Formation Des Enseignants D'histoire
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të Nga Robert Stradling Opinionet e shprehura në këtë punim janë ato të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikën zyrtare të Këshillit për Co-operim Kulturor apo atë të Sekretariatit. Një vështrim në shekullin e XX1 Nëqoftëse do të më duhej t’i bëja një përmbledhje shekullit të XX-të, do të thoja se ai ngjallii si asnjëherë shpresat më të mëdha të përshkuara nga humanizmi dhe shkatërroi gjithë iluzionet dhe idealet. Yheudi Menuhin (muzikant) Historianët nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Shekulli i XX-të është për mua çdo lloj përpjekje për ta kuptuar dhe rivlerësuar atë. Franco Venturi (historian) * * * Këshilli i Evropës u krijua në 1949 për të arritur bashkimin më të madh midis demokracive parlamentare Evropiane.Ai është një nga institucionet më të vjetra politike Evropiane dhe ka 43 shtete anëtare,2 duke përfshirë këtu 15 anëtaret e Bashkimit Evropian. Ai është organizmi më i gjerë ndërqeveritar dhe ndërparlamentar në Evropë dhe e ka qendrën e tij në Strasburg. 1 Nxjerrë nga Eric Hobëm në Age of extremes: the short twentieth century, Abacus, London, p.2.Origjinali është marrë nga Paulo Agosti dhe Giovanna Borgese, Rittrati e parole di centosei protagonisti del Novecento, Turin,1992, pp.2,160 2 Shqipëria, Andora, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Latvia, Liteshtejni, Lituania, Luksenburgu, Malta, Moldavia, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Federata Ruse, San Marino, Republika Sllovake, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, “ish republika Jugosllave e Maqedonisë”, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar. 1 Përveç se me çështjet e mbrojtjes kombëtare të përjashtuara nga puna e Këshillit të Evropës, organizmi ka aktivitete në fushat e mëposhtëme:si ajo e demokracisë; e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; të medias dhe komunikimit; të punëve sociale dhe ekonomike; arsimit, kulturës, traditave dhe sportit; rinisë; shëndetit; mjedisit, planifikimit rajonal, demokracisë lokale dhe bashkëpunimit legal. Konventa Kulturore Evropiane u ratifikua në 1954. Ky traktat ndërkombëtar është i hapur për vëndet Evropiane që nuk janë anëtarë të Këshillit të Evropës, dhe i mundëson ato të marrin pjesë në programet e Këshillit mbi arsimin, kulturën, sportin, rininë.Deri tani, 47 shtete kanë pranuar Konventën Kulturore Evropiane; Këshilli i Evropës ka shtete me anëtarësim të plotë plus Armeninë, Azerbaxhanin, Bjollorusinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Holi Si dhe Monakon. Këshilli për Co-operimin Kulturor (CDCC) është përgjegjës për punën e Këshillit të Evropës mbi arsimin dhe kulturën.Katër komitete të specializuara - si Komiteti i Arsimit, Komiteti mbi Kërkimet dhe Arsimin e Lartë, Komiteti i Kulturës dhe Komiteti i Trashëgimisë Kulturore ndihmojnë CDCC të ndjekë detyrat e tij sipas Konventës Kulturore Evropiane.Përveç kësaj ka një lidhje të ngushtë pune midis CDCC dhe konferencave të përhershme të ministrave Evropianë përgjegjës për arsimin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Programet e CDCC janë një pjesë integrale e punës së Këshillit të