Fjala E Hapjes E Drejtorit Të Seminarit Xxiv
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I FILOLOGJISË dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI SEMINARI XXXIV NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE 34/1 Materialet e punimeve të Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare Prishtinë, 17-28.08.2015 FAKULTETI I FILOLOGJISË – PRISHTINË FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI – TIRANË SEMINARI XXXIV NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE THE XXXIV INTERNATIONAL SEMINAR FOR ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE PRISHTINË, 2015 Fakulteti i Filologjisë – Prishtinë Fakulteti Histori-Filologji – Tiranë SEMINARI XXXIV NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE Prishtinë, 17-28.08.2015 THE XXXIV INTERNATIONAL SEMINAR FOR ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE Kryeredaktor: Rrahman Paçarizi Redaksia: Rrahman Paçarizi (Prishtinë), Qibrije Demiri-Frangu (Prishtinë), Bardh Rugova (Prishtinë), Nysret Krasniqi (Prishtinë), Milazim Krasniqi (Prishtinë), Muhamet Hamiti (Prishtinë), Teuta Abrashi (Prishtinë), Suzana Canhasi (Prishtinë), Isa Memishi (Prishtinë), Fehmi Ismajli (Prishtinë), Shezai Rrokaj (Tiranë), Aljula Jubani (Tiranë), Ymer Çiraku (Tiranë), Dhurata Shehri (Tiranë), Mimoza Kore (Tiranë), Vjollca Osja (Tiranë), Bardhyl Demiraj (Munich), Maksimilijana Barančić (Zarë), Aleksandar Novik (Shën Peterburg), Premysl Vins (Pragë), Ibrahim Berisha (Prishtinë), Ardian Gola (Prishtinë), Emilia Conforti (Kalabri), Agron Tufa (Tiranë), Anton Panchev (Sofje), Robert Austin (Toronto) Drejtor: Rrahman Paçarizi Bashkëdrejtor: Aljula Jubani Sekretar: Qibrije Demiri-Frangu Bashkësekretar: Viola Isufaj Sekretarë profesionalë: Kadire Binaj & Alban Zeneli Drejtor nderi: Akademik Idriz Ajeti Përgjegjëse për kurset e gjuhës: Sala Ahmetaj Botues: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë GJUHËSI Sedat KUÇI, dekan i Fakultetit të Filologjisë FJALA PËRSHËNDETËSE NË HAPJEN E PUNIMEVE TË SEMINARIT XXXIV NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE E nderuara kryetare e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga, I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, akdemik Isa Mustafa, I nderuari ambassador i Republikës së Shqipërisë, zoti Qemal Minxhozi, I nderuari drejtor nderi i Seminarit, akademik Idriz Ajeti, I nderuari ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, prof. Arsim Bajrami, E nderuara Kryetare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës prof. Shefkije Islamaj, I nderuari Drejtor i Seminarit, prof. Rrahman Paçarizi, Të nderuar dekanë, anëtarë të Këshillit Drejtues, senatorë, seminaristë, përfaqësues të mediave, mysafirë, zonja dhe zotërinj, në emrin tim dhe në emër të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ju falenderoj për ardhjen tuaj në hapjen solemne të punimeve të Seminarit të 34 Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Të nderuar të pranishëm, Ja erdhi java e tretë e muajit gusht, java kur tashmë tradicionalisht në Fakultetin tonë fillon ngjarja më e madhe ndërkombëtare për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Për Fakultetin e Filologjise dhe Universitetin tonë sot është një ditë e shënuar. Ky Seminar, siç është thënë edhe herave të tjera, është bërë shenjë dalluese, emblemë jo vetëm e Fakultetit të Filologjisë, e Universitetit të Prishtinës, por edhe e qytetit të Prishtinës dhe e mbarë Kosovës. Vitin e kaluar e shënuam dyzetvjetorin e themelimit të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari i themeluar në vitin 1974 me emrin Qendra e Gjuhës Shqipe për të Huaj, nuk e pati të lehtë rrugëtimin e tij deri në ditët e sotme. Gjatë historikut të vet e përjetoi fatin e Kosovës, për ç’arsye pati një diskontimuitet në organizimin e tij. Nga themelimi i tij e deri në vitin 1990 Seminari u organizua 16 herë në Prishtinë, në Fakultetin tonë, ndërsa në periudhën 1990 – 2000, 7 atëherë kur shteti i Serbisë i mbylli dhunshëm institucionet e arsimit në Kosovë, Seminari u organizua dy herë në Tiranë, në vitin 1995 dhe 1996. Me çlirimin e Kosovës nga Serbia u krijuan kushtet për kthimin e institucioneve arsimore në objektet e veta, pra edhe të vazhdimit të organizimit të Seminarit në Prishtinë. Të dashur miq, Fakulteti i Filologjisë është me fat, është i nderuar dhe krenar që ka trashëguar nga të parët e vet, profesorët largpamës, një institucion kaq të rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor të përmasave ndërkombëtare. Konsideroj që sa herë që të përmendet historiku i Seminarit Ndërkombëtar pë Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, duhet t’i falenderojmë profesorët – themeluesit e tij, akademikët Idriz Ajetin, Rexhep Ismajlin e kolegët e tyre të Departamentit të Gjuhës Shqipe, të Departamentit të Letërsisë Shqipe e të Departamenteve të tjera, për relizimin e kësaj ideje briliante. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, përveç rolit arsimor, shkencor e kulturor po vazhdon t’i përmbushë edhe 1. Misionin e afirmimit të vlerave të kulturës shqiptare në botë; 2. Misionin e përhapjes së mendimit intelektual shqiptar për probleme të caktuara gjuhësore, letrare e kulturore; 3. Misionin e njohjes reciproke me rezultatet e studiuesve shqiptarë dhe të huaj në fusha të ndryshme të albanologjisë; 4. Misionin e krijimit të miqësive të reja midis studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj që ka një rëndësi të madhe në aspektin e bashkëpunimit ndërnjerëzor dhe ndërkombëtar midis kulturave e popujve. Duhet te theksojme se sivjet pjesëmarrës të Seminarit do të jenë edhe përfaqësuesit e arbneshëve të Zarës. 5. Misionin e krijimit të mundësive të reja për mobilitete të studentëve, të pedagogëve dhe të hulumtuesve shkencorë. Të dashur seminaristë, që vini nga vende të ndryshme të botës, të gjitha këto realizohen falë pranisë tuaj në këtë Seminar. Më lejoni që për ndihmën e dhënë t’i falënderoj: Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; Ministrinë e Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë të Republikës së Kosovës; Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës; 8 Drejtorin, Drejtorinë dhe Këshillin Drejtues të Seminarit që e bartin barrën kryesore në realizimin e programit të Seminarit. Me këtë rast falenderoj edhe bashkëdrejtorinë në Tiranë. Të nderuar pjesëmarrës të Seminarit të sivjetëm ju dëshiroj punë të mbarë dhe sukses. Ju faleminderit Prishtinë, 17.08.2015 9 10 Rrahman PAÇARIZI, Drejtor i Seminarit FJALA E HAPJES E DREJTORIT TË SEMINARIT XXXIV E nderuara presidente e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga I nderuari kryeministër, Isa Mustafa I nderuari ambasador Minxhozi I dashuri drejtor nderi i Seminarit, profesor Idriz Ajeti I nderuari kryetar i ASHAK, akademik Hivzi Islami Të nderuar akademikë, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja I nderuari ministër Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami Të nderuar prorektorë, Tahiri e Podvorica I nderuari dekan, Kuçi Të nderuar pjesëmarrës, profesorë e studentë Të dashur seminaristë Është një nder i madh dhe përgjegjësi që më frikëson, t’i drejtohem një auditori si ky, sidomos duke pasur mbi supe një institucion kaq të rëndësishëm, me një traditë kaq të gjatë e të suksesshme, me një mision kaq shkencor e kaq nacional, kur e di se në këtë tribunë kanë parakaluar përgjatë 34 edicionesh emrat më prominentë të shkencave albanologjike. Një ndjenjë të veçantë më krijon edhe fakti se mijëra studentë nga vende të ndryshme të botës përgjatë 34 edicionesh kanë ardhur këtu për të mësuar shqipen, qindra prej tyre sot janë emra të njohur albanologjisë e shumë prej tyre kanë kontribuuar për hapjen e katedrave të shqipes në Universitete prestigjioze në botë. Natyrisht, ashtu siç një numër impresive studentësh e studiuesisht të rinj i bashkohen seminarit përvjet, një institucion kaq gjithëpërfshirës përjeton edhe humbjet e veta. Sivjet u nda nga ne profesoresha Hava Shala-Qyqalla, e cila për shumë vjet përveç se prezantoi në seminar rezultatet e punës së saj hulumtuese, mbajti mësim me shumë seminaristë. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, sivjet edhe formalisht po e përmbush një komponent të rëndësishëm, jo vetëm të emrit, por edhe të misionit të tij. Përveç sesioneve në fushë të gjuhësisë dhe të letërsisë, sivjet 11 nisim edhe sesionin e veçantë për kulturën shqiptare, në të gjitha dimensionet e saj. Gjithashtu, punimet e sivjetme botohen brenda këtij viti. Dua t’i falënderoj, institucionet që mbështetën me zemërgjerësi këtë ngjarje të madhe të shkencës albanologjike. Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Mbështetja juaj në çdo drejtim, ka bërë që ne të merremi me të gjitha kapacitetet tona me përmbajtjen e seminarit. Duke e falënderuar kryeministrin për praninë e tij dhe për fjalët që tha, nga kjo tribunë dua t’i ftoj institucionet shtetërore që të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për komunikimin e rezultateve shkencore të albanologjisë dhe të fushave të tjera, me shkencën dhe dijen globale, përmes krijimit të mundësive për anëtarësim në sistemet dhe mekanizmat e botimit, si në UNESCO etj. Ndërkaq, Ministrisë së Arsimit dhe rektoratit i kërkojmë të njohë dhe të pranojë rezultatet e punës hulumtuese dhe shkencore që bëhet në institucionin e Seminarit, pasi në botë nuk ka një institucion më serioz që merret me shkencat albanologjike dhe nuk ka një revistë më përfaqësuese se kjo e Seminarit, ku botohen të arriturat në këto fusha. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm i shkencave albanologjike, të