E Folmja E Çamërisë Dje Dhe Sot
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE E FOLMJA E ÇAMËRISË DJE DHE SOT “Shqyrtime dialektologjike, etnolingustike dhe sociolingustike rreth gjuhës shqipe të shkruar dhe të folur prej çamëve” Disertanti Udhëheqësi shkencor Edlira TROPLINI (Abdurahmani) Akad. as. Gjovalin SHKURTAJ Tiranë, 2012 Doktoratë Përgatitur nga: Edlira Troplini (Abdurahmani) Për marrjen e gradës shkencore “DOKTOR” Specialiteti: Sociolinguistikë (Gjuhësi) E FOLMJA E ÇAMËRISË DJE DHE SOT “Shqyrtime dialektologjike, etnolingustike dhe sociolingustike rreth gjuhës shqipe të shkruar dhe të folur prej çamëve” Udhëheqës shkencor: Akad. as. Gjovalin Shkurtaj Mbrohet më, dt. ___. ___. 2012 para jurisë: 1.__________________________________ (Kryetar) 2. __________________________________ (Anëtar) 3. __________________________________ (Anëtar) 4. __________________________________ (Anëtar) 5. __________________________________ (Anëtar) 2 PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE Njohuri të përgjithshme për të folmen dhe krahinën e Çamërisë HYRJE I. Kufijtë natyrorë gjeografiko- etnikë të Çamërisë II. Prejardhja e emrit Çamëri III. Njohuri të përgjithshme rreth shpërnguljes së çamëve nga trojet e veta në Greqi, në Shqipërinë shtetërore. IV. Popullsia. Sa çamë ka sot dhe ku janë vendosur ata? KREU I 1.1. QËLLIMI I TEMËS DHE RËNDËSIA E STUDIMIT TË SAJ 1.1.1. Objekti dhe metoda e studimit 1.1.2. Vlerat studimore të çamërishtes për kundrimet sociolinguistike 1.1.3. Të dhënat për çamërishten përmes figurave të shquara të shkencës KREU II 2. RËNDËSIA E TË FOLMES SË ÇAMËRISHTES PËR GJUHËSINË SHQIPTARE 2.1. Çamërishtja dëshmuese e fazave të kapërcyera të shqipes 2.1.1. Sistemi foljor i çamërishtes në diakroni 2.1.2. Disa tipare interesante të foljeve të zgjedhimit në –mi 2.2. Bashkëpërkime të elementeve gjuhësore të veprave më të hershme shqipe, me çamërishten e sotme 2.2.1. Dukuri të përbashkëta midis çamërishtes dhe “Mesharit” të Gjon Buzukut 2.2.2. Rëndësia e kësaj të folmeje përmes “Fjalorit të Marko Boçarit” 2.3. Shqipja, nën trysninë e konteksteve të caktuara historiko- shoqërore të të folmeve të diasporës 2.3.1. Disa të dhëna rreth historisë së shpërnguljes së arvanitasve, gjuhës dhe emërtimit të tyre 2.3.2. Dukuri të përbashkëta gjuhësore midis teksteve të Reinholdit dhe çamërishtes së sotme 2.4. Bashkëpërkime midis çamërishtes dhe të folmeve arbëreshe 2.4.1. Disa dukuri të ngjashme midis çamërishtes dhe të folmeve arbëreshe 2.4.2. Një analizë rreth të folmeve arbëreshe dhe të folmeve anësore në tërësi KREU III 3. E FOLMJA E ÇAMËRISHTES SOT 3 3.1. E folmja e çamërishtes në kuadrin e marrëdhënieve gjuhë standarde- dialekt 3.2. Roli i standardit në unifikimin e gjuhës dhe rrafshimin e diferencave në sjelljen gjuhësore të individit KREU IV 4. VLERA DIALEKTOLOGJIKE DHE SOCIOLINGUISTIKE E TË FOLMES SË ÇAMËRISHTES 4.1. Leksiku në të folmen e çamërishtes 4.1.1. Procesi i zhvillimit leksikor në mjedisin çam 4.1.2. Ruajtje leksikore në brezin e vjetër çam. Emërtime rreth disa fushave. 4.1.3. Disa emërtime interesante të fushave të ndryshme 4.1.4. Disa dukuri fonetike dhe morfologjike në përbërje të fjalës 4.2. Ruajtje, bjerrje dhe risi në kuadër të shqyrtimeve sociolinguistike KREU V 5. NDIKIMI I FAKTORËVE JASHTËGJUHËSORE NË TË FOLMEN E ÇAMËRISHTES 5.1. Trajtimi i ndryshorëve sociolinguistikë 5.1.1. Mosha 5.1.2. Përkatësia gjinore 5.1.3. Arsimi 5.2. Dukuri të tjera që kushtëzojnë ligjërimin tonë si akt identiteti 5.2.1. Ndryshimi dhe pasojat që solli ai në bashkësinë çame 5.2.2. Martesa e përzier 5.2.3. Krenaria ndaj origjinës, si faktor jashtëgjuhësor në të folmen e çamëve 5.2.4. A ndikon e folmja e çamëve në të folmen e banorëve (vendas) anas? KREU VI 6. KUNDRIME DHE PËRQASJE FONETIKE 6.1. Dukuri të ndryshme sociolinguistike që lidhen me skemat e theksimit. Zanoret e theksuara dhe të patheksuara 6.1.1. Theksi sintaktik 6.1.2. Theksi i fjalës 6.1.3. Gjatësia e zanoreve 6.1.4. Zanoret e theksuara 6.1.5. Zanoret e patheksuara 6.1.6. Togjet zanore dhe diftongjet 6.3. Sistemi bashkëtingëllor 6.3.1. Dukuritë fonetike 4 KREU VII 7. TIPARE MORFOLOGJIKE TË SË FOLMES ÇAME 7.1. Veçori të fjalëve të ndryshueshme të ligjëratës, sipas kategorive gramatikore 7.1.1. Gjinia asnjanëse 7.1.2. Kategoria e numrit 7.1.3. Trajtat rasore. 7.1.4. Shquarsia e emrave 7.1.5. Nyja 7.2. Disa veçori të përemrave 7.3. Numërori 7.4. Sistemi foljor 7.4.1. Mënyra dëftore. Koha e tashme e mënyrës dëftore 7.4.2. Koha e pakryer e mënyrës dëftore 7.4.3. Koha e kryer e thjeshtë e mënyrës dëftore 7.4.4. Koha e ardhme e mënyrës dëftore 7.4.5. Mënyra lidhore 7.4.6. Format e pashtjelluara foljore 7.4.7. Forma joveprore e foljeve 7.5. Veçori të fjalëve të pandryshueshme të ligjëratës KREU VIII PËRFUNDIME KORPUS TEKSTESH NË ÇAMËRISHT BIBLIOGRAFI PARATHËNIE Njohuri të përgjithshme për të folmen dhe krahinën e Çamërisë 5 Ne kemi marrë për studim të folmen e krahinës së Çamërisë, duke e vëzhguar atë gjuhësisht, duke u nisur nga ana dialektologjike, që ishte edhe relativisht e njohur, për të kaluar më fort në anën sociolinguistike, që, ashtu si për shumë nga krahinat shqiptare, ka qenë dhe mbetet pak ose aspak e njohur. E nisëm këtë punim, me dëshirën e madhe që të hyjë në rrjedhën e atyre kërkimeve të pakta, të cilat ndjekin një rrugë tashmë të rëndësishme dhe shpresojmë të pandërprerë në fushën e sociolinguistikës shqiptare. Sikurse do ta shpjegojmë më qartë tek objekti dhe metoda e studimit, të dhëna të ndryshme të “gjuhës” çame të vjela në “terrenin” çam, brenda një bashkësie shoqërore jo çame, janë bërë për ne objekt studimi. Jemi mbështetur gjithashtu, në punimet më të rëndësishme sociolinguistike të ditëve tona në Shqipëri. Në këtë kuadër, një falenderim i përket mentorit tim prof. Gjovalin Shkurtaj-t, në punimet dhe këshillat e të cilit ky studim është mbështetur prej vitesh. Pas një pune të gjatë për një të folme të karakterizuar prej prof. Çabejt “si e folmja më jugore e shqipes”, mendoj se punimet e Akademikut të Asociuar në lëmin e gjuhësisë, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një bazë e shëndoshë e studimeve sociolinguistike. Sprovën e parë e kemi bërë në studimin, “Vëzhgime për të folmen e çamëve të rrethit të Durrësit,(risi dhe ruajtje), paraqitur si temë diplome në mbarim të studimeve të larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.1Vlerësimi i prurjeve modeste të kësaj teme na mbeti si farë e mëtejshme, të cilën, pas një varg anketimesh e mbledhjeje materiali në terren, vendosëm ta bëjmë objekt studimi në mikrotezën për gradën “Master”.2 Pas këshillës dhe nxitjes së profesorëve të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (akad. Ethem Likaj, prof. dr. Rami Memushaj, prof. dr. Shezai Rrokaj dhe akad. as. Gjovalin Shkurtaj, që janë edhe figura të dalluara të gjuhësisë shqiptare), për të vazhduar dhe për t’u thelluar më tej tek çamërishtja, si temë me mundësi të shumta kundrimi, natyrisht, edhe me ideimin e mbështetjen e udhëheqësit tim shkencor, iu qasa me tërë zellin e pasionin tim kësaj teme dhe hartuam disertacionin e pranishëm në kërkim të gradës “Dr. i shkencave”. Por, si të gjitha punimet sociolinguistike në Shqipëri edhe punimi ynë është vijim i kundrimit dialektologjik të kësaj së folmeje. Për këtë arsye, një bazë tjetër e mirëfilltë në këtë drejtim ka qenë edhe punimi dialektologjik për të folmen e Çamërisë i studiuesit, Qemal Haxhihasani, folklorist i shquar dhe dialektolog me ndihmesa të vyera e të shumta.3 Por, përveç rikundrimit e rivlerësimit të tipareve dialektologjike të kësaj të folmeje për të pasqyruar gjendjen e saj të sotme dialektologjike, qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që, përmes këtij studimi të thelluar, të hapen hapësira të reja që presin për t’u mbushur prej nesh ose prej të gjithë atyre që kërkojnë të merren me çamërishten. “Historia e gjuhës, është historia e popullit që e flet atë”, - ka thënë, profesori ynë i nderuar E. Çabej. Kjo thënie nuk ka se ku e gjen më mirë mishërimin e vet, përveçse tek e folmja çame. Kjo e folme është një pasqyrë e qartë e mendësisë së rafinuar që di ta përqafojë ndryshimin kur dhe si duhet, pa cënuar aspak atë “mbyllje” të qëllimshme në vetvete, që ndër të tjera, tregon emancipim dhe nivel të lartë kulturor. Çamët janë ambiciozë për të bukurën dhe fanatikë të saj. Ata e përqafojnë atë lehtë dhe me elegancë, duke mënjanuar me zgjuarsi gjithçka të 1Troplini, E. Vëzhgime për të folmen e çamëve të rrethit të Durrësit,(Risi dhe ruajtje,), temë diplome,Tiranë 1999 2Troplini, E. Vëzhgime sociolinguistike në një mjedis çam të rrethit të Durrësit, (Mikrotezë për gradën « Master »), Tiranë , Tetor 2005. 3 Haxhihasani, Q. Vështrim për të folmen e banorëve të Çamërisë, në “Dialektologjia Shqiptare”, vëll.I, Tiranë 1971; vëllimi II, Tiranë 1973. 6 papëlqyeshme dhe negative që i rrethon. Ato janë krenarë ndaj origjinës së të parëve, krenarë pse janë çamë. Çamëria është një krahinë, e cila shtrihet në jug-perëndim të Gadishullit Ballkanik, gjatë brigjeve lindore të detit Jon, nga liqeni i Butrintit dhe lumi i Pavllos në Veri dhe deri në Gjirin e Artës në Jug4 apo, siç e ka përshkruar mjaft bukur, përmes gjuhës së më të vjetërve, profesor Qemal Haxhihasani: “Çamëri zihet ka lumi i Shalsit, jaram te Gurët e Zes në Prevezë”.5 Të gjithë studiuesit kanë rënë në të njëjtin mendim për prejardhjen e emrit Çamëri: Mendohet se ky emër e ka origjinën tek Thjamisi i lashtë antik, i cili përkon me lumin Kalama, që përshkon krahinën e Çamërisë.6 Vazhdimësinë midis këtyre dy termave, Thiamis- çam, Çabej e shpjegon përmes ligjeve fonetike të shqipes. Nga të dhënat tona në terren, kemi spikatur tek më të moshuarit, që ato shpeshherë përmendin njërin kah të Çamërisë, “anën e ndërsme” të saj.