UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5

DISERTACION

OPTIMIZIMI I PARAMETRAVE KRYESORË TEKNIKO-EKONOMIKË PËR SHFRYTËZIM SIPËRFAQËSOR TË QYMYREVE NË KOSOVË

(për marrjen e gradës shkencore “Doktor”)

Disertanti: Udhëheqës Shkencor: Mr.sc Nexhmi Krasniqi Prof. Asoc. Dr. Edmond GOSKOLLI

Tiranë, 2014

i

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5

Disertacion i përgatitur nga: Mr.sc. Nexhmi Krasniqi

Për marrjen e Gradës Shkencore: DOKTOR

OPTIMIZIMI I PARAMETRAVE KRYESORË TEKNIKO-EKONOMIKË PËR SHFRYTËZIM SIPËRFAQËSOR TË QYMYREVE NË KOSOVË

Mbrojtur më datë 05/ Shtator / 2014 para Jurisë:

1. Prof. Dr. Iljaz Nako Kryetar(Oponent) 2. Prof. Dr. Vladimir Peza Anëtar (Oponent) 3. Prof. Dr. Jani Bakallbashi Anëtar 4. Prof. Dr. Thoma Korini Anëtar 5. Prof. Dr. Vasil Jorgji Anëtar

Tiranë, 2014

ii

Përmbajtja PARATHËNIE ...... vi ABSTRAKT ...... vii Lista e figurave ...... vii Lista e tabelave ...... viii Lista e diagrameve ...... ix 1. Hyrje ...... 1 1.1 Qëllimi dhe detyrat e tezës së disertacionit ...... 2 1.2 Pozicioni gjeografik i pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës ...... 2 1.3 Historiku i zhvillimit të minierave sipërfaqsore të qymyreve në Kosovë ...... 3 2. Karakteristikat e mjedisit punues ...... 5 2.1. Ndërtimi gjeologjik ...... 5 2.2. Rezervat e qymyrit në pellgun e fushës së Kosovës ...... 7 2.3. Cilësia e qymyrit ...... 8 2.4 Koeficienti i zbulimit ...... 9 2.5 Kushtet hidrogjeologjike ...... 10 2.6 Tektonika ...... 10 2.7 Kushtet gjeomekanike ...... 11 2.8 Produktiviteti i sipërfaqes (t/m 3) së pellgut të fushës së Kosovës ...... 11 3.0 Shfrytëzimi sipërfaqësor i qymyreve në Kosovë ...... 12 3.1 Kriteret e përgjithshme të shfrytëzimit sipërfaqësor...... 12 3.2 Parametrat gjeometrik të minierave ekzistuese ...... 13 3.2.1 Ndarja e minierës sipas lartësisë ...... 13 3.3 Hapja e minierave ekzistuese ...... 14 3.4 Teknologjia e shfrytëzimit sipërfaqësor ...... 15 3.4.1 Teknologjia e shfrytëzimit të qymyrit në minierat ekzistuese ...... 16 3.4.2 Sistemi i shfrytëzimit në minierat ekzistuese ...... 16 3.4.3. Pajisjet kryesore në minierat ekzistuese ...... 18 3.4.4 Prodhimtaria dhe kapacitetet e realizuara të pajisjeve ekzistuese ...... 19 4. Fushat potenciale në pellgun qymyrmbajtës të fushës së Kosovës ...... 22 4.1 Aspektet e përgjithshme ...... 23 4.2 Kriteret për përkufizimin e fushave të shfrytëzimit ...... 24 4.3 Fusha e Sibofcit ...... 25 4.4 Fusha D ...... 26

iii

4.5 Fusha Jug ...... 27 4.6 Vlerësimi i fushave potenciale ...... 28 5. Ndërtimi i minierës së Sibovcit...... 29 5.1 Hulumtimet e përgjithshme ...... 29 5.2 Kërkesat për qymyr ...... 30 5.3 Përkufizimi i fushës së shfrytëzimit ...... 31 5.4 Zgjedhja e pajisjeve kryesore ...... 33 5.5 Përcaktimi i kapacitetit dhe jetëgjatësia e minierës ...... 34 5.6 Hapja e minierës së Sibofcit-Alternativat e hapjes ...... 34 5.6.1 Alternativa1: Zhvillimi i fushës Sibovc si furnizues i vetëm i TC-ve ...... 36 5.7 Zgjedhja e sistemit të shfrytëzimit ...... 42 5.7.1 Zgjedhja e sistemit të shfrytëzimit në zbulim dhe nxjerrje të qymyrit ...... 43 5.7.2 Zgjedhja e sistemit të transportit ...... 46 5.7.3 Zgjedhja e sistemit të stivimit ...... 47 5.8 Përzgjedhja e variantit optimal ...... 49 5.8.1 Variantet e një miniere të vetme ...... 49 6. Zhvillimi teknologjik i minierës së Sibofcit ...... 50 6.1 Parametrat teknologjik të pajisjeve kryesore ...... 50 6.2 Llogaritja e kapacitetit për pajisjet kryesore ...... 51 6.2.1 Kapaciteti i ekskvatorëve rotativ ...... 52 6.2.2 Kapaciteti i Shiritave Transportues ...... 58 6.3 Kapaciteti i stivuesve ...... 60 6.4 Kapaciteti i Pajisjeve Ndihmëse ...... 61 6.4.1 Përzgjedhja e pajisjeve mobile ...... 61 7.0 Vlersimi i ndikimit n ë mjedis ...... 62 7.1 Përmbledhje ...... 62 7.2 Të dhënat themelore hidrologjike ...... 63 7.2.1 Temperatura ...... 63 7.2.2 Era ...... 64 7.2.3 Reshjet atmosferike ...... 65 7.2.4 Rrjedhja e ujërave sipërfaqësore dhe cilësiacilësi ...... 66 7.3 Cilësia e tokës ...... 68 7.4 Ndikimiet e p ërgjithshme nga miniera sip ërfaq ësore ...... 69 7.5 Korniza ligjore...... 70

iv

7.6 Aspektet e mjedisit për fushën e Sibovcit ...... 70 8. Analiza ekonomike dhe financiare ...... 72 8.1 Të dhënat Teknike për Analizën Financiare ...... 72 8.1.1 Koncepti i termocentraleve dhe kërkesa për qymyr ...... 72 8.1.2 Pajisjet kryesore dhe zhvillimi i minierës...... 72 8.1.3 Zhvillimi i punëtorëve ...... 73 8.1.4 Zhvendosja e vendbanimeve...... 73 8.2. Analiza Ekonomike, Llogaritja e kostos, Shpenzimet Investuese dhe operative74 8.2.1 Shpenzimet për investime ...... 75 8.2.2 Shpenzimet për fuqi punëtore ...... 76 8.2.3 Llogaritja e pikave të shpenzimeve operative ...... 76 8.2.4 Analiza kosto-fitim ...... 77 8.3. Analiza e ndjeshmërisë ...... 75 8.4 Çmimi i shitjes së qymyrit ...... 76 Përmbledhje dhe rekomandime ...... 82 LITERARTURA ...... 86

v

PARATHËNIE Qëllimi i këtij studimi është të japim një kontribut në fushën e ekonomisë së minierave, në kohën kur në Kosovë po bëhet një mobilizim i madh për zhvillim ekonomik. Roli i energjisë, apo efektet e mungesës së saj, janë shumë të dukshme. Shoqëria njerëzore ka një kërkesë të përjetshme: mirëqenie sa më të lartë . Kjo arrihet duke bërë studime, kërkime, vlerësime, zhvillim dhe përdorim racional të burimeve natyrore në kohë reale. Ky studim nuk do të realizohej pa mbështetjen dhe shkëmbimin e përvojës me një numër specialistësh dhe ekspertësh të fushave të ndryshme, si nga FGJM n ë Tiranë , ashtu edhe nga institucionet e tjera. Falenderoj shumë shoqërinë dhe miqësinë e shumë profesorëve, kolegëve dhe miqve të mi, të cilët nuk janë përmendur këtu.

Falenderimet e mia të veçanta janë:

- për udhëheqësin tim Prof. Asoc. Dr. Edmond GOSKOLLI, për udhëheqjen e vazhdueshme, për ndihmën e tij, për durimin, bujarinë dhe mbështetjen që kam pasur gjatë punimit të disertacionit. - për Prof. Dr. Vasil JORGJI dhe Prof. Dr. Thoma KORINI për gadishmërinë e tyre dhe këshillat shumë të vlefshme gjatë përiudhës së përgatitjes së disertacionit. - për Dr. Ahmet BYTYÇI, për mbështetjen e plotë, për palodhshmërinë në shpjegimin e paqartësive, për bisedat e nevojshme dhe të frytshme lidhur me shfrytëzimin e softwerë-ve. - për Departamentin e Inxhinerisë së Burimeve Minerare, për vërejtjet dhe sugjerimet, për shkëmbimin e përvojës dhe të njohurive. - për Departamentin e Inxhinieringut të DPQ-KEK për përkrahje të pakursyer dhe sugjerime në fushën e minierave. - Falenderoj në mënyrë të veçantë prindërit, familjen time të ngushtë dhe të gjerë.

vi

ABSTRAKT Sipas kërkesave të tregut të tanishëm për energji elektrike, bazuar n ë gjendjen e industrisë minerare në botë, planifikimet për zhvillimin dhe rritjen e prodhimit të energjisë nga qymyret janë edhe më tutje mjaftë aktuale. Është e domosdoshme që aktivitetet minerare të operacionalizohet maksimalisht me organizim sa më racional, gjithnjë duke pasur në konsideratë që shfrytëzimi sipërfaqësor dhe masiv i qymyreve të bëhet duke respektuar normat mjedisore. Shfrytëzimi sipërfaqësor i qymyreve në pellgun qymyrmbajtës të fushës së Kosovës mund të bëhet ekonomikisht më fitimprurës nëse në mënyre adekuate zgjedhim llojin e pajisjeve duke përshtatur teknologjinë e shfrytëzimi sipas kushteve të mjedisit punues si dhe sistemin e shfryt ëzimit. Kostoja e lartë dhe kompleksiteti i pajisjeve kërkojnë zgjedhje të drejtë, shfrytëzim racional, si në aspektin kohorë dhe prodhues, duke pasur në konsideratë specifikat e minierave tona. Andaj për një vlerësim të drejtë të investimeve në teknologjinë e përfitimit të 1[t] të qymyrit, duhet të shtrohet analiza e shpenzimeve dhe përfitimeve. Kjo analizë mbështetet në metoda për zvoglimin e shpenzimeve dhe rritjen e prodhimtarisë për të ruajtur koston efektive të shfrytzimit të qymyrit. Cila është zgjedhja më ekonomike, më optimale dhe me rreziqe sa më të vogla, janë pyetjet kryesore të cilat duhet të parashtrohen gjatë studimit. Andaj edhe qëllimi është identifikimi i faktorëve kryesorë tekniko-ekonomik të cilët ndikojnë në masë më të madhe në koson e 1[t] qymyr. Gjithashtu e r ënd ësishme është edhe paraqitja e variantit më të favorshëm për hapjen dhe shfrytëzimin e qymyreve në fushën e Kosovës. Me kujdes të veçantë është përzgjedhur lloji i pajisjeve për gërmimin, transportin dhe stivimin e mbulesës së qymyrit si dhe gërmimin dhe transportin e qymyrit nga fusha e Sibofcit deri te konsumatorët. Ekonomia është një partner thelbësor i teknologjisë në çdo fazë të zhvillimit të minierës dhe atë, duke menduar në mënyr ekonomike, që nga fillimi i aktiviteteve minerare. Kjo nënkupton jo vetëm ekonomizimin e mënyrës së realizimit të aktiviteteve minerare, por nënkupton edhe mënyrën më ekonomike për shfrytëzimin e qymyreve.

Autori

vii

Lista e figurave vii Figura .1.2-1 Pozita gjeografike e pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës 3 Figura. 1.3-1 Fusha minerare Bardh dhe Mirash(SH 1:2500) 4 Figura. 2.1-1 Harta e pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës(1:100000) 5 Figura .2.1-2 Kolona stratigrafike e pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës 6 Figura .2.2-1 Kategorizimi i rezervave në pellgun qymyrmbajtës të fushës së Kosovës 7 Figura .3.2.1-1 Dimensionimi i shkallës në bazë të parametrave teknikë të pajisjes. 13 Figura .3.3-1 Pozita e hapjes së minierës së Mirash-it 14 Figura .3.4-1 Pozita e minierave ekzistuese Bardh dhe Mirash 15 Figura .3.4.2-1 Skema e sistemit të shfrytëzimit në minierat ekzistuese 16 Figura 3.4.2-2 Skema e ETS sistemit 17 Figura .3.4.3-1 Ekskavatori rotatov SchRs 650 - KRUPP-it 17 Figura .3.4.3-2 Stivformuesi A 2Rs B-5200, shiriti transportues B=1800[mm] 17 Figura. 4.1-1Ndarja e pellgut në fusha shfrytëzuese 22 Figura. 4.2-1 Fushat potenciale: Sibofc, Jugu dhe fusha D 24 Figura. 4.3-1 Fusha e Sibocit 25 Figura .4.4-1 Fusha D 26 Figura .4.5-1 Fusha Jug 26 Figura .5.3-1 Zona e përkufizuar e fushës së Sibovcit –Harta e Lokacionit ( SH 1:10 000) 31

Figura .5.3-2 Profilet gjeologjike të minierës së Sibovcit ( SH ) 31 Figura .5.6-1 Hapja e minierës së Sibovcit 33 Figura 5.6.1.1-1 Var. 1.A (Zhvillimi nga Jugu në Veri)( SH 1:10 000) 34 Figura .5.6.1.1-2 Var. 1.A (Zhvillimi nga Jugu në Veri)( SH 1:10 000) 34 Figura .5.6.1.2-1 Var.1.B (Zhvilimi i Minierës nga veriu në jug) 37 Figura .5.7-1 Sistemi i shfrytëzimit me transport me shirit( SH 1:10 000) 40 Figura .5.7.1.1-1 Ndarja e shtresës së mbulesës në shkallë 41 Figura .5.7.1.1-2 Skema teknologjike për ekskavator SchRs 650 42 Figura .5.7.1.2-1 Ndarja e shtresës së qymyrit në shkallë. 42 Figura .5.7.1.2-2 Skema teknologjike për ekskavator SRs 1300 43 Figura .5.7.2-1 Skema teknologjike e lidhjes se linjave të transp. në transhe kryesore 43 Figura .5.7.2-2 Skema e shiritave transportues B=1600mm; B=1800mm 44 Figura .5.7.3-1 Skema teknologjike për stivuesit A2RsB 4400.60 dhe A 2RsB 5200.55 44 Figura.7.3-1 Harta e tokave- 1:100,000 Burimi: IPH / MMPH 65

Lista e tabelave Tabela .2.1-1 Ndarja e pellgut të fushës së Kosovës 6 Tabela.2.2-1 Kategorizimi i rezervave 7 Tabela.2.3-1 Përbërësit mineralogjikë që marrin pjesë në hi 8 Tabela.2.3-2 Ndarja e qymyrit në klasa 8 Tabela.2.7-1. Karakteristika e formacioneve argjilore 10

viii

Tabela.2.8-1 Produktiviteti i pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës 11 Tabela.3.4.3-1 Tipet e pajisjeve kryesore 18 Tabela.3.3.4-1 Prodhimtaria e minierave sipërfaqësore Bardh-Mirash 19 Tabela. 3.3.4-2 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore 20 Tabela. 3.3.4-3 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore 21 Tabela.4.2-1 Zonat potenciale sipas kritereve të caktuara. 23 Tabela.4.6-1 Vlerësimi i fushave potenciale. 27 Tabela.5.2-1 Kapacitetet e instaluara të TC-ve 30 Tabela.5.6.1.1-1 Ecuria e largimit të mbulesës sipas sektorëve. Varianti 1.A 36 Tabela.5.6.1.1-2 Ecuria e nxjerrjes së qymyrit sipas sektorëve. Varianti 1.A 36 Tabela.5.6.1.1-3 Raporti mbulesë:qymyr, squfuri, vlera kalorike,hiri:Variant 1.A 37 Tabela.5.6.1.2-1 Ecuria e largimit të mbulesës sipas sektorëve. Varianti 1.B 39 Tabela.5.6.1.2-2 Ecuria e nxjerrjes së qymyrit sipas sektorëve. Variant 1.B 39 Tabela.5.6.1.2-3 Raporti mbulesë:qymyr, squfuri, vlera kalorike, hiri:Variant 1.B 40 Tabela. 5.7.3-1 Specifikimi i pajisjeve për stivim 45 Tabela.5.8.1-1-1 Krahasimi i një miniere të vetme, Variantet 1.A dhe 1.B 46 Tabela. 6.0-1 Karakteristikat teknike të pajisjeve me veprim të vazhduar 47 Tabela.6.2.1.1-1 Kapaciteti teorik i gërmimit në m3/h 49 Tabela.6.2.1.2-1 Varshmëria e “k m” dhe “k sh ” 50 Tabela. 6.2.1.2-2. Varësia e kapacitetit teorik nga koeficienti i shkrifërimit “k sh ” 51 Tabela. 6.2.1.5-1 Koha e planifikuar e punës për secilin ekskavator 53 Tabela. 6.2.1.5-2 Kapaciteti efektiv i ekskavatorëve –mbulesa 53 Tabela. 6.2.1.5-3 Kapaciteti efektiv për ekskavator – Qymyri 53 Tabela.6.2.1.5-4 Aftësia e ekskavatorëve rotativ në mbulesë 54 Tabela.6.2.1.5-5 Aftësia e ekskavatorëve rotativ në qymyr 54 Tabela. 6.2.2-1 Llogaritja e vëllimit të materialit për shiritat transportues 55 Tabela. 6.2.2.1-1 Kapaciteti efektiv bartës i shiritit – Mbulesa 56 Tabela. 6.2.2.1-2 Kapacit. efektiv bartës i shiritit- Qymyri 56 Tabela. 6.3-1 Kapacitetet bartëse të shiritit transportues dhe Stivformuesve 57 Tabela. 6.3-2 Shfrytëzimi i kapacitetit të ekskavatorëve, shiritit transportues dhe të Stivuesve 57 Tabela. 6.4.1-1 Numri i Pajisjeve Ndihmëse 58 Tabela. 7.2.4-1 Krahasimi i cilësive të ujit 64 Tabela. 7.6-1 Krahasimi kualitativ i Ndikimeve Mjedisore 67 Tabela.8.1.1-1 Kërkesat për qymyr 68 Tabela. 8.1.2-1 Rivitalizimi i pajisjeve kryesore 68 Tabela.8.1.3-1 Analizë rreth personelit 69 Tabela.8.1.4-1 Amvisëritë 69 Tabela.8.1.4-2Objektet publike, infrastruktura dhe kërkesa për tokë (toka bujqësore) 69 Tabela.8.1.4-3 Përgjatë periudhës prej 20 viteve do të krijohen këto shpenzime 70 Tabela.8.2-1 Dinamika e prodhimit në vite (mbulesë dhe qymyr) 70 Tabela.8.2-2 Totali i shpenzimeve në vit 71

Lista e diagrameve

ix

Diagrami 3.4.4-1 Pasqyra e prodhimit nëpër vite 20 Diagrami 3.4.4-2 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore 21 Diagrami 3.4.4-3 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore 21 Diagrami.7.2.1-1 Grafiku i luhatjes së temperaturave mujore Burimi: Institu. hid., 2004 60 Diagrami.7.2.2-1Trëndafili Erës për Prishtinën.; Burimi: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, 2004 60 Diagrami. 7.2.3-1Shpërndarja afatgate e rreshjeve mujore 61 Diagrami. 7.2.3-2Niveli mujor i rreshjeve 62 Diagrami.7.2.4-1Vlerat karakteristike të cilësisë së ujit për lumin (Instituti Inkos) 63 Diagrami. 7.2.4-2Cilësia karakteristike e ujit të larguar nga miniera (Insitituti Inkos, Miniera Mirash) 63 Diagrami. 8.2.3-1Aktiviteti ekonomik dhe financiar 73 Diagrami. 8.3-1 Prezentimi i vlerave vjetore kumulative 75 Diagrami. 8.3-2 Paraqitja e shpenzimeve mesatare për njësi 76 Diagrami. 8.4-1 Vlerat totale të shitjes dhe shpenzimet 77

Indeksi i shkurtimoreve ETL Efekti termik i lartë ETU Efekti termik i ulët IPH-MMPH Instituti për planifikim hapsinorë-Ministria e mjedisit dhe planifikimit ETS Ekskavator-transporter-stivues ETD Ekskavator-transporter-deponi KPMM Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale KEK Korporata energjetike e Kosovës PH-FMR Plani hapsinor-Fusha e minierës së re INKOS Instituti i hulumtimeve të Kosovës RAC Kostoja mesatare reale DCF Rrjedhja e parasë së skontuar NPV Vlera neto aktuale IRR Norma e brendshme e kthimit BE Bashkimi europian VNM Vlersimi i ndikimit në mjedis

x

Nuk ka mundësi më të mirë të paraqitur në këtë jetë se sa rasti që të punosh shumë një punë që ia vlen të bëhet ... (Theodore Roosevelt)

1. Hyrje Janë b ërë shumë studime gjerë më tani në Kosovë, për fushën e minierave dhe energjisë, ku është e qartë se potenciali baz ë për gjenerimin e energjisë elektrike edhe më tutje është i bazuar në qymyrin linjit. Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës është i lidhur ngushtë me shfrytëzimim e rezervave të linjitit ku kjo paraqet një sfidë që shtron nevojën e bashkërendimit të një morie faktorësh siç janë: kërkesat në treg, shpenzimet e prodhimit si dhe normat mjedisore të cilat po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Niveli i arritjeve shkencore imponon nevojën që edhe në në Kosov ë t’i përkushtohemi shfrytëzimit të burimeve natyrore e, posaçërisht qymyreve, me standarde të larta. Kosova, siç është e njohur, ka të verifikuara mbi 13 miliard [ton] qymyr t ë tipit linjit, sasi e cila, bazuar në kushtet gjeologo-minerare, krijon mundësi mjaftë të mira për rritjen e kapaciteteve prodhuese edhe për faktin se tani energjia elektrike është një produkt mjaftë i kërkuar në tregun rajonal. Bazuar në studimet e viteve 2001, të hartuara sipas ESTAP-it, rezulton se Kosovës nuk do t’i mjaftojnë në të ardhmen kapacitetet gjeneruese që disponon aktualisht me rreth 900 [MWh] prandaj do t’i duhen kapacitete të reja gjeneruese të cilat do të mbështeten në prodhimin e qymyrit nga fushat e reja potenciale në pellgun e fushës së Kosovës. Nga studimet e bëra të fushave potenciale, fusha e Sibofcit paraqet një potencial i cili garanton prodhimtari të qymyrit si për TC-et ekzistuese po ashtu edhe për TC-et e reja. Ekonomia paraqet nj ë partner shum ë të rëndësishëm për aktivitetin minerar, kjo nuk do të thotë ekonomizim i mënyrës së zhvillimit të procesit të shfrytëzimit, por para se gjithash nënkupton realizimin e projektit minerar në mënyrën më të mirë të mundshme ekonomike. Problematika kyçe në shfrytzimin sipërfaqësor është shfrytëzimi sa më efikas krahas, rritjes së prodhimtarisë së minierës, rritjes së produktivitetit dhe rentabilitetit të pajisjeve, gjithnjë duke synuar zvogëlimin e kostos së shpenzimeve për njësi të prodhimit. Suksesi i zhvillimit ekonomik varet shum ë nga planifikimi dhe kontrolli i proceseve të punës në të gjitha fazat e zhvillimit të aktiviteteve në minierë. Duke marrë parasysh situatën e tanishme rreth zhvillimeve të energjetikës, çdo rritje në këtë aspekt shkakton rritje të ndotjes të ajrit, tokës dhe ujit. Kjo sugjeron se burimet ekzistuese të ndotjes duhet gradualisht të zvogëlohen, në përputhje me planet kohore dhe në bazë të kufijve të përcaktuar mjedisorë.

1

1.1 Qëllimi dhe detyrat e tezës së disertacionit Duke aplikuar teknologjinë moderne për të reduktuar koston e prodhimit, minierat janë ballafaquar gjithnjë me çështjet komplekse logjistike dhe organizative. Metodat e vlerësimit të shpenzimeve si dhe të aktiviteteve minerare, kohët e fundit, janë duke u bërë faktor shumë të rëndësishëm të rritjes ekonomike pasi që shikimi vetëm në aspektin teknik nuk garanton biznes të suksesshëm. Në sistemet e prodhimit, në të kaluarën, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur harmonizimit të kapaciteteve prodhuese, por janë zbatuar metodat për analizën të cila nuk kanë marrë parasysh dinamikën dhe specifikat që ndodhin në sistemet e prodhimit, në këto raste janë fituar informacione të cilat nuk iu janë përshtatur kushteve reale të punës si dhe nuk kanë qenë të zbatueshme për prodhim në segmente të veçanta, gjë që ka reflektuar ndikim negativ në koston e prodhimit. Prandaj me t ë drejt ë shtrohet pyetja? Cila është zgjedhja më optimale dhe me rreziqe sa më të vogla,?. Andaj qëllimi i disertacionit është optimizimi i faktorëve kryesorë tekniko-ekonomikë të cilët ndikojnë në shfrytëzimin sipërfaqësor të qymyreve, dhe që me saktësi të mjaftueshme të parashikohet ndikimi i tyre në koson e 1[t] qymyr. Prandaj hipoteza e shtruar do të mbështetet në tri çështje themelore:  baza teorike, mbi të cilat do të analizohen parametrat kryesorë tekniko- ekonomikë.  përcaktimi i fushës alternative për hapjen e një miniere të re  metoda e vlerësimit të efektit ekonomik Ky studim do të jetë i rëndësishëm për subjektet e prodhimit në Kosovë, veçanërisht në një kohë kur ekonomia e Kosovës drejtpërsëdrejti është e varur nga zhvillimi i energjetikës, me qëllim furnizimin e qëndrueshëm të vendit me energji si dhe për forcimin e pozitës në tregjet globale.

1.2 Pozicioni gjeografik i pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës Pellgu i fushës së Kosovës, si kategori gjeologjike në harmoni me rrafshin e Kosovës, si tërësi gjeografike, përfshin përafërsisht pjesën qëndrore të Kosovës dhe atë në mes të shtratit të lumit Sitnica në lindje dhe lumit në perëndim. [8], [50] Prodhimtaria vjetore e qymyrit aktualisht është 8x10 6[t] dhe prodhimtaria vjetore e mbulesës është 12x10 6[m 3]. Qymyri shfrytëzohet nga tri miniera, Bardh-Mirash, e Sitnicës dhe e Sibofcit Jugperëndim. Në aspektin gjeomorfologjik dhe gjeografik, pellgu i fushës së Kosovës është i njohur si Fusha e Kosovës, e cila paraqitet si luginë tipike, boshti gjatësor i të cilës shtrihet me drejtim VVP-JJL, duke filluar nga Mitrovica në veri gjerë në Kaçanik në jug [3]. Gjatësia e pellgut të Kosovës është rreth 85 [km]. Gjerësia më e madhe prej 18 [km] është në afërsi të Goleshit nga fshati Vrellë në perëndim e deri në fshatin Shushicë në lindje, ndërsa gjerësia mesatare e këtij pellgu, në afërsi të minierave ekzistuese Mirash dhe Bardh, është rreth 16 [km]. Në bazë të shumë studimeve të bëra [8], [31 ] ky pellg zë një sipërfaqe prej rreth 850 [km 2], në kufirin gjeologjik, ndërsa sipërfaqja e pjesës produktive të pellgut është 300 [km 2]. Me një lartësi mesatare mbidetare prej 650[m], Kosova i përket grupit të fushave të larta dhe është pjesë e zhvillimit hidrografik mes Malit të Zi dhe pellgut të Egjeut në këtë pjesë, dhe një pjesë e zonës jugperëndimore më afër (në malet e Jezercit) i takon pellgut të Adriatikut.

