Kosova, 44 (2019)
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI”- PRISHTINË KDU: 94 (05) K O S O V A 44 2019 PRISHTINË 2019 REDAKSIA: Prof.asoc.dr. Sabit SYLA (kryeredaktor), Prof.asoc.dr. Gjon BERISHA (sekretar i redaksisë), (anëtarë) Akademik Beqir META, Akademik Marenglen VERLI, Prof.dr. Pëllumb XHUFI, Prof.dr. Frashër DEMAJ, Prof.dr. Hamit KABA, Prof.asoc.dr. Bedri MUHADRI, Prof.asoc.dr. Teuta SHALA-PELI Redaktore gjuhësore: Shqipe Doda Korrektura: Teuta ZEQIRI – ALIU @2019 Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë Adresa e redaksisë: Prishtinë, Lagja Spitalit, p.n e-mail: [email protected] tel.: +383 38 512 392 THE INSTITUTE OF HISTORY “ALI HADRI” - PRISHTINA K O S O V A 44 2019 PRISHTINA 2019 PËRMBAJTJA-CONTENTS Teuta SHALA-PELI Prika dhe dhuratat në familjet arbërore me rastin e martesës (Gjysma e dytë e shek. XIV- shek. XV)...............................................9 Dowry and presents in albanian families on the occassion of marriage (Second half of the XIV – XV century).................................................20 Gjon BERISHA Baza ekonomike e Sanxhakut të Prizrenit në gjysmën e dytë të shek.XVI............................................................................................21 Economic basis of the Prizren Sancak in half of the 16th century....................................................................................................49 Paulin MARKU Zgjedhjet parlamentare në Perandorinë Osmane dhe reformat e qeverisë Xhonturke në viset shqiptare (1908-1912)..............................51 Parliamentary elections in the Ottoman Empire and reforms of the Young turks government in the albanian areas (1908-1912).................80 Marenglen VERLI Shqiptarët përballë ndërkombëtarëve në Paris, në mbyllje të konferencës së paqes (14 janar - 3 mars 1920)........................................................................81 The great powers diplomacy and the challenge of albanians in january 1920................................................................................................................104 Sali KADRIA Çështja e caktimit të kufijve shqiptaro-jugosllavë në vitet 1921- 1922......................................................................................................105 The question of the demarcation of the Albanian-Yugoslav borders in 1921-1922........................................................................................122 Albana MEMA Institucioni i këshillit të naltë (regjenca) në Shqipëri në vitet 1920-1924............................................................................................123 The Insitution of the higer council in Albania during 1920-1924............................................................................................141 Hasan BELLO Aspekte të parlamentarizmit Shqiptar në vitet 1925-1939...................143 Albanian parliamentary aspects in the years 1925-1939......................164 Hamit KABA Konflikti shqiptaro-sovjetik: vështrime të politikës greke...................165 Albanian-soviet conflict: overview of greek policy.............................188 Kujtim MILLAKU Roli i arsimit dhe ndikimi i tij në zhvillimin industrial të Kosovës gjatë viteve 1974-1990..................................................................................189 Role of education and its impact on the industrial development of Kosovo during the period 1974-1990..................................................200 Sedat KRYEZIU Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë i vitit 1986 dhe impakti i tij në ringjalljen e nacionalizmit serb....................201 The memorandum of Serbian Academy of Sciences and Arts, drafted in 1986 and its impact on the resurrection of Serb nationalism...........218 Mrika LIMANI- MYRTAJ Elementët gjeopolitike dhe gjenocidi në luftërat e fundit të ish- Jugosllavisë..........................................................................................219 Geopolitical elements and genocide in the yugoslav wars...................236 Miftar KURTI Zona operative e Shalës në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë (1998-1999)..........................................................................................237 Operational zone of Shala in the press Kosova and Albania (1998-1999)..........................................................................................250 KUMTESA Emine KALAJA-HAJDARI & Premtim ALAJ Trashëgimia arkeologjike e Mitrovicës................................................253 Luan TETAJ Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze në luftën kundër pushtimit osman në shek. XVII.......................................................................................259 Ilirjana KACELI & Alban DOBRUNA Idetë arsimore dhe shkolla shqipe gjatë viteve 1908-1910..................267 Fitim RIFATI Organizatat pararendëse të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (1913-1916)..........................................................................................277 MATERIALE DHE DOKUMENTE Jeton DOKO Gjendja e shqiptarëve katolikë në vitet gjatëdhjeta të shek.XX në Republikën e Maqedonisë sipas dy dokumenteve të arkivit shtetëror të Maqedonisë së Veriut...........................................................................289 RECENSIONE Skënderbeu: ideja dhe ndërtimi i shtetit, Pëllumb Xhufi, Tiranë: Dituria, 2019, 239 f., (Gjon BERISHA)..............................................299 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes, Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”, mbajtur në Prishtinë, më 16 tetor 2018), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 2019, 317 f., (Gjon BERISHA)......................................................................305 Gjenocidi serb në rajonin e Pejës (mars-qershor 1999), Teuta Shala- Peli, Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, 2019, 348 f., (Miftar KURTI)....................................................................................313 Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945-1991), aspekti kulturor dhe arsimor, Sevdail Demiri, Shkup, 2015, 245 f., (Kosovar BASHA)...............................................................................317 AKTIVITETE Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë gjatë vitit 2018 (Sabit SYLA & Gjon BERISHA)...............................................323 KUD: 347.62 :396.2 (496.5) “13/14” Teuta SHALA-PELI PRIKA DHE DHURATAT NË FAMILJET ARBËRORE ME RASTIN E MARTESËS (GJYSMA E DYTË E SHEK. XIV- SHEK. XV) Një element i rëndësishëm të cilit familjet arbërore gjatë mesjetës i kushtuan vëmendje e kujdes të veçantë me rastin e martesës ishin edhe prika, dhuratat si dhe privilegjet e ndryshme, të cilat bëheshin jo vetëm nga familjarët por edhe nga një rreth më i gjerë. Në mesjetë në trevat arbërore me rastin e martesës së vajzave praktikohej dhënia e prikës, e cila zakonisht jepej në formë të pasurisë së patundshme apo në të holla (perperë, heksagie). Dhënia e prikës praktikohej si nga familjet fisnike ashtu edhe nga shtresat e tjera të shoqërisë. Natyrisht se tek familjet fisnike arbërore vlera e prikës ishte më e madhe, ku zakonisht jepeshin teritore të caktuara. Qëllimi ynë në këtë punim është jo vetëm të prezantojmë apo të përmendim llojin dhe vlerën e prikës apo të dhuratave, por synim kryesor kemi, që duke marrë në shqyrtim disa shembuj aq sa na lejojnë dhe na ofrojnë të dhënat dokumentare, të vëmë në dukje rolin dhe rëndësin e tyre në martesë, ngase prika që i jepej vajzës ishte e drejt ekskluzive në radhë të parë e saj e pastaj edhe e bashkëshortit të saj që të përdorej sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, dhe si e tillë mund të ndikonte pozitivisht në gjendjen ekonomike të familjës. Prika zakonisht jepej nga prindërit, në munges të tyre nga vëllezërit si dhe ka raste kur prika jepej nga përsona të autorizuar, vlera e saj varej në radhë të parë nga gjendja ekonomike dhe rangu shoqëror i familjeve. Sa më e pasur ishte familja edhe prika që i jepej vajzës ishte më e madhe. Dokumente të shumta që i referohen kësaj çështjeje dëshëmojnë se përveç pasurive të patundshme dhe të hollave, për prikë jepeshin edhe orendi dhe gjëra të tjera me vlerë. 10 Teuta SHALA-PELI Në këtë aspekt, në vitin 1368 Luka nga Tivari, zgjedh që vajzës së tij, e cila po martohej me një raguzan ti jap për prikë një të tretën e pasurisë së tij të patundshme.1 Më 4 shkurt të vitit 1400 Mark Thani nga Ulqini, dëshmon se ka marrë në dorzim si prikë të gruas së tij tetëqind perperë, dhe njëqind heksagie2, ndërsa Marince Bratoslaviq nga Ulqini, më 7 gusht të vitit 1400 dëshmon se si prikë të gruas së tij Julianës, bijës së Kobellë de Barrullo, banuese e Raguzës, ka marrë pesëdhjetë perperë të mëdha, dhe një krevat me orendi të tjera të çmuara si dhe njëzet perperë.3 Edhe Tomko Ratmanoviq, i quajtur Vella, më 23 shkurt të 1401 dëshmon se si prikë të gruas së tij Katrinës, bijës së Marincës nga Tivari, ka marrë pesëqind perperë.4 Një formë e tillë e dhënies së prikës vazhdoi edhe në vitet në vijim në fillim të shekullit XV. Siç dëshmojnë dokumentet e kësaj periudhe, me 10 nëntor 1401, Nikolla bënë dëshmi se si prikë për gruan e tij Perves, bijën e Milutinit nga Ulqini, mori nga babai 1 L.Tholloczy-C.Jericek- E.Sufflay, Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, vol. II,Vindobonae 1913-1918, ribotim në Prishtinë nga Ekskluzive 2002, 251 (më tej: Acta Alb.): “Ego quidem Luchas filius Nichi de Golebo de Antibaro confiteor, quod Nicus pater meus dabit et assignabit hinc ad menses sex Bochde de Boehdanelo tertiam partem omnium bonorum eius stabilium