Hipnozë S. Basha
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Salih Basha HIPNOZË PËRVOJA TË NDRYSHME & SHEMBUJ PRAKTIKË www.dijahyjnore.ch www.sa-kra.ch www.syri3.com Redakturën, lekturën dhe korrekturën Hasan HAMËZBALAJ Recensent Daut DEMAKU Sabir KRASNIQI 2 Salih Basha HIPNOZË PËRVOJA TË NDRYSHME & SHEMBUJ PRAKTIKË St. Gallen 2002 3 4 PARATHËNIE “Lutja është lidhje direkte në mes Zotit dhe të të përkushtuarit.” “Dije se çdo gjë po ndodh për të mirën tënde.” “Çdo vuajtje, çdo dhimbje, çdo fatkeqësi ju formon dalngadalë në fytyrë të Zotit.” (Satyananda Paramhamsa) LEXUES TË DASHUR! Në këtë libër që e kam shkruar për ju, të cilët keni hyrë në rrugën e zhvillimit shpirtëror, mund të lexoni dhe të përvetësoni shumë përvoja të mia nga lëmi i hipnozës (shërimin me të), nga lëmi i zbulimit të magjisë së zezë (shërimin e tyre) - thjesht: përvoja okulte dhe mistike të larta. Ka shumë gjëra të cilat, si çdo mistik, nuk kam guxuar t‟i jap për publikim, se ato mbesin fshehtësi shpirtërore dhe nuk i jepen çdokujt. Ju që jeni në këtë rrugë, ju e kuptoni saktë, kurse ju që do ta arrini këtë zhvillim të lartë, do ta kuptoni më vonë. Ky libër, edhe pse është vetëm një pikë dije ndaj asaj që në realitet ekziston në ne dhe jashtë nesh, besoj se do të jetë një pikë nxitëse për zhvillimin tuaj më të lartë. Ky libër është i kuptueshëm për ata njerëz që janë të etshëm për dije jo të zakonshme, që kanë sëpaku pak njohuri për parapsikologji, magji, okultizëm dhe mistikë. Por për ata njerëz që janë plotësisht materialista dhe fare nuk besojnë në okulten, në të padukshmen, për ta mund të jetë e pakuptimtë dhe e papranueshme, edhe pse të gjitha ato që thuhen janë krejtësisht të vëtreta dhe drejtpërdrejt nga përvojat e mia dhe të rrethit apo të miqve me të cilët kam jetuar, si dhe të ndonjë autori të shquar botëror. Këta njerëz le ta dinë se truri i njeriut nuk është shfrytëzuar as 10%, kurse dija e shpirtit tonë është 5 e pakufishme dhe me realizimin e së Vërtetës, me zgjimin e Zotit në ne, jo vetëm që do t‟i dinim të gjitha gjërat në tokë, por ne do të gjenim dhe njihnim dijen e tërë universit, të çdo dimensioni që ekziston. Në këtë libër kam paraqitur fotografi orgjinale të punës sime, si dhe fotografi të tjera fantastike, qoftë të miat, që i kam pikturuar vetë, qoftë të autorëve të tjerë. Kam dhënë fjalë të urta, të miat origjinale, dhe të mistikëve botëror, si dhe të Resulullah (Avatar) Meher Babës. Në fund e kam dhënë edhe fjalorin e fjalëve të huaja dhe të panjohura, ashtu edhe të emrave me rëndësi, ku besoj se edhe kjo do t‟ju ndihmoj për ta kuptuar më mirë këtë libër. Ja çka thotë Resulullah (Avatar) Meher Baba në librin e tij “Zoti flet” për ata njerëz të cilët merren me artin e hipnozës dhe me përdorimin e saj për të mirën e njeriut: “Në qoftë se dikush i shfrytëzon fuqitë e ulëta okulte për qëllime të mira, ai i arrin fuqitë e larta okulte në jetën e ardhshme, pa përdorimin e ushtrimeve intensive tantrike. Ngjashëm me këtë, ai i cili e përdor talentin e vet në hipnozë për qëllime të mira e arrin llojin e lartë të fuqive okulte në jetën tjetër të ardhshme.” Autori