AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS STUDIME Revistë për studime filologjike 20 2013 PRISHTINË 2014 AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS KOSOVAACADEMY OF SCIENCES AND ARTS STUDIME A Review for philological Studies 20 2013 Del një herë në vit. Published annually. Këshilli redaktues - Editorial Board Rexhep Ismajli - Kryeredaktor, editor-in-chief Eqrem Basha - Sekretar, secretary Victor A. Friedman, anëtar, member Teuta Abrashi, anëtar, member Mehmet Kraja, anëtar, member Idriz Ajeti, Kryeredaktor nderi - Editor-in-chief of honour Adresa e Redaksisë / Address: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Redaksia e revistës “Studime” Rr. Agim Ramadani, p.n. 10 000 Prishtinë Republika e Kosovës Tel. + 381 38 249 303 Fax. + 381 38 244 636 E-mail:
[email protected] Studime 20 5 SHËNIM I REDAKSISË Revista Studime, që nga nr. 1/1994 (1995) deri tek nr. 19/ 2012 (2013) mbulonte fushëveprimtarinë e seksioneve të gjuhësisë dhe të letër- sisë, të shkencave shoqërore dhe të arteve. Nga nr. 20/ 2013 (2014) vijon të dalë me të njëjtin emër, Studime, por tani me specializim vetëm në fushat e gjera filologjike. Kështu kanë vendosur organet përkatëse të Akademisë. Me propozim të Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë u zgjodh Re- daksia e re me këtë përbërje: profesor dr. Victor Friedman, Universiteti i Chicago-s, profesore e asociuar dr. Teuta Abrashi, Universiteti i Prishtinës, akademik Mehmet Kraja, AShAK, akademik Eqrem Basha, AShAK (se- kretar i Redaksisë) dhe akademik Rexhep Ismajli, AShAK (Kryeredaktor). Në këtë mënyrë, duke përfshirë me 2/5 e anëtarëve të redaksisë specialistë që vijnë nga mjedise shkencore jashtë Akademisë, Seksioni dhe Kryesia e AShAK-ut kanë dashur të theksojnë se Redaksia e kësaj reviste është e hapur ndaj komunitetit shkencor në këto fusha jo vetëm për ndihmesa, por edhe për vetë politikën e Redaksisë dhe përmbajtjen e revistës.