me shqetësimin e asaj që ofronte ky takim, se sa me mundimin e fluturimit të gjatë që nuk kishte dashur të pranonte se iu kishte frikësua bukur shumë. “Kush do të thoshte se Amerika na bën kandarë?...” Në aeroportin Xhon Kenedi arritëm pas mesditës. Duket se nikoqirët kishin marrë që të gjitha masat që formalitetet të kryheshin sa më shpejtë. Në të dalë nga pjesa e pasagjerëve, pamë morinë e atyre që po na prisnin. Në një rresht të gjatë, ishin përfaqësuesit e Ligës qytetare shqiptaro-amerikane dhe shumë e shumë të tjerë, të cilëve u printe Diogardi, ish kongresisti i cili viteve të fundit udhëhiqte me shumë suksese komunitetin shqiptar në SHBA jo vetëm drejt krijimit të unitetit të brendshëm, që një kohë u kishte munguar, por u kishte ndihmuar që të krijonin lobin shqiptar, që ata të ktheheshin në një faktor me ndikim aty ku kishin emigruar dhe ishin pritur siç pritet secili që ia mësynë vendit të mundësive të mëdha me shpresën që të realizojë diçka nga ëndrrat, gjë që mund të thuhet, se kush më shumë e kush më pak, kësaj ia kishte dalë. Në saje të këtij përcaktimi shqiptaro-amerikanët ishin kthyer në një komunitet të vyeshëm dhe të respektueshëm, andaj nuk e kishin pasur

202 gjithaq vështirë që kohëve të fundit t’i drejtonin sytë gjithnjë e më shumë nga atdheu (Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi), me synimin që t’u ndihmohej zhvillimeve që ishin në përputhje me gjendjen e secilës pjesë, ku gjendja në Kosovë dhe në përgjithësi e shqiptarëve në hapësirat e tyre etnike në Jugosllavi, nga shkaku i daljes në skenë të hegjemonizmit serb, ishte kthyer në një shqetësim të tyre të madh, që i kishte afruar, i kishte bashkuar dhe shtyrë që edhe politikën amerikane ta animonin që bota shqiptare dhe zhvillimet në të ktheheshin në preokupim të qëndrueshëm të SHBA-ve në mënyrë që te ajo të gjejë aleatin e madh në Europë, gjë që kjo një ditë edhe do të ndodhë dhe kjo do të paraqesë shpërblimin më të madh që ia kishin bërë atdheut. “Amerika është me ju”, do të na thotë Diogardi sapo do të afrohet dhe pas përqafimit të gjatë me Rugovën, do të marrë kontakt të përzemërt me secilin prej nesh. “Amerika do t’i mbështesë shqiptarët”! Dy fëmijë të veshur me rroba kombëtare Rugovës do t’i ofrojnë buqete me lule dhe do ta përqafojnë. Nga prapa të pranishmit e shumtë do të duartrokisnin dhe me ovacione do të thërrasin për miqësinë amerikano- shqiptare, për Kosovën dhe popullin e saj. Pastaj kishin filluar përshëndetjet dhe përqafimet me përfaqësuesit e shqiptarëve, që Rugovës dhe neve që ishim pas tij, ua prezantonte Diogardi. Më kujtohet se në radhën e cila nuk ishte në gjendje të ruante “marrëveshjen protokollare shqiptare”, meqë kishte shumë emocione, do të veçohen nga të tjerat përshëndetjet me Xhim Xhemën, me vëllezërit Hoxha nga Morina e Ponoshecit, me Hajredin Bajraktarin dhe me shumë e shumë të tjerë, të moshuar e të rinj, që kishin ruajtur “manitë” e përshëndetjeve shqiptare prej nga kishin ardhur dhe dukej se mburreshin me theksimin e tyre. Sidoqoftë, ishte një takim shumë i përzemërt, ku “përqendrimi” tek Rugova ishte i theksuar dhe lente për të kuptuar qartë se ai aty ishte lider i shqiptarëve, që i tillë duhej të merrej dhe të kremtohej. Nuk do të vonojë e do të shihet se, kjo vizitë, pos tjerash, kishte pasur këtë qëllim, që edhe do t’ia arrijë dhe, nga Amerika, fillimisht delegacionit shqiptar që ishte me të, pastaj edhe Kosovës dhe gjithë të tjerëve e deri te pushteti jugosllav i të gjitha niveleve, dr. Ibrahim Rugova do të promovohet lider shqiptar, rol ky që prej tij do të pranohej që nga çastet e para, por jo me gjithaq dëshirë, siç dëgjohet të thuhet andej-këndej kur ai do ta aktrojë, do ta luajë, por më vonë edhe do ta ushtrojë qoftë nga mandati partiak, qoftë nga i kredibiliteti i liderit qoftë edhe nga vota e lirë.

203

Ai madje, që nga çastet e para kur do ta marrë vesh se “oreoli” i liderit do t’i jepej nga amerikanët, se nuk kishte nga t’ia mbante dhe të tjera, do të thotë se aty ishin që të fitonin besimin e miqve dhe t’u bëhej me dije se ishin përcaktuar për këtë rrugë nga e cila nuk do të kishte kthim, e jo që të kremtoheshin para kohe, aq më pak me një lider. Por, amerikanët mendonin se ishte koha dhe vendi më i përshtatshëm që dr. Ibrahim Rugova të shpallej lider i shqiptarëve aty dhe menjëherë, pa kundërshtime dhe pa arsyetime. Dhe, amerikanët, flas për anën zyrtare, e cila nuk ishte gjithaq e dukshme, ngaqë shumëçka e asaj vizite duhej të krijonte përshtypjen e një dëshmie që do të jepej para Këshillit të Senatit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, ku ishte ftuar edhe pala serbe me të njëjtin tretman, ndërkohë që pjesa tjetër, të shihej si vizitë e alternativës shqiptare komunitetit shqiptaro-amerikan, kishte këtë qëllim dhe atë do ta përmbush pa ndonjë hezitim. Por, po atë mbrëmje, sapo të vendoseshim në një hotel luksoz të Nju Jorkut, ku do të pushonim dy ditë para se të shkonim për në Uashington, Diogardi do të më njoftonte se Rugova duhej të mbahej paska larg delegacionit për “arsye sigurie” dhe atë e lidhi me njëfarë njoftimi që kishin shërbimet amerikane se “mund të ishte i rrezikuar nga dikah”. Madje, edhe mua si sekretar i përgjithshëm i LDK-së dhe përgjegjës protokolli, që për aq sa lejonin mundësitë në ato rrethana - kur me ne kishte edhe “të pavarur” dhe nga shoqatat që nuk ishin gjithaq të interesuar t’u nënshtroheshin rregullave – duhej t’i dija të gjitha dhe t’i koordinoja, do të më thuhet se nuk duhej të brengosesha për asgjë, meqë Rugova ishte në duar të sigurta. Kjo as nuk më habiti, ngaqë mendja ma thoshte se amerikanët dëshironin që në njëfarë mënyre t’ia krijonin baraspeshën e respektit me atë të Qosiqit, i cili po ashtu të nesërmen duhej të vinte në SHBA për të dëshmuar, por nuk ma thoshte mendja se do të shkohej deri atje ku do të shkohej dhe Rugova përnjëmend të trajtohej si burrë shteti. Megjithatë, këtë shpejt do ta kuptoj, që të nesërmen në mëngjes, kur do të më paraqiten dy nga zyrtarët e lartë, që do të më prezantohen si agjent të sigurimit shtetëror, të cilët do të më lusin t’i shoqëroja në një vend zyrtar jashtë hotelit. Më morën me një veturë të madhe dhe pasi kaluam nëpër një garazh nëntokësor, duke kaluar nëpër një labirint liftesh dhe detektorë sigurie, arritëm në një byro të qetë, ku më priste njëri i cili u ngrit në këmbë pak si me vështirësi nga pesha e madhe e trupit, por që ishte shumë i përzemërt. Në një gjermanishte të rrjedhshme, më tha se kush ishte, pra ishte një zyrtar i lartë i sigurisë së shtetit, përgjegjës i shërbimit për përcjelljen dhe

204 sigurimin e burrështetasve të huaj. Ma bëri me dije se nga ana e shërbimit të tij, dr. Ibrahim Rugova kishte tretmanin e burrështetasit. Nuk dha kurrfarë shpjegimesh të tjera, pos që më tha se isha i vetmi person nga ana e delegacionit shqiptar që mund të komunikoja me Rugovën drejtpërdrejt por gjithnjë pasi t’i jam paraqitur shefit të sigurisë të ekipit përkatës. Ma dha emrin e personit dhe bashkë me të ma dorëzoi një bexh të veçantë, me anën e të cilit mund t’i afrohesha shërbimit në çdo kohë dhe pa vështirësi. Po ashtu ma dha edhe një si telefon celular, tepër të vogël, i cili nuk shërbente për tjetër pos si “ndërlidhje” me shërbimin përkatës të sigurisë që vendosej vetëm me shtypjen e një suste. Madje, nga ana e zyrtarit të lartë, m’u bë e ditur se ishte rregulluar që komunikimit me aparatin që m’u dha po edhe me personat e tjerë të bëhej vetëm në gjuhën gjermane. Pasi pimë kafe dhe e gjithë biseda jonë u zhvillua rreth parashikimit të motit që pritej të mbante gjatë atyre ditëve, do të vijë përgjegjësi i drejtpërdrejtë i përcjelljes së ekipit të Rugovës, i cili do të më njoftojë me rregullat e punës dhe për komunikimet që duhej t’i mbanim, të cilat duhej të ishin si tha në nivel të përgjegjësisë së detyrës, dhe kjo “përgjegjësi” kishte të bënte me shtirjen gjoja se nuk dija gjë nga ato që tashmë publikisht kishin filluar të demonstroheshin gjatë përcjelljes së Rugovës nga vendi në vend, kur bllokoheshin rrugët, kur ndizeshin sirenat e makinave dhe jehonin alarmet e tyre, që ishin të shkallës së liderit shtetëror. Në rrugë e sipër për në hotel, përgjegjësi i suitës së sigurisë së Rugovës, do të më marrë me vete dhe do të më dërgojë në rezidencën e Rugovës, që ishte në një pjesë tjetër të qytetit. Pasi do të kaloj nëpër disa pjesë të ruajtura mirë, më në fund arrita në apartamentin ku rrinte ai. Në paradhomë ishte një polic civil, që rrinte qetë, ndërsa në pjesën tjetër ishte edhe një nga ata që përkujdeseshin për shërbimet hoteliere. Rugova dukej i ngrysur. Me duhani ngojë dhe disa letra të hapura që mbante përpara, shfaqej paksa i shpërqendruar. Dhe kjo ishte për t’u pritur kur “e kishin ndarë” nga grupi dhe e kishin vënë në mbikëqyrje të plotë fillimisht me “pretekstin” e sigurisë “nga shkaku i paralajmërimit të një kërcënimi”, që shpejt do ta kuptojë se amerikanët e kishin promovuar lider të një lëvizjeje që aty dhe në ato rrethana do të quhet demokratike, me ç’rast i ishte bërë me dije se nga ai çast kishte në dorë timonin e një kthese historike, e cila me atutë e kërkesave për barazi dhe demokraci, që ishin bazë e programit të LDK-së, Kosovën dhe çështjen e saj, fillimisht ta nxirrte nga tutela e Serbisë, që pastaj, në përputhje me zhvillimet nëpër të cilat do të kalonte Jugosllavia dhe gatishmërisë së pranimit të reformave demokratike

205 prej saj, ta bartte në planimetrinë e subjektivitetit të saj shtetëror barabar me njësitë e tjera. “Nuk e di se çfarë të them”, do të më drejtohej sikur për pak të ishte liruar nga ndonjë mbërthim i thellë. “Nuk ma ka marrë mendja këtë...” “Epo, kështu e ka kjo punë”, do t’ia kthej më shumë që ta liroja paska nga trysnia e gjendjes se sa të ndiqja udhën e dilemës që shfaqte. Më shikoi lodhshëm dhe kërkoi të dinte si shkonin punët te ne dhe këtë e tha me aso kureshtje sikur na kishin ndarë vitet e jo vetëm një ditë. “Kalon edhe kjo mesele”, i thash. Heshti për pak dhe më shikoi me mosbesim. Pyeti se a e dija se edhe Qosiqi do të dëshmonte para Këshillit të Senatit. Që të mos i thosha se punën e Qosiqit e dinim qysh nga Prishtina dhe kishim biseduar rreth strategjisë si duhej t’i kundërviheshim po qe se do të merrnim pjesë në një debat të përbashkët, ia ktheva se ballafaqimi me Qosiqin, në një vend siç ishte Senati Amerikan, pa marrë parasysh ato që do të thuheshin aty, hapte dialogun e parë serbo-shqiptar në baza të barabarta dhe nën mbikëqyrjen e SHBA-ve. Këtë duhet marrë si kthesë historike për të kuptuar sinjalet se çështja e Kosovës tashmë është kthyer në një preokupim botëror, ndaj të cilit duhet sjellë me përgjegjësi dhe, në përputhje me këtë synim, duhet të jenë edhe përcaktimet tona. “Lumi i kohës po na bart rrjedhës së duhur” - i thash. “Eh, në anën e duhur?...” Rugova fliste sikur të lirohej nga emocione të fshehura, që në dalje e sipër shkëputen dhe ndonjëherë pasqyrojnë të kundërtën e zbrazjes, një si rimbushje me të panjohurat e njohura... Kur dukej se ishte qetësuar fare, kërkoi të bisedonim rreth asaj që do të thuhej nga ana jonë në Departamentin e Jashtëm të Shtetit, kur do të priteshim sapo të arrinim në Uashington. Tha se trekëndëshi strategjik i programit tonë: barazia, demokracia dhe përkatësia Perëndimit duhej të mbeteshin pozicioni ynë i vetëm. Shtoi se nuk duhej hapur çështje të tjera, të cilat mund të shpërqendronin vëmendjen e amerikanëve. “Të mos biem në grackën e fjalëve të mëdha dhe të qallmeve”. Kur thoshte kështu kishte parasysh që disa nga pjesëmarrësit e grupit tonë heterogjen kishin kërkuar që para amerikanëve të dilej me një qëndrim të përbashkët qoftë ai me kërkesën për Republikën e Kosovës, ose të shkëputjes së saj, po qe se Jugosllavia do t’u nënshtrohej lëvizjeve shthurëse, të cilat dukeshin gjithnjë e më të mundshme. Rugova, përkundrazi mendonte se amerikanëve duhej t’u paraqitej platforma e trekëndëshit strategjik nga

206 programi i LDK-së, meqë ai nuk përjashtonte asnjë opsion, pos që ua hapte rrugën që të gjitha kërkesave tona që për mbështetje kishin bazën e koncepteve civilizuese dhe të vlerave perëndimore, ndaj të cilave as Beogradi dhe as të tjerët nuk mund të ngrehnin hipotekat e ndryshme kundër nesh siç ishin ato me të cilat fishkëlleheshim herë si separatistë, herë irredentistë, e herë si stalinsitë madje dhe çmos me të cilat ngarkoheshim pareshtur. Meqë po afrohej koha të largohesha, kisha pasur në dispozicion gjithsej gjysmë ore, Rugova la porosi se gjithsesi të takoja profesor Sami Repishtin, me të cilin kohëve të fundit kishim mbajtur lidhje me anën e faksit, por dukej se Rugova nuk do të kishte mundësi ta takonte dhe të bisedonte pak më gjatë, siç kishte shpresuar. I thashë se do të përpiqesha të takoja sa më shumë nga ata intelektualë që jetonin këtu, që na kishin mbështetur dhe vazhdonin të tregonin interesim të madh për gjendjen tonë pas lëvizjeve të fundit, të cilat na shkonin për shtati, por njëherësh na ngarkonin me përgjegjësi tepër të mëdha. Sigurisht se takimin me profesor Repishtin Rugova e vlerësonte edhe më të rëndësishëm, pas të kuptuarit se vizita jonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxirrte në pah shenjat e qarta të administratës amerikane për ne si faktor të rëndësishëm në kudër të pozicionimit tonë në përputhje me interesat amerikane në rajon dhe më gjerë. Andaj, këshillat e Repishtit, por edhe të të ngjashmëve ishin të mirëseardhura. Ç’është e vërteta, sikur të ishte fjala për ndonjë telepati midis nesh dhe profesor Repishtit, sapo të kthehem në hotel, do ta takoja. U morëm ngryk sikur të njiheshim, edhe pse ky ishte takimi ynë i parë. Më tha se i gëzohej veçmas takimit me dr Rugovën, punën e të cilit e vlerësonte jo vetëm në drejtimin e partisë, por atë në planin që politikës t’i jepej kredibiliteti intelektual, që ishte një komponentë e rëndësishme drejt lirimit të saj nga disa paragjykime mbi të cilat ishte ngritur deri më atëherë. Uroi që edhe gjatë qëndrimit në SHBA të mbizotërojë fryma e saj, me çka do të tejkaloheshin disa nga stereotipat e njohura të ekstremeve të skajshme në të djathtë dhe në të majtë dhe pa kurrfarë mesi, që kishin ndikuar që pozicionimet e komunitetit shqiptaro-amerikan të ishin të acaruara dhe në disa raste edhe një gjendje armiqësie madje. “Rugovës i bie barra që të pajtojë edhe shqiptarët e Amerikës mbi bazat e atdhedashurisë së njëmendët dhe të civilizimit perëndimor e jo të ekstremizmave politike. Ky pajtim është më se i domosdoshëm në këto rrethana, sepse diaspora shqiptare këtu, si e bashkuar dhe me një qëllim të qartë, mund të bëjë shumë...”

207

Profesor Repishti kishte të drejtë. Komuniteti shqiptar në Amerikë ishte në zhvillim e sipër dhe, bazuar në fuqinë që kishte, mund të shfaqej si faktor i rëndësishëm në planin e brendshëm, pra atë ndëramerikan, por edhe në atë të jashtmin, ndërshqiptar. Por, ishin pikërisht përplasjet mbi bazat e ekstremeve të djathta apo të majta, të shumtën mbi armiqësi të vjetra që nga ato të Luftës së Dytë Botërore e tutje të bartura edhe në rrethanat e reja, që atë e kishin mbajtur në një gjendje të përçarë dhe jashtë mundësisë që të shfaqeshin të bashkuar, gjë që kjo u kishte shkuar për shtati atyre që nga jashtë kishin pasur interes të madh që shqiptaro-amerikanët të vazhdonin të mbeteshin kurth i mentaliteteve të këtij apo atij krahu, të kësaj apo asaj rryme, të njërës apo tjetrës parti, pa e përjashtuar këtu edhe ideologjinë marksiste, e cila çuditërisht kishte vazhduar të mobilizonte fanatikë të ndryshëm të cilët atdhedashurinë e ngatërronin me enverizmin, pa ngurruar që nga ai pozicionim edhe të veprohej, që krahas dëmeve të brendshme ishin shfaqur edhe ato të jashtmet, ngaqë Beogradi thuajse çdo kërkesë të drejtë të shqiptarëve për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të subjektit të Federatës, përherë e anatemonte me republikën e cila, sapo të jepej, kërcënonte të bashkohej me Shqipërinë komuniste, si thuhej rëndom, e cila në botë njihej si bastion stalinist. Edhe kur gjendeshim në vlugun e përgatitjeve për në SHBA, por edhe më herët, Rugova kishte parasysh sfidën e bashkimit të komunitetit shqiptar në këtë vend, i cili mund të luante rol të madh për animimin e kërkesave tona pranë qeverisë amerikane dhe institucioneve të tjera të këtij vendi. Në prag të themelimit të LDK-së dhe veçanërisht pasi të kishim filluar të shënonim rezultatet e para, disa nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Amerikës, që me të drejtë ushqenin shpresën se fryma e ndryshimeve në Kosovë, e cila kishte filluar të dukej do të ndikonte për të mirë edhe tek shqiptarët e Amerikës, jo vetëm që na kishin dhënë mbështetje formale, por edhe na kishin drejtuar ndihma nga ato më të domosdoshmet, siç ishte dërgimi i disa aparateve të faksit për drejtuesit e partisë dhe për qendrën në mënyrë që të komunikonim sa më mirë mes veti dhe me jashtë, pa përjashtuar këtu edhe mjetet materiale të rëndësishme që na i kishin lënë në dispozicion të shfrytëzoheshin për udhëtime zyrtare jashtë. Muajin e fundit, thuajse vazhdimisht kishim pasur pranë ndonjë “vëzhgues” të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili kishte bërë përpjekje që të pajiseshim me ato që na duheshin (kompjuterët, letrat për fletëparaqitje dhe materialet e tjera administrative për aktivitetin nëpër degët dhe nëndegët e shumta). Kjo na kishte hequr barrën e marrjes me disa

208

“cikërrime”, të cilat ishin tejet të rëndësishme për mirëvajtjen e punës organizative. Sikur ta kishte dëgjuar porosinë e profesor Repishtit rreth rolit që i binte Rugovës dhe lëvizjes së tij, që të bashkonte dhe të pajtonte shqiptarët mbi bazat e atdhedashurisë jashtë përçarjeve politike dhe të ndarjeve ekstreme në këtë apo atë krah, të nesërmen e takimit me përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork, ku ishte Diogardi dhe pjesëmarrësit e lobit shqiptar në Amerikë, Rugova do të përqendrojë vëmendjen te roli dhe rëndësia e komunitetit shqiptaro-amerikan drejt krijimit të të gjitha kushteve që politika amerikane jo vetëm të njihej me kërkesat e shqiptarëve të Kosovës dhe të pjesëve të tjera të Jugosllavisë për barazi dhe demokraci, por edhe të vihej në anën e tyre. “Ne kërkojmë dy gjëra që tashmë Amerika i ka kthyer në ikonë të shoqërisë perëndimore dhe bota liridashëse me të drejtë i drejton sytë kah ajo: barazinë dhe demokracinë. Kërkojmë pra që të jetojmë të barabartë me të tjerët dhe në demokraci. Kërkojmë që të jemi pjesorë të një shoqërie të lirë, e cila njëherësh do të jetë demokratike, dhe perëndimore. Nëse ia dalim që të sigurojmë barazinë, pra të jemi të barabartë, dhe nëse kjo barazi arrihet në rrethanat demokratike, atëherë nuk do të ketë kurrfarë vështirësish. Andaj, mbështetja në vlerat perëndimore nuk është rastisje, por kërkesë fundamentale, që del nga programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjithë përcaktimi ynë. Nuk do të kishte kurrfarë kuptimi nëse edhe sjellja juaj këtu nuk do të ishte në përputhje me postulatet e shoqërisë së lirë dhe demokratike me vlera perëndimore, çfarë kërkojmë edhe ne.” Rugova, më tutje do të bëjë të ditur se përcaktimi ynë për barazinë dhe demokracinë, që duhej të çojë tek segmenti i tretë – tek përkatësia Perëndimit, paraqet pajtimin e të gjithë shqiptarëve pa përjashtim mbi të cilin ngrihen pikëpamjet tona nga të gjitha anët, si mendësi plurale, ndaj së cilës, edhe në ato rrethana nëpër të cilat kalonte, ishte treguar vëmendje e veçantë. Këtë e ilustroi me përbërjen e delegacionit nga tri parti (LDK, Partia Fshatare e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate), edhe pse fare mirë dihej se këto dy parti ishin më shumë se një dekor, që na nevojitej dhe kishim insistuar që ato të figurojnë si të tilla, që të tregonim prirje plurale. Ky kundrim sigurisht se do t’u bëjë përshtypje shqiptaro-amerikanëve, të cilët të shumtën ishin mësuar me çallmat e ndasive dhe të përçarjeve folklor- patriotike dhe me bajraktarizmat që forconin mentalitetet e armiqësive madje. Andaj, një nga një, do të përkrahin qëndrimin e Rugovës, dhe do të premtojnë

209 se me të gjitha mundësitë do të mbështesin platformën e barazisë dhe të demokracisë që Kosovës mund t’i sigurojë mbështetje të gjithanshme. Dukej se atmosfera e ngrohtë dhe e sinqertë e bashkëbisedimit të parë me shqiptaro-amerikanët, Rugovës ia kishte hequr paksa shqetësimin që i ishte shfaqur kur zyrtarët amerikanë thuajse e kishin “kidnapuar” prej nesh për ta vendosur nën mbikëqyrjen e liderëve shtetërorë. Druajta e përgjegjësisë së jashtëzakonshme me të cilën ishte përballur aq befas dhe në një mënyrë tepër demonstrative nga një fuqi që udhëhiqte vallen botërore, që ia kisha hetuar një ditë më parë në çehre si brengë, sikur për pak ia kishte lëshuar vendin prehjes së butë dhe të lehtë të atij në nga afria me të vetët humb mbylljen. Por, afria me të vetët, Rugovës, serish do t’i merrej. Të nesërmen do të mbahej në një ambient “të panjohur” as për mua që, së paku formalisht, kisha të drejtë të dija ku ishte dhe ta takoja në çdo kohë. Diogardi ma kishte bërë me dije se Rugova kishte nevojë për pushim, por mendja ma thoshte se “pushimi” lidhej me ndonjë pjesë të “veçantë” të programeve, që ishin paraparë për të dhe për këtë nuk duhej treguar kurrfarë “kureshtjeje”, madje edhe kur nga ana e disave nga përbërja jonë shfaqej interesim se çfarë po ndodhte me Rugovën, ani pse që të gjitha shenjat tregonin se ai tashmë gëzonte tretmanin e liderit të rëndësishëm të ngjashëm me atë të burrështetasve. Në Uashington, me rastin e vizitës Departamentit të Jashtëm të Shtetit, do të bëhet e qartë se “veçimi” i Rugovës paraqiste skenarin amerikan për shpalljen e tij lider të shqiptarëve të Kosovës, ndër të parët nga bota shqiptare në përgjithësi, që Amerika e pranonte dhe e nderonte në një nivel të lartë, edhe pse atij i mungonin ofiqet shtetërore dhe mbi të gjitha i mungonte shteti. Rëndësia e gjithë kësaj qendrore pikërisht te përcaktimi amerikan që lideri i ardhshëm i një lëvizjeje të pranohej para se ajo të fitonte gjithë fuqinë që parashihej se do ta kishte, me çka i parapërcaktohej fati i burrështetasit të ardhshëm, me çka po ashtu i bëhej me dije se ishte fanari amerikan që duhej ta udhëhiqte dhe asgjë tjetër. Me këtë SHBA-të jo vetëm që prejudikonin diçka, por njëherësh ata jepnin për të kuptuar se cilat do të jenë koordinatat e saj në raport me atë që pas pak do të shfaqet si krizë jugosllave, së cilës do t’i duhen edhe disa vite që të vegjetojë deri tek më e keqja, pra e kthimit në një tragjedi përmasash të mëdha në epiqendrën e së cilës shqiptarët nuk do të përfshihen falë përcaktimit që ajo të shmangej sa më shumë që të jetë e mundur pikërisht në saje të kërkesave për barazi dhe demokraci të cilat do të kthehen në një refren, që do të përsëritej edhe atëherë kur dukej se kishte humbur kuptimin fare përballë realiteteve tragjike.

210

Ndonëse Rugova dhe “suita” e tij në Uashington do të priten në nivel të këshilltarit për çështjet e Ballkanit, megjithatë, kumtesa për shtyp e lëshuar nga Departamenti i Jashtëm i Shtetit, ku thuhej se në këtë Departament ishte pritur për vizitë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të madhe me përcaktim demokratik në hapësirat e Jugosllavisë, tregonte se SHBA-të tashmë kishin filluar ta trajtonin Rugovën si lider të një njësie federative të Jugosllavisë, që kishte mandatin demokratik, të fituar nga besimi i një partie me rreth qindra mijëra anëtarë, së cilës i takonte një popull i tërë pa përjashtim, i cili kishte braktisur monopolin e partisë ideologjike dhe në këtë mënyrë ua kishte hapur rrugën ndryshimeve demokratike pa marrë parasysh se nëpër çfarë sfidash do të kalojnë. Zyrtarët amerikanë, pasi dëgjuan ato që u thanë nga përfaqësuesit shqiptarë të të gjitha partive dhe të tjerët, lanë për të kuptuar se nxisin përcaktimin demokratik të shqiptarëve dhe veçanërisht kursin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke cilësuar programin e saj si një pikënisje të mirë të shpalimit të të gjitha çështjeve në frymë demokratike. Aty, pos të tjerash, u tha se trekëndëshi i kërkesave tona: barazi, demokraci dhe Perëndim i lejonte kujtdo, dhe sidomos SHBA-ve, që janë vend i vlerave civilizuese ku gjejnë shprehje, demokracia është mjet i realizimit të barazisë dhe të lirisë, të marrin në mbrojtje dhe t’u ndihmojnë madje drejtpërdrejt atyre që kërkesat i shtrojnë dhe i mbështesin mbi këto postulate të qytetërimit perëndimor.

