Liqeni I Shkodrës
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Dhimitër Dhora Liqeni i Shkodrës 2016 1 Përmbajtja 1. Parathënie 3 2. Karakteristikat e Liqenit të Shkodrës 4 3. Pozita gjeografike 10 4. Origjina 11 5. Gjeologjia 13 6. Pellgu ujëmbledhës 17 7. Hidrologjia 21 8. Kimia 26 9. Klima 31 10. Biodiversiteti 34 11. Habitatet 36 12. Makrofitet 39 13. Bakteret dhe kërpudhat 50 14. Planktoni dhe bentosi 52 15. Protozoarët 56 16. Butakët 65 17. Gaforret 72 18. Kandërrat 76 19. Peshqit 82 20. Dyfrymorët 92 21. Zvarranikët 94 22. Shpendët 96 23. Gjitarët 107 24. Trofia 109 25. Eutrofikimi në një koncept të ri 114 26. Stabiliteti dhe resilienca 120 27. Natyraliteti 124 28. Perspektivat 126 29. Faktorët kërcënues 130 30. Strategjia dhe menaxhimi 135 31. Objektivat e menaxhimit në një vizion të ri 139 32. Bibliografi 142 2 Parathënie Zhvillimi i mëtejshëm i studimeve në fushën e biodiversitetit, të ekologjisë e sidomos dinamikave të faktorëve dhe komponentëve kryesorë të ekosistemeve liqenore, vizioni i ri dhe metodat moderne të përdorura në studimet e fundit, kanë kontribuar shumë në plotësimin, ripërtëritjen dhe reformimin e dijeve mbi Liqenin e Shkodrës. Liqeni i Shkodrës njihet prej një informacioni të madh që gjindet në mbi 2 mijë publikime të bëra gjatë historisë njerzore. Liqeni i Shkodrës konsiderohet sot ndër 40 liqenet më të njohur të Rruzullit Tokësor. Të dhënat që gjejmë në disa shkrime të kohës së lashtë na japin informacion, jo vetëm mbi zhvillimet e Liqenit të Shkodrës në kohët e vjetra, por edhe mbi banorët më të hershëm dhe fillimet e urbanizimit të rajonit të këtij Liqeni. Shumë prej këtyre të dhënave vertetohen dhe plotësohen edhe nga studimet arkeologjike të bëra përreth tij. Shumica e studimeve shkencore të kryera mbi Liqenin e Shkodrës i takojnë këtij një shekulli e gjysmë të fundit. Autorët e këtyre punimeve janë shqiptarë, malazezë, serbë, boshnjakë, francezë, gjermanë, austriakë, italianë, amerikanë, kroatë, sllovenë, maqedonë, hungarezë, rusë, polakë, çekë, sllovakë, holandez, e tjerë. Në gjysmën e dytë të shekullit të XX janë bërë përpjekje më të mëdha për të plotësuar dhe përmbledhur dijet për Liqenin e Shkodrës. Janë bërë disa botime mjaft serioze, si libri me editorë KARAMAN & BEETON (1981), disa botime të Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve, kësaj të fundit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2011), disa vepra monografike dhe të gjitha këto janë të përfshira në bibliografi. Shtojmë se këto dy-tre dekadat e fundit janë realizuar mjaft studime dhe botime për pjesën shqiptare të Liqenit, sidomos nga specialistë të departamenteve të biologji - kimisë dhe gjeografisë, të Universitetit të Shkodrës ―Luigj Gurakuqi‖. Libri ―Liqeni i Shkodrës‖ 2016, në variant elektronik, jep informacion më të plotë, më të saktë dhe koherent mbi këtë liqen. Punimi i këtij libri është motivuar nga ideja për të paraqitur Liqenin e Shkodrës si një ekosistem të pandarë, me origjinën, karakteristikat, komponentët dhe historinë e tij. Ky libër është hartuar duke u bazuar kryesisht në dy librat parardhës, DHORA (2005, 2012), si dhe në disa publikime të fundit të studimeve me karakter ekologjik të kryera me një vizion të ri, veçanërisht nga DHORA (2013, 2015, 2016), DHORA et al. (2012b, 2013), DHORA & DIBRA (2014) etj. Në fund të librit është vendosur bibliografia kryesore e botimeve mbi Liqenin e Shkodrës, si dhe ajo e botimeve të tjera të përdorura në përgatitjen e këtij libri. Autori 2016 3 Karakteristikat e Liqenit të Shkodrës Ekosistem lakustrin Liqeni i Shkodrës përmendet në histori si sistem lumor (sistem lotik, riverin), ku liqeni ishte pjesa potamike e Lumit Moraça - Buna, por edhe si sistem kënetor (sistem lentik, palustrin), përgjatë pjesës fushore të lumit. Sot Liqeni i Shkodrës përfaqëson një sistem liqenor (sistem lentik, lakustrin), pra me një sipërfaqe të madhe ujore permanente, çka e dallon nga kënetat. Ujërat e tij ripërtërihen relativisht ngadalë, krahasuar me lumenjtë; lëvizjet e ujit, që shkaktohen prej erave dhe nxehtësisë, nuk janë njëdrejtimëshe. Pozitë gjeografike e favorshme Liqeni i Shkodrës ndodhet në kordinatën gjeografike 42º 10’ të gjerësisë gjeografike veriore dhe 19º 15’ të gjatësisë gjeografike lindore, sipas Grenviçit. Liqeni i Shkodrës ndodhet në kontinentin e Europës, i cili ka rol të rëndësishëm në zhvillimet biogjeografike globale. Liqeni i Shkodrës ndodhet në Nënrajonin e Mesdheut, ndër më interesantët në gjerësinë e vet gjeografike të Globit. Liqeni i Shkodrës ndodhet në Gadishullin e Ballkanit, i cili përfaqëson një prej sipërfaqeve refugjiale më të mëdha të Evropës, me potencial të fuqishëm biogjeografik dhe evolutiv. Liqeni i Shkodrës përfshihet në Pellgun e Detit Adriatik, një prej deteve më interesante të Mesdheut. Liqeni i Shkodrës, si dhe gjithë ujërat e Shqipërisë, bën pjesë në Rajonin ujor zoogjeografik të Adriatikut Jugor – Jonian, me karakteristika të veçanta. Liqeni i Shkodrës së bashku me lumenjtë Moraça, Buna, Drini etj., si dhe liqenin e Ohrit dhe të Prespës, përbëjnë një kompleks unikal, me vlera natyrore të spikatura në shkallë globale. Origjinë tektonike – karstike Liqeni i Shkodrës është formuar prej zhvillimeve gjeotektonike të një rajoni mjaft të gjerë, si dhe zhvillimeve të fuqishme karstike. Konturet bazë të Dinarikeve Juglindore, Ultësirës të Zeta – Shkodrës dhe Liqenit të Shkodrës, janë konseguencë e efekteve endogjene gjatë Mesozoikut dhe pjesërisht Cenozoikut. Lëvizja zbritëse e bllokut mbi të cilin është Liqeni i Shkodrës filloi në përfundim të Paleogjenit dhe fillim të Neogjenit. Këto dukuri janë në progres edhe sot, çka ka rëndësi në prognozimin e zhvillimeve afatgjate të liqenit dhe rajonit. Mendohet se lëvizja zbritëse kompensohet me ngritjen prej mbushjes nga prurjet e ngurta, çka përbën një faktor të rëndësishëm gjeologjik të stabilitetit. Modelimi karstik ka dëshmitë e veta në relievin karstik, tiparet hidrografike, formën e liqenit etj. Liqeni i Shkodrës konsiderohet si një prej 8 liqeneve të mëdhenj, me origjinë karstike, më të njohur në Rruzullin Tokësor. Liqen i madh, më i madhi në Ballkan 4 Liqeni i Shkodrës, me sipërfaqe përafërsisht 360 – 540 km², përfshihet në grupin e liqeneve të mëdhenj të Rruzullit Tokësor (100 – 10.000 km²). Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit. Rrjeti hidrologjik i këtij liqeni shtrihet në katër shtete të Ballkanit perëndimor. Ky rrjet i madh hidrologjik, që derdh ujin nëpërmjet Lumit Buna në Detin Adriatik, influencon jo pak në cilësinë e ujërave të këtij deti. Ndikimi i këtij rrjeti ndihet në klimën, erozionin dhe karstin e krejt Pellgut Ujëmbledhës. Potenciali biologjik dhe resurset e këtij ekosistemi kanë lidhje me një rajon shumë herë më të madh se Ballkani. Pellgu Ujëmbledhës - resurs i pashtershëm uji Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës ka sipërfaqe të konsiderueshme, prej 5490 km². Llogaritjet tregojnë që 15 km² pellg i përkasin 1 km² liqen, ndërsa më shumë se 2500 km² pellg i përkasin 1 km³ liqen, çka tregon për një potencial të lartë ujëmbledhës. Liqeni i Shkodrës është liqen fushor, por furnizohet me ujë nga lartësitë me shumë reshje, që llogariten në 2500 – 3100 mm shi në vit dhe kjo është një faktor tjetër i qëndrueshmërisë së prurjeve ujore në liqen. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës është 770 m. Uji vjen në Liqen nëpërmjet lumenjve, ku 210 m³/sek, ose rreth 62% e sjell Lumi Moraça, gjithashtu prej përrenjve, burimeve të ndryshme etj. Zbrazja e Liqenit bëhët kryesisht në rrugë sipërfaqësore, nëpërmjet Lumit Buna. Stabilizues hidrologjik Në regjimin ujor të Liqenit një rol të rëndësishëm luan regjimi tepër i ndryshueshëm i Lumit Drini. Lumi Drini derdhet në Lumin Buna në rreth 1.5 km nga dalja prej Liqenit. Liqeni i Shkodrës funksionon si një stabilizues i shkëlqyer hidrologjik. Kur Drini sjell pak ujë, Liqeni derdh lirshëm ujin e tij në Lumin Buna. Përkundrazi, kur Drini sjell furishëm ujë, pengohet rrjedhja normale e Lumit Buna, pra pengohet derdhja e ujit të Liqenit në Lumin Buna, për pasojë Liqeni zhvillohet duke rritur nivelin, sipërfaqen dhe vëllimin e tij. Kriptodepresion i rrallë Liqeni zë pjesën më fundore të Ultësirës të Zeta – Shkodrës. 165 km² e sipërfaqes së Liqenit të Shkodrës, çka i takon rreth 44,3 % e sipërfaqes minimale të pasqyrës së së tij, ka fundin nën nivelin e detit. Kjo dukuri e karakterizon liqenin si një kriptodepresion të rallë në Europë dhe në gjithë Rruzullin Tokësor. Kjo është pjesa që i jep atij atributet e liqeneve stereotipike, vlera natyrore të veçanta, potencial të lartë natyror, aftësi ripërtëritëse dhe jetëgjatësi. Arqipelag unikal në Europë Në pjesën perëndimore, prej daljes së Bunës e deri në Kepin e Radushës, bregu është përgjithësisht shkëmbor. Ka shumë gjire, kepe dhe ishuj të shumtë, që kanë interes studimi nga pikëpamja gjeologjike, gjeografike dhe ekologjike. Arqipelagu prej 53 ishujsh pranë brigjeve perëndimore është unikal në Europë. Ishujt lozin rol të rëndësishëm në biologjinë e liqenit, pasi janë mjedise relativisht të izoluara, me bimësi interesante, strehë dhe vende riprodhimi për shpendët dhe kafshët e tjera. 5 Liqen subtropikal Regjimi hidrotermik i Liqenit të Shkodrës është interesant. Temperaturat mesatare nga janari në gusht ndryshojnë me rreth 20° C. Shumë rallë temperatura e ujit ka zbritur nën 0° C. Ky regjim temperature e karakterizon Liqenin si subtropikal. Liqeni ka më shumë ujë në stinët me reshje dhe më pak në verë. Ekosistem me zhvillime stinore Liqeni i Shkodrës karakterizohet nga luhatje stinore të mëdha të nivelit të ujit, që shkojnë deri në rreth 5 metra. Ekosistemi e ka të domosdoshme këtë luhatje, brenda kufinjve të pranueshëm, minimal dhe maksimal. Me ardhjen e stinëve të ngrohta dhe uljen e nivelit të ujit, ndodh sensibilizimi biologjik, zhvillohen habitatet dhe makrofitet ujore, ndodh riprodhimi i gjallesave, migrimi biologjik etj. Me ardhjen e stinëve të ftohta, kur niveli i ujit rritet deri në nivelin maksimal, ekosistemi sensibilizohet për zhvillime me kahje të kundërt. Numri i habitateve bie dhe kafshët gjejnë strehët e sigurta për dimërim, ose migrojnë në këthim. Sa vjen vjeshta ndodh dekompozimi i makrofiteve.