Toleranca Fetare E Shqiptarëve Në Zigzaget E Historisë
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
KAHREMAN ULQINI TOLERANCA FETARE E SHQIPTARËVE NË ZIGZAGET E HISTORISË Trajtim etnologjik-historik Shkodër, 2016 Faqosja e kopertina Denik Ulqini Shtëpia Botuese Fiorentia ISBN 978-9928-191-34-2 Copyright © Autori ORËS SË AMSHUEME TË SHQIPTARIT IA KUSHTOJ Pasqyra e lëndës 1. Lista e fotografive ...........................................................................7 2. Parathënie .......................................................................................11 3. Hyrje ................................................................................................21 4. Toleranca fetare në familjen fshatare .........................................31 5. Dukuri të tolerancës fetare në doke ...........................................47 6. Roli i tolerancës fetare në funksionimin e organizimit të vjetër shoqëror ..........................................................................63 7. Toleranca fetare tek popullsia qytetare ......................................79 8. Toleranca fetare në shqiptarizëm ...............................................91 9. Përmbyllje ....................................................................................113 10. Shtojcë ..........................................................................................119 11. Burime ..........................................................................................173 12. Botime ..........................................................................................177 13. Antroponime, emra familjesh, fisesh, toponime, etj. ...........189 Lista e fotografive 1. Fra Lovro Mihačević, provinciali i parë i provincës françeskane Shqiptare ..................................................................34 2. Familje nga Bregu i Drinit (Shkodër) ........................................37 3. Fotografi e bërë në Shkodër më 1868 me rastin e varrimit të Bibë Dodës (Foto Pjetër Marubi) ...........................................41 4. Stoli argjendi me gjysmë hëne e kryq që mbanin nuset katolike në Malësi të Madhe (foto e bërë nga Mery Edith Durham) ...................................................................57 5. Motivi i shqiponjës i qëndisur në kllef të jastëkut dhe në dujq të kalit të nuses myslimane (Malësia e Gjakovës) ............58 Hajmali argjendi, stoli e nuseve zadrimore. ..............................60 6. Osja i Falltores gaztor e bejtexhi në mes të dy të rinjve katolikë. (Foto Pjetër Marubi) ....................................................83 7. Ahengxhinj shkodranë: Hila i Files, Jak Kakarriqi, Sulejman Bogu e Simon Shpori. (Foto Pjetër Marubi) ............84 8. Kupe Dania. (Foto Pjetër Marubi) .............................................89 9. Mehmet Frashëri (vëllai i Abdylit, Naimit e Samiut) dhe Kel Marubi, Shkodër më 1911. (Foto Pjetër Marubi) ............90 Naum Veqilharxhi, nismëtar i shqiptarizmës dhe dëshmor i saj ..................................................................................................94 10. Hasan Tahsini ................................................................................96 11. Pashko Vasa ....................................................................................98 12. Naim Frashëri ..............................................................................101 13. Papa Kristo Negovani ................................................................103 14. Fan. S. Noli ..................................................................................106 15. Vehbi Agolli (Dibra) ...................................................................110 16. Atë Luigj Palaj .............................................................................111 Toleranca fetare e shqiptarëve në zigzaget e historisë 9 “Në asnjë vend të botës nuk gjenden njerëz të besimeve të ndryshme që të jetojnë në një miqësi dhe në një harmoni të tillë me atë që jetojnë shqiptarët myslimanë e të krishterë. Madje as në kohët e barbarisë më të thellë, kurrë nuk janë shënuar në Shqipëri grindje, luftëra, as masakra të shkaktuara nga dallime fetare”. Abdyl Frashëri 1878 Parathënie Toleranca fetare e shqiptarëve në zigzaget e historisë 13 “... ideali për një historian mbetet që as të mos idealizojë, as të mos dënojë, por vetëm të përpiqet të kuptojë qëndrimet dhe vlerat e paraardhësve tanë”1 Peter Burke Tashmë është bërë e qartë se tekstet e Historisë së Popullit Shqiptar, qofshin të nivelit shkollor ose akademik, të shkruara nga të huaj apo nga vendas, autorë të ndryshëm të vjetër apo bashkëkohës, trajtojnë bëma e ngjarje sipas kronologjisë e tematikave të përzgjedhura në pajtim me botëkuptimin e tyre, ndërsa anashkalohet ndikimi i traditave, posaçërisht i veçorive qenësore etnike në jetën e përditshme, në praktikat fetare, në veprimtaritë shoqërore, kulturore, etj. Nuk parashtrohen përgjithësime të karakterit etnologjik për ndryshimet e 1 Peter Burke, Kultura popullore në Evropë në fillimet e kohës së re, përktheu Serzh Qesteri, Ceu, Arbri, fq. XV. 14 KAHREMAN ULQINI mëdha e rrjedhimet që solli kalimi i ilirëve paganë në të krishterë, i arbërve nga të krishterë në myslimanë. Ndërmarrja e hulumtimeve rreth tolerancës fetare të shqiptarëve kërkon që faktet, argumentet, analizat, shkoqitjet e të dhënave dhe metodat e punës të jenë të afërta me ato të disa disiplinave shkencore si historia, etnologjia e sociologjia. Mesjeta paraturke ka mbetur muzg përsa i përket njohjes së mjaftueshme të rrethanave etnike e fetare. Historiani Dritan Egro e ka gjykuar kohën e sundimit osman në vendin tonë si një nga periudhat më të gjata, më komplekse e më të dokumentuara2. Burimet arkivore të këtyre pesë shekujve (XV-XIX) sjellin dëshmi edhe për qenien e rolin e tolerancës fetare të shqiptarëve në tre momente delikate: 1. Përhapja e islamizmit në pjesën më të madhe të popullsisë; 2. Zëvendësimi i etnonimit arbër me shqiptar në shek. XVIII. Ky ndërrim u shpjegua pamjaftueshëm si fenomen gjuhësor, pa dhënë shkaqe të tjera, nëse qe shtysë spontane, domosdoshmëri jetike, zhvillim i natyrës kulturore, vendim i administratës shtetërore, etj.; 3 Procesi i formimit të kombit. Kemi rastin të paraqesim mendimin se në një dokument mesjetar shohim të vlej identifikimi etnik më i rëndësishëm se ai fetar. Arbëreshët e Peloponezit më 1453 hynë në bisedime me grekun Manuel Kantakuzen për kryengritjen që do të bënin kundër turqve. Për ta njohur si komandant i vunë kusht të merrte emrin shqiptar Gjin dhe e shoqja, Maria, të quhej Kuqe3. Burim jetik për këtë studim 2 Dritan Egro, Historia dhe ideologjia, Tiranë, 2007, fq. 11. 3 Timo Dilo, Luftërat e shqiptarëve të Peloponezit kundër Toleranca fetare e shqiptarëve në zigzaget e historisë 15 kemi gjetur kryesisht në relacionet e nxjerra nga Arkivi i Propaganda Fide, të cilat i përkasin gjysmës së parë të shekullit XVII4, në materialet e misionarëve jezuitë me qendër në Shkodër. (gjysma e dytë e shekullit XIX fillimi i shekullit XX)5, në raportet e konsujve të disa shteteve të vendosur në qendra vilajetesh, në shtypin periodik të periudhës së Rilindjes Kombëtare, etj. Albanologë në zë gjetën fakte të panjohura dhe dhanë mendime me vlerë për tolerancën fetare të shqiptarëve, por pa u thelluar në atë dukuri. Etnologu Mark Krasniqi i kushtoi një vepër tolerancës në përgjithësi, ku vend të veçantë zë toleranca fetare. Në vitet e fundit po vërshon një lumë shkrimesh të bëra kryesisht nga diletantë, panegjiristë e demagogë që kënaqin vetëm lexuesit vulgarë. Burim i rëndësishëm është edhe folklori. Njëmend populli shqiptar kryesisht fshatar dhe analfabet, në këngët epike, historike e të trimërisë, ka lënë gjurmë të bëmave të tij. Tek ato vargje nuk shfaqen shprehje fanatizmi e intolerance fetare. Kënga që i kushtohet Zekë Jakinit në trevën Trush-Bushat të Shkodrës ka të njëjtën përmbajtje edhe në variantin e Matit për Kurt beg Çelën. Antagonistët me besime e pozita të ndryshme politike, turqëve në shek. XV, “Konferenca e studimeve albanologjike (12-18 janar 1968), vëll. I, Tiranë, 1969, fq. 208. 4 Relacione mbi gjendjen e Shqipënisë Veriore dhe të Mesme në shek, XVII, përgatiti Injac Zamputi, vëllimi I, Tiranë 1963; vëllimi i II, Tiranë, 1965. 5 Lettere edificanti delle Provincia veneta seria III-XXIII, 1898-1913. 16 KAHREMAN ULQINI paraqiten me dinjitetin e burrave shqiptarë6. (shtojcë 1) Krushqia e bërë ndërmjet të shtëpisë së bajraktarit katolik të Shalës e atij mysliman të Krasniqes, sipas këngës popullore, edhe në brezat pasardhës ruajti solidaritetin tradicional familjar dajë-nip. Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram’s, i çon fjalë Mar Lulës Shal’s: − Çom asqer, o daja i bab’s, se m’ka ra Pasha në Dezdar, m’ka ngreh topat stomit t’arës, don me’çartë kullat e babës. Kur të çarten kullat tona, Plot me gjak dirgjet Valbona!7 Toleranca fetare nuk qe dukuri e një përkatësie fetare të veçantë, e një krahine etnografike, e një shtrese të shoqërisë, por karakteristikë e etnisë arbërore, që fatalisht nuk njohu organizim e gjendje pavarësie, që nuk përjetoi shtetin e kishën e vet. Megjithëse nuk dëshmohen në historinë e popullit shqiptar ngjarje dramatike intolerance fetare do të ishte mungesë heshtja ndaj ndonjë episodi lokal e të rrallë. Mjaftonte thyerja e një kryqi ose therja e 6 Kahreman Ulqini, Zana e Matit, “Shkodra më 1967”, Shkodër, 1967, fq. 286-288; Kënga e Zekë Jakinit, “Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare”, përgatiti Shefqet Pllana, Rustem Berisha, Sadri Fetiu, Prishtinë, 1978, fq. 117-119. 7 Plot me gjak dirgjet Valbona, “Kangë popullore të Rilindjes Kombëtare”, fq. 34, përgatiti Shefqet Pllana, Rrustem Berisha, Sadri Fetiu, Prishtinë, 1978. Toleranca fetare e shqiptarëve