SISTEMI FOLJOR NË PËRMBLEDHJEN “VISARET E KOMBIT” (Vëllimi II, Kângë Kreshnikësh Dhe Legjenda)
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI” FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE SISTEMI FOLJOR NË PËRMBLEDHJEN “VISARET E KOMBIT” (Vëllimi II, Kângë Kreshnikësh dhe Legjenda) Doktorante: Udhëheqës shkencor: MA. Blerina Kraja Prof. dr. Mimoza Priku Shkodër, 2021 DOKTORATË Përgatitur nga: Blerina KRAJA Për marrjen e gradës shkencore “DOKTOR” Specialiteti: Gjuhësi Sistemi foljor në përmbledhjen “Visaret e Kombit” (Vëllimi II, Kângë Kreshnikësh dhe Legjenda) Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Mimoza Priku Mbrohet më dt.__________përpara jurisë të përbërë nga: 1……………………………………………..kryetar 2………………………………………………anëtar (oponent) 3………………………………………………anëtar (opponent) 4………………………………………………anëtar 5………………………………………………anëtar Shkodër, 2021 I Mirënjohje Janë të shumtë njerëzit dhe institucionet që meritojnë një falënderim të posaçëm në shenjë mirënjohjeje nga ana ime për ndihmën, këshillat, sugjerimet që, me shumë bujari e pa u kursyer, më kanë dhënë në forma të ndryshme. Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht Prof.dr.Mimoza Priku (Teli) për angazhimin që mori përsipër duke më orientuar dhe drejtuar në hapat e mia drejt përgatitjes së këtij punimi. Vërejtjet dhe sugjerimet e saj të vyera kanë luajtur pa diskutim një rol të rëndësishëm gjatë strukturimit, hartimit dhe shkrimit të kësaj teze. Falënderimet e mia të posaçme, si institucione, u shkojnë Insitutit të Albanalogjisë nën drejtimin e Prof.dr.Artan Haxhi, Departamentit të Gjuhësisë të Universitetit të Shkodrës, të drejtuar nga Prof.as.dr. Rrezarta (Hoti) Draçini, për mbështetjen që më kanë dhënë, në miratimin e tezës duke më nxitur drejt realizimit të një projekti konkret. Me shumë mirënjohje falenderoj punonjëset e Bibliotekës Universitare dhe të Bibliotekës “Marin Barleti” për gatishmërinë me të cilën më kanë ndihmuar duke më vënë në shërbim studimin e literaturës së nevojshme. I jam mirënjohëse pafund prindërve të mi për mbështetjen psikologjike e shpirtërore që më kanë dhënë. Në fund, një falënderim të veçantë për familjen time, për bashkëshortin dhe vajzën time pa mbështetjen dhe durimin e vazhdueshëm të së cilës nuk do të kisha qenë në gjendje të finalizoja një sipërmarrje të tillë. II PASQYRA E LËNDËS Faqja e titullit …………………………………………..... I Mirënjohje……………………………………………..... II Përmbajtja e lëndës…………………………………......... III Parathënie……..........…………………………………..... V Objekti dhe qëllimi i studimit …………….……............... VI Metodologjia…………………………………………....... VII KREU I: TRADITAT GOJORE DHE KËNGËT E KRESHNIKËVE 1.1 Dy fjalë për përmbledhësit e kësaj pasurie………….... 11 1.2 Traditat gojore dhe Këngët e Kreshnikëve.................... 15 1.3 Epika shqiptare dhe historiku i saj.........……............. 17 1.4 Botime e ribotime. Krahasimi mes botimeve të ndryshme......................................................................... 19 KREU II : ÇËSHTJE TË PËRGJITHSHME TË SISTEMIT FOLJOR NË GJUHËN SHQIPE 2.1 Disa tipare të sistemit foljor……................................... 21 2.2 Foljet me kuptim të zbehtë leksikor………................... 24 2.2.1. Foljet modale………………......……….................. 24 2.2.3. Foljet që tregojnë mënyrën e zhvillimit të veprimit 29 KREU III : NDËRTIMI DHE KUPTIMET GRAMATIKORE TË MËNYRËS DËFTORE 3.1 Format e kohës së tashme të mënyrës habitore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror …………….......... 39 3.2 Format e kohës së shkuar të mënyrës habitore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror ……….................. 62 3.3 Format e kohës së ardhme.x 96 3.4 Kuptimet e këtyre kohëve…......................................... 109 KREU IV : NDËRTIMI DHE KUPTIMET GRAMATIKORE TË MËNYRËS HABITORE 4.1 Format e kohës së tashme të mënyrës habitore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror …………….......... 125 4.2 Format e kohës së shkuar të mënyrës habitore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror ……….................. 127 4.3 Kuptimet e këtyre kohëve…......................................... 131 KREU V : NDËRTIMI DHE KUPTIMET GRAMATIKORE TË MËNYRËS LIDHORE DHE KUSHTORE III 5.1 Format e kohës së tashme të mënyrës lidhore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror............................... 134 5.2 Format e kohës së shkuar të mënyrës lidhore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror............................... 140 5.3 Probleme të mënyrës kushtore...................................... 141 5.4 Kuptimet e këtyre kohëve….......................................... 142 KREU VI : NDËRTIMI DHE KUPTIMET GRAMATIKORE TË MËNYRËS DËSHIRORE DHE URDHËRORE 6.1 Format e kohës së tashme të mënyrës dëshirore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror............................... 145 6.2 Format e kohës së shkuar të mënyrës dëshirore. Zgjedhimi vepror. Zgjedhimi jovepror............................... 150 6.3 Probleme të mënyrës urdhërore.................................... 151 6.4 Kuptimet e këtyre kohëve…......................................... 155 KREU VII. FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES 7.1 Format e pashtjelluara mbi bazën e pjesores….......... 163 7.2 Paskajorja me përdorimet e saj................................... 167 KREU VIII. FORMIMI I FOLJEVE 8.1 Folje të parme.............................................................. 176 8.2 Foljet e prejardhura me parashtesim............................ 176 8.3 Foljet e prejardhura me prapashtesim.......................... 177 KREU IX : PËRFUNDIME Përfundime ……………………….……………............. 179 Bibliografi …………….................................................... 192 Abstrakt IV PARATHËNIE Tema me titull” “Sistemi foljor në përmbledhjen “Visaret e Kombit” (Vëllimi II, Kângë Kreshnikësh dhe Legjenda)” është përzgjedhur si një tezë hulumtuese në nivel doktorature me qëllim që të zbulojë prirjet gjuhësore në sistemin foljor në folklor. Studiuesit kanë vënë re se gjuha e folklorit i përmbahet gjithandej një farë koineje mbidialektore1, që është fryt, pikërisht i atij procesi të gjatë konvergues. Meqënëse interesat tona shkencore dhe formimi ynë gjuhësor, përkatësisht njohja e nëndialekteve dhe e të folmeve të Veriut, kryesisht e gegërishtes veriperëndimore, variant i përdorur nga të dy mbledhësit, At Bernadin Palaj dhe At Donat Kurti, na jepte mundësi vëzhgimi në mikrostrukturë, menduam të kufizoheshim në studimin e strukturës foljore të kësaj vepre, duke u fokusuar kryesisht te Kângët e Kreshnikëve. Për arsyet e përmendura më lart, në realizimin e një përshkrimi dhe të një analizë sa më të plotë dhe të qartë të sistemit foljor të përdorur nga dy mbledhësit, At Bernadin Palaj dhe At Donat Kurti, kemi marrë në shqyrtim botimin origjinal të "Visareve të Kombit" Vëllimi II, Kângë Kreshnikësh dhe Legjenda, botuar në Tiranë nga Shtypshkronja “ Nikaj”, (Botimet e komisonit të kremtivet të 25 -vjetorit të vet – qeverimit 1912 – 1937). Duke vlerësuar dhe përvetësuar arritjet e studimeve të mëparshme lidhur me gegërishten veriperëndimore, nëpërmjet këtij punimi jemi përpjekur t’i plotësojmë ato, duke studiuar më gjerë sistemin foljor, në kategoritë morfologjike, ku jemi ndeshur me karakteristika specifike apo edhe me raste të izoluara të përdorimeve kohore. Interes për këtë vepër kanë shfaqur gjuhëtarë të ndryshëm, brenda dhe jashtë kufirit me studime, artikuj, trajtime edhe të përziera letrare e gjuhësore, të cilat në tërësinë e tyre na kanë dhënë një pamje të vlerave kombëtare të Këngëve të Kreshnikëve, apo siç është quajtur ndryshe Epos i Kreshnikëve apo Cikël i Kreshnikëve. Nga shqyrtimet mirëfilli gjuhësore, kemi dalë në përfundimin se janë të pakta trajtimet morfologjike për sistemin foljor të përmbledhjes "Visaret e Kombit II". Punimi i Prof. Gjovalin Shkurtaj "Disa dukuri të gjuhës së epikës legjendare"2, gjithashtu punimi i Mahir Domit "Çështje të gjuhës së epikës legjendare heroike sidomos në sintaksë"3, punimi i Prof. Kolë Ashtës "Elemente të lashta gjuhësore në këngët e kreshnikëve"4, artikulli i Bahri Becit "Rreth disa veçorive gjuhësore të këngëve tona epike"5, vepra e Prof. Shaban Demiraj "Gramatika historike e gjuhës shqipe",6 "Dialektologjia"7 e J.Gjinarit dhe Gj. Shkurtaj, gramatikat normative të sotme dhe ato historike na kanë shërbyer si mbështetje për të zgjeruar trajtimin tonë gjuhësor në lidhje me sistemin foljor të përmbledhjes "Visaret e Kombit" Vëllimi II. 1J.Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 1997, f.73. 2 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Çështje të folklorit shqiptar 3, Simpoziumi: Epika heroike shqiptare, 20-22 tetor 1983, Tiranë, 1987, f.292-295. 3 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Çështje të folklorit shqiptar 2, Tiranë, 1986, f.77-103. 4 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Çështje të folklorit shqiptar 3, vep. e cit., f.312 -317. 5 B. Beci, Rreth disa veçorive gjuhësore, pun. i cit. 6 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 1986; Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002. 7 J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, vep.e cit. V Objekti dhe qëllimi i studimit Objekti kryesor i këtij punimi është përshkrimi dhe analizimi i sistemit foljor në përmbledhjen "Visaret e Kombit" Vëllimi II, Kângë Kreshnikësh dhe Legjenda, (Mbledhë e redaktue nga At Bernadin Palaj dhe At Donat Kurti), si një prej rrugëve për të hedhur dritë mbi gjendjen dhe zhvillimin e sistemit foljor në të folmet e Mbishkodrës rreth viteve 20-40- të shekullit XX -të. Shtrirja territoriale e këngëve të Ciklit të Kreshnikëve, siç dëshmohet edhe në Hymje te "Visaret e Kombit" II i përkasin trojeve të Shqipërisë së Veriut: "Kângët, qi siellen rreth këtij kreshniku e rreth shokve të tij, nuk këndohen gjithkund; por kemi me i ndie posaçe në Malcí të Madhe, në Dugagjin, në Kosovë, në Pukë, në Dibër, në Ljare e