Takimi me gazetarin Bajder

Vizita në Uashington, krahas mundësisë që të viheshin lidhjet e para me administratën amerikane në nivel sa më të lartë, ofronte mundësi të mira edhe për takime me përfaqësuesit e mediave të fuqishme të këtij vendi, të cilat kohëve të fundit na kishin ndihmuar si shumë që kërkesat të pasqyroheshin në një dritë tjetër shumë më të gjerë dhe të thellë. Me siguri se përcaktimet tona, siç ishin ato për rezistencë civile regjimit të Millosheviqit dhe përpjekjeve të tij që ta vejë nën mbikëqyrje Jugosllavinë, kishin bërë jehonë. Por, jehonën më të madhe mediat amerikane do t’ia kushtojnë sukseseve tona shumë të shpejta drejt rrënimit të bazës Lidhjes Socialiste dhe më pas edhe asaj të komunistëve. Dy nga gazetat më të mëdha amerikane me ndikim në këtë vend por edhe në të gjithë botën, “Washington Post” dhe “The New Jork Times” do t’ua hapin dyert informatave për zhvillimet në Kosovës dhe në përgjithësi në hapësirën e Jugosllavisë në frymën e zhvillimeve të reja dhe 211 proceseve që tashmë kishin filluar në të, qofshin ato që lidheshin me kërkesat për demokraci dhe barazi, siç ishin të shqiptarëve dhe të kroatëve, sllovenëve dhe boshnjakëve, qofshin të atyre serbe për hegjemoni që ishin pasqyruar më së miri me ndryshimet e dhunshme kushtetuese në Serbi, viktimë e së cilës tashmë kishte rënë autonomia e Kosovës dhe ajo e Vojvodinës dhe kërcënime të ngjashme u vinin edhe kroatëve dhe sllovenëve të cilët para këtij zhvillimi do të detyrohen që të mbrohen me aktivizimin e instrumentit të vetëvendosjes të cilin ua mundësonte kushtetuta e vitit 1974. Kështu, gazetarët por edhe analistët e këtyre gazetave do të kthejnë gjithnjë e më shpesh në Prishtinë dhe do të tregojnë gjithnjë e më shumë mirëkuptim për sjelljen politike të shqiptarëve duke e pasqyruar atë si civilizuese dhe të mençur. Njëri ndër këta gazetarë do të jetë edhe Dejvid Bajder. Bajderi do të vijë disa herë në Prishtinë, dhe në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë përherë i mirëpritur. Krahas theksimit të qëndrime tona, të cilat do t’i afirmojë si kërkesa të drejta që duhej mbështetur dhe dy bisedave me Ibrahim Rugovën, ku ai opinionit amerikan do t’ia shpalosë ca nga pikëpamjet me të cilat lëvizjes sonë dhe përcaktimeve për kundërvënie dhunës serbe me mjete civile ndër më të ndërduartat, do t’i jepet mbështetje, Bajder do të sjellë njërën ndër reportazhet më prekëse dhe më domethënëse rreth dhunës serbe të ushtruar ndaj kërkesave liridashëse të popullit të Kosovës, ku nuk kursehen as fëmijët nga plumbat e saj. Reportazhi “Lotët për Ylfete Humollin” i shkruar në gazetën e madhe amerikane “The New Jork Taime” të dhjetë marsit, përnjëmend do të jenë pjesë e emocionit dhe e dhembjes së gazetarit amerikan, që do të pasqyrohen gjatë përballimit me realitetin tonë dhe tragjiken që qëllon edhe fëmijët e shkollave. Neshet Nushi, veprimtar ynë i njohur, me rastin e shoqërimit të Bajderit gjatë vizitës që i kishte bërë familjes Humolli në Lupç, afër Prishtinës, po atë natë do të tregojë për lotët e gazetarit amerikan dhe vajin që atij i kishte shpërthyer kur kishte biseduar me prindërit e Ylfetës së vrarë kohë më parë nga plumbat e policisë serbe kur ajo me shokët dhe shoqet e klasës po demonstronin në oborrin e shkollës me kërkesën për demokraci. Nesheti do të tregojë se si të atit të Ylfetës i ishte dashur mund i madh që ta qetësonte gazetarin amerikan nga psherëtimat dhe vaji. Dhembja e thellë gazetarit amerikan nuk do t’i kalojë edhe gjatë darkës së përbashkët në restaurantin “Fatoni”, kur ai edhe më tutje do të mbërthehet nga lotët. “Të vrasësh fëmijët në lulen e rinisë, këtë nuk e kuptoj! Kjo është më shumë se krim! Si mund të vritet fëmija? Kanë ata njerëz shpirt?...”

212

Ja si do ta pasqyrojë Bajder gjithë këtë dhembje dhe habi një javë më vonë në “The New Jork Times”: “Një grup fëmijësh në mënyrë solemne qëndronte para fotografisë se vendosur mbi një tavolinë të mbuluar me flamurin kuq e zi të një të riu shqiptar që u vra në demonstrata. Këta të rinj po nderojnë kujtimin e Fadil Tallës, i cili sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarës u vra një muaj më parë nga plumbi i një oficeri serb. Një grup shqiptarësh nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka pohuar se gjatë demonstratave të fundit anë e mbanë Kosovës janë vrarë 33 veta dhe 204 janë plagosur. Mirëpo, ushtria jugosllave heq nga vetja përgjegjësinë për vrasjen vetëm disa metra larg shtëpisë së vet të të riut 25 vjeçar, Fadil Tallës, i cili kishte mbaruar shërbimin ushtarak vetëm tre muaj para se të vritej. Nazmi Talla, i ati i Fadilit dhe i pesë fëmijëve të tjerë tregon:”ishte një grup demonstruesish prej nja një mijë vetave nja katër qind metra lag shtëpisë, kur një kolonë prej gjashtë tankesh kaloi andejpari. Nga tanku i parafundit, një oficer u ngrit nga kabina e tankut dhe qëlloi me revolver një grup të vogël afër shkollës. Fadili ra. Plumbi e qëlloi në kokë, nga e majta në të djathtë. Unë vrapova me nxitim drejt tij dhe e takova tek vdiste. Ne mund ta gjenim dhe ta vrisnim oficerin, por unë nuk mendoj se duhet vazhduar me vrasje. Fadili nuk është varrosur. Ai gjendet në zemrat e popullit të Kosovës. Mirëpo, nja 15-16 kilometra më tutje, në fshatin Lupç i Poshtëm, nuk ka dyshim se Ylfete Humolli, një nxënëse 16 vjeçare u vra nga breshëria e plumbave kur policia serbe hapi zjarr me mitraloza gjithashtu më 1 shkurt të këtij viti. Ajo ishte një prej tetë fëmijëve që u vra. Ylfetja ishte një nga pesë mijë shqiptarët që po demonstronin me kërkesa për liri dhe demokraci në një fushë vetëm disa metra larg shtëpisë së saj. Policia në fillim përdori granata me gaz lotsjellës pastaj u tha demonstrantëve që të shtriheshin përtokë dhe hapi zjarr mbi kokat e tyre. Tani në Kosovë është ngritur një përmendore tjetër, kësaj radhe në vendin ku vdiq heroina Ylfete Humolli dhe njerëzit shkojnë atje për të nderuar kujtimin e saj. Familja Humolli dhe Talla u shpjegojnë njerëzve se kjo vajzë dhe ky djalosh u bënë martirë të kauzës shqiptare. Në Kosovë është derdhur aq shumë gjak sa për të përligjur martirizimin në dhjetëra fshatra të Kosovës, të ngjashëm me ato që sot gjenden në Podujevë dhe Lupç të Poshtëm. Të rënët në këto demonstrata janë përmendore të përhershme të kauzës shqiptare”. Shtruarja e këtyre pyetjeve nga Bajder me një dhembje tejet të madhe nga këndvështrimi i prindit, do të kenë bërë jehonë të madhe në Amerikë.

213

Senatori Presly dhe kongresmeni Tom Lantosh po ato ditë do ta kenë shfrytëzuar shkrimin tepër prekës të Bajderit nga Kosova për hapjen njërës nga fushatat e mediave në SHBA “T’i mbrojmë fëmijët e Kosovës nga plumbat e regjimit të Millosheviqit”, që kishte ndryshuar pikëpamjet e opinionit ndaj regjimit të Beogradit por edhe që kishte bërë që lobit të fuqishëm serb në këtë vend t’i merreshin atutë e propagandës ku ajo kërkesat e shqiptarëve për barazi dhe liri mundohej t’i shfaqte si separatiste, enveriste dhe gjithçka tjetër. Natyrisht se vizita në SHBA do të ishte edhe një rast i mirë që me gazetarin Bajder të ndërrohej ndonjë fjalë. Ai madje, sapo kish marrë vesh për vizitën tonë, kishte dërguar dy porosi që të takoheshim. Dhe sapo do të takohemi në një restorant të qetë, Bajder prapë do t’ia fillojë të fliste për dhembjen që e kishte mbërthyer gjatë bisedës me prindërit e Ylfete Humollit. Tha se buzëqeshja e butë e saj, e mbetur në fotografinë e të atit që e mbante sikur ta kishte para vajzën, i ishte ngulitur si diçka e paharrueshme. “Kur përmendet Kosova përpara më del Ylfetja”. Shtoi se do të ishte mirë që në senatin amerikan të fliste i ati i Ylfete Humollit para se Qosiqit t’i jepej fjala. Këtë madje edhe e kishte shkruar në një vështrim rreth ballafaqimeve të qëndrimeve të shqiptarëve dhe të serbëve para amerikanëve. Por, vite më vonë, po nga ai Bajder, do të lexoj një shkrim, po në të njëjtën gazetë amerikane, ku ai mbronte Serbinë nga “trysnia ndërkombëtare”! Kishte harruar vallë lotët për Ylfeten dhe ato që thoshte se nuk i shqiteshin nga mendja?... Këtë ndryshim nuk kam mundur ta shpjegoj assesi?!...

Premtimet dhe kërcënimet e Robert Doli

Dëshmitë tona para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Senatit amerikan, kishin pasur rëndësi të dyfishtë për ne. Sepse, ato na i kishin haur dyert që të priteshim në institucionin më të njohur dhe më të fuqishëm të sistemit demokratik amerikan, dhe njëherësh, si subjekt politik ishim barazuar me atë serb, me çka për herë të parë do t’i jepet drita e gjelbër ngritjes së çështjes së Kosovës në nivelin e një preokupimi ndërkombëtar, pra që ajo nxirrej nga “kompetenca” e brendshme serbe ku rëndom shihej. Edhe pse do të kalojë bukur kohë që kjo kthesë të zyrtarizohej, mund të thuhet se praktikisht efektet e saj janë hetuar prej nesh, por edhe nga vetë Beogradi, i cili e ka pasur më se të qartë se në njërën anë nuk do t’i kenë duart 214 e hapura që problematikën e Kosovës ta mbajnë jashtë ndërkombëtarizimit të saj, dhe në tjetrën anë, do ta kuptojnë se epilogun e saj do ta ndikojnë amerikanët. Mesazhet e këtij përcaktimi do të kenë rast t’i marrin menjëherë si gjatë dëshmive para Këshillit të Senatit nga demonstrimi i administratës amerikane që Rugovës, edhe gjatë shfaqjes në rolin e dëshmitarit t’i jepej tretmani i liderit të shtetit, e edhe pas mbarimit të saj, kur senatori Robert Dol, në kabinetin e tij, do të kërkojë që të bisedonte për së afërmi me Rugovën dhe mua si dhe Qosiqin dhe peshkopin serb, që e kishte me vete. Edhe pse me senatorin Robert Dol, kishim pasur rastin të bisedonim para dite, kur na kishte pritur bashkërisht në Senat dhe na kishte uruar qëndrim të këndshëm në SHBA, dhe me këtë rast kishte lavdëruar përcaktimin tonë për demokraci, duke theksuar rolin prijës të LDK-së që duhej ta kishte në këtë lëvizje, ftesa e paparaparë për një bisedë të përbashkët me serbët në kabinetin e tij ishte më shumë se një gjest falënderimi për dëshmitë e bëra, që edhe është i kuptueshëm në raste të tilla. Dhe, përnjëmend doli se senatori Robert Dol, pasi që paraprakisht me vëmendje kishte dëgjuar ato që do të thuhen nga të dy anët, kishte shqetësimin rreth thellimit dhe të ashpërsimit të krizës, ngaqë, si tha, fjala ishte për përcaktime diametralisht të kundërta, ku në njërën anë shfaqej opsioni paqësor i shqiptarëve me kërkesat për barazi, demokraci dhe kthim kah Perëndimi, që i theksoi si të drejta dhe të pranueshme dhe në përputhje me frymën e ndryshimeve demokratike që kishte filluar të përfshinte vendet e lindjes, dhe në tjetrën anë shfaqej qëndrimi serb, si e quajti antidemokratik, meqë refuzon demokracinë si vlerë universale dhe mbështetej mbi të drejtën historike, e cila ishte e papranueshme. Fjalët e Robert Dolit nuk do t’i pëlqejnë Qosiqit. Mezi do të presë t’i jepej fjala. Do të thotë se Serbia ishte e ballafaquar me rrezikun e separatizmit shqiptar, që tha se ishte i vjetër dhe synonte shkatërrimin e integritetit të saj. Shtoi se Kosova për Serbinë paraqet djep, shenjtëri dhe rrënjët e qenies së saj dhe fjalë të ngjashme nga ato që tashmë kishte thënë dhe pasqyruar edhe në Memorandumin më të ri të akademikëve serbë, ku ai mbante autorësinë. Senatori Dol, do t’ia ndërpresë fjalën me ato që do t’i thotë se as në programin e LDK-së as në çfarëdo prononcimi të shqiptarëve nuk i kishte rënë të shihte tjetër pos kërkesave për barazi, demokraci dhe Perëndim. “Shqiptarët, madje shfaqen edhe si mbrojtës të Jugosllavisë, por si të barabartë. Andaj, prej nga i merrni, zotëri, këto kërcënime?”, do t’i drejtohet Qosiqit.

215

“Nga sjelljet e tyre... Nga ato që ata bëjnë çdo ditë kundër nesh atje, kundër varreve tona, kundër shenjtërve tanë... Nga të gjitha....” Teatralisht do të thotë se në Kosovë rrezikohet qenia serbe, rrezikohej krishterimi perëndimor dhe vlerat e tij... “Nëse, vazhdon kështu, mbetemi pakicë ...” Rugova deshi të ndërhyjë, por ishte senatori Dol, i cili iu drejtua Qosiqit me pyetjen si e shihte zgjidhjen e problemit shqiptar atëherë? Me mjete demokratike, kur këtë e kërkojnë shqiptarët haptas, apo ndryshe? Qosiqi sikur u zu ngushtë nga pyetja. Deshi të vazhdonte aty ku kishte mbetur dhe bëri me dorë nga dosja që kishte me vete, pjesë të së cilës kishte lexuar edhe pak më parë, e ku shqiptarët akuzoheshin në mënyrën më të vrazhdët dhe me gjithfarë të pavërtetash që kishte sajuar propaganda serbe prej vitesh, por senatori nuk e la të kthehej andej. “Pyetja është e drejtpërdrejt dhe fare e thjeshtë: do ta pranoni demokracinë apo jo?” “Populli serb nuk mund të pranojë kurrfarë ndryshimesh qofshin ato edhe demokratike, që mund t’ia ndryshojnë pozitën nga ai shtetformues në atë të pakicës. Kemi derdhur si shumë gjak gjatë këtyre pesëqind vjetëve të fundit që ta pranojmë një rrënim të tillë...” “Pra, nuk pranoni demokracinë?” “Nuk pranojmë asgjë që do të thotë vetëshkatërrim... Kjo është e drejtë e secilit popull... Kjo është në përputhje edhe me ligjet e natyrës...” “Kjo më mjafton, zotëri...Për ju nuk vlejnë ligjet e civilizimit por ato të natyrës?!... “ Qosiqi bëri që të thoshte edhe diçka por nuk iu lejua nga Doli. “Nëse vazhdoni kështu do ta rrezikonin Jugosllavinë dhe vetë Serbinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pranojnë dhunën si alternativë të demokracisë, e aq më pak si mjet mbrojtjeje për qëllime shtetmëdha...” Pastaj na u drejtua neve. “Do të mbeteni në kursin e filluar edhe pas gjithë kësaj që dëgjuat?” Rugova, pa një pa dy tha: “Kërkojmë barazi, demokraci dhe botën perëndimore, zotëri...” “Amerika është në anën e atyre që kërkojnë demokraci, liri dhe barazi...” Robert Doli nuk foli më. U ngrit në këmbë dhe me këtë dha shenjë se takimi kishte marrë fund. Qosiqi sikur dëshironte të fliste edhe diçka, por ishte sekretaresha e senatorit, një kroate-amerikane e cila hapi derën dhe po na priste që të na përcillte më tutje. Senatori me çehre të prishur mezi sajoi fjalinë me të cilat na dëshirohej qëndrim i këndshëm në Amerikë dhe u kthye

216 në kabinet. Sekretaresha e senatorit na foli diçka në një kroatishte tepër artificiale të përzier me anglishte dhe na përcolli deri te pjesa ku tashmë demonstrativisht prisnin përcjellësit e Rugovës të gatshëm ta merrnin. Qosiqi na dha dorën ftohtas, ndërkohë që Rugova me atë buzëqeshjen e varur që kurrë nuk dihej se a paraqet kënaqësi apo hidhërim, i tha se do të dëshironim të shiheshim në rrethana kur që të dytë do të jenë njësoj të kënaqur. “Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ia ktheu Qosiqi dhe bashkë me peshkopin që i shkonte pas si hije u larguan në pjesën e majtë të korridorit, ku i priste një zyrtar përcjellës. Dhe duke i shikuar si po largoheshin se si m’ u duk se korridoreve të Senatit amerikan ata kishin lënë atë thirrjen për luftë, që para dy vitesh na e kishte bërë të ditur për herë të parë poeti Millan Komneniq me rastin e takimeve të shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë në Beograd. Heshtja na mbërtheu edhe neve. Të ndodhur para një gjendjeje që para pak kohe as në ëndërr nuk do ta kishim parë, u morëm ngryk dhe ashtu mbetëm një copë herë. Nën përshtypjen e takimit me njeriun e dytë të SHBA- ve, që në kokat tona do të mbetej të vazhdonte të krijonte një lëvizje të papërmbajtshme të atyre që krijojnë vendosjet dhe zhvendosjet ndër më të ndryshmet, po ku megjithatë, kishim marrë një porosi, një këshillë, që mund të kuptohej edhe si urdhër madje dhe, kjo mund të rrudhej tek përqendrimi te barazia dhe demokracia, i kaluam edhe tri-katër ditët që na kishin mbetur para se të largoheshim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të nesërmen kur bashkë me të tjerët do të fillojmë vizitat Muzeut Kombëtar në Uashington si dhe varreve të veteranëve të luftës së parë dhe të dytë botërore dhe të atyreve të Vietnamit, Rugova kishte pranuar se nuk kishte fjetur gjithë natën nga përshtypja e atyre që kishte dëgjuar të thuhen nga senatori Dol. Më tha se ai takim dhe ajo bisedë, njëherë për njëherë, duhej mbajtur midis nesh. “Janë disa gjëra që nuk ka nevojë të kthehen në çallme rrugësh... ” Sikur fjalët e senatorit Dol ta kishin liruar përfundimisht edhe nga iluzionet që i hante pazari i takimeve thuajse populiste, siç ishte ai me komunitetin e shqiptarëve të Nju Jorkut dhe të rrethinës, ku tashmë kishin zënë të shpalleshin urime dhe përshëndetje të ndërsjella të shumtën me çirrje patetike-folkloriste dhe çmos tjetër, Rugova gjatë fjalës përshëndetëse në një hotel të madh të Nju Jorkut, ku ishin të pranishëm qindra veta dhe kremtohej e festohej me të madhe në të gjitha anët dhe me të gjitha dajret sikur Kosova atë ditë të kishte fituar ato që kërkonte, do të flasë vetëm për barazinë dhe

217 demokracinë, si përcaktime strategjike. Madje edhe atëherë kur masa ndizej me parullat që hidheshin manash për Kosovën e lirë, për Shqipërinë etnike dhe për bashkimin kombëtar dhe të ngjashme, ai do të vazhdojë të ligjërojë për këto të dyja, duke theksuar se me anën e tyre kërkohej që bota shqiptare të shkëpuste lidhjet e dhunshme me ideologjinë komuniste dhe dhunë totalitare që ishte ushtruar prej saj. Edhe pse do të marrë duartrokitje të shumta, ishte një pjesë e mirë e atyre që fjala e Rugovës jo vetëm që nuk i kishte nxehur, siç pritnin, por i kishte ftohur fare, pikërisht pse nuk kishte zënë në gojë ato të tjerat, që kërkonte masa. Por, që të mos dëshpëroheshin gjithaq me Rugovën dhe fjalët e tij “shumë të thata”, ishin përkujdesur amerikanët, me orgjinë e sirenave policore dhe të bllokimit të rrugëve të Nju Jorkut gjatë kohës sa bartej nga njëra pjesë në tjetrën të qytetit dhe kjo si dukej gjatë atyre dy ditëve të fundit bëhej demonstrativisht edhe në pjesët e banuara me shqiptarë dhe të frekuentuara prej tyre. Shou amerikan me përcjelljen e Rugovës, që edhe disave nga grupi ynë do t’u dukej jo i zakonshëm dhe i panevojshëm fare, do të arrijë kulmin ditën e parafundit kur nga Ist Rivëri nëpër mes detit, do të organizohej vizita Monumentit të Lirisë. Edhe këtu amerikanët do të demonstrojnë gjithë aftësitë e tyre të përcjelljeve speciale me anën e forcave të sigurisë. Ania luksoze në të cilën Rugovës i bënin shoqëri senatori Larry Pressler dhe kongresmeni Tom Lentos, ku gjendeshim edhe ne dhe e gjithë paria e komunitetit shqiptaro-amerikan e drejtuar nga Diogardi, nga para e nga prapa, nga e majta dhe nga e djathta do të përcillej me anije policore që demonstronin praninë e tyre herë duke u larguar e herë duke u afruar, pa lejuar që të tjerat të na afroheshin... Kështu, pra, Amerika e kishte promovuar lider Rugovën, atëherë kur ai ishte në krye të një partie që brenda një kohe kishte arritur shumë, por askujt nuk i shkonte mendja se nga oreoli i asaj ngritjeje që dukej e pazakontë Rugova nuk do të shkëputej kurrë, për deri sa pas dhjetë vjetësh këtë edhe do ta arrijë. Atëherë e edhe më vonë, kur Rugova përnjëmend do të zgjedhet president i Kosovës, jashtë atyre mandateve kur edhe nga brenda e edhe nga jashtë quhej i vetëshpallur, vazhdimisht më kanë përcjellë fjalët e përgjegjësit të sigurimit, nga ato që do të m’i thotë ditën që do t’ia kthej bexhin dhe aparaturën e veçantë që m’i kishte lënë në dispozicion, që të mbaja kontaktet

218 me Rugovën, se “ata që kishte përcjellë në atë mënyrë, herëdo kurdo kishin arritur postin e presidentit...”

Porositë amerikane dhe dy korriku

Vizita në Shtetet e Bashkuar të Amerikës Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rugovës, por edhe gjithë asaj që tashmë quhej “alternativë e Kosovës” do t’ia ngritë dukshëm shkallën e autoritetit brenda dhe jashtë. Regjimi i Beogradit, pas gjithë asaj që kishte ndodhur në SHBA, dhe nga ana e Qosiqit fjalët e thëna nga Robër Dol ishin quajtur kërcënime të hapura Serbisë, megjithatë kishte zbutur paksa oktavat e kërcënimeve kundër Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, veçmas ato që nga militantët e Sholleviqit vinin pareshtur nga shtabet e tyre në Fushë të Kosovës dhe qendrat e tjera, ku ata tashmë shfaqeshin si zëvendësim i autoritetit të humbur të Lidhjes Socialiste dhe të Lidhjes së Komunistëve. Me që zgjerimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kishte arritur thuajse të gjitha pikat e Kosovës dhe degët e nëndegët e saj në shumë pjesë kishin filluar të ushtronin autoritet të mirëfilltë të pushtetit moral, do të shtrohej nevoja që tashmë të bëhet kapërcimi nga strategjia e anëtarësimit, e cila thuaj se ishte kryer me sukses kur edhe Lidhjes Komuniste i ishte marrë e gjithë anëtarësia, te ajo e ndikimit që Parlamenti i Kosovës, të shpallte deklaratën për pavarësi, në përputhje me qëndrimet që ishin biseduar para një muaji mes nesh. Rreth kësaj çështje, që do të duhej të kthehej në një hap tjetër të ardhshëm të punës sonë, biseduam me Rugovën në aeroplan kur ishim mbi Pacifik dhe po i afroheshim kontinentit tonë, pikërisht aty ku pushonte hapësira e asaj që për ne edhe më tutje shfaqej si ëndërr politike, dhe fillonte pjesa e realitetit me shumë e shumë të panjohura, me shumë e shumë vështirësi dhe mjegullim madje, me të cilën duhej të ballafaqoheshim. Por, midis njërës gjendje dhe tjetrës megjithatë gjendej shpresa dhe gjithë ajo që ëndrrën mund ta bënte realitet, por edhe realitetin ta kthente në ëndërr të përhershme. “Amerikanët presin që t’i bëjmë për vete deputetët dhe të nxjerrim vendim që do t’u japin legjitimitet veprimeve tona të mëtutjeshme dhe gjithë lëvizjes.” Rugova tha se ky duhet të jetë preokupim yni kryesor nga i cili varet se a do të kemi mbështetjen e amerikanëve, apo do të mbesim të pavërejtur, si mall kusuritje midis të tjerëve në vend dhe më gjerë. 219

Të njëjtat fjalë Rugova do t’ua thotë edhe anëtarëve të Kryesisë së LDK- së me rastin e takimit të parë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përgëzimeve që do të vinë për suksesin në Amerikë, Rugova do t’u përgjigjej se na presin sfida të mëdha, tepër të mëdha, ato të dëshmimit në planin e asaj që do ta quaj dëshmim i besimit të dhënë me punë dhe vetëm me punë. Natyrisht, se Rugova nuk do ta bëjë publike asnjëherë, as në kryesi e as në konferencat për shtyp që mbante çdo të premte me përfaqësuesit e mediave nga brenda dhe jashtë, planet për shpalljen e deklaratës për pavarësi të Parlamentit të Kosovës. Përkundrazi, gjatë një bisede të përbashkët me Aganin te kafe “Eni” e Neshetit në Lakërishte, do të kërkojë nga Agani që të fillohej menjëherë puna rreth përvetësimit të deputetëve të legjislaturës së rregullt të Kuvendit të Kosovës, që ata të shpallnin një deklaratë kushtetuese, e cila duhej të ishte në përputhje me të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje, e cila ishte shpallur në Konferencën e Bujanit të 31 dhjetorit të vitit 1943 dhe një e dy janarit të vitit 1944, e cila ishte anuluar me dhunë në qershor të vitit 1945, kur ishte nxjerrë një rezolutë tjetër me dhunë sipas të cilës Kosova me dëshirë i bashkohej Serbisë demokratike. Rreth kësaj çështje kishim pasur një takim të mbyllur me dy zyrtarë të lartë amerikanë nga departamenti i drejtësisë, të cilët kishin arsyetuar juridikisht pse kishte rëndësi që deputetët e Kuvendit të Kosovës të shpallnin një deklaratë për pavarësi, që pa marrë parasysh se a do të hyjë në fuqi apo jo, ajo mbetet akt i rëndësishëm, si deponim demokratik i shprehjes së vullnetit të lirë të popullit me anën e deputetëve të tyre legjitimë. Ky legjitimitet bëhet edhe më i fuqishëm nëse merret parasysh fakti se deputetet e legjislacionit të tanishëm vinë nga zgjedhjet e rregullta, ku kishte edhe nga ata që kishin votuar ndryshimet kushtetuese të 23 marsit të vitit të kaluar, që për momentin u kanë shkuar për shtati Serbisë, të njëjtit do të votojnë të kundërtën, pra Deklaratën e Pavarësisë dhe ata nuk do të mund të akuzohen nga ana e Beogradit se kanë abuzuar mandatin kundër integritetit të Serbisë. Ekspertët amerikanë do të sjellin edhe shumë e shumë argumente pse akti i nxjerrë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në këtë drejtim është i një rëndësie të veçantë, madje edhe historike. Rugova, do t’u thotë se pajtohej me të gjitha ato vlerësime dhe do t’i njoftojë se rreth kësaj tashmë ishte biseduar në Prishtinë dhe një grup punues, kishte filluar të punonte, por që pritej qëndrimi pas konsultimet me miqtë amerikanë, prej të cilëve presim mbështetje me deklarimin se njohin vullnetin politik të popullit të Kosovës në rrugë institucionale dhe me mjete demokratike. Zyrtarët amerikanë do të