St.Gallë -Zvicër, dhjetor 2001 6 FJALA RECENSENTIT Në cilësinë e recensentit të librit të Salih Bashës „Hipnozë: Përvoja të ndryshme, shembuj praktikë“ kam një drojë se nuk mund të jem sa duhet dhe sa e kërkon kjo punë – vlerësues objektiv. Sepse gjallim imi i përhershëm ka qenë dhe mbetet i zbatimit praktik të dijes teorike. Ky gjallim imi përputhet plotësisht me atë thënien e Gëtes, kur nënvizon: „Mendja e fuqishme që bën zbatimin praktik të dijes teorike është mendja më e mirë në botë.“ Prandaj, kur flas për këtë libër të Salih Bashës, që është i mbushur me aq shumë shembuj praktikë dhe me aq përvoja të ndryshme të ambientit shqiptar, me personazhe dhe me emra e mbiemra, patjetër më duhet ta përgëzoj autorin që ia dhuron lexuesit shqiptar një libër kaq të çmueshëm me vlera të larta. Autori ka punuar me përkushtim dhe dashuri të rrallë. Por është udhëhequr edhe nga një dije solide e këtij lëmi. Prandaj, urimet e mia dhe faleminderës për këtë libër- dhuratë! Daut Demaku 7 NË VEND TË PARATHËNIES Parapsikologjija, edhe pse një ndër lëmenjt më të vjetër në historinë e njerzimit, mjerisht, në hierrarkinë e shkencës empirike, ende nuk radhitet në vendin që meriton. Megjithatë, paraqitja e fenomeneve të ndryshme enigmatike, lë hapsirë që pushteti i sajë të ndjehet gjithkund, bile edhe më tekë skeptiket ! Hipnoza është njëra ndër degët e shumta në lëmitë e parapsikologjisë, e cila është edhe si urë lidhëse mes shkencës empirike (hipnoza njihet edhe si degë shkencore) edhe asajë alternative, si edhe një ndër fenomenet më bindëse për ekzistimin e veprimeve dhe ndikimit të sferës mistike. Dhe, pikrisht, ky libër që keni në duar, i autorit S.Basha, shpalosë në mënyrë transparente vetitë e përgjithshme të pushtetit të hipnozës, të pushtetit të forcës së dijës, pra, të pushtetit të parapsikologjisë, në vetë qenjen-njeri, si dhe rrethin në përgjithësi. Libri në fjalë, është edhe një thesar shumë i çmuar në pasurinë e vogël që posedon literatura shqipe në këtë lëmë, por njëkohsisht edhe libër, që do të jetë frymzues për shumë autor të rinj ; libër që do t`i ngjallë shpresat e shumë të pashpresëve ; libër që do t`ua ngritë besimin atyre që e kanë humbur…Autori S.Basha është munduar që në mënyrë kronologjike ta paraqes përvojën e vet shumëvjeqare, që ke arritur përmes formave të ndryshme, si teke ne në Kosovë, ashtu edhe në përëndim ( ku qe disa vite edhe gjendet me qëndrim). Për mes rasteve konkrete, autori sqaron në hollësi hapat e parë të tij në këtë lëmë deri tek sukseset e shumta që ka arritur në sherimin e shumë sëmundjeve për të cilat mjeksija aktuale është treguar e pa suksesshme, gjë që vërtetojnë vetë pacientet e sheruar. Është shumë e rëndësishme të cekët, se të gjitha rastet janë rastet autoktone e jo të marrura si shembuj nga autorët e huaj, që i hasim te shumë libra tjerë. Pra janë raste konkrete, si ato 8 eksperimentale, ashtu edhe ato me efekt mjekues, edhe me informacione të mjaftueshme, si për vendin edhe kohën e procesit, gjthashtu edhe për vetë indentitetin e pjesëmarrësve, gjë që ia ngritë madhështinë e këtij libri. Gjithashtu, autori S.Basha, është përpjekur që gjatë shkrimit të këtij libri ta përdorë një gjuhë sa më burimore, që të jetë sa më e kapshme për secilin, duke mos harruar që në fund të librit të jep edhe një fjalorth të fjalëve të huaja për ta zbërthyer sa më mirë kuptimin e secilit term që përdorët në brendi të këtij libri. Edhe pse titulli i librit lë të kuptohet se kemi të bëjmë me lëminë e hipnozës nga përvoja e vet autorit edhe nga shembujt praktik që i ka aplikuar ai, në lexim e sipër, lexuesit i afohet mundësija që të pasurohet edhe me njohuri të shumta të misticizmit në përgjithësi, të cilat autori i sqaron me një sens të posaqëm në rastet e duhura, për të cilat lexuesi do të bindet vet. Pasi që autori, S.Basha, posedon njohuri të thella në lëminë e parapsikologjisë ( që e vërtetojnë edhe mirënjohjet, çertifikatat e diplomat e shumta që i ka nga shumë institucione europiane), njohuri të cilat i ka brumosur me eksperiencë të gjatë praktije, shpresojmë se në të ardhmen do t`i përkushtohet edhe më shumë penës dhe do ti pasuroi biblotekat tona me njohuri të reja të parapsikologjisë që konsiderohen shumë të rëndësishme, si për individin në veçanti, ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi, si dhe do t`u kontribuojë institucioneve të ardhshme përkatëse të këtij lëmi, që shpresojmë se së shpejti do t`i kemi edhe ne shqiptarët. Kreuzlingen 2002 Sabir Krasniqi 9 DY FJALË PËR LIBRIN Bashkudhëtarë të nderuar në rrugën e njohjes, ju që keni etje ta njihni realitetin në sa më shumë përmasa, pa paragjykim, me shpirt të hapur e me dashuri të çiltër njerëzore - në dorë keni, padyshim, librin më interesant të këtij lloji nga të gjithë ata që deri më tani u botuan në gjuhën shqipe, qoftë si libra autorialë burimorë, qoftë si përkthime nga autorë të huaj. Libri i Salih Bashës „Hipnozë. Përvoja të ndryshme. Shembuj praktikë“ është një udhërrëfyes i mrekullueshëm për botën e madhe të dukurive mistike e parapsikologjike, i cili me një qartësi e thjeshtësi të veçantë ofron shpjegime (bazuar kryesisht në përvojat e drejtpërdrejta të autorit) për fenomenet e nduarndurta që qëndrojnë në kufijtë e së panjohurës e që lidhen me „zonën e muzgët“ të së ndërdijshmes sonë, aty ku çasja e vetëdijshme rëndom është në prag të së (pa)mundurës. Autori me një guxim të veçantë prezenton përvoja mistike nga më interesantet, që vijnë si rezultat i një periudhe të gjatë (më se 20 vjeçare) hulumtimesh me vetveten dhe me të tjerët. Një libër i mrekullueshëm që meriton vëmendje të veçantë. Prizren, maj 2003 Hasan HAMËZBALAJ 10 ZBULIMI I UJËRAVE NËNTOKËSORË, I VENDEVE POZITIVE DHE NEGATIVE ME ANTENAT “L”, ME LAVJERRËS DHE AUTOHIPNOZË “Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.” (Konfuçi) Ekzaminimi i energjive negative mbi hart në largësi. (fotografoi: Salih Basha) Gjatë punës fillestare në zhvillimin shpirtëror, interesim kryesor imi thuaja se ka qenë zbulimi i ujërave nëntokësorë dhe i kanaleve të padukshme për syrin e njeriut, zbulimi i energjive pozitive e negative si dhe i vendeve pozitive tokësore, i bjeshkëve që kanë fuqi të mëdha dhe i 11 energjive pozitive të atyre bjeshkëve.