Kliko Ketu Për Versionin
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Gegnia E përkohshme kulturore-artistike ISSN: 2519-73-91 10-2019 Vjeti IV i botimit, Shkodër Redaksia: Maxhid Cungu, Gjovalin Çuni, Arben Prendi, Ermira Alija Redaktor gjuhësor: Erzen Koperaj Botohet nën kujdesin e Bashkisë Shkodër dhe bibliotekës “Marin Barleti” Adresa e redaksisë: Biblioteka “Marin Barleti”, Shkodër E-mail: [email protected] [email protected] Shënim: Pikëpamjet e artikullshkruesave nuk shprehin detyrimisht qëndrimin e redaksisë. 1 Përmbajtja ▪Editorial ▪ Hans-Joachim Lanksch ambasador i kulturës dhe letërsisë shqiptare në Evropë........................ ▪ Albanologji▪ Prof. Karl GURAKUQI, Nobert JOKL. Populli shqiptar dhe gjuha e tij................ Ardian NDRECA Norbert Jokl: Fati i një biblioteke............................................ Mark PALNIKAJ Dokumenti i Stefano Gasparit i vitit 1671, historiku i shkruarjes dhe publikimi i Tij Gjovalin ÇUNI Skedë biografike dhe autoriale për Marin Barletin..................................... ▪ Histori▪ Bajram XHAFA Hamza Kuçi-një luftëtar i madh i kombit dhe shtetit shqiptar........................... Gëzim H. JUKA 14 Maji i vitit 1913... Shkodra në Kongres të Lushnjës në 1920........................................ ▪ Tradita arsimore▪ Njazi KAZAZI Vështrim historik për kualifikimin e mësuesve dhe puna e kabinetit pedagogjik.... ▪Letërsi-Art-Kulturë▪ Poezi Rozafa SHPUZA Dyer pa çilca, poezi........................... Kritikë letrare Xhahid BUSHATI Poetika në përjetimin lirik të një proze poetike.............................. Arben PRENDI Poetizimi i gjendjeve metafizike komplekse në poezinë e Pal Ndrecajt.................... A. PRENDI Një sprovë leximi e vëllimit poetik Carpe Diem të Arjola Zadrimës........................... ▪In memoriam▪ Fatmir JUKA Ndoc GURASHI (1925-shkurt 2018) ▪ Personazh▪ Palokë Zef KURTI Palokë Kol Kurti- Muzikant, drejtues muzike dhe poet i spikatun.................. Fritz RADOVANI Trimi i maleve Martin Sheldija........................ Skënder TEMALI Vehbi Bala – një zë i veçantë në kulturën shqiptare...... 2 ▪Bibliofili▪ Fatmira LEKIQI Një vështrim bibliografik mbi krijimtarinë e Frang Bardhit...... Stela KARAFILI Bibliografi e veprës së Lluka Karafilit............................................................. Albana KOMI ▪Reçensione▪ Erzen KOPERAJ “Banorët e Alpeve” të W.Obermueller si një ftesë për të rimarrë çështjen e origjinës së shqiptarëve.................... “Saga shqiptare e dhembjes” e Fatbardha Saraçit -libër kundër harresës dhe fantazmave të së kaluemes komuniste........................................................... Vlera e shumanshme e librit “Sheuqet Muka, Shkodrani” të autorit Adnan Muka............................. ▪Kronika kulturore▪ “Dante continua….”.................................................................. 70- vjetori i Teatrit “Migjeni”.................................................... At’Fishta e ka vendin në komunikim jo në muzeum................................... Dibranët e Shkodrës.............................................. ▪ Veprimtari ▪ .................................... 3 EDITORIAL HANS-JOACHIM LANKSCH AMBASADOR I KULTURËS DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË EVROPË U ba ma shumë se gjysëm viti, prej vdekjes së Hans-Joachim Lanksch (1943-2019). Pa dyshim ai i meritoi me punën dhe kontributin e tij cilësimet mik të shqiptarëve, ambasador i kulturës dhe letërsisë shqipe, mjeshtër i replikave kundrejt problemeve të mëdha të trashëgimisë kulturore. Ndoshta tek kjo e fundit duhet kërkue edhe ndonjë gjurmë heshtjeje. (Tek Fjalori Enciklopedik Shqiptar, shtypun në shtypshkronjën “Kristalina-KH” Tiranë 2008 (botimi i ri), botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nuk ka ndonjë za për albanologun Hans-Joachim Lanksch. As tek Fjalori Enciklopedik i Pasho Bakut (organizator: Selim Hoxha), ku ka personalitete, shtete, popuj, fakte, doktrina, terma, art, kulturë, shkencë, letërsi, gjeografi, histori, filozofi, kimi, fizikë, muzikë, sport etj, mungon emni i Hans-Joachim Lanksch). Në të vërtetë, çdokush që e ndjek letërsinë, mund të dijë se Hans-Joachim Lanksch, i lindun në RFGJ, shkoi të studionte në Mynih për filologji ballkanike e kulturë popullore, ku u njoh me prof. Martin Camajn. Kjo gja e lidhi me letërsinë shqiptare, prej së cilës nuk u nda. Përktheu në gjuhën gjermane një numër të madh veprash të shkrimtarësh shqiptarë, kryesisht në poezi, por edhe në prozë, e nga disa breza, si: Martin Camaj, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Kasëm Trebeshina, Lasgush Poradeci, Fatos Arapi, Visar Zhiti, Frederik Rreshpja, Elvira Dones, Ridvan Dibra, Primo Shllaku, Mimoza Ahmeti, Luljeta Lleshanaku, Lindita Arapi, Agron Tufa, Jamarbër Marko, Rudolf Marku, Ledia Dushi, etj. Penda e tij bani të ndiheshin mirë gjermanisht shkrimtarët e poetët tanë e për këtë u laureua me disa çmime, si: “Nikolaus Lenau” i Shoqatës së Artistëve në Esslingen (1999); “Penda e Argjendtë” (Tiranë 2002) dhe “Azem Shkreli” (2018). Pavarësisht miqësisë, ai thotë se nuk ishte Camaj, që e shtyu të fillonte përkthimin nga shqipja: Kurrë nuk kam vendosë me u bâ përkthyes i Camajt a lëre i poezisë shqipe, - rrëfen ai në një intervistë. … - mbetesha mjaft skeptik – dihet se, zakonisht, letërsia e profesorave dhe e diplomatëve âsht e dobët... Kur u ballafaqova me poezitë e Martin Camajt, më magjepsi bukuria e tyne… 4 Në punën si përkthyes, ai joshej nga bukuria e asaj që donte të përkthente e, meqë e quante veten njëfarë fanatiku të së vërtetës dhe drejtësisë, donte të përcillte po atë bukuri në gjuhën e tij. Kjo e bani të kërkonte ma thellë, sepse përkthimi ishte diçka përtej gjuhës, siç e shpreh edhe vetë: Këtu, me siguri, është në mes edhe diç si afinitet për një gjuhë dhe botën shpirtërore, e cila qëndron prapa saj... Lanksch e çmonte letërsinë shqipe: … në letërsinë shqipe, ka pasur dhe ka autorë, që ishin dhe janë krijues të vërtetë… krijimtaria e shkrimtarëve të tillë meriton të njihet edhe përtej trojeve shqiptare dhe do të ishte një padrejtësi e padurueshme, po qe se nuk do ta kapërcente barrikadën e gjuhës … Bukurinë e poezisë shqipe Lanksch e pa në mbështetjen e saj në rranjët e stërlashta arkaike, mbasi kishte bindjen se përqendrimi në esencialen e qëruar na sjell një modernitet të vërtetë, në një kohë si tonën që shquhet për humbje vlerash. Lanksch nuk e mbante veten si studiues të letërsisë, por tha dhe bëri për letërsinë shqipe shumë gjana të vlefshme. Ai e pa letërsinë shqipe, si larmi dhe begati të një tanësie dhe jo si tri- katër-pesë asosh (letërsitë e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të ngulimeve arbëreshe dhe të diasporës). Për me tregue arritjet e saj i referohej Ali Podrimjes (në Kosovë, me nominimin në raundin e fundit të kandidatëve për një nga Çmimet europiane të poezisë, në Holandë), Kim Mehmetit (në Maqedoni, si kandidat për një nga Çmimet europiane për prozë të shkurtër, në Gjermani), Martin Camajt (në Gjermani, si shqiptar kandidat për Çmimin nobel) dhe nuk hezitonte me vlerësue se edhe Kasëm Trebeshina asht kandidat tepër i denjë për këtë çmim, ashtu si citonte një miniaturë që e quante të mrekullueshme të poetit arbëresh Pietro Napoletone: “Bën tëtim” (tëtim = ftohtë). Përbashkësinë shqiptare të letërsisë e lidhte me gjuhën dhe traditën. Kështu, thoshte se Camajn … nuk e nxori diaspora, mërgata a ekzili, por tradita e letërsisë shqiptare dhe thesari i traditave gojore të Shqipërisë së Veriut. Tue e pa gjuhën dhe traditat si pasuri, asnjë ma qartë se ai, nuk artikuloi një qëndrim të qartë karshi lëvrimit të gjuhës, të cilën e shihte ma shumë se një mjet për shprehjen letrare. Ai tregoi se unifikimi dhe shqiptarësia e letërsisë nuk kishte lidhje me nivelimin e krijimeve letrare në vise dhe kënde të ndryshme të hapësirës kulturore shqiptare. Për të kjo do të ishte shlyerje e shprehjes individuale, zhdukje e karakterit të veçantë dhe sharmit të posaçëm të krijuesve të një rajoni shqipfolës. 5 Ishte ironik dhe i vendosun, kur thoshte se futja e kostallarishtes në të gjitha trojet shqipfolëse … i bën njëlloj … monotone dhe monokrone bukuritë e ndryshme natyrore të pejsazheve të letërsisë shqipe, por këtë nuk e barazonte me mosbashkimin e shqiptarëve nën një standard gjuhësor të përbashkët kur sqaronte: … kjo nuk do të thotë se jam kundër, kurrsesi. …por jam kundër “unifikimit” të përdhunshëm e të rrejshëm … çoroditjes së gjuhës dhe masakrimit të kulturës. Kur fliste për përdorimin e dialekteve, nuk e bante në emën të provincializimit të kulturës, as të klaneve, as të ndonjë politike, por në emën të raportit të brendshëm psikik që ka gjuha me njeriun: Për nji shkrimtar që flet dhe mendon gegnisht, të shkruemit gegnisht më duket mënyra mâ e natyrshme shkrimi. Nëse nji shkrimtar geg sheh andrra në gjuhën e njisueme, le të shkruejë njisuemisht. Nuk e ngatërronte asnjë lloj politike me letërsinë e gjuhën. Kundërshtonte dhe ironizonte shpërdorimin e gjuhësisë për qëllime jashtëgjuhësore, shpërdorimin e shkencës për synime joshkencore .. si dhe zbatimin e kritereve jashtëgjuhësore për vetë gjuhën. Ishte kritikues i fortë i politikave jofavorizuese për përhapjen e letërsisë shqiptare. Me atë të folurin troç të tij, tregonte se … tjetër âsht interesimi për letërsinë shqipe dhe tjetër âsht interesimi për veprat e kryeshkrimtarit a gjeniut të saj. …. Tjetër âsht interesimi i shtëpive botuese dhe tjetër âsht interesimi i publikut lexues. …Interesimi i botuesve âsht pothuej i njëjtë me zero, ndërsa publiku lexues me sa vjen në kontakt me letërsinë shqipe entusiazmohet mjaft për të. Ky mik i shqiptarëve tërhiqte vëmendjen në fokusimin e letërsisë shqipe, si institucion. Tregonte për mbrëmjet letrare, leximet