220 thonë se që të gjitha materialet do të na i dërgojnë në Prishtinë nëpërmjet ambasadës amerikane në Beograd. Materialet e zyrtarëve amerikanë me të gjitha hollësitë si do të dukej deklarata kushtetuese e Kuvendit të Kosovës, do t’i marrim pas një jave kur në Prishtinë do të vijë për vizitë këshilltari politik i ambasadës amerikane Konak, me të cilin kishim lidhje të përhershme. Ai do të sjellë edhe një dosje të tërë me artikujt dhe shënimet e tjera që shtypi amerikan kishte sjellë për vizitën tonë në SHBA, ku nuk do të mungojnë edhe kumtesat dhe të gjitha informatat e lëshuara nga zyrtarët amerikanë rreth takimeve tona me përjashtim të takimit dy me dy me serbët te Robert Doli sapo kishte mbaruar dëshmia para këshillit për të drejtat e njeriut të senatit amerikan. Rugova do të thërrasë Aganin dhe do t’ia japë materialet e zyrtarëve amerikanë të departamentit të drejtësisë bashkë me udhëzimin se ato duhej t’i mbante të mbyllura. Agani do të thotë se tashmë kishte vënë kontakte me deputetët dhe kryesinë e kuvendit dhe se e mira e së mirës do të ishte emërimi i një këshilli ekspertësh nga e drejta ndërkombëtare dhe ajo kushtetuese nga ana e tij i cili do të kryesohej nga akademik Gazmend Zami. Tha se Gazmendi ishte pajtuar që të përfshihej në atë ekip dhe ta drejtonte atë madje, por këtë e kishte kushtëzuar me mandatin që do të merrte nga personalisht nga Rugova pas një bisede që do të bëhej me të në katër sy. Natyrisht se Rugova kishte pranuar propozimin e Aganit dhe kish caktuar një takim me Gazmendin, i cili ishte mbajtur të nesërmen pasdite në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës larg çdo vëmendjeje të opinionit, por edhe të vetë kryesisë. Nga ajo ditë dhe, më kujtohet se kishte qenë e njëmbëdhjeta e majit, kishte filluar puna e organizuar për hartimin dhe shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të dy korrikut. Fehmi Agani dhe Gazmend Zajmi kishin punuar pa u vërejtur fare. Puna me deputetët e Kuvendit të Kosovës e filluar që më parë, kishte vazhduar për më shumë se një muaj e gjysmë dhe gjatë asaj kohe Rugova kishte qenë i informuar drejtpërsëdrejti për të gjitha nga Agani. Kryesia, por edhe pjesa tjetër e “alternativës” nuk ishte informuar për asgjë, madje edhe atëherë kur ndonjëri sillte muhabetin kah ato që qarkullonin si thashetheme. Rugova vazhdimisht, me prajshmërinë e njohur, thoshte se “po punohet në të gjitha anët, dhe kjo është punë e mirë”. Madje edhe gjatë një konference për shtyp aty nga fundi i qershorit, kur kishte indikacione se “diçka do të ndodhte së shpejti”, kureshtjes së gazetarit të “Borbës” së Beogradi do t’i përgjigjej me rrudhje supash. Por, para se të vinte koha që të bëhej mbledhja e Kuvendit të Kosovës, zhvillimeve të ardhshme në këtë drejtim, një shtysë të madhe do t’ua japë

221 edhe vizita e kongresistëve amerikanë në Prishtinë në krye me Tom Lantoshin, njërin ndër ata që më së shumti i kishte ndihmuar animimit të çështjes sonë në kongresin dhe senatin amerikan. Qysh me rastin e vizitës që ia bëmë SHBA-ve kongresisti Lantosh, do të përkujdeset që vizita jonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jetë sa më përmbajtjesore dhe e frytshme. Do të jetë thuajse gjatë gjithë kohës me ne, ndërkohë që do të bëjë si shumë që edhe faktori shqiptar atje të jetë sa më i bashkuar rreth nesh. Në darkën e madhe në Nju Jork, Tom Llastosh do të flasë me shumë pasion për rolin dhe rëndësinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe të pjesës tjetër të alternativës demokratike për rrënimin e monopolit komunist në Kosovë, i cili për gjysmë shekulli vendin e kishte mbajtur në një diktaturë. Një vëmendje të veçantë gjatë fjalimit përshëndetës para shqiptarëve, Lantosh do t’ua kushtojë përpjekjeve të gjata të popullit shqiptar kundër komunizmit. Do të theksojë se shqiptarët në Ballkan ishin ndër viktimat e para dhe më të egrat e komunizmit, meqë në pjesën e Kosovës dhe në veri të vendit në përgjithësi, nuk kishin flirtuar me të gjatë Luftës se Dytë Botërore, andaj regjimi i Enver Hoxhës në Tiranë i kishte ndëshkuar rëndë siç i kishte ndëshkuar edhe Beogradi në anën tjetër, pse po ashtu kishin qenë antikomunist dhe me etiketën e kundërrevolucionarëve madje. Në këtë prizëm ai do të përmend edhe kryengritjen e Drenicës të vitit 1945, kundër komunistëve, në shuarjen e egër të së cilës do të marrin pjesë bashkërisht partizanët jugosllavë dhe ata të Shqipërisë. Pasi që do t’i thotë këto, do të kthehet kah Rugova dhe do të thotë se është meritë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahësve të saj, që Kosova nuk është më komuniste dhe nuk do të jetë kurrë, pa marrë parasysh si do të shkojnë zhvillimet e mëtutjeshme në këtë vend. “LDK mundi komunizmin” do të thotë dhe salla e madhe do të shpërthejë me ovacionet për Rugovën dhe LDK-në. Në Nju Jork Tom Lantosh do të premtojë që së shpejti do të vizitojë Kosovën. Dhe kjo do të ndodhë pas një muaji të kthimit tonë në Prishtinë, më 27 maj, pikërisht ditën që ne thuajse po kremtonim fitoren e plotë ndaj komunistëve të Kosovës, të cilët, me ndonjë përjashtim të strukturës udhëheqëse në Prishtinë, kishin mbetur pa shqiptarë dhe mediat botërore kishin përhapur lajmin e dhënë nga ne të “fitores historike të shqiptarëve të Kosovës në luftë kundër komunizmit”. Te shqiptarët kjo vizitë kish zgjuar interesim të madh dhe rrugët e Prishtinës ishin plot e plot kureshtarë, që po t’u jepej mundësia, ta përshëndesnin delegacionin amerikan, të parin në një nivel të tillë. Por, meqë

222 kish rrezik të një konfrontimi të panevojshëm me policinë, kishim njoftuar aktivistët tanë që të ishin të vëmendshëm. Sidoqoftë, një pjesë e qytetarëve të Prishtinës do ta përshëndesë delegacionin e kongresistëve amerikanë në krye me Tom Lantoshin kur ai do të niset nga hoteli “Grand” për te ndërtesa e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku e priste Ibrahim Rugova bashkë me përfaqësuesit e tjerë të partive politike, të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, përfaqësuesve të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e ku ishte edhe Adem Demaçi. Masa e qytetarëve do ta shoqëronte automobilin e Lantoshit gjatë gjithë rrugës deri sa do të arrijë te baraka e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku përpara saj dhe përreth ishin mbledhur me mijëra e mijëra qytetarë për ta përshëndetur delegacionin amerikan. Bisedat e Tom Lantoshit me përfaqësuesit shqiptarë të kryesuar nga Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tashmë lider i pranuar nga Uashingtoni po edhe nga bota perëndimore, rëndësinë e së cilës tashmë po e pranonte edhe Beogradi, do të zgjasin rreth dy orë. Fillimisht ato do të hapen nga Dr. Rugova i cili mysafirëve të lartë do t’ua prezantojë të pranishmit dhe pastaj do të flasë për zgjerimin e lëvizjes demokratike në Kosovës, të udhëhequr nga Lidhja Demokratik e Kosovës. Do të përmend qëndrimet e njohura rreth barazisë, demokracisë dhe të përkatësisë Perëndimit, si qëllime strategjike të popullit shqiptar, të cilit iu kishte dhënë mundësi që të demonstrojë përcaktimin e tij për demokraci dhe shoqëri plurale. Theksoi se nga kjo rrugë shqiptarët e Kosovës nuk do t’i ndajë as dhuna serbe, që po ushtrohej ngado, nuk do t’i ndajnë as kërcënimet e shumta që vinë nga çdo anë, sepse ky është përcaktim ekzistencial. Përmendi se tashmë ishte arritur një fitore e madhe në këtë drejtim dhe do të shikoheshin mundësitë që ky sukses të materializohej praktikisht. Edhe përfaqësuesit e tjerë të partive politike dhe të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut do të flasin secili në përkrahje të kursit të deri tanishëm. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, akademik Idriz Ajeti, do të theksojë shkallën e madhe të represionit ndaj popullatës shqiptare që do të rritet në përputhje me sukseset e LDK-së dhe shtrirjes së ndikimit të saj. Me shifra dhe fakte do të arsyetojë këtë intensitet dhe do të kërkojë që amerikanët të ushtrojnë trysni te regjimi i Beogradit që të ndalte dhunën, e cila po merrte përmasat e një dhune të organizuar shtetërore ndaj një popullate të pambrojtur. Para delegacionit amerikan do të flasë edhe Adem Demaçi, i cili do të tregojë për jetën e gjatë të burgjeve dhe të represionit, por këtë nuk do ta

223 shfrytëzojë për akuzë kundër popullit serb, të cilin do ta quajë popull vëlla, por për të kundërtën. Fajet do t’ia lërë regjimit të Beogradit, i cili ka vënë në shënjestër ata që luftojnë për të drejtat legjitime që të jetojnë të bashkuar dhe jashtë terrorit policor. Demaçi përshëndeti angazhimin amerikan dhe kërkoi nga ata që me asgjë të mos e ndihmojnë regjimin e Beogradit, por ta detyrojnë atë që me shqiptarët të arrijnë një pajtim historik në përputhje me të drejtën e deklarimit të lirë të popujve për vetëvendosje. Në tërësi fjala e Demaçit u përcoll me kureshtje nga amerikanët, meqë përpara kishin ekzemplarin më tipik të dhunës së ushtruar ndaj intelektualit i cili ishte ndjekur pse kishte kërkuar që të respektohej vullneti i shqiptarëve për jetë të përbashkët, i cili aty nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta, në traditën e mospajtimit me pushtimin serb, kishte organizuar lëvizjen ilegale për bashkim me Shqipërinë dhe shumë nga pjesëtarët e saj ishin burgosur dhe dënuar me burgime të gjata pa hequr dorë nga ai përcaktim. Siç pritej, Tom Llantosh do të flasë me respekt të madh për sukseset e arritura që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri me tash. Do të deklarojë mbështetjen për kursin demokratik dhe civilizues të shqytarëve të Kosovës të rreshtuar përreth Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe do të premtojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe vendet perëndimore do ta mbështesin kursin paqësor dhe demokratik të shqiptarëve, që ai të fitojë. Pasi dënoi dhunën serbe që po ushtrohet ndaj shqiptarëve, në mënyrë thuajse kërcënuese, i drejtoi mesazh qeverisë së Beogradit se nuk do të tolerohej një sjellje e tillë. Të nesërmen Tom Llantosh do të vizitojë Gjakovën, ku do t’i bëhet një pritje e përzemërt nga qytetarët e atjeshëm dhe të Dukagjinit në përgjithësi, të cilët gjatë gjithë rrugës e kishin përshëndetur përzemërsisht. Në Gjakovë, madje, pritja i kish përngjarë një dasme të madhe, të paparë deri më atëherë. Sidoqoftë, vizita e kongresistëve amerikanë, kishte qenë edhe një shtysë kursit tonë që të kalonim nga faza e shtrirjes në terren në atë vënies në veprim të Kuvendit të Kosovës drejt shpalljes së Deklaratës Kushtetuese. Këtë e kishin kuptuar të gjithë, dhe veçmas deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të ishin sa më të vendosur dhe Agani thoshte se ishin shumë të përkushtuar që të përmbushnin misionin historik me të cilin ishin ngarkuar. Natyrisht se kalimi i plotë i çështjes te komisioni i pavarur i ekspertëve që udhëhiqej nga Gazmend Zajmi ndërsa edhe Agani ishte ndërmjetës midis Kuvendit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të na heq edhe nga përkushtimi që e gjithë çështja të ecën kahut të duhur në mënyrë që të marrë epilogun në përputhje me aprovimin e Deklaratës Kushtetuese ashtu si e

224 kishin propozuar amerikanët dhe, nëpërmes të dërguarit tonë aty Aganit, kishin pasur gisht drejtpërdrejt në hartimin e të gjitha dokumenteve. Diplomatit amerikan, i cili kthente thuajse çdo javë në Prishtinë, dhe me Rugovën shpesh zhvillonte takime në katër sy, do t’i bashkoheshin edhe një diplomat gjerman dhe një britanik. Edhe ata do të interesohen si shumë për punën e rezolutës së kuvendit, por këtë do ta bëjnë përherë me kujdes, pa lënë përshtypjen se vinin enkas për atë punë. Një ditë, madje, diplomati gjerman dhe ai britanik, do të kërkojnë edhe një takim me Fehmi Aganin, për të biseduar rreth çështjeve organizative dhe të infrastrukturës në terren, në mënyrë që t’u ndihmohet degëve dhe nëndegëve në kuptimin e krijimit të një ndërlidhjeje të brendshme, e për të cilën ai ishte përgjegjës, por arsye e vërtetë ishte puna e Kuvendit. Profesor Agani do të takohet me diplomatët në kafiterinë “Mimoza” në pjesën e “Qafës”, dhe siç kishte zakon që edhe gjërat e rëndësishme t’i relativizonte me humor, do të thotë se pos ekspresos së mirë që kishin pirë, të tjerat kishin qenë thuajse të padobishme, ngaqë aty kishte pasur aq shumë zhurmë, saqë përkthyesi që u rrinte në mes nuk kishte qenë në gjendje të përcillte thuajse asgjë. Ishte e qartë, se Agani, gjithnjë sipas udhëzimeve të Rugovës, që puna e kuvendit të mos bëhej publike dhe as mos të pranohej se diç po përgatitej, kishte zgjedhur zhurmën e lokalit, qoftë edhe para diplomatëve. Më vonë, kur çdo gjë do të kryhet në përputhje me parashikimet, diplomati amerikan kishte lavdëruar gjeturinë e Aganit me zhurmën e kafenesë përpara diplomatëve gjermanë dhe britanik... Dhe kështu do të arrij dita e dy korrikut, kur deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi që të kenë dështuar në përpjekjet e ligjshme të tyre që në përputhje me rregulloren e punës të gjejnë një kompromis me pjesën e administratës së Kuvendit të Kosovës, e cila të shumtën mbikëqyrej nga zyrtarë të dhunshëm serbë të vendosur pas ndryshimeve kushtetues të 23 marsit të vitit të kaluar, atëherë, Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, edhe pse do të bojkotohet nga delegatët serbë dhe malazias, por në përputhje me rregulloren në fuqi që lejonte thirrjen e mbledhjes së kuvendit me pajtimin e shumicës së anëtarëve të Kryesisë, do të shpallet mbajta e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, që për rend të ditës kishte një pikë të vetme, atë të sjelljes dhe aprovimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës. Por, ditën e dy korrikut, deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk do t’u lejohet të hynin në ndërtesës së kuvendit, me arsyetimin se ajo nuk ishte legjitime, ngaqë punën e mbledhjes e bojkotonin deputetët serbë dhe malazias. Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, kur do të kërkojnë që t’u hapeshin dyert e kuvendit,

225 do të kërcënohen nëse do t’u afrohen, atëherë do të ndërhyjnë forcat e sigurisë, që t’ua ndalojnë hyrjen. Mediat e shumta të vendit dhe të huaja si dhe kamerat e Radio Televizionit të Prishtinës dhe ato të Beogradit, kishin regjistruar disa nga “përleshjet” e para të deputetëve të Kuvendit të Kosovës me forcat e rendit dhe të sigurisë që i kishin penguar t’u afroheshin hyrjeve të Kuvendit. Meqë, ishte llogaritur një sjellje e tillë e organeve të dhunshme zyrtare, atëherë, deputetët i ishin kthyer skenarit rezervë, atij që mbledhja e Kuvendit të mbahej para dyerve të Kuvendit dhe aty, në pamundësi të debatit më të gjerë, atëherë të lexohej teksti i Deklaratës Kushtetues, që me sa dukej e kishte bërë deputetit Nehat Kiseri, dhe pastaj të aprovohej. Kjo edhe kishte ndodhur. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin dëgjuar tekstin e Deklaratës Kushtetuese dhe me aklamacion e kishin aprovuar. Momenti historik i aprovimit të Deklaratës Kushtetuese nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kishte qenë legjitim nga çdo pikëpamje, sepse në seancën nën qiellin e hapur para Kuvendit, kishin marrë pjesë mbi dy të tretat e deputetëve (shqiptarë dhe dy turq e një mysliman) dhe që të gjithë kishin ngritur dorën. Mediat e shumta kishin pasur rastin të bindeshin me kuorumin por edhe me dy të tretat pro të deputetëve për rezolutën, teksti i së cilës, po atë ditë ishte shpallur në fletoren zyrtare të Kuvendit të Kosovës dhe u ishte shpërndarë mediave, institucioneve si dhe përfaqësive diplomatike në Beograd. Deklarata do t’i dorëzohej edhe Kuvendit të Jugosllavisë si dhe të gjitha kuvendeve të njësive të tjera federative. Mediat e Kosovës, të cilat ende nuk ishin nën masat e dhunshme të Beogradit do të sjellin botime të veçanta dhe e gjitha do të marrë kahun e një atmosfere solemne në gjithë vendin. Po atë ditë, Ibrahim Rugova do të mbledhë Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kryetarët e të gjitha degëve nga njëzet e dy komunat e Kosovës, për të përkrahur Deklaratën për Pavarësi të Kuvendit të Kosovës. Nga mbledhja ishte nxjerrë deklarata për shtyp, ku përshëndetej, por edhe i jepej përkrahje e fuqishme Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës rreth pavarësisë. Ajo do të quhet historike, legjitime dhe obliguese për të gjitha subjektet politike të Kosovës. Rugova bëri të ditur se nga ai çast Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të gjitha partitë e tjera do t’i nënshtrohen vullnetit të dalë nga ky dokument. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, që do të mbahet pasdite, përfaqësuesve të mediave të vendit dhe të huaja, do t’u shpërndahet kumtesa për shtyp rreth përkrahjes së plotë Deklaratës së Kuvendit të Kosovës, ku ajo do të cilësohej shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës që të përcaktojë të ardhmen e vet. Në këtë

226 konferencë për shtyp u bë e ditur se Kosova tashmë ishte ngritur në subjekt politik të pavarur dhe nga ajo ditë çfarëdo reagimi ose sjellje e pushtetit serb, që nuk do të jetë në përputhje me respektimin e vullnetit të përfaqësuesve të popullit të shprehur në mënyrë legjitime, do të konsiderohet agresion ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj. Të nesërmen, kur edhe më tutje në Kosovë festohej shpallja e Deklaratës Kushtetuese dhe degëve dhe nëndegëve të LDK-së u ishin dhënë udhëzime si duhej pasur kujdes që kremtja të mos kthehej në eufori që do të mund të nxiste ndonjë dhunë të pushtetit, në Prishtinë do të vinë edhe përfaqësuesit e disa nga ambasadave të vendeve perëndimore në Beograd, në krye të të cilëve ishin dy diplomatë amerikanë. Rugova do t’i presë dhe do t’i përshëndesë me hapjen e një shampanje të shtrenjtë që Nesheti e kishte sjellë për atë rast. Dollitë do të ngrehen për të ardhmen demokratike të Kosovës dhe shprehjen e vullnetit politik në përputhje me synimet historike për liri dhe pavarësi. Më vonë, diplomatët, diku në një restorant të Prishtinës, kishin takuar edhe kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Ditën e tretë Rugova do të presë, dy diplomatë amerikanë (Konakun dhe një tjetër) me të cilët, vetëm për vetëm, do të bisedojë rreth një orë. Pasi që të kenë shkuar ata, mundohej të ruante disponimin, por ishte më se e qartë se amerikanët e kishin njoftuar me përgjigjen që do të pasonte nga Serbia së shpejti. “Nuk ka kthim prapa”, do të thotë sapo të hyjë Agani. “Tash kemi Deklaratën e Pavarësisë dhe kjo nuk zhbëhet. Nuk do të përsëritet më anulimi i Bujanit.” Fehmi Agani e kishte të qartë pse fliste Rugova ashtu. Me atë prajshmërinë e përhershme dhe qetësinë në fytyrë, që nuk i shqitej edhe atëherë kur brendia mund t’i thoshte tjetërçka, pasi një copë herë rrotulloi gishtat e duarve, foli e tha se reagimi serb do të jetë i ashpër. “Askush nuk ka pritur që nga Beogradi të marrim urime. Kjo do të ishte mrekulli, por kjo nuk do të ndodhë...” Tha se deputetët dhe Kryesia e Kuvendit ishin të vetëdijshëm për përgjigjen serbe dhe askush prej tyre nuk hamendet. “Janë në gjendje që kudo dhe përballë çdo rrethane të thonë të njëjtën... Fanatikisht qëndrojnë prapa këtij përcaktimi...” Rugova, megjithatë, dukej i shqetësuar. Tash e dinte se reagimi serb do të ishte i ashpër dhe fare i paparashikueshëm, me që deputetët e Kosovës kishin shpallur shkëputjen prej Serbisë dhe ky ishte vullnetit i popullit i shpallur në mënyrë legjitime dhe me mjete po ashtu legjitime. Pra, ishin prekur çështjet

227 që ua hapnin udhën konfrontimeve të ashpra, ku Serbia do të tregonte gjithë vendosmërinë e dhunës, por njëherësh edhe shqiptarët duhet të kundërpërgjigjeshin. Por, cila duhej të ishte kundërpërgjigjja jonë?... Kur kishim filluar të ballafaqohemi me realitetin e ri, atë të zgjerimit të shpejtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pushtimin prej saj të hapësirës së Lidhjes Socialiste dhe të rrënimit të infrastrukturës së anëtarësisë së Lidhjes së Komunistëve, dashur a pa dashur na ishte imponuar edhe domosdoshmëria e hapit tjetër, atij që nuk mund të ishte tjetër, pos që të veprohej më tutje në përputhje me konceptin e trekëndëshit strategjik: barazi, demokraci dhe përkatësi Perëndimit, ku deklarimi i lirë paraqiste një parakusht për arritjen e barazisë dhe gjithë atyre që nënkuptonte ajo. Para se të shkonim në SHBA, përfaqësuesit e këtij vendi, po edhe disa nga vendet e rëndësishme europiane, masën e suksesit tonë e kishin lidhur me shkëputjen tonë nga komunitet që pashmangshëm çonte deri te rrënimi i Lidhjes së Komunistëve. Për pak kohë thuajse i ishim afruar atij qëllimi dhe ishte vetëm çështje taktike pse atë nuk e kishim shpallur si fitore të plotë. Ky cak, megjithatë kërkonte lëvizje të tjera. Para se të shkonim në SHBA, bashkarisht me Rugovën dhe Aganin kishim hapur këtë çështje, dhe ishim pajtuar që hapi tjetër duhej të ishte Kuvendi dhe përfitimi i tij, si institucion legjitim për marrjen e vendimeve të rëndësishme, ku deklarata për shpalljen e pavarësisë kishte qenë në krye të agjendës. Në Uashington dhe Nju Jork thuajse kishim marrë miratimin për këtë hap, por nga trysnia e gjithë atyre me të cilat ballafaqoheshim dhe dukej më se e qartë se barra e tyre ishte shumë e shumë më e madhe nga takati ynë, nuk na kishte shkuar mendja si duhej vepruar ndaj kundërpërgjigjes serbe, ani pse kjo ishte për t’u pritur dhe fare e pashmangshme çastin që deputetët do të miratonin deklaratën e pavarësisë me të cilën Kosova shkëputej nga pushtimi serb. Ndoshta as që kishim dashur të merremi me reagimin serb, ngaqë kishte qenë përkushtimi dhe rëndësia e veprimit tonë ajo që kishte përjashtuar të tjerat, pa marrë parasysh se çfarë do të ishin. Përpara kishim përfytyrimin e aktit madhështor të shpalljes së deklaratës kushtetuese, me të cilën bëhej ajo kthesa e madhe historike. Për të tjerat as që kishte pasur vend. Ngjashëm me atë gjendjen e 23 dhjetorit të vitit të kaluar kur kishim hyrë në kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe pas një ore, prej andej do të dalim me përshtypjen e të qenit tjerë. Por, trash kishin kaluar emocionet dhe të tjerat që e përcjellin dhe e shoqërojnë atë. Gjendeshim para një situate kur duhej të dinim se çfarë duhej

228 vepruar, dhe ky veprim po ashtu duhej të përcillej me përgjegjësinë e plotë tonën. Si mahi, por e qëllimshme, Rugovës do t’ia përkujtoja gjendjen që ndjehej kur në Nju Jork dhe Uashington do t’i bëheshin nderimet e liderit dhe kjo do të pasqyrohej më shumë se duhej me përcjelljet policore dhe masat e mëdha të sigurisë. “Tash je lider.” “Ah, lëre. I ngjashëm me princin e hijeve”, do të ma kthejë me buzëqeshje të thartë. Që ta zbus paksa atmosferën ia përkujtova atë këngën “Nënë, moj, mos ke frikë, kemi prapa një Amerikë”, që kishim dëgjuar sapo ishim kthyer. Mezi do të nxjerr fjalët “po, po”, të cilat do të mbulohen me ato të Aganit se duhet pritur reagimet e Serbisë. Fjalët e fundit do t’i shoqërojë me atë mahinë “nëse për këtë do të na jepet mundësi fare...” Dhe, si do të pritej, reagimi i Serbisë do të jetë i ashpër dhe i pakompromis. Po atë mbrëmje, diku nga mesnata, policia do të trokasë në derën time. Ishin dy civilë dhe dy të tjerë që rrinin te shkallët e katit. Më thanë se kishin urdhrin për biseda informative. Ai që rrinte pas e nxori një letër nga një dosje dhe ma dha. “Duhet të vish menjëherë me ne”. Ime shoqe po bënte përpjekje që fëmijët të mos kuptonin gjë. Gjatë kohës sa u vesha dhe u mbatha i thashë se duhej të lajmëronte ambasadën amerikane në Beograd. Diplomati amerikan Konak, me të cilin ishim në lidhje të vazhdueshme, ma kishte lënë një numër telefoni ku mund thirrja në çdo kohë. Pas pak, në një veturë të policisë me targa civile, rrugët e shkreta të Prishtinës më ngjanin në një ankth. Në ndërtesën e Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme, më dërguan në një dhomë të vogël, në të cilën rrinte një polic civil, i cili nuk lëvizi fare kur më futën aty dhe thanë se duhej të prisja pak. Erdhi edhe një zeshkan mesoburrë, i cili më tha se ishte inspektor i Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme dhe aty, me urdhër që mbështetej në “rrethanat e veçanta”, mbahesha në biseda informative. Meqë sipas ligjit gjatë bisedave informative parashihej edhe prania e avokatit, ia bëra me dije se dija të drejtat e mia. Thash se nuk do të flisja pa avokat. Inspektori u tregua i qetë. “Si të duash. Fole dhe nuk fole, do të rrimë bashkë për deri sa të marr urdhrin tjetër”. Kur e pa se përnjëmend isha përcaktuar për heshtje, nxori një letër të madhe dhe ma hodhi përpara. Ishte fotokopja e një interviste të vonshme që ia kisha dhënë gazetës gjermane “Die Welt”, ku flitej për zhvillimet e mëtutjeshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mundësitë që në

229 përputhje me fuqinë që tashmë kishim, të kërkohej edhe pushteti që na takonte. Intervista shtrihej në më shumë se gjysmë faqe të gazetës dhe ishte e ilustruar me një fotografi timen të madhe. “Këtu paralajmërohet marrja e pushtetit me dhunë”, foli inspektori duke cituar një pjesë të tekstit që e kishte të përkthyer në gjuhën serbokroate. Prapë heshta. Ai vazhdoi t’i citojë edhe disa pjesë të tjera të intervistës dhe pas secilit lexim theksonte falët “nxitje e rebelimit”, “marrje me dhunë e pushtetit”, “kundërvënie” dhe të ngjashme, me të cilat shihej se dëshironte të ma hapte gojën. Por, përkundër asaj që më rrotullohej në bark, duroja. Kështu kaloi bukur shumë kohë, diku rreth dy orë, kur do të trokasë dera dhe brenda do të hyjë një tjetër, i cili do të prezantohet po ashtu me një ofiq të lartë të policit federativ, i cili do të më kumtojë lajmin se kishte marrë fund koha e bisedave informative dhe se do të dërgohesha në shtëpi. Më pyeti se mos doja kafe. I thashë se jo dhe dola. Sapo do të arrij në shtëpi do të bjerë zilia e telefonit dhe në anën tjetër të kufjes dëgjova zërin e amerikanit Konak, që po më lajmërohej nga ambasada amerikane në Beograd. “Të uroj një ditë të mirë”, më tha. Për ndryshim prej herëve të tjera që më drejtohej në gjermanisht këtë herë fliste në serbokroatisht dhe fjalët i nxirrte me shumë mundim. Mora vesh se ngjashëm ishte vepruar edhe me Ibrahim Rugovën. Thuajse në të njëjtën kohë, në zyre të ndryshme kishim kaluar rreth dy orë në zyrat e policisë. Edhe ai nuk kishte folur, e edhe familja e tij kishte njoftuar menjëherë ambasadën amerikane. Në lajmet e mëngjesit do të bëhet e ditur kumtesa e Kryesisë së Serbisë, me anën e së cilës shpallet jolegjitime nxjerrja e Deklaratës Kushtetuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Quhej akt i paligjshme dhe i pavlerë fare, i bërë nën trysninë e nacionalistëve dhe separatistëve shqiptarë të tubuar përreth “alternativës armiqësore shqiptare”, siç quheshim të shumtën ne me gjuhën politike të Beogradit. Më tutje thuhej se vendimi i paligjshëm i deputetëve shqiptarë nuk mund të ketë kurrfarë pasojash për rendin kushtetues të Serbisë, pos që do ta forcojë angazhimin e saj që si thuhej Serbia të vendosë dhe të ushtrojë pushtetin në gjithë territorin e saj në përputhje me kushtetutën që ishte aprovuar edhe me deklarimin e lirë të vullnetit të Kuvendit të Kosovës më 23 mars të vitit të kaluar. Nga masat e tjera që do të pasojnë, Serbia do të shpall shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe vënien e administratës së tij nën masat e dhunshme.

230

Nën masat e dhunshme do të vihet edhe e gjithë administrata tjetër e që të gjitha institucioneve të Kosovës. Po ashtu edhe mediat “kryeneçe” dhe “me frymë separatiste”, siç ishin cilësuar “Rilindja” dhe Radio Televizioni i Prishtinës, do të vihen në masa të dhunshme me kryeredaktorë dhe redaktorë të zgjedhur nga garnitura e fundit e komitetit. Kështu, të nesërmen në mëngjes, forca të mëdha policore së pari do të hynë në pallatin e shtypit dhe me dhunë do të nxjerrin jashtë që të gjithë redaktorët dhe gazetarët e “Rilindjes”, ndërkohë që ngjashëm do të veprohet edhe në Televizionin e Prishtinës dhe Radion e Prishtinës, ku ndërhyrja e dhunshme e forcave policore do të gjirohet nga njëri nga kameramanët dhe filmi me të shpejtë do të marrë botën, me ç’rast mediat e njohura elektronike botërore që nga BBC, NBC, NTV e të tjera, do ta emitojnë atë me vërejtjen se çfarë barazie u ofronte Serbia shqiptarëve! Nga ora dhjetë, Rugova do të thërrasë mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa pas një ore kishte lënë takime me përfaqësuesit e partive të tjera. Kryesinë, Rugova do ta informonte për marrjen tonë në polici, por asaj nuk do t’i kushtojë rëndësi. Do të ndalet te qëndrimi që duhej të kishim me atë rast, jo vetëm që t’u jepej përgjigje masave që Serbia kishte marrë, por edhe për rrugën që do ta zgjedhim. Ishte ky një rast i mirë që të hapeshin letrat. Tha se nga dy korriku ndryshonte çdo gjë. Madje edhe programi i LDK-së, të cilit i ruheshin kërkesat kryesore nga trekëndëshi strategjik:barazi, demokraci dhe përkatësi Perëndimit, por që të tjerat i nënshtrohen frymës së Deklaratës Kushtetues, së cilës duhej t’i përmbaheshim, në mënyrë që hapat tonë të ishin në përputhje me këtë përcaktim. Tha se tashmë po punohej rreth një konceptit strategjik që do të paraqesë bazën e veprimit tonë të gjithmbarshëm drejt jetësimit të qëllimeve strategjike në përputhje me rrethanat e reja. Propozoi që të dilej me një kumtesë ku kundërshtoheshin masat e Kryesisë së Serbisë. Duhej t’i bëhej me dije se as ajo e askush nuk guxonte të shkelte mbi vullnetin legjitim të përfaqësuesve të popullit. Nuk është dhuna, pa marrë parasysh sa e fuqishme, që zgjidh problemet, por e kundërta, pra pranimi i realiteteve dhe sjellja në përputhje me to. Në këtë letër edhe një herë do t’u jepej mbështetje e plotë dhe e përhershme vendimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dy korrikut dhe do t’i bëhej thirrje Serbisë të mos shkelë nëpër vullnetin demokratik të popullit shqiptar. Thirrje e njëjtë do t’u bëhet edhe institucioneve federative, nga Kryesia, parlamenti dhe institucionet e tjera. Do të hartohet edhe një tekst tjetër që do t’u dërgohet ambasadave të vendeve perëndimore në Beograd me të cilën SHBA-ve dhe fuqive europiane u bëhej

231 thirrje që të përdornin gjithë autoritetin e tyre, por edhe masat tjera nga ato ekonomike dhe diplomatike, nëse këtë e kërkon nevoja, që Serbia të detyrohet të pranojë realitetet e reja dhe të heqë dorë nga dhuna. “Është rasti i mirë që vendet demokratike të Perëndimit të respektojnë ë vullnetin politik të popullit të Kosovës të shfaqur në mënyrë demokratike dhe me mjete demokratike”, thuhet në fund. Pas bisedës me përfaqësuesit e partive të tjera dhe disa intelektualëve që kishin qëndrime të përafërta me LDK-në por nuk ishin angazhuar në strukturat e saj udhëheqëse, gjatë gjithë pasdites e deri në orët e vona, Rugova do të gjendet në qendër të mediave botërore. Me këtë rast do të shfrytëzojë rastin që të protestojë kundër dhunës së ushtruar kundër “Rilindjes” dhe Radios dhe Televizionit të Prishtinës, kur nga puna ishin larguar gazetarët dhe redaktorët shqiptarë, dhe vendin e tyre e kishin zënë garniturat e dhunshme të instaluara nga Beogradi. “Rrezikohemi nga terri informativ”, ishte mesazhi dramatik i Rugovës drejtuar shtypit botëror...

Ujdia e brendshme shqiptare dhe fillet e pushtetit paralel

Aprovimi i Deklaratës Kushtetuese si dhe sjellja e regjimit serb me ashpërsi të madhe, do të krijojë një gjendje tejet të tendosur. Por, nuk do të ndikojë në përhapjen e mëtutjeshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe në pjesët tjera të Kosovës deri në pikat e saj më të skajshme. Megjithatë, në ato rrethana ishin vënë në lëvizje edhe pjesët tjera të shqiptarëve jashtë Kosovës, si në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Preshevë e Bujanovc dhe kudo ku kishte. Fillimisht nuk kishim ndonjë strategji si duhej të silleshim ndaj kësaj çështje, ngaqë pak kujt i shkonte mendja se brenda një kohe të shkurtër do të arrinim sukseset që kishim arritur. Por, nuk do të kalojë shumë dhe ne do të ballafaqoheshim me kërkesat e shqiptarëve që jetonin në Maqedoni, të atyre në Preshevë, Bjanovc dhe Medvegjë, po edhe të shqiptarëve në Mal të Zi, se a duhej të hapeshin degët e partisë sonë atje, apo të fillohej me ndonjë tjetër, që do të ishte pjesë e “kapuçit” tonë? Disponimi ishte që Lidhja Demokratike e Kosovës të mbetej kryesorja. Ç’është e vërteta, nga mesi i janarit ne kishim themeluar degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kroaci dhe kjo kishte pasur rëndësi për nevojat

232 tona qoftë që të promovoheshim në një qendër të rëndësishme siç ishte Zagrebi ku partia e Tuxhmanit Bashkësia Demokratike Kroate na kishte ofruar bashkëpunim, por që edhe nga andej, në saje të komunitetit shqiptar me ndikim në Zagreb dhe pjesët bregdetare, t’i drejtonim lidhjet tona me disa nga vendet e rëndësishme perëndimore Austrinë, Zvicrën dhe Gjermaninë, gjë që kjo do të tregohej e drejtë, sepse si do të shihet, Zagrebi do të paraqesë një pikëmbështetje shumë të rëndësishme për veprimtarinë tonë të mëtutjeshme, sidomos kur do të ballafaqoheshim me situata kritike, pas shpërthimit të luftës në këto anë. Por, organizmi i shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë, Bujanovc e Medvegjë dhe Mal të Zi, krahas të përbashkëtës kishte edhe të veçantat e veta, meqë i nënshtrohej ndarjes administrative, që për ato rrethana, me asgjë nuk duhej të prejudikohej se organizimi ynë partiak do të mund ta ndikonte apo ndryshonte atë. Ishin, pra këto çështje tejet të ndjeshme dhe kërkonin maturi dhe kujdes, që të mos bënim hop para gardhit. Madje edhe amerikanët dhe gjermanët, sidomos këta të parët, qysh nga fillimi na kishin bërë me dije se nuk duhej të nxitonim me përhapjen tonë në drejtim të jugut apo lindjes pa u parë disa nga zhvillimet në ato pjesë, sidomos ato që kishin të bënin me mendimet e atjeshme si ndaj proceseve të reformave demokratike dhe si ndaj ofensivës serbe që të dominohej Jugosllavia. Ambasadori amerikan Zimerman, gjatë një vizite kishte thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të mbetet strumbullari i organizimit partiak në Kosovë, dhe kjo për një kohë të caktuar shfaqet edhe si e domosdoshme, por organizimi partiak në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës duhet t’u nënshtrohet specifikave lokale, gjithnjë duke u ruajtur disa lidhje me organizimin partiak të Kosovës. Kështu, ambasadori amerikan kishte sugjeruar që Lidhja Demokratike e Kosovës, në njëfarë mënyre të mbikëqyrte procesin e krijimit dhe themelimit të partive në këto anë duke pasur parasysh që te secila prej tyre të ruhej atributi “demokratik” me anën e të cilit tregohet afërsia e pikëpamjeve të njëjta për procesin e zhvillimeve nëpër të cilin po kalohej, po që lehej mundësia për një union partiak a të ngjashme, që do të shfaqej në përputhje me rrethana dhe nevojat e kohës. Këshilltari i tij Konak, do të jetë edhe më i qartë në këtë drejtim. Ai do të kërkojë që në Preshevë dhe Maqedoni drejtpërsëdrejti të angazhonim njerëzit tanë që themelimi i partive të atjeshme të bëhej nga kuadrot vendore, që ishin shkolluar në Kosovë dhe mbanin lidhje të ngushta me Prishtinë. Kështu edhe do të veprohej. Profesor Aganit, si shumë punë të tjera organizative, do t’i lihej në dorë kjo dhe bashkë me Ali Aliun dhe Bukoshin

233 do të angazhohen për themelimin e dy partive të rëndësishme, të Prosperitetit Demokratik në Tetovë dhe të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë. Edhe njëri edhe tjetri kryetar i këtyre partive (Nevzat Halili dhe Riza Halimi) do të jenë kuadro akademik të Universitetit të Prishtinës dhe gjatë dy-tri viteve të para ata do të sillen sikur të ishin filiale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pikërisht siç kërkonin edhe amerikanët, por që na përshtatej edhe neve. Madje, më kujtohet një herë, se ambasadori Zimerman, Rugovës i kishte thënë se duhej pasur kujdes që në Maqedoni dhe Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë të mos lejohej themelimi i ndonjë partie tjetër shqiptare për deri sa të vazhdonin ato rrethana. ”Çastin që do të shfaqet partia e dytë, shfaqet lufta për pushtet, ku gishtat mund t’i fusin ata që nuk ia duan të mirën faktorit shqiptar dhe bëjnë çmos që atë ta futin në luftë të brendshme në vend se të luftojnë për arritjen e qëllimeve strategjike në planin demokratik, por edhe atë kombëtar”. Viktor Majer, gjithnjë me humorin e tij cinik, rreth kësaj do të thotë se nga një parti e vetme shqiptarët rëndom krijohen diktatorë meqë nuk mund të jetojnë pa të, ndërsa prej shumë sosh luftë të brendshme kundër vetvetes dhe në dobi të të tjerëve... Sidoqoftë, Lidhja Demokrate e Kosovës do t’u përmbahet sugjerimeve dhe këshillave të amerikanëve rreth marrjes përsipër të rolit mbikëqyrës gjatë themelimit të partive të shqiptarëve në Maqedoni dhe Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, por jo vetëm aq. Në fazën e parë, flas për atë që do të shkojë edhe deri te fillimet e luftës në Slloveni dhe Kroaci dhe vendimeve të komisionit të Badinderit për shpalljen e shpërbërjes të Jugosllavisë, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i trajtojë këto parti sikur t’i kishte degë të veta në ato pjesë dhe do të përkujdeset që të mos kishin konkurrencë. Dhe kujtoj se kjo edhe kishte qenë e drejtë, por njëherësh edhe e dobishme. Sepse, me mbajtjen e tyre sa më afër, njëherësh arriheshin dy qëllime: ai politik dhe praktik. I pari, në rrethanat e opsioneve të hapura, ku tashmë ishte gjithnjë e më e qartë se Jugosllavia do të shpërbëhet nga dhuna serbe, që kishte filluar, apo nga proceset demokratike, të cilat po ashtu ishin të pashmangshme pas rrënimit të Murit të Berlinit dhe rënies së bipolaritetit, do të thoshte mundësi që faktori shqiptar nga gjithë hapësirat e ish Jugosllavisë të shfaqej me opsionin e zgjidhjes së përbashkët pa marrë parasysh kufijtë administrativ. Dhe i dyti, ai praktiku, kishte të bënte me mundësitë e vetë organizimit, që në rrethanat e mundshme të çrregullimeve që do të shkaktonte shembja e shtetit të

234 përbashkët, shqiptarët të mos mbeteshin peng i shkëputjeve administrative, por të shfaqeshin si faktor i përbashkët. Dobitë e së dytës, do të hetohen shumë shpejt. Kur Kosova, pas fushatës së largimit të shqiptarëve nga puna dhe mbylljes së burimeve ekzistenciale mund t’i nënshtrohej dhunës së Beogradit, apo një pjesë e madhe e popullatës të merrte botën në sy dhe kështu të realizohej njëri ndër qëllimet kryesore të politikës së Beogradit për pastrimin etnik të saj, do të jenë pikërisht partitë politike shqiptare nga Maqedonia dhe Presheva e Bujanovci ndër të parat që do t’u vinë në ndihmë kosovarëve, duke ndarë me ta kafshatën e gojës. Për vite me radhë, nga drejtimi i Maqedonisë dhe i Preshevës dhe Bujanovcit do të hynë ndihma të pandalshme, pa të cilat populli i Kosovës do ta kishte edhe më të vështirë mbijetimin në trojet e veta, prej nga Serbia ia kishte vënë vetit detyrë që përfundimisht t’i dëbonte. Kështu, ujdia e brendshme shqiptare që të ruanin një organizim partiak dybinarësh: njërin për nevojat e brendshme, pra lokale, dhe tjetrin për ato të përbashkëta në hapësirën jugosllave, së shpejti do të marrë edhe formën e duhur me themelimin e Këshillit të Partive të Shqiptarëve në Jugosllavi, në përbërje të së cilës, krahas partive të Kosovës (Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Fshatare të Kosovës, Partisë Socialdemokrate) në të do përfshiheshin edhe Partia për Prosperitet Demokratik e Tetovës, Partia për Veprim Demokratik e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, Lidhja Demokratike e Malit të Zi dhe dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kroacinë. Kryetar i tyre do të jetë Ibrahim Rugova, ndërsa qendra e Këshillit Prishtina. Formimi i Këshillit të Partive Shqiptare nga Jugosllavia nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Rugovës, në të vërtetë do të paraqesë atë parakushtin e rëndësishëm për themelimin e Lëvizjes gjithpopullore të Kosovës në luftë kundër dhunës dhe pushtimit serb, e njohur si lëvizje civile, e cila së shpejti do të konstituojë pushtetin paralel, që nga solidariteti, organizimi i arsimit, shëndetësia dhe më vonë siguria dhe mbrojtja, sistem ky që me të drejtë mund të quhet kundërvënie civile Serbisë në të gjitha segmentet e jetës duke e kthyer praninë e saj në okupator të thjeshtë, që do të njihet si politikë lufte pa luftë, që po ashtu më vonë do t’ia krijojë parakushte asaj që me shfaqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kthehet në luftë të armatosur pas së cilës do të pasojë ndërhyrja e armatosur e NATO-s kundër forcave ushtarake serbe në Kosovë dhe jashtë saj. Por, para se të vijë te ky zhvillim i natyrshëm prej tetë vitesh, kur lufta dihej se ishte e pashmangshme dhe një ditë do të paraqitet si vazhdim i

235 politikës me mjete të tjera, gjeneza e pushtetit paralel dhe gjithë infrastrukturës së rezistencës cilivile që pjesërisht do të fillojë nga tetori i atij viti në mënyrë që në vjeshtën e ardhshme të arrijë atë pikën e duhur organizative që do ta ketë gjatë gjithë kohës sa do të zgjasë kundërvënia e luftës pa luftë dhe e luftës me luftë si pjesë të të njëjtës, duhet parë te qëndrimi dhe marrëveshja e spektrit politik shqiptar të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës te strategjia që solidariteti të jetë i përbashkët, edhe përkundër veprimeve të ndryshme dhe në përputhje me rrethanat në pjesët e veçanta. Këtu, rol i veçantë do t’i përcaktohet edhe diasporës sonë në vendet perëndimore sidomos të asaj në Gjermani, Zvicër, Austri, Beneluks dhe vendet skandinave, ku tashmë, krahas shtresës së gastarbajterëve, që llogaritej se ishin mbi njëqind mijë gjithsej, atyre u bashkohej edhe fluksi i madh i refugjatëve dhe të përndjekurve të tjerë, numri i të cilëve për pak kohë do të trefishohet. Fillimisht mendohej që të gjendej një formë organizative e përfshirjes jashtëpartiake e diasporës sonë në vendet perëndimore, jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku atje tashmë Liga qytetare shqiptaro-amerikane dhe lobi shqiptar në këtë vend punonte me përkushtim dhe ia kishte dalë të arrinte suksese në shumë drejtime. Por, kjo u pa se ishte e vështirë, sepse edhe klubet e punëtorëve, e edhe shoqatat e ndryshme nga ato kulturore dhe politike e kishin humbur besimin nga shkaku i mosdrejtimit të tyre nga një qendër dhe shfaqja e aktiviteteve të grupeve të ndryshme me përcaktime ideologjike dhe çkamos tjetër që fuste gishtat e papastër nëpër to. Duke përjashtuar që në SHBA të ndërhyhet me forma të tjera organizative jashtë atyre që ishin, por që ky qëndrim nuk do të respektohej dhe me ndërhyrjen krye në vete të Ali Aliut në Nju Jork do të themelohet dega e LDK-së e cila do të sjellë më shumë dëm se dobi, u vendos që të shkohet me themelimin e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së pari në Gjermani e pastaj në Zvicër dhe vendet e tjera, meqë ashtu vlerësohej që partia që kishte fituar besim të madh në Kosovë dhe ia kishte dalë të rrënonte autoritetin komunist në vend dhe kishte edhe një program të qartë politik si përgjigje rrethanave të reja pas humbjes së monopolit të komunistëve, do ta kishte më të lehtë që të drejtonte diasporën. Paraprakisht, nëpër mes lidhjeve me Gjermaninë dhe Zvicrën që mbaheshin nga kontaktet me përfaqësuesit e ambasadave të tyre në Beograd dhe ato institucionale nëpër ato vende, ishte marrë edhe pajtimi i organeve zyrtare gjermane dhe zvicerane rreth përfshirjes së qytetarëve tanë me

236 qëndrim të përkohshëm jashtë në organizimin tonë si pjesë e rezistencës civile ndaj okupimit serb. Gjermanët kishin interesim për këtë formë të organizimit, por disa çarqe të tyre do të sugjerojnë që në ombrellën e organizimit tonë jashtë të përfshihej edhe Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës (LPK), dikur Lëvizja për Republikën e Kosovës (LPRK), organizatë kjo politike të shumtën nga grupime marksiste-leniniste, po ku kishte edhe intelektualë me prirje të tjera patriotike, e cila ishte aktive që nga vitet e tetëdhjeta. Kjo çështje, bashkë me të tjerat që lidheshin me shtrirjen e veprimtarisë sonë në Gjermani dhe në disa vende të perëndimit, do të prekej edhe me “të ngarkuarin” gjerman për Kosovën, redaktorin e “Westdeutsche Rundfunk”, Horst Werseler kur ai do të vijë në Prishtinë dhe do të bisedojë edhe me Rugovën. Parimisht, Rugova do të pajtohej që edhe LPK, si çdo organizatë tjetër brenda dhe jashtë, me të cilat na lidhnin të njëjtat qëllime, të përfshihej në aktivitetet tona. Dhe, kur nga ana jonë do t’i bëhej me dije se duhet pas parasysh faktin se disa grupime të tyre kishin qenë ndër ata që kishin protestuar kundër shembjes së Murit të Berlinit, ai si me shaka do të thotë se nuk ishin të vetmit, ngaqë kishte pas edhe kurdë të Oçallanit. Në kontaktet që do të kemi ato ditë me disa nga përfaqësuesit e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës LPK, natyrisht pasi që ata të na jenë drejtuar dhe të shprehin kërkesat që të na bashkohen, do t’u përgjigjemi pozitivisht, po që paraprakisht duhej të na drejtoheshin me shkrim, gjë që ata këtë edhe do ta bëjnë. Po ashtu prej tyre u kërkua që të sillen në përputhje me kornizat tona të veprimit legal në vendet perëndimore, po edhe për veprimtarinë e vet në Kosovë, e cila ushtrohej në marrëveshje me ne dhe në përputhje me konceptet tona organizative. Kështu, në shumë degë dhe nëndegë tona, aktivistët e kësaj lëvizje do të marrin poste të rëndësishme partiake, që nga sekretarët organizativ të degëve e në ndonjë komunë do të bëhen e dhe kryetar. Mund të them se gjatë veprimtarisë trevjeçare në lëvizjen tonë, e cila do të fillojë pasi që të na arrijë kërkesa e tyre me shkrim, e cila ruhet në dokumentacionin e partisë bashkë me të tjerat nga kjo kohë, LPK u është përmbajtur marrëveshjeve me disa përjashtime kur anëtarët e saj janë munduar që në disa degë, si atë të Suharekës dhe të Rahovecit, të bëjnë politikë në politikë dhe platformës sonë legale djathtiste t’ia nënshtrojnë konceptin e veprimtarisë ilegale majtiste. Kjo të shumtën është tejkaluar në saje të pranimit të heshtur të “duelit” djathtist-majtist në terren, i cili, të shumtën ishte fituar nga ana jonë, por jo pa vështirësi të cilat duhej kapërdirë me shtirje sikur nuk ndodhte gjë.

237

Jashtë vendit, aktivistët e LPK-së në disa segmente të veprimtarisë madje kishin qenë promotorë të shumë organizimeve dhe manifestimeve të rëndësishme kundër dhunës serbe nëpër qendrat evropiane, por që nuk hiqnin dorë që LDK-së, aty ku gjenin hapësirë (e duket se atë diku-diku e kishin me bollëk nga shkaku se në disa degë në Gjermani dhe Zvicër kishin infiltruar me kohë njerëzit e tyre të “konvertuar” në radhët tona), t’ia impononin majtizmin. Kështu do të vazhdojë për tre vjet, kur LPK do të dalë nga “ombrella” e LDK-së dhe prapë do t’u kthehet formave të veprimtarisë së vet.

Demaçi, Ramiz Alia dhe përfshirja e të burgosurve politikë në lëvizje

Edhe një çështje ishte e rëndësishme për krijimin e lëvizjes së rezistencës civile me pushtetin paralel, që ajo të kishte konsensusin e brendshëm gjithëshqiptar mbi bazat e konceptit shtetformues të një përkatësie perëndimore, i cili do të ndiqej deri në fund pa marrë parasysh vështirësitë që do ta përcjellin dhe ato mund të ishin të shumta. Fjala ishte për të burgosurit e shumtë politikë, që ishin kthyer nga vuajtja e dënimeve të gjata, por edhe të atyre që ishin në rrugë për t’u kthyer, e që duhej të angazhoheshin në të, si pjesë që kishte bindjet fanatike, përvojën e burgjeve dhe gatishmërinë e madhe të sakrificës drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta. Në programin tonë ishte përfshirë përkujdesja për të burgosurit politik në një pikë të veçantë dhe kjo do të bëjë që një pjesë e mirë e tyre të merrnin pjesë edhe në aktivitetet për themelimin e degëve dhe të nëndegëve. Meqë dihej se politika hegjemoniste e Beogradit edhe në rrethanat shoqërore dhe politike kur ato shfaqeshin paksa më liberale, veçmas pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966 e tutje, nuk ndryshonte kursin që kërkesat e drejta të shqiptarëve nga ato të viteve të pesëdhjeta e tutje për bashkim kombëtar dhe të tjerat nga vitet e gjashtëdhjeta e deri në të tetëdhjetat për Kosovën republikë, gjithnjë i trajtonte armiqësore dhe nuk reshte që t’i mbushte burgjet me ata që sendërtimit të këtyre kërkesave u qaseshin edhe me mjetet e organizimit ilegal, ishte më se e domosdoshme që kjo shtresë e ndërgjegjshme shoqërore të përfshihej sa më shumë në lëvizje, por që assesi kjo nuk duhej të bëhej me çmimin e ndonjë lajthitjeje të kursit që dilte nga përcaktimi ynë i pranuar me një plebishit shoqëror.

238

Fillimisht kishte dy-tri kundrime si duhej të bëhej që të gjendej një pajtim historik midis rrugëve të legalitetit dhe të atyre të ilegalitetit pa iu mohuar e drejta as njërës e as tjetrës drejt arritjes së të njëjtit qëllim dhe rrethanat për këtë ishin tepër të volitshme. Sipas kundrimit të parë, nuk do të duhej të kishte kurrfarë kushtëzimesh, e as “privilegjesh” në lëvizjen tonë, meqë ajo ishte ilegale, e hapur dhe me koncepte civilizuese, çfarë i nënkuptonte pluralizmi demokratik, i cili synohej. Secili që i bashkohej asaj mbante edhe përgjegjësinë për kornizat që shtronte ajo. Sipas një kundrimi tjetër, të burgosurit politikë dhe të përndjekurit te shumtë, megjithatë do të duhej të gëzonin njëfarë tretmani, së paku në udhëheqje, meqë vlerësohej se autoriteti i tyre dhe stazhi i burgut ishte i rëndësishëm, sidomos në terren. Njerëzit e sakrificave ishim më shumë se kurrë të nevojshëm në atë kohë. Një kundrim tjetër ishte se të përndjekurit politikë dhe të burgosurit e shumtë duhej të gëzonin tretman të veçantë dhe partia madje të dilte me një qëndrim ku meritat e burgut do të shpalleshin si merita patriotike me çka pastaj sjelljes jashtë burgut dhe jetës institucionale nëpër të cilën ishte kaluar për gjysmë shekulli, mund t’i viheshin hipotekat e sjelljes jashtëpatriotike, gjë që këtë prerje të panatyrshme dhe të dëmshme madje askush nuk do ta donte, pos atyre që nga jashtë synonin përçarjet tona të brendshme, që nuk ishte se nuk ishte investuar për këtë qëllim. I kundërt me këtë kundrim ishte edhe ai që shtresën e të burgosurve politikë vlerësonte se duhej shikuar “të diferencuar” , ku ata të dogmës ideologjike nuk duhej të përfshiheshin në lëvizje, së paku për deri sa të hiqnin dorë nga bindjet e tilla, ndërkohë që të tjerët mund t’i bashkoheshin lëvizjes si çdo qytetar tjetër. Duhet pranuar se trajtimi i këtyre kundrimeve nuk ishte i lehtë dhe pa vështirësi, veçmas kur dihej se fjala ishte për një front të përbashkët, ku në njërën anë duhej të gjendej e përfshirë e gjithë anëtarësia jonë, që shfaqej si shumicë absolute e cila përbëhej nga shtresa e gjerë e popullatës e cila kishte jetuar dhe vepruar në një sistem shoqëror dhe politik që, nuk e kishte zgjedhur, por në saje të rrethanave të njohura pas Luftës së Dytë Botërore përkundër dëshirës ishte përfshirë në të, ku ishte ballafaquar me problemet dhe vështirësitë e shumta që diheshin, të cilave u kishte rezistuar dhe kundërshtuar me mënyra të ndryshme - po që me kalimin e kohës, jetën institucionale e kishin konsideruar të rëndësishme për arritjen e vetëdijes së barazisë së vazhdueshme, e cila kishte ardhur duke u rritur në përputhje me rezultatet që shfaqeshin në fushën e arsimimit në të gjitha nivelet nga ai fillor e deri te ai superior, në fushën e kulturës, të shkencës dhe lëmenjtë e tjerë shoqërore dhe ekonomikë – dhe në anën tjetër, duhej të gjendej edhe ajo

239 shtresë e atyre që një pjesë të jetës e kishin kaluar nëpër burgje nga shkaku i të njëjtit ideal?... Në përballimin e kësaj dileme e cila ishte e rëndësishme për lëvizjen tonë që të bëhej sa më gjithëpërfshirëse dhe të vazhdonte pa përçarje të brendshme, të cilat paralajmëroheshin si të mundshme pikërisht mbi këtë bazë dhe përpushjet e të cilave tashmë po trokisnin nga shumë anë, si rëndom, do t’u drejtoheshim amerikanëve për këshilla me të cilat ne mbroheshim dhe ecnim përpara njëherësh, që pasi t’i dëgjojnë kundrimet tona dhe gatishmërinë që me asgjë të mos lejohet që konvertimi shoqëror aq i shpejtë nga e majta në të djathtë, pra nga ideologjia te përcaktimi për demokraci perëndimore dhe kjo të mos mund vegjetonte në kah të kundërt, apo që këtij procesi t’i bëheshin pengesa dhe t’i viheshin kurthe të ndryshme, siç mund të ishin ato që kohëve të fundit i vinin nga “mimikria” e disa intelektualëve të garniturës së fundit të Rrahman Morinës të cilët tregonin gjoja njëfarë “përkujdesjeje” që të mbroheshim nga represioni serbe dhe kërcënimet e tij që nuk reshtnin, pra, amerikanët do të sugjerojnë që pa ndonjë qëndrim të shpallur dhe pa kurrfarë klishesh, të burgosurve të shumtë t’u afroheshim me anën e kontakteve personale dhe të tjera, që të bëheshin pjesë e lëvizjes duke pasur vendin në të gjitha strukturat udhëheqëse, por pa u cekur asgjë që lidhet me “këtë apo atë meritë”. Njëri nga këshilltarët e ambasadës, me të cilin nergut për këtë çështje do të bisedohej dy herë në Prishtinë, do të sugjerojë që inkuadrimi i ish të burgosurve, nëse nuk shkon rrjedhave të natyrshme, megjithatë duhet të ketë parakusht heqjen dorë nga ideologjia dhe çfarëdo lidhjesh me marksizëm- leninizmin dhe po ashtu të hiqej dorë nga veprimi ilegal. “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja që drejton ajo duhet të jetë jashtë çdo kontakti me ideologjinë komuniste dhe bartësit te saj. Fitorja e arritur historike nuk guxon të vihet në dyshim.” Amerikani do të lërë “porosi” që në këtë drejtim të kishim kujdes të madh dhe vëmendje ndaj çdo lidhjeje me Tiranën dhe regjimin e saj. “Nuk bën që me asgjë t’i ndihmoni agonisë së diktaturës komuniste në Shqipëri. Përkundrazi, qërimi juaj i hesapeve me komunizmin dhe kthesa kah e djathta, duhet t’u shërbejë si shembull lëvizjeve demokratike në Shqipëri e jo t’i pengojë.” Kur jemi këtu, mbase është i nevojshëm edhe “digresioni” rreth një “lëshimi” që kishte ndodhur në këtë drejtim, kur Rugova, thuajse fshehtas, pa njoftuar kryesinë e LDK-së dhe, përkundër qëndrimit amerikan të mos kontaktohej me garniturën e fundit të regjimit diktatorial të Tiranës, befas do

240 të gjendet në përqafim të Ramiz Alisë! Madje, kjo do të bëhet vetëm pak ditë pasi që Ramiz Alia do të kishte shfrytëzuar një takim me Zekeria Canën dhe nga diplomatët perëndimorë do të na tërhiqej vëmendja që t’u rrinim larg takimeve të tilla. Meqë e dija se Rugova kishte udhëtuar në Zvicër bashkë me Ali Aliun dhe Bujar Bukoshin me ftesën e anëtarësisë sonë në këtë vend, e cila ishte e shumtë, dhe ishte thënë se do të ishte një vizitë që na duhej, pritej që vizita të ngjashme të kishte edhe në vendet e tjera, u befasova kur në orët e hershme të mëngjesit dhe pa kurrfarë paralajmërimi pashë diplomatin amerikan në Beograd, Konak, që po më priste në zyrat e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe do të ma shtronte pyetjen se ku isha kryetari. I thashë se ndodhej në Zvicër pa dhënë ndonjë sqarim tjetër meqë për udhëtimin kishte informata paraprake. E mora me mend se diçka nuk shkonte. Sapo kaluam në zyrën e madhe, më pyeti se a dija gjë se nga mesdita Rugova do të fluturonte për në Tiranë. U zura ngushtë. Përnjëmend nuk dija gjë rreth atij udhëtimi. Kur ishte nisur kishim biseduar për një vizitë në Zvicër që bëhej me kërkesën e degës sonë atje. Më kishte thënë se rastin do ta shfrytëzonte edhe për një vizitë mjekësore dhe asgjë tjetër. Diplomati amerikan, sikur të mendonte se po i fshehja gjë, që nuk ishte ashtu, më tha se vizita e Rugovës te Ramiz Alia ishte jashtë çfarëdo marrëveshjeje dhe mund të sillte telashe. Madje, më pyeti mos kishte mundësi që ky udhëtim disi të parandalohej. Ia ktheva, se meqë nuk kisha kurrfarë informatash nga Rugova, dhe do të duhej të kisha nëse ato ishin të rëndësishme, nuk isha në gjendje të ndërhyja. “Informatat tona janë të sigurta”, më tha Konak, që të më heqë çfarëdo dyshimi. Ia ktheva se nuk dyshoja në to, por duhej pritur për të parë se në çfarë rrethana ishte bërë ajo vizitë. “Mbase mund të ketë qenë ndonjë sugjerim i atypëratyshëm që do t’i kishte ardhur Rugovës për atë vizitë”, theksova? “Pikërisht kjo mund të jetë shqetësuese”, ma ktheu diplomati amerikan. Më kujtohet se diplomati amerikan doli shumë i pakënaqur nga biseda me mua. Pas dy ditësh, Rugovës nuk pata nevojë t’ia tregoja as shqetësimin e amerikanit, e as fjalët e tij. Sepse, rrugës ishte informuar për të gjitha dhe nuk i mbetej tjetër pos, që së pari të më kërkonte falje pse nuk më kishte informuar, por që këtë e arsyetoi me “rrethanat e papritura”, ngaqë “dikush ia kishte përgatitur vizitën” dhe këtë “për arsye sigurie” nuk kishte dashur të merrej vesh në Prishtinë meqë telefoni ynë përgjohej!

241

I thashë se kjo më shqetësonte edhe më shumë, sepse “ai dikush” qenka në gjendje që atë ta sjellë poshtë e përpjetë, dhe po ashtu “ai dikush”, t’ia përcaktonte edhe protokollin jashtë strukturës dhe kierarkisë sonë partiake, gjë që kjo krijonte mosbesim të dyfishtë. Rugova, prapë do të më kërkojë falje, por hallin e kishte si do t’ua sqaronte lëshimin amerikanëve, të cilëve po ashtu duhej t’u shpjegohej se kush ishte “ai dikush” që e kishte lëvizur drejt Tiranës, jashtë qëndrimit amerikan që kjo të mos bëhet dhe jashtë “konsultimeve” me amerikanët, kur ka pasur mundësi t’i bënte edhe nga Zvicra për të sqaruar se a ishte përnjëmend ajo vizitë siç mund t’i kishte thënë “ai dikush” pjesë e lëvizjeve që duhej bërë edhe në drejtim të Shqipërisë, që edhe ajo të përfshihej në rrjedhën e ndryshimeve, apo paraqiste ndonjë kurth?... Dhe nuk do të vonojë, dhe pas dy ditësh, “gjyqi” amerikan do ta gjejë Rugovën në Prishtinë, kur do të vijë diplomati Konak me një tjetër që nuk na kishte rënë ta shihnim më parë, i cili ishte edhe pa atë buzëqeshjen që i duhej një diplomati. Rugova kishte shqetësim dhe me të drejtë, meqë ne kishim dëshiruar mbikëqyrjen amerikane, e kishim pranuar atë dhe duhej t’u përmbaheshim rregullave të lojës që ishin me interes strategjik. Që ta testoja se a ishte zemërimi i amerikanit një trik i rëndomë që duhej ta shfaqte para meje pse mund të kishin qenë skenarët e tilla, apo e gjitha të ishte përnjëmend pjesë e hidhërimit të tyre, pse për herë të parë u kishim “dalë dorës”, thashë se do t’i lija vetëm për deri sa të sqaroheshin. Por, diplomati amerikan më tha se duhej të rrija aty, ngaqë ato që kishte ndërmend t’i thoshte ishin çështje të përcaktimeve parimore dhe programore të Partisë, ku unë mbaja një përgjegjësi jo vetëm si autor i programit të saj, gjatë hartimit të të cilit në disa konsultime kishte marrë pjesë edhe Konaku, po edhe pse isha sekretar gjeneral i partisë dhe mbaja përgjegjësi të drejtpërdrejtë për veprimet strategjike të partisë, sidomos për ato të jashtmet ku të shumtën kisha fjalën kryesore, por që bëja përpjekje kjo të mos vihej gjithaq në spikamë. Pa pritur sqarimet e Rugovës, diplomati amerikan, do të thotë se ishte veprim i gabuar shkuarja në Tiranë dhe takimi me Ramiz Alinë. Tha se SHBA-të mendonin se Ramiz Alia jo vetëm që nuk ishte për reformat siç shitej, por ai mund të shfaqej edhe pengesë e tyre, sidomos kur dihej se ai kishte mobilizuar një pjesë të intelektualëve propartiakë, ku kishte edhe shkrimtarë dhe artistë që kishin emër, që në vend se të luftohej për pluralizmin partiak dhe sistemin shumëpartiak jashtë monopolit të Partisë së

242

Punës me dogmën e diktatorit Enver Hoxha, ai po vepronte me maskën e pluralizmit të mendimeve, që mund të shfaqej si kurth për të penguar proceset e rrënimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Më tutje, diplomati Konak, do të flasë për lojërat që bënte Ramiz Alia për të ruajtur pushtetin dhe në këtë drejtim ai dëshironte të shfrytëzonte ndikimin e Kosovës që gjoja të tregojë se ishin pikërisht kosovarët dhe lëvizja e tyre që kërkonte “maturi” politike në Shqipëri e jo kurs radikal kthesash! Përmendi edhe disa misionarë të Ramiz Alisë në perëndim, kryesisht militantë të grupeve marksiste-leniniste të kontrolluara nga Tirana, që tashmë kishin filluar të bënin punën e tyre, që të propagohej gjoja “kompatabiliteti i Rugovës me Tiranën” rreth një strategjie të matur të ndryshimeve dhe çmos tjetër, që Rugovën po e ngrysnin gjithnjë e më shumë. Në fund Rugovës do t’i drejtohet me fjalët: “Duhet pasur kujdes nga ata që të kanë çuar te Ramiz Alia”. Rugova, gjithnjë duke u dridhur, nisi t’i jepte sqarime se cilët ishin ata që “mund ta kishin mashtruar”. Por, diplomati amerikan nuk ua vuri veshin emrave që zuri t’i thoshte Rugova dhe i la si përgjysmë. Hapi një kuti dhe prej saj nxori disa kaseta manjetofoni. Pasi m’i la përpara, tha se aty ishin që të gjitha ato që Ramiz Alia i kishte thënë gjatë takimit të qershorit me intelektualët shqiptarë, ku kishte folur edhe Sali Berisha, ku kishte folur edhe Ismail Kadare e ku kishin folur edhe shumë të tjerët, dhe në fund, prej tyre ishte përkrahur pluralizmi i mendimeve, siç kishte kërkuar Ramiz Alia, dhe jo pluralizmi partiak, siç kërkonte Perëndimi. Bashkë me tetë orë gjirime të bisedës ishte edhe një videokasetë me demonstratat e dy korrikut në Shkodër, e shoqëruar me një film dokumentar, që ato ditë ishte gjiruar nga një ekip i maskuar amerikan, ku pasqyrohej gjendja e mjerë e ushtrisë shqiptare, pikërisht ajo që disa militantë majtistë në Kosovë dhe në Perëndim e propagonin ditë e natë si armata më e fortë e botës, që ishte në gjendje për pesë ortë të arrijë edhe në Beograd, po qe se këtë e kërkonte nevoja! “Shqipërisë duhet t’i ndihmoni të heqë diktaturën e egër dhe jo që ajo të vazhdohet me mjetet të tjera...” Këtu në të vërtetë ndodhej edhe dilema Demaçi dhe funksioni i tij në një lëvizje çfarë ishte ajo jona, koncepti themelor i së cilës ishte shkëputja me komunizmin dhe rrënimin e diktaturës ideologjike, si njëri ndër parakushtet kryesore me të cilin hapeshin çështjet e tjera nga ajo e barazisë dhe e vetëvendosjes, të cilat si parakusht kishin këtë përcaktim.

243

Por, Adem Demaçi megjithatë ishte i pashmangshëm për Lëvizjen dhe suksesin e saj, meqë ishte i burgosur shumëvjeçar, me një stazh prej 28 vjetësh burg, të përafërt me atë të Mandelës, i cili gëzonte autoritet të madh, veçmas tek shtresa rurale, dhe çfarëdo anashkalimi i tij do të na vente para vështirësive se mos ashtu hiqnim dorë nga përpjekjet dhe sakrificat e shumë atdhetarëve të cilët kishin luftuar për çështjen kombëtare dhe ishin persekutuar nga regjimi i Beogradit, pavarësisht se shumë prej tyre i kishin lidhur me Enver Hoxhën dhe ideologjinë komuniste, që si do të shihet ishte ndër më të egrat në botë?... Duket se këtë dilemë do ta ushqejë vetë Demaçi, i cili sapo të ketë dalë nga burgu, dhe kjo do të ndodhë pasi që të ishte rrënuar murit i Berlinit dhe do të ishte themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës, do të bëjë të ditur se autoriteti i burgut dhe kapitali i tij ishte ai që duhej të përcaktonte kahun e lëvizjes që tashmë kishte filluar dhe jo ata që kishin dalë nga sistemi, të cilit i kishin takuar dhe me anën e konvertimit në antikomunistë, nuk paraqitnin tjetër pos vazhdimësi të gjendjes së mëparshme me petk të ri. Me një fjalë ishte logjika e ilegalitetit të kthyer në legalitet të mëtutjeshëm që duhej të udhëhiqte lëvizjen. Ç’është e vërteta dr. Rugova do të jetë ndër të parët që Demaçin do ta nderojë me rikthimin në anëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe shpalljen anëtar nderi, duke ia bërë me dije se ku e kishte vendin. Por, kjo nuk do të mjaftojë, meqë Demaçi ishte simbol i rezistencës shqiptare ndaj dhunës serbe dhe me apo pa oreolin e Enver Hoxhës, që edhe nga burgu vazhdonte ta nderonte duke e quajtur “njeri më të rëndësishëm të botës shqiptare, që nuk kishte bërë asnjë gabim strategjik”, ai shfaqej si emblemë e rëndësishme që duhej shfrytëzuar edhe më tutje por pa lejuar që me asgjë t’i merrej ana Rugovës, i cili po ashtu tashmë përfaqësonte intelektualin e sistemit, ku shqiptarët kishin projektuar interesat e tyre që me anën e tij të arrinin qëllimet, pra që të ndërtonin barazinë në mënyrë institucionale dhe me mjete të ligjshme pa marrë parasysh vështirësitë që shfaqeshin. Me futjen e Lëvizje për Pavarësinë e Kosovës (LPK) anëtare kolektive të Lëvizjes që udhëhiqte Lidhja Demokratike e Kosovës, sigurisht se ishin krijuar disa nga rrethanat e përshtatshme që edhe Demaçi të kuptonte realitetet, ku Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhej të shiheshin si rivalë e as kundërshtarë, por partnerë drejt arritjes së një qëllimi historik, por ku atyre u rezervohej roli prijës ngaqë besimin e kishin fituar në rrugë legale, për pak kohë duke rrënuar autoritetin dhe monopolin e komunistëve dhe të sistemit monist në përgjithësi, i cili në këtë pjesë të botës

244 kish përjetuar disfatën e parë të rëndë historike, dhe se, në këtë rrugë ishte fituar respekti i SHBA-ve në radhë të parë, po edhe i vendeve të tjera perëndimore, me çka pozicionimi i shqiptarëve jashtë ideologjisë u hapte rrugë koniukturave perëndimore dhe shtrirjes së sferave të tyre të interesit drejt përvetësimit të hapësirave që deri dje ideologjikisht kishte qenë pjesë e Lindjes, pra aleate “e natyrshme” e Bashkimit Sovjetik. I vetëdijshëm për këtë rol, Rugova nuk dëshironte të lëshonte pe para Demaçit dhe ambicieve të tij që me autoritetin e burgut të ndikonte në lëvizjen dhe konceptin e saj që ishte liria dhe hapësira e saj që përcaktonte përmasat e lirisë dhe jo burgu që të kthehej në meritë të lirisë. I ndërgjegjshëm madje se askush nga ata që kishin marrë pjesë në projektin historik të rrënimit të infrastrukturës së diktaturës komuniste nuk do të hante kompromiset që do të mund të bëheshin për hir të disa interesave që quheshin “të mëdha” dhe rëndom arsyetoheshin me kombëtarizëm folklorik, që nënkuptonte pajtimin kombëtar të të gjithëve, në një intervistë dhënë radios gjermane WDR rreth kësaj teme, Rugova do të deklarojë se “është program i LDK-së me bazën e konceptit të lirisë dhe të demokracisë, që me të drejtë nuk lejon kurrfarë kompromisesh me anën e të cilave do të ndryshojnë stereotipat e përcaktimeve themelore të angazhimit për të”. Më tutje Rugova do të thotë se “kishte respekt për të burgosurit dhe vuajtjet e tyre si viktima të regjimit, por nuk do të pranojë që vuajtjet dhe torturat të mbizotërojnë mbi filozofinë politike të lirisë si vlerë, e cila çlirimin e ndërton mbi hapësirën e lirisë dhe jo të kufizimit të saj...” Këtu, zaten do të shfaqen edhe ato mospajtimet e përhershme midis Rugovës dhe Demaçit, të cilat do të arrijnë edhe shkallën e skajshmërisë, pasojat e së cilës do t’i përplasen lëvizjes, që nga fillimet e saj e deri te koha kur faktori ndërkombëtar do të ndërhyjë dhe me atë “deus ex makina” do t’ia përcaktojë zgjidhjen dramës sonë, por që ato ishin të një natyre parimore, ku në njërën anë mbrohej koncepti i së djathtës si vlerë perëndimore, nga e cila populli ynë për pesëdhjetë vjet ishte privuar me dhunë dhe i kishte paguar çmim të madh gjaku që nga kryengritja antikomuniste e Drenicës e deri te demonstratat e fundit që për moto kishin pasur lirinë, demokracinë dhe barazinë, dhe në anën tjetër, shfaqej koncepti majtist, tashmë historikisht i dështuar, por që në rrethanat tona edhe më tutje mund të shfrytëzonte pasojat e dhunës serbe dhe të hegjemonizmit të saj të vënë në lëvizje, për rrugën revolucionare të maskuar me patriotizëm, që realisht kishte mbështetje te mileu i shtresave patriarkale.

245

Natyrisht, i vetëdijshëm se midis Rugovës dhe Demaçit animozitetet bënin të veten dhe ato mund të marrin kahun si do ta marrin dhe do të shkojnë edhe deri në përjashtimit njëri-tjetrit, që do të ketë pasoja ngaqë do të ushqejnë përçarjet e panevojshme mbi stereotipat e diferencimeve shoqërore bardh-zi me klishetë e njohura të “patriotit” dhe të “tradhtarit” dhe, pa hequr dorë nga përcaktimi ynë programor dhe nga koncepti i filozofisë së institucionalizimit si kornizë të luftës së vazhdueshme për barazinë, do të përpiqem që për hirë të çështjes të ndërmjetësoj që të kuptohej se ishin pikërisht bazat tona konceptuale për një shoqëri të hapur dhe me orientime perëndimore ato që ofronin mundësi për shumësinë e opsioneve brenda për brenda saj, ku kishte vend edhe për Demaçin dhe përkrahësit e tij dhe për të gjithë ata që me metodat e ilegalitetit fillimisht kishin kërkuar bashkim me Shqipërinë, ndërkohë që nga vitet e gjashtëdhjeta e tutje, parulla për Kosovën republikë, si kërkesë për barazi me të tjerët ishte kthyer në koordinatë të ilegalitetit dhe të legalitetit, pra që më nuk ishte kontestuar përmbajtja, por vetëm forma e arritjes dhe mjetet që duhet përdorur deri tek ajo. Shi për këtë do të bisedoj dy herë me Demaçin. Herën e parë në shtëpinë tij, me ndërmjetësimin e një kolegu shkrimtar, i cili nderonte Demaçin dhe vitet e tij të burgut, i kishte kushtuar edhe një libër, por çmonte edhe përcaktimin tonë të shprehur në programin e LDK-së. Herën e dytë do të bisedojmë gjatë Kuvendit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 5 maj të vitit 1991 në Medresën e Prishtinës. Këtyre bisedave personale, megjithatë, do t’u paraprijë takimi që do bëhet me rastin e vizitës së delegacionit amerikan në krye me kongresistin Tom Lentosh, më 27 maj të vitit 1990, kur me insistimin e ambasadës amerikane dhe të Konakut personalisht, thuajse jashtë protokollit, Demaçi do të ftohet në këtë takim, ku edhe do të flasë bashkë me të tjerët dhe amerikanët do të lënë vlerësimin se “ishte mirë të përfshihej në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut”. Dhe mund të them se gjatë dy bisedave me Demaçin, do të pajtoheshim për shumëçka që lidhej me kahun e Lëvizjes, që ajo të jetë sa më e suksesshme dhe të ngjashme, por që prapa bisedave tona në dukje tejet tolerante, hendeku i mospajtimeve bëhej edhe më i madh dhe i papërballueshëm fare, si do të pasqyrohet pak më vonë dhe do të vazhdojë gjatë gjithë kohës. Demaçi mundohej të lente përshtypjen e atij që nuk kishte kurrfarë ngarkesash ideologjike dhe as që vuante për të qenë lider, por që nuk ishte e vështirë të kuptohej se kërkonte tretmanin e autoritetit mbi autoritet,

246 pra që Rugova dhe Lëvizja të pranohej, me kusht që ai të ishte ikonë e përgjithshme, autoritet patriotik po edhe moral në përgjithësi. Kështu, konceptin që lëvizja të bëhej sa më e fuqishme e lidhte me një autoritet gjithëpërfshirës, i cili do t’i bashkonte që të gjithë, që nga degët dhe nëndegët e deri te kreu partiak. Dhe meqë, kjo sipas tij, i mungonte LDK-së, atëherë nuk ishte për t’u habitur pse në udhëheqjen e degëve dhe të nëndegëve ishin përfshirë gjithfarë elementesh që shfaqeshin si pengesë serioze e saj gjë që kishte të drejtë. Madje, një çast do të thotë se në udhëheqjen e degëve dhe të nëndegëve, kishte shumë nga ata, me të cilët të burgosurit kishin përvojë të keqe gjatë hetimeve po edhe të trajtimeve policore, të cilët dëmtonin autoritetin e lëvizjes dhe të ngjashme. Natyrisht se vërejtjet parimore të Demaçit mund të kuptoheshin edhe si përpjekje që të kuptohej si edhe sa ishte i qëndrueshëm përcaktimi lëvizjes paqësore në raport me Rugovën për t’u parë se ishte çështje e liderizmit të Rugovës, që atij mund t’i ishte dhënë nga amerikanët pse në ato rrethana u duhej dhe sipas nevojës edhe mund t’i merrej për t’u bartur tek një tjetër, apo fjala ishte për përcaktime programore të mbështetura në filozofi politike, siç ishin ato që dilnin nga programi i LDK-së? Meqë duhej ta përdorja të njëjtën taktikë, pra atë të qengjit të butë që thith dy nëna, atëherë nuk më mbetej tjetër pos që t’i thosha se edhe ne nuk ishim të kënaqur me punën e disa degëve dhe të nëndegëve, pikërisht pse ia kishin dalë që në udhëheqje të depërtonin profiterë të ndryshëm, por nuk ishte faji ynë, po i atyre që i kishin zgjedhur, andaj atyre edhe u mbetej që të tillët t’i largonin, por me procedura të rregullta. “Nuk bëjmë diferencime të brendshme dhe as që kemi ndërmend t’u kthehemi metodave që na kanë ngarkuar aq shumë.” I vetëdijshëm se mund të ketë hapësirë që duhej shfrytëzuar sapo ajo të shfaqej, Demaçi do të më thotë se kishte përshtypjen se në vetë udhëheqjen e LDK- së kishte luhatje rreth shumë çështjeve, të cilat mund të jenë të dëmshme për lëvizjen, por që ishte përherë i gatshëm të ndihmonte për përballimin e tyre. “Ndihmën time do ta kesh përherë”, më tha kur po largohesha. Edhe biseda jonë, që do të bëhet më pesë maj të vitit vijues, do ta ketë të njëjtin kah, por që këtë herë ajo do të zhvillohet në rrethanat kur tashmë përkrahësit e shumtë të Demaçi në radhët tona kishin bërë përpjekje shumë të mëdha me moton “ e pushtimit të kalasë nga brenda”, ku rol të rëndësishëm do të luajnë disa nga veprimtarët e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës - LPK, të cilët përkundër marrëveshjes së bërë me rastin e futjes në radhët tona si

247 anëtarë kolektiv që të mos luanin lojëra të dyfishta, disa prej tyre ndiqnin me të madhe këtë rrugë. Këtë e dinim dhe kjo as që na befasonte. Amerikanët do të na këshillonin që të kishim kujdes, ndërkohë që gjermanët, të cilët ishin “garantë” të sjelljes së LPK-së, vigjilonin me vëmendje nga të gjitha anët dhe në njëfarë mënyre sikur këshillonin pranimin e “rivalitetit” të brendshëm , që lente për të kuptuar se ajo sjellje nuk ishte edhe pa dirigjim nga jashtë dhe nga dikah, që si do të tregohet më vonë dyshimet tona kishin bazë, sapo LPK të lëshojë “aleancën” dhe t’i kthehet rrugës së saj të njohur të veprimit, ku vendin e armikut të saj të deriatëhershëm - Serbisë, dukej se më shumë e kishte zënë lufta kundër LDK-së dhe autoritetit të saj jashtë dhe brenda. Sidoqoftë, në pauzën e Kuvendit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kur po numëroheshin votat për këshillin e ri qendror dhe do të shihej se në çmasë do të tregoheshin të suksesshme përpjekjet “për marrjen e kalasë nga brenda” me çka do të ndikoheshin strukturat e ardhshme të partisë po edhe të Lëvizjes në përgjithësi, në një skaj, për pak do të gjendemi pranë njëri tjetrit dhe, pasi që ta kem falënderuar “për durimin që kishte treguar si mysafir i kuvendit tonë” do t’i them diç, si përanash, rreth angazhimit në strukturat e ardhshme udhëheqëse të LDK-së, në Këshillin Ndërpartiak apo në ndonjë formë tjetër të Lëvizjes, që do të ishte me dobi. Në vend se të marr përgjigje, Demaçi do të vazhdojë aty ku e kishte lënë herën e parë, se ishte në shërbim të lëvizjes gjithëpopullore, se do t’i ndihmonte asaj dhe çdokujt tjetër që luftonte për liri dhe barazi e të ngjashme, por që çdo gjë do të sillej dhe përsillej rreth autoritetit moral dhe gatishmërisë që ai të përdorej ku e lypte nevoja. Dhe, ai muhabet ashtu i lirë, do të marrë fund çastin që kryetari i komisionit zgjedhor Ramadan Musliu, do të bëjë të njohur rezultatin e votimit të zgjedhjes së pesëdhjetë e pesë anëtarëve të Këshillit Qendror, i cili kishte mandatin e zgjedhjes së Kryesisë së re dhe të kryetarit të LDK-së, rezultat ky që sigurisht se nuk ishte sipas parashikimeve të atyre që kishin punuar “për pushtimin e kalasë nga brenda”, sepse në listën prej 110 kandidatësh, kishin kaluar që të gjithë themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjë që kjo paraqiste disfatë për ata të cilët kishin llogaritur si shumë që si fryt i veprimit “në kala” të binin themeluesit, prej nga pastaj do të hapeshin rrugët për ndryshime që do të mund të shkonin edhe deri te konvertimi në të majtë! Dhe strategjia kishte qenë tepër e qartë: nga katërqind e pesëdhjetë delegatë që merrnin pjesë në kuvend, që të gjithë ishin udhëzuar të votonin për Rugovën, por jo edhe për gjashtëmbëdhjetë themeluesit. Madje, këtu, ishte paraparë njëfarë “strategjie në strategji”, që edhe nëse nuk do të arrihej

248 të eliminoheshin që të gjithë themeluesit e partisë, atëherë kjo të bëhej në mënyrë selektive, por që çdo gjë të fillonte nga rrënimi i autorit të programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shumë nga aktivistët tanë që kishin vëzhguar këto veprimet të dyshimta dhe kishin argumente të bollshme, do të thonë se rreth njëqind delegatë të kuvendit nga treqind e pesëdhjetë sa kishte gjithsej, ishin “përpunuar” në mënyra të ndryshme që t’i përmbaheshin skenarit të rrënimit të themeluesve me anën e votës, me çrast do të shihej se jo të gjithë i kishin mbetur besnik këtij “betimi”. Madje, disa prej tyre kishin dhënë edhe deklarata se ishin kërcënuar dhe ato ruhen në dokumentacionin e LDK-së. Fokusimi tek hartuesi i programit të LDK-së nuk ishte i rastit, ngaqë ashtu duhej të përmbysej koncepti i dokumentit mbi të cilin ishte ndërtuar filozofia politike, që mbështetej mbi trekëndëshin strategjik: barazi, demokraci dhe kthim kah Perëndimi, me të cilën brenda pak kohësh ishte bërë ajo shkëputja historike me komunizmin dhe ishte arritur kthesa e madhe që na i kishte hapur dyert në Uashington dhe në gjithë Perëndimin, dhe mbi të cilën kthesë do të ndërtohet gjithë kapitali i mëtutjeshëm i lëvizjes sonë shtetformuese në saje të të cilit, jo vetëm Kosova, por në përgjithësi faktori shqiptar do të kthehet në interes të fuqishëm perëndimor. Natyrisht se kjo rrugë, ky zhvillim dhe këto suksese ishin në kundërshtim me majtizmin dhe militantët e tij, të cilët në lindje tashmë kishin dorëzuar armët, por te ne vazhdonin të ishin edhe më të trimëruar!... Kur po kthehesha në shtëpi vonë natën, pashë se në faks me kishte ardhur një urim nga ambasada amerikane, ku thuhej: “Urime edhe për një fitore tuaj të madhe kundër komunistëve!”

