Flori Bruqi Konti I Letrave Shqipe
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Përgatiti: Dibran Fylli Naim Kelmendi FLORI BRUQI KONTI I LETRAVE SHQIPE (Intervista, vështrime, recensione) AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE THE ALBANIAN AMERICAN ACADEMY E SHKENCAVE DHE ARTEVE OF SCIENCE AND ARTS NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP Shtëpia botuese “Press Liberty” Për botuesin Asllan Qyqalla Redaktor gjuhësor Naim Kelmendi Recensent Zef Pergega Kopertina-dizajni Dibran Fylli Radhitja kompjuterike dhe faqosja uniART Creative © të gjitha të drejtat (f.b) Dibran Fylli Naim Kelmendi FLORI BRUQI KONTI I LETRAVE SHQIPE (Intervista, vështrime, recensione) PRESS LIBERTY Prishtinë 2021 Shkrime kritike nga: Zef Pergega, Eshref Ymeri, Namik Shehu, Naim Kelmendi, Kujtim Mateli,Rushit Ramabaja, Reshat Sahitaj, Fatmir Terziu, Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi, Lumturie Haxhiaj, Dibran Fylli, Rrustem Geci, Kristaq Shabani, Faik Xhani, Rasim Bebo, Rexhep Shahu, Nijazi Halili, Adem Avdia, Bajame Hoxha... Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe PIKËPAMJE PËR KRJIMTARINË LETRARE, KRITIKËN DHE KRIZËN E IDENTITETIT Intervistë e gjatë me shkrimtarin Flori Bruqi Nga Akademik Prof.dr. Zef Përgega Atë që nuk e bëri shteti e bëri njeriu, Flori Bruqi, Konti i kulturës dhe letrave shqipe. Leksikoni pikë së pari është një leksion për Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Flori Bruqi u ka ngritur njerë- zve një permendore të derdhur ne shkronja, i ka vlerësuar në motivin më të lartë që kurrë nuk do ta përjetonin nga shteti, të cilit i shërbyen me devocion, ashtu siç bënë çdo gjë për kombin e tyre. Gjëja më e keqe dhe e rëndomtë tek shqiptari është mungesa e kujtesës dhe e ndërimit, që prej tyre vjen bashkimi, ndërsa ato i mbajnë sytë e lumturohen në gardhin e lartë të ndarjes mes nesh, që po me paratë e popullit ndërton muret e ndarjes.Flori Bruqi është një etalon i paparë, një shpirt i madh që nuk kërkon lavd. Një njeri që çdo ditë e vë një gurë të latuar në këndin e kulturës kombëtare. Ai i ka dhënë një frymë të re Akademisë së shkencave dhe arteve në Nev- York. Flori Bruqi është një tra i fortë dhe i rreshkur si guri i xeherorit, me anë te të cilit mbahet kulmi i kulturës që të mos shembet. Ai ecën me vuajtjen dhe heroizmin e popullit të vet, pa kërkuar merita dhe pa u dukur. Qetë ecin para, parmenda u shkon mbrapa, e më pas plisi mbulon dheun që të mbijë fara. Kështu mund ta përkufizoj kontributin e Flori Bruqit në këto rreshta spontane siç m'i tha shpirti e siç m'i tha fjala. Kam qenë në promovimin e librit të akademik z. Fylli dhe e pashë respektin që kishin njerëzit më të lartë të kulturës në Kosovë 5 Zef Pergega për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare. Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues, shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori Bruqit që t'i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani, është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia. Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare, ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëm- arrësit lart. Kjo kishte një domethënie... Gruri i mban kokën ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë. Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë... Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhan- resh letrare dhe shkencore. Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studi- uesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore. Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evro- piane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike. Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur, Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij 6 Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare. Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues, shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori Bruqit që t'i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani, është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia. Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare, ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëm- arrësit lart. Kjo kishte një domethënie... Gruri i mban kokën ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë. Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë... Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhan- resh letrare dhe shkencore. Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studi- uesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore. Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evro- piane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike. Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur, Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij 7 Zef Pergega përmbajnë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare dhe shkencore. Studiuesi Bruqi i ka sistemuar këto shkrime,që përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare dhe shke- ncore për krijimtarinë e tij të ndryshme, poetike, publicistike dhe shkencore, për ato botime të fushës profesionale. Flori Bruqi (1952) përveç kolanës letrare dhe shkencore mbajnë firmën e tij 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe qindra -mijëra punime në shumë veb faqe interneti (2003- 2016). Është editor i Agjencionit “Floripress”, si dhe bashkëpunëtor i dhjetëra veb faqeve në internet. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm, që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj). Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000). Menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion e preparateve farmaceutiko-kimike të fabrikave “Schülke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës. Personalisht kam njё bashkёpunim 14 vjeçar me Florin, duke botuar dhjetëra artikuj kryesisht me temë ngjarjet nё Kosovё. -Flori Bruqi, ju njohim si shkrimtar, kritik letrar dhe publicist. Si vrojtues i zhvillimeve shoqërore, a mund të na thoni, ku është kombi shqiptar sot? F.Bruqi: Para 60 vjetëve në Vienë, një grup intelektualësh në mërgimin e detyruar nga komunizmi, shqiptar, shkruan librin “Nga do ia mbajnë shqiptarët”? Në libër thuhet, se kombi 8 Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq mes ngërçit të tra- shëgimisë turke dhe orientale dhe ecjes drejt Perëndimit, drejt familjes europiane, së cilës duam që të besojmë se i përkasim. Unë do të thosha: inercinë, atë aftësi tragjike që kemi ne për të qëndruar vendnumëro, atë aftësi të çuditshme që kemi për t'i injoruar shenjat dhe për të mbyllur veshët kur kambanat bien. Pas gjithë këtyre viteve do të shtroja edhe një herë po atë pyetje: nga do t'ia mbash?-Nga Perëndimi apo nga Lindja? -Ka një kohë të gjatë, që debatet për identitetin shqiptar nuk pushojnë. Sipas jush, kanë shqiptarët identitet unik? Për më tepër, a mund të flitet për një kulturë homogjene brenda kombit shqiptar? F.Bruqi: Mendoj se problemi kryesor i ne shqiptarëve është kriza e identitetit. Tek ne flitet për identitet, për histori, për lashtësi kombëtare, pa arritur të kuptohet se çfarë është në të vërtetë identiteti kombëtar. Historianët dhe akademikët që duhej të ishin të parët në debatin për identitetin kombëtar janë të parët që e shtojnë konfuzionin dhe keqkuptimin. Na pëlqen të flasim për historinë në një kohë që jemi nxënësit më të këqij të historisë; na pëlqen të flasim për lashtësinë, dhe nuk mbajmë mend ato ngjarje që kanë ndodhur para 30-40 viteve, na pëlqen të flasim për identitet në një kohë që jemi të gat- shëm t'i nënvleftësojmë vlerat tona të kulturës dhe simbolet tona të kombit. Ju më pyesni nëse ka një kulturë homogjene brenda kombit shqiptar. Nuk besoj aq shumë te homogjiniteti, i cili mbart brenda vetes rrezikun e armikut më të madh të kulturës, uniformitetin. Besoj te paradoksi se sa më e larmi- shme të jetë kultura e një vendi, aq më e bashkuar dhe e njëjtë është ajo. Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Lasgush Poradeci, janë shkrimtarët më të pangjashëm mes tyre. 9 Zef Pergega Dhe janë shkrimtarë të bashkuar si shkrimtarët më përfa- qësues të kombit. -Meqë jemi tek identiteti.