Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR Biblioteka „HEJZA"
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR Biblioteka „HEJZA" Redaktor: FAHREDIN GUNGA REXHEP QOSJA PANTEONI I RRALLUAR RILINDJA Redaksia e botimeve PRISHTINË 1973 Mbulesën e përgatiti: REXHEP FERRI Dhe mbi te gjitha ruaje zemren tende, sepse prej saj buron jeta. Dhe rri sa më lark prej gojëve te rrejshme, dhe largoji prej vetes buzët mashtruese. Dhe sytë e tu le të shikojne ne fytyre, dhe shikimi yt le të jete prore i drejtë. Dhe kujdesu se cilës rrugë do të ecësh, dhe të gjitha rrugët le t'i keshe të drejta. Dhe mos kthe as djathtas as mengjër, dhe kujdesu të ecish lark të keqes. PSALMET PROZA E JETËS PSIKOLOGJIA E MEDIOKRITETEVE Fjala mediokritet vjen prej fjalës latine mediocritas, me të cilën Plauti, Ciceroni, Lukreci, Vergjili, Seneka, Ta- citi, Juvenali, Ovidi, Marciali dhe shkrimtarët, oratorët dhe filosofët e tjerë të Romës i kishin pagëzuar njerëzit me aftësi, mundësi, prirje, të bëra dhe, sigurisht, vlera mesa- tare. Me të ata i etiketonin të gjithë bashkëvendësit e vet që s'kishin prirje të radhiteshin në krye të rreshtit, por as nuk pajtoheshin të gjendeshin diku në fundin e tij; romakët e mëdhenj i kishin pagëzuar me këtë shprehje, pra, indi- vidët mesatarë, që e ndjenin veten të sigurtë ndërmjet të parëve dhe të fundmëve, duke ju shmangur ashtu peripe- tive, nëpër të cilat mund të kalojnë të parët dhe nënqesh- jeve, të cilave mund t'ju nënshtrohen të fundit. Të gjitha shprehjet dhe termat, prandaj edhe shprehja mediokritet, që herat më të shpeshta krijohen prej specia- listëve, për të shënuar përmbajtjen e një dukurie që në një shoqëri të caktuar shfaqet në një moment të caktuar histo- rik, kanë fatin dhe historinë e vet. Ato shfaqen, përhapen, pasurohen me nuanca të reja kuptimesh apo çlirohen prej disa nuancash që kishin në zanafillen e tyre; në qoftë se shuhet dukuria që e kishin shënuar, vdesin edhe vetë një ditë. Shprehja mediokritet nuk ka vdekur për shkak se as dukuria e shënuar me anën e saj nuk është shuar dhe, sipas 9 të gjitha gjasave, nuk do të shuhet derisa të ekzistojë gjinia njerëzore. Përkundrazi, mediokritetet e kanë vazhduar më me suksese jetën mesatare intelektuale dhe morale, kurse etiketa e tyre ka kaluar në shumicën e gjuhëve të tjera, që janë simotra të gjuhës latine dhe, sikundër e tregon sot për- mbajtja e saj, është zgjeruar mjaft semantikisht. Me këtë shprehje ne sot nënkuptojmë diçka më tepër se ç'kanë nën- kuptuar filosofët, oratorët dhe shkrimtarët romakë; shpreh- ja mediokritet, përpos kuptimit të saj burimor, është pasu- ruar edhe me kuptime të reja, të cilat ja ka dhuruar jeta e saj e gjatë. Për këtë arësye çdo përpjekje që përmbajtja e kësaj shprehje t'i nënshtrohet ndonjë definicioni do ta ngush- tonte kuptimin e saj, duke i leçitur ashtu lexuesit mundësie që të krijojnë një përfytyrim sadokudo të plotë, të tërë- sishëm, mbi mediokritetet. Në qoftë se mund të pohohet se shprehja mediokritet e ka filluar jetën e saj mesatare që në shkrimet e krijuesve të mëdhenj romakë e, ndoshta edhe në shknmet e paraar- dhësve të tyre shpirtërorë-krijuesve të Greqisë antike, dhe është përhapur, pastaj, edhe në shumë gjuhë të tjera, është e padyshimtë se edhe vetë mediokritetet e kanë vazhduar marshin e prirjeve, aftësive, e vlerave mesatare nëpër me- ridiane dhe vende të ndryshme. Konstatimi, ndërkaq, doe- mos nënëkupton pohimin se mediokritete ka pasur, gjith- monë dhe gjithkund, në çdo mjedis, në çdo shtresë sociale, në çdo shoqëri, në çdo sistem, në vendet e zhvilluara dhe të prapambetura, në vendet e lira dhe të robëruara, kurse numri i tyre ka ardhur duke u shtuar gjithnjë e më shumë jo vetëm pse është shtuar numri i popullatës në botë, por edhe pse janë shtuar fushat dhe format e veprimtarisë nëpër të cilat njeriu, si krijesë psikologjike dhe sociale, manifes- ton vetëveten, prirjet dhe aftësitë e tij të vogla, të mëdha apo mesatare si edhe karakterin e tij të plotë apo gjysmak, pozitiv apo negativ. Mediokritetet, pra, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në shoqëritë diktatoriale dhe demokratike, to- talitare dhe anarko-liberale, feudale dhe kapitaliste, borgjeze dhe socialiste. Kështu, fjala vjen, mund të thuhet se medio kritete ka pasur nën sundimin e Qesarit dhe në ditët e pakta 10 të Republikës së Brutit, nën sundimin e Sulltan Hamidit dhe në kohën e Ataturkut, nën sundimin e Ekaterinës dhe në vitet e Revolucionit të Tetorit. Dhe, ashtu sikundër ka pasur dhe ka në të gjitha hapë- sirat dhe në të gjitha sistemet shoqërore, po ashtu, medio- kritete ka pasur dhe ka edhe në të gjitha fushat e krijimta- risë dhe të aktivitetit të njeriut: në krijimtarinë artistike dhe krijimtarinë shkencore, në jetën kulturore dhe në jetën poli- tike, në jetën arësimore dhe në komunikimin e përditshëm ndërmjet njerëzve. Mediokritetet janë aq të përhapur saqë mund të thuhet se nuk ka fushë të realizimit të njeriut, si subjek shoqëror, ku nuk shfaqen mediokritetet ashtu si nuk ka fushë të gjelbër, ku nuk shfaqen kërminjtë pas shiut. Posaçërisht shumë mediokritete mund të ketë në krijim- tarinë letrare dhe mediokritetet e krijimtarisë letrare mund të jenë të interesimeve, profileve, facetave dhe etikave të ndryshme natyrisht, të interesimeve, profileve, facetave dhe etikave të ndryshme mesatare. Numri i mediokriteteve në letërsitë e vogla kombëtare është, veçmas, i madh, megji- thëse opinioni lexues mendon se pikërisht në letërsinë dhe kulturën e tyre nuk ka mediokritete. Disa prej mediokri- teteve të këtyre letërsive e imitojnë me ngulmë letërsinë popullore ose, tekembramja, e shfrytëzojnë thesarin popu- llor me qëllim që të tërheqin interesimin e opinionit — kur shkruajnë vjersha dhe proza, apo të shikuesve — kur shkru- ajnë drama dhe skenarë filmi. Mediokritetet e këtij intere- simi pohojnë se në atë mënyrë duan të jenë autoktonë, por, meqenëse janë përgjysmë të aftë, bëhen epigonë të letërsisë popullore dhe zhyten në folklorizëm dhe në primitivizëm. Disa prej mediokriteteve të tjera të këtyre letërsive i imi- tojnë shkrimtarët e huaj dhe i imitojnë, kryesisht dhe për- fundimisht, ata shkrimtarë të huaj avangardistë, që me shkri- met e tyre kanë zgjuar interesim të madh në qarqet e huaja letrare, por janë shndërruar në idhuj në qarqet periferike evropiane të letërsisë. Duke i imituar idhujt e periferisë medi- okritetet e periferisë me të drejtë shpresojnë se me shkrimet e tyre do ta befasojnë lexuesin e mjedisit të vet. Mediokri- tetet e këtilla, zakonisht, i imitojnë format kompozicionale, 11 teknikën e shprehjes, simbolet, metaforat, veçmas alegoritë, pikëpamjet, disponimet, sëmundjet nervore, apatitë dhe, përgjithësisht, inovacionet e shkrimtarëve të huaj. Medio- kritetet, shpesh, përmbajtjen autoktone, të biberosur me biberin e thesarit popullor, e veshin në rrobet letrare të shkrimtarëve të huaj, që do të thotë se personazheve autok- tonë ju presin rrobe allafranga. Nuk është e çuditshme, prandaj, pse shumica e personazheve të mediokriteteve, edhe kur kanë emra nacionalë, veprojnë, mendojnë, së- muren, çmenden dhe vdesin në mënyrën e huaj apo në am- biente, në të cilat më së shpeshti vdesin përsonazhet e disa shkrimtarëve bashkëkohorë të huaj. Po t'i hynte punës jomirënjohëse të krahasimit, çdo studjues i kujdesshëm do të shihte se sa simboli, alegoria, metafora, se sa format e disponimit, se sa atmosfera, se sa karakteri i personazhit të shkrimeve të shkrimtarëve të huaj janë shartuar artifi- cialisht në shkrimet e disa shkrimtarëve të këtyre letërsive periferike. Të gjithë shkrimtarët, madje edhe ata me prirje më të madhe, janë të shtrënguar të pranojnë, apo të japin, ndikime, por ndryshimi ndërmjet tyre dhe mediokriteteve qëndron aty se shkrimtarët që mendojnë me kokën e vet i asimilojnë, i përvetësojnë ndikimet, kurse mediokritetet ju nënshtrohen plotësisht, bëhen robër të tyre; ndryshimi ndërmjet të parëve dhe të dytëve qëndron aty se të parët krijojnë vepra artistike autektone me disponim të papër- tëritur, kurse mediokritetet, duke i shkoqur format e huaja prej kontekstit natyror, artistik, krijojnë kiç-literaturë, që në periferinë evropiane shpesh pranohet si literaturë „e vërtetë". Mediokritetet e letërsisë në të vërtetë janë epigonë. Çdo gjë të huaj, çdo inovacion, që është inovacion vetëm brenda kontekstit ku është përdorur, ata e pranojnë, pra, pa kurrfarë rezerve për shkak se janë të qëruar prirjesh dhe vetëdije kritike që t'ja nënshtrojnë gjykimit dhe vlerë- simit të vet kritik. Përse mediokritetet e letërsisë zbresin në nivelin e epigonëve? Sipas të gjitha gjasave, ata vuajnë prej kompleksit të inferioritetit, që ua imponon vetëdija e aftësisë mesatare dhe, në përpjekje e sipër që ta sublimojnë kompleksin, ju nënshtrohen imitimeve të autoriteteve të huaja letrare, të cilave, në çdo rast, në çdo situatë u gjunjë- 12 zohen, ua puthin duart, ua heqin kapelat, ua mbajnë palltot, ua lustrojnë këpucët, ua brushojnë rrobet. Megjithëse shkrimet e mediokriteteve, zakonisht, përfundojnë në shportën e estetikës dhe s'mund të gëzojnë kurrë dashurinë dhe respektin e lexuesve, historianët e letërsisë interesohen për to jo për shkak të vlerës që mund të kenë po për shkak se përmes tyre mund t'i shohin dhe studjojnë më lehtë ndikimet e asimiluara që çdo letërsi kombëtare pranon prej letërsive të popujve të tjerë e, sidomos, prej letërsive të mëdha. Mediokritete mund të ketë, gjithashtu, shumë edhe në fushën e krijimtarisë shkencore dhe të gjitha ato që mund të thuhen për mediokritetet e krijimtarisë letrare, me disa modifikime, pakashumë vlejnë edhe për këta të dytët. Mediokritetet e krijimtarisë shkencore ju binden pa resiz- tencë autoriteteve të huaja shkencore dhe pohimet apo mo- himet e tyre, pa ja nënshtruar gjykimit kritik, i përcjellin edhe në fushën e shkencës nacionale. Kështu, për shembëll, mediokritetet e kritikës dhe të shkencës letrare do të po- hojnë se çdo pohim i marksistit sovjetik, i strukturalistit francez, i formalistit rus, i fenomenologut gjerman, i lin- guistit amerikan, i stilistikut italian, i sociologut hungarez janë fjala e fundit, e modës dhe shkencës, që duhet të jetë çelësi më universal, me të cilin do t'i çelin dyert e botës akoma modeste të letërsisë nacionale, të cilat kallauzat e huaj, po u përdoren pa kurrfarë përpunimi, më parë i thejnë se ç'i çelin.