Kushtetuta e Kaçanikut dhe pushteti paralel

Por, para se te arrihej që nga amerikanët të përgëzoheshim për një “fitore të dytë kundër komunistëve”, do të duhej të kaloheshin edhe disa muaj veprimtarie në planin e brendshëm, ku tashmë përqendrimi për përfitimin e anëtarësisë ia kishte lëshuar vendin punës për organizimin sa më të mirë të asaj që quhej propagandë e mediave në njërën anë dhe në anën tjetër të rrumbullakimit të konceptit formal shtetformues që kishte dalë nga Deklarata Kushtetuese e dy korrikut, e cila duhej të finalizohej me shpalljen e kushtetutës në mënyrë që pas saj të fillonte edhe ndërtimi i institucioneve të cilat, në rast nevoje, do të funksiononin si paralele dhe në forma të tjera, për

249 t’u dëshmuar përcaktimi por edhe aftësia shtetformuese përballë të gjitha rrethanave çofshin ato edhe më të rënda nga ato nëpër të cilat kalohej. Kishim projektuar dhe kishim punuar bashkarish për aprovimin e Deklaratës Kushtetuese të dy korrikut, andaj bashkarisht duhej shkuar më tutje, që ajo të kthehej në kornizë të vetme pune, me çka njëherë e përgjithmonë hiqeshin nga rendi i ditës dilemat rreth legalitetit e ilegaliteti, të cilat kishin qenë edhe te arsyeshme deri atëherë, por pas këtyre zhvillimeve, e gjithë energjia e derdhur në Lëvizjen gjithëpopullore duhej t’u nënshtrohej kornizave institucionale. Sepse, si parti e si lëvizje ishim ngarkuar me përgjegjësinë e krijimit të të gjitha rrethanave për shprehjen e lirë të vullnetit të popullit, që nga parlamenti e deri te referendumi gjithpopullor, por, mbi të gjitha, edhe të jetësimit të atij vullneti. Sa i përket plani të parë, pra të organizimit të informimit sa më të mirë medial, ishte marrë vendimi për formimin e Qendrës për Informim të LDK- së, e cila, nën drejtimin e Ibrahim Berishës, së shpejti do shndërrohet në një shërbim profesional me emrin Qendra Informative e Kosovës, e njohur si QIK, e cila për vite të tëra do të bëjë punë të madhe dhe tejet të dobishme për informimin ditor të opinionit të jashtëm dhe të brendshëm, duke e pasuruar atë nga lajmet dhe informatat me botime të veçanta nga buletineve e deri te veprat me materiale publicistike për lëvizjen, për qëllimet e saj, e ku një vend të rëndësishëm do të zërë edhe kundërvënia propagandës serbe ku ajo mundohej që Kosovën ta paraqiste si qendër të kulturës dhe të shtetit të saj që nga mesjeta e tutje. Pas disa vitesh, me largimin e Ibrahim Berishës, drejtimin e saj do ta marrë Enver Maloku, i cili do ta drejtojë atë me sukses deri ditën që do të vritet në Prishtinë në prag të luftës nga atentatorë që do të mbesin të panjohur, por që nuk ishte e vështirë të merrej me mend se ata plumba “merrnin hak” ndaj fitores së madhe që ishte arritur në planin informativ dhe propagandues nga brenda dhe nga jashtë, pa të cilën Lëvizja nuk do të kishte fituar reputacionin që kishte e as propaganda e Beogradit nuk do të dështonte aty ku më së shumti gjatë njëqind vjetëve të fundit kishte investuar, edhe pse në shërbim kishte një aparaturë të madhe të infrastrukturës shtetërore. Në kuadër të këtij koncepti medial të vetmit që lëvizja do ta ketë nga brenda, në Zvicër do të botohet e përkohshmja e LDK-së “Demokracia” dhe më vonë revista “Ora”. Çështja parësore, ajo e krijimit të kornizave kushtetuese për organizim institucional, pas dy korrikut e tutje do të kthehet në preokupim tonin kryesor.

250

Pasi që do të pranohet deklarata kushtetuese si bazë e deklarimit të vullnetit të popullit me mjete demokratike dhe rrugë demokratike dhe asaj do t’i nënshtrohet koncepti i punës dhe sjelljes së mëtutjeshme, të ngarkuarit tonë për punë me deputetët dhe strukturat tjera të Kuvendit të Kosovës, profesor Aganit dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë që ai i rrethonte në komisionin që drejtonte, gjithnjë në përputhje me ambasadën amerikane në Beograd, do t’u jepen udhëzimet e fundit për hartimin e kushtetutës së Kosovës dhe të shpalljes së saj në një afat sa më të shkurtër, jo më shumë se dy-tre muaj, në mënyrë që Kosova, pas nxjerrjes së deklaratës për pavarësi nga Kuvendi i Kosovës, të kishte të gatshme edhe Kushtetutën dhe dokumentet e tjera, me të cilat do të ishte në gjendje që të paraqiste subjektivitetin vet institucional dhe shtetëror para faktorit ndërkombëtar dhe forumeve të tjera, po që do të shërbenin edhe si korniza për sjelljen e brendshme në të gjitha nivelet. Dhe kjo ishte e domosdoshme, ngaqë zhvillimet në skenën ndërkombëtare pas rënies së Murit të Berlinit dhe hapjes së procesit për bashkimin gjerman, që ishte në përfundim e sipër, po merrnin një kah tejet dinamik, por pozitiv në përgjithësi nga që në vendet lindore kishin filluar të binin diktaturat komuniste, ndërkohë që edhe Gorbaçovi me “Perestrojkën” po tregonte shenja të qarta se së shpejti do të heqë dorë nga imperia sovjetike dhe hegjemonia ideologjike, për t’iu kthyer Rusisë demokratike, e cila do të jetë në gjendje që t’i kthehet gjendjes së civilizimit që e kishte ndërprerë Revolucioni Socialist i Tetorit dhe terrori i bolshevikëve. Krahas zhvillimeve pozitive jashtë, të cilat u shkonin shumë për shtati deklarimeve demokratike dhe përcaktimeve për civilizim perëndimor, për të cilin tashmë me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës para një viti ishim përcaktuar dhe me rrënimin e infrastrukturës së komunistëve kishim dhënë dëshmitë që kishin mahnitur që të gjithë, veçmas vendet e demokracisë perëndimore, të cilat sikur kishin harruar se për shqiptarët ishte e huaj ideologjia komuniste që ishte imponuar me dhunë, shtrohej domosdoja e bërjes së hapit të fundit, pra të krijimit të infrastrukturës demokratike emblemë e së cilës ishte kushtetuta e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, që do të nxirrej nga Kuvendi i Kosovës dhe do të aprovohej nga deputetët e saj, pos që lëvizjes sonë ia krijonte rrethanat dhe hapësirën për veprim institucional, njëherësh përgatiste deponimin e domosdoshëm për subjektivitetin e ardhshëm shtetëror të Kosovës, qoftë që Jugosllavia të mbetej me konceptin federal apo edhe atë konfederal për të cilin flitej gjithnjë e më shumë në Kroaci dhe Slloveni, po që ky deponim do të vlente edhe për variantet e tjera dhe opsionet e hapura po qe se Jugosllavia

251 do të shpërbëhet. Andaj, që të gjitha këto variante dhe opsione kërkonin përcaktimin tonë dhe gatishmërinë që të paraqitej, por edhe të mbrohej. Njëri ndër miqtë tanë të rëndësishëm, gazetari Viktor Majer, i cili kishte bërë aq shumë në shtypin gjerman dhe atë zviceran të paraqesë të vërtetën për shqiptarët dhe kërkesat e tyre për liri dhe barazi dhe sidomos ato të përkatësisë sonë perëndimore, nga mesi i gushtit do të vijë në Prishtinë dhe në një bisedë të gjatë bashkë me Rugovën dhe Xhemail Mustafën, që do ta kemi te “Eni” i Neshet Nushit, do të shprehë bindjen se Jugosllavia po shkon kah shpërbërja, dhe se për këtë tashmë ishte i bindur edhe faktori europian, i cili kishte pasur interes të madh për të, por që pas bisedimeve dy plus katër për bashkimin e Gjermanisë, të cilat tashmë po kryheshin me sukses, ishte për t’u pritur rënia e plotë e bipolaritetit blokist e me të edhe rrënimi i mundshëm i shpejtë edhe i Bashkimit Sovjetik. “Në këto rrethana bie nevoja për Jugosllavinë e pavarur. Nuk i duhet kujt më ajo. Dhe me këtë fillojnë edhe skenarët për shpërbërjen e saj...” Na tha se duhej të jeni të përgatitur që në këtë skenar të shfaqeshim me subjektivitet shtetëror, i cili mund të ketë validitet vetëm po qe se Kuvendi i Kosovës ia del që sa më parë deklaratën e pavarësisë ta materializojë me nxjerrjen e kushtetutës së Republikës së Kosovës, që duhet të jetë dokument bashkëkohor dhe në përputhje me të gjitha standardet e shoqërisë së lirë perëndimore. Viktor Majer do të flasë edhe për disa skenarë të tjerë midis Beogradit dhe Zagrebit që tashmë kishin filluar të thureshin, e ku edhe ne, sapo të shpallnim Kushtetutën, duhej të futeshim në lojëra qoftë duke gjetur aleatë të brendshëm (përmendi Maqedoninë, por edhe Malin e Zi), qoftë duke gjurmuar edhe jashtë, pa hezituar që në lojë të futej edhe Tirana, me kusht që ajo sa më shpejtë të heqë qafesh diktaturën e Enver Hoxhës. “Mos ngurroni që të lëvizni në të gjitha anët dhe të luani gurët që mundeni... Koha nuk pret...” Rugova do ta njoftojë se ishim në rrugë që së shpejti të shpallnim Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila do të ishte obliguese për të gjithë dhe do të shfrytëzohej për ngritjen e institucioneve qofshin ato edhe paralele. “Me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës, pas rrënimit të bazës së komunizmit në Kosovë dhe të qërimit të hesapeve me të, trekëndëshit tonë strategjik: barazi, demokraci dhe përkatësi Perëndimit, po i plotësohet edhe pika e dytë. Mbetet ajo e para, lufta për barazinë...” Më kujtohet se një bisedë të ngjashme do ta kam të nesërmen edhe me mikun dhe kolegun gjerman, redaktorin e WDR-it, Horst Wesler, me të cilin

252

ç’prej më shumë se një viti mbanim lidhjet me gjermanët, ku ai po ashtu do të bëjë të ditur për interesimin gjerman që aprovimi i kushtetutës të bëhet sa më shpejtë. Ai, madje, kishte sjellë edhe disa këshilla juridike nga Georg Bruner, profesor i Universitetit të Këlnit, njëri ndër ekspertët më të njohur gjerman të së drejtës ndërkombëtare, të cilat me të shpejtë do t’ia japë Fehmi Aganit, i cili bashkë me Gazmendin dhe grupin tjetër të ekspertëve tanë ishte angazhuar rreth hartimit të kushtetutës, që pritej të aprovohej sa më shpejt, por që për kohën dhe vendin duhej të ishte i informuar vetëm Rugova. Sidoqoftë afrimi i shtatorit, paralajmëronte vjeshtë të nxehtë, sepse krahas “etheve” të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, që duhej të bëhej në një vend të fshehur, ngaqë policia serbe nuk lejonte kurrfarë tubimi legal të parlamentit të Kosovës që prej saj ishte shpallur i shpërndarë pas aprovimit të Deklaratës së Pavarësisë më dy korrik, pritej edhe greva e përgjithshme e punonjësve të Kosovës, atyre të paktëve që kishin mbetur në punë, e cila nga Sindikatat e Pavarura të Kosovës, tashmë ishte paralajmëruar të mbahej më 3 shtator, si grevë njëditore, edhe përkundër kërcënimeve serbe se grevistët do të largoheshin njëanshëm nga puna. Ndaj sfidës së grevës së paralajmëruar të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ne nuk mund të ishim gjakftohtë, sepse bëhej fjalë për një kthesë tjetër, kur Lëvizja jonë hynte mbase edhe para kohe në një fron tejet të ndjeshëm, atë social me Beogradin, që mund të na kthehej në bumerang, ngaqë me largimin nga puna të asaj pjese të të punësuarve, shtrohej çështja e mbrojtjes sociale të atyre që nuk kishin nga t’ia mbanin si barrë e jona, që po të dështonim do ta humbnim besimin e fituar me mund të madh. Po ashtu, meqë në grevë ishin thirrur edhe sindikatat e punonjësve të arsimit dhe të shëndetësisë, dhe kur pritej se Beogradi do të reagonte me largimin e mësuesve dhe arsimtarëve nga procesi arsimor, po edhe të mbylljes së shkollave shqipe si pasojë e këtij veprimi, atëherë shtrohej edhe domosdoja e një plani alternativ të reagimit, të cilin sindikalistët nuk e kishin, por as ne nuk ishim të gatshëm, që sistemin arsimor ta shpëtonim nëse ai kërcënohej. Andaj, me të drejtë shtrohej pyetja si do të mbahej ai nëse shkollat do të mbylleshin për nxënësit tonë, si paralajmërohej?... Sindikalistët nuk ishin marrë me këtë çështje, e as ne nuk ishim në gjendje që asaj t’i jepnim përgjigje të duhur, meqë ajo nuk ishte shtruar deri më atëherë. Kryesia e LDK-së që kishte lidhje shumë të mira me Hajrullah Goranin, kryetar i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës, dhe ai në njëfarë mënyre, që nga fillimi, ishte edhe i involvuar në punën e kryesisë sonë, do të hendikepohet si shumë, kur profesor Gorani në Kuvendin e Sindikatave në

253

Gjakovë do të burgoset nga policia serbe dhe nga gjykata do t’i shqiptohej dënimi prej tridhjetë ditësh burg dhe menjëherë do të dërgohet në vuajtje. Edhe po mos të kishte arsye të tjera për grevë, do të mjaftonte sjellja e policisë serbe ndaj kryetarit të Sindikatave të Kosovës, që ajo të mbahej. Rugova, në një kumtesë për shtyp do ta thotë këtë dhe do ta quajë provokim drejt nxitjes së revoltës së mëtutjeshme të punëtorëve, por kjo nuk do të mjaftojë që greva e paralajmëruar as të rishikohej e as të kishte një plan rezervë të reagimit tonë. Në këto rrethana, kryesisë së LDK-së, e cila në parim përkrahte grevat e punëtorëve dhe veprimet e tyre i shihte si pjesë e lëvizjes së kundërvënies regjimit serb, nuk kishte rrugë tjetër pos të mbështeste grevën e 3 shtatorit dhe nga anëtarësia të kërkojë që ajo të jetë në përputhje me rregullat që përcakton organizatori, pra sindikatat. Edhe pse deri më atëherë kishte disa dilema që greva të ishte e pjesërishme, madje ajo të mos përfshinte të gjitha sektorët, veçmas arsimin dhe ekonominë e vogël private që ishte burim kryesor i një pjese të qytetarëve, dhe që të mos përfshinte që të gjitha pjesët e vendit por të shkonte me cik-cake, siç veprohej edhe në vendet perëndimore, ku nuk lejohej paralizimi i jetës, megjithatë burgosja e Goranit kishte pamundësuar që greva të kishte edhe strategjinë politike. Andaj, ishte edhe e arsyeshme që në prag të grevës, shtypi i huaj të kthejë vëmendjen më tepër nga qëndrimet tona rreth saj se sa tek vetë veprimet e sindikalistëve, të cilët pa Goranin shfaqeshin bukur konfuze dhe me rrezikun që të humbej mbikëqyrja. Por, dukej se pikërisht këtë donte Serbia, që me një të rënë të bënte dy të vramë, pra që të qëllonte sindikatat dhe neve, në mënyrë që pastaj të nxirrte përfitime, me atë që ne do të fajësoheshim për gjoja manipulimin e punëtorëve për qëllime politike dhe të ngjashme, që regjimi i Beogradit përherë e kishte gojën plot e përplot. Dhe qëndrimet tona te kjo çështje ishin se ne duhej të ndjekim zhvillimet pa ditur se ç’kah marrin dhe t’u përshtateshim atyre pa strategji tonën, në vend se t’u paraprinim, siç kishim vepruar deri më tani. Do të shihet shpejt se ngarendja pas ngjarjeve, pas atyre që do të pasojnë pas tre shtatorit - kur Serbia grevën do ta shfrytëzojë për qërim hesapesh me atë pjesë të punëtorëve shqiptarë që punonin, me udhëheqësit e ndërmarrjeve ekonomike, me administratën që nga nëpunësit e komunave, gjyqtarët, prokurorët e deri te policët, duke i përjashtuar që të gjithë nga puna dhe në vend të tyre duke sjellë serbë edhe nga Knini dhe Bosnja, pastaj duke suspenduar nga puna drejtorët e shkollave të të gjitha niveleve, që ngjashëm të veprojë edhe me

254 drejtuesit nëpër spitalet, klinikat dhe ambulancat – do të përshpejtojë domosdonë e organizimit paralel të jetës, që nga solidariteti, arsimi, shëndetësia dhe segmentet tjera. Andaj, shpallja e Kushtetutës së Kosovës dhe mandati që delte prej saj për konstituimin institucional të të gjitha niveleve, shtronte domosdonë e aprovimit sa më të shpejt të këtij akti, i cili krijonte mundësi që e gjithë problematika e konfrontimit me regjimin e Serbisë të bartej në një terren të gjerë pozicional, legjitim dhe të përshtatshëm për ne në vend se të mbetej aty ku ne humbnim besimin ngaqë nuk ishim në gjendje të bënim gjë.

Të vetëdijshëm për ndodhjen para asaj të rrosh apo mos të rrosh, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe gjithë ata që do të jenë të përfshirë në atë veprim tepër të rëndësishëm, por edhe tepër të vështirë për t’u kryer si duhet, kur dihej se regjimi serb bënte çmos që ai të mos bëhej, ngaqë i dinte pasojat që sillte akti i shpalljes së Kosovës me kushtetutë, më në fund do t’ia dalin që në mbrëmjen e shtatë shtatorit, të mblidhen në Kaçanik dhe me procedurë të shpejtë ta shpallin Kushtetutën me të cilën Kosova shpallej Republikë e pavarur. Lajmin do ta marrim diku mbas mesnatës me anën e njerëzve tanë që tashmë ishin të angazhuar bashkë me ata të Kuvendit të Kosovës. Në mëngjes përreth lokaleve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, të cilat tashmë “i kishim okupuar” , do të duket prania e shtuar e forcave policore serbe. Demonstrativisht do të ndalin veturën e vogël Reno 4 të Naitit, një miku të hershëm të Rugovës, i cili herë pas herë sillte Rugovën dhe për disa minuta do ta legjitimojnë. Mbase zvarritjen e legjitimimit do ta vazhdonin edhe më, po mos të ishin kameramanët e BBC-së dhe të një kompanie tjetër televizive europiane, të cilët Neshet Nushi, me të shpejtë i kishte drejtuar në hyrje të rrugicës që ashtu “ta shpëtonte” kryetarin nga maltretimi policor. Rugova, edhe përkundër ballafaqimit me policinë, nuk e kishte humbur disponimin. Përkundrazi, së pari mori ngryk Neshetin, që e kishte nxjerrë nga kontrolli policor, dhe pastaj radhas dy nga vajzat që vullnetarisht shërbenin në Shoqatë, Hysen Matoshin e vyeshëm, Jakup Shalën e pashmangshëm dhe së fundi edhe mua dhe Milazim Krasniqin. Urimet ishin të ngrohta dhe bëheshin sy kamerave të huaja dhe fotoreporterëve që sikur kishin pritur këtë çast, nuk ndaheshin së gjiruari, veçmas përqafimet e Rugovës me arkivistët e shumtë që ishin tepër të vyeshme dhe përherë të gatshëm për çfarëdo sakrifice.

255

Në lokalet e Shoqatës, si rëndom, Nesheti kishte bërë gati shampanjën, të cilën e hapi sapo kamerat zunë vend në pjesën e vet. U mbushën gotat dhe ato u çokën bashkërisht. Kishte edhe lot gëzimi. Ashtu si pritej, Rugova do të presë ardhjen e Fehmi Aganit dhe pasi do ta përgëzojë për punën e bërë, do të kërkojë mendimet tona rreth kumtesës që duhej lëshuar pas pak. Dikush i tha Rugovës se duhej ta bënte vetë, meqë më së shumti do të kishte të bënte me të. Agani, edhe pse i lodhur, dha pikat kryesore dhe ajo pas pak ishte e gatshme. Në të përshëndetej akti historik i shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe përgëzoheshin deputetët e Kuvendit të Kosovës për punën e bërë dhe guximin që kishin treguar për aktin madhor me të cilin Kosova shpallej Republikë. Në tekst do të zërë vend edhe gatishmëria e subjekteve politike të Kosovës që të pranojnë Kushtetutën dhe të punojnë në përputhje me të. Në fund shprehej gatishmëria që LDK me të gjitha forcat t’i ndihmojë ligjit kushtetues me të cilin parashihej zbatimi i kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në kumtesë u theksua se njihej legjitimiteti i qeverisë së përkohshme të Kosovës deri me formimin e së resë që do të dilte pas zgjedhjeve parlamentare të parapara të mbaheshin deri nga fundi i vitit. Në Ligjin për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që ishte nxjerrë bashkë me aprovimin e Kushtetutës, përcaktohej se zgjedhja e deputetëve të Republikës së Kosovës dhe e Kryetarit dhe e anëtarëve të Kryesisë së Republikës së Kosovës do të bëhet deri më 28 nëntor të atij viti. Ndërsa mbledhja e parë konstituive ishte paraparë të mbahej me 10 dhjetor. Afatet e shpallura, edhe pse do të mbesin premtime, dhe sekush e dinte se ato ishte vështirë të mbaheshin, megjithatë Kushtetuta e Kaçanikut me të cilën Kosova shpallej Republikë, ishte një ngjarje e madhe, e cila kishte rëndësi që lëvizja shtetformuese të vihej në binarë të ligjshëm, pa marrë parasysh vështirësitë që do t’i dalin dhe pa marrë parasysh se shumë prej tyre nuk do të ishte në gjendje t’i tejkalojë, atëherë e as më vonë. Dy nenet hyrës, ku thuhet se“Republika e Kosovës është shtet demokratik i Kombit Shqiptar dhe i pjesëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vet: serbëve, myslimanëve, malazezëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë” dhe neni dy me formulimin se “Republika e Kosovës si shtet është anëtare e Bashkësisë së Jugosllavisë”, shfaqen si tejet domethënëse dhe në përputhje me kërkesat, por edhe me ngjarjet në zhvillim, kahu i të cilëve nuk dihej më tamam. Sepse, si njëri e si tjetri nen, përcaktonin qartë shqiptarët komb shtetformues siç përcaktonin edhe shtetin e tyre në bashkësinë e Jugosllavisë - shtet i barabartë, me çka ishte plotësuar kërkesa

256 e barazisë, por njëherësh edhe ishte lënë e hapur mundësia për rrugë të pavarur po qe se do të dështojë organizimi i ardhshëm i Jugosllavisë si bashkësi e barabartë shtetesh. Kështu, pikës dy do t’i shtohet fusnota në të cilën thuhet se ”Dispozita e nenit 2 dhe të neneve të tjerë përkatës do të harmonizohen varësisht nga përcaktimi i të gjitha njësive të tjera përkitazi me organizimin e ardhshëm të Jugosllavisë”. Largimi i deputetëve jashtë vendit bashkë me qeverinë e përkohshme ishte pritur, sepse ishte iluzore që ata të vepronin në përputhje me Ligjin Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në përputhje me afatet e parapara dhe të shpallura, kur ndaj tyre Serbia, po atë ditë, kishte shpallur fletë arrestet. Tek e fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me atë që kishin bërë që nga deklarata e pavarësisë e dy korrikut dhe aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, kishin përmbushur një mision tepër të rëndësishëm, që mund të quhet historik. Sepse, me këtë kushtetutë u ishin dhënë mbështetje legjitime kërkesave të demonstratave të vitit 1968 dhe të vitit 1981 dhe poashtu u ishin dhënë mbështetje të gjitha përpjekjeve ilegale dhe legale për shkëputjen përfundimtare nga pushtimi serb. Dhe nuk ishte më e rëndësishme se a do të mund të mblidheshin në përputhje me përmbushjen e imunitetit që kishin ndaj elektoratit. Si të ndjekur dhe me kërcënimin e arrestit kudo që ndodheshin, ata do t’ia shtojnë edhe një minus të madh regjimit represiv serb, i cili shqiptarëve nuk u lejonte kurrfarë të drejtash qytetare dhe as demokratike, siç mundohej të propagandonte. Madje edhe vakumi që kishin lënë pas do t’u shkojë për shtati disa arkëtimeve nga jashtë dhe nga brenda që kishin të bëjnë me faktorin kohë dhe pritjen, që ishte e domosdoshme që disa zhvillimeve t’ua ndriçonte kahun, ndërsa të tjerave t’ua nxirrte bishtin... Për veprimet e mëtutjeshme lëvizja jonë kishte fituar ato që i duheshin: kornizat e ligjshme, që ishin Republika e Kosovës, si shtet i dalë nga shprehja legjitime e vullnetit të popullit, dhe njëherësh kishte fituar edhe të drejtën e veprimit mbi të cilat do të mbështetej ndërtimi i jetës institucionale qoftë edhe si organizim paralel. Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila tashmë ishte kthyer në bartëse të lëvizjes, do ta pranojë sfidën shtetformuese, sepse kjo kishte të bëjë edhe me konceptin e saj themelor, me veprimin legal dhe institucioni si platformë. E vetëdijshme se afatet e shtruara në Kuvendin e Kaçanikut nuk do të mund të përfilleshin edhe për një kohë të mirë, por ato ishin detyruese për veprimet e mëtutjeshme, udhëheqja e LDK-së nuk kishte alternativë tjetër pos t’i përgjigjej kësaj sfide. Këtë e përshpejtonte edhe më tepër zhvillimi i

257 ngjarjeve që do të pasojnë pas grevës së tre shtatorit, kur për njëzet e katër orë ishte paralizuar jeta në Kosovë, jo vetëm me grevën e punëtorëve, por edhe me solidarizimin e gjithmbarshëm të faktorëve të tjerë me të. Kështu që “heshtja” e asaj dite në të vërtetë do t’ia japë përgjigjen më të mirë Serbisë se pas Kuvendit të Kaçanikut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kosovë nuk i vlenin më as ligjet e saj e as urdhëratë, gjë që do ta detyrojë Beogradin të radikalizojë kursin ndaj Kosovës me shpalljen e masave të jashtëzakonshme në të gjitha fushat me anën e të cilave shqiptarët privoheshin nga puna dhe jeta institucionale në përgjithësi. Do t’u kthehet kështu ligjeve të aparthejdit, ndërkohë që shqiptarët do t’i detyrojë që pa përjashtim t’i bashkohen lëvizjes së kundërvënies civile me ndërtimin e pushtetit paralel dhe të institucioneve në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut. Vendimi i ndërtimit të sistemit paralel do të merret jo nga ndonjë plan i hollësishëm, i përgatitur që më parë - ani pse si koncept kishte kohë që sillej nëpër mendjet tona si mundësi reagimi ndaj hapave represivë të regjimit serb me të cilin, ashtu si shkonin punët, një ditë do të duhej të ballafaqoheshim patjetër - por pse do të detyrohemi kur si pasojë e grevave, krahas përjashtimit të punëtorëve nga puna, grushtin më të madhe do ta pësojë arsimi ku do të suspendohen thuajse që të gjithë drejtorët dhe nxënësve shqiptarë në shkollat e përziera tashmë kishin filluar t’u mbylleshin dyert, gjë kjo shtronte domosdonë e marrjes edhe me organizmit të mësimit paralel, veçmas kur ishte marrë vendimi që të refuzoheshin plan-programet mësimore të Serbisë, që ishin të detyrueshme, prej nga përjashtohej mësimi nacional dhe vendin e tij e zinte ai i lojalitetit ndaj shtetit serb. Përballë këtyre rrethanave, bashkë me sindikatat e punëtorëve të arsimit, u mor vendimi që të refuzohej koncepti i plan-programeve mësimore të Serbisë dhe po ashtu u mor vendimi që aty ku nxënësve shqiptarë nuk u lejohej të hynin në shkolla, të merreshin masa që mësimi të zhvillohej nëpër shtëpi private dhe lokale të tjera. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe subjektet e tjerë politikë morën përsipër fillimin e organizimit të arsimimit paralel, i cili do të fillojë aty ku nxënësve shqiptarë u mbylleshin dyert e shkollave, në mënyrë që në shtatorin e vitit të ardhshëm të përfshijë që të gjitha shkallët e arsimit nga fillorja, te e mesmja dhe deri te universiteti. Ishte kjo një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe dhe një barrë e cila kërkonte angazhim të gjithanshëm, ku krahas bazës materiale, që duhej të sigurohej mbi bazat e solidaritetit të gjerë, që kërkonte shumë e shumë punë, kërkonte edhe përkushtim mbinjerëzorë dhe sakrificë të madhe të

