Në 60-Vjetorin E Lindjes
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
MATTEO MANDALÀ DHE ALBANOLOGJIA SOT Në 60-vjetorin e lindjes Me kujdesin e / A cura di Francesco Altimari Gëzim Gurga Shaban Sinani Fast print Tiranë 2018 Matteo Mandalà dhe albanologjia sot (në 60-vjetorin e lindjes) Me kujdesin e: Francesco Altimari Gëzim Gurga Shaban Sinani Redaktor: Teuta Toska Ballina: Shpend Bengu Botues: Fast print ISBN: 978-9928-271-01-3 Ky libër u botua falë kontributit fi nanciar të Fondacionit për Art dhe Kulturë “Fan Noli”, Tiranë, në bashkëpunim me Fondacionin Universitar “Francesco Solano”, Itali. © Ndalohet riprodhimi i plotë a i pjesshëm i këtij libri pa pëlqimin e autorizuar me shkrim të botuesit. TABULA GRATULATORIA Institucione Akademia e Shkencave e Athinës - Greqi Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës - Kosovë Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Shqipëri Russian Academy of Sciences, Saint-Petersburg - Rusi Kuvendi i Shqipërisë - Tiranë - Shqipëri Ludwig-Maximilian Universität München - Germani Martin-Camaj-Gesellschaft e.V., Lenggries - Gjermani Qendra e Studimeve Albanologjike - Shqipëri Università Ca’ Foscari, Venezia - Itali Università della Calabria - Itali Università del Salento – Italia Università di Bari - Italia Università di Bologna - Itali Università di Firenze - Itali Università di Palermo - Itali Università Roma Tre - Itali Universität Erlangen - Gjermani Universität Konstanz - Gjermani Universität Marburg - Gjermani Universität Wien - Austri Universität Zürich - Zvicer Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani - Shqipëri Universiteti i Prishtinës - Kosovë Universiteti i Selanikut Aristotele - Greqi 4 Tabula gratulatoria Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi - Shqipëri Universiteti i Tiranës - Shqipëri Universiteti i Vlorës Ismail Qemali - Shqipëri University of Illinois at U-C - USA University of Rhode Island - USA University of Saint-Petersburg - Rusi Department of European Studies, Peter the Great Museum of Anthropology and Ethnography, The Russian Academy of Sciences, Saint- Petersburg - Rusi Department of Modern and Classical Languages and Literatures - University of Rhode Island - USA Dipartimento di Culture e Società - Università di Palermo - Itali Dipartimento di Lettere Lingue Arti, Italianistica e Culture comparate - Università di Bari - Itali Dipartimento di Lettere e Filozofi a - Università di Firenze - Itali Dipartimento di Scienze politiche - Università Roma Tre - Itali Dipartimento di Scienze umanistiche - Università di Palermo - Itali Dipartimento di Studi linguistici e culturali comparati - Università Ca’ Foscari Venezia - Itali Dipartimento di Lingue e Scienze dell’Educazione - Università della Calabria - Itali Dipartimento di Scienze Giuridiche - Alma Mater Studiorum - Università di Bologna - Itali Dipartimento di Studi Umanistici - Università del Salento – Italia Institut für Vergleichende und Indogermanische Sprachwissenschaft sowie Albanologie - Ludwig-Maximilians-Universität - München Martin-Camaj-Gesellschaft - Lenggries - Gjermani Romanisches Seminar Abteilung Sprach- und Medienwissenschaft - Universität Mannheim - Gjermani Tabula gratulatoria 5 Studiues Abate Carmine, shkrimtar - Itali Alimëhilli-Prendushi Gjilda, Università di Bari - Itali Aliu Ali, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës - Kosovë Aliu-Tahiri, Lindita, Universiteti i Prishtinës - Kosovë Altimari Francesco, Università della Calabria - Itali Arapi Ina, Universität Wien - Austri Baldi Benedetta, Università di Firenze - Italia Bartl Peter, historian - Gjermani Basciani Alberto, Università Roma Tre - Itali Bengu Shpend, artist - Shqipëri Berisha Anton Nikë, Università della Calabria - Itali Breu Walter, Universität Konstanz - Gjermani Camaj Erika, Lenggries - Gjermani Capogreco Carlo Spartaco, Università della Calabria - Itali Cimbalo Giovanni, Università di Bologna - Itali Conforti Emilia, Università della Calabria - Itali D’Alessandri Antonio, Università Roma Tre - Itali Dado Floresha, Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Shqipëri De Matteis Mario, Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani - Shqipëri Demiraj Bardhyl, Ludwig-Maximilian Universität München - Gjermani Derhemi Eda, University of Illinois at U-C - USA De Rosa Fiorella, Università della Calabria - Itali Doka Ardian, Universiteti i Tiranës - Shqipëri Friedman Victor A., University of Chicago - USA Genesin Monica, Università del Salento - Itali Giacomarra Mario, Università di Palermo - Itali Glaser Elvira, Universität Zürich - Zvicer Guida Francesco, Università Roma Tre - Itali Gurga Gëzim, Università di Palermo - Itali Gjokutaj Merita, Universiteti Eqrem Çabej Gjirokastër - Shqipëri Haxhi Artan, Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi - Shqipëri Hristova-Bejleri Russana, Sofi jskij Universitet Sv. Kliment Ohridski, Bullgari 6 Tabula gratulatoria Hudhri Ferid, historian arti - Shqipëri Ismajli Rexhep, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Jochalas Titos, Akademia e Shkencave e Athinës - Greqi Jubani Aljula, Universiteti i Tiranës - Shqipëri Kabashi Besim, Universität Erlangen - Gjermani Kadare Ismail, shkrimtar - Shqipëri Kaminskaya Larisa, University of Saint Petersburg - Rusi Kodra Klara - Qendra e Studimeve Albanologjike - Shqipëri Kristo Ema, Ludwig-Maximilian Universität München - Gjermani Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani - Shqipëri Lafe Genc, Università del Salento - Itali La Luna Michelangelo, University of Rhode Island - USA Lanksch Joachim-Hans, München - Gjermani Likaj Ethem, Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Shqipëri Manzini M. Rita, Università di Firenze - Itali Marku Kastriot, studiues - Itali Martucci Donato, Università del Salento - Itali Matoshi Veton, Ludwig-Maximilians Universität München - Germani Matranga Vito, Università di Palermo - Itali Matzinger Joachim, Universität Wien - Austri Memisha Valter, Qendra e Studimeve Albanologjike - Shqipëri Mita Josif, albanolog - Itali Nadin Lucia, historiane - Itali Ndreca Ardian, Pontifi cia Università Urbaniana, Roma - Itali Novik Alexander, Russian Academy of Sciences, Saint-Petersburg, Rusi Omari Anila, Qendra e Studimeve Albanologjike - Shqipëri Paci Evalda, Qendra e Studimeve Albanologjike - Shqipëri Pignoli Maria Luisa - Université Côte d’Azur, Nice - Francë Plangarica Tomorr, Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani - Shqipëri Prifti Elton, Universität Mannheim - Gjermani Priku Mimoza, Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi - Shqipëri Qiriazi Dhori, Universiteti i Selanikut Aristotele - Greqi Rugova Bardh, Universiteti i Prishtinës - Kosovë Tabula gratulatoria 7 Rusakov Alexander, University of Saint Petersburg - Rusi Rushi Thoma, Universiteti i Tiranës - Shqipëri Rredhi Gëzim, Universiteti Eqrem Çabej Gjirokastër - Shqipëri Sarro Italo, historian - Itali Savoia Leonardo M., Università di Firenze - Itali Sawicka Irena, albanologe - Poloni Scalora Francesco, Università di Palermo - Itali Sejdiu-Rugova, Lindita, Universiteti i Prishtinës - Kosovë Sinani Shaban, Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Shqipëri Suta Blerina, Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani - Shqipëri Sobolev Andrej, University of Saint Petersburg - Rusi Spiridhulla Poçi, Universiteti Eqrem Çabej Gjirokastër - Shqipëri Turano Giuseppina, Università Ca’ Foscari, Venezia - Itali Xhiku Ali, Universiteti i Tiranës - Shqipëri Xhufi Pëllumb, Qendra e Studimeve Albanologjike - Shqipëri Zisi Roland, Universiteti i Vlorës Ismail Qemali - Shqipëri Zoto Naim, botues - Shqipëri Francesco Altimari MATTEO MANDALÀ DHE ALBANOLOGJIA SOT Kur vendosëm të bashkërendonim nismën e ndërmarrë për të nderuar angazhimin kërkimor-shkencor të Matteo Mandalasë me rastin e 6o-vjeto- rit të ditëlindjes së tij, duke ftuar kolegët tanë, studiuesit dhe miqtë akade- mikë të Matteos të merrnin pjesë në këtë homazh të veçantë dhe koral për të, na lindi natyrisht një pyetje jo dytësore: si ta përmbledhim që në titullin e këtij vëllimi profi lin e tij të gjerë dhe të larmishëm studimor? Duke pasur parasysh diapazonin e pazakontë të angazhimit të tij shken- cor më se tridhjetëvjeçar në studimet tona, përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk mund të ishte e thjeshtë. Ky angazhim përfshin kryesisht fi lologjinë, që mbetet fusha e privilegjuar e kërkimeve të tij akademike, falë të cilit na dhuroi vepra që për nga përsosja metodologjike do të mbeten si “klasike” për ekdotikën shqiptare dhe arbëreshe, siç janë Kodiku i Kieutit - Palermo 1995, Opera Omnia e Zef Skiroit në 9 vëllime, Soveria Mannelli 1998, Kënga e sprasëme e Ballës e Gavril Darës të Riut, Palazzo Adriano 2007, dhe, mbi të gjitha, E mbsuame e krështerë e Lekë Matrangës - Tiranë 2012. Si çdo lëvrues i mirë i fi lologjisë, Matteo Mandalà e bëri të vetin mësimin e madh të etërve të saj, sipas të cilit tekstin e përcakton medoemos konteksti: kështu shpjegohet edhe angazhimi i tij në fusha të tjera, shumë pranë fi - lologjisë, që shpesh ndërthuren me të, si historia e letërsisë, kritika letrare dhe gjuhësia, por edhe disa fusha që, paçka se formalisht mund të na duken të largëta, në thelb janë shumë të afërta me të, si historia kulturore dhe historiografi a arbëreshe. Edhe me këto është marrë kohët e fundit studiuesi dhe miku ynë i dashur, i shtyrë jo vetëm nga vokacioni profesional, por edhe nga nevoja praktike për të mbushur zbrazëtitë e lëna nga mosangazhimi ose angazhimi i mangët i disa “historianëve” tanë. Në këtë mënyrë Matto Mandalà e lidhi kërkimin e vazhdueshëm të së vërtetës shkencore me burimet e drejtpër- drejta të së vërtetës historike, për të prekur me dorë gurrën autentike të historisë, pra dokumentet arkivore origjinale, pa i zënë shumë besë traditës 10 Francesco Altimari kërkimore të bazuar në citime të citimeve që shtrembërohen dhe misti-