26/01/2018 10:28:30 Shkarko Dokumentin
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 25 DHE 26 JANAR 2018 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 25. I 26. JANUARA 2018. GODINE JANAR - JANUAR 2018 Rendi i ditës 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtjen me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, 5. Shqyrtimi i propozim-Rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm - Agjenda 2030 për Kosovën, 6. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit të Drejtësisë për të Mitur, 7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike, 8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080, 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për azil, 12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për standardizim, 13. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016, 14. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016, 15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës, 2017-2026, 16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, 17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit, 18. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare, 19. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. 2 Dnevni red 1. Vreme za deklarisanje van dnevnog reda, 2. Vreme za parlamentarna pitanja, 3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice, 4. Interpelacija premijera Ramush Haradinaj, na zahtev parlamentarne grupe LDK, za informisanje Skupštine u vezi pucanja oružjem od strane g. Dardan Gashi, zamenik ministra i ministar Dijaspore i strateške investicije, 5. Razmatranje predlog - Rezolucije za usvajanje objektiva za održiv razvoj - Agenda 2030 za Kosovo, 6. Prvo razmatranje Nacrta zakonika o pravima maloletnika, 7. Prvo razmatranje Nacrta zakona o unutrašnjoj kontroli javnih finansija, 8. Prvo razmatranje Nacrta zakona o sprečavanju sukoba interesa u vršenju javne funkcije, 9. Prvo razmatranje zakona o tretiranju bespravne gradnje, 10. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona br. 04/L-034 o Kosovskoj Agenciji za privatizaciju, izmenjen i dopunjen Zakonom br. 04/L-115 i Zakonom br. 05/L-080, 11. Prvo razmatranje Nacrta zakona o azilu, 12. Drugo razmatranje Nacrta zakona o standardizaciji, 13. Razmatranje godišnje izveštaja Regulativnog autoriteta za elektronske i poštanske komunikacije za 2016, 14. Razmatranje godišnjeg izveštaja Agencije za statistiku Kosova za 2016, 15. Razmatranje Strategije za energiju Republike Kosova za 2017-2026, 16. Izbor jednog (1) kandidata za ne izvršnog člana Odbora Centralne banke Republike Kosova, 17. Izbor 5 (pet) zamenika narodnog advokata, 18. Predlog parlamentarnih grupa o zameni članova u parlamentarnim komisijama, 19. Predlog o imenovanju tri (3) članova u Komisiji za prava, interese zajednica i povratak. 3 Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli. KRYETARI: Të nderuar deputetë, Të nderuar Kabinet qeveritar, Fillojmë me seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës të përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, me pëlqimin e grupeve parlamentare, në mbledhjen e mbajtur më 22 janar 2018. 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar 30 minuta, në emër të grupit parlamentar diskutimi zgjat 5 minuta, gjersa për deputetin 3 minuta. Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën. Po e shoh se Xhevahire Izmaku nuk qenka këtu. Bekë Berisha, në emër të grupit. Urdhëro! BEKË BERISHA: I nderuar kryesues i Kuvendit, Të nderuar deputetë, Unë sot kam një kërkesë urgjente për banorët e Dukagjinit, të cilët janë duke bërë natën në të ftohtë pa rrymë, për shkak të kushteve atmosferike të ditëve të shkuara. Unë si deputet kërkoj direkt nga kryeministri të marrë menjëherë masa dhe të formojë një komision për vlerësimin e dëmeve të erës së fundit në Istog dhe Pejë. Aty era shkaktoi dëme në prona private në rrjetin e energjisë elektrike dhe në bujqësi. Kërkoj direkt nga kryeministri që komisionit të jetë nga Qeveria, sepse organet komunale të këtyre dy vendeve, edhe atëherë kur Qeveria bën ndonjë ndihmesë të vogël, aty formohet një komision turpi dhe ato ndihma nuk preken të gjithë të dëmtuarit, bëhet hile dhe ka keqpërdorime të vazhdueshme. Banorët e kësaj ane janë punëtorë, bujq. Ju ftoj që ta zgjatni dorën e shtetit, kjo është kërkesë e tyre. Gjithashtu mungesa e energjisë elektrike në këto ditë të ftohta e bën të vështirë jetën e qytetarëve. Zyra e Rregullatorit për Energji të japë llogari për tolerimin që i është bërë KEDS-it për mungesë të furnizimit me energji elektrike. 4 Është e papranueshme që energjia që prodhohet të vend të eksportohet jashtë, përderisa qytetarët janë në terr. Përfitimit të kompanive private në kurriz të qytetarëve duhet t’i vijë fundi. Faleminderit! KRYETARI: Faleminderit! Driton Selmanaj e ka fjalën, po i kombinoj edhe sipas partive, në emër të grupit parlamentar. DRITON SELMANAJ: Po flas në emër të grupit. Të nderuar kolegë deputetë, Në vend se Kuvendi i Kosovës të diskutojë për problemet reale që kanë qytetarët e Kosovës, siç është gjendja në arsim, shëndetësi, mirëqenie e punësim, ne jemi të detyruar të reagojmë fuqishëm ndaj skandaleve të përjavshme që po na vinë nga Qeveria apo nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në vazhdën e këtyre skandaleve para disa ditësh 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë një nismë legjislative për amnistimin apo faljen e deputetëve që kanë kryer vepër penale në sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës 25 gusht 2015 deri më 10 maj 2017. Nëpërmjet këtij projektligji synohet të jepet lirim i plotë nga ndjekja penale apo nga ekzekutimi i dënimit të gjithë deputetëve kryes të veprave penale të përcaktuar me Kodin Penal të Kosovës, si mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Të nderuar deputetë, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nismën e tillë e vlerëson si të dëmshme, të pakuptimtë dhe në kundërshtim të plotë me përpjekjet tona për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e pavarësisë së pushteteve. Ne vlerësojmë se përmes kësaj nisme deputetë të Kuvendit të Kosovës provojnë të nxisin dhe të legjitimojnë përdorimin e mjeteve parapolitike në ambientet e Kuvendit të Kosovës për realizimin e qëllimeve politike. Mesazhi që kjo nismë dërgon te njerëzit që jetojnë në Kosovë, është se kushdo dhe kurdo mund të kryejë çfarëdo vepre penale dhe një ditë vjen një kastë politike e papërgjegjshme dhe i falë të gjitha ato. Kjo nismë, bashkë me nismën tjetër për Dhomat e Specializuara, po dëshmon se subjektet politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe, për fat të keq në këtë nismë të fundit figurojnë edhe disa deputetë nga opozita, në këtë rast nga Lëvizja “Vetëvendosje”, po tregon se disa deputetë nga Qeveria dhe deputetë të tjerë i kanë shpallur luftë sistemit të drejtësisë në vend. Në njërën anë, ata nuk ofrojnë bashkëpunim me Gjykatën Speciale, në anën tjetër ndërmarrin nisma për amnisti apo mosbashkëpunim me institucionet e drejtësisë vendore. 5 Deputetë nga shumica parlamentare kanë vendosur që nismat e tyre legjislative të mos jenë të natyrave që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve që jetojnë në Kosovë, por të jenë vetëm të natyrës që lidhet me fatin e disa deputetëve ose disa pushtetarëve në vend. Për dallim nga ju, të nderuar deputetë, LDK-ja ka ndërmarrë tri nisma legjislative: Projektligjin për të ardhurat personale, Projektligjin për TVSH-në dhe Projektligjin për të ardhurat e korporatave, ligje të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësi për bujqit, zejtarët dhe shtresa të tjera në vendin tonë. Po ta kishit përkushtimin, ashtu siç e keni narracionin që të bëjmë këtë shtet funksional dhe të konsoliduar, do të ishit pikërisht ju ata që do të bëni thirrje që institucionet e drejtësisë dhe vendosja e drejtësisë në këtë vend të fillonte pikërisht nga ju dhe ndaj jush. Por jo. Ju keni zgjedhur rrugën e kundërt, atë të luftimit të drejtësisë, pengimit të prokurorëve që t’i kryejnë obligimet, që ky Kuvend ua ka dhënë nëpërmjet Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon nga deputetët që e kanë nënshkruar këtë nismë që të tërhiqen nga ajo dhe t’i lejojnë institucionet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre. Nga ana tjetër, të përkushtohemi të gjithë së bashku që pamjet dhe sjelljet të tilla të përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend dhe mjeteve të tjera të ndaluara t’i takojnë historisë si një episod i turpshëm i parlamentarizmit tonë. Faleminderit! KRYETARI: Zenun Pajaziti e ka fjalën. ZENUN PAJAZITI: Faleminderit, kryetar! Anëtarë të Kabinetit qeveritar, Kolegë deputetë, Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë kohë që në emrin tim të shtroj disa kërkesa ose një kërkesë të disa qytetarëve që kanë origjinë nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja. Është shtruar disa herë në këtë Parlament çështja e problemeve që kanë ata qytetarë në dokumente ose nxjerrjen e dokumentacionit ose kryerjen e obligimeve që ka shteti dhe që kanë ata në administrimin e plotë të pronës dhe jetës normale të tyre në Kosovë.