Media Në Shqipëri, Përpara Pasqyrës Media Në Shqipëri, Përpara Pasqyrës Media Në Shqipëri, Përpara Pasqyrës
MEDIA NË SHQIPËRI, PËRPARA PASQYRËS MEDIA NË SHQIPËRI, PËRPARA PASQYRËS MEDIA NË SHQIPËRI, PËRPARA PASQYRËS 1 77 Të dashur lexues, Në dt.24 Nëntor 2017, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) me mbështetje të organizatës suedeze Civil Rights Defenders organizoi konferencën “Media në Shqipëri përpara pasqyrës”. Qëllimi i konferencës ishte vendosja e medias para pasqyrës për të diskutuar problematikat dhe sfidat me të cilat po përballet media dhe gazetarët në vendin tonë. Zakonisht gazetarët ndjekin dhe pasqyrojnë aktivitetet e terrenit, ndërkohë që problematikat që ekzistojnë për lirinë e shprehjes në Shqipëri nuk kanë patur vëmendjen e mjaftueshme të komunitetit të gazetarëve dhe rrje- dhimisht edhe të publikut, i cili ka si burim kryesor informimi median. Situata e aktuale e medias në Shqipëri u trajtua në këndvështrime reale dhe kritike në shumë dimensione nga të ftuarit e kësaj kon- ference, mes të cilëve ambasadorë dhe përfaqësues të trupës diplomatike në vendin tonë, drejtues të redaksive të lajmeve, studiues e pedagogë të gazetarisë, juristë e përfaqësues të shoqërisë civile. Me një larmi temash, të ftuarit analizuan problemet më të mëdha me të cilat përballet tregu mediatik sot, duke evidentuar edhe ndikimin e trendit global i cili ka shënuar regres në drejtim të respektimit të fjalës së lirë por gjithashtu edhe ndikimin e zhvillimit të epokës digjitale, të lidhjeve të papërshtatshme të interesave të biznesit dhe politikës me median. Në fokus të kësaj konference ishte edhe nevoja për një respektim më të mirë të të drejtave të gazetarëve, një pjese e të cilëve punon në informalitet, kufizohen për shkak të linjës editoriale dhe ndikimit të pronarëve të medias në transmetimin e fjalës së lirë dhe analizës profesionale.
[Show full text]