Politikat Publike Dhe Qeverisja
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
POLITIKAT PUBLIKE DHE QEVERISJA Bekim Baliqi BEKIM BALIQI POLITIKAT PUBLIKE DHE QEVERISJA 1 Të drejtat autoriale të shumëfishimit i mban autori dhe Fondacioni Konrad Adenauer, dhe lejohen vetëm me shkresë konfirmimi nga ana e tyre. Çfarëdo shkelje eventuale do të qon në përgjegjësi ligjore. Bekim Baliqi © Prishtinë, Shtator 2017 2 Impresum Titulli: Politikat Publike dhe Qeverisja Botues: Fondacioni-Konrad-Adenauer në Republikën e Kosovës Autor: Bekim Baliqi Recensent: Adem Beha Lektor: Ismet Bitik Koordinimi: Johannes D. Rey Shtypi dhe dizajni: Shtypshkronja A1 Tirazhi: 500 ekzemblarë Publikimi mund të shkarkohet falas në: http: //www.kas.de/Kosovo Vërejtje: Qëndrimet e prezantuara në këtë libër janë pikëpamje personale të autorit dhe ato nuk paraqesin patjetër qëndrimet e Fondacionit- Konrad-Adenauer. Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovë “Pjetër Bogdani” 32:351 Baliqi, Bekim Politikat publike dhe qeverisja / Bekim Baliqi. – Prishtinë: Fondacioni- Konrad-Adenauer, 2017. – 377 f. ; 25 cm. Parathënie: f. 10-14. – Literatura: f. 359-376 ISBN 978-9951-8871-5-1 3 PËRMBAJTJA PARATHËNIE 10 RECENSION 14 1. HYRJE 15 PJESA E PARË - Politika dhe Publikja 2. KONCEPTI I POLITIKËS DHE I PUBLIKËS 20 2.1- KONCEPTI DHE DIMENSIONET E POLITIKËS 20 2.2- KONCEPTI I PUBLIKËS 27 2.3- KONCEPTI I POLITIKAVE PUBLIKE 35 3. SHKENCA POLITIKE DHE STUDIMI I POLITIKAVE 41 3.1- ZHVILLIMI I SHKENCËS POLITIKE 41 3.2- ZHVILLIMI I STUDIMEVE TË POLITIKAVE 54 3.3- TIPOLOGJIA E POLITIKAVE PUBLIKE 63 3.4- SHOQËRIA, SHTETI DHE POLITIKAT 70 PJESA E DYTË - Aktorët Politikbërës 4. KU FORMOHEN POLITIKAT? 82 4.1- QEVERIA 85 4.2- INSTITUCIONET NDËRQEVERITARE 90 4.3- ADMINISTRATA PUBLIKE 94 4.4- PARTITË POLITIKE 101 5. AKTORËT TJERË NDIKUES 107 4 5.1- INSTITUTET KËRKIMORE 107 5.2- GRUPET E INTERESIT 113 5.3- SHOQËRIA CIVILE 120 5.4- ROLI I BASHKËSIVE 127 PJESA E TRETË - Qasjet dhe Metodat 6. QASJET TË POLITIKAVE PUBLIKE 138 6.1- QASJA NDAJ ELITAVE 140 6.2- QASJA E SISTEMEVE POLITIKE 146 6.3- QASJA INSTITUCIONALISTE 151 6.4- QASJA E ZGJEDHJES RACIONALE 155 7. METODAT E STUDIMIT TË POLITIKAVE 160 7.1- METODA KRAHASUESE E POLITIKAVE 167 7.2- RASTET STUDIMORE 173 7.3- ANKETAT 175 7.4- PLANIFIKIMI I HULUMTIMIT TË POLITIKAVE 180 PJESA E KATËRT - Politikbërja 8. PROCESI I POLITIKBËRJES 184 8.1- CAKTIMI I AGJENDËS 186 8.2- FORMULIMI I POLITIKAVE 194 8.3- VENDIMMARRJA 197 8.4- ZBATIMI 202 5 8.5- EVALUIMI 212 9. ANALIZA E POLITIKAVE 221 9.1- ANALIZUESIT E POLITIKAVE 231 9.2- SFIDAT E ANALIZIMIT TË POLITIKAVE 234 9.3- KONTEKSTI 236 9.4- INFORMIMI DHE LLOGARIDHËNIA 240 9.5- HARTIMI I RAPORTIT 245 PJESA E PESTË - Qeverisja 10. POLITIKAT PUBLIKE GLOBALE 253 11. QEVERISJA 259 11.1- NGA ADMINISTRIMI NË QEVERISJE 259 11.2- FORMAT E QEVERISJES 266 11.3- MENAXHIMI PUBLIK 283 11.4- PARTNERITETI PUBLIKO-PRIVAT 289 12. PLANIFIKIMI I POLITIKAVE 294 12.1- KËSHILLIMI 303 12.2- AVOKIMI 308 PJESA E GJASHTË - Rast Studimor në Kosovë 13. POLITIKA E ARSIMIT NË KOSOVË 315 13.1- HYRJE 315 6 13.2- STRUKTURA INSTITUCIONALE DHE DEMOGRAFIKE 318 13.3- KORNIZA LIGJORE DHE STRATEGJITE 323 13.4- KRAHASIMI NDËRKOMBËTAR I POLITIKAVE ARSIMORE 327 13.5- ARSIMI I LARTË 332 13.6- REKOMANDIMET 341 14. PËRFUNDIM 344 FJALOR I TERMAVE 350 SHTOJCA 356 LITERATURA 359 7 Lexues të nderuar, Kosova ende përballet me sfida të mëdha të zhvillimeve të gjithëmbarshme. Prandaj, ajo ka një nevojë të madhe për gjenerata të reja të cilat do të jenë të gatshme të udhëheqin dhe avancojnë proceset dhe politikat e vendit. Që nga viti 2007, kur Fondacioni-Konrad-Adenauer ka hapur zyrën në Kosovë, fokusi i punës sonë kanë qenë të rinjtë e talentuar dhe motivuar për të bërë ndryshime pozitive në vend. Për këtë arsye, ne kemi pranuar dhe përkrahur propozimin për botimin e këtij libri nga z. Bekim Baliqi, profesor i Shkencës Politike. Vlerësojmë përpjekjet e z.Baliqi për të sjellur para jush një libër i cili do të ju shërbej të njihni më mirë politikat publike dhe qeverisjen. Libri që keni para jush, i ndarë në disa pjesë është një material i rëndësishëm për hapjen e horizonteve të reja për studimin e mëtejmë të këtyre fushave të rëndësishme. Për ne është e rëndësishmë po ashtu fakti që ky libër është i pari në gjuhën shqipe në këtë format që trajton fushën e politikave publike. Si organizatë mike e Kosovës, ne ju inkurajojmë që të angazhoheni sa më shume politikisht përmes partive politike, organizatave të shoqërisë civile dhe në forma tjera për të sjellur në jetë ide dhe frymë të reja për vendin tuaj. Zyra jonë në Prishtinë do të jetë gjithmonë e hapur për profesionistë të rinjë me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta. Përmes programit tonë të bursave ne kemi përkrahur deri më tash më 8 shume se njëqind të rinjë të fushave të ndryshme ndërsa jemi të përkushtuar që të vazhdojmë në këtë drejtim. Ju dëshirojmë lexim të këndshëm. Johannes D. Rey, Shef i Fondacionit-Konrad-Adenauer, zyra në Kosovë dhe Maqedoni Granit Tërnava, Menaxher i programit, Fondacioni-Konrad- Adenauer, zyra në Kosovë 9 PARATHËNIE Përpilimi i këtij libri, ka ardhur si rezultat i nevojës dhe përpjekjës së kahershme, që të kontribuohet në kuptimin, studimin dhe përmirësimin e politikave publike dhe të qeverisjes. Veçanërisht për shtetet dhe shoqëritë në tranzicion, ku mjaft sipërfaqësisht diskutohen dhe analizohen politikat, e aq më pak mirëfilli krijohen politika të duhura publike. Kur i shtohet kësaj edhe nevoja e plotësimit të boshllëkut të literaturës në gjuhën shqipe për studentët dhe studiuesit e rinj në një fushë specifike, siç është politika publike dhe hulumtimi i qeverisjes, atëherë kjo përpjekje del thuaja si imperativ i kohës. Në përgjithësi si çdo disiplinë shkencore edhe shkenca politike, dhe në veçanti studimi i politikbërjes dhe qeverisjes, kërkon fillimisht njohjen e koncepteve dhe modeleve thelbësore si dhe ngritjen e aftësive analitike e kritike të kësaj fushe hulumtuese. Kjo vlen veçanërisht për analizat e politikave publike, fushë kjo hulumtuese që synon të pajisë studiuesit me kuadrin analitik, njohuritë dhe qasjet themelore për studimin dhe zhvillimin e duhur dhe të mëtejshëm të kësaj fushe studimore. Mungesa e theksuar e literaturës përkatëse, studimeve dhe analizave shkencore në këtë disiplinë, relativisht të re në këto treva, është edhe një faktor tjetër shtesë që pamundëson konsolidimin e zhvillimin e mirëfilltë të kësaj fushe shkencore. Shpresoj se ky libër, do të kontribuoj sadopak në drejtim të avancimit të saj. 10 Në këtë libër do të shtjellohen dimensionet kryesore në studimin e qeverisjes dhe politikave publike, siç është trajektorja historike dhe zhvillimi i disiplinës, raportet me fushat dhe nën-fushat kryesore të studimit të saj si dhe shumë aspekte thelbësore lidhur me politikat dhe qeverisjen. Ky libër përpiqet të njoftoj e udhëzoj lexuesit dhe studiuesit me konceptet themelore në shkencat politike, diskutimin e rëndësisë së tyre në të kuptuarit e çështjeve politike, duke ndërlidhur konceptet teorike me modelet e ndryshme të analizimit dhe aplikimit të tyre. Libri është shkruar jo vetëm për të përshkruar dhe ofruar informata rreth kësaj fushe apo aspekteve kryesore të saj, por edhe të nxitë mendimin e pavarur dhe kritik. Gjithashtu, synon që të sfidojë lexuesit me çështje për të cilat ata do të duhej të thellohen tutje në analiza dhe në gjetjen e argumenteve shkencore. Duke ligjëruar me vite të tëra lëndët nga kjo fushë, shpeshherë kam arritur që të frymëzohem nga bashkëbisedimi me studentët dhe gatishmërinë e tyre që të njohin, analizojnë, por edhe të ndikojnë në politikat e ndryshme publike. Gjithashtu, edhe zhgënjimi nga mungesa e njohurive konceptuale, shkathtësive analizuese, por shpesh edhe vullnetit të mangët të politikbëresve që të përfshijn ekspertizën shkencore, më kanë nxitur që t’i përvishem një pune aspak të lehtë. Qëllimi tjetër dhe shtesë, është që kjo fushë studimi të njihet më shumë e më mirë. Sikurse, të ndikoj në krijimin e ekspertizës, aq shumë të nevojshme për zhvillimin e shtetit dhe politikave të tij, veçanërisht të një shteti të ri siç është Kosova. Publikimet, kërkimet shkencore dhe punimet e shumta, që janë 11 çdo herë e më të avancuara dhe më të profilizuara në sektorë, raste dhe vende të ndryshme, më motivuan edhe më shumë që të bëj një kontribut, sado modest, në hapjen e shtigjeve të reja në zhvillimin e kësaj fushe studimore. Shumica e librave, në parathënien e tyre, një hapësirë të konsiderueshme i dedikojnë mirënjohjeve për persona apo institucione të caktuara, që ndihmuan apo përkrahën punimin dhe botimin e tyre. Së këndejmi libri u dedikohet të gjithë atyre që janë kureshtarë në politikbërje e qeverisje, por edhe atyre që me punën e tyre, qoftë si analizues apo edhe si vendimmarrës, në një mënyrë apo tjetër, mund t’iu hyn në punë praktike. Meqë, unë kam shumë kënd që të falënderoja për ndihmën dhe frymëzimin për të punuar në këtë libër, nuk do të ndalem në leximin e emrave të përveçëm, qoftë të individëve apo të organizatave, që në një mënyrë apo tjetër mundësuan daljen në dritë të punimit. Duke qenë i vetëdijshëm që çdoherë ka mundësi për përmirësime dhe plotësime, ky libër është konceptuar më shumë si libër hyrës dhe udhëzues për studimet e ardhshme empirike. Prandaj, edhe duhet të kuptohet si kontribut në këtë fushë studimi shumë të rëndësishme të shkencës politike, por njëkohësisht mjaft të neglizhuar në mjediset shqipfolëse. Duke pasur parasysh këtë fakt, ftohen lexuesit që të konsultojnë literaturën shtesë dhe mjaft të pasur në gjuhë të tjera, në rend të parë atë në gjuhën angleze, në mënyrë që të avancohen tutje profesionalisht dhe të thellojnë njohuritë e tyre rreth kësaj fushe, që shërben, thënë në mënyrë figurative, edhe si laborator politik për studime e analiza të politikave dhe të qeverisjes.