2

Në bazë të shkallës së hulumtimeve tërësia gjeografike, kushtet gjeologo-minerare të pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës, ky pellg mund të ndahet në tri pjesë me gjithsejt 10 fusha për shfrytëzim [74] dhe atë në pjesën veriore që përfshin zonën e Mirashit, Bardhit, Sibofcit, Dardhishta; pjesa qendrore që përfshin Fushë Kosovën, Miradinë, Preocin dhe Kosovën qendrore si dhe pjesa jugore e pellgut që shtrihet deri në Ferizaj. Lartësia më e ulët prej 500 [m] në Kosovë është në grykën e derdhjes së Sitnicës në lumin Ibër në Mitrovicë.

Fig.1.2-1 Pozita gjeografike e pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës

Gjendja morfologjike e pellgut të Kosovës është e ndarë në dy pjesë: pjesa qendrore e fushës duke përfshirë terrenin përreth lumit shumë të rëndësishëm (lumi Sitnica) dhe pjesëve të larta të kodrinave që ndodhen afër Qyqavicës, Goleshit dhe maleve të Sharrit. Për shkak të pozitës së saj rajonale dhe gjeografike Kosova ka një situatë shumë të përshtatshëm të trafikut. Pellgu i fushës së Kosovës karakterizohet me rrjetë të zhvilluar të komunikacionit ku në pjesën qendrore të pellgut shtrihen rrugët hekurudhore dhe automobilistike që kanë drejtim Mitrovicë-Prishtinë-Shkup. Është me rëndësi të theksohet se brenda Kosovës, shtrihet një rrjet mjaftë i gjerë i komunikacionit i cili lidhë qytetet e Kosoves mes veti dhe me shtetet fqinje. Në aspektin e komunikacionit ajror, Kosova me Aeroportin e Prishtinës, është e lidhur me komunikacionin ajror ndërkombëtar. Për pellgun e fushës së Kosovës, objektet e infrastrukturës; Rrugët, hekurudhat, lumenjtë, lartëpërçuesit etj, janë me rëndësi të veçantë.

1.3 Historiku i zhvillimit të minierave sipërfaqësore të qymyreve në Kosovë Shfrytëzimi i qymyreve në pellgun e fushës së Kosovës ka filluar në vitin 1922 me shfrytëzim nëntokësor në afërsi të fshatit Palaj, në fshatin Dardhishtë dhe Sibofc. [4], [18] Të tri minierat ndodheshin në pjesën veriore të pellgut, kurse në pjesën jugore është hapur miniera e Babushit.

3

Në të gjitha minierat qymyri është shfrytëzuar vetëm 6-8[m] të pjesës tavanore ku, në përgjithësi, cilësia e qymyrit në këtë pjesë është e lartë. Prodhimtaria maksimale e arritur në këto miniera është 450 000[t/vit] e që në total është 9,100,000 [t].[89]. Kjo ka bërë që në periudhën 1952-1956 të zhvillohen hulumtime rreth verifikimit të rezervave të qymyrit si dhe janë bërë përgatitjet përfundimtare për hapjen dhe shfrytëzimin sipërfaqësor të qymyrit. Shfrytëzimi sipërfaqësor fillon me hapjen e minierës së Mirashit. Miniera ësht ë zhvilluar në disa faza duke filluar nga ajo e para me 1 mil [t/vit] në 3.6mil [t/vit] e deri në 8.5 mil [t/vit].[87], [72]. Miniera sipërfaqësore Mirash fillimisht është projektuar që të zhvilloj aktivitete në dy sektor teknologjik: atë lindor dhe perëndimor. Në fazën e parë të hapjes së minierës është aplikuar mekanizëm me veprim të ndërprerë, ku për gërmimin e mbulesës dhe qymyrit janë përdorur ekskavatorë me kovë dhe dreglajn. Transpori i masave të mbulesës është bërë me vagona me vëllim T-25[m 3], kurse qymyri me vagona me vëllim prej T-50[m 3], të tërhequr me lokomotivë elektrike të tipit EL-3. Miniera sipërfaqësore në Bardh, ka filluar me punime në vitin 1964. Edhe kjo minierë është zhvilluar në faza. Në fazën e parë është projektuar me kapacitet 3.5 mil [t/vit], në 5.5mil [t/vit] e së fundi deri 8.5 mil [t/vit].[87], [4].

Fig.1.3-1 Fusha e shfrytëzimit Bardh dhe Mirash

Kapacitetet prodhuese të minierave janë diktuar në radhë të parë nga kërkesat e termocentraleve dhe industrisë kimike. Në vazhdimësi, nga viti 1956 e deri më 1975, në kuadër të kombinatit Kosova janë ngritur këto objekte[44]: MS ”Mirash” me kapacitet 4.5 mil[t/vit] MS ”Bardh” me kapacitet 5.5 mil[t/vit] TC”A” I;II;III;IV;V me fuqi 790 [MW] Tertorja 1.22 mil[t/vit] Gasifikimi 480x10 6[m 3N/vit] Ngrohtorja 260 [t/avull /h] Azotiku 360 000[t/KAN/vit]

4

Duke u mbështetur në rezervat e linjitit dhe zhvillimit në perspektivë në vitin 1973 është hartuar programi investues për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike me fuqi prej 600MW. Këto kapacitete do të mbështeteshin në rezervat e linjitit që do të siguroheshin nga miniera e Bardhit, pas zgjerimit të minierës nga 5.5 mil[t/vit] në 8.5 mil [t/vit]. Pas ristukturimit të minierës së Bardhit prodhimtaria totale do të shkonte në 17mil[t/vit]. Kjo prodhimtari do të realizohej duke aplikuar teknologji më të avancuar në zbulimin dhe nxjerrjen e linjitit dhe do të plotësonte kërkesat e të gjitha objekteve të TC ”A” dhe objektet e TC ”B”(600MW). Duke analizuar periudhën e zhvillimit të minierave sipërfaqësore që nga hapja e tyre e deri më tani nga këto miniera janë nxjerrë mbi 300 mil.[t] qymyr dhe janë larguar mbi 400 mil. [m 3]mbulesë. Minierat deri në vitin 2005 kanë zhvilluar aktivitete të pavarura nga njëra tjetra, kurse pas vitit 2005 është vazhduar puna si një minierë e vetme e quajtur Kosova.

2. Karakteristikat e mjedisit punues 2.1. Ndërtimi gjeologjik Territori i Kosovës, sipas pozitës gjeotektonike, u takon dy njësive të mëdha gjeotektonike, siç janë: DINARIDET, nga pjesa perëndimore dhe RODOPEVE, në pjesën lindore me përbërje petrografike të ndryshueshme dhe vjetërsi nga parakembrijani e deri në kuaternar [8]. Njësitë e lartshënuara dallohen për nga përbërja, vjetërsia, struktura dhe veçohen për nga depresioni tektonik i Kosovës, në kuadër të së cilës gjendet edhe pellgu qymyrmbajtës i fushës së Kosovës, i cili, për nga forma gjeomorfologjike e terrenit i takon grupit të neogjenëve.[7] Në aspektin gjeologjik, pellgu qymyrmbajtës i fushës së Kosovës, përfaqësohet prej serisë së trashë të Pliocenit, e cila për nga përmbajtja petrografike dhe karakteristikat faciale, tregon ndryshueshmëri të shumta. Pellgu përfaqëson një pllakë të re të pliocenit e krijuar nga ujra të ëmbla e që është formuar si rezultat i postimit në mes të dy çarjeve paralele, ku si rezultat i saj në sipërfaqe, rreth 154 [km 2], janë formuar afër 6.4 miliardë [t] qymyr [36]. Trashësia e kësaj serie, në pjesët e veçanta, ka ndryshime në diapazone relativisht të gjëra si rrjedhojë e morfologjisë së paleoreliefit dhe kushteve të tjera të proceseve të sedimentimit. Në aspektin lito-stratigrafik, seria e pliocenit, është e ndarë në tre anëtarë litologjik[8]:  Dyshemeja e shtresës së qymyrit  Shtresa e qymyrit dhe  Mbulesa e shtresës së qymyrit

5

Fig.2.1-1 Harta e pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës

Fig.2.1-2 Shtylla stratigra e pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës

6

Shtresa e qymyrit ka trashësi prej 20-100[m] dhe ka një shtrirje pothuaj horizontale me ç’rast krijon kushte të mira për shfrytëzim[3’]. Raporti në mes të mbulesës dhe qymyrit është i ndryshueshëm 1:1.85 [1m 3 djerrinë/1m 3 qymyr]. Vlen të theksohet që relievi i terrenit si dhe raporti në mes të mbulesës dhe qymyrit, këtë pellg e radhisin në radhën e pellgjeve më të favorshme në Evropë. Mbulesa përbëhet prej sedimenteve të formacioneve argjilore me plasticitet të lartë. Zakonisht janë të shfaqura dy lloje të formacioneve argjilore, si: argjila e verdhë dhe e përhimtë [mergelore]. Argjila e verdhë zakonisht shtrihet në pjesën e sipërme të mbulesës dhe është shumë e pasur me fosile të tipit KOSOVIA dhe VIVIA PARUS. Këto fosile hasen deri në thellësi 40 [m].[8]. Në bazë të hulumtimeve të shumta rezulton se në pellgun e fushës së Kosovës është formuar një shtresë e qymyrit e tipit linjitit. Në tabelën në vijim kemi paraqitur vlerat mesatare të disa karakteristikave më kryesore të pellgut qumurmbajtës.

Tab.2.1-1 ndarja e pellgut t ë fush ës s ë Kosov ës Pellgu qymyrmbajtës i fushës së Kosovës

Pjesa veriore Pjesa jugore

1. Trashësia e mbulesës[m] 43,94 60,50 1.255.000.00 0 [t] 2. Trashësia e qymyrit [m] 50,74 41,36 3. ETU [kJ/kg] 8268,6 7698,2

4. Hiri [%] 15,13 18,42

2.2. Rezervat e qymyrit në pellgun e fushës së Kosovës Sipas studimeve të vitit 1996, të bëra nga Instituti i Zemunit [8] dhe hulumtimeve të bëra nga Instituti Inkos, [31] në llogaritjen e rezervave me një numër shpimesh prej 1089 dhe masë specifike γ=1.35[t/m 3], rezervat janë radhitur në rezerva të shfrytëzueshme, me vlerë energjetike mbi 5300[KJ/kg] dhe jo të shfrytëzueshme, me vlerë energjetike nën 5300 [KJ/kg].

Tab.2.2-1 kategorizimi i rezervave Rezervat e shfrytëzueshme 10.706.000.000 [t]

KATEGORIA A 565.000.000 [t] B 1.255.000.000 [t] C1 1.714.000.000 [t] C2 7.172.000.000 [t] Rezervat jo të shfrytëzueshme 2.520.000.000 [t]

KATEGORIA A 46.000.000 [t] B 129.000.000 [t] C1 359.000.000 [t] C2 1.986.000.000 [t]

Rezervat totale: 13.226.000.000 [t]

7

Fig.2.2-1 Kategorizimi i rezervave në pellgun qymyrmbajtës të fushës së Kosovës

2.3. Cilësia e qymyrit Në pellgun e fushës së Kosovës ekzistojnë dy lloje të qymyrit: drurorë-ksilit dhe qymyr dheu. Pjesët ksilite të qymyrit kryesisht kanë ruajtur strukturën drurore. Në shikimin vertikal ksiliti zë pjesën e lartë të shtresës qymyrore, kurse në pjesën e poshtme shtrihet qymyr dheu. Qymyri i Kosovës i takon grupit të linjiteve, me ngjyrë të zezë, të errët, që gjithmonë përmban një sasi të konsiderueshme të lagështisë, e cila, gjatë ekspozimit në diell shpejt e humb atë, duke u copëzuar dhe duke e ndryshuar pamjen me një diferencim të njësive litologjike. Shqyrtimi i përbërjes kimike dhe cilësisë së qymyrit është bërë në disa qindra kampionë të marrë nga bërthama e shpimit në pellg dhe në deponit e termocentraleve, dhe se në këta kampion janë bërë dy lloje analizash. E para, analiza jo e plotë teknike për përcaktimin e lagështisë, pluhurit, pluhurit në lagështi deri në 45 %, materiet e djegshme dhe efektin termik më të ulët (ETU). E dyta, analiza e plotë teknike për caktimin e lagështisë dhe pluhurit të lidhur për të, sulfuri i përgjithshëm, sulfuri në hi, sulfuri i djegshëm, mbetja e koksit, materiet shpëlarëse, C-fiks, efektin termik të lartë dhe të ulët (ETL dhe ETU)[8]. Hiri është një anëtar me litologji shumë të rëndësishme, i cili merr pjesë në ndërtimin litologjik të shtresës së qymyreve dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e qymyrit. Përbërja e hirit luhatet prej 6.5-25 %.

8

Tab.2.3-1 Përbërësit mineralogjikë që marrin pjesë në hi Përbërësit mineralogjik që marrin pjesë në hi

1 SiO 2 21,65 ÷ 31,76

2 Fe 2O3 5,50 ÷12,21

3 Al 2O3 5,95 ÷ 9,50 4 CaO 28,56 ÷ 45,00 5 MgO 2,9 ÷ 9,00

6 SO 3 10,35 ÷ 14,00

7 P2O5 0,20 ÷ 0,50

8 TiO 3 0,35

9 K2O 1,50 ÷ 2,00

Në bazë të përmbajtjes së hirit dhe me 45% lagështi, linjitet e fushës së Kosovës ndahen në kat ër klas ë [7]:

Tab.2.3-2 ndarja e qymyrit në klasa Klasifikimi sipas përqindjes së hirit, lagështisë (45%) dhe vlerës energjitike

Sipas hirit Sipas vlerës energjitike

Klasa e parë < 12% > 2200 kcal/kg > 9.200 [KJ/kg] Klasa e dytë 12% ÷ 17% 1800-2200 kcal/kg 7.500 ÷ 9.200 [KJ/kg] Klasa e tretë 17% ÷ 20% 1400-1800 kcal/kg 5.850 ÷ 7.500 [KJ/kg]

Klasa e katërt > 20% < 1400 kcal/kg < 5.850 [KJ/kg]

Të gjitha këto të dhëna të llogaritura dëshmojnë se seria e qymyreve në pellgun e fushës së Kosovës posedon një potencial të lartë të qymyrit dhe se mund të llogaritet në grupin e pellgjeve qymyrore të mëdha në Evropë. Rezervat e tilla dhe kushtet e volitshme gjeologo-minerare, në të cilat ndodhet pellgu, janë bazë e mirë për një shfrytëzim masiv dhe afatgjatë.

2.4 Koeficienti i zbulimit Koeficienti i zbulimit është marr ë si treguesi themelor i vlerësimit tekniko-prodhues i cili përcakton mundësinë e nxjerrjes së qymyrit në minierën sipërfaqësore [22]. Koeficienti i zbulimit është raporti në mes të gjatësisë totale të shpimeve hulumtuese në mbulesë dhe gjatësisë totale të shpimeve hulumtuese në qymyr [8], [68] dhe se ky raport shprehet përmes relacionit:

H + H + ⋅⋅⋅ + H K = 1 2 n g M 1 + M 2 +⋅⋅⋅+ M n

Për llogaritjen e masave të mbulesës nuk duhet të merret vetëm vëllimi i masave të cilat shtrihen drejtpërdrejt mbi shtresës e qymyrit, por edhe vëllimi i masave të cilat mundësojnë formimin e minierës me shpate të qëndrueshme.

9

1. Koeficienti i zbulimit për pjesën jugore të pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës është:

6 3 ∑V 15239 x10 m 3 KQu = m3 /t m [] KQ u = 6 = 73.1 [ ] ∑U 8784 x10 t t 2. Koeficienti i zbulimit për klasën e I, II, III të qymyrit është:

6 3 15239 x10 m m 3 KQ I −III = 6 = 98.1 [ ] 7688 x10 t t 3. Koeficienti i zbulimit për pjesën veriore të pellgut të Kosovës është:

3 3 1092425 x10 m m 3 KQ = 3 = 82.0 [ ] 1327588 x10 t t 4. Koeficienti i zbulimit për pellgun qymyrmbajtës të Kosovës është:

3 3 16331425 x10 m 3 KO = = 61.1 m 10111588 x10 3 t [ t ] Nëse kemi parasysh disa pjesë periferike, ku shtresa qymyrore është më e hollë, mund të arrijmë në përfundimin se koeficienti i zbulimit është më i vogël në pjesën veriore dhe më i madh në pjesën jugore të pellgut, kurse në pjesën qendrore mund të themi se është relativisht e njëjtë. Në pjesën jugore të pellgut të Kosovës koeficienti i zbulimit rritet duke shkuar në drejtim nga veriu në jug dhe nga pjesa qendrore drejt pjesëve periferike të kufirit gjeologjik të pellgut. Në studimet e shumta të bëra për pellgun qymyrmbajtës të Kosovës dhe llogaritjet e vlerës së koeficientit të zbulimit është arritur në përfundimin se ky koeficient arrin vlerën 1.47[t/m 3], duke pranuar masën vëllimore të qymyrit 1.1[t/m 3]. Kurse me llogaritje të mëvonshme rezulton se masa vëllimore e qymyrit është marrë 1.14[t/m 3], prandaj për masë vëllimore të njëjtë të qymyrit koeficienti i zbulimit do të jetë 1.42[t/m 3].[31].

2.5 Kushtet hidrogjeologjike Në aspektin hidrogjeologjik pellgu qymyror i fushës së Kosovës mund të konsiderohet si relativisht i thatë [23]. Kushtet janë të favorshme sepse shtresa qymyrore është e ndërfutur në mes të dy shtresave të formacioneve argjilore të cilat shquhen për përshkueshmëri të dobët të ujit k 10.2 cm dhe shërbejnë si izolues i shtresës = [ h ] qymyrore.[8], [18]. Shtresa e qymyrit gjithashtu është e papërshkueshme nga uji, mirëpo në të prapë kemi depërtim të ujit për shkak të strukturës së çarjeve që mbizotëron pothuajse në pjesën më të madhe të pellgut. [33]

2.6 Tektonika I tërë pellgu i Kosovës dallohet me elementët e tektonikës radiale (gravituese) me një sistem të dukshëm çarjesh vertikale dhe subvertikale në drejtim të shtrirjes VP-L dhe VP-JL. Shkarjet tektonike janë të karakterit gravitacional me amplitudë vertikale 5-30 [cm], [8].

10

2.7 Kushtet gjeomekanike Studimi i vetive fiziko-mekanike është bërë për zonat e prishura dhe ato të paprishura, me ç’rast është nxjerrë pasqyrë e mëposhtëme për formacionet argjilore të verdha dhe ngjyrë hiri. [32], [51], [33].

Tab.2.7-1. Karakteristika e formacioneve argjilore Formacioni argjilor NR KARAKTERISTIKAT SIMBOLI ARGJ. E VERDHË ARGJ. E PËRHIMTË 1 Lagështia relative WL % 30 - 42 32 - 39 2 Kufiri i rrjedhjes Wr % 55 - 70 50 - 62 3 Kufiri i plasticitetit Wp % 22 - 23 18 - 46 4 Indeksi i plasticitetit Plp % 45 - 60 38 - 46 5 Indeksi i konsistencës Is 0.65 - 0.72 0.64 - 0.66 6 Masa vëllimore γ [ t/m 3] 1.66 - 1.85 1.67 - 2.0 7 Masa specifike ϑ [ t/m 3] 2.49 2.5 8 Poroziteti e 0.94 - 0.95 0.82 - 1.01 9 Kohezioni c [daN/cm 2] 0.38 - 1.80 1.52 - 5.51 10 Këndi i brendshëm i 12 0 - 22 0 12 0 - 25 0 0 fërkimit ϕ [ ] 11 Indeksi i rrjedhjes Irr 0.28 - 0.35 0.34 - 0.36

12 Koeficienti i shkrifrimit ksh 1.25 1.62

2.8 Produktiviteti i sipërfaqes (t/m 3) së pellgut të fushës së Kosovës Produktiviteti për njësi të sipërfaqes së pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës është i ndryshueshëm, varësisht nga trashësia e shtresës qymyrore. [8] Nga shumë studime të bëra shtresa qymyrore është zhvilluar në një sipërfaqe prej 154km 2 si një shtresë e vetme me trashësi të ndryshueshme 20-100[m]. Pellgu është i ndarë në dy pjesë: pjesa veriore dhe jugore. Në tab.2.8-1 paraqiten disa karakteristika që kanë të bëjn ë me produktivitetin e fush ës në fjal ë.[36], [87].

Tab.2.8-1 produktiviteti i pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës Pjesa Sipërfaqja [km 2] Rezervat [Mt] Produktiviteti [t/m 2] Veriore 31.7 1.600 50.6 Jugore 122.6 4.775 39.0 154.3 6.375 41.3

Për pjesën jugore të pellgut produktiviteti është llogaritur për rezerva të përgjithshme gjeologjike duke llogaritur edhe klaën e IV-të të qymyrit:

6 8784 x10 t t Pgu = 3 2 = 42 [ 2 ] 206697 x10 m m I njëjti raport për qymyr mirëpo për klasën nga I-III është:

6 7688 x10 t t PI − III = 3 2 = 37 [ 2 ] 206697 x10 m m Në pjesën veriore të pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës produktiviteti i sipërfaqes së pellgut në kufirin gjeologjik është:

11

3 1327588 x10 t t Pg = 3 2 = 43 [ 2 ] 30588 x10 m m Kurse në kufirin e minierave sipërfaqësore ekzistuese është:

3 939624 x10 t t PMS = 3 2 = 66 [ 2 ] 14230 x10 m m Produktiviteti i sipërfaqes, sipas hulumtimeve të bëra deri më tani, është më i volitshëm në pjesën veriore të pellgut qymyrmbajtës të fushës së Kosovës andaj kjo nënkupton se prioritet i zhvillimit të minierave sipërfaqësore, në perspektivë, është pjesa veriore e pellgut.

3.0 Shfrytëzimi sipërfaqësor i qymyreve në Kosovë Hapja e minierave sipërfaqësore është detyrë mjaftë komplekse e cila varet nga një sërë faktorësh natyrorë dhe tekniko-ekonomikë. Faktorët natyrorë paraqesin një grup të të dhënave cilësore dhe sasiore si:  Karakteristikat gjeoteknike dhe gjeomekanike të shkëmbinjëve  Koeficienti i zbulimit  Kufiri i shfrytëzimit të minierës Kurse faktorët tekniko-ekonomikë mbështeten në teknologjinë e shfrytëzimit dhe vlerat ekonomike, në shpenzimet e kryera dhe të ardhurat e fituara. Shfrytëzimi i qymyreve përfshin tërësinë e punimeve për hapjen, përgatitjen dhe nxjerrjen e tij dhe, si rrjedhojë, ka kontur të hapur në seksionin tërthor. Për rastin e shfryt ëzimit t ë qymyreve të Kosovës janë hapur dhe janë në p ërdorim Miniera e Mirashit, Miniera e Bardhit si dhe, në fillim, hapja e Minier ës së Sibofcit Jug- Perëndim. [48], [49]. Faktor kryesor, që karakterizon nivelin e lartë të teknikës dhe organizimin e punimeve në minierat ekzistuese, është mekanizimi i plotë i proceseve kryesore të zbulimit dhe nxjerrjes së qymyrit duke përdorur pajisje me aftësi gërmuese, ngarkuese dhe transportuese të lartë.

3.1 Kriteret e përgjithshme të shfrytëzimit sipërfaqësor Përvoja n ë aktivitetet minerare dëshmon se për përcaktimin e kahjes së zhvillimit të punimeve në sipërfaqe duhet, para së gjithash, të caktohen kriteret themelore, të cilat përbëhen nga [74]:  Kostoja e shfrytëzimit  Jetëgjatësia (periudha e shfrytëzimit)  Cilësia e qymyrit  Intensiteti i shfrytëzimit  Çmimi i shitjes së qymyrit

Llogaritjet, sipas këtyre kritereve, janë shumë komplekse sidomos për shkak të çmimit për largimin e mbulesës dhe nxjerrjen e qymyrit, prandaj duhen marr ë parasysh shum ë faktor ë. Përveç kriterit ekonomik, krahas përcaktimit të drejtimit të zhvillimit të minierës duhet të merret parasysh edhe kriteri teknologjik, nga të cilët, në masë të madhe, varet jo vetëm organizimi i të gjitha proceseve të punës në minierë [65], por edhe efektiviteti

12 ekonomik i shfrytëzimit të minierës në përgjithësi. Të tjerë parametra janë edhe parametrat gjeometrikë të shkallëve punuese e, në veçanti, lartësia e shkallës. Faktorët kryesorë të cilët jan ë marr ë parasysh në përcaktimin e lartësisë së shkallës janë:  përbërja dhe lloji i mbulesë së qymyrit  vetitë fiziko-mekanike të mbulesës  sigurimi i kushteve për punë të sigurtë të punëtorëve dhe pajisjeve  kapacitetet prodhuese, fuqia dhe madhësia e pajisjeve kryesore të planifikuara për punë në minierë.

3.2 Parametrat gjeometrikë të minierave ekzistuese Konturimi i minierave sipërfaqësore është i paimagjinueshëm pa një analizë gjeometrike, e cila mundëson hulumtimin dhe krahasimin e parametrave natyrorë, teknologjikë si dhe ndikimin mes tyre gjatë proçesit të shfrytëzimit. [68], [96]. Parametrat kryesorë gjeometrikë të minierës në sipërfaqe jan ë:  lartësia e shkallës  gjerësia e sheshit punues,  këndi i shpatit punues dhe përfundimtar  këndi i frontit t ë punës

Në form ën e trajtimit t ë këtyre faktorëve të shfrytëzimit të qymyreve ësht ë caktuar edhe lartësia e shkallëve në dy mënyra:  në bazë të trashësisë së mbulesës dhe shtresës qymyrore dhe  në bazë të parametrave teknikë të pajisjeve që do të përdoren.

Nga aspekti i shfrytëzimit më të sigurtë në minierat tona, lartësitë e shkallëve si në gërmim, stivim dhe në nxjerrje janë projektuar me lartësi më të vogël se lartësia e kapjes maksimale të ekskavatorit, kjo në veçanti vlen për gërmimin e shtresave në kushte gjeologo-minerare të pafavorshme nga aspekti gjeomekanik.[80]. Zgjedhja optimale e pajisjeve, hapja dhe sistemi i shfrytëzimit janë të varura shum ë nga vetitë fiziko-mekanike të materialit që mbulon shtresën e qymyrit dhe vetitë fiziko- mekanike të qymyrit [85]. Parametrat gjeomekanikë janë të rëndësisë së veçantë para së gjithash për shkak të stabilitetit të shpateve, aftësisë mbajtëse si dhe rezistencës në gërmim të cilët përcaktojnë procesin teknologjik.

3.2.1 Ndarja e minierës sipas lartësisë Në faz ën e shfrytëzimit minierat sipërfaqësore jan ë ndarë sipas lartësisë në shkallë, të cilat zakonisht janë horizontale, [48]. Lartësia dhe numri i tyre caktohet në bazë të trashësisë së mbulesës, qymyrit dhe në bazë të parametrave teknikë të pajisjeve që do të përdoren. Avancimi i shkallëve është realizuar nga lartë-poshtë, pavarësisht nga teknologjia që është përdorur. Në minierat ekzistuese shkallët janë zhvilluar në pozitë horizontale pasi edhe qymyret kanë shtrirje gati horizontale. Lartësia racionale e shkallës siguron zhvillim normal të aktiviteteve minerare, kapacitet të lartë të minierës dhe të punimeve ndihmëse. Përpjekjet për të zvogëluar numrin e shkallëve (duke rritur lartësinë e shkallës) ishte dhe do të mbetet përher kërkesë themelore teknike në teknologjinë e shfrytëzimit sipërfaqësor, [68].

13

Fig.3.2.1-1 Dimensionimi i shkallës në bazë të parametrave teknik të pajisjes; B-gjerësia e bllokut të punës, h-lartësia e shkallës, α-këndi i shpatit të shkallës, L- gjerësia siguruese nga buza e poshtme e shpatit të shkallës deri te rruga e transportit, bsh - gjerësia e shiritit transportues, bs-berma siguruese.

Gjerësia e sheshit të punës në minierat ekzistuese është përcaktuar në bazë të funksionit që kan ë këto sheshe, për:  rrugë transportuese,  vendosjen dhe manipulimin me pajisjet kryesore dhe ndihmëse, dhe  zona e sigurisë nga shpati i shkallës.

Shpati i punës në minierat ekzistuese, sipas lartësisë, ndahet në shpate punuese dhe shpate jopunuese ( siguruese). Shpatin punues e përbëjnë të gjitha shkallët punuese të ndërtuara me gjeometri të caktuar në funksion të pajisjeve që përdoren dhe parametrave gjeoteknikë të mjedisit punues.

Frontet e punës - ndërtohen në funksion të gjeometrisë së gërmimi-ngarkimit dhe transportit të mbulesës dhe qymyrit. Të gjitha shkallët punuese përbëjnë zonën e punës ku lartësia dhe dimensionet e saj varen nga dimensionet e vendburimit dhe kapaciteti i minierës. Fronti i punës në minierat ekzistuese është i ndërtuar në bazë të sistemit të shfrytëzimit me transport gjatësor me stivim të masave në hapësirën e shfrytëzuar brenda kufirit të minierës. Përmasat e zonën punuese në minierat ekzistuese rriten gjithnjë deri sa sipërfaqja punuese të takohet me shpatet përfundimtare.

3.3 Hapja e minierave ekzistuese Hapja e minierës sipërfaqësore ësht ë bërë me punime përgatitore të cilat mundësojnë prerjen dhe formimin e shkallëve si dhe lidhjen e shkallëve punuese me objektet përcjellëse në sipërfaqe. Zgjedhja e vendit dhe mënyr ës s ë hapjes së vendburimit është problem më vete pasi, projektimii i minierave sipërfaqësore kërkon studim të hollësishëm të karakteristikave të vendburimit, kushteve teknologjike të shfrytëzimit, kushteve klimatike si dhe faktorëve të tjerë relevantë, [73], [80]. Faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në mënyrën dhe vendin e hapjes janë:  Konfiguracioni i terrenit  Dimensionet e fushës së shfrytëzimit  Vetitë fiziko-mekanike të mbulesës dhe qymyrit  Investimet në zbulim  Kufiri përfundimtarë i minierës

14

Fig.3.3-1 Pozita e hapjes së minierës së Mirash-it

Bazuar në kriteret e cekura më lartë minierat ekzistuese të qymyrit në Kosovë janë hapur me transhe kapitale të përbashkët të shkallëve, kurse zhvillimi i punimeve në thellësi është bërë me transhe të shkallës, veç e veç, për shkallët në qymyr.

3.4 Teknologjia e shfrytëzimit sipërfaqësor Performanca e tërë procesit teknologjik të shfrytëzimit dhe ndarja ësht ë bër ë në bazë të proceseve teknologjike të prodhimit si gërmim-ngarkimi, transporti dhe stivimi, [96], [69]. Pra veçori e shfrytëzimit sipërfaqësor është largimi i mbulesës (e cila në tërë pellgun është shtresë joproduktive) dhe nxjerrja e qymyrit. Zbatimi në tërësi i këtyre proceseve të pun ës në miniera siguron një efektivitet të lartë tekniko-ekonomik. Aktivitetet minerare në minierat ekzistuese zhvillohen në tri fronte, përkatësisht në atë të:  largimit të mbulesës (që kanë hyrë në fazën përfundimtare).  nxjerrjes së qymyrit (që pritet të përfundoj në 2012)  stivimit të mbulesës, (e cila bëhet në hapësirat e shfrytëzuara të minierave ekzistuese) Përsosja e proceseve teknologjike dhe ndërtimi i skemave teknologjike më të përshtatshme çon në rritjen e efikasitetit t ë pun ës. Me këtë synohet të arrihen kufijtë e projektuar dhe krijimi i kushteve për shfrytëzim racional të rezervave të qymyrit.

Përveç procesit teknologjik, në minierat ekzistuese.kryhen edhe procese ndihmëse rreth rregullimit të shesheve të shkallëve punuese, punimet në mirëmbajtje dhe zhvendosje të rrugëve transportuese, largimi i ujërave dhe punimet në mirmbajtje të pajisjeve.

15

Fig.3.4-1 Pozita e minierave ekzistuese Bardh dhe Mirash

3.4.1 Teknologjia e shfrytëzimit të qymyrit në minierat ekzistuese Teknologjia e punës është ndërtuar në funksion të mjedisit punues që ofron pellgu qymyrmbajtës i fushës së Kosovës (formimi i shkallëve në djerrinë dhe qymyr krahas karakteristikave gjeomekanike) dhe karakteristikave të pajisjeve të punës. Varësisht nga zgjedhja e tipit të makinave gërmuese-ngarkuese, transportuese si dhe nga kapacitetit të tyre varet, në një shkallë të madhe, edhe prodhimtaria e minierës. Në minierat ekzistuese procesi teknologjik i shfrytëzimit zhvillohet në dy mënyra:  me mekanizëm me veprim të ndërprerë (me ekskavator me lopat ë mekanike dhe draglajn si dhe transport me lokomotivë), po ashtu  me mekanizëm me veprim të vazhduar (me ekskavator rotativë dhe shirita transportues).

3.4.2 Sistemi i shfrytëzimit në minierat ekzistuese Sistemi i shfrytëzimit paraqet renditjen e proceseve të punës të cilat zhvillohen për gërmimin e mbulesës dhe të qymyrit si dhe zhvillimin e punimeve ndihmëse të cilat sigurojnë prodhimtari të sigurtë dhe ekonomike në shfrytëzimin maksimal të qymyrit, krahas shfrytëzimit racional të pajisjeve, [70]. Sistemi i shfrytëzimit në miniera është i përbërë nga dy procese bazë të prodhimit:  procesi i zbulimi dhe  procesi i nxjerrjes së qymyrit. Këto dy procese të prodhimit përbëhen nga disa procese të punës si: gërmimi, ngarkimi, transporti dhe stivimi (deponimi), nga të cilat ësht ë përcaktuar edhe struktura e makanizimit kompleks. Procesi teknologjik në zbulesë dhe nxjerrje, fillimisht në të dy minierat, është bërë me mekanizëm me veprim të ndërprerë për të vazhduar më vonë me mekanizëm me veprim të vazhduar. Thelbi i procesit të vazhduar të prodhimit, në shfrytëzimin e qymyreve, nënkuptohet veprimin në vazhdim të procesit të punës dhe organizimin e një numri të makinave dhe pajisjeve për gërminin, ngarkimin dhe stivimin (deponimin). Këto pajisje janë të planifikuara varësisht nga intensiteti i procesit të prodhimit i cili është funksion i kapacitetit të tyre.

16

Mekanizimi kompleks nënkupton numrin dhe llojin e makinave të cilat janë në përdorim. Në minierat sipërfaqësore mund të kemi nga dy deri në disa makina komplekse të njëjta apo me kapacitete të ndryshme. Ndryshimi në kapacitet njëherit nënkupton tipe të ndryshme të makinave, [68]. Struktura komplekse e mekanizmit dhe sistemit të shfrytëzimit janë të lidhura ngusht mes njëra nga tjetrës. Struktura karakterizohet me tipin dhe kapacitetin e pajisjeve kryesore dhe ndihmëse si dhe në harmonizimin me numrin e pajisjeve në disa procese prodhuese. Struktura komplekse e mekanizmit është përbërës themelor i teknologjisë së shfrytëzimit, kurse sistemi i shfrytëzimit është forma aktive e strukturës e cila siguron prodhimtari të lartë të makinave në proceset kryesore dhe ndihmëse. Klasifikimi i sistemit të shfrytëzimit me transport gjatësor dhe zhvendosje paralele të frontit të punës (sipas autorit E.F.Seško) bazohet në drejtim të zhvendosjes së mbulesës në stivë. Sistemi i shfrytëzimit karakterizohet me:  lartësinë e shkallëve dhe këndin e shpatit të shkallës, (që caktohen në funksion të trashësisë së mbulesës dhe pajisjeve),  Sipërfaqet e shkallëve punuese dhe jopunuese të minierës,  gjeometrinë e minierës (gjatësia e fronteve të punës, gjerësia e sipërfaqeve të punës dhe rrugëve transportuese).  Shpejtësinë e përparimit të frontit të punës  Zgjerimin dhe thellimin e minierës

Fig.3.4.2-1 Skema e sistemit të shfrytëzimit në minierat ekzistuese

Procesi i prodhimit në zbulim është procesi më i vështirë, në raport me shfrytëzimin sipërfaqësor për nxjerrje, si p ër nga vëllimi i punimeve gjithashtu edhe numrit të pajisjeve. Andaj bazë e shumë klasifikimeve të sistemeve është mënyra, pajisjet dhe organizimi i procesit të prodhimit në zbulesë. Në bazë të projektit të shfrytëzimit është planifikuar që miniera të punoj me tri ETS- sisteme në zbulesë dhe dy ETD sisteme në qymyr. Transporti është bërë në shirita transportues të tipeve B=1200[mm]; 1400[mm]’ 1600[mm] dhe 1800[mm]. Kurse stivimi me Stivues të tipit ARs B=2500x55;A 2Rs B=4400x60; A 2Rs B=5200x55.

17

Fig 3.4.2-2 Skema e ETS sistemit a) ekskavatori rotativ, b) transporterët, c) Stivuesi

3.4.3. Pajisjet kryesore në minierat ekzistuese Pajisjet kryesore të cilat përdoren në minierat ekzistuese për largimin e mbules ës dhe nxjerrjen e qymyrit janë:  ekskavatorët rotativ  shirtat transportues  Stivformuesit.

Fig.3.4.3-1 Ekskavatori rotatov SchRs 650 - KRUPP-it

18

Fig.3.4.3-2 Stivformuesi A 2Rs B-5200, shiriti transportues B=1800[mm]

Tab.3.4.3-1 Tipet e pajisjeve kryesore • Ekskavatorët rotativ Tipi Prodhuesi Kapaciteti teorik [m 3/h, m.sh] 1 SRs 1300 Takraf 4200 2 SchRs 650 Krupp 4212 3 SRs 400 Takraf 2200 4 SRs 470 Lauhamer 1690 • Stivuesit Tipi Prodhuesi Kapaciteti teorik [m 3/h, m.sh] 1 Ars B -2500 Lauhamer 2500 2 A2Rs B -4400 Lauhamer 4400 3. A2Rs B -5200 Lauhamer 5200 • Shiritat transportues Tipi Prodhuesi Kapaciteti bartes[m 3/h, m.sh] 1 B=1400[mm] Poltegor-Poloni 2450 2 B=1600[mm] Poltegor-Poloni 4000 3 B=1800[mm] 14.Tetori 5600

3.4.4 Prodhimtaria dhe Kapacitetet e realizuara të pajisjeve ekzistuese Treguesi themelor i punës së minierës me shfrytëzim sipërfaqësor është prodhimtaria vjetore dhe kapaciteti orar i pajisjeve kryesore. Prodhimi maksimal, në të dy minierat, është arritur në vitin 1988 ( tab.3.4.4-1) dhe ka qenë 20.827.450 m 3 mbulesë dhe 10.609.869 t linjit. Rreth vitit 1989 minierat kanë krijuar kushtet optimale teknologjike për shfryt ëzim sipërfaqësor, [19].

19

Tab.3.4.4-1 Prodhimtaria e minierave sipërfaqësore Bardh-Mirash Minierat sipërfaqësore Bardh -Mirash VITI Mbulesa Qymyri(t) Viti Mbulesa Qymyri ( t ) (m 3) (m 3) 1956 23,070 0 1986 18,486,297 9,752,600 1957 221,982 0 1987 18,916,785 10,407,933 1958 332,123 24,144 1988 20,830,450 10,619,869 1959 318,589 1,386 1989 17,477,527 10,471,307 1960 377,838 32,925 1990 12,579,407 7,948,134 1961 602,120 33,751 1991 8,526,386 8,474,557 1962 912,515 335,125 1992 10,054,701 8,157,683 1963 1,193,171 1,090,255 1993 7,687,321 5,883,771 1964 1,386,677 1,412,197 1994 5,758,565 6,287,045 1965 2,167,811 1,949,500 1995 7,030,472 7,071,793 1966 3,939,852 2,869,002 1996 7,356,275 7,314,363 1967 6,129,136 2,931,456 1997 9,974,810 8,421,991 1968 6,526,429 2,742,704 1998 8,372,439 7,994,635 1969 5,972,750 3,087,484 1999 6,244,556 3,806,385 1970 6,434,578 4,022,987 2000 9,020,155 2,933,517 1971 7,380,369 3,935,055 2001 8,832,516 4,754,465 1972 6,503,869 4,947,358 2002 9,681,958 5,527,900 1973 4,690,692 4,497,786 2003 13,478,488 6,465,954 1974 5,881,258 5,063,407 2004 11,489,825 5,658,369 1975 7,788,541 5,888,612 2005 12,209,404 6,391,138 1976 8,864,915 6,956,804 2006 14,108,159 6,538,966 1977 9,940,098 8,457,914 2007 13,875,190 6,715,352 1978 8,709,838 7,879,118 2008 12,812,947 7,886,060 1979 7,949,795 6,787,455 2009 15,736,266 7,839,173 1980 8,495,589 6,066,932 2010 7,754,033 7,958,090 1981 8,180,487 6,292,720 2011 10,524,396 8,212,103 1982 9,933,000 6,541,723 2012 12,645,604 8,028,397 1983 8,350,046 7,010,538 2013 12,400,904 8,258,697 1984 10,976,032 7,478,878 2014 - - 1985 14,002,600 9,727,585 Gjithsej 475,650,702 315,586,351

20

Diagrami 3.4.4-1 Pasqyra e prodhimit nëpër vite

Tab. 3.4.4-2 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore

Miniera Sipërfaqësore “Mirash” Tipi i pajisjeve Kapaciteti orarë [t/h , m 3/h] kryesore 1990 1995 2000 2005 Sh.Interne -1994 -1999 -2004 -2011 SRs 315 15/3 Er.1M 335 335 296 265 SRs 315 15/3 Er.2M 298 328 334 0

SRs 470 20/3 Er.4M 214 365 298 245 SRs 400 14/1 Qymyri Er.7M 350 382 400 376 SRs 470 20/3 Er.5M 236 241 240 234 SRs 470 20/3 Er.6M 323 287 268 226

SRs 1300 26/5 Er.8M 270 361 475 566 SchRs 650 24/5 Er.9M 686 590 574 772

SchRs 650 24/5 Mbulesa Er.10M 633 530 594 817

Diagrami 3.4.4-2 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore

21

Tab. 3.4.4-3 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore

Tipi i pajisjeve Miniera Sipërfaqësore “Bardh” kryesore Kapaciteti orarë [t/h , m 3/h] Sh.Interne 1990 1995 2000 2005 -1994 -1999 -2004 -2011 SRs 470 20/3 Er.1B 323 237 296 265 SRs 470 20/3 Er.2B 292 273 155 165 Er.3B 341 261 292 364 SRs 470 20/3 SRs 470 20/3 qymyri Er.4B 359 251 242 285 SRs 470 20/3 Er.6B 342 306 192 76.7 SRs 470 20/3 Er.7B 295 229 268 213 SRs 1300 24/5 Er.8B 492 355 582 546 SRs 1300 24/5 Er.9B 505 498 557 622

SRs 1300 24/5 mbulesa Er.10B 415 486 522 689 Diagrami 3.4.4-3 Kapaciteti i realizuar i pajisjeve kryesore

22

4. Fushat potenciale në pellgun qymyrmbajtës të fushës së Kosovës

4.1 Aspekte të përgjithshme Nga ndryshimet e vërtetuara në kushtet gjeolog-minierare, ndikim më të madh në ndarjen e fushave dhe renditjen e shfrytëzimit janë kushtet tektonike dhe topografia e pellgut (pozita dhe shtrirja e objekteve ndërtimore dhe natyrore, rrjedhjet e uj ërave, vendbanimet, komunikacioni, etj). [55] Pavarësisht nga të dhënat e cekura më lartë lidhur me tektonikën e pellgut dhe topografinë, kushtet gjeologo-minierare lejojnë shfrytëzim masiv dhe racional të rezervave të qymyrit me kapacitet të lartë. Depozitimet e qymyrit me kushte më të favorshme për shfrytëzim ndodhen në pjesën veriore të pellgut, aty ku janë të hapura edhe minierat ekzistuese Mirash dhe Bardh. Në bazë të shkallës së hulumtimeve, hapësirës gjeografike, kushteve gjeologo-minerare, si dhe në bazë të pozitës së hapjes, ky pellg është i ndarë në dy zona me dhjetë fusha shfrytëzuese me karakteristika, [75]:  Rezervat [t]  Prodhimtaria vjetore [mt/vit]  Periudha e investimeve [€ /t vit]  Shkalla e interesit [%]  Jetëgjatësia e shfrytëzimit [vite]

Fig.4.1-1 Ndarja e pellgut në fusha shfryt ëzuese 23

4.2 Kriteret për përkufizimin e fushave të shfrytëzimit Janë bërë shumë studime mbi përkufizimin e fushave shfrytëzuese, dhe jan ë shtruar nj ë mori kriteresh të cilave duhet t’i p ërmbahemi, si në përcaktimin e gjat ësis ë së frontit të punës, ashtu edhe për gjerësin ë e shesheve të punës, etj. Përkufizimi i fushës së shfrytëzimit:  kapaciteti i fushës së shfrytëzimit  shfrytëzimi i qymyrit me humbje minimale  forma e fushës së shfrytëzimit  madhësia e fushës së shfrytëzimit  pozita e fushës së shfrytëzimit

Përcaktimi i frontit të punës  trashësia e mbulesës  trashësia e qymyrit  koeficienti i zbulimit  karakteristikat gjeometrike të ndryshueshme të vendburimit  vendndodhja e konsumatorëve  hapësira për stivim

Ndërtimi i shesheve të punës:  sa më shpejt të arrihet në fazën e prodhimit  lidhjet komunikatave me lokalitetin  largimi i objekteve nga fusha e shfrytëzimit  zhvendosja e vendbanimeve  jetëgjatësia e fushës së shfrytëzimit

Për hulumtime janë identifikuar tri zona potenciale për zhvillimin e kapaciteteve të reja dhe ato janë:

Tab.4.2-1 Zonat potenciale sipas kritereve t ë caktuara Fusha e Fusha Kriteret Fusha D Sibofcit Jugore Rezervat e qymyrit [mt] - Gjeologjike 990 537 395 - Të shfrytëzueshme 830 370 280 Të mjaftueshme për të furnizuar TEC me kapacitet [MW] 2000 1000 600 Mbulesë-Qymyr [m 3/t] 0.85:1 2.8:1 0.9:1 Vlera kalorike [kJ/kg] 8300 8000-8300 7300 Sipërfaqja [km 2] 19.7 8.0 7.8

Periudha e shfrytëzimit [vit] 40 40 40

24

Fig. 4.2-1 Fushat potenciale: Sibofc, Jugu dhe fusha D

4.3 Fusha e Sibofcit

Fusha Sibofcit shtrihet në pjesën veriore të minierave ekzistuese Mirash dhe Bardh afër termocentralit Kosova “B”. Hapësira e fushës mbulon rreth 19.7 [km²] me një gjerësi maksimale të shfrytëzueshme (shtrirja lindje-perëndim) prej 3.8 km dhe me gjatësi rreth 6 km. Nxjerrja e qymyrit në fushën e Sibofcit ofron mundësinë më të mirë për të furnizuar me qymyr një termocentral të ri. Fusha mund të sigurojë qymyr për një termocentral me kapaciet prej 2000 – 2500 MW. Zona në fushën e Sibocit është shfrytëzuar kryesisht për bujqësi. Është e njohur për një kohë të gjatë, edhe nga komuniteti, se kjo fushë qymyrore është potenciale për shfrytëzim. Ekzistojnë studime të cilat kanë paraparë variante të ndryshme shfrytëzimi dhe se, duke synuar variantin m ë optimal, është analizuar edhe hapja dhe zhvillimi prej kufirit ekzistues të minierave Bardh - Mirash. Ideve t ë formimit t ë fushave t ë shfryt ëzimit KPMM-ja u ka krijuar kushte p ër investime private në shfryt ëzimin e qymyrit. Fusha e shfryt ëzimit e Sibofcit është e populluar me fshatra siç janë: Hade, Sibofc, Lajthishte dhe një pjesë e fshatit Shipitullë e cila, në pjesën më të madhe, është jashtë fushës se shfrytezimit. Përveç zhvendosjes së fshatrave të sipërpërmendura nuk paraqitet pengesë tjetër për shfrytëzim.

25

Fig.4.3-1Fusha e Sibocit

4.4 Fusha D

Fusha D shtrihet karshi termocentralit TC Kosova”A” dhe përafërsisht 5.5 km larg (vijë ajrore) prej termocentralit Kosova”B”. Në perëndim kufizohet me fshatin Dardhishtë dhe në jug me Fushë Kosovën duke përfshirë infrastrukturën siç është rruga dhe vija hekurudhore. Trashësia e shtresës në drejtimin lindje/veri-lindje bie nën limitin ekonomik dhe krahas me këtë edhe cilësia e qymyrit është më e dobët. Ekzistojnë vetëm disa shtëpi mbi Fushën D. Qymyri në vendndodhjen e fushës D është shfrytëzuar edhe në të kaluarën. Pjesa më e madhe është bërë përmes operacioneve nëntokësore. Për shembull, 2.9 mil[t] e qymyrit janë gërmuar në minierën “Krusevc” mes viteve 1948 dhe 1966. Aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e zonës, shfrytëzohet nga KEK-u si vend për depozitimin e hirit t ë fresk ët. Përveç kësaj, në këtë vend janë depozituar edhe masat e mbulesës të larguara gjatë zgjerimit të minierës s ë Mirashit. Këto depozita të vjetra duhet të largohen para se të fillohet me g ërmimin e depozitave qymyrore. Fusha D karakterizohet me trashësi të vogël të mbulesës dhe raport të mirë mbulesë:qymyr. Shfrytëzimi i kësaj fushe do të ofronte një shfrytëzim të mirë të tokës pas përfundimit të aktiviteteve minerare q ë nënkupton eliminimin e përgjegjësis ë ndaj mjedisit si pasojë e depozitimit të hirit dhe për një periudhë të pranueshme kohore kjo zonë mund të destinohet p ër shfryt ëzim si zon ë e rikultivuar. Mirëpo për shkak të rezervave të limituara të qymyrit, kjo fushë mundëson ndërtimin e një termocentrali me një kapacitet prej vetëm 600 MW.

26

Fig.4.4-1Fusha D

4.5 Fusha Jug

Fusha Jug kufizohet me minierat ekzistuese Bardh - Mirash në pjesën jugore. Për k ëtë rast janë analizuar dy variante të shfryt ëzimit me kufirin minerar të krijuar nga fshati Bardh në perëndim dhe nga lumi Sitnica në lindje (si varianti 1) ose nga Fushë Kosova (si varianti 2) në një sipërfaqe prej rreth 8.0[km 2]. Fusha minerare e Juglindjes (si varianti 2)është përfundimisht më e shtrenjta, fillimisht për shkak të kushteve të pafavorshme gjeologjike, veçanërisht raporti i lartë mbulesë:qymyr, (2:1) dhe për shkak të problematikës së stiv ës së jashtme. Depozita e qymyrit karakterizohet nga një trashësi të shtresës prej 60 - 80 [m], e cila është e mbuluar nga shtresa e mbulesës prej 100 - 150 [m]. Për shfrytëzimin e kësaj fushe kërkohet zhvendosja e fshatrave Lismir dhe Kuzmin si dhe lumi Sitnica n ë shtrat t ë ri.

27

Fig.4.5-1Fusha Jug

4.6 Vlerësimi i fushave potenciale

Tabela në vijim paraqet krahasimin mes fushave potenciale duke marrë parasysh kriteriet e ndryshme teknike: Tab.4.6-1 Vlerësimi i Fushave potenciale Kriteriet njësia Sibovc Fusha D Fusha Jug

Sasia e qymyrit brenda kufirit [ mt ] 900 280 500 teknologjik * Raporti Mbulesë – Qymyr [ m3/t ] 0.85 0.90 2.8 përfshirë edhe materialin e stivuar Vlera mesatare kalorike [ kJ/kg ] 8312 7340 Ngjashëm me Sibovc Përqindja mesatare e squfurit [ % ] 1.1 1.0 Ngjashëm me Sibovc Shfrytëzimi i tokës - Bujqësia KEK (Stivat) KEK (Stivat) Mbulimi me masat e stivuara [ha] 0.5 2.2 5.5

Zhvendosja Hade, Sibovc, Disa shtëpi Lismir, Kuzmin Lajthishte Pengesat Zhvendosja Zhvendosja e Aktualisht e fshatit (Stivat+Hiri vështirë Hade konkurruese

28

Vlerësimi i Fushës Sibofc : Kjo fush ë disponon rezerva me sasi të mëdha të qymyrit dhe karakterizohet me kushte mjaftë të favorshme p ër shfryt ëzim. Qymyri ësht ë i cilësisë së lart dhe gërmimi nuk vësht ërsohet nga largimi i stiv ës. Përparësi tjetër e kësaj fushe është distanca e vogël e transportit deri në termocentrale. Avancimi i fushës Sibofc në drejtim t ë veriut ka mundësinë më të mirë për të mbushur me masa të mbulesës hapësirat e minierave Bardh-Mirash. Shfryt ëzimi i fushës paraprakisht kërkon kryerjen e zhvendosjes s ë vendbanimeve dhe objekteve të tjera q ë shtrihen brenda kushirit t ë fush ës s ë shfryt ëzimit. Fusha me prioritet të parë është fusha e Sibofcit e cila shtrihet në kuadër të fushës me rezerva të kategorisë A, fush ë e cila mund të sigurojë një prodhimtari vjetore të qymyrit prej rreth 20.000.000 t/vit dhe një jetëgjatësi mbi 40 vite.

Vlersimi i fushës D : Fusha D karakterizohet me trashësi të vogël të mbulesës dhe raport të volitsh ëm mbulesë - qymyrit. Fusha është e mbuluar me stivim të mbulesës dhe hirit të fresk ët. Depozitimi i hirit nuk është bërë sipas standardeve andaj duhet të merret në konsideratë mundësia që kjo depozitë ose të largohet ose së paku të sigurohet me një mbulesë prej argjile. Nëse bëhet largimi i masave të depozituara, atëherë raporti i mbetur mbulesë:qymyr do të jetë dukshëm më i favorshëm. Është me rëndësi të ceket se fusha D mund të sigurojë një prodhimtari vjetore të qymyrit prej rreth 10.000.000 t/vit dhe një jetëgjatësi mbi 25 vite. Përsa i takon çështjes së shfrytëzimit të tokës në të ardhmen, është e mundur që kjo fushtë të ketë një destinim të veçantë si zonë e rikultivuar. Vlerësimi i Fushës Jug : Përparësia kryesore e kësaj fushe është fakti se pjesa më e madhe e hapësirës në fjalë është pronë e KEK-ut. Por në anën tjetër, në këtë fushë duhet të largohet më shumë mbulesë për arsye të rënies së shtresës qymyrore në drejtimin të jugut. Mangësi tjetër e fushës Jug është distanca e madhe tansportuese deri në TC A dhe TC B. Fusha jug mund të sigurojë një prodhimtari vjetore të qymyrit prej rreth 20.000.000 t/vit dhe një jetëgjatësi mbi 25 vite.

5. Ndërtimi i minierës së Sibovcit

5.1 Hulumtimet e përgjithshme

Në planin afatgjatë qymyri do të mbetet lënda kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë [78]. Prodhimatria e deritanishme nga minierat ekzistuese ësht ë relativisht e vog ël në raport me shtrirjen e pellgut dhe rezervat e përgjithshme. Kjo nënkupton se ky pellg është ende në fazën fillestare në shfrytëzimin e qymyrit. Shfrytëzimi i qymyrit në minierat ekzistuese (Bardh-Mirash) ka përfunduar zyrtarisht me 12 tetor 2012, por konsumatorët e njohur me kapacitete të përcaktuara TC”B” dhe blloqe të rivitalizuara të TC”A” do të vazhdojnë aktivitetet në vazhdimesi. Përveç kësaj një pjesë e pajisjeve ekzistuese gërmuese, transportuese dhe stivuese do të ruajnë funksionalitetin teknik dhe teknologjik të tyre, krahas rifreskimeve dhe rivitalizimeve dhe, si të tilla, do të përdoren në minierat e ardhshme. Dalja e pajisjeve të ETS-sistemeve nga puna do të bëhet në mënyrë të planifikuar dhe sipas dinamikës e cila do të mundësoj vënien përsëri në punë në minierën e re.

29

Gjithashtu infrastruktura e ndërtuar mund të vazhdojë të përdoret, krahas një rivitalizimi dhe modernizimi, siç janë (platoja e remonteve në Bardh, vendet e depozitimit të qymyrit, fabrika për pajime minerare, trafostacionet, rrugët magjistrale të shiritave transportues, lartëpërçuesit) të cilat krahas investimeve shtesë në rivitalizimin dhe modernizimin e tyre do të përdoren për minierën e re. Për hapjen dhe shfrytëzimin e linjitit nga fusha e Sibovcit janë studjuar gjashtë variante. Varianti 1 n ë dy nënvariante, dmth. Var.1.A dhe 1.B, Varianti 3 në dy nënvariante, dmth. Var.3.A dhe 3.B) si dhe variantet 2 dhe 4. Për zhvillimin e një miniere janë krahasuar dy variante:  Varianti 1.A Miniera Sibovc prej jugut në veri  Varianti 1.B Miniera Sibovc prej veriut në jug Për zhvillimin me dy miniera janë vlerësuar dhe llogaritur këto variante:  Var. 2 Zhvillimi paralel në Sibovc dhe Fushën D  Var. 3.A Zhvillimi paralel në Sibovc (jug) dhe Sibovc (në mes)  Var. 3.B Zhvillimi paralel në Sibovc (jug) dhe Sibovc (veri)  Var. 4 Operimi paralel i dy minierave përgjatë linjës ndarëse jug-veri

Për zgjedhjen dhe vlerësimin e skenarëve janë shfrytëzuar kritere të cilët kanë ndikim vendimtar në shpenzimet dhe investimet e prodhimit duke p ërfshir ë:

1. Gjeologjia, përfshirë edhe raportin mbulesë:qymyr 2. Gjeomekanika / siguria gjeoteknike 3. Teknologjia (hapja, transportimi, stivimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve) 4. Furnizimi me qymyr / humbjet e qymyrit 5. Cilësia e qymyrit 6. Zhvendosja 7. Punime ndihmëse (masat jo të lidhura me aktivitete minerare, si p.sh. ndërtimi i rrugëve, urave,etj 8. Kërkesa për zonë / shfrytëzimi i zonës 9. Mbrojtja e mjedisit / ekologjia 10. Rikultivimi 11. Të tjera /fazat e kalimit dhe lejet 12. Rreziqet

5.2 Kërkesat për qymyr

Kërkesa për furnizim t ë pand ërprer ë me qymyr për konsumatorët e cekur më lartë dhe dinamika e përfundimit të punimeve në minierat ekzistuese paraqesin domosdoshmërinë që me kohë të realizohen përgatitjet për rivitalizimin e pajisjeve dhe objekteve të cilat mund të përdoren në minierën e re, [47]. Synimi kryesor i këtij studimi është : “Të garantojë siguri në prodhimin e energjisë elektrike në të ardhmen në Kosovë, si në aspektin teknik ashtu edhe në atë ekonomik. Ky synim duhet të mbështetet përmes garantimit të furnizimit me qymyr dhe të realizueshmërisë ekonomike, gjatë gjithë kohës së operimit, të termocentraleve ekzistuese dhe atyre të reja”. Parametrat kryesorë teknikë që janë marrë për bazë për shfrytëzim sipërfaqësorë të qymyrit janë:  Përkufizimi i fushës së shfrytëzimit,

30

 Pajisjet kryesore  Sistemi i shfrytëzimit Niveli aktual i harxhimit të qymyrit nga ana e termocentraleve është mbi 8 [mt/v], por ky nivel nuk është i mjaftueshëm për të siguruar kërkesën për energji elektrike në Kosovë. Kërkesa për qymyrin e papërpunuar duhet të rritet në mënyrë të ngadalshme për të evituar pikun e investimeve të larta. Në këtë mënyrë, shpenzimet (veçanërisht ato financiare) do të mund të mbaheshin të ulta. Një koncept i tillë është përdorur për krahasimin e kostove për të bërë përzgjedhjen paraprake të aktiviteteve të ndryshme minerare. Për shkak të kostove të larta të investimeve, si në sektorin e minierave ashtu edhe në atë të energjetikës, çështja është se a duhen konsideruar investitorë privat që do të mund të operonin paralel me KEK-un, si dy miniera apo vetëm një minierë, duke mos paragjykuar as operatorët privat dhe as KEK-un. Çfarë është më mirë? – Të kemi një minierë apo miniera të pavarura? Teknikisht, që të dy opsionet janë të mundshme. Kapacitetet e instaluara të të dy TEC-ve janë të paraqitura në tabelën e mëposhtëme.

Tab.5.2-1 Kapacitetet e instaluara të TEC-ve Blloku i Energjia Energjia Energjia Fillimi i TC”A+B” Bruto Neto Neto e Operimit Gatshme (vjetërsia) [M W] [M W] [M W] Viti Kosova A A1 65 58 0 1962 (46) A2 125 113 0 1964 (44) A3 200 182 110 - 120 1970 (38) A4 200 182 110 - 120 1971 (37) A5 210 187 125 - 130 1975 (33) Kosova B B1 339 309 240 - 260 1983 (25) B2 339 309 260 - 280 1984 (24)

Tri njësi të TC ”Kosova”A” dhe dy njësi të TC ”Kosova”B” japin një kapacitet orar prej 845-910 MW. Synimi është përmbushja e kërkesave vendore industriale si dhe ato të eksportit në të adhmen. Kosova duhet të shfrytëzojë pasurinë e saj të energjisë primare: sasitë e mëdha të qymyrit në mënyrë që kjo pasuri të shfrytëzohet për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende të reja pune. Furnizimi i sigurt me energji elektrike është esenciale për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe krijimin e kushteve p ër investime në Kosovës.

5.3 Përkufizimi i fushës së shfrytëzimit

Kufiri i fushës së shfrytëzimit të minierës së ardhshme të Sibofcit është i përcaktuar në bazë të kriterit të kufirit ekonomik për shfrytëzim sipërfaqësor. Në vendburimet me shtrirje horizontale konturi i fushës së shfrytëzimit vendoset në formën e një linje e cila formohet në bazë të trashësisë minimale të qymyrit, e mundur për shfrytëzim racional me pajisjet ekzistuese; me përmbajtje maksimale të komponentëve të dobishëm duke patur parasysh raportin mbulesë-qymyr. Seksioni i

31 sipërfaqeve të formuara paraqet konturin e pjesës së shfrytëzueshme të vendburimit për formimin e minierës sipërfaqsore, [9]. Miniera e Sibofcit, brenda këtij konturi, ka rezerva të mjaftueshme për të furnizuar objektet ekzistuese gjeneruese, deri në përfundimin e jetëgjatësisë së tyre si dhe për furnizimin me qymyr të termocentralit të ri, për 40 vitet e jetës operacionale, [80]. Përmasat e minierës sipërfaqësore të Sibofcit janë afërsisht 3000x6000 [m]. Miniera është e konturuar në mënyrë të tillë që në pjesën jugore mbështetet në shpatin përfundimtar të minierave ekzistuese, në pjesën perëndimore shtrihet deri ne kufirin e përfunduar t ë pellgut qymyrmbajtës, kurse në anën veriore dhe lindore shtrihet sipas varianteve të ndërtuara, për pasojë përkufizimi është bërë duke analizuar kriteret e cekura më lart. Përkufizimi i fushës së shfrytëzimit, nga aspekti i hapjes dhe zhvillimit të minierës së Sibofcit, është realizuar për variantin me një minierë të vetme dhe shfrytëzim me pajisje me veprim të vazhduar.  Varianti 1A (drejtimi i përparimit të frontit të punës nga jugu në veri),  Varianti 1B (drejtimi i përparimit të frontit të punës nga veriu në jug) Këndi përfundimtarë i shpatit është përcaktuar në funksion të zgjedhjes së projektuar, llojit të pajisjeve të përzgjedhura që do të përdoren në të gjitha proceset teknologjike të punës në zbulesë dhe nxjerrje si dhe karakteristikat gjeomekanike të mjedisit të punës. Deri në krijimin e hapësirës për stivim të brendshëm masat e gërmuara do të stivohen në hapësirat e minierave ekzistuese.

Fig.5.3-1 Zona e përkufizuar e fushës së Sibovcit – Harta e Lokacionit

32

Fig.5.3-2 Profilet gjeologjike të minierës së Sibovcit

5.4 Zgjedhja e pajisjeve kryesore

Procesi teknologjik i shfrytëzimit sipërfaqësor të linjitit përbëhet nga dy procese të pavarura të punës; zbulimi dhe nxjerrja. Çdo njëri nga këto procese përbëhet nga disa nënprocese si gërmimi, transporti dhe stivimi (depozimi) në bazë të të cilës ndërtohet edhe struktura e mekanizimit kompleks. Procesi teknologjik mund të organizohet si proces i ndërprerë apo i vazhduar, mirëpo përvoja e deritanishme ka treguar se dinamika e punës dhe ekonomiciteti, në shfrytëzimin sipërfaqësor, varet nga niveli i mekanizimit të minierës, në veçanti nga mekanizimi i punës në gërmimin dhe transportin e mbulesës. Prandaj konstruktimi ose përzgjedhja e makinave dhe pajisjeve të cilat plotësojnë të gjitha kushtet e mjedisit punues paraqet një detyrë komplekse dhe me përgjegjësi. Miniera sipërfaqësore mund të ketë nga dy deri në disa makina komplekse me kapacitet të njëjtë apo të ndryshëm. Ndryshimi në kapacitet nënkupton tipe të ndryshme të makinave, [68]. Faktorët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjen e mekanizimit kompleks në minierat sipërfaqësore mund të jenë:  natyrorë,  tekniko-teknologjikë,  organizativ dhe  ekonomikë. Për makina komplekse me transport gjatësor të mbulesës është karakteristike përdorimi i ekskavatorëve rotativ me veprim të vazhduar me shirit transportues. Lloji i ekskavatorëve që do të përdoren në minierën e Sibofcit janë:  Ekskavatorët rotativ të tipit SRs 1300  Ekskavatorët rotativ të tipit SchRs 650  Ekskavatorët rotativ të tipit SRs 400 Transporti i masave të mbulesës dhe qymyrit do të bëhet me shirit transportues me gjerësi të shiritit B=1600[mm] dhe B=1800[mm]. Lloji i stivuesve që do të përdoren janë:  Stivues me konsolë të tipit A2Rs-B.5200.55  Stivues me konsolë të tipit A2Rs-B.4400.60

33

5.5 Përcaktimi i kapacitetit dhe jetëgjatësia e minierës Kapaciteti i minierës sipërfaq ësore ësht ë përcaktohet në bazë të prodhimtarisë vjetore të linjitit të realizuar, mund ësive t ë shfrytëzimit të pajisjeve, dinamikës optimale të aktiviteteve minerare dhe kërkesave të tregut. Për të qenë më real kapaciteti duhet të analizohet nëpër etapa apo faza të shfrytëzimit sepse nga p ërvoja dimë se kapaciteti nëpër etapa apo faza është i ndryshëm. Gjatë shfrytëzimit të vendburimeve me shtrirje horizontale kapaciteti i minierës sipërfaqësore verifikohet në bazë të shpejtësisë së përparimit të frontit të punës në zbulesë në vitë dhe mund të llogaritet sipas relacionit:

Ku: Q eksk - kapaciteti i ekskavatorit Hsh - lartësia e shkallës Lb - gjatësia e bllokut të ekskavatorit

Jetëgjatësia e shfrytëzimit të minierës së Sibovcit varet nga rezervat e shfrytëzueshme dhe prodhimtaria vjetore e planifikuar, për numër të pajisjeve që do të përdoren. Prodhimtaria e planifikuar nga kjo fushë do të furnizojë kapacitetet ekzistuese gjeneruese deri në përfundim të jetëgjatësisë së tyre dhe objektet e reja gjeneruese. Kapaciteti vjetor për variantin 1A është i llogaritur në rreth 16.3[Mt/vit], kurse për variantin 1B është i parashikuar në 16.8[Mt/vit]. Ndryshimi i kapacitetit në vite, sipas varianteve, është si rrjedhojë e cilësisë së ndryshueshme të qymyrit në disa pjesë të fushës të planifikuara për shfrytëzim sipas varianteve. Kapaciteti i minierës së Sibofcit është përcaktuar për të dy variantet në bazë të cilësisë së kërkuar nga termocentralet. Në kapacitetet vjetore të përcaktuara për të dy variantet është planifikuar një sasi prej 3[Mt/vit] e cila do të destinohet për konsum të përgjithshëm.

5.6 Hapja e minierës së Sibofcit-Alternativat e hapjes Punimet në hapjen e minierës duhet të sigurojnë rrjedhën e materialit nga të gjitha sipërfaqet e shkallëve të punës me pikat pranuese në sipërfaqe duke përfshirë edhe stivën. Faza e parë e procesit teknologjik në shfrytëzimin sipërfaqësor është hapja, e cila ësht ë me ndikim të drejtëpërdrejtë në efektin ekonomik të fazave të tjera, të cilat përcaktojnë procesin e përgjithshëm teknologjik.

34

Fig.5.6-1 Hapja e minierës së sibovcit

Hapja e minierës sipërfaqësore është në marrdhënie të drejtëpërdrejtë me sistemin e shfrytëzimit, zgjedhjen e pajisjeve, vendvendosjen e stivimit dhe objektet në sipërfaqe me të cilat siguron [38]:

 Vëllim minimal të punimeve minerare në hapje (që nënkupton shkallë më e ulët e investimeve në zbulim).  Periudhë minimale e ndërtimit të minierës.  Gjatësi minimale të transportit të mbulesës dhe qymyrit.  Dinamikë më të përshtatshme të shfrytëzimit pas hapjes me rritje të vëllimit të mbulesës në periudha të mëvonshme.  Realizim të kapaciteteve të projektuara në zbulim dhe nxjerrje.  Shpenzime minimale të ndërtimit dhe shfrytëzimit të minierës.

Në zgjedhjen e alternativës së hapjes ndikojnë edhe shtrirja e vendburimit, relievi i terrenit, lokacioni i objekteve pranuese, pajisjet, shpenzimet e hapjes, kapaciteti i minierës sipërfaqësore dhe elementë të tjerë të sistemit të shfrytëzimit. Faktorë me rëndësi në zgjedhjen e alternativës së hapjes është mënyra e transportit e cila kushtëzon formën, gjatësinë dhe pjerrtësinë e transhesë së hapjes.

35

5.6.1 Alternativa1: Zhvillimi i fushës Sibovc si furnizues i vetëm i TC-ve Alternativa.1 supozon që qymyri i fush ës s ë Sibofcit do të nxjirret nga një prodhues i vet ëm me synim dërgimin e prodhimit të përgjithshëm në termocentralet ekzistuese dhe ato të reja. Në këtë m ënyr ë i t ërë kapaciteti i minierës orientohet për TEC “A” dhe “B” si dhe për në termocentralin e ri.

5.6.1.1 Varianti 1.A: Zhvillimi i minierës nga jugu në veri Është ë r ënd ësi shme të theksohet se n ë çdo minierë sipërfaqësore mund të realizohet hapja në mënyra të ndryshme, me numër të ndryshëm të objekteve të hapjes dhe në pika të ndryshme të fush ës. Me fjalë tjera gjatë hapjes së minierës sipërfaqësore ekzistojnë një numër i shumtë i alternativave të hapjes, [80]. Skenari i parë paraqet nxjerrjen e qymyrit nga Jugu në Veri.

Fig.5.6.1.1-1Var. 1.A (Zhvillimi nga Jugu në Veri)

36

Fig.5.6.1.1-2 Var. 1.A (Zhvillimi nga Jugu në Veri) Kriteriet kryesore për vlerësimin e zhvillimit t ë aktiviteteve minerare. Variantit 1.A Në vitet e para situata gjeologjike/hidrologjike është relativisht identike 1 Gjeologjia me minierat ekzistuese edhe p ër shkak të afërsisë. Shpejtësia e p ërparimit të shkallëve të punës është relativisht e ulët. Vëmendje duhet t’i kushtohet mbrojtjes së shpateve të shkallëve nga ujërat sipërfaqësorë. 2 Gjeomekanika Ndërtimi i rrugëve nëpër minierë, projektimi i shpatit duhet të nd ërtohen në baz ë të kohëzgjatjes s ë zhvillimit të aktiviteteve dhe n ë funksion të gjatësisë së shkallëve të pun ës. Hapja: Hapja e fushës së Sibovcit përfshin aktivitete të cilat mundësojnë zhvillimin e transportit me shkallët punuese në minierë. Hapja fillon prej kufirit verior të minierave ekzistuese. Transporti: Teknologjia Qymyri transportohet duke i shfrytëzuar linjat e shiritave magjistral (hapja, ekzistues. Por është e nevojshme zhvendosja e shiritave të qymyrit nga transporti, 3 pozita e tanishme në drejtim të kufirit lindor të fushës së Sibovcit. stivimi, Shfrytëzimi i pajisjeve: Shfrytëzimi i Teknologjia do të realizohet me ekskavator rotativ (të KEK-ut). pajisjeve) Për largimin e mbulesës do të shfrytëzohen dy ekskvatorë rotativ SchRs 650 dhe dy ekskavator rotativ SRs 1300. Në qymyr janë planifikuar të punojnë 2 ekskvatorë të tipit SRs 1300.dhe duhet të blihet edhe një ekskavator i ri( C-700) Stivimi do t ë bëhet në hapësirën e krijuar të minierave ekzistuese Furnizimi me qymyr Lidhja e minierës me TEC-et për furnizimin me qymyr është mjaftë e 4 / humbjet e qymyrit volitshme dhe se humbje t ë qymyrit gjat ë transportit nuk do të ketë. Cilësia e qymyrit, sidomos në vitet e para, është shumë e mirë mirëpo me 5 Cilësia e qymyrit avancimin e minierës në drejtim të veriut cilësia e qymyrit pëson një rënie të butë. Fshati Hade duhet të zhvendoset sa më shpejtë që të jetë e mundur, kurse 6 Zhvendosja zhvendosja e fshatrave të tjerë do të mund të bëhet më vonë. Zhvendosja e Sibovcit (pjesa kryesore) do të kërkohet pas vitit 2030. Punët ndihmëse Infrastruktura (si rruga në Bardh, tërheqja e linjave elektrike, etj) duhet të 7 (ndërtimi i rrugës, zëvendësohet në fillim të zhvillimit të aktiviteteve minerare. etj.) 37

Zonat janë kryesisht fusha bujqësore. Kjo zonë është e shpallur si zonë e Kërkesa për zonë / 8 interesit të veçantë prandaj edhe shfrytëzuesit e zonave që duhet të shfrytëzimi i zonës merren tanimë janë të informuar. Koncentrimi i aktiviteteve minerare (dmth. vetëm një minierë me kapacitet Mbrojtja e mjedisit 9 të lartë), zvogëlon ndikimet në mjedis. /ekologjia Zonat e vlefshme ekologjike do të preken më vonë. Mbyllja e hapësirave të minierave ekzistuese ofron përparësi ekonomike për shkak të distancës së shkurtër transportuese. Është e favorshme çështja e bilancit midis marrjes së tokës dhe kthimit të 10 Rikultivimi saj. Në përfundim të nxjerrjes së qymyrit do të jetë vetëm një hapësirë e mbetur në veri të fushës stë Sibovcit. Në parim ky variant teknikisht është një vazhdimësi e minierave ekzistuese. Për këtë arsye, do të jetë e mundshme të kërkohet mbajtja e të Të tjera / drejtave brenda procesit të lejes. Fazat kaluese Shtresa qymyrore është një vazhdimësi dhe si e tillë edhe do të 11 shfrytëzohet pa ndarje hapësinore. Lejet Llogaritet se kjo do të thjeshtësojë procesin e marrjes s ë lejes për pun ë. Kjo mbështetet nga fakti se konceptet e kaluara kanë pasur një menaxhim të tillë të operimit. a) Rreziku më i rëndësishëm i kësaj metode është se fshati Hade mund të mos zhvendoset në kohë. Nëse kjo ndodhë, zbulimi i mundshëm i qymyrit do të vonohet dhe për pasojë mund t ë ket ë ngecje n ë furnizim me qymyr të TEC-ve. Një alternativë e mundshme do të jetë avancimi vetëm përgjatë linjës së kufirit perëndimor të fushës Sibovc. Në rast të tillë, gjatësitë e shkallës, në pjesën e reduktuar të fushës, do të përcjellë zonën e sigurisë në Hade dhe projektimin e domosdoshëm të shpateve për të garantuar siguri 12 Rreziqet të minierës sipërfaqësore. Gjatësia e shkallës prej 2.0 deri 2.9 km në minierë do të reduktohet në 1.0 deri 1.2 km (me kënd të shpatit prej 10°). Kjo alternativë nënkupton rritje të shpenzimeve për prodhim. b) Konsumimi i qymyrit të papërpunuar do të reduktojë shumë dizajnin themelor, përfshirë këtu shkallët e gjata, të cilat nuk do të jenë më optimale, që njëherit do të rezultojë në rritje të shpenzimeve për prodhim. Në anën tjetër, shkallët të cilat janë shumë të shkurtëra do të çojnë në probleme të konsiderueshme të prodhimit dhe ngecje në kapacitet. Përparësia kryesore është rruga e shkurtër transportuese e mbulesës, deri në hapsirën e krijuar në minierat ekzistuese, për stivim. Tab.5.6.1.1-1 Ecuria e largimit të mbulesës sipas sektorëve. Varianti 1.A Var.1. Sektorët e Sipërfaqja Trashësia e Sasia e Totali i A mbulesës e terenit mbulesës mbulesës mbulesës m m² + lmd [m] mil m 3 mil m 3 1 1.92 594 45.0 86.6 86.6 2 3.60 615 70.5 253.8 340.7 3 2.45 625 71.7 175.6 516.6 4 2.47 602 45.1 111.4 628.0 5 1.94 578 21.8 42.3 670.3 6a 2.98 595 30.3 90.3 760.6 6b 0.33 550 8.5 2.8 763.4 Σ 15.71 602 48.6 763.4 763.4 (vlerat e përmendura në sektorë janë numra të rrumbullaksuar)

38

Tab.5.6.1.1-2 Ecuria e nxjerrjes së qymyrit sipas sektorëve. Varianti 1.A Var. Sektorët Shtresa Shtresa Trashësia Sasia e Totali i 1.A e tavanore dyshemore e qymyrit qymyrit qymyrit qymyrit m m² + lmd + lmd [m] m t m t 1 1.13 538 467 67.0 86.4 86.4 2 3.05 542 473 68.6 238.8 325.2 3 2.35 548 490 58.0 155.4 480.6 4 2.50 555 500 54.9 156.6 637.1 5 2.03 556 509 46.7 108.0 745.1 6a 2.69 562 512 49.5 151.7 896.8 6b 0.40 545 536 9.0 4.1 900.9 Σ 14.16 551 494 55.8 900.9 900.9

Një prej faktorëve më të rëndësishëm për të vlerësuar përfitimet nga aktivitetet minerare është raporti i largimit të mbulesës me nxjerrjen e qymyrit. Për Variantin 1.A në tabel ën n ë vijim kemi paraqitur të dh ënat si vijon:

Tab.5.6.1.1-3 Raporti mbulesë:qymyr, squfuri, vlera kalorike, hiri: Variant 1.A Var.1.A Raporti Squfuri Vlera neto Hiri mbulesë:qymyr kalorike m3/t % kJ / kg % 1 1.00 1.1 8490 14.7 2 1.06 1.0 8647 14.3 3 1.13 1.1 8364 14.8 4 0.71 1.2 8272 15.3 5 0.39 1.2 8024 16.4 6a 0.60 1.0 8249 15.8 6b 0.69 1.1 7100 19.6 0.85 1.1 8312 15.3

5.6.1.2 Varianti 1.B: Zhvillimi i minierës nga veriu në jug Qasja sipas këtij varianti është shfrytëzimi i linjitit të Sibovcit nga një zonë e re e pavarur dhe e ndarë në aspektin hapësinor nga minierat ekzistuese.

39

Fig.5.6.1.2-1Var.1.B (Zhvilimi i Minierës nga veriu në jug)

Kriteret kryesore për vlerësimin e zhvillimit të aktiviteteve minerar. Varianit 1.B Sa i takon fushës në tërësi, ekziston situatë e njëjtë në aspektin gjeologjik sikur në Variantin 1.A. Por ekzistojnë disa dallime në kosto për shkak të efektit të vonesës. 1 Gjeologjia Për shembull, për 100 milion tonelatat e para të qymyrit në Var. 1.A. raporti mbulesë:qymyr arrinë në (1:1) ndërsa në Var. 1.B ky raport është vetëm (0.75:1). Për shkak të shtresave të pjerrëta, shfrytëzimi i depozitës nga veriu në jug duket 2 Gjeomekanika të jetë më i favorshëm (së paku në fillim). Në përgjithësi ekzistojnë kushte pak më të mira gjeoteknike. Hapja: Hapja në veri bëhet në tokën që shfrytëzohet për bujqësi. Pajisjet duhet të transportohen nga minierat ekzistuese deri në pjesën veriore. Teknologjia

(hapja, Transporti: transporti, 3 Në këtë variant largësia transportuese e qymyrit në termocentral është më e stivimi , shkurtër, por kërkohet ndërtimi i linjave të reja, kurse transporti i mbulesës Shfrytëz. i gjithashtu kërkon ndërtimin e linjave të reja. pajisjeve)

Shfrytëzimi i pajisjeve: Tërë periudha e zhvillimit të punimeve, është paraparë t ë bëhet me ekskavator 40

rotativ. Në fillim, trashësia e mbulesës është dukshëm më e ulët, d.m.th. për mesatare 30 m (sillet prej 10 deri 70 m), ndërsa në Var. 1.A si mesatare është 45 m (sillet rreth 40 deri 120 m). Kështu, vetëm 3 ekskavatorë janë të nevojshëm për largimin e djerrinës në pjesën veriore të depozitës (në vend të 4 ekskavatorëve në pjesën jugore). Masat e hapjes stivohen në hapësirën e shfrytëzuar të minierave ekzistuese me një distance të gjatë transportuese. Nëse stivimi i brendshëm fillon sa më shpejtë, do të mungojnë masat për mbushjen e hapësirës së shfrytëzuar në pjes ën jugore. Duhet pastaj të planifikohet mbushja e hapësirës së mbetur. Furnizimi me qymyr nuk është i lidhur me zhvendosjen e fshatit Hade. Furnizimi i Por ka humbje të qymyrit në jug të depozitës për arsye se heqja e materialit të qymyrit / stivuar do të ishte më e pafavorshme nga pikëvështrimi aktual. Humbjet e 4 humbjet e qymyrit kapin sasinë prej 38 [Mt], me kusht që në zonat e afërta (hapësira e qymyrit zbrazur në Mirash/Bardh) nuk do të stivohet më lartë se pjesa tavanore e shtresës qymyrore (e drejtuar kah jugu me kënd 60). Sidomos në vitet e para cilësia e qymyrit është më e ulët se në Var.1.A dhe do të 5 Cilësia e qymyrit përmirësohet në drejtimin jugor. Përveç një shtylle të sigurisë, fshati Hade nuk duhet të zhvendoset për momentin. 6 Zhvendosja Zhvendosja e tërë zonës së Hades do të jetë e domosdoshme vetëm pas vitit 2030. Në vend të kësaj, zhvendosja e Sibofcit do të ndodhë më herët. Punët ndihmëse Infrastruktura e përfshirë në Var.1.A (sikur rruga në Bardh, linjat elektrike etj.) 7 (ndërtimi i rrugës, mund të ruhen edhe për nj ë kohë. etj.) Tokat shfrytëzohen kryesisht për bujqësi. Për shkak të planifikimi të ndryshuar Kërkesa për tokë të shfrytëzimit të Sibofcit, shfrytëzuesit e tokave të cilat duhet të merren nuk 8 / shfrytëzim i janë të informuar për këtë fazë dhe se duhet të informohen. Kjo mund të paraqet tokës ndonjë vonesë. Mbrojtja e Në veri të Sibofcit, kufiri i minierës është tërhequr në drejtim t ë jugut. Arsye për 9 mjedisit këtë ka qenë procesi i vlerësimit mes humbjes së qymyrit dhe mbajtjes së /ekologjia zonave relativisht të vlefshme në aspektin ekologjik. Mbyllja e hapësirava të zbrazura në Mirash/Bardh do të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë për shkak të distancës së gjatë transportuese. Rikultivimi Bilanci i kthimit të tokave, për ato toka të cilat kërkohen, do të varet shumë nga 10 vendimi rreth dhënies së formës së zonës së zbrazur të Mirash/Bardh Në përfundim të g ërmimit të qymyrit do të mbetet vetëm një gropë e zbrazur në jug të fush ës në Sibofc Edhe pse është e njëjta depozitë si në Variantin 1.A, do të jetë më vështirë të Të tjera / merren lejet, për arsye se punët do të fillojnë në një zonë e cila deri më tani ka 11 qenë e paprekur nga aktiviteti minerar. Procedura për marrjen e lejeve duhet të Lejet bëhet si projekt në fushë të gjelbër. a) Sikur për Var.1.A Konsumimi i qymyrit të papërpunuar do të reduktojë shumë dizajnin përfshirë këtu shkallët e gjata të cilat nuk do të jenë më optimale, që njëherit mund të rezultojë në rritje të shpenzimeve specifike. Mirëpo, efektet nuk do të 12 Rreziqet lajmërohen qysh në fillim të shfrytëzimit, por më vonë. b) problemet mund të ndodhin me fillimin e mundshëm të prodhimit të qymyrit, sepse duhet të sigurohen dy kushte themelore: 1. lejet dhe 2. pajisjet kryesore duhet të instalohen në vendin e caktuar dhe duhet të zbulohet sasi e mjaftueshme e qymyrit.

41

Tab.5.6.1.2-1 Ecuria e largimit të mbulesës sipas sektorëve. Varianti 1.B Sektorët Sipërfaqja Trashësia e Sasia e Totali i Var.1.B e e terrenit mbulesës mbulesës mbulesës mbulesës m m² + MSL [m] mil m 3 mil m 3 1 0.94 596 22.9 21.6 21.6 2 2.63 588 29.4 77.3 98.9 3 5.01 598 42.3 211.9 310.9 4 2.17 628 77.6 168.2 479.1 5 2.84 612 68.5 194.8 673.9 6 2.00 594 44.4 88.6 762.4 Σ 15.59 602 48.9 762.4 762.4

Tab.5.6.1.2-2 Ecuria e nxjerrjes së qymyrit sipas sektorëve. Variant 1.B Sektorët Shtresa Shtresa Trashësia e Sasia e Totali i Var.1.B e qymyrit tavanore dyshemore qymyrit qymyrit qymyrit m m² + MSL + MSL M mt mt 1 0.32 569 532 36.6 13.4 13.4 2 2.40 559 515 44.0 120.2 133.6 3 3.99 556 506 50.2 228.7 362.2 4 1.94 553 498 55.6 122.7 485.0 5 2.72 543 480 63.6 197.3 682.2 6 2.28 539 470 69.6 180.6 862.8 Σ 13.64 - - 55.5 862.8 862.8

Në Variantin 1.B, raporti mbulesë:qymyr në vitet e para është më i favorshëm se Varianti 1.A, (përveç hapjes) dhe është paraqitur në tabel ën në vijim:

Tab.5.6.1.2-3 Raporti mbulesë: qymyr, squfuri, vlera kalorike, hiri: Variant 1.B Raporti Var.1.B Squfuri Vlera kalorike Hiri mbulesë:qymyr m3/t % kJ / kg % 1 1.61 1.0 8050 16.5 2 0.64 1.0 8130 16.2 3 0.93 1.2 8106 16.1 4 1.37 1.1 8242 15.1 5 0.99 1.0 8618 14.4 6 0.49 1.0 8558 14.3 0.88 1.1 8306 15.4

5.7 Zgjedhja e sistemit të shfrytëzimit Shum ë autor ë shpjegojn ë se sistemi i shfrytëzimit sipërfaqësor paraqet renditje të caktuar të punimeve në hapjen dhe shfrytëzimin e mbulesës dhe mineralit të dobishëm, [80]. Sistemi është një grup i parametrave të lidhur (elemente), që veprojnë me njëri-tjetrin dhe që kanë performanca që nuk është e thënë t’i kenë edhe parametrat e tjerë të tij. Parametrat e sistemit të shfrytëzimit sipërfaqësor te i cili, sipas rregullave, realizohet stivimi i mbulesës në hapësirën e shfrytëzuar varet nga dimensionet e hapësirës punuese të minierës sipërfaqësore. Largimi i mbulesës në fushës e Sibofcit bëhet në të 42 njëjtën kohë për tërë trashësin e saj. Parametrat e hapësirës punuese janë lartësia dhe numri i shkallëve në zbulim dhe nxjerrje. Gjerësia dhe numri i shkallëve punuese, gjatë periudhës së shfrytëzimit, zakonishtë janë të njëjta, me ndryshime të rralla vetëm në zbulesë, kur paraqitet nevoja e përcjelljes së konfiguracionit të terrenit. Zona punuese përbëhet nga zona punuese në zbulim, nxjerrje dhe stivim, [68].

Fig.5.7-1 Sistemi i shfrytëzimit me transport me shirit

5.7.1 Zgjedhja e sistemit të shfrytëzimit në zbulim dhe nxjerrje të qymyrit Në harmonizim me kushtet gjeologo-minerare të vendburimit, kapacitetit të përcaktuar të minierës sipërfaqësore dhe pajisjeve në dispozicion është përcaktuar që në minierën e Sibofcit të zbatohet sistemi i shfrytëzimit me pajisje komplekse në punë me veprim të vazhduar, [80]. Duke marrë parasysh se sistemi i shfrytëzimit me transport me shirit transportues mund të aplikohet në tërsinë e ETS-sistemit, gjegjësisht në mbulesë e cila mund të gërmohet me ekskavator rotativ, mund të konstatojmë se ky sistem mund të zbatohet me sukses për vendburime me rënie horizontale dhe të butë, siç është rasti i minierës së Sibofcit. Kompleksiteti i makinave dhe elementet e sistemit të shfrytëzimit formojnë një linjë teknologjike e cila kryen funksionin e procesit të prodhimit në tërësi në zbulesë ose

43 nxjerrje. Sistemi i shfrytëzimit dhe struktura e mekanizimit kompleks janë në lidhje të ngushtë dhe të kushtëzuara nga njëra tjetra. Tregues i r ënd ësish ëm i sistemit të shfrytëzimit është drejtimi dhe dinamika e zhvillimit të punimeve, kapacitetet, humbja dhe varfërimi i qymyrit gjatë gërmimit e tjera. Sistemi i shfrytëzimit karakterizohet me: - Numrin, lartësinë e shkallës dhe këndin e shpatit të shkallës - gjeometrinë e minierës (gjatësia dhe gjerësia e bllokut të punës) - gjatësia e frontit të punës (në zbulesë dhe nxjerrje) - gjerësia e sipërfaqeve punuese dhe transportuese Struktura komplekse e mekanizimit karakterizohet me: - llojet, tipet dhe kapaciteti i pajisjeve kryesore dhe ndihmëse - harmonizimi dhe numri i proceseve të punës dhe prodhimit Kushtet gjeologo-minerare në vendburim, pozita, shtrirja dhe trashësia e shtresës qymyrore si dhe parametrat tekniko-teknologjik ë të ekskavatorëve rotativ kushtëzojnë formimin e shkallëve të përziera në zbulesë dhe qymyr. Në gërmimin e mbulesës dhe qymyrit do të punojnë ekskavatorët rotativ dhe me këtë do të arrihet që të gjitha pajisjet në dispozicion do të shfrytëzohen në minierën e re. Në minierë, gjatë gjithë vitit, do të punohet me tri ndërresa, me katër grupe të punëtorëve.

5.7.1.1 Ndarja e shkallëve në mbulesë Ndarja vertikale e minierës në shkallë bëhet në bazë të faktorëve me ndikim si relievi, kushtet gjeologo-minerare, karakteristikat konstruktive-teknologjike të ekskavatorëve, llogaritja gjeomekanike e shpateve të punës dhe përfundimtare. Duke vendosur sipërfaqe referente, për të dy variantet, mbulesa do të ndahet në shkallë punuese me lartësi të ndryshme.

Fig.5.7.1.1-1 Ndarja e shtres ës s ë mbules ës n ë shkall ë

Për largimin e mbulesës janë planifikuar katër sheshe kryesore të transportit në të cilat janë të vendosura katër sisteme pune. Krijimi i këtyre niveleve është bërë duke marrë parasysh lartësinë prerëse si dhe kapacitetin e ekskavatorëve. Nivelet kryesore pajisen me ekskavatorët e llojit SRs 1300 dhe SchRs 650. Për këto pajisje është planifikuar lartësia e shpateve prej 28 m. Gjatë procesit teknologjik kjo lartësi e shkallës duhet t ë ndahet n ë tri nivele (15+7+6) me mbi shkallë dhe nënëshkall ë.

44

Fig.5.7.1.1-2 Skema teknologjike p ër ekskavator SchRs 650

5.7.1.2 Ndarja e shkallëve në qymyr Shtresa qymyrore ka një trashësi mesatare prej rreth 70 [m], por në zonën e hapjes, shtresa e qymyrit ka trashësi deri në 80 [m], kurse përgjatë shpatit perëndimor, trashësia reduktohet duke arritur në disa vende në 40[m]. Shtresa ka nj ë shtrirje të rrafshët, derisa rënia e p ërgjithshme mund të vërehet në drejtimin lindor dhe jugor. Në përgjithësi planifikohet që shtresa e qymyrit të gërmohet në 3 shkallë dhe nënshkallë, ku do të kyçet ekskavatori i llojit 1300. Në zonën e hapjes së minierës, shkalla e parë e qymyrit është 15 deri 20 m. Shkalla e dytë e qymyrit ka trashësi 20 deri 25 m. Shkalla e tretë e qymyrit ka trashësi 25 m.

Fig.5.7.1.2-1 Ndarja e shtres ës s ë qymyrit n ë shkall ë

45

Drejtimi dhe rënia e shtresës së qymyrit është kryesisht i lidhur me shkarjet gjeologjike (plasaritjet), sidomos përgjatë kufirit perëndimor të fushës ku ato paraqiten në diferenca të mëdha.

Fig.5.7.1.2-2 Skema teknologjike p ër ekskavator SRs 1300

Për këtë arsye këtu është planifikuar edhe formimi i nënshkallëve. Për këtë duhet të përdoret nj ë ekskavator SRs400, i cili gërmon qymyrin deri në kufirin e shfryt ëzuesh ëm. Thellësia prerëse në nënshkallë është maksimumi 10 [m].

5.7.2 Zgjedhja e sistemit të transportit Te sistemi i shfrytëzimit me transporter me shirit në stivë të brendshme gjatësia e përgjithshme e transportit diktohet nga gjatësia e frontit të punës, numrit të shkallëve si dhe skemës teknologjike të sistemit. Transporti përbëhet nga transporterët me shirit  të shkallëve në gërmim  magjistral  të shkallëve në stivë.

46

Treguesi teknik i transportit me shirit varet nga gjatësia e një shiriti transportues si pjes ë e linjës së transportit.

Fig.5.7.2-1 Skema teknologjike e lidhjes se linjave te transportit ne transhe kryesore

Fig.5.7.2-2 Skema e shiritave transportues B=1600mm; B=1800mm

5.7.3 Zgjedhja e sistemit të stivimit Stivimi është hallka e fundit e procesit teknologjik dhe është në varësi të plotë nga proceset tjera të punës në skemën teknologjike. Stivuesi me shirit përdoret me

47 efikasitet të lartë dhe është në lidhje funksionale me pajisjet për gërmim dhe transport me ç’rast krijon mundësi për zbulim të konsiderueshëm të rezervave të qymyrit, [51]. Lartësia e stivimit është e varur drejtëpërdrejtë nga konstruksioni i stivuesit, kurse thellësia e stivimit varet nga karakteristikat gjeomekanike të dyshemesë ku do të stivohet mbulesa.

Fig.5.7.3-1 Skema teknologjike p ër stivuesit A2RsB 4400.60 dhe A 2RsB 5200.55

Fig.5.7.3-1 Skema teknologjike p ër stivuesit A2RsB 4400.60 dhe A 2RsB 5200.55

Parametrat themelorë të teknologjisë së stivimit janë lartësia e shkallës dhe rrezja e hedhjes së materialit e cila duhet të përshtatet sipas karakteristikave të mbulesës dhe duhet të mundësojë formimin e shpateve të qëndrueshme në stivë. Mbulesa do të stivohet me stivues A 2RsB 4400.60 dhe A 2RsB 5200.55 duke formuar shkallë në lartësi dhe thellësi.

Tab. 5.7.3-1 Specifikimi i pajisjeve për stivim Nr Pajisja Sh.int Viti i Kap.teorik Gjer.shiritit Gjat. e Mas Fuqia e erne Prodh. [m 3/h, [m] stivuesit a instalua m.sh] [m] [t] r [kW] Stivuesit 1. A2RsB 4400.60 Pl-1;3 1976 5000 1.6 115 682 1400

2. A2RsB 5200.55 Pl-3;4 1984 5200 1.8 110 720 1475

48

Te zgjedhja e vendit për stivim përparësi i jepet stivimit t ë brendshëm që për rastin konkret masat, të cilat do të gërmohen në fushën e Sibofcit, do të stivohen në hapësirën boshe të minierave ekzistuese Bardh-Mirash e m ë von ë edhe n ë Sitnic ë.

5.8 Përzgjedhja e variantit optimal

5.8.1 Variantet e një miniere të vetme Zgjedhja e mënyrës optimale të hapjes dhe shfrytëzimit mund të realizohet duke zbatuar parimet e strukturimit dhe eleminimit ose aplikimin e metodave të vlerësimit. Vlerësimi nga këndvështrimi teknik i të dy varianteve të analizuara më sipër çon në konkluzionin se ky skenar është i mundur për furnizimin e termocentraleve ekzistuese dhe atyre të reja. Një minierë e tillë e madhe kërkon më shumë “hapësirë” që nënkupton edhe sipërfaqe dhe front më të gjatë t ë pun ës, krahasuar me minierat ekzistuese. Për zhvillimin e një miniere të tillë të vetme do të krahasohen dy variante: • Varianti 1.A Miniera Sibovc prej Jugut në Veri • Varianti 1.B Miniera Sibovc prej Veriut në Jug Krahasimi i Variantit 1.A kundrejt Variantit 1.B ilustron ndikimet më të mëdha lidhur me:

Tab.5.8.1-1-1Krahasimi i një miniere të vetme, Variantet 1.A dhe 1.B Varianti 1.A Varianti 1.B Ndikimet nga gjeologjia - + (mbulesa : zbulimi i qymyrit) Gjeomekanika / siguria gjeoteknike - + Mënyra e hapjes + - Shfrytëzimi i pajisjeve - + Transportimi deri në stivë + - Transporti i qymyrit deri në TEC - + Sasia e qymyrit / humbjet e qymyrit + - Cilësia e qymyrit + - Zhvendosjet - + Aktivitetet që nuk lidhen me minierën - + Bilanci i tokave + - Ndikimet në mjedis + - Rikultivimi + - Lejet për punë + - Rreziqet (përveç zhvendosjes së + - Hades)

Varianti 1.B ka përparësitë:  Kërkesa teknike për zhvendosje shumë të vonshme të pjesës qendrore të fshatit Hade  Raport më i favorsh ëm mbulesë:qymyr në vitet e para pas hapjes.  Siguri gjeoteknike m ë e lart ë Varianti 1.B ka mang ësit ë:

49

 Varianti 1.B do të ishte projekt klasik në fushë të gjelbër me eksproperim shtesë të tokave dhe ndikim më të lartë në mjedis. Po ashtu dyshohet nëse lejet mund të merren me kohë.  Transporti i pajisjeve kryesore dhe instalimi i tyre në kohë për t ë filluar me shfryt ëzimin.  Nd ërtimi i linjave t ë transportit Supozohet që është më mirë të punohet në një zonë e cila tanimë ka qenë nën ndikimin e aktiviteteve minerare në vend të marrjes të zonave shtesë ( eksproprijimit të hapsirave t ë reja). Varianti 1.A ka përparësitë:  distancë më të shkurtër transportuese deri në stivë  dhënien e formës së hapësirës së shfrytëzuar të minierave ekzistuese.  Mënyra dhe vendi i hapjes Varianti 1.A ka mang ësit ë:  zhvendosja e tërësishme e fshatit Hade përmes skemës së përshpejtuar.  Num ër m ë i madh i pajisjeve kryesore n ë faz ën fillestare. Ky variant është i aplikueshëm nëse KEK-u ose trashëgimtari i tij ligjor do të merrte përsipër furnizimin me qymyr të termocentraleve ekzistuese dhe atyre të reja.

6. Zhvillimi teknologjik i minierës së Sibofcit Zhvillimi teknologjik i minierës së Sibofcit do të bëhet në bazë të zgjedhjes optimale të pajisjeve kryesore të paraqitura në kapitullin 5, pika 4.

6.1 Parametrat teknologjikë të pajisjeve kryesore Teknologjia e shfrytëzimit është proces kompleks që kërkon njohuri të një morie parametrash të cilët ndikojnë në zbulimin dhe nxjerrjen e qymyrit, [5], [8]. Zhvillimi teknologjik i minierës synon nxjerrjen e qymyrit, me shpenzimet më të favorshme, si produkt që mund të shitet. Largimi i mbulesës mundëson zbulimin e sasive të nevojshme të qymyrit për furnizim të termocentraleve, duke marrë parasysh kërkesat e sigurisë gjeoteknike. Sa i takon teknologjisë minerare, do të vazhdohet me mënyrën e deritanishme të shfrytëzimit të qymyrit nga sipërfaqja derisa pajisjet ekzistuese dhe një pjesë e objekteve (infrastrukturës) së KEK-ut do të shftytëzohen në masë të madhe. Teknologjia e shfrytëzimit, mbi të gjitha, përcaktohet me anë të parametrave të konstruksionit të pajisjeve kryesore në dispozicion. Për qëllime të planifikimit janë përdorur këta parametra:

50

Tab. 6.0-1Karakteristikat teknike te pajisjeve me veprim te vazhduar Tipet e ekskavatorëve SRs SRs SchRs SRs rotativ 1300x26/5. 1300x24/5. 650x24/5. 400x14/1. 0 0 0 0 Prodhuesi Takraf Takraf Krupp Takraf Masa [t] 1594 1493 1736.5 515 Kapaciteti teorik 4200 3500 4212 2200 [m 3/h,m.sh] Fuqia e rrotës rotor [kW] 900 820 2x450 500 Forca në prerie [N/cm] 1060 700 1096 1200 Diametri i rrotës rotor 9.0 9.0 10.2 7.5 [m] Numri i kovave 23 21 21 12 Vëllimi i kovës [l] 700 700 650 520 Lartësia max. e gërmimit 24 24 24 14 [m] Numri i eksk. 1 3 2 1 Viti i prodhimit 1983 1981 1987 1979 Tipet e Stivuesve A2RsB -4400x60 A2RsB -5200x55 Prodhuesi Lauchhamer Lauchhamer Masa 719 Kapaciteti teorik [m 3/h,m.sh] 4400 5200 Rrezja min. e kthesës [m] 10 10 Gjatësia e krahut gjujtës (konsolës) [m] 60 55 Presioni specifik në truall [kN/m 2] 74 74 Rrezja max. e zbrazjes 62 58.5 Numri i Stivuesve 3 2 Viti i prodhimit 1979 -1982 1984 Shiritat transportues B=1600 mm B=1800 mm Prodhuesi Poltego -Poloni 14.Tetori Kapaciteti teorik [m 3/h,m.sh] 4000 5600 Fuqia e motorëve për tërheqje [kW] 4x320 4x630 Viti i prodhimit 1981 1984

6.2 Llogaritja e kapacitetit për pajisjet kryesore Kapaciteti i makinave dhe pajisjeve si kompleks teknologjik është një nga treguesit më të rëndësishëm tekno-ekonomikë. Në bazë të kapacitetit llogaritet numri i pajisjeve në çdo proces teknologjik, veç e veç, dhe si tërësi, bëhet harmonizimi i kapacitetit për të gjitha pajisjet si tërësi dhe llogaritet prodhimtaria vjetore. Ekzistojnë shumë metoda për llogaritjen e kapacitetit, por ato duhet të unifikohen dhe për çdo situatë të veçantë të mund të llogaritet kapaciteti i makinës dhe pajisjes si dhe në tërësi të një ETS-sistemi. (Ekskavator-transporter-stivues), [6], [9], [10]. Krahas zgjedhjes së strukturës së mekanizimit kompleks, e rëndësisë së veçantë është kompletimi i pajisjeve kryesore dhe ndihmëse sipas fuqisë dhe vëllimit të punimeve në proceset e prodhimit. Kompletimi i strukturës së mekanizimit kompleks fillon me zgjedhjen e tipit të pajisjeve kryesore, që për minierën e Sibofcit është ekskavator rotativ. Modeli i ekskavatorit zgjidhet sipas lartësisë së shkallës dhe gjerësisë së bllokut, tipit të pajisjeve transportuese, gjatësisë së frontit të punës dhe dinamikës së zhvillimit të punimeve, etj. Pas zgjedhjes së pajisjeve kryesore pason zgjedhja e pajisjeve ndihmëse të cilat duhet të përshtaten me parametrat e pajisjeve kryesore në procesin e

51 prodhimit, kurse kapaciteti i tyre të përshtatet me organizimin e planifikuar të punimeve. Kompletimi i mekanizimit kompleks në nxjerrje bazohet në principe të njëjta sikurse për proceset e punës në zbulim.

6.2.1 Kapaciteti i ekskvatorëve rotativ Ekskavatorët rotativë janë makina kryesore për gërmimin dhe ngarkimin e mbulesës dhe qymyrit. Ekskavatorët rotativë përbëhen nga: rrota rotor, transportierët, pajisjet mekanike dhe elektrike, pajisjet për transportin e ekskavatorit, pajisjet për manipulim, etj. Kapaciteti i ekskavatorit rotor është njëri nga treguesit më të rëndësishëm tekniko- ekonomik i punës së minierës sipërfaqësore, prandaj në literatur ën bashkohore mund të hasim këto lloje të kapaciteteve: [11], [79].  kapaciteti teorik  kapaciteti teknik  kapaciteti i ekskavatorit në punishte  kapaciteti i shfrytëzueshëm  kapaciteti efektiv.

6.2.1.1 Kapaciteti teorik Kapaciteti teorik shprehet përmes parametrave konstruktivë të ekskavatorit, ose gjeometrisë së gërmimit dhe parametrave konstruktivë:  sipas parametrave konstruktivë, m3  Qt = 60 Vn  []fk  h  ku: V – vëllimi i një luge, n – numri i zbrazjeve.  sipas gjeometrisë së gërmimit: m3  Qt = 60 hSb nksh  []fk  h  ku: h – lartësia e prerjes, S – trashësia e flashkës, b – gjerësia e flashkës,

ksh – koeficienti i shkriftimit.

52

Tab.6.2.1.1-1 Kapaciteti teorik i gërmimit në m 3/h Numri Rrotullimi Kapaciteti teorik Vëllim i i Numri i Sipas i i kovav Rrotës zbrazje i llogaritur dokumenta Lloji kovës e rotor cionit

Vbu z nr nz Qth Qth l - rr / min zbr/ min m3/h m3/h SchRs 650 (E9M, E10M) 650 21 5.15 108 4,212 4,212 SRs 1300.24 (E8B, E9B 520 18 7.14/5.857 128.6 4,011 4,000 dhe E10B) aktual 520 21 7.5 157.5 4,914 SRs 1300.26 (E8M) 520 23 5.857 134.7 4,203 4,200 aktual 520 23 7.5 172.5 5,382 SRs 400 (E7M) 520 12 5.83 70 2,184 2,200

Kapaciteti teorik mund të llogaritet edhe nga formulat empirike, të propozuara për ekskavatorët rotativ me rrotë punuese pa qeli, sipas [79]:  “0,8 k “ Kruppit dhe Demag – LACHAMMER-it,

Qt = 60 × ( 7.0 − 95.0 )Vn  “ TGL”, m 3  Qt = 60 Er n  []fk  h 

Er = E1 + 5.0 E2 ku:

E1 – vëllimi i lugës,

E2 – vëllimi i unazës. Prandaj, kur bëhet fjalë për kapacitetin teorik të ekskavatorit duhet marrë parasysh dallimi në mes kapacitetit teorik sipas katalogut dhe kapacitetit teorik të llogaritur. Kapaciteti teorik, sipas katalogut, paraqet kapacitetin e ekskavatorit nën kushtet e idealizuara të punës “Q t”.

6.2.1.2. Kapaciteti teknik Kapaciteti teknik përfaqëson kapacitetin maksimal të mundshëm të ekskavatorit, i cili ndeshet gjatë punës në formacione argjilore me përmasa të caktuara të bllokut dhe faktorëve natyrorë. k m3  Q = Q m k  []fk tek t k b h sh  

km – koeficienti i mbushjes së kovës, 53

ksh – koeficienti i shkrifërimit,

kb – koeficienti i bllokut.

 Koeficienti i mbushjes së kovës “k m” Ky koeficient përfaqëson raportin e përmasave gjeometrike të një flashke të formacionit argjilor ndaj vëllimit të një kove: Sbhk k = sh . m E Prandaj, ky koeficient është i lidhur ngushtë me vetitë gjeomekanike të formacionit argjilor si dhe forcën prerëse që mund të ushtrojë rrota punuese. Në tabelën e poshtme është paraqitur lidhshmëria e koeficientit të mbushjes së kovës “k m” dhe koeficientit të shkrifrimit “k sh”

.Tab.6.2.1.2-1 Varshmëria e “k m” dhe “k sh ” Formacioni shkëmbor Koeficienti

km ksh Ranor 0,95 1,10 Argjila ranore 0,85 1,20 Argjila e fortë 0,75 1,55 Qymyr 0,75 1,30

Koeficienti i shkriftimit “k sh ”

Ky koeficient përfaqëson raportin e masës vëllimore të formacionit argjilor në gjendje kompakte “γ“ ndaj gjendjes së shkrifëruar “γsh “ γ ksh = . γ sh Në tabelën që pason paraqitet varësia e kapacitetit teorik të ekskavatorit rotativ nga koeficienti i shkrifërimit, për disa formacione shkëmbore që i hasim gjatë punës.

Tab. 6.2.1.2-2. Varësia e kapacitetit teorik nga koeficienti i shkriftimit “k sh ” Argjilë Qymyr Argjilë ranore i fortë i dobët Kapaciteti f=1- 2,0 teorik i ekskavatorit f=1 [m 3/h] Ck=1-5 Ck=1[MPa] [MPa] 630 -1250 1,30 1,40 1,50 1,50 1250 - 2500 1,30 1,40 1,50 1,50 5000 -7000 1,25 1,35 1,45 1,40 10000 -12500 1,25 1,35 1,40 1,40

54

 Koeficienti i bllokut “k b” Koeficienti i llogaritur i bllokut merr parasysh mospërmbushjen e kapacitetit të kushtëzuar me ndalesat teknologjike, të cilat janë të pashmangshme si pasojë e skemës së projektuar të punës. Ky koeficient llogaritet sipas raportit të kohës, për të cilën do të punohet në bllok me përmasa të projektuara, nëse do të punohet me kapacitet teorik “T t” dhe shumës algjebrike të kohës së nevojshme për gërmimin e bllokut “T t” dhe kohës së zgjatjes së operacioneve ndihmëse që duhet të bëjë ekskavatori “T ni ”

Tt kb = . Tt +Tnt

Ky koeficient sillet në intervalin kb=(0,6 – 0,8).

6.2.1.3. Kapaciteti i ekskavatorit në punishte Deri para disa vitesh, në literaturën profesionale janë hasur vetëm shprehjet kapaciteti: teorik, teknik, i shfryt ëzuesh ëm dhe efektiv, ndërsa në vitet e fundit, kjo ndarje është zgjeruar edhe për shprehjen kapaciteti i ekskavatorit në punishte, gjë që plotëson zbrazëtirën në mes kapacitetit teknik dhe atij efektiv.

3 kpu m 

Qp = Qt kmkd kn  []fk ksh  h  kpu – koeficienti i punishtes gjatë punës së ekskavatorit në bllok, i cili paraqet raportin e kohës së gërmimit ndaj shumës së kohës së gërmimit dhe kohës së humbur për shkak të disproporcionit në mes të forcës prerëse dhe rezistencës së formacionit shkëmbor ndaj dhëmbëve të rrotës punuese dhe kohës së operacioneve ndihmëse km – koeficienti i mbushjes së kovës,

ksh – koeficienti i shkrifërimit,

kd – koeficient i cili merr parasysh derdhjen e masës së gërmuar nga kova,

kn – koeficienti i cili merr parasysh shfrytëzimin cilësor të ekskavatorit.

 Koeficienti i punishtes “k pu ”

Ky koeficient shprehet nëpërmjet relacionit: T k pu = , T +Tn T - koha për të cilën ekskavatori duhet të gërmojë bllokun,

Tn – koha e zgjatjes së ndalesave.

6.2.1.4 Kapaciteti i shfryt ëzuesh ëm Kapaciteti i shfrytëzueshëm përfaqëson potencialin prodhues të ekskavatorit në funksion të faktorit kohor të caktuar (ditë, muaj ose vit), duke marrë parasysh të gjitha ndalesat gjatë procesit të punës.

55

m3  Qek = Qtek kkT  []fk  h 

ku: kk – koeficienti i shfrytëzimit kohor, T – koha e zgjatjes së një ndërrese.

 Koeficienti i shfrytëzimit kohor “k k”

Ky koeficient shpreh raportin e kohës së punës së ekskavatorit ndaj kohës së zgjatjes së një ndërresës:

T −tnp −tnpp k = , k T

tnp –koha e ndalesave të planifikuara, tnpp –koha e ndalesave të paplanifikuara.

6.2.1.5. Kapaciteti efektiv Kapaciteti efektiv paraqet vëllimin e formacionit argjilor të gërmuar, të shprehur për një orë pune efektive. V m3  Qeff =  []fk T  h  V – vëllimi i formacionit të gërmuar me ekskavator për një orë pune efektive, T – koha efektive e punës.

Kapaciteti i arritshëm vjetor (V E) është llogaritur përmes orëve aktuale të punës (Tb) që kryesisht varet nga regjimi i zgjedhur operativ (koha e planifikuar e punës dhe mirëmbajtjes) dhe ndalesat e paplanifikuara.

Qvj = Q ef * (T k-Tnd ) * ηT

Qvj - kapaciteti efektiv vjetor [m3/vit] Qef - kapaciteti efektiv njëorësh [m3/h] Tp - koha operative [h] Tk - koha kalendarike [h] ηT - faktori i shfrytë. kohor [%] Tnd - koha për ndalesat të planifikuara [h] Tpp - koha për ndalesat e paplanifikuara [h] ηTA - faktori kohë në lidhje me kohën punues në dispozicion në [%]

Me rastin e llogaritjes së kapaciteteve në mbulesë dhe qymyr janë marrë parasysh të gjithë parametrat relevant ndikues. Këta parametra ndikues janë ndarë në dy kolona. Në kolonën e parë janë paraqitur faktorët ndikues të cilët determinojnë mbushjen dhe zbrazjen e lugëve të ekskavatorit( faktori ngarkesëηB) që nënkupton kapacitetin orarë. Kurse në kolonën e dytë paraqitet faktorët kohë [faktori kohë ηT], i cili determinon kapacitetin e prodhimit vjetor.

Tab. 6.2.1.5-1 Koha e planifikuar e punës për secilin ekskavator

56

Koha Koha Faktori Validiteti kalendarike operative kohë Tk[h] Tb[h] ηT[%] Kapaciteti normal ditor 24 19.2 80 Kapaciteti maksimal ditor 21.6 90 Kapaciteti normal javor 168 110.4 65.7 Kapaciteti maksimal javor 128.2 76.3 Kapaciteti normal mujor 730 385 52.7 Kapaciteti maksimal mujor 484 66.3 Kapaciteti normal vjetor 8,760 4,266 48.7 Kapaciteti maksimal vjetor 5,474 62.5

Tab. 6.2.1.5-2 Kapaciteti efektiv i ekskavatorëve –mbulesa Kapaciteti Faktori Kapaciteti Lloji teorik ngarkesë efektiv * Vteo Fngarkesë Vef m3/h f.k % m3/h f.k SchRs 650 2700 37 1000

SRs 1300.24 2580 33 850 (E9B,E10B)

* vlerë e rrumbullaksuar

Tab. 6.2.1.5-3 Kapaciteti efektiv për ekskavator - Qymyri Faktori Kapaciteti Kapaciteti Validiteti ngaresë efektiv Lloji teorik Vteo Fngarkesë Ve t/h - % t/h SchRs 400 2600 min 40 700 (Er.7M) SRs 1300.24 2680 min - max 37-45 1000 -1200 (Er.8B) SRs 1300.26 2800 min - max 36-43 1000 -1200 (Er. 8M) Eksk i ri 2800 min 36 1000 C-700

Kapacitetet afatgjatë të planifikuar për punët në mbules ë dhe qymyr janë paraqitur në tabelat n ë vijim:

57

Tab.6.2.1.5-4 Aftësia e ekskavatorëve rotativ në mbulesë Supozimi i sigurtë Supozimi maksimal VE [x 10 6] VE [x 10 6]

m3/vit m3/vit SRs 1300 3.6 4.6 SRs 1300 3.6 4.6 SchRs 650 4.3 5.4 SchRs 650 4.3 5.4 Σ 15.8 20.0

Tab.6.2.1.5-5 Aftësia e ekskavatorëve rotativ në qymyr Supozimi i sigurtë Supozimi maksimal VE [x 10 6] VE [x 10 6]

t/vit t/vit SRs 400 2.6 3.3 SRs 1300 5.0 5.9 SRs 1300 5.0 5.9 Eksk i ri C -700 5.0 5.9 Σ 17.6 21.0

Nga kjo rrjedh se pajisjet e zgjedhura, në parim, janë të afta të plotësojnë furnizimin e nevojshëm me qymyr prej 17.6 deri 21.0 mil [t/vit]

6.2.2 Kapaciteti i Shiritave Transportues Transporti i mbulesës dhe qymyrit është një nga proceset më të kushtueshme dhe më komplekse në shfrytëzimin sipërfaqsor. Aplikimi i teknologjisë së transportit është i varur nga kushtet e shfrytëzimit dhe teknologjia e gërmimit dhe dallohet nga vendi dhe mënyra e transportit. Bazuar në këtë transporti, në masë të konsiderueshme, paracakton efikasitetin, ekonomicitetin dhe produktivitetin e minierës sipërfaqsore. Transporteri me shirit është mjeti kryesor i transportit në minierat sipërfaqsore i cili paraqet këto përparësi:  Numër i vogël i punëtorëve  Transport i vazhduar që mundëson dinamizëm dhe kapacitet të lartë të sistemit të pun ës si tërësi  Mundësi për transport të masave në pjerrtësi deri 18 0 për miniera sipërfaqësore të qymyrit.  Përmasa gabarite të vogla që mundëson manipulim të lehtë. Përzgjedhja e parametrave të shiritave transportues që bartin materialin e gërmuar nga ekskavatori mund të bazohet në parimin e pranimit të tërësisë së masës së gërmuar ose në parimin e zvoglimit të kapacitetit të ekskavatorit. Kapaciteti teorik i shiritit transportues duhet të harmonizohet me kapacitetin teknik të ekskavatorit, e rritur për vlerën e koeficientit të shkrifrimit. Varsisht nga gjerësia e shiritit dhe lloji i konstruksionit përcaktohet edhe këndi i rulave anësorë, [81].

58

Tabela në vijim paraqet përmbledhjen e rezultateve të llogaritjes së profilit të shiritave transportues.

Tab. 6.2.2-1 Llogaritja e vëllimit të materialit për shiritat transportues

Tipet e ekskavatorve -1300 -1300 SRs 1300 SRs SRs 1300 SRs 1300 SRs SchRs650 SchRs650

3 Vteorik [m /h] 4,370 4,370 4,370 4,370 4,200 4,200 Gjerësia e shiritit [mm] 1,600 1,800 Shpejtësia e shiritit [m/s] 4.5 4.5 Këndi i rulës anësore [°] 34 36 Vëllimi i materialit [m 3/h] 4,000 5,200 Fakt. ngarkesë maks. [%] 90 70 90 70 3 Max. V eff [m /h] 4,110 4,240 3,780 4,120 Vetitë e materialit 95 % koheziv Profili i shfrytëzimit [%] 75 80 80

6.2.2.1 Shiritat transportues në zbulesë dhe qymyr Shiritat transportues të cilët planifikohen të përdoren në kombinim me ekskavatorët rotativë janë me gjerësi B=1800[mm] dhe B=1600[mm]. Kapaciteti i shiritave transportues varet nga:

 Gjerësia e shiritit  Pika derdhëse  Shpejtësia  Shkalla e shfrytëzimit të gjerësisë së shiritit  Pjerrësia e trasesë së shiritit  Pesha e materialit Përveç kësaj për llogaritjen e kapacitetit efektiv të shiritave transportues duhet të mërren parasyesh edhe këta faktorë:  Kushtet klimatike  Kualifikimi i punëtorëve Gjerësia efektive e shiritit transportues llogaritet në bazë të relacionit:

Kapaciteti bartës llogaritet në bazë të relacionit:

Për të ilustruar kapacitetin bartës në kushtet e materialit të fortë, për mbulesën në Sibovc, është marrë parasysh faktori i shkrifërimit prej 1.4 [m 3f.sh/ m 3f.k].

59

Tab. 6.2.2.1-1 Kapaciteti efektiv bartës i shiritit - Mbulesa Pjerrësia e Kapaciteti bartës, shkrif. Gjerësia Sipërfaqja shiritit m3/h Shpejt.e shiritit mm A[m²] β1 [°] vc 4.5 m/s 5.24 m/s 0° 4,502 5,234 1600 0.3017 10° 4,412 5,138 15° 4,187 4,876 0° 5,744 5,027 1800 0.3545 10° 5,629 6,672 15° 5,342 7,567

Llogaritja e kapacitetit të shiritave transportues në qymyr është bërë për shirita B=1600 [mm]. Bazë për llogaritje janë marrë këto kushte:  -këndi i mbushjes  -pjerrësia e shiritit  -faktori i koreksionit  -shpejtësia e shiritit  -këndi i ruleve anësore

Tab. 6.2.2.1-2 Kapacit.efektiv bartës i shiritit- Qymyri Kapaciteti bartës, shkrif. Gjerësia Sipërfaqja Këndi i mbushjes

Shpejt.e shiritit v =4.5 m/s mm A[m²] β [°] c 1 m3/h t/h 0° 3,387 2,540 1600 0.3017 10° 4,498 3,373 15 ° 5,072 3,804

6.3 Kapaciteti i stivuesve Kapaciteti i stivuesit, gjatë transportit të materialit me shirit transportues, duhet të harmonizohet me kapacitetin e ekskavatorit me të cilin punon në ETS-sistem. Stivformuesit janë të dimensionuar sipas kritereve që midis shiritit transportues dhe stivformuesit duhet të ketë kapacitet rezervë prej 10%. Harmonizimi i kapacitetit të stivuesit dhe ekskavatorit mund të llogaritet edhe në bazë të relacionit:  m 3  Q ≥ 85.0 ⋅ k ⋅ Q  m. f paluesit sh eksk h   ku: 0.85 - koeficienti i jonjëtrajtshmërisë së punës së ekskavatorëve gjatë punës në mjedise të ndryshme Qpaluesit - kapaciteti i stivuesit Qeksk - kapaciteti i ekskavatorëve rotativ ksh - koeficienti i shkrifërimit Tabela në vijim paraqet krahasimin e kapaciteteve bartëse të shiritit transportues dhe stivformuesve.

60

Tab. 6.3-1 kapacitet bartëse të shiritit transportues dhe Stivformuesve Sistem me Kapaciteti i Vëllimi materialit Rezervë shirita stivformuesi sitvuesit transportues [ m3/h ] [ m3/h ] [ % ] 1600 mm 4,000 A2Rs B=4400 4400 10

1800 mm 4460 A2Rs B=5200 5,200 15

Për dallim nga ekskavatorët, kapaciteti rezervë i stivuesve sillet mes 10% dhe 15%, ndersa midis shiritit dhe stivuesit duhet të jetë 10%. Në këtë mënyrë edhe për stivuesit e tipit A 2RsB-5200 dhe A 2RsB-4400 garantohet puna me ngarkesë të plotë.

Tab.: 6.3-2 Shfrytëzimi i kapacitetit t ë ekskavatorve, shiritit transportues dhe të stivuesve V piku, i e Vëllimi materialit Kapaciteti Reze V llogaritur( Stivuesi th m3/h nominal rva m3/h 15‘) m3/h B=1600 B=1800 m3/h % SRs 1300 A2Rs B=4400 4,200 3,600 4000 4400 18 (E10B) Pl-3B SchRs A Rs B=5200 650 4,212 3,800 4460 2 5200 27 P4M (E10M) SchRs A Rs B=5200 650 4,212 3,800 4460 2 5200 27 P3M (E9M)

SRs 1300 A2Rs B=4400 4000 3600 4000 4400 18 (E9B) Pl-1B

6.4 Kapaciteti i Pajisjeve Ndihmëse Pjesa më e madhe e largimit të mbulesës në Sibovc do të kryhet me anë të kat ër sistemeve me përbërje ekskavator-shirit transportues-stivues. Mirëpo, g ërmimi i transheve të shkallëve, por edhe i lartësive të mëdha në pjesët e ngritura të cilat nuk mund të zotërohen nga këto pajisje janë dy pozicione të cilat do të trajtohen me pajisje ndihmëse. Për këtë arsye, sugjerohet shfrytëzimi i pajisjeve me veprim t ë nd ërprer ë në ato zona ku paraqiten këto dukuri.

6.4.1 Përzgjedhja e pajisjeve të lëvizshme Për të siguruar proceset prodhimit në miniera, nevojitet një numër i tërë i makinave dhe pajisjeve ndihmëse. Paisjet ndihmëse caktohen në sektorë të ndryshëm operativë dhe duhet të punojnë në një deri në tre ndërresa, sipas nevojës. Krahas pajisjeve kryesore në minierë do të punojnë edhe: A- Pajisjet themelore ndihmëse dhe B- Inventari i automjeteve Tabela në vijim paraqet numrin optimal të pajisjeve ndihmëse, në rastin të prodhimit maksimal. Efektshmëria e dhënë e motorit dhe numri i pajisjeve bazohen në kushtet e veçanta të aplikimit në minierat ekzistuese si dhe në bazë të përvojave prej minierave të tjera ku vetitë e vendburimit janë të ngjashme me ato t ë qymyreve n ë vendburimin e fush ës s ë Kosov ës.

61

Tab. 6.4.1-1 Numri i Pajisjeve Ndihmëse Numri i Pajisjeve Ndihmëse Tipi njësia Varianti 1A Varianti 1B Pajisjet themelore ndihmëse Bulldozer 230k W cop 30 30 Turnodozer 230k W cop 9 9 Lugë ngarkuese cop 5 5 Ekskavator hidraulik cop 6 6 Grajder cop 2 2 Kompaktor cop 2 2 Vinç teleskopik cop 5 5 Set për vullkanizim komplet 8 8 Pajisje për largim të ujërave komplet 1 1 Inventari i automjeteve Kamionbusët (36 ulëse) cop 9 9 Kamion special cop 5 5 Kamion me platformë ngritëse cop 2 2 Kamion për karburante cop 2 2 Kamion për lubrifikim cop 1 1 Traktor cop 1 1 Xhip cop 17 17 Xhip 12 ulëse cop 2 2 Ambulance cop 2 2

7.0 Vlersimi i ndikimit në mjedis

7.1 Përmbledhje Përfundimi i aktiviteteve minerare në minierat ekzistuese të qymyrit Bardh dhe Mirash, ka paraqitur domosdoshmërinë e ndërtimit të një minierë të re. Në këtë drejtim është identifikuar dhe përpunuar një vendburim i ri i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm për furnizimin afatgjatë të termocentraleve ekzistuese dhe atyre që do të ndërtohen në Kosovë. Si rezultat i kësaj, aktivitetet minerare do të kenë ndikim në mjedis në një shkallë të gjerë. Vlerësimi në mjedis shërben si përshkrim themeltar për ndikimet e pritshme, prandaj ky studim është bërë për gjetjen e fushës më të përshtatshme minerare dhe, është e rëndësishme që, përveç përzgjedhjes teknike, të adresohen edhe ndikimet potenciale në mjedis. Krahas studimeve për fushat alternative është bërë edhe studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis. Zona e fushës së Sibofcit gjendet në mes të luginës së lumit Sitnicë në lindje me lartësi mbidetare rreth +575 metra, kurse në anën perëndimore vazhdon të rrethohet me luginën e lumit Drenica me lartësi mbidetare rreth +590 metra. Për të siguruar furnizim gjithëpërfshirës dhe të pavarur të energjisë për Kosovën aktualisht nuk ka alternativë tjetër përveç gërmimit dhe djegies së qymyrit linjit. Hulumtimet dhe modelimi gjeologjik kanë paraqitur fushën e Sibovcit si plotësisht të përshtatshme që të furnizojë me lëndë djegëse të nevojshme për vitet e ardhshme. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis pasqyron informacionet në dispozicion mbi zonën e përfshirë me aktivitet minerar dhe fokusohet në nevojat themelore për hulumtimet e mëtutjeshme dhe aktivitetet monitoruese.

62

Për të lehtësuar ndikimin e pashmangshëm në mjedis dhe për të evituar distancat e gjata transportuese, çdo mënyrë e shfrytëzimit të qymyrit duhet të realizohet në largësi sa më të afërt me termocentralet. Për fushat me rezerva të qymyrit, të cilat janë në dispozicion, në zonën rreth minierave ekzistuese dhe termocetraleve, ndikimi në mjedis është i pranishëm, [93]. Parashikimet e efekteve në mjedis paraqesin shqetësimin në kuptimin e lëvizjes së tokës duke rezultuar në humbjen e hapësirës për jetesë. Gjatë operimit të minierës një hapësirë e zbrazët do të jetë e dukshme e cila më pastaj do të jetë zonë e cila pas mbushjes do të paraqesi një peisazh me një pamje të ndryshuar.

7.2 Të dhënat themelore hidrologjike Pjesa më e madhe e kësaj zone është e mbuluar me argjil ë të verdhë dhe ngjyrë hiri. Argjila ngjyr ë hiri është e papërshkueshme nga uji dhe nuk lejon infiltrimin e ujërave sipërfaqësorë deri në shtresën e qymyrit. Pjesa më e madhe e ujit nga të rreshjet rrjedh mbi sipërfaqe në drejtim të shtretërve të lumenjëve Sitnicë dhe Drenicë. Pellgu i fushës së Kosovës karakterizohet me klimë kontinentale me verë të thatë e të nxehtë dhe temperatura të ndikuara prej zonave me presion të lartë dhe të ulët. Konstatimi i përgjithshëm, i cili i takon problematikës së hidrogjeologjisë, brenda fushës së Sibofcit, konsiston kryesisht në mbulesën e dheut, mbi dhe nën shtresën e qymyrit. Nga hulumtimet e shumta hidrogjeologjike është konstatuar se ujërat nëntokësore takohen shumë afër sipërfaqes, në thellësi nga 3-5[m], të cilët janë ujëra me nivel të lirë. Në aspektin hidrogjeologjik vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet përbërjes litologjike dhe granulometrike të formacioneve aluviale dhe vetive të tyre hidrologjike siç janë: koeficienti i filtrimit, regjimi i nivelit të ujërave nëntokësorë, sasia e rrjedhjes së ujit në burime dhe vetitë kimike të tij, etj. Zona e fushës së Sibofcit u nënshtrohet ndikimeve klimatike nga lugina e Sitnicës dhe Ibrit. Me k ëtë rast mbizotëron mikroklimë me specifika të cilat ndikojnë në proceset e emisionit dhe imisionit. Këto procese, në këtë zonë, kanë ndikim në aerosolet dhe elementet e tjera klimatologjike.

7.2.1 Temperatura Temperatura e ajrit është e ndryshueshme, ku vlera mesatare vjetore është rreth +10,2 0C. Muaji më i ftohtë është janari me -1,5 0C, ndërsa muaji më i nxehtë është Gushti me temperaturë mesatare 20,5 0C. Amplituda vjetore e temperaturës së ajrit është21,9 0C ku me vlera ekstreme dhe elemente të tjera krijon klimën e regjimit kalimtar në mes të klimës mesatare kontinentale të ashpër malore, ku vjeshta është me e ngrohtë se pranvera për 1,5 0C. ][ FH-FMR].

63

Diag.7.2.1-1 Grafiku i luhatjes së temperaturave mujore Burimi: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, 2004

7.2.2 Era Sipas vlerave të domonimit të drejtimit të erës dhe qetësisë së tyre mund të konstatohet se qetësia lajmërohet më së shpeshti kur nuk ka ndryshime të shtypjes atmosferike dhe temperaturës me 32,7 %. Prej erërave më së shpeshti është prezente era frontale nga Veri-Verilindja me 20,3%, nga Veriu me 19,4% dhe nga Lindja me5%. Era nga Verilindja më së shpeshti lajmrohet në pranverë e më rrallë në dimër. Shpejtësia mesatare e erës është matur gjatë muajit mars në shumë vite dhe ka vlerën 3,2 [m/s], ndërsa më e vogla është në muajin shtator me 1,8 [m/s].

Diag.7.2.2-1 Trëndafili Erës për Prishtinën. - Burimi: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, 2004.

64

7.2.3 Reshjet atmosferike Në regjimin e reshjeve atmosferike të kësaj zone, ndikim parësor kanë aktivitetet ciklonike me prejardhje të ndryshme të cilat manifestohen nga masat ajrore me shkallë të lartë të lagështisë dhe të ftohta nga Atlantiku, ndërsa ato të ngrohta nga Jugu dhe hapësira mesdhetare. Sasia e reshjeve ndryshon nga 670-810 [mm][ FH-FMR]. Të dhënat mbi reshjet janë grumbulluar nga burime të ndryshme. Në vitin 1999, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë një studim ku është paraqitur mesatarja mujore për periudhën 25 vjeçare. Instituti në fjalë ka siguruar edhe vlerat mujore për vitet 1979 deri 1995. Duke i shtuar edhe vlerat e viteve 2001 deri 2004, kjo bazë e të dhënave është zgjeruar për të mbuluar kështu periudhën 25 vjeçare (1979-2004). Baza e të dhënave është kompletuar me vlerësimin ekzistues për periudhën 1948 deri 1978. Reshjet mesatare vjetore llogariten në 600 mm. Reshjet minimale janë përshkruar në të dhënat e vitit 1990 me 372 mm. Duke përdorur vlerat mujore, reshjet maksimale vjetore janë regjistruar në vitin 1995 me 1010 mm. Figura në vijim paraqet variacionin e reshjeve mesatare mujore. Reshjet statistikore janë të shpërndara në mënyrë të rregullt me vlera më të ulta prej janarit deri në mars dhe vlera më të larta gjatë gjithë verës.

Diagr. 7.2.3-1 Shpërndarja afatgatë i reshjeve mujore Reshjet mesatare mujore janë 56 mm. Figura në vijim paraqet shkallën e reshjeve të mundshme mujore. Për shembull brenda muajit gusht është regjistruar një minimum prej 5 mm (viti 1992), kundrejt një maksimumi prej 184 mm (viti 2002). Figura po ashtu tregon se përgjatë tërë vitit janë të mundshme reshjet mujore prej më shumë se 80 mm.

65

Diagr. 7.2.3-2 Niveli mujor i reshjeve

7.2.4 Rrjedhja e ujërave sipërfqësore dhe cilësia Pellgu i Kosovës përmban një rrjet hidrologjik të zhvilluar mirë me grumbulluesin kryesor lumin Sitnica. Ky lumë kalon nëpër bazën e pellgut prej jugut në veri dhe drenazhon rreth 80 % të ujit të akumuluar sipërfaqësor në drejtim të veriut. Lumenjtë e tjerë në afërsi janë lumi Drenica në perëndim dhe lumi në lindje. Rrjedhja e lumit Sitnica ndryshon mes minimumit prej 0.5 – 1.5 m³/s dhe maksimumit prej 50 – 120 m³/s me një mesatare prej 5 – 10 m³/s. Në periudhat e vërshimeve, rrjedhja e lumit arrinë gjerësinë deri në 1000 [m] në zonat e vërshuara. Më 3 maj 1958 është matur rrjedhja maksimale e lumit Sitnica afër minierave prej 90.3 m³/s. Të dhënat mbi cilësinë e ujit sipërfaqësor janë siguruar prej matjeve mujore të kryera nga Instituti INKOS për ujëmbledhësit kryesorë, Drenica dhe Sitnica. Matjet e kryera për vitet 2001 deri 2003 mund të merren si të dhëna bazike për të vlerësuar ndikimin që mund të shkaktojë në rrjedhjen kryesore të lumenjve largimi i ujërave prej minierës së ardhshme.

66

Diagr. 7.2.4-1 Vlerat karakteristike të cilësisë së ujit për lumin Sitnica (Instituti INKOS)

Parametrat e dhënë më sipër konsiderohen adekuatë për të paraqitur cilësinë e azhornuar të ujit të lumit, pa efektet e minierave. Cilësia e pritshme e ujit të larguar nga miniera, pa asnjë përpunim, mund të vlerësohet duke përdorur parametrat e cilësisë prej ujit të larguar nga miniera Mirash. Duhet të kihet parasysh se pika e marrjes së mostrave nuk paraqet gjithmonë cilësinë e ujit të larguar nga miniera sepse në mostër mund të ndikojë edhe uji nga reshjet.

Diagr. 7.2.4-2 Cilësia karakteristike e ujit të larguar nga miniera (Insitituti INKOS, Miniera Mirash).

Tabela në vijim jep krahasimin e vlerave të lumit Sitnica me ato të minierës Mirash. Lumi, i cili pranon ujin e larguar nga minierat, mund të ndotet kryesisht me sulfat dhe klorid si dhe materie organike në rast se nuk parashikohet pastrimi i ujit të minierave. Sa i përket metaleve të rënda dhe elementëve të tjerë dallues, aktualisht nuk mund të

67 merret ndonjë qëndrim sepse nuk ka në dispozicion të dhëna analitike mbi këto parametra.

Tab. 7.2.4-1 Krahsimi i cilësive të ujit Minimum Mesatare Maksimum Sitnica Mirash Sitnica Mirash Sitnica Mirash Vlera pH 6.8 6.7 7.9 7.8 8.4 8.7 Përçueshmëria el. 230 175 486 1,381 1,100 3,700 Kloridi 3 4.5 28 90 70 290 Sulfati 29 75 78 924 516 1,741 Hidrogjenkarbonat 104 232 284 447 381 600 Nitrat 0 0 3.7 10.3 14 72 Harxhimi KMnO 4 5 3 15 45 26 183

Rezultatet tregojnë se është e domosdoshme të bëhet pastrimi i ujit të minierave.

7.3 Cilësia e tokës Edhe pse ka sipërfaqe të vogël, Kosova dallohet për shumëllojshmëri tokash, në formimin e të cilave ka ndikuar struktura e relievit, baza gjeologjike, bota bimore, klima e hidrografia dhe njeriu me mjetet dhe mënyrën e shfrytëzimit të tokave. Në bazë të vlerësimit të cilësisë së tokave, në Kosovë janë 15% e sipërfaqeve me toka të mira, 29% toka të mesme dhe 56% me toka të dobëta. Tokat e cilësisë së mirë dhe mesatare, nën rreth 44% të fondit të tokës, përbëhen prej tokave humusore (11%), kryesisht në Rrafshin e Kosovës, tokave të murrme karbonate (8, 4%), aluviale (7, 8%), humuseve, rrënzinave dhe tokave të zeza në shkëmbinjtë serpentinorë. Pjesa më e madhe e sipërfaqeve me toka të dobëta ka shtrirje të gjerë në pjesët kodrinore e malore dhe përbëhet prej tokave të murrme të tharta, tokave diluviale, skeletore, moçalore dhe tokave të tjera jopjellore.

68

Fig.7.3-1Harta e tokave - Burimi: IPH / MMPH

7.4 Ndikimiet e përgjithshme nga miniera sipërfaqësore Shfrytëzimi i qymyrit, në shkallë të gjërë dhe me pajisje të rënda si ekskavator rotativ, shkakton nj ë sërë ndryshimesh q ë shpesh kan ë pasoja shum ë negative për mjedisin, [86]. Ky ndikim paraqet efekt negativ në ekosistem duke prekur hapësirën e cila është shumë më e gjerë se sa zona ku bëhet shfrytëzimi i qymyrit. Ndikimi kryesor është marrja e sipërfaqeve të mëdha të tokës (qindra hektarë) e cila është e pashmangshme edhe për faktin se miniera zhvillohet në thellësi mbi 100 [m]. Meqenëse shpatet e minierës sipërfaqësore duhet të ndërtohen të sigurta nga aspekti gjeoteknik, perimetri i sipërfaqes së nevojshme do të rritet. Prandaj, për arsye të sigurisë, vendbanimet, rrugët publike dhe objekte tjera të cilat ndodhen në këtë zonë duhet domosdoshmërishtë të zhvendosen. Gërmimi dhe largimi i mbulesës rezulton me humbjen e florës dhe faunës. Por që edhe shfrytëzimi i qymyrit shkakton zhurmë dhe pluhur si pasojë e zhvillimit të proceseve të punës. Gjithashtu në rastin kur qymyri vjen në kontakt me atmosferën ndodhë procesi i oksidimit i cili mundëson procesin e vetëndezjes së qymyrit. Ky proces i vetëndezjes ndikon negativisht në mjedisin punues dhe zonën përreth. Pas shfrytëzimit të qymyrit krijohet hapsirë e cila duhet të rimbushet dhe të mundësohet rikultivimi me qëllim të kthimit të zonës së degraduar në zonë të shfrytëzueshme.

69

7.5 Korniza ligjore Për ndërtimin e minierës operatori është i detyruar që aktivitetet t’i mbështesë në bazë të ligjeve në fuqi të cilat detyrojnë paraprakisht vlerësimin e ndikimit në mjedis. Ky studim mbi mjedisin, në përgjithësi, është ndërtuar në bazë të direktivave të aplikueshme të BE-së (85/337/EEC) mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis. Sipas ligjit mbi mjedisin është nxjerrë rregullorja Nr.2005/3 mbi Minierat dhe Mineralet në Kosovë e cila kërkon “Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe të gjithë dokumentacionin sipas Ligjit mbi Mjedisin dhe Ligjit mbi Minierat dhe Mineralet e Republik ës s ë Kosov ës.

7.6 Aspektet e mjedisit për fushën e Sibovcit  Ndryshimet e Popullatës Hapja e një fushe, në raste të caktuara, do të nënkuptojë se zhvendosja e banorëve është e nevojshme. Tani për tani vlerësohet se në rastin e fushës Sibovc do të ndodhte zhvendosja e numrit më të madh të banorëve, prej së paku tre fshatra. Varianti 1.A krijon zgjerim të minierave ekzistuese me rastin e avancimit në drejtim të veriut. Për banorët e fshatrave, brenda zonës, kjo do të mund të ndihej si një proces në vazhdim i cili rrjedh prej aktiviteteve të njohura minerare. Banorët e fshtatit Hade do të duhej të zhvendoseshin, para fillimit të aktiviteteve minerare. Zhvendosjet më të mëdha pasojnë gjatë mesit të kohës së operimit të minierës, duke përfshirë një pjesë të fshatrave Sibovc dhe Lajthishte. Varianti 1.B mundëson hapjen e minierës së re duke avancuar në drejtim të jugut. Në këtë drejtim ngritja e tërë infrastrukturës së nevojshme dhe hapja e minierës nënkuptojnë ndërhyrjen në zonën, deri më tani të paprekur. Zhvendosja e fshatrave Sibovc dhe Lajthishte do të ishin të nevojshme të bëheshin në një fazë të mëhershme të aktiviteteve, ndërsa fshati Hade, aktualisht nën ndikimin e aktiviteteve të tanishme minerare, do të duhej të zhvendosej përfundimisht gjatë fundit të zhvillimit të aktiviteteve.  Rrugët lokale dhe transporti Në zonën e fushës potenciale minerare, rrugët prej Grabovcit në Obiliq dhe prej Sibovcit në Obiliq paraqesin rëndësi të madhe për transportin rajonal. Që të dyja rrugët çojnë përgjatë fushës Sibovc dhe të njëjtat do të duhet të braktisen gjatë rrjedhës së avancimit minerar.

 Uji dhe Ajri

Emetimet në ujë dhe ajër varen kryesisht nga madhësia e minierës së hapur. Në variantet 1A dhe 1B punohet vetëm me një minierë. Meqenëse vetëndezja e qymyrit duhet të parandalohet në cilindo variant, atëherë nuk duhet të ketë dallime specifike mes varianteve edhe pse mund të ndodhë që vetëndezja të mos përjashtohet tërësisht. Efektet në ujëra rezultojnë nga largimi i domosdoshëm i ujërave dhe ujërave të zeza prej objekteve të infrastrukturës përcjellëse të minierës. Në rastin e fushës Sibovc, për të dy variantet, gërmimi bëhet më shumë në materialet e papërshkrueshme nga uji dhe sasitë e ujit varen kryesisht nga reshjet atmosferike.

 Flora, Fauna, Trashëgimia natyrore

70

Zona e fushës së Sibovcit përmbajnë lloje të ndryshme të mjediseve ekologjike. Kjo fushë karakterizohet me shfrytëzim të madh bujqësor. Zonat e pabanuara me njerëz janë fare të rralla. Për këtë arsye bota bimore dominohet nga shumëllojshmëria e dobishme bimore. Një diversitet i arsyeshëm i elementeve bimorë pritet si rezultat i tokës përkohësisht të pashfrytëzuar si edhe zonave ekzistuese me shkurre apo të drunjta dhe përrenj të vogjël që ndajnë peisazhin.

 Toka, Burimet natyrore dhe shfrytëzimi i tokës

Fusha Sibovc karakterizohet me materiale argjilore, në një peisazh kodrinor, duke formuar tokë tipike Smonitza (Vertisol). Kjo tokë është më e vështirë për t’u kultivuar për shkak të ngjeshjes së dheut dhe rrjedhjes së madhe të ujit sipërfaqësor në periudhat me lagështi, por edhe për shkak të tharjes që ndodhë gjatë periudhës së verës. Sidoqoftë, toka e fushës së Sibovcit përshkruhet të jetë pjellore.

 Mikroklima

Hapja e fushës për minierë sipërfaqësore shkakton humbje të sipërfaqes së tokës. Të dy alternativat e shfrytëzimit do të çojnë në humbjen e elementeve të ngritura në sipërfaqe me ç’rast do të paraqitet rritje e shpejtësisë së erës. Meqenëse uji nga minierat do të largohet në mënyrë artificiale, një gjë e tillë do të rezultojë në ndryshimin e shkallëve të avullimit e cila, në kombinim me zvogëlimin e mbulesës së botës bimore, vlerësohet se mund të shpjerë në zvogëlimin e shkallëve të avulltranspiracionit. Duke kombinuar aspektet e mjedisit, në tabelën më poshtë kemi formuar një matricë e cila ofron një krahasim relativ të varianteve në mënyrë cilësore në shkallëzimin prej (1- 7). Rritja në numër reflekton intensitetin e ndikimit në mjedis. Tab. 7.6-1Krahasimi Kualitativ i Ndikimeve Mjedisore Efektet Varianti 1.A 1.B Zhvendosja 3 4 Rrugët lokale dhe Transporti 3 4 Uji dhe Ajri 1 2 Flora, Fauna, trashëgimia natyrore 2 3 Toka, B.Natyrore dhe Shfrytëz. i tokës 3 4 Total 12 17

Në kuadër të alternativave, zhvillimi i “fushës Sibofc” është radhitur si fushë me ndikim mjedisor të pranueshëm. Sipas këtij pozicionimi nga pikëpamja e mjedisit, hapjes së fushës Sibofc me një minierë (varianti 1A) duhet t’i jipet më shumë përparësi.

71

8. Analiza ekonomike dhe financiare

8.1 Të dhënat Teknike për Analizën Financiare

8.1.1 Koncepti i termocentraleve dhe kërkesa për qymyr Bazuar në objektivat e përcaktuara dhe kapacitetet gjeneruese koncepti i termocentraleve dhe kërkesa për qymyr janë të përcaktuara për këto sasi të qymyrit:

Tab.8.1.1-1 K ërkesat p ër qymyr Objektet gjeneruese 2012 2013 -2018 2018 -2023 > 2025

mt mt mt mt TPP A 610 MW 4.8 4.8 0 0 TPP B1+B2 678 MW 5.3 5.3 5.3 0 TPP e re B3+B4 2 x 350 MW 0 2.7 5.4 5.4 TPP e re B5+B6 2 x 350 MW 0 0 5.3 5.3 TPP C e re 3 x 350 MW 0 0 0 8.0 Konsumat. tjerë 0.3 0.3 0.5 0.5 TOTAL 10.4 13.1 16.5 19.2

8.1.2 Pajisjet kryesore dhe zhvillimi i minierës Në kapitullin (6) është prezantuar se miniera e Sibofcit do të ndërtohet si vazhdim ësi e minierave ekzistuese për shfrytëzimin e qymyrit. Përfundimi i aktiviteteve në minierat ekzistuese mundëson formimin e një figure gjeometrike e cila lehtëson vazhdimin e punimeve sipas niveleve të projektuara. Për të dy variantat e shfrytëzimit (hapja nga veriu apo jugu) dinamika e ndërtimit të shkallëve kryesore në Sibofc është e njejtë. Për secilin shkallë të punës në zbulim t ë qymyrit parashihet ekskavatori, shirititi transportues dhe stivuesi, [90]. Krahas pajisjeve kryesore që do të përdoren janë paraqitur, në tabelën në vijim, edhe shuma reale e shpenzuar për rivitalizim:

Tab. 8.1.2-1 Rivitalizimi i pajisjeve kryesore Shpenzimi real Nr. Lloji i pajisjeve Masa[kg] sasia [€] 1 Eksk.rotativ, SRs 1300 24/5 2100000 3 46 000 000 2 Eksk.rotativ, SRs 1300 26/5 2246000 1 16 000 000 3 Eksk.rotativ, SRs 400 14/1 515000 1 5 000 000 4 Eksk.rotativ, SchRs 650 24/5 2246000 2 21 000 000 5 Stivuesi, A2Rs B -5200 665000 2 21 000 000 6 Stivuesi, A2Rs B -4400 682000 2 18 000 000 7 ShVl, BRs 1600 290000 4 2 400 000 8 Eksk.Dreglajn ESHA -10/70 300000 1 5 000 000

Analiza ekonomike është bërë në bazë të analizës tekniko-teknologjike për ndërtimin e minierës së Sibofcit dhe në përputhje me një metodologji të përbashkët për vlerësimin e investimeve ekonomike dhe efikasitetin e investimit. Analiza ekonomike dhe financiare e minierës sipërfaqësore Sibofc përmbanë të ardhurat e llogaritura për vit dhe planin e shpenzimeve, llogaritjen e fitimit dhe

72 humbjeve, bilancin e gjendjes, si dhe gjendjen financiare vjetore për gjithë jetëgjatësinë e minierës. Përveç kësaj janë siguruar edhe disa tregues ku shpenzimet operative janë llogaritur në bazë të numrit të personelit teknikisht të nevojshëm, [27]. Kjo ësht ë mb ështetur me pajisjet dhe kapacitetin e nevojshëm të minierës, si dhe në bazë të përvojave të fituara në minierat ekzistuese në Kosovë dhe në miniera të tjera jashtë Kosovës.

8.1.3 Zhvillimi i punëtorëve Tab.8.1.3-1 Analizë rreth personelit 2012 2013 2014 2015- 2023- 2022 2026 Administrata 280 275 270 260 270 Pajisjet 1220 1180 1125 1090 1100 Kryesore+sh.transp. Pajisjet Ndihmëse 370 370 365 360 360 Punëtoritë 590 570 560 530 550 Të tjera 240 235 230 210 220 TOTAL Personeli 2700 2630 2550 2450 2500

8.1.4 Zhvendosja e vendbanimeve Në tërë fushën e Sibofcit jetojnë afërsishtë 5700 banorë, të ndarë në katër fshatra. Fshati Hade është fshati më i madh. Për sa i takon zhvendosjes së fshatit Hade janë paraparë dy skenarë: a) zhvendosja emergjente e cila përfshin zonën e banorëve afër minierave ekzistuese; b) zhvendosja e pjesës më të madhe të mbetur të banorëve e cila shtrihet jashtë zonës emergjente. [90] Për zhvendosjen e fshatrave llogaritet të bëhen shpenzime për:

Tab.8.1.4-1 Amvisëritë Viti i Amvisëritë Pagesa për një Investimi Zhvendosjes amvisëri/familje Viti Nr. 1000 € / no. m € Hade 2007 -2009 597 90 53.7 Leskovcic 2027 - 2037 85 100 8.5 Janina Voda ca. 2027 7 100 0.7 Sibovc 2009 - 2032 54 100 5.4 Σ 743 68.3 Tab.8.1.4-2 Objektet publike, infrastruktura dhe kërkesa për tokë (toka bujqësore) Objektet Publike Infrastruktura Infrastruktura Shuma (brenda (jashtë fshatrave) fshatrave) m € m € m € m € Hade 1.02 4.19 0.82 6.03 Leskovcic 0.21 0.98 0.94 2.13 Janina Voda 0.02 0.09 0.31 0.42 Sibovc 2.1 0.75 1.50 4.35 Σ 29 205 258 12.9

73

Shfrytëzimi total i tokës është 1,158 [ha] nga e cila 1,081 [ha] janë tokë bujqësore. Kjo tokë do të jetë e nevojshme sipas avancimit të minierës deri në vitin 2038. Çmimi i llogaritur për kompensim është 47,500[€/ha] apo (4.75[€/m²]. Për këtë arsye do të krijohen shpenzime prej 51.4 [M€].

Tab.8.1.4-3 Përgjatë periudhës prej 20 viteve do të krijohen këto shpenzime: për amvisëri 68.3 [M€] për objekte dhe infrastrukturë 12.9 [ M€] për kërkesën për tokë 51.4 [ M€] Σ=132.6 [ M€]

Duke ju referuar amvisërisë, shuma është afërsisht 178,000[€] dhe duke ju referuar përafërsisht numrit prej 5700 banorëve (deri në 2038) shuma arrin rreth 24,000 [€/person]. Krahasuar me përqindjen e qymyrit, të gjitha shpenzimet e krijuara nga zhvendosja korrespondojnë nominalisht me 0.16 [€/t] ose rreth 2 deri 3% të çmimit total.

8.2. Analiza Ekonomike, Llogaritja e Kostos, Shpenzimet për Investime dhe ato Operative Duke patur parasysh analizën e vlerësimit ekonomik të procesit të shfrytëzimit të qymyrit, krahas treguesve tekniko-teknologjikë, duhet të analizohet edhe niveli i investimeve dhe shpenzimet e prodhimit si faktorë kryesorë të vlerësimit të kostos së nxjerrjes së qymyrit.

Tab.8.2-1 Dinamika e prodhimit në vite (mbulesë dhe qymyr) Dinamika e prodhimit për vite viti Nr. Mbulesa Qymyri x10 3m3 x10 3t 2007 1 1,600 0 2008 2 10,695 146 2009 3 23,136 2,450 2010 4 22,727 7,150 2011 5 22,368 7,850 2012 6 22,493 13,060 2013 7 23,059 15,770 2014 8 23,192 15,870 2015 9 23,192 15,870 2016 10 23,272 18,400 2017 11 23,358 21,110 2018 12 23,419 22,490 2019 13 23509 23,630 2020 14 23,542 24,590 2021 15 23,536 24,410 2022 16 23,536 24,410 2023 17 23,571 24,770 2024 18 23,457 21,940 2025 19 23,380 19,110 2026 20 23,380 19,110

74

Vlerësimet e paraqitura më poshtë, të cilat kanë qenë të rëndësishme për llogaritje, janë mbështëtur në periudhën llogaritëse 2011. Strukturat e sasisë janë vlerësuar bazuar në aspektet tregëtare [ 91]. Tab.8.2-2 Totali i shpenzimeve në vit Monedha e studimit Euro(€) Totali i shpenzimeve/vit Shkalla e zhvlerësimit 12[ % e eskaluar] Shkalla e eskalimit 2[%/vit] Kostoja Bazë 2011 Karburantet 0.08[ €/m ³+t] 1 760 000 Shpenzimet për punëtorë 4200 [ €/punëtorë * 11 340 000 viti 2011] Mirëmbajtja 0.08[ €/(m ³+t)*km] 1 760 000 Largimi i mbulesës 0.30[ €/m 3 ] 3 900 000 Tantiema xehetare 3.00[ €/t qymyr] 24 000 000 Shpenzimet e tjera operative 0.18[ €/m ³+t] 3 960 000 Shpenzimet e tjera interne 0.18[ €/m ³+t] 3 960 000 Energjiaelektrike (8.825kWh/m 3)mbulesë 4.50[Cent/kWh] 8 736750 +qymyr Σ=55 250 000[ €]

Diagr.8.2-1 Aktiviteti ekonomik dhe financiar

8.2.1 Shpenzimet për invenstime Si shpenzime për invenstime duhet të përfshihen: të gjitha pagesat e domosdoshme për fillimin e prodhimit të qymyrit, blerjen dhe rehabilitimin e pajisjeve kryesore, shiritave

75 transportues dhe pajisjeve ndihmëse, blerjen e tokës dhe zhvendosjet ku hyjnë edhe masat për kompensimin e tyre.

8.2.2 Shpenzimet për fuqi punëtore Është llogaritur që në vitet vijuese, shpenzimet e personelit në Kosovë do të rriten më shumë se të gjitha pozicionet tjera e, për këtë arsye, llogaritja bazohet nga (Tab.8.1.3-1) në këtë vlerësim: Shpenzime e personelit llogariten sipas pagës mesatare për vitin 2011 që është rreth 4200[€], [27]. Këto shpenzime të personelit rriten në kushte reale (d.m.th. duke mos marrë për bazë inflacionin ndërkombëtar) për: 8 %/vit deri 2014 1 %/vit prej 2015 e tutje

Në lidhje me shkallën e inflacionit prej 2%, rritja në shpenzimet e personelit do të rezultojë në shumën prej 10% në vit, kurse prej vitit 2015 do të jetë 3% në vit.

8.2.3 Llogaritja e pikave të shpenzimeve operative - Mirëmbajtja: Kërkesa është llogaritur në bazë të efektshmërisë së pajisjeve dhe vlerës specifike. - Largimi i mbulesës Kjo do të bëhet me pajisjet e rehabilituara - Energjia elektrike Shpenzimi speficik i energjisë elektrike për pajisjet kryesore dhe shiritat transportues është llogaritur në bazë të gjendjes së tyre teknike dhe përvojave të deritanishme. Përveç kësaj, është llogaritur edhe kërkesa shtesë prej 10 GWh/vit, duke marrë parasysh shënimet e llogaritura të minierave të ngjashme sipërfaqësore. Për blerjen e energjisë është supozuar vlera mesatare evropiane prej [45 €/MWh]. - Karburantet: Bazuar në formulimet e llogaritjeve të vitit 2011, është llogaritur shpenzimi prej 0.08 [€/m³+t] derisa është marrë parasysh rritja e çmimeve të energjisë dhe shpenzimi më i ulët i pajisjeve të rehabilituara. - Tarifa (renta) minerare: 3.00 [€/t] qymyr - Rikultivimi: Shpenzimet e nevojshme janë llogaritur pas analizimit të rrethanave vendore, në bazë të përvojës së fituar. - Shpenzimet e tjera: Bazuar në llogaritjet e vitit 2011, është llogaritur vlera specifike duke marrur parasysh përvojat e minierave të tjera për llogaritje. Të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat janë llogaritur vit për vit.

76

Diag.8.2.3-1 Aktiviteti ekonomik dhe financiar

8.2.4 Analiza kosto-fitim Metodat që përdoren për vlerësimin e analizës Kosto-Fitim të projekteve për aktivitete minerare janë: metoda e afatit të kthimit (PB-Pay-Beck); vlera aktuale neto (NPV-Neto present value); dhe norma e brendshme e kthimit (IRR-Internal Rate of Return). Kostoja reale mesatare (RAC) për njësi është llogaritur në bazë të metodës DCF. Metoda DCF (rrjedha e parasë të skontuara) përcakton vlerën aktuale të kompanisë, bazuar në parashikimet, nëse nxjerrja e qymyrit do të ishte e levërdishme për një investitor në të ardhmen. Kjo metodë është bazuar në të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat nga përfitimi i nxjerrjes së qymyrit mund të llogariten në bazë të relacionit i cili shprehë shumën e produktit në mes të prodhimtarisë vjetore (tab.8.1.1-1) dhe çmimit të shitjes së produktit për njësi.

P-të ardhurat nga shitja e prodhimit Qi- prodhimtaria vjetore ksh - çmimi i shitjes së produktit për njësi

Çmimi i shitjes (k sh ) shprehë koston e shpenzimeve (p k)dhe fitimi i planifikuar(f).

pk-kostoja e shpenzimeve f- fitimi i planifikuar

Të ardhurave nga shitja e produktit duhet t’i zbriten kostot e shpenzimeve të cilat krijohen në mënyrë që të kemi një pasqyrë rreth fitimit bruto, që zakonishtë është fitim pa TVSH (tatimi i vlerës së shtuar-që është 16%).

77

Pra fitimi bruto për rastin tonë llogaritet:

Pra fitimi neto për rastin tonë caktohet pas zbritjes së TVSH 16%:

Për llogaritjen e vlerës aktuale neto (NPV) përfitimet nga investimet do të krahasohen me shpenzimet e përgjithshme të projektit:

Ku P n-të ardhurat nga investimi

It- investimet e tërësishme r- norma e interesit (discount rate) ku sipas (FTSE Eurotop 300 propozon 5%) n- afati i shërbimit të vendburimit (n=1,2,3,...,20)

NPV=219 000 000[€]

Meqense vlera NPV>0 projekti mund të kualifikohet si fitimprurës dhe i pranueshëm dhe se rol të rëndësishëm luan norma e interesit ”r” në rentabiliteti i investimeve të projektit. Edhe pse vlerësimi teknik dhe ekonomik është kryer në mënyrë mjaft të thjeshtë nga pikëpamja ekonomike mund të konkludohet se projekti i planifikuar është fitimprurës dhe siguron mbijetesë afatgjatë. Norma e brendshme e kthimit (IRR) për hapjen dhe shfrytëzimin e projektit të propozuar mund të llogaritet në bazë të relacionit:

Kjo, në mënyrë eksplicite, mund të paraqitet:

ku: n- afati i shërbimt të vendburimit (n=1 vit) j- kufiri i efekshmërisë së investimit Kur llogarisim IRR (me qëllim të thjeshtësimit të procedurës së llogaritjes) merret periudha kohore për një vit (n=1) atëhere:

78

8.3 Analiza e Ndjeshmërisë Për të ilustruar varësinë e kostos mesatare prej llojeve të veçanta të kostove, është kryer analiza e ndjeshmërisë duke u varur nga pozicionet e përmendura më poshtë. Është studjuar se si kostoja mesatare e qymyrit do të ndryshojë nëse pozicionet e veçanta devijojnë prej llogaritjeve të bëra. Kjo analizë tregon ndjeshmërinë e secilit pozicion për: • Investimet • Shpenzimet e personelit • Energjia elektrike • Mirëmbajtja • Shpenzimet e tjera • Tarifat xehëtare • Karburantet Analiza verifikon edhe njëherë varësinë e madhe të kostos komulative dhe vlerës komulative nga shpenzimet për invenstime, meqenëse pagesat për energjinë, karburante, shpenzimet e tjera kanë ndikim më të vogël në kosto.

Diagr. 8.3-1 Prezentimi i vlerave vjetore komulative

79

Diagr 8.3-2 Paraqitja e shpenzimeve mesatare për njësi

Ky diagramë paraqet llojet esenciale të kostos në shkallët e ndryshme të interesit. Për një ilustrim më të mirë, shpenzimet kapitale janë zbërthyer në pagesa të ndryshme për investime dhe kostove financuese të investimeve. Atëherë, mund të dihet ndikimi i shkallës interne të zhvlerësimit. Kjo ka ndikim fare të vogël në shpenzimet operative. Ndikimi do të rritet dukshëm vetëm nga shkalla interne prej 15% e më lartë. Por kjo dallon kurë janë në pyetje shpenzimet kapitale. Për këtë llogaritje kemi paraqitur në detaje rezutatet për shkallët e zakonshme ndërkombëtare prej 10 % dhe 12 %.

8.4 Çmimi i shitjes së qymyrit Kostoje reale mesatare llogaritet në 9.65 €/t qymyr në shkallën interne të interesit prej 12% dhe 6.73€/t në shkallën interne të interesit prej 10%.

80

Diagr8.4-1 Vlerat totale të shitjes dhe shpenzimet

Objektivi i këtij Studimi ishte të sigurohej një vështrim i gjerë mbi realizueshmërinë dhe leverdishmërinë e nxjerrjes së qymyrit në Sibofc, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe, një gjë e tillë, është përmbushur. Si rezultat i Studimit është bërë e qartë se ekzistojnë faktorë esencial ndikues të cilët janë formuluar, mirëpo zhvillimi i tyre aktual do të përcaktojë në mënyrë vendimtare çmimin e qymyrit në të ardhmen. Përfundimisht ky çmim prodhues është nën ndikimin e faktit nëse energjia e prodhuar mund të shitet në treg. Nga ana tjetër, krahasimi i varianteve vërteton se në çfarëdo rasti pritet një zhvillim i arsyeshëm ekonomik.

81

Përfundime dhe rekomandime

Duke u nisur nga rezultatet e këtij studimi dhe nga diskutimet e bëra në prezantimin e parë dhe të dytë, në Departamendin e Inxhinierisë së Burimeve Minerare, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Tiranë, arrijmë në përfundimet kryesore lidhur me parametrat tekniko-ekonomikë. Në planin afatgjatë qymyri do të mbetet lënda kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Kosova ka të vërtetuara mbi 13 miliard [ton] qymyr të tipit linjit, sasi e cila, bazuar në kushtet gjeologo-minerare, krijon mundësi mjaftë të mira për rritjen e kapaciteteve prodhuese edhe për faktin se tani energjia elektrike është një produkt mjaftë i kërkuar në treg edhe në rajon. Në aspektin gjeologjik, pellgu qymyrmbajtës i fushës së Kosovës, përfaq ësohet me rezerva të mjaftueshme dhe me cilësi të lartë. Sa i takon cilësisë në pellgun e fushës së Kosovës ekzistojnë dy lloje të qymyrit: drurorë-ksilit dhe qymyr dheu. Pjesët ksilite të qymyrit kanë ruajtur, kryesisht, strukturën drurore. Në bazë të shumë studimeve të bëra ky pellg mund të prezantohet në tri pjesë me një mori fusha për shfrytëzim. Pjesa veriore që përfshin zonën e Mirashit, Bardhit, Sibofcit, Dardhishta; pjesa qendrore që përfshinë Fushë Kosovën, Miradinë, Preocin dhe Kosovën qendrore si dhe pjesa jugore e pellgut që shtrihet deri në afërsi të qytetit Ferizaj. Në këtë fushë depozitimet e qymyrit, me kushte më të favorshme për shfrytëzim, ndodhen në pjesën veriore të pellgut. Sa i takon produktivitetit, nga shumë studime të bëra, shtresa qymyrore është zhvilluar në një sipërfaqe prej 154 km 2 si një shtresë e vetme me trashësi të ndryshueshme 20- 100 [m] dhe ka një shtrirje pothuaj horizontale. Në pikpamje të zhvillimit, kapacitetet prodhuese të minierave, janë ndërtuar në bazë të kërkesave nga termocentralet dhe industria kimike. Teknologjia e punës është ndërtuar në funksion të mjedisit punues, karakteristikave të pajisjeve të punës dhe sistemt të shfrytëzimit. Sistemi i shfrytëzimit është paraqitur me renditjen e proceseve të punës të cilat zhvillohen për gërmimin e mbulesës dhe të qymyrit. Kalsifikimi i sistemit të shfrytëzimit, me transport gjatësorë dhe zhvendosje paralele të frontit të punës, është bazuar në drejtim të zhvendosjes së mbulesës në stivë. Deri më tani janë larguar mbi 400 [mil.m 3] mbulesë dhe janë nxjerrë mbi 300 [mil.t] qymyr që në bazë të rezervave të përgjithshme të shfrytëzueshme paraqet rreth 3%. Treguesi themelor i punë së minierës me shfrytëzim sipërfaqësor është prodhimtaria vjetore dhe kapaciteti orar i pajisjeve kryesore. Prodhimi maksimal, në të dy minierat, është arritur në vitin 1988 dhe ka qenë 20.827.450 m 3 mbulesë dhe 10.609.869 t linjit. Rreth vitit 1989 minierat kanë arritur të krijojnë kushtet optimale teknologjike për shfrytëzim sipërfaqësor. Sa i takon fushave potenciale janë bërë shumë studime mbi përkufizimin e tyre dhe janë shtruar një mori kriteresh të cilat identifikojnë zona potenciale për zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese. Fusha me prioritet është fusha e Sibofcit e cila shtrihet në kuadër të fushës me rezerva të kategorisë A, fushë e cila mund të sigurojë një prodhimtari vjetore të qymyrit prej rreth 20.000.000 t/vit dhe një jetëgjatësi mbi 40 vite. Për hapjen dhe shfrytëzimin e linjitit nga fusha e Sibovcit janë studjuar variante të ndryshme nga të cilat ne jemi përcaktuar për variantin 1A dhe 1B.

82

Parametrat kryesorë teknikë që janë marrë për bazë për shfrytëzim sipërfaqësorë të qymyrit janë: Përkufizimi i fushës së shfrytëzimit, Pajisjet kryesore dhe Sistemi i shfrytëzimit . Punimet në hapjen e minierës, si fazë e parë e procesit teknologjik në shfrytëzimin sipërfaqësor, sigurojnë rrjedhën e materialit nga të gjitha sipërfaqet e shkallëve të punës me pikat pranuese në sipërfaqe duke përfshirë edhe stivimin. Prandaj hapja e minierës sipërfaqësore është në marrëdhënie të drejtë me sistemin e shfrytëzimit, zgjedhjen e pajisjeve, vendndodhjen e stivimit dhe objekteve në sipërfaqe. Një prej faktorëve më të rëndësishëm për të vlerësuar përfitimet nga aktivitetet minerare është rruga e shkurtër transportuese deri në zonën e stivës, raporti i largimit të mbulesës me nxjerrjen e qymyrit. Në harmonizim me kushtet gjeologo-minerare të vendburimit, kapacitetit të përcaktuar të minierës sipërfaqësore dhe pajisjet në dispozicion është përcaktuar që në minierën e Sibofcit të aplikohet sistemi i shfrytëzimit tërthor me transport gjatësor të masave dhe pajisje komplekse në punë me veprim të vazhduar. Analiza e përcaktimit të kapacitetit optimal për ekskavatorët rotativ paraqet risi në fushën e shfrytëzimit sipërfaqësor. Me këtë rast është krijuar një bazë e mirë për trajtimin e problemeve të kësaj natyre, por me një numër më të madh të elementëve. Hapja e një fushe, në të gjitha rastet e shqyrtuara, do të nënkuptojë se zhvendosja e banorëve është e nevojshme. Si rezultat i aktiviteteve minerare ndikimi në mjedis është në një shkallë të gjerë. Krahas studimeve për fushat alternative është bërë edhe studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis për zonën e fushës së Sibofcit e cila gjendet në mes të luginës së lumit Sitnicë dhe Drenicë. Shfrytëzimi i qymyrit në shkallë të gjërë dhe me pajisje të rënda shkakton një sërë ndryshimesh që paraqesin efekt negativ në ekosistem duke prekur hapësirën e cila është shumë më e gjerë se sa zona ku bëhet shfrytëzimi i qymyrit. Këto efekte negative shoqërohen me humbjen e florës dhe faunës. Në kuadër të alternativave, zhvillimi i “fushës Sibofc” është radhitur si fushë me ndikim të pranueshëm. Sipas këtij pozicionimi nga pikëpamja e mjedisit, hapjes së fushës Sibofc me një minierë (varianti 1A) duhet t’i ipet më shumë përparësi. Analiza ekonomike është bërë në bazë të analizës tekniko-teknologjike për ndërtimin e minierës së Sibofcit dhe në përputhje me një metodologji të përbashkët për vlerësimin e investimeve ekonomike dhe leverdishmërisë së minierës. Metodologjia e zbatuar për optimizimin e parametrave tekniko-ekonomikë hedh në shesh edhe një numër të rekomandimeve të cilat janë arritur në fazën e studimeve të bëra për optimizimin e parametrave tekniko-ekonomikë, të cilat mund të shërbejnë në të ardhmen për specialistët e kësaj fushe.

1. Synimi kryesor i studimit për Minierën e re Sibofc është të garantojë siguri për prodhimin e energjisë elektrike në të ardhmen në Kosovë, si në aspektin teknik ashtu edhe në atë ekonomik, përmes furnizimit me qymyr përgjatë gjithë kohës së operimit të termocentraleve ekzistuese dhe atyre të reja (përafërsisht 20 vite). Fusha e Sibofcit garanton një prodhimtari të tillë. 2. Nxjerrja e linjitit në fushën Sibovc ofron mundësi më të mira për shfrytëzim. 3. Vlerësimi nga këndvështrimi teknik i të dy varianteve të analizuara më sipër çon në përfundimin se ky skenar është i mundur për furnizimin e termocentraleve ekzistuese dhe atyre të reja. 83

4. Pengesa më e rëndësishme është fakti se Varianti 1.B do të ishte një projekt në fushë të gjelbër, me marrje shtesë të tokës dhe ndikim më të lartë në ambient, ndaj në këtë aspekt rekomandojmë varianten 1A. 5. Si parametër të rëndësishëm teknik, që përcakton fushën e shfrytëzimit është: ♦ Përkufizimi i fushës së shfrytëzimit i përcaktuar në bazë të kriterit të kufirit ekonomik. ♦ Pajisjet kryesore me veprim të vazhduar dhe ♦ Sistemi i shfrytëzimit me transport gjatësor të masave sipas mënyrës së stivimit 6. Për shkak të efektshmërive të larta prodhuese, rekomandohet që në Sibofc të barten të gjithë ekskavatorët e llojit BWE S ch Rs 650 dhe BWE SR s 1300 dhe stivuesit e llojit A 2RsB-5200 si dhe A 2RsB-4400. Duke marrë parasysh raportin djerrinë-qymyr deri (1.2 m³ : 1 t), ky kompleks i pajisjeve është i përshtatshëm për operim afatgjatë në Sibofc. 7. Ndikimi dominues ka në origjinën nga se gërmimi i djerrinës dhe qymyrit do të shkaktojë ndryshime në peisazhin e sotshëm dhe do të mbetet më shumë sipërfaqe e rrafshët. Për shkak të trash ësisë së shtresës së qymyrit nuk do të jetë e mundur rimbushja deri në gjendjen natyrore, prandaj rekomandojmë që të arrihet përshtatje e kuotave me hapësirën përreth, aty ku është e mundur. 8. Ndikimi negativ në mjedis vjen nga ndotja si rezultat i vetëndezjes së qymyrit prandaj rekomandojmë të parandalohet sa më shumë që është e mundshme. Rreth 60% e të gjitha zjarreve qymyrore janë përqëndruar afër ose brenda shtresës tavanore, aty ku qymyri paraqitet me cilësi më të mirë dhe ku lirohet sasi e madhe e energjisë. 9. Ndotja e ujit është rezultat i drenazhimit të minierës prandaj rekomandojmë ndërtimin e liqeneve të vogla sedimentuese, para shkarkimit të ujit të minierës në lum ë, për të zvogëluar krijimin e trupave të ngurtë suspenziv dhe turbullues. 10. Krijimi i zhurmës jashtë minierës shkaktohet kryesisht prej punës së ekskavatorëve dhe shiritave transportues. Rekomandojmë që vendbanimet të cilat ndodhen në afërsi të mbrohen duke ndërtuar argjinatura apo mure betoni me përmasa të nevojshme për të penguar zhurmën. 11. Duke pasur parasysh se i tërë rajoni ka qenë historikisht nën ndikimin e minierave dhe pjesët më të gjera të pamjeve të mjedisit janë të determinuara nga minierat dhe termocentralet, të dy variantet e diskutuara vlerësohet të jenë të realizueshme. Rekomandojmë që shfrytëzimi të bëhet më një minierë të vetme për të zvogëluar ndikimet në mjedis. 12. Si përfundim, mund të nënvizohet se modelimi financiar favorizon alternativën me teknologji të vazhduar me shfrytëzimin vetëm të ekskvatorëve rotativ duke i përdorur pajisjet e riparuara (ekzistuese). Në shumicën absolute shfrytëzimi i ekskavatorëve rotativ është më ekonomik dhe duhet të zgjidhet në rast se pajisjet janë në dispozicion. Kjo vlen edhe për stivuesit dhe shiritat transportues. 13. Pavarsisht nga vështirësitë që hasen, ky studim ofron mundësi të bashkëveprimit të faktorëve teknik ë dhe ekonomik ë duke operuar njëkohësisht. Për këtë arsye rezultati është një pasqyrë reale e vler ësimit tekno-ekonomik. 14. Si rezultat i studimit është bërë e qartë se ekzistojnë faktorë ndikues të cilët janë formuluar, mirëpo zhvillimi i tyre aktual do të përcaktojë në mënyrë vendimtare çmimin e qymyrit në të ardhmen.

84

Në fund do të shtoja se për autorin e këtij punimi është hapur një horizontë i ri i cili duke zbatuar dhe optimizuar parametrat tekniko-ekonomikë mundëson studim dhe hulumtim të mëtejshëm në këtë fushë me qëllim të vlerësimit të fushave potenciale për shfrytëzimin e qymyrit në pellgur qymyrmbajtës të fushës së Kosovës e më gjerë.

85

LITERARTURA [1]. AXHIREXHA. L;, Konstruimi i skem ës strukturale t ë modelit analitik p ër optimalizimin e karierave t ë qymyrit, Mitrovic ë 1986. [2]. AXHIREXHA. L:,Përcaktimi i mvarshmërive analitike të nevojshme për konstruktimin e modelit analitik për optimalizimin e karierave të qymyrit , Mitrovicë 1985. [3]. AXHIREXHA L:,Visevariabilna analiticko-numericka optimizacija povrsinskog kopa uglja-disertacion i doktoratës-Bor, 1984. [4]. ATANASKOVIĆ. H;,Uzroci usporenog razvoja otkopa “”,Skopje 1983. [5]. ATANASKOVIĆ H:,Neka teoretska i praktićna razmatranja kapaciteta rotornih bagera na kopovima ‘KOSOVO’,Pristina 1980. [6]. ATANASKOVIĆ H,RIZVANOLLI. F:,Pokušaj definisanja osnovnih parametara otkopne i transportnë opreme na otkopima “KOSOVO”,Pristina 1981. [7]. ATANASKOVIĆ H:,Analiza kapaciteta rotornog bagera SRs 470 20/3 u uslovima površinsko otkopnog kosovskog uglenog, basena i utvrdjivanje maksimalnog kapaciteta bagera pri radu na otažama visine(15-20)[m] (punim magjist.),Beograd 1976. [8]. ATANASKOVIĆ. M:,Geologija Kosovskog Bazena (Stratigrafsko-Tektonska studija)Obilić 1998. [9]. BYTYÇI.A., Analiza e parametrave teknologjikë të ekskavatorit rotorik Sch Rs 650 dhe përcaktimi i kapacitetit optimal gjatë punës në zbules në M.S. të ‘Mirashit’(punim.magjistr). Mitrovicë 2003. [10]. BYTYÇI.A.,Efektet e arritura pas modifikimit të rrotës punuese me ekskavatorin rotorik SR s1300 (E 10 ) (studim).Prishtinë 2006. [11]. BYTYÇI.A.,Modelimi matematikor i parametrave teknologjikë të punës së ekskavatorëve rotativë (Disertacion i doktoratës).Tiranë 2008 [12]. BYTYÇI.A, KRASNIQI. N;, Contemporary trends of field use outlining areas in mining activities, Vlorë 2012 [13]. BYTYÇI.A, KRASNIQI. N;, Teknologjia e palosjes në funksion të rehabilitimit të gjendjes së krijuar në MS”Kosova” –Aktet, Vëllimi III nr.2,2009 f(188-193) [14]. BYTYÇI.A, KRASNIQI. N;, Mathematical modeling of technological parameters of The work of Bucket Wheel Excavators SRs1300, JIEAS Vol-5. Issue 3,2010 f(412-421) [15]. BULOËSKI.T, KEULERTZ.T ;Operations optimization of the bucet-ëheel excavator in the Garzëeiler opencast mine by GPS, Rheinbraun 2002 [16]. BERTHOLD. S,Simulation of the Bucket Ëheel Drive of a Compact Bucket Wheel Excavator, Luebeck 2000 [17]. ĆIRIĆ D:,Prikaz na ocena rezultata opažanja procesu rezanja na nekim rotornim bagerima,Beograd 1981 [18]. DUSHI .M:,Qymyri i Republikës së Kosovës, Prishtinë 2008 [19]. DOKUMENTACION intern i minier ës- Sektori p ër p ërpunimin e prodhimit dhe Ndalesave-Kastriot,2013 [20][47].DROBNJAKOVIĆ. P:,Energetska zavisnost po pojedinim grupama zemalja i regionima sveta-sa posebnim osvrtom na svetsko tržište uglja i njegove prespektive Mitrovicë 1985 [21]. DALMACIJA M:, Neka teoretska sagledavanja o podošenosti rada rotornog

86

bagera SchRs 700 C u sistëm bager traka odlagać u uslovima radne sredine površinskog kopova RZ ‘OMARSKA’ u osnivanje,Skopje 1983 [22]. ESTAP:,Moduli G “Strategjia e zhvillimit te linjitit, Prishtinë 2001 [23]. FILIPOVIĆ. B.:,Hidrogeološke karakteristike ležišta lignita u Kosovskom ugljenom basenu, Prishtin ë 1974 [24] . GRUP AUTO.:,Elaborat o dokazivanju kapacitet rotornog bagera SchRs 650 24/5(E 10 ) na površinskom kopu ‘KOSOVO’ ,Beograd 1988 [25]. GRUP AUTO .Elaborat o dokazivanje kapacitata za bager SR s1300 (E 8) Beograd 1988 [26]. GRUP AUTOR:,Istraživanja otpora kopanja na otkrivci i odredjivanje specifićne rezne sile rotornih bagera za Kosovski ugleni basen (studija):, Pristina 1995 [27]. HALITI.N;, Menaxhimi i prokurimit publik në ndermarrjet publike, (punim maxhistrature)Prishtinë 2009 [28]. HASANAJ.L, GURI.S:, Ekologjia(Bazat e formimit të saj)Tiranë 2012 [29]. HITZECHKE K:,Osnove i karakteristike procesa kopanja,Drezden 1987 [30]. HITZECHKE K:,Proces kopanje i sila rezanja,Drezden 1988 [31]. Instituti INKOS:, Studimi për vlersimin e hulumtimeve dhe rezervave gjeologjike të qymyrit në Kosovë, Bazeni i Kosovës, Prishtinë 2007 [32]. ILIĆ L:,Mehanićke karakteristike tla domaćih ugljenog kopa, primenjena tehnologij otkopa u izboru i korićšenje opreme,Kolubara 1987 [33]. ILIĆ.LJ. KOSHUTOVA. I;, Izbor tehnologije odlaganja u otežanim geotehničkim uslovima Shkup 1983 [34]. ILIĆ L:, Odredjivanje optimalnog kapaciteta odlegališta za uslove Kosovskog ugljenog basena (doktor. disertacija) ,Tuzla 1981 [35]. JEVTIĆ V:,Uloga savremene rudarske mehanizacije u razvoju domaćih rudnika i mašinogradnje, Niš 1983 [36]. JOVANOVIĆ.P:, Kosovski ugljeni bazen,Prishtinë, 1970 [37[ JORGJI. V,BOZHDO.SH,KOTRO.A,HAXHIMUSAJ.A:,Manuel i matematikës:, Tiranë 1983 [38]. JEVTIĆ V:,Strukturna analiza sistema BTO , Niš 1985 [39]. KRASNIQI. N;,Geological explorations and Possibility of the dynamic Exploitation in the marl Deposit-Dimce lokality: Hani i Elezit, Kosovë, JIEAS Vol.8(1) f(94-98)2013 [40]. KRASNIQI. N, BYTYÇI.A;,Ndikimi i aktivitetit minerar në shfrytëzimin e qymyreve dhe zgjedhja e teknologjisë për rehabilitimin e shpatit verior të MS”Kosova” Aktet Vëllimi II nr.2; 2008 f(193-198) [41]. KRASNIQI. N, BYTYÇI.A;,Ndikimi i deponive në zonën e minierës “KOSOVA” dhe masat për rikultivim, Akademia e shkencave dhe e arteve e Kosovës, KËRKIMET-18,Prishtinë 2010 [42]. KRASNIQI. N, GOSKOLLI. E, KORINI.TH,BYTYÇI.A;, Aplikimi i sistemeve bashkëkohore të menaxhimit dhe kontrollit të shfrytëzimit në sipërfaqe- Tiranë 2011 f(249-255) [43]. KOKAJ.J:Disa aspekte t ë problemit t ë energjis ë-Konferenc ë per monitorimin e ndotjeve dhe zhvillimeve energjetike ne Kosove dhe Shqiperi,Prishtine 2008 f(5-9) [44]. KUSARI S,ILIĆ. L:,Odredjivanje parametar rezivosti bagerima, Pristina 1979 [45]. KATALOG :, Schaufelradbagger ,,KRUPP” Dusburg 1989 [46]. KATALOG:,Automation in Tagebau Bagger control System ‘KRUPP”,

87

Dusburg 1997 [47]. KEDHI V:,Metoda e planifikimit dhe të analizes se eksperimenteve Tiranë 1984 statistics ëith Application:,Florida 1996 [48]. KUN J:, Površinska eksploatacija lignita I , Beograd 1981 [49]. KUN J:, Površinska eksploatacija lignita II, Beograd 1982 [50] KOSTIĆ.M:, Metohijski ugljeni bazen, Prishtinë, 1970 [51] KRASNIQI. N;, Zgjedhja e parametrave optimal për palosje të brendshme të formacioneve argjilore në Minierën sipërfaqsore në Mirash(Punim maxhistrature),Mitrovicë 2007 [52] KIPRED/FIQ/Instituti GAP,; Projektet energjetike në Kosovë,Prishtinë 2011 [53].LEPOJEVIĆ.V,Cutting parameters and bucet ëheel excavators capacity’ Beograd 1982 [54].LEPOJEVIĆ.V,;Uticaj etaže na kapacitet bagera u primeru polja ,,E” u REIK,,Kolubara’’ Beograd 1982 [55]. MATIĆ.M; Energija i ekonomija,Zagreb 1993 [56]. MARINKOVIĆ.Z, PETROVIĆ.G.; Processing the lifetime of bucket ëheel excavator parts in strip mine technologies, Niš 2004 [57]. MAKAR.M.; Geometrijiske i matematićke definicije elementa bloka otkopavanog bagera glodarom, Beograd 1980 [58].MITROVIĆ S:, Kompleksno sagledavanje rada bagera SRs 1300 24/50(630kË)+VR u uslovima RK “Kosovo” u Belaćevac , Pristina 1987 [59]. MAKAR M:,Teorija bagerovanja rotornim bagerima, Beograd 1990 [60]. MAKAR.M.; Ispitivanje kapaciteta bagera glodaraSRs1200 11/2xO+VR na polju ,,D” RB Kolubara, Beograd 1970 [61]. MIHAJLOVIĆ. D:,Metodologija naučnoistrazivžackih projekta ,Beograd 1995 [62]. MILORAD .P, RAJKO .S;Determination of ëeight and position of the upper Structurecentroid aat the bucket ëhhel excavator SRs2000x32/5 (2x670KW)+VR ,Herceg Novi 2000 [63]. MZHE ;Vlerësimi strategjik mjedisor dhe social, Prishtinë 2008 [64].OBRADOVIĆ.I,IGNJATOVIĆ.D,;Rangiranja bagera za njihovu revitalizaciju primenom višekriteijumske analize Beograd 2006 [65]. Projekti Energjetik i Kosovës -Reporti i Panelit të ekspertëve të jashtëm të SFDCC-së për Bankën Botërore Prishtinë 2011 [66]. PERIŠIĆ.M.; Linearni modeli optimizacije i odlućivanja u rudarstvu, Beograd 1986 [67]. PANTELIĆ.M,PETROVIĆ.S,SIMIĆ.V.;Technikal and economic parametres for excavator maintenance in open cast minë ,,Kolubara-Tamnava ëest field” ,Vernaćka Banja 2001 [68]. POPOVIĆ N:,Naućane osnove projektovanja površinskih kopova, Sarajevo 1984 [69]. PAVLOVIĆ V:,Tehnologija površinskog otkopavanja ,Beograd 1992 [70]. PAVLOVIĆ V:,Sistemi površinske eksploatacije ,Beograd 1998 [71]. RIZVANOLI F:, Uticaj komadanosti na kapacitet i vremensko korišćenje bagera na otkopima ‘KOSOVO”, Pristina 1980 [72]. RUDARSKI INSTITUT Beograd’ Rekonstrukcija i povecanje kapaciteta proizvodnje lignita na povrsinskom otkopu “BELACEVAC” Beograd 1974 [73]. ROBLJEK V:, Površinska eksploatacija minëralnih sirovina ,Tuzla 1970 [74]. RUDARSKI INSTITUT Beograd;Studija optimalne podele Kosovskog bazena na eksploataciona polja,Beograd 1982

88

[75]. RUDARSKI INSTITUT Beograd;Studija inoviranih grani ćnih mogu ćnosti eksploatacije uglja prema podeli Kosovskog i Metohijskog basena uglja na eksploataciona polja, 1991 [76]. RZHEVSKY.V.V.;Opencast mining unit operations, Moskva 1985 [77]. Strategjia e energjisë e Republikës të Kosovës për periudhën 2009 – 2018 (Rishikimi i Strategjisë së Energjisë për periudhën 2005-2015) Prishtinë, shtator 2009 [78]. Strategjia minerare e Republikës së Kosovës 2012-2025, Prishtinë, 2012 [79]. SIMONOVIĆ M:,Prilog metodologije za realno odredjivanje kapacitëta bagera glodara, Skopje 1983 [80]. SIMIĆ. R, POPOVIĆ. N:, Sistemi otvaranja i eksploatacije na povrsinskim kopovima ,Beograd 1981 [81]. SILOBRĆIĆ.V: ,Kako sastaviti objaviti i oceniti znanstveno djelo, Zagreb 1998 [82]. SIMIĆ. R:, Pitanje zastite covekove sredine kao ogranicavajuci faktor razvoja povrsinske eksploatacije,Skopje 1983 [83]. STANIĆ J;Uvod u teoriju tehnoekonomske optimizacije, Beograd 1988 [84]. SIMIĆ.M ;,Mogu ćnost primenecost benifit analize u sagledavanju