Evropës dhe, si edhe programet në sektorët e tjerë, ato kontribojnë në realizimin e tri objektivave kryesore të politikës së Organizmit: • mbrojtja, riforcimi dhe rritja e të drejtave dhe lirive themelore të demokracisë pluraliste; • rritja e ndërgjegjësimit për identitetin evropian; • Kërkesa për reagime të njëjta ndaj sfidave të mëdha që po përballon shoqëria Evropiane. Programi arsimor i CDCC mbulon shkollën dhe arsimin e lartë. Sot ka projekte mbi arsimin për edukimin qytetar, historinë, gjuhët moderne, lidhjet dhe shkëmbimet shkollore, politikat arsimore, trajnime për stafin arsimor, reformën e legjislacionit mbi arsimin e lartë në vëndet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, njohjen e kualifikimeve, të mësuarit në distancë për barazi dhe kohezoin social, studime evropiane për qytetari demokratike, shkencave sociale dhe sfidimin e tranzicionit. * * * LËNDA 2 Udhëzues për lexuesin Parathënie Pjesa e parë Tema dhe çështje historike Kapitulli 1 Hyrje Kapitulli 2 Dimensioni Evropian në mësimdhënien e Historisë Kapitulli 3 Qëndrime mbi çështje të përzgjedhura Kapitulli 4 Qëndrime mbi tema të përzgjedhura Pjesa e dytë Metoda dhe qëndrime Kapitulli 5 Hyrje Kapitulli 6 Zhvillimi i aftësive dhe koncepteve Kapitulli 7 Çështje të ndjeshme dhe të debatueshme Kapitulli 8 “Të lexuarit” e materialit të arkivuar pamor Kapitulli 9 Përdorimi i imitimeve dhe lojës së rolit Kapitulli 10 Multiperspektiteti në mësimdhënien e Historisë Kapitulli 11 Mundësitë e të mësuarit jashtë shkolle Kapitulli 12 Përdorimi i teknologjive të reja; Historia në internet Kapitulli 13 Mënyra mësimdhënieje dhe të mësuari Pjesa e tretë Burime dhe mjete Kapitulli 14 Hyrje Kapitulli 15 Historia gojore Kapitulli 16 Përdorimi i burimeve të shkruara bashkëkohore Kapitulli 17 Televizioni si një burim Kapitulli 18 Vlerësimi i teksteve të historisë Kapitulli 19 Vlerësimi i teknologjive të reja Apendikse Apendiks 1 Kontaktet dhe informacioni Apendiks 2 Projekt “Të mësuarit dhe mësimdhënia e Historisë së Evropës e shekullit të 20-të” 3 UDHËZUES PËR LEXUESIN Autori ka përdorur foto dhe një numër kutish me tekst për përdorim në klasë. Në varësi nga gjatësia e tyre, disa janë futur në pjesët kryesore të kapitujve, të tjerat janë në fund. Ky udhëzues synon të ndihmojë lexuesin t’i gjejë ato shpejt sipas titullit. Kapitulli 3 Qëndrime mbi çështje të përzgjedhura Kutia 1 Forcat ushtarake britanike në shekullin e 20-të, fq. 41 Kutia 2 Një linjë kohore mbi Historinë Evropiane për periudhën 1918-1939-të, fq. 51-55 Kutia 3 Një qëndrim krahasues për mësimdhënien mbi fashizmin, fq. 56-57 Kutia 4 Shpërbërja e e Bashkimit Sovjetik; një kronologji e kundërt, fq. 58-61 Kutia 5 Prishja e aleancës së kohës së luftës midis Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë; fillimi i Luftës së Ftohtë, fq. 62-64 Kutia 6 Të dhëna burimore origjinale të rritjes së mosbesimit midis ish aleatëve në periudhën e pas luftës, fq. 65 Kutia 7 Spirali i rënë i depresionit ekonomik, fq. 66 Kutia 8 Skicimi i diagramës së lidhjeve; depresioni ekonomik në vitet 1930-të, fq. 67 Kapitulli 4 Qëndrime mbi tema të përzgjedhura Kutia 1 Tipet e lëvizjes nacionaliste 1800-2000, fq. 75 Kutia 2 Dinamika e lëvizjes së migrantëve ekonomikë në Evropën e shekullit të 20- të fq. 78 Kutia 3 Valët e migracionit evropian në shekullin e 20-të, fq. 84-86 Kapitulli 7 Çështje të ndjeshme dhe të debatueshme Kutia 1 Irlanda e Veriut dhe “Trazirat”- shëmbull i çështjes së ndjeshme e të debatueshme, fq. 107-109 Kutia 2 Holokausti- shembull i çështjes së ndjeshme, fq. 110-111 Kapitulli 8 “Të lexuarit” e materialit të arkivuar pamor Kutia 1 Shembuj të fotografive që kanë ndihmuar për të formuar imazhin tone për Evropën e shekullit të 20-të, fq. 116 Kutia 2 Kuadri mbi analizimin e fotografive historike. fq. 120-121 Fotografitë: Përfytyrimet e Luftës së Parë Botërore, fq. 122 Kutia 3 Kuadri mbi analizimin e filmave vizatimorë historikë, fq. 125-127 4 Kapitulli 10 Multiperspektiviteti në mësimdhënien e Historisë Kutia 1 Çifutët në Pragë, fq. 145 Kutia 2 Listë kontrolli e nxënësve për të vlerësuar trajtimin nga teksti të një ngjarjeje historike , fq. 148 Kutia 3 Përgjigja algjeriane ndaj politikës koloniale franceze (1936-1939), fq. 154-155 Kutia 4 Reagimet e medias, ndaj tensionit në rritje në Qipro në v.1997, fq. 155- 156 Kutia 5 Si ngjan ajo nga këndvështrimi i dikujt tjetër ?, fq. 157 Kapitulli 11 Mundësitë e të mësuarit jashtë shkolle Kutia 1 Italianët në Skoci, fq. 162 Kutia 2 Një vizitë në varrezat e dëshmorëve të Luftës së II Botërore, fq. 164 Kutia 3 Ndërtuesit e bunkerëve, fq. 167 Kutia 4 Puna e Departamentit të Edukimit në Muzeun e Shkencës dhe Industrisë, në Mançester, fq. 168 Kutia 5 Muzeumet e shkollës dhe mësimdhënia e historisë, fq. 170-173 Kapitulli 12 Përdorimi i teknologjive të reja: historia në internet Kutia 1 Shkaqet kryesore të krizës në Ballkan, fq. 182 Kutia 2 Afishet propagandistike në Luftën e Parë Botërore, fq. 185 Kutia 3 Revolucioni Rus në Internet, fq. 186 Kapitulli 15 Historia gojore Kutia 1 Një rast studimi i dëshmisë gojore të harruar fq. 218 Kutia 2 Realiteti historik është kompleks dhe i gjithëanshëm fq. 220 Kutia 3 Vlerësimi i një interviste të regjistruar apo shkruar, fq. 225 Kapitulli 16 Përdorimi i burimeve të shkruara bashkëkohore Kutia 1 Dëshmia e Herman Georges, fq. 237 Kutia 2 Burimet dytësore mbi Paktin Sovjeto-Gjerman, Gusht 1939, fq. 241 Kutia 3 Slloganet politike si një burim historik, fq. 241 Kutia 4 Kuadri mbi analizimin e burimeve të shkruara, fq. 242-244 Kutia 5 Informacion diplomatik nga Princi Liknovski, fq. 244-245 Kutia 6 Burime mbi përgjegjsinë shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, fq. 246 Parathënie 5 Zhvillimet më të fundit në mësimdhënien e Historisë Evropiane të shekullit të XXtë Gjatë më tepër se 25 vjetët e fundit, trajtimi brënda kurrikulës shkollore i historisë së shekullit 20-të në përgjithësi dhe i Historisë Evropiane në veçanti, ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në shumicën e shkollave të mesme evropiane.Balanca e mësimdhënies midis historisë moderne, të hershme dhe asaj të mesjetës ka ndryshuar. Në vitet 1950 pjesa më e madhe e programeve të historisë ishin ndërprerë qysh në vitet 1914 ose 1918. Duke filluar nga vitet 1970 shumica e programeve të historisë në Evropën Perëndimore përfshinin Luftën e I Botërore , ngjarjet kyçe dhe zhvillimet gjatë viteve të Luftës, Luftën e Dytë Botërore, rindërtimin e pas luftës