Histori Cikli I Tretë I Studimeve Disertacion Doktorature KOSOVA
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
UNIVERSITETI I TETOVËS FAKULTETI FILOZOFIK Programi studimor: Histori Cikli i tretë i studimeve Disertacion doktorature KOSOVA NË SFONDIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO- JUGOSLLAVE 1974-1989 Mentori: Kandidati: Prof. Dr. Nebi Dervishi MA. Sedat Sahitaj Tetovë, 2020 DEKLARATA E AUTORËSISË Ky studim është veper origjinale e imja e hartuar në bazë të punës disa vjeçare . Në çdo rast janë respektuar të gjithë standartet e citimit dhe referencave në respekt të të drejtave morale të autorit dhe legjislacionit në fuqi për përdorimin e materialeve dhe literaturës së përfshirë në këtë disertacion. Ndalohet çdo përdorim dhe riprodhim, botim dhe shpërndarje, kopjim dhe shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar pa pëlqimin paraprak me shkrim të autorit. III UNIVERSITETIT I TETOVËS-UT Tezë në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR” Fusha: Histori Specialiteti: Histori bashkëkohore Tema: KOSOVA NË SFONDIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-JUGOSLLAVE 1974-1989 Kandidati: Mentori: Sedat Sahitaj Pof.dr. Nebi Derivishi Mbrohet me datën: ____/____/ 2020, para komisionit 1. ___________________________________- Kryetar 2. ___________________________________- Oponent 3. ___________________________________ - Oponent 4. ___________________________________- Anëtar 5. ____________________________________- Mentori Tetovë, 2020 IV Përmbajtja Tabelat..................................................................................................VII Hyrja .....................................................................................................XI Kreu i parë GJENDJA POLITIKE DHE SOCIO-EKONOMIKE NË KOSOVË 1945-1974.............2 1.1 Kosova statusi i saj politik dhe juridik-kushtetues 1945-1948…...............................2 1.2 Aksioni i “ tepricave” dhe aksioni i armëve si mjete të politikës jugosllave ndaj Kosovës.......................................................................................................9 1.3 Marrëdhëniet e shtetit shqiptar, me ish-Jugosllavinë, 1948-1966.............................15 1.4 Rënia e Aleksandër Rankoviqit një mundësi për hapje ndaj Shqipërisë.................27 1.5 Qëndrimi i Shqipërisë ndaj lëvizjes politike në Kosovë në vitet 1945- 1968..............................................................................................................................32 Kreu i dytë MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE 1970-1981.........................42 2.1 Kërkesa e Kosovës për të drejta kombëtare, pas vitit 1970 dhe mbështetja e shtetit shqiptar..........................................................................................................................42 2.2 Kushtetuta e vitit 1974...........................................................................................44 2.3 Reagimi i nacionalizmit serb ndaj ndryshimeve kushtetuese................................55 V 2.4 Marrëveshjet e ndërshtetërore për këmbimet arsimore dhe kulturore midis Kosovës dhe Shqipërisë 1970-1981.............................................................................................61 Kreu i tretë DEMONSTRATAT E VITIT 1981 DHE NDIKIMI I TYRE NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO- JUGOSLLAVE..............................................................................................94 3.1 Ndikimi i vdekjes së Titos në politikën e brendshme të Jugosllavisë...............94 3.2 Demonstratat e vitit 1981 dhe qëndrimi i shtetit shqiptar…………..............101 3.3 Jehona e demonstratave të vitit 1981 në arenën ndërkombëtare……..............133 3.4 Goditja e elitës intelektuale dhe kombëtare nga regjimi jugosllav pas demonstratave të viti 1981…………………...…………….............…….143 3.5 Ndikimi i demonstratave në zgjimin kombëtar të shqiptarëve në ish- Jugosllavi.…..............................................................................................146 3.6 Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1981-1989………………..............…....150 3.7 Suprimimi i autonomisë së Kosovës dhe qëndrimi i shtetit shqiptar ….......…156 Përfundimet…………………………………………………………....….......165 Burimet dhe literatura......................................................................................172 VI TABELAT Tabela.1: Statistikat, ku paraqesin zonat ku popullsia shqiptare përbën shumicën..... 49-50 Tabela. 2 : Zonat ku popullsia shqiptare përbente pakicën...........................................51 Tabela.3: Gjendja e shkollave fillore e 8 vjeçare 1952-1958.......................................53 Tabela. 4: Gjendja e arsimit të mesëm 1952-1958........................................................53 Tabela. 5: Lista e sjellë nga studiuesi serb Orbadoviq për kolonizimin e Kosovës pas LDB-së............................................................................................................................76 Tabela. 6: Lista e kuadrit arsimor si pas fushave shkencore që kishin ardhur në Kosovë gjatë vitit 1975. ..............................................................................................................98 Tabela.7: Lista e kuadrove që UT-ja pret nga UP-ja për shkëmbim përvoje, specializim, përgatitje të magjistraturës dhe të doktoraturës............................................................100 Tabela.8: Numri i kundrove që kanë shkuar nga UP-ja në UT.................................105 VII FALËNDERIM Realizimi i një pune studimore disavjeçare, është e pamundur të realizohet pa ndihmën e shumë miqve në forma të ndryshme. Fillimisht shpreh konsideratën time të veçantë për udhëheqësin shkencor të tezës së doktoraturës prof. Dr. Nebi Dervishi, i cili më ka drejtuar, këshilluar dhe mbështetur në të gjitha fazat e punës sime studimore. E falënderoj edhe për mënyrën e veçantë që më ka stimuluar interesimin tim të vazhdueshëm në fushën e historiografisë, konkretisht për temën që kemi marrë për studim. Respekt dhe falënderim për stafin punonjës në Arkivin Shtetëror të Tiranës, Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Budi” në Prishtinë. Shpreh mirënjohjen time për kolegët e mi historianë që jam këshilluar në mënyrë të vazhdueshme, nga të cilët kam marrë sugjerime miqësore. Falënderim i zemrës shkon për familjen time, që më ka qëndruar pranë, gjatë gjithë kohës së punës studimore. VIII Abstrakti Marrëdhëniet shqiptaro jugosllave 1974-1989 janë tejet specifike për faktin se në shtetin jugosllav jetonin afërsisht 2 milionë shqiptarë. Ishin pikërisht shqiptarët në Jugosllavi që kanë determinuar edhe marrëdhëniet midis shtetit shqiptar dhe ish-Jugosllavisë. Prandaj studimi “Kosova në sfondin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave 1974-1989” kishte si objektiv shkencor të shtjellojë zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, me Kosovën në qendër, nga një prizëm krejt tjetër. Pra synon që këto marrëdhënie t’i trajtojë nga prizmi i tri palëve, Jugosllavisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Pikërisht këtu qëndron edhe e veçanta e këtij studimi, duke trajtuar, analizuar marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1974-1989, me fokus të veçantë Kosovën në këtë mes. Këto marrëdhënie janë trajtuar në shumë aspekte, si: politik, diplomatik, ekonomik, kulturor, arsimor etj., çdoherë nga prizmi trekëndësh Shqipëri, Kosovë dhe Jugosllavi. Më pastaj është shtjelluar edhe determinizmi i këtyre marrëdhënieve në politikën rajonale dhe më gjerë. Në këtë studim janë trajtuar të gjitha ngjarjet që kanë kulmuar gjatë kësaj periudhe 1974- 1989. Studimi tenton të shtjellojë edhe rolin e shtetit shqiptar në shumë procese që ka kaluar Kosova, gjatë periudhës në fjalë. Si në këmbimet kulturore, avancimet kushtetuese të Kosovës, demonstratat e vitit 1981, suprimimin e autonomisë etj.. FJALËT KYÇE: Kosova, Shqipëria, Jugosllavia, Marrëdhëniet, Këmbimet Kulturore, Demonstratat, Kushtetuta, Suprimim, Greva, Enver Hoxha, Tito etj.. IX Abstract The relations between Albania and Yugoslavia during the years 1974-1989 were an extremely specific issue due to the fact that around 2 million Albanians lived in Yugoslavia. The Albanians living in Yugoslavia were a key element that determined the relations between the two states mentioned above. Therefore, the thesis “Kosovo in the contexts of Albanian- Yugoslav relations 1974-1989” aims to elaborate the development of relations between Albania and Yugoslavia, with Kosovo as its core, from an entirely different angle. It aims to elaborate those relations through the angle of three elements: Albania, Kosovo and Yugoslavia. So, here lies the specificity of this thesis: elaboration and analyses of Albanian-Yugoslav relations during 1974-1989 with Kosovo as a core of it. Several elements have been elaborated: political, diplomatic, economic, cultural, educational, etc., always from a triangular view – Albania, Kosovo and Yugoslavia. In addition, the thesis also elaborates the extension of such relations in the regional or international politics. The thesis elaborates all peak events and circumstances in Kosovo encompassing the period 1974-1989, including the role of the Albanian state in it, respectively: cultural exchanges, constitutional upgrade in Kosovo, Demonstrations of 1981, revocation of Kosovo’s autonomy, etc. Key words: Kosovo, Albania, Yugoslavia, relations, cultural exchange, demonstrations, constitution, revocation, strike, Enver Hoxha, Tito, etc. X Hyrja Tema “Kosova në sfondin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave 1974-1989 ” është marrë për studim, pas një interesimi bukur të gjatë që kam pasur, për këtë periudhë të historisë të cilën e karakterizon një dinamizëm i madh me ngjarje të rëndësishme, si në nivelin global në përgjithësi, si dhe për popullin shqiptar në