258 pedagogëve dhe të të gjithë atyre që merrnin përsipër krahas aspektit pedagogjik dhe edukativ, edhe atë të sigurisë për fëmijët dhe për nxënësit, të cilët, si do të shihej, nuk do të përjashtohen nga represioni i përditshëm i regjimit serb, i cili bënte çmos që ta pengonte zhvillimin e sistemit paralel në gjuhën shqipe me synimin që gjeneratën e re ta nënçmonte dhe ta zhvlerësonte për aq sa ajo një ditë të humbte edhe besimin se nga ai përcaktim do të kishte dobi, pos telasheve. Por, organizimi i sistemit paralel arsimor në gjuhën shqipe, edhe pse me shumë e shumë vështirësi, edhe pse me shumë e shumë telashe nga ato më të rëndomtat me sigurimin e lokalit, që të shumtën ishte jashtë kushteve më të domosdoshme, vuri në lëvizje qoftë edhe para kohe sistemin e jetës paralele në Kosovës dhe njëherësh vuri në lëvizje solidaritetin e gjithmbarshëm të shqiptarëve jo vetëm në Kosovës, por edhe në Maqedoni, Luginë të Preshevës, në Mal të Zi dhe në pjesët e tjera ku jetonte dhe punonte, por vuri në lëvizje edhe diasporën tonë kudo në botë, që të angazhohej me të gjitha mundësitë që sistemi arsimor në Kosovë në të gjitha shkallët për vite të mbahet dhe të zhvillohet dhe të japë rezultate madje, ndër të cilët, më i rëndësishmi është ai që me anën e mbajtjes së arsimit, jo vetëm që u ruajt bërthama e sistemit arsimor dhe edukativ, por me mbajtjen të lidhur për vete të rreth pesëqind mijë shkollarëve të të gjitha niveleve dhe mbi tridhjetë mijë pedagogëve të angazhuar në sistem, u ruajt tërësia etnike e Kosovës, pikërisht ajo që regjimi i Beogradit synonte ta shkatërronte dhe së fundit nuk do të ngurrojë, që pas dështimeve me sistemin paralel të shqiptarëve, të përdor edhe mjetet e luftës. Sepse, po mos të organizohej arsimi paralel, sigurisht se një pjesë e nxënësve do t’i nënshtrohej sistemit shkollor serb, ndërsa shumica, në kërkim të arsimit dhe edukimit, bashkë me prindër do të lëshonte Kosovën, proces ky që tashmë kishte filluar dhe pa mbajtjen e shkollimit dhe arsimimit paralel, do të përshpejtohej dhe do të merrte përmasa katastforike. Nuk do mend se sfida e arsimit dhe përballja me të nga sigurimi i bazës materiale, i teksteve shkollore botimi i të cilave do të praqesë vështirësi tejet të mëdha, e deri te ajo e lokalit për shkolla, që të shumtën mbahej nëpër shtëpi private, e vuri në veprim gjithë sistemin paralel, që nga fondet e solidaritetit, ato shëndetësore dhe të tjera që i duheshin një sistemi të tillë i cili u ngrit dhe përfshiu të gjitha segmentet jetësore. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë bashkëpunonte ngushtë me Sindikatat e Pavarura të Kosovës dhe atë e kishte krah të madh, por kjo nuk mjaftonte. Andaj, u desh që shpejt e shpejt të merreshin disa vendime, ndër të cilat ishte ai i krijimit të fondeve të solidaritetit, pastaj i një këshilli të përgjithshëm që do ta drejtonte

259 atë, ndërkohë që degëve dhe nëndegëve iu dha një plan i hollësishëm si duhej të organizohej solidariteti dhe fondet përkatëse, ku do të përfshiheshin që të gjithë, për të dhënë dhe për të marrë prej tij dhe kjo të bëhej me një përkujdesje të madhe, në radhë të parë me përgjegjësi morale, që të kishte sa më pak keqpërdorime. Mbi bazat e organizimit komunal, u ngritën këshillat e solidaritetit, në të cilat u përfshinë drejtuesit e partive, ata të sindikatave dhe të ekonomisë private për aq sa ajo mbahej. Këto këshilla, pastaj formuan sektorët nga ai i arsimit, i shëndetësisë, i informimit e më vonë edhe i mbrojtjes, ku u përfshinë një pjesë e mirë e aparatit të policisë së Kosovës dhe punonjësve të tjerë të mbrojtjes territoriale që u larguan nga puna ngaqë nuk pranuan lojalitetin e shtetit serb, por kjo u bë kryesisht nën përkujdesjen e sindikatave që u takonin dhe ato më kohë ia kishin dhënë besimin qeverisë së Kosovës të dalë nga Kushtetuta e Kaçanikut. Këshilli i përgjithshëm i solidaritetit, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me këshillat komunalë, pra të degëve e të nëndegëve tona, për mbledhjen e ndihmave do të fillojë të vepronte në dy drejtime: kah Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci e Medvegja, po edhe kah shqiptarët që banonin dhe punonin në Kroaci dhe Slloveni, dhe në drejtim të diasporës. Edhe këtu, mekanizmi kryesor që do të vepronte ishin degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që tashmë i kishim themeluar në Gjermani, në Zvicër, Austri dhe vendet e tjera perëndimore. Krahas kësaj, me diplomatët e ambasadave perëndimore në Beograd, të SHBA-ve, Gjermanisë dhe së fundi edhe të Britanisë së Madhe dhe ndonjë vendi tjetër, me të cilët kishim lidhje të përhershme, kishim filluar bisedimet që edhe vendet e tyre të inkuadroheshin në ndihmën që do t’i jepnin sistemit tonë paralel, veçmas në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë, pa përjashtuar këtu edhe idenë që disa nga punonjësit që ishin larguar nga shëndetësia po edhe prodhimi të gjenin punësim të përkohshëm në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku kishte nevojë për mjekë dhe ndihmës mjek, po edhe për punëtorë hotelerie. Edhe pse në fillim diplomatët e vendeve mike, të cilët na kishin dhënë ndihmë të madhe që të arrinim deri aty ku kishim arritur, do të na përkrahin parimisht, dhe dukej se nuk i besonin gjithaq asaj se përcaktimi ynë përnjëmend mund të shkonte edhe ku do të shkojë, pas një kohe të shkurtër, kur përfaqësuesit e tyre do të vizitojnë podrumet e Kosovës ku fëmijët tanë vazhdonin mësimet në kushtet jashtëzakonisht të vështira dhe kur do të shohin si nxënësit edhe studentët ngarendin nga shtëpia në shtëpi me libra të fshehura që t’ua humbin gjurmët policëve që u shkojnë pas, dhe kur do të

260 shohin se anembanë Kosovës do t’u jenë hapur dyert shtëpive që ato të kthehen në klasa mësimi, atëherë, do të fillojnë jo vetëm të na mbështesin, por edhe t’i besojnë përcaktimit tonë shtetformues me sistemin paralel si mjetit më të mirë të jetësimit të tij, i cili, më në fund, Serbinë dhe infrastrukturën e saj administrative dhe policore-ushtarake do ta reduktojë në aparat të thjeshtë okupues. Përballë këtij realiteti dhe përballë këtyre zhvillimeve, amerikanët do të jenë ata që të parët do t’i japin mbështetje të parë zyrtare përcaktimit tonë, kur ambasadori Zimerman, do të na ftojë në Beograd dhe personalisht do të na thotë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilin përkrahej kursi i kundërvënies civile me sistemin paralel dhe me këtë rast do të na ofrojë ndihmë, e cila do të arrijë për Kosovën dhe popullin e saj në mënyrë adekuate, të shumtën me anën e kanaleve humanitare dhe mekanizmave të saj të njohur ndërkombëtar, të cilët nuk mund t’i pengonte Beogradi. Krahas kësaj, do të na premtohet edhe ndihmë tjetër e gjithanshme, e cila do të koordinohet drejtpërdrejt me këshillin tonë qendror me anën e dy diplomatëve amerikanë, të caktuar enkas nga qeveria amerikane, cilët kishin përsipër mbikëqyrjen e gjithë procesit të mirëvajtjes së punës së institucioneve tona paralele, nga arsimi, shëndetësia, përkujdesja sociale dhe madje, që më vonë, kjo përkujdesje do të shtrihet edhe në fushën e vetëmbrojtjes dhe të sigurisë e cila do të shkojë edhe deri aty që të përfshijë edhe fillet e kundërvënies së armatosur. Meqë koha e zgjedhjeve të premtuara të 28 nëntorit, sipas Ligjit Zgjedhor të nxjerrë me rastin e aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, tashmë kishte kaluar dhe ne po hynim në një vit tejet dramatik, në të cilin, me agresionin e armatës jugosllave të drejtuar prej serbëve në Slloveni dhe Kroaci, do të plasë lufta në Jugosllavi, që do të vejë në veprim procesin e pakthyeshëm të shpërbërjes së Jugosllavisë, me çka pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe pastaj edhe të Kroacisë, që do të bëhet nga parlamentet e tyre në bazë të të drejtës për vetëvendosje që kishin njësitë e federatës, komisioni i Badinterit do të shpallë fundin e Jugosllavisë, atëherë edhe lëvizjes sonë nuk i mbetej tjetër pos të orientohej që të merrte pjesë në këtë proces me deponimin e dy korrikut dhe të Kuvendit të Kaçaniku, ku ishin nxjerrë vendimet legjitime të subjektivitetit shtetëror të Kosovës në bazë të deklarimit të vullnetit të lirë të popullit, por të dëshmonte këtë përcaktim praktikisht edhe me ngritjen e institucioneve të sistemit paralel, mbi të cilat organizohej jeta e gjithmbarshme në Kosovë jashtë mbikëqyrjes serbe.

261

Në këto rrethana do të merren dy vendime historike nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pjesa tjetër e partive përreth nesh. Së pari që të organizohej referendumi për shprehjen e lirë të vullnetit të popullit. Dhe më pas, të organizoheshin zgjedhjet e lira prej të cilave do të dilnin edhe strukturat shtetformuese që nga parlamenti, qeveria dhe institucionet e tjera. Që të dy vendimet mbështeteshin në Kushtetutën e Kaçanikut dhe mbajtja e të cilave do t’i shërbejë legjitimitetit të kërkesave që nga Kosova do t’i drejtohen si komisionit të Badinterit për njohjen zyrtare të shtetësisë së subjekteve të federatës, që njëherësh do të thoshte pranim i të drejtës së shkëputjes, si mekanizmave të tjerë ndërkombëtar nga OKB e tutje. Sado që Komisioni i Badinterit nuk do t’i përgjigjet kërkesës zyrtare të Qeverisë së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e lira të mbajtura në Kosovë gjatë atij viti, megjithatë, mosrefuzimi i saj, do të thotë se Kosova kishte të drejtën e shkëputjes dhe atë të shpalljes shtet i pavarur, e drejtë kjo që sipas vlerësimit të ekspertëve të të drejtës ndërkombëtare siç ishte gjermani Georg Bruner, do të jetë vendimtare për proceset e mëvonshme me të cilat do të justifikohej edhe ndërhyrja ndërkombëtare e NATO-s në Kosovë ndaj forcave ushtarake serbe, qoftë edhe me arsyetime humanitare në përputhje me pikën pesë të kartës së OKB-së, dhe do të jetë vendimtare edhe për nxjerrjen e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dhjetë qershorit të vitit 1999 me të cilën ajo nxirrej përfundimisht nga sovraniteti i Beogradit, dhe do të jetë vendimtare edhe për shpalljen e pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 kur edhe do të fillojë njohja ndërkombëtare e shtetit të Kosovës.

Rugova midis ikonës dhe realitetit

Historia nuk do të ishte histori po qe se nuk do t’i kishte aktorët e saj të përhershëm, të cilët, megjithatë, në të mbesin të prekshëm. I tillë shfaqet edhe dr. Ibrahim Rugova, lideri i lëvizjes së kundërvënies civile ndër më të mëdhatë dhe ndër më të fuqishmet mbi bazat institucionale dhe më vonë edhe president i parë i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e lira të mbajtura në vjeshtën e vitit 2000. Nuk do të arrijë 17 shkurtin, por askush nuk mund t’ia marrë të drejtën që e ka fituar të zë vendin që i takon në altarin e të merituarve të pavarësisë së saj. Por, nëse mund të thuhet se Rugova është pjesë e historisë sonë më të re, ka edhe të tillë që nuk pajtohen me kthesën historike që ka sjellë filozofia politike e lëvizjes që ka bërë shkëputjen me komunizmin dhe ideologjinë

262 totalitare dhe njëherësh ia ka hapur rrugën përkatësisë botës perëndimore dhe civilizimit të saj ku edhe gjendemi. Zaten, këtu e kanë burimin edhe thyerjet për dhe kundër Rugovës të cilat mbahen sot e gjithë ditën, që në të vërtetë duhet kuptuar si ndeshje midis pikëpamjeve të së djathtës në njërën anë dhe në tjetrën anë të atyre që vinë nga bindjet majtiste, ku edhe më tutje manifestohen mbetjet e ngarkesave ideologjike, veçmas tek ajo pjesë e shoqërisë që ende nuk është liruar nga mentalitet patriarkale, ku vetëdija folklorike në masë të madhe ushqen prirjet totalitare. Shikuar nga këndvështrimi historik këto mbetje edhe janë të arsyeshme nëse kihet parasysh vendosja e diktaturës komuniste, e cila shqiptarëve në të dy anët e kufirit të dhunshëm do t’u vijë nga Lindja, e cila pas Luftës së Dytë Botërore, fuqinë do ta fitojë nga meritat në luftë kundër fashizmit. Vendosja e sistemit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi në të njëjtën kohë do të thotë qërim hesapesh me vetëdijen “borgjeze” dhe antikomuniste, viktimë e së cilës do të jetë shtresa e inteligjencies shqiptare me bindje perëndimore, por viktimë tjetër edhe më e madhe do të jetë Partia Nacional- Demokrate Shqiptare NDSH, me orientim antikomunist, ndaj anëtarësisë së të cilës do të zhvillohet një terror i madh ku dënimi me vdekje do t’i gjejë drejtuesit e saj. Natyrisht, se pos pastrimit sistematik nga vetëdija e NDSH-së, në vitet e para të pasluftës, komunistët jugosllavë dhe ata shqiptarë bashkarisht do të ndërmarrin fushatën për çrrënjosjen e të gjitha vlerave kulturore të përkatësisë perëndimore të botës shqiptare, që nga heqja dhe ndalimi i veprave të Gjergj Fishtës, Lasgush Poradecit, Koliqit dhe të shkrimtarëve të tjerë në mënyrë që t’i hapej rruga edukimit socialist me anën e metodës së socrealizmit, i cili sistematikisht do të pastrojë trurin shqiptar nga “mbetjet” imperialiste dhe reaksionare për t’ua futur ato të “njeriut të ri” të shpërlarë nga vlerat e së kaluarës. Krahas dhunës ideologjike, shqiptarëve të Kosovës dhe të pjesëve të tjera në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, do t’u rëndojë edhe shtypja e egër nacionale e Beogradit, e cila deri në vitet e gjashtëdhjeta ishte në përputhje me strategjinë e memorandumeve antishqiptare të akademikëve serbë për shkatërrimin e qenies së tyre etnike. Edhe përkundër këtyre zhvillimeve me orientime ideologjike, megjithatë nga mesi i viteve gjashtëdhjeta e tutje, në Kosovë, klima liberale politike e cila do të shfaqet pas rrëzimit të Rankiviqt, e cila do të përcillet edhe me ngritjen e autonomisë së Kosovës në shkallën e subjektit të Federatës, do të shfrytëzohet për barazi me të tjerët po edhe për kthimin kah vlerat e

263 civilizimit perëndimor. Ky ndryshim shoqëror do të sjellë edhe një ndryshim tjetër të stereotipit të kërkesave të shqiptarëve nga ai i bashkimit me Shqipërinë dhe çlirimit, qoftë edhe nën ombrellën e shtetit stalinist shqiptar, tek barazia me të tjerët, që do të pasqyrohet me kërkesën për Republikën e Kosovës. Rugova mund të merret ekzemplari tipik i gjeneratës së intelektualëve shqiptarë, të cilët në saje të arsimimit dhe të ngritjes, kanë shënuar kapërcimin nga lirimi i kornizave ideologjike të sistemit kah vlerat e shoqërisë së lirë perëndimore në qendër të të cilave është liria, barazia dhe demokracia perëndimore ku janë parë rrënjët e përbashkëta dhe gjithë ajo që një popull e qet me kujtesë të formuar historike dhe ndërlidhja me të paraqet ardhmëri. Andaj, edhe kërkesa për barazi, siç ishte ajo e ngritjes së Kosovës në Republikë, e artikuluar në demonstrat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981, e parë në kontekstet e zhvillimeve progresive të shoqërisë dhe të institucioneve të saj, nuk shfaqej si çështje formale, por si pjesë e hapësirës së lirisë dhe të barazisë me të tjerët, ku kornizat ekzistuese të autonomisë, duhej hapur sa më parë, ngaqë ato tashmë ishin bërë të ngushta dhe mund të kalonin edhe në ngulfatje madje. Por, meqë për këtë mungonte vullneti i klasës politike shqiptare, do t’u hapet udha kërkesave institucionale dhe jashtinstitucionale, që ishin të drejta dhe në përputhje me përcaktimet civilizuese dhe postulate e saj që ngriheshin mbi barazinë dhe lirinë. Kur do të shfaqen shenjat e para të krizës Jugosllave dhe do të shihet se klasa politike e Kosovës, nga kompromiset e shumta që kishte bërë nga viti 1981 e tutje për të ruajtur atë që ishte fituar me kushtetutën e vitit 1974 e që realisht nuk mund të mbrohej, nuk do të jetë në gjendje të marrë përsipër fatet e popullit, para intelektualëve të këtij orientimi, që edhe ashtu viteve të fundit kishin bartur gjithë barrën e kundërvënies projektit hegjemonist të intelektualëve serbë që do të dalë në shesh me Memorandumin e Akademisë serbe të vitit 1986, do të shtrohet domosdoja e marrjes me politikë si një përgjegjësi historike, e cila do të mbështetej mbi koncepte dhe ide të qarta, që nuk mund të ishin të tjera pos në frymën e civilizimit perëndimor dhe të pluralizmit politik. Dhe marrja me politik duhej të kishte një koordinatë të dyfishtë: lirimin nga dhuna e ideologjisë totalitare dhe kërkesën e barazisë, me emërues të përbashkët demokracinë. Këto ishin prioritete, po që e para - lirimi nga dhuna ideologjike, shfaqej si parësore, ngaqë për ata që e dinin se çfarë fatkeqësie i kishte sjellë botës shqiptare ideologjia komuniste dhe përkatësia e dhunshme asaj nga Lufta e Dytë Botërore e tutje, lirimi nga kthetrat e dhunës totalitare

264 dhe të sistemit mbi të cilin qëndronte, paraqiste parakushtin e parë të kapërcimit tonë nga Lindja tek Perëndimi, që të bëhemi pjesë dhe interes perëndimor, e ku pastaj, me postulatet civilizuese mund të arrihej edhe barazia e edhe liria. Sigurisht se këtij përcaktimi, që do të paraqesë pikënisjen e filozofisë politike të programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të lëvizjes së cilës do t’i prijë ajo, do t’i vinë në ndihmë zhvillimet pozitive në skenën politike botërore që do të shfaqen pas rrënimit të Murit të Berlinit kur pas bashkimit gjerman do të fillojë të bie perdja e hekurt, pastaj edhe imperia e kuqe sovjetike e bashkë me të edhe bipolariteti blokist dhe konfrontimet ideologjike që për gjysmë shekulli botën e kishin mbajtur në ethët e luftës së ftohtë. Në këto rrethana, lëvizja shqiptare do të zhvillohej në dy binarë paralelë: fillimisht të shkëputjes nga Serbia me anën e arritjes së plotë të subjektit federativ, me çka do të fitohej edhe e drejta për vetëvendosje deri te shkëputja nga Jugosllavia, dhe në atë të shkëputjes me ideologjinë komuniste. Si do të shihet ecja nëpër këta binarë paralel nuk do të jetë aspak e lehtë, ngaqë hapte konfrontimin dykrahësh me Serbinë, e cila ishte në vlugun e unitarizmit dhe shumëkush në Jugosllavi priste që nga konflikti serbo- shqiptar të përfitohej që sa më lehtë të liroheshin nga Beogradi, ndërkohë që shqiptarët ishin të vetëdijshëm se ky zhvillim duhej të shkonte kahut të kundërt në drejtim të Kroacisë dhe të Sllovenisë, ku do të prekeshin sferat perëndimore dhe kjo doemos do ta shtynte Perëndimin që të ndërmerreshin masa që Beogradit t’i shkëputej çfarëdo mundësie që si faktor i ri force në Ballkan të rikthente ndikimin rus, pikërisht atë që Moska e kishte humbur në saje të shtrirjes ideologjike. Por, lëvizja shqiptare, e vetëdijshme se ishte pikërisht kursi antikomunist ai që asaj do t’ia hapte perspektivën historike dhe njëherësh Beogradit do t’ia hiqte çfarëdo mundësie që “stazhin” e dhunshëm komunist të shqiptarëve ta shfrytëzonte për qëllimet e veta, do të përqendrohet tek shkëputja me komunizmin dhe si do të shihet për më pak se tre muaj do të arrijë që në Kosovë komunistët të pësojë disfatën më të madhe, me ç’rast shqiptarët do të dëshmojnë se asnjëherë nuk kanë pas bindje komuniste, por që në atë fatkeqësi kanë qenë të përfshirë dhunshëm, dhe njëherësh do të bëjnë me dije se përcaktimi i tyre është perëndimor pa kurrfarë dilemash dhe hipotekash me të cilat propaganda hegjemoniste serbe ç’prej kohesh ishte munduar ta ngarkojë dhe ta anatemojë herë si “filialë staliniste e Tiranës” e herë si “mbetje e rrezikshme e fundamentalizmit islamik” dhe të ngjashme.

265

Dhe natyrisht se përcaktimi perëndimor, nënkuptonte edhe sjelljen perëndimore, në përputhje me vlerat civilizuese, ku kërkesa për barazi, liri dhe demokraci shfaqen si të pakapërcyeshme. Andaj, ishte e pritshme që edhe lëvizja e shqiptarëve për pavarësi të fillonte dhe të mbështetej mbi postulatet e barazisë dhe të demokracisë. Vënia e Rugovës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës si lëvizje gjithëpopullore, konceptin programor të mbështetur mbi trekëndëshin strategjik: barazi, demokraci dhe përkatësi perëndimore, do ta kthejë në një filozofi politike, atë të kundërvënies civile, që do të njihet herë si rezistencë paqësore, e herë si pushtet paralel e të ndryshme, por që në të vërtetë ka paraqitur dëshmitë më të mëdha civilizuese shetformuese, me anën e të cilave prania serbe në Kosovë do të reduktohej në atë të pushtuesit ushtarak, ndërkohë që do të ndikohet që agresioni serb dhe lufta që kishte nxitur të anashkalonte sa më shumë që të ishte e mundur Kosovën, edhe pse dihej që ajo një ditë do ta gjente, por që edhe kur kjo të ndodhte atëherë, Serbia të mos ishte ajo e vitit 1990 me miq dhe përkrahës të shumtë, por një monstrum i shkallmuar me hipotekat e xhandarit të Ballkanit dhe aleatit të vetëm të Rusisë, ndaj të cilit pastaj bota do të reagonte për të mbrojtur një popull dhe një lëvizje civilizuese vendi i së cilës ishte në Europë. Por, ishte koha dhe ishin koniukturat ndërkombëtare ato që Rugovës dhe kursit të kundërvënies civile po i qitnin telashe, meqë lëvizja shqiptare fillimisht ishte e mbikëqyrur nga amerikanët dhe disa nga vendet perëndimore në krye me Gjermaninë, dhe ajo ndiqte me dëgjueshmëri të madhe që të gjitha “këshillat” që i vinin nga Uashingtoni dhe Boni apo edhe Brukseli, të cilat rëndom kërkonin që të evitohej lufta, të evitoheshin konfliktet dhe të pritej. Slogani dhe më vonë refreni “durim, durim”, që Rugova e përsëriste çdo të premte në konferencat për shtyp, po edhe kudo, njëherësh ishte edhe refren amerikan dhe refren perëndimor që u drejtohej shqiptarëve, që dikur më vonë kishte filluar të keqpërdorej edhe nga Beogradi, i cili “qetësinë” e Kosovës mundohej t’ia atribuonte gjoja lojalitetit ndaj Beogradit, i cili mund të prishej vetëm nga ndonjë kryeneçësi separatiste dhe terrorizëm me prapaskenë fundamentaliste! Pa hyrë te vlerësimi i sjelljes politike të Rugovës, ku ka se çfarë thuhet, por ato duhet të shikohen nga distanca e duhur kohore dhe në përputhje me dokumentet e shumta arkivore kur shumë prej tyre t’u hiqet embargo, megjithatë duhet ruajtur nga ngatërrim i konceptit të filozofisë politike, çfarë ishte ai i lëvizjes gjithëpopullore të dalë nga programi i Lidhjes Demokratike

266 të Kosovës, nga sjellja politike, e cila ishte në përputhje të plot me ato që asaj iu imponuan nga jashtë gjatë gjithë kohës sa ajo ishte e mbikëqyrur deri në hollësi, së cilës Rugova iu nënshtrua për vite të tëra, çka nuk ia ul vlerën atij, por përkundrazi e shfaq si politikan i cili e ka ditë fare mirë se çfarë mundet dhe çfarë nuk mundet, se çfarë guxon dhe çfarë nuk guxon, dhe e ka ditur se ana e zgjedhur, ajo e Perëndimit ishte e vetmja që mund të sjellë shpëtim dhe asaj duhej përmbajtur, meqë alternativa tjetër ishte gjenocidi serb. Këtu, në të vërtetë del në pah se Rugova nuk ka pasur probleme me zbatimin e konceptit të kundërvënies civile me pushtetin paralel dhe institucionet e saj, dhe nuk ka pasur probleme as me blanko besimin ndaj aleatëve perëndimorë në krye me SHBA-të dhe rolin e tyre të madh në këtë zhvillim, por probleme i kanë dalë dhe vazhdojnë t’i dalin me sjelljen ndaj filozofisë politike të tij nga ana e një pjese të mirë të atyre që dikur i kishin takuar, e kishin mbështetur, por që pasi ai të ketë luajtur misionin historik siç ishte shkëputjes nga komunizmi dhe dhënia e dëshmive e përkatësisë civilizimit perëndimor dhe kundërvënia civile me pushtetin paralel, në një kohë kur tashmë ishin përmbushur rrethanat që të kalohej nga kundërvënia civile dhe gjendja e statusquos në atë të rezistencës së armatosur bartës i së cilës do të shfaqet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin filluar ta anatemonin lëvizjen së cilës i kishin takuar për vite të tëra, anatemë kjo që më pak qet në pah qëndrimin ndaj një individi, qoftë ai i një rëndësie si të Rugovës, e më shumë flet për problemet që ka një shoqëri me vetveten nga shkaku i konvertimeve me anën e të cilave ngatërrohet kompasi i orientimit historik që botës sonë i ka kushtuar aq shumë dhe mund t’i kushtojë edhe me shumë në një të ardhme nëse përkatësinë perëndimore e ngatërron me atë lindore dhe nëse përcaktimin antikomunist e ngatërron me atë ideologjik... Dhe për fund, për ta ilustruar frikën e reinkarnimit të disa proceseve, gjithsesi se nga kujtesa ime do të thërras në ndihmesë dy shembuj të dy bisedave të bëra me Ibrahim Rugovën në Bon, në dhjetorin e vitit 1995 dhe atë në maj të vitit 1999, të cilat janë domethënëse për të kuptuar pse Rugova nuk mund të mbetet “i qetë” si pjesë e historisë, ku e ka vendin dhe pa marrë parasysh ato që i përplasen ai mbetet në histori dhe në një farë mënyre konfrontimi me të paraqet mospajtim me ato zhvillime historike dhe proceset nëpër të cilat është kaluar, ku dëshira për t’i rikthyer ato është e dukshme madje. Me këtë rast duhet përkujtuar se nga largimi im si pjesëmarrës aktiv në polikë, por assesi si pjesë e koncepteve kreative të filozofisë së saj - dhe kjo do të ndodh pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LDK-së në maj të vitit 1991,

267 pra atëherë kur do të arrihet shkëputja historike me komunizmin dhe pas dy korrikut dhe shtatë shtatorit të vitit 1990 në Kaçanik do të aprovohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës me çka u krijuan kushtet për shkëputje edhe nga Jugosllavia, e me këtë do të jetë mbyllur faza më e rëndësishme e konstituimit të Lëvizjes sonë shtetformuese si subjekt i pakapërcyeshëm – me Ibrahim Rugovën do të kem vetëm një takim, kur ai do të marrë pjesë në promovimin e pjesës së dytë të romanit tim “Prapë vdekja” dhe aty do të ndërrojmë disa fjalë për krijimtarinë. Si herën e parë, dhe si herën e dytë, Rugova do të ketë shqetësimin se lëvizja shtetformuese mund të mos rrumbullakohet në përputhje me filozofinë politike dhe konceptet mbi të cilat është vendosur nga shkaku i dy arsyeve: i koniukturave ndërkombëtare dhe lojërave të tyre në njërën anë dhe në tjetër anë nga mosgatishmëria e shqiptarëve që këtyre proceseve historike - shkëputjes nga komunizmi dhe përkatësisë Perëndimit - t’u përkushtohen sa duhet. Rreth kësaj të dytës, madje, kishte dyshime se retardimet e vetëdijes totalitare dhe humbja e kompasit midis lindjes dhe perëndimit në dobi të ngatërrimit të së parës, mund të jenë tepër të rrezikshme sa të vihet në sprovë gjithë koncepti i fitores historike të kohës sonë, që për pasojë do të kishte kthimin e saj pikërisht aty ku ishte që nga Kriza Lindor e tutje, për t’u parë në dritën e faktorit negativ të Ballkanit dhe të stabilitetit të saj, pikërisht ashtu siç e kishte dëshiruar Beogradi, i cili aq shumë kishte investuar në të. Por, t’i kthehem takimit të parë, atij të dhjetorit të vitit 1995 në Petersberg te Bonit, ku pas katër vitesh do të mbahen takimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën dhe do t’u jepen edhe parafet e fundit marrëveshjeve të Kumanovës, me anën e të cilave do të bëhet tërheqja e forcave jugosllave nga Kosova, me çka do të krijohen kushtet për futjen e forcave ndërkombëtare të kryesuara nga ato amerikane në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së. Ditë më parë Rugova kishte ardhur në një vizitë në Gjermani dhe si rëndom, ishte “në kompetencë” të mbikëqyrjes së degës së LDK-së në këtë vend, edhe pse në Bon Qeveria e Kosovës në ekzil kishte “selinë”, por nga disa mospajtime flitej se raportet midis presidentit dhe kryeministrit nuk ishin të mira. Meqë, i rrija larg asaj që quhej skenë politike e Kosovës dhe ngatërresave të saj, dhe për vizitat e liderëve shqiptarë në Gjermani, informoja vetëm kur ata priteshin zyrtarisht nga institucionet dhe politika gjermane, nuk kisha ndonjë interes që të sillesha ndryshe as këtë herë, sado që ndjeja nevojë për ndonjë muhabet intelektual me Rugovën.

268

Por, ditën që do të përfundojnë marrëveshjet e Dejtonit dhe isha si shumë i përqendruar të dija sa më shumë për to, meqë ishte më se e qartë se pas tyre do t’i vinte radha edhe Kosovës, me anën e një telefonate nga Ministria e Jashtme Gjermane, ftohesha nga Drejtori për Çështje të Ballkanit, zoti Hase për një bisedë të shkurtër. Zoti Hase, me të cilin njiheshim ç’prej më shumë se dy vitesh, do të më njoftojë se Rugova ishte pritur në Ministrinë e Jashtme zyrtarisht nga ministri Kinkel dhe, nga ai çast, si tha, për dy ditë lideri i shqiptarëve të Kosovës do të jetë mysafir i qeverisë gjermane dhe do të vendoset në rezidencën qeveritare në Petersberg të Bonit. Marrja e Rugovës në mbikëqyrje nga qeveria gjermane pamëdyshje se paraqiste një shkallë tjetër të trajtimit politik të Rugovës nga ana e gjermanëve krahasuar me sjelljen e deriatëhershme që ishte përherë “jozyrtare”. Pasi ma dha kumtesën për shtyp rreth pritjes së liderit shqiptar nga ana e Kinkelit, e cila përfshinte disa rreshta, më ftoi në darkën e përbashkët me Rugovën në Petersberg, që shtronte ministria e jashtme. Sinqerisht i gëzohesha takimit me Rugovën, jo pse nuk e kisha takuar prej më shumë se dy vitesh, pra kur isha larguar dhe personalisht ia kisha shpjeguar arsyet, paralajmërimet e të cilave nga ana ime i kishte pasur që më parë por mendonte se do ta ndërroj mendjen, po pse ndjeja nevojë për një shfrim intelektual të tillë, që aty më mungonte në ato rrethana shtresimi të madh profesional. Urova që aty të ketë më shumë atmosferë intelektuale nga ajo e pritshmja politike. Në mbrëmje, në orën 20 do të ngjitem në majën e Petersbergut, dhe në verandën e madhe të kthyer me shikim nga Rajna dhe Bad Godesbergu, do ta takoj Rugovën, të qetë dhe të mendueshëm, siç e kisha lënë në zyrën e tymosur të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Nuk patëm mundësi të çmalleshim gjithaq meqë pas pak do të vijë nikoqiri, Hase me një bashkëpunëtor dhe do të vijë edhe Bujar Bukoshi, me të cilin Rugova do të përshëndetet ftohtas pa luajtur nga vendi fare. Ishte e qartë se takimi i tyre thuajse i detyrueshëm ishte bërë nga Ministria e Jashtme gjermane, dhe ata kishin pasur arsye për një gjë të tillë. Darka do të kalojë në një atmosferë të ftohtë, me ndonjë ndërhyrje të lehtë të zyrtarit të lartë gjerman rreth shijes së verës, apo panoramës së Rajnës e mbërthyer nga dritat që e përshkonin, e cila nga ajo pikë dukej impozante, ndërkohë që Rugova ia kthente me ndonjë përshtypje nga panoramat e Senës së Parisit natën. Herë pas herë Rugova ma shtronte ndonjë pyetje rreth krijimtarisë letrare, që thoshte se duhej ta vazhdoja, duke e ndërlidhur shkëputshëm me ndonjë përshtypje nga romani im “Prapë vdekja”, që thoshte se pjesa e dytë dhe e tretë i kishte lënë përshtypje dhe fliste se një ditë, kur të

269 gjente kohë, do të shkruante një studim pak më të gjerë, siç kishte vepruar edhe me romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Pas nja dy orësh darka kishte kaluar dhe në ishim ndarë ftohta me përshtypjen e ndërsjellë se ajo ndoshta as që ia kishte vleftë, sepse kishte shpërfillur përfytyrimin e atyre që midis nesh, qoftë si kujtime duhej të ruheshin të paprekura. Por, diku nga mesnata do të bjerë telefoni dhe nga ana tjetër e kufjes do të dëgjoj zërin e Rugovës. Më tha se po të kisha mundësi do ta vazhdonim takimin. “Ka edhe pak verë të mirë këtu që nuk ka mbaruar”, foli si me mahi. Pas gjysmë ore takova Rugovën që po më priste në verandën e madhe ku darkuam. Tha se mirë ishte të kalonim në pjesën tjetër, por pas pak ndërroi mendjen dhe u vendosëm aty ku ishim. Me të shpejtë hetova një njeri tjetër. Të tillë siç e mbaja mend nga bisedat që herë pas herë bënim te “Eni” i Neshetit kur ai mbyllte lokalin në orët e vona të natës dhe ne mbeteshim vetëm aty deri në orët e hershme të mëngjesit. Nisi të fliste me shqetësim dhe ndrojtje rreth Dejtonit. Duket se këtë e kishte edhe nga biseda që kishte pasur atë ditë me Kinkelin në Ministrinë e Jashtme dhe kisha informata se si ministri i jashtëm gjerman i kishte thënë se edhe më tutje duhej të vazhdonte kursin e rezistencës civile, por që ia kishte bërë me dije se duhej të ishte i gatshëm për biseda të drejtpërdrejta me Beogradin rreth zgjidhjes së problemeve që kishin, por Rugova ia kishte kthyer se nuk mund të kishte biseda për çështje problemesh, por rreth ndarjes përfundimtare nga Serbia në përputhje me vullnetin politik të shprehur të popullit të Kosovës që nga dy korriku, kushtetuta e Kaçanikut, referendumin për pavarësi dhe të tjerat. Madje, Rugova i kishte thënë ministrit gjerman se edhe po qe se do të detyrohej të hynte në bisedime me Beogradin, do të bisedohej për statusin, ku garant do të ishte faktori ndërkombëtar e assesi ndryshe. Meqë Kinkeli i kishte thënë se vullneti i shprehur i shqiptarëve ishte një dhe koniukturat ndërkombëtare diç tjetër, që kurrë s’u dihet, por aty është fjala e fundit, shihej qartë se Rugova edhe më tutje nuk ishte liruar nga trysnia e atyre që kishte dëgjuar nga ministri i jashtëm gjerman. Haptas tha se druante se mund të mbeteshim viktima të disa koniukturave nga shkaku se Perëndimi edhe më tutje dëshironte ta mbante Serbinë partner të rëndësishëm rajonal. Brengosej pra se premtimet që i ishin dhënë popullit të Kosovës se kishim amerikanët me vete dhe Perëndimin, mund të dukeshin vetëm premtime. Nuk dija se çfarë t’i thosha tjetër pos t’ia bëja me dije se përkundër asaj që ishte arritur në Dejton, megjithatë nuk kishte përfunduar drama e

270

Ballkanit. Sepse, edhe më parë kishte pasur marrëveshje, por ato shpejt kishin rënë në ujë. “Nuk ma thotë mendja se amerikanët mbesin në gjysmë të rrugës. Ata kanë interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, ku faktori shqiptar luan rol”. Ia përkujtova ato që senatori Robert Dol na i kishte thënë në prillin e vitit 1990 në Uashington kur na kishte ulur bashkarisht me Qosiqin dhe ai thuajse i fascinuar ishte zënë ngojë kunjat e mëdhenj që lëviznin botën... Edhe pse Rugova i dinte këto dhe ishte shumë mirë i informuar nga të gjitha anët, megjithatë ishte njëfarë rënie depresive e çastit që e kishte mbërthyer aty ku njeriu duket si pikë e vogël uji në detin e madh. Pas pak kjo edhe do të hetohej, kur sërish do t’i kthehet disponimi dhe do të thotë se ia kishim dalë të bëhemi interes i Perëndimit dhe kjo do të kishte rëndësi që të mos kthehemi më në tutelën e Beogradit. Më përcolli me fjalët, që mezi i thoshte: “Nuk ka kthim prapa, por ne edhe më tutje do të mbesim peng i sferave të interesit. Sikur i kemi fat?... Megjithatë, duhet bërë çmos që të mbesim në perëndim dhe jo në lindje”. Edhe takimi i dytë dhe i fundit që do ta kemi, në maj të vitit 1999 në Bon, do të fillojë ftohtas në një pasdite kur do t’i drejtohem hotelit “Kënigshof” skaj Rajnës, ku ishte vendosur pas largimit nga Roma, për të vazhduar pas gjysmës së natës, kur do të më drejtohej me telefon që të bisedonim paksa, siç kishte kërkuar para katër vitesh kur ndodhej në rezidencën e qeverisë në Petersberg skaj Bonit dhe kokën e kishte me brengat e të panjohurave të Dejtonit. Në të vërtetë, gjatë takimit të pasdites, ne kishim pirë kafe në terasën e rrethuar me xhama skaj Rajnës dhe ai kishte bërë përpjekje që disi t’i ikte tollovisë që e ndiqte nga prania e madhe e atyre që kishte me vete, por edhe e vizitorëve të shumtë që pareshtur vinin nga të gjitha anët e Gjermanisë, po edhe nga vendet përreth dhe dëshironin ta takonin. Dhe kjo si duket e kishte lodhur po edhe bezdisur si shumë. Këtë ma tha sapo u takuam pas gjysmës së natës dhe vazhduam të bisedonim nga pjesa e djathtë e barit që shikonte pjesën e Rajnës në drejtim të Bad Godesbergut, ku pirgu i ndriçuar i kullës së kështjellës, dukej si mrekullitë e Babilonit. Ky takim, megjithatë, ishte tjetër fare nga ai i Petersbergut, ngaqë Rugova kishte kaluar nëpër shumë sfida, ndër të cilat më e vështira pa mëdyshje ishte ajo e Beogradit, kur për disa javë ishte mbajtur peng i Millosheviqit, dhe ai ishte munduar ta shfrytëzonte për qëllime të caktuara politike. Mendja ma

271 merrte se Rugova kishte këtë gur në zemër dhe barrën e tij, që mund ta ngarkonte përjetshëm. Andaj, prisja që nga ai paksa të zbrazej. Por, për habi, preokupim nuk e kishte kohën e Beogradit. Si edhe me rastin e takimit në Petersberg kur më kishte folur për dilemën e sferave të interesit dhe pengun e tyre me preokupimin jetik që të mbeteshim në atë të Perëndimit dhe jo në të Lindjes, këtë herë më foli për frikën nga reinkarnimi ideologjik i vetëdijes totalitare. Kisha përshtypjen se nga ai po fliste një frikë e madhe, e brendshme dhe tejet e thellë, e cila nuk shfaqej vetëm si dyshim, por si ndjekje, që nganjëherë i përngjan paranojës. “I druaj hakmarrjes komuniste”, do të më thotë një çast me aso shqetësimi, sa më shkoi mendja se mund të ndodhej para ndonjë thyerje të rëndë psikike dhe mendja më shkoi tek pasojat e Beogradit. “Nuk mund të çrrënjosen bindjet totalitare. Ato preokupojnë shpirtin dhe mendjen njësoj...” Çfarë t’i thosha kur e dija se kishte të drejtë, por nuk ma merrte mendja se ai tashmë ishte mbërthyer i tëri nga ajo druajtje. Prapë përmendi hakmarrjen komuniste, dhe si për çudit, kaloi te Xhojsi dhe Uliksi i famshëm, i cili shumë herë na kishte ardhur në ndihmë gjatë bisedave me diplomatët e huaj. Mendja ma tha se ky do të ishte një shkas të ndërronim temën e rëndë, po ai prapë e ktheu tek hakmarrja dhe frika prej saj. Më pyeti se a e dija pse Xhojsi nuk kishte dashur të vdiste në Dublin? Edhe pse e dija se ishte njëfarë paranoje së cilës ai kohëve të fundit i ishte nënshtruar kur kishte vendosur që të mbetej në Paris dhe aty të vdesë, përgjigjes i bishtnova me atë që thashë se Parisi mund ta kishte fascinuar siç ka fascinuar gjithë botën. “Ku ka më mirë se të vdiset në Paris”, fola pak si me shaka. “Ka!” m’u drejtua me një zë tejet tingëllues. “Vdekja më e mirë është në Dublin!” Pas pak midis nesh mbërtheu një heshtje shurdhe. Hetova se ishte në një gjendje të rëndë, por që kishte nevojë prej saj disi të lirohej. Kishte nevojë të fliste me dike nga shpirti. I thashë se mund të vdisej edhe në Dublin. Pse jo?... “Në Dublin është madhështi të vdiset, por është mallkim të vritesh... Nuk e dua vrasjen në Dublin... Nuk e dua...” “Kush do ta donte...?” - ia ktheva pasi më drejtohej që t’i thosha diç. Pak më vonë, tha se Xhojsi ka pasur parandjenjën se mund ta vrasin në Dublin dhe kjo do të jetë vrasje shpirti, që nuk do të mund ta duronte, ngaqë

272 ajo vrasje do ta ngarkonte me mallkim të përhershëm çdo irlandez dhe vetë Irlandën. “Xhojsi kishte hallin e mallkimit irlandez. Kësaj i frikësohej... Kishte mallkimin e shpirtit...” Kur po largohesha, më dukej se fjalët për mallkimin e shpirtit dhe atë të hakmarrjes komuniste, nga ajo e sojit stalinist, m’u kishin vu pas dhe po më ndiqnin nga të gjitha anët...

Prishtinë, tetor 2008.

273

DOKUMENTE

Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

1.Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe gazetar 2.Dr. Zekeria Cana, historian 3.Milazim Krasniqi, shkrimtar 4.Ajri Begu, ekonomist, shkrimtar 5.Dr. Ibrahim Rugova, studiues i letërsisë 6.Bujar Bukoshi, mjek 7.Fehmi Agani, profesor 8.Ibrahim Berisha, gazetar 9.Mehmet Kraja, shkrimtar dhe gazetar 10.Ali Aliu, kritik letrar 11. Dr. Zenel Kelmendi, mjek 12.Ramiz Kelmendi, shkrimtar 13. Akademik Idriz Ajeti 14.Akademik Dërvish Rozhaja 15.Akademik Mark Krasniqi 16.Profesor Anton Çetta 17.Zenun Çelaj, gazetar 18.Nustafa Radoniqi, avokat 19.Basei Çapriqi, shkrimtar 20.Xhemail Mustafa, gazetar 21. Jusuf Bajraktari, historian 22 Hysen Matoshi, gazetar 23. Neshet Nushi, ndërmarrësë (Renditja në listë sipas nënshkrimeve).

Kryesia e punës: Dr. Zenel Kelmendi, kryetar Ali Aliu, anëtar Jusuf Buxhovi, anëtarë Hysen Matoshi, procesmbajtës

274

Procesverbali

Nga mbledhja e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajtur më 23 dhjetor 1989 në lokalet e ndërtesës së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë. Mbledhjen e Kuvendit në emër të Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e hapi dr. Zenel Kelmendi, i cili pasi në fillim foli për rëndësinë e kësaj Lidhje propozoi kryesinë e punës prej anëtarëve: Jusuf Buxhovit, Zenel Kelmendit dhe Ali Aliut si dhe procesmbajtësin – Hysen Matoshin, propozimin dhe rendin e ditës: Paraqitja e Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimit të tij Paraqitja e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimit të tij si dhe Zgjedhja e udhëheqësish së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si kryesia e punës, ashtu edhe rendi i ditës u aprovuan njëzëri me aklamacion dhe duartrokitje frenetike. 1)Duke kaluar në pikën e parë, kryesuesi, Zenel Kelmendi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili paraqiti Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u mirëprit me duartrokitje frenetike dhe njëzëri u aprovua me aklamacion. 2)Edhe për pikën e dytë kryesuesi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili po ashtu paraqiti Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua nga të pranishmit. Pastaj kryesuesi dr. Zenel Kelmendi dha një pauzë të shkurtër, gjatë së cilës kohë me nënshkrimet e veta në listat e përgatitura më parë nënshkruesit përkrahen Programin dhe Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët edhe në të njëjtën mënyrë u anëtarësuan. 3)Pastaj Zenel Klemendi duke kaluar në pikën e tretë ia dha fjalën anëtarit të Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqit, i cili propozoi që kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të zgjedhet dr. Ibrahim Rugova, propozim ky që aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzëri. Për sekretar propozoi Jusuf Buxhovin, propozim ky që po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzëri. Anëtarë të Kryesisë me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u propozuan dhe u zgjodhën njëzëri: Bujar Bukoshi, Nekibe Kelmendi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Mehmet Kraja. 275

Pastaj fjalën e mori Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili falënderoi për besimin e dhënë si dhe foli shkurtimisht për synimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në emër të UJD-it për Kosovë, kuvendin e përshëndeti kryetari Veton Surroi, ndërsa në emër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Lirive përshëndeti dr. Zekeria Cana. Me kaq përfundoi punimet Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokrtike të Kosovës.

Procesmbajtës, Kryetari i Lidhjes Demokratike Kosovë Hysen Matoshi (Nënshkrimi) Ibrahim Rugova (Nënshkrimi)

276

Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës

I aprovuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989 në Prishtinë*

Kriza e thellë shoqëror, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtutjeshme. Në opsion tashmë janë shumë programe dhe projekte të nduarndurta që mëtojnë të fitojnë legjitimimet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit që jeton në të, pra, edhe të popullatës së Kosovës, e cila ruan të drejtën e saj që lirisht të vendosë për fatin e vet. Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit njëpartiak, ne të nënshkruarit, morëm nismën që të themelojmë: Lidhjen Demokratiket të Kosovës, Si Parti për veprim shoqëror-politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe intencat e saj.

1 Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pa kriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.

277

Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është pjesa ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. LDK vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeve të investimeve, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituar të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë – varësisht nga aftësitë; angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare dhe të tjera. LDK angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe angazhohet për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.

2 LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim. LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës. LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme; LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve. LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra, angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë. 278

LDK do të angazhohet për një shoqëri demokratike, në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor. LDK do të angazhohet për zgjerimin e kanaleve demokratike institucionale, drejt ri afirmimit dhe afirmimit të mëtutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të pozitës së saj kushtetuese si njësi e barabartë e federatës. LDK angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre, që në marrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojnë format e konstituimit politik dhe juridik që do të afirmonin barazinë e tyre.

3 E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë. Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të: -se shqiptarët, serbët, malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë; -se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe lumturisë së popujve; -se shumësia e kulturave dhe e traditave, e kuptuar drejt, është pasuri; -se bashkëpunimi e miqësia e popujve janë të pandashme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektin e kulturave dhe të traditave, të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit. LDK do të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet: -kundër çdo privilegje ose diskriminimi kombëtar; -kundër konceptet mbi popujt autoktonë dhe shteformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale; -kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit; -kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. LDK përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Angazhohet për zhvillimin e gjithanshëm kulturor të të gjithëve, për arsim të 279 plotë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; angazhohet për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë;angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore, historike dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare; për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen. Në këtë drejtim duhet zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe në Jugosllavi.

4 LDK përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve që çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terme diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. LDK është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudovlerave për t’u mbyllur problemet e vërteta, është kundër gjendjeve dhe masave të jashtëzakonshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra për dialog konstruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese, që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.

5 LDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit të natyrës dhe të resurseve natyrore. Asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t’i shfrytëzojë ato që duhet t’u takojnë edhe gjeneratave të tjera. Në Prishtinë, Më 23 dhjetor 1989.

(*Ky është versioni origjinal i Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që iu paraqit Kuvenit Themelues nga Jusuf Buxhovi dhe u aprovua njëzëri. Me këtë rast, duhet thënë se, në opinion, filluan të qarkullojnë versione të ndryshme të Programit të LDK-së, të të rishkruara dhe të sajuara në përputhje me interesat e caktuara që atij t’i komprometohet përmbajtja. Kështu, në disa syresh, u futen edhe termet “krahinë autonome”, “krahinë e Serbisë” dhe të tjera, që u shpërndanë të shaptilografuara

280 nëpër mediume të ndryshme. Një version i rishkruar u botua edhe në “Borba” të Beogradit dhe në mediumet tjera jugosllave, po edhe nëpër qarkore dhe gazeta të emigracionit. Versioni i paraqitur i është dorëzuar po atë ditë Sekretriatit Federativ të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Beograrad, Ambasadës Amerikane në Beograd dhe Ambasadës Gjermane në Beograd. Në konsultim me Ambasadën Amerikane në Beograd, Kryesia e LDK-së nuk u lëshua në fushatën e “mbrojtjes” së programit të LDK-së nga keqpërdorimi, pos që u përpoq që nëpër degë dhe nëndegë ta shpërndajë versionin origjinal, që ruhet në dokumentacionin tim, si sekretar gjeneral i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga themelimi).

281

Lista e pjesëmarrësve në Kuvendin Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989:

1. Dr. Ibrahim Ruova 2. Jusuf Buxhovi 3. Fehmi Agani 4. Akademik Idrik Ajeti 5. Akademik Dervish Rozhaja 6. Akademik Mark Krasiqi 7. Zekeria Cana 8. Mehmet Kraja 9. Bujar Bukoshi 10. Zenel Kelmendi 11. Milazim Krasniqi 12. Dr. Zenel Kelmendi 13. Ibrahim Berisha 14. Xhemail Mustafa 15. Ajri Begu 16. Nekibe Kelmendi 17. Ali Aliu 18. Hasan Hajzeri 19. Andyl Krasniqi 20. Fatmir Dalladaku 21. Fehmi Rexhepi 22. Sejdullah Hoxha 23. Muharrem Ramabaja 24. Fetah Ademi 25. Suzana Hajzeri 26. Sylejman Aliu 27. Iliaz Bylykbashi 28. Ali Ahmetaj 29. Sali Sefaj 30. Ahmet Kelmendi 31. Florent Nuka 32. Ismail Gashi 33. Hysen Zherka 34. Ramadan Sejdiu 35. Luljeta Buxhovi 282

36. Ramiz Hoxha, prof 37. Jusuf Rexhepi 38. Agni Dika 39. Hysen Matoshi 40. Vesta Nura 41. Bahrije Krasniqi 42. Shefqet Gashi 43. Mon Mulliqi 44. Neshet Nushi 45. Ymer Jaka, prof. 46. Sadi Bexheti 47. Luan Pula 48. Daut Blakaj 49. Kemjl Luci 50. Fatmir Peja 51. Ylber Hysa 52. Haxhi Mehmetaj 53. Bedri Mehmetaj 54. Rexh Mehmetaj 55. Ejup Kolica 56. Sylejman Syla 57. Nehat Sh. Hoxha 58. Demë Topalli 59. Sali Zekaj 60. Qamil Batalli 61. Behram Hoti 62. Rexhep Hajdaraj 63. Shemsi (SH) Gërguri 64. Ejup Latifi, zejtar 65. Bajrush Plakaj 66. Ali Krasniqi 67. Petrit Dushi 68. Abit Asllani 69. Lutfi Bilalli 70. Selman Mehaj 71. Isan Murati 72. Nehat Krasniqi 73. Ragip Veseli

283

74. Abdyl Ramaj, prof 75. Xhafer Xhaferi 76. Binak Kelmendi 77. Islam Veliu 78. Halil Matoshi 79. Mentor Jakupi 80. Bejtush Isufi 81. Salih Krasniqi 82. Lutfi Dërvishi 83. Skënder Kada 84. Jusuf Haklaj 85. Faik Polloshka 86. Abdyl Kadolli 87. Gani Mehmetaj 88. Islam Ejupi 89. Agron Haxhosaj 90. Ndue Kurti 91. Mehmet Gashi 92. Skënder Zogaj 93. Inbrahim Kelmendi 94. Selajdin Krasniqi 95. Bujar Mirsini 96. Fikrije Mirsini 97. Behram, Krasniqi 98. Abdullah Osmani 99. Xhafer Hysen 100. Mehmedin Rexhepi 101. Munish Hyseni 102. Arbër Xhaferi 103. Abdyl Mustafa 104. Adem Hasanaj 105. Rrahman Bislimi 106. Milaim Kelmendi 107. Flamur Keqa 108. Fatos Aliu 109. Rizah Krasniqi 110. Rifat Krasniqi 111. Musa Tullari

284

112. Haqif Sh. Mulliqi 113. Ali N. Duli 114. Haki Mulliqi 115. Abdyl Zhavelli 116. Basri Gojani 117. Zaim Istrefi 118. Kadri Zhuta 119. Mixhai Pollozhani 120. Ramadan (Muharrem) Maloku 121. Rexhep (Sami) Osmani 122. Rihan Ismaili 123. Fatime Ismaili 124. Evliane Bajqinovci 125. Ramiz Fazliu 126. Hazir Reka

285

SHËNIME PËR AUTORIN

Jusuf Buxhovi lindi në Pejë, më 4 gusht të vitit 1946. Shkollën fillore e nisi në Gjakovë dhe e kreu në Ponoshec të Dukagjinit. Ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë. Në vitin 1968 u diplomua në Universitetin e Prishtinës (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe). Në vitin 1979 kreu studimet pasuniversitare në degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës. Magjistroi në temën "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane". Karrierën e gazetarit e filloi në gazetën "Rilindja" të Prishtinës në vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturës, e më vonë redaktor i saj. Nga viti 1976 deri në vinin 2000 ishte korrespondent i përhershëm i “Rilindjes” i akredituar në Bon të Gjermanisë. Ndërsa nga viti 2000-2008, krahas veprimtarisë letrare, u mor me hulumtime historiografike nëpër arkivat gjermane. Nga viti 2008 jeton dhe punon në Prishtinë

Deri tash ka botuar këto vepra:

1. "Cirku", tregime, "Rilindja" – 1972 2. "Pioni", tregime , "Rilindja" - 1975 3. "Matanëkrena" – roman, "Rilindja" - 1976 4. "Çaste" - vështrime letrare, "Rilindja" -1978 5. "Dinozauri" – dramë, "Rilindja" – 1979 6. “Loja”- roman. “Rilindja”, 1980. 7. "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" – roman, "Rilindja" - 1982 8. "Ura e Fshejit" – novela, "Rilindja" - 1983 9. "Pranvera e zhveshur" - dy drama, "Rilindja" - 1984 10. "Nata e shekujve" - roman, "Rilindja" - 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës) 11. "Galeria e të vdekurve" - roman, "Rilindja" - 1987 12. "Libri i të mallkuarve"- roman triptik , "Rilindja" -1989. ( Fitoi çmimin letrar "Hivzi Sulejmani") 13. "Prapë vdekja 1" - roman, "Rilindja" - 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës) 14. "Prapë vdekja 2" - roman, "Rilindja" -1993 15. "Prapë vdekja 3" - roman, "Rilindja" - 1995 16. "Qyteti i dënuar me vdekje"- roman, "" - 2000 17. "Letrat për Kryeprincin"- roman, "Faik Konica" - 2003 286

18. "Vdekja e Kolonelit" – roman, "Faik Konica" - 2004 19. "Vera e fundit e Gjin Bardhit" – roman, "Faik Konica" - 2004 20. "Kujtimet e zonjës Von Braun"- roman, "Faik Konica" - 2005 21. "Kodi i dashurisë"- roman, "Faik Konica" - 2006. (U nderua me Çmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit) 22. "Udhëtimi i Mendim Drinit"- roman, "Faik Konica" - 2006. 23. "Libri i Bllacës 1 - Shënime nga psikiatria" – trilogji, "Faik Konica" - 2007. 24. "Libri i Bllacës 2 - Bota e përmbysur e Urtakut" – trilogji, "Faik Konica" - 2007. 25. "Libri i Bllacës 3 - Etër e bij" – trilogji, "Faik Konica" - 2007. 26. "Fletëza gjermane" – publicistikë, "Faik Konica" - 2008. 27. "Kongresi i Berlinit 1878" – historiografi, "Faik Konica" - 2008. 28. "Libri i Gjakovës" – roman, "Faik Konica" - 2008. 29. “Kthesa historike 1 - Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008. 30. “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009. 31. “Kthesa historike 2 - Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009. 32. ”Kthesa historike 3 - Lufta e Perëndimit për Kosovën”– historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009. 33. Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2010. 34. “Kosova” I, II, III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2012. 35. “Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2013. 36. “Dosja e hapur”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Hosuton, 2014. 37. “Kosova” I, II, III, IV, V – historiografi. Botoi “Jalifat Publishing” Hosuton dhe “Faik Konica” Prishtinë, 2015. 38. “Dosja B”-roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2016. 39. “Dushkaja” – roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2017. 40. “Kosova” VI, VII dhe VIII – historiografi. Botoi “Jalifat Publishing, Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018.

287

Përkthime në gjuhët e huaja:

1. “Zapisi Dzona Nikolle Kazazija”, “Jedinstvo”, Prishtinë, “Nolit”, Beograd, 1986. 2. “Beleske Dzona Nikolle Kazazija”, Maribor, Slloveni, 1989. 3. “Qui resiste a la peste resiste au diable”(Le Journal de Gjon Nikollë Kazazi), botoi “L’Harmatann”, Paris, 2010. 4. “Kosova”I, II, III anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston 2013. 5. “Dossier B”, anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston, 2007.

288