Takvimi 2008
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Në vend të parathënies Lavdia dhe falënderimi i takojnë vetëm Allahut të Madhëri- shëm, i Cili na ka dhënë neve, robërve të Tij të ngratë, pjesë nga kënaqësia dhe lumturia e besimit dhe i Cili, për të mos na lënë të humbur e në dalalet, na ka dërguar pejgamberë e shpallje. Salate dhe selame Muhamedit a.s. krenarisë dhe mëshirës së përjetshme të Gjithësisë, i cili u bë shkak për të nxjerrë njerëzi- min nga errësira në dritë! Selame edhe mbi shokët e tij, mbi fami- ljen e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit. Lexues të nderuar, Ky numër i “Takvim”-it, në të vërtetë, paraqet një përmble- dhje të konsiderueshme të punimeve dhe kontributeve të shkruara nga fusha të ndryshme, përfshirë këtu edhe përkthimet që janë shkruar nga autorë të ndryshëm në vende dhe kohë të ndryshme. E kemi bërë këtë, sepse kemi dashur që lexuesve t’u ofrojmë sa më shumë informacione dhe sa më shumë të dhëna nga fusha të ndryshme, jo vetëm fetare, por edhe kulturore. Prandaj, është e natyrshme që këto punime të kenë ndonjë ngjashmëri midis tyre, sikundër që kanë edhe risitë e veta. Besojmë se lexuesit tanë të nderuar do të na mirëkuptojnë kur të vërejnë se mund të ketë, aty-këtu, ndonjë thënie e cila përsëri- tet nga njëri punim në punimin tjetër. Mirëpo, Kurani na mëson se përsëritja dhe rikujtimi i këshillave u bëjnë hair dhe u sjellin dobi besimtarëve. (Edh-Dharijat, 55) 6 Takvim – Kalendar 2008 Në anën tjetër, “Takvim”-i ka kohë që ka dëshmuar se mëton të luaj një rol për afirmimin shkencor të vlerave fetare dhe kultu- rore; ai mëton të shndërrohet në një tribunë shkencore, të shndë- rrohet në pikë referimi jo vetëm për fushat fetare. Dhe, jo vetëm se mëton, por këtë, deri në njëfarë mase, ai edhe e ka arritur. Themi kështu sepse për “Takvim”-in ka një interesim të shtuar nga myslimanët gjithandej trojeve shqiptare. Zgjerimi i interesimit për “Takvim”-in brenda dhe jashtë kufi- jve të Kosovës, dhe sidomos nga vëllezërit tanë në Diasporë, nga ana e redaksisë është kuptuar dhe vijon të kuptohet si nevojë e rritjes së përgjegjësisë për zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve të kualifikuar, për përzgjedhjen e lëndës dhe ngritjen e cilësisë në punën e redaksisë. Të theksojmë edhe këtë se “Takvim”-i përmban ajete kurano- re dhe hadithe të Pejgamberit a.s., në origjinal e të përkthyera, prandaj lutën lexuesit e nderuar që të jenë të kujdesshëm gjatë shfrytëzimit të tij. Me këtë rast, dëshirojmë t’i falënderojmë bashkëpunëtorët tanë pa kontributet e të cilëve ky numër i “Takvim”-it nuk do ta kishte këtë përmbajtje. Në fund fare, le t’ia lëmë nën mbrojtje dhe në kujdes Allahut xh.sh. vëllezërit tanë myslimanë kudo që janë dhe ngado që të shkojnë, meqë vetëm tek Ai kemi besim të pakufishëm se përpjekjet tona nuk do të jenë të kota. إِنْ أُرِيدُ إِﻻَّ اﻹِصِﻻَحَ مَا اسِتَطَعِتُ وَمَا تَوِفِيقِي إِﻻَّ بِاللّهِ عَلَيِهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيِهِ أُنِيبُ “Unë, nuk dua gjë tjetër, veçse të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrijë vetëm me ndihmën e Allahut; vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam drejtuar”. (Hud, 88) Redaksia tefsir Sabri Bajgora Komentimi i kaptinës “El-Fexhr” Karakteristikat e kësaj sureje: Kaptina “El-Fexhr” është kaptinë mekase, e zbritur pas asaj “El-Lejl” dhe ka gjithsej 30 ajete. Transmeton Ibn Durejsi, Nuhasi në “Nasih”-un e tij, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu, nëpërmjet disa rrugëve të transmetimit nga Ibn Abasi, se kjo kaptinë (El-Fexhr) ka zbritur në Mekë. Të njëjtin transmetim Ibn Merdevije e përcjell edhe nga Ibn Zubejri dhe Aishja r.a..1 Numri i fjalëve të kësaj kaptine është 127, ndërsa i shkronjave 599.2 Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 89. 1 Imam Shevkaniu, “Fet’hul Kadiir” vëll.V, fq. 429, El-Mensure-Egjipt 1994 2 Abdulhamid Kishk “Fi Rihabi-t-Tefsir” vëll.30, fq. 7974, Kajro 1995. 8 Takvim – Kalendar 2008 Emërtimi i kësaj kaptine Kjo kaptinë është emërtuar “El-Fexhr”, sipas ajetit të parë të saj, në të cilin Allahu xh.sh. betohet në agimin e mëngjesit (Vel- Fexhri), për të vazhduar pastaj betimin në 10 netët e Dhul-hixhes, në çiftin e tekun dhe në natën që ikën (lëviz) për t’i lëshuar vend ditës dhe gjallërimit... Vlera e kësaj kaptine Transmeton Nesaiu nga Xhabiri të ketë thënë: “Na e fali Mu- adhi një namaz, dhe ndërkohë në atë namaz na u bashkua edhe një njeri. Mirëpo Muadhi e zgjati shumë namazin, saqë ai njeriu u detyrua të shkëputej prej namazit me xhemat dhe të falej vetëm në një qoshe të xhamisë, dhe, pasi u fal, iku (shkoi në punë të vet). Kur ia përcollën këtë gjë Muadhit, ai tha: paskësh qenë mu- nafik. Pastaj Muadhi ia tregoi këtë ngjarje Pejgamberit a.s., dhe i Dërguari i Allahut e thirri atë njeriun që qe shkëputur prej nama- zit me Muadhin, dhe e pyeti pse kishte vepruar ashtu? Ndërsa ai iu përgjigj: O i Dërguar i Allahut. Erdha të falesha pas tij, por ai e zgjati aq tepër, prandaj u detyrova të shkëputesha prej namazit pas tij dhe të falesha vetëm në një kënd të xhamisë, dhe pastaj i dhashë bar (kullotë) devesë sime. Kur i dëgjoi këto fjalë Resulu- llahu s.a.v.s., iu drejtua Muadhit me këto fjalë: “A mos je përça- rës (sprovues) o Muadh? Përse nuk i lexove suret më të shkurtra si “El-A’ëla”, “Esh-Shems”, “El-Fexhr”, “el-Lejl” etj. Tefsir 9 Lidhmëria e kësaj kaptine me atë paraprake “El-Gashije” Kjo kaptinë ndërlidhet me atë paraprake “El-Gashije”, në tri segmente kryesore: 1. Betimet qysh në ajetet e para të kësaj kaptine: në agimin, në 10 netët, në çiftin e tekun dhe në natën që shkon (lëviz), janë ar- gumente për vërtetësinë dhe realitetin e asaj me se është për- mbyllur surja paraprake: “Vetëm tek Ne kthimin e kanë, dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.” (El-Gashije, 25-26) 2. Kaptina paraprake “El-Gashije” i ndante njerëzit në dy grupe: Fatkeqët, fytyrëlodhurit dhe të nënçmuarit, - që do të hyjnë në Xhehenem, dhe të lumturit e fytyrëndriturit, - që do të shijoj- në kënaqësitë e Xhenetit, kurse tash në këtë kaptinë, grupet e mizorëve i përmend me emra konkretë: Adin, Themudin dhe faraonin, të cilët hyjnë në grupin e mizorëve dhe fatkeqëve që do të ndëshkohen me zjarr, kurse në grupin e dytë janë besim- tarët që falënderojnë Allahun për mirësitë e Tij ndaj tyre. Në këtë sure shohim kërcënimin dhe premtimin e Allahut për të dyja grupet, për të parët - kërcënimin me zjarr të Xhehenemit, kurse për të dytët - Xhenetin e premtuar. 3 3. Ajeti (17) i shtatëmbëdhjetë i kaptinës “El-Gashije”: A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar?, ka ngjashmëri në aspek- tin pyetës me ajetin e gjashtë të kaptinës “El-Fexhr”, “A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?, që idhujtarëve t’u ofrojë prova dhe argumente se mesazhi i Muhamedit a.s. është mes- azh hyjnor nga ana e Fuqiplotit, prandaj kujdes, të mos e për- gënjeshtroni e të pësoni fatin e popujve të mëparshëm, që u shkatërruan e humbën nën gërmadhat e shekujve përgjatë hi- storisë. 3 Dr.Vehbete Zuhajli, “Tefsirul Munir”, vëll. 30, fq. 219, Bejrut-1998. 10 Takvim – Kalendar 2008 Koment وَانْفَجِشِ * وَنَُبلٍ عَشِشٍ * *وَانشَّفْعِ وَانْىَجِشِ *وَانشَّفْعِ وَانْىَجِشِ * وَنَُبلٍ عَشِشٍ * وَانْفَجِشِ وَانَُِّمِ إِرَا ََسِشِ * َْمْفًِ رَنِكَقَسَىٌ نِّزِي حِجِشٍ “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin e pasha tekun! Pasha natën që shkon! A janë këto betime për të mençurin?” (El-Fexhr, 1-5) وَانْفَجِشِ 1. Pasha agimin! Qysh në fillim të kësaj sureje, Allahu është betuar në agimin e mëngjesit, i cili simbolizon fillimin e ditës ose kalimin prej errësirës së natës në shkëlqimin e ditës. Allahu është betuar në agimin, sepse askush përveç Tij nuk mund ta sjellë dritën dhe agimin e mëngjesit, ashtu siç ka thënë edhe në ajetin 71 të kapti- nës “El-Kasas”: “Thuaj: “Sikur Allahu ta bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kiametit, ç’mendoni, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?” Betimi i Allahut në agimin e mëngjesit ndërlidhet po ashtu edhe me një sërë dispozitash juridike-sheriatike, prej tyre: imsaku (ndalja e ngrënies dhe pirjes për të filluar agjërimin, pastaj hyrja e namazit të sabahut, i cili nuk bën të falet pa hyrë koha e agimit të vërtetë, etj.). Sipas dijetarëve, betimi i Allahut në agimin e mëngjesit, ka këto kuptime: 1. Betimi në agimin e mëngjesit në këtë ajet, sipas Aliut r.a., Ibn Abasit, Ataut, Ikrimes, Muxhahidit dhe Suddiut, është betimi Tefsir 11 në agimin e çdo dite4, bazuar edhe në një ajet tjetër kuranor: “Pasha agimin kur ai shkrep!” (Et-Tekvir, 18). 2. Në një mendim tjetër, Ibn Abasi thekson se qëllimi këtu është për mëngjesin e ditës së flijimit5 ose momentin kur agimi i gjen haxhinjtë në Muzdelife.6 3. Dahhaku mendon se ky agim nënkupton ditën e parë të dhjetë ditëve të Dhul-hixhes, meqë menjëherë pas agimit, Allahu është betuar në 10 netët e këtyre ditëve.7 4. Katadeja mendon se ky agim nënkupton agimin e ditës së parë të muajit Muharrem, sepse në këtë ditë fillon viti i ri mysli- man.8 5. Por, ekziston edhe mendimi tjetër po ashtu shumë i fuqishëm nga Ibn Abasi, se këtu qëllimi është për namazin e sabahut9, duke u nisur edhe nga një ajet tjetër kuranor, ku Allahu xh.sh. thotë: وقشآٌ انفجش إٌ قشآٌ انفجش كبٌ يشهىد اً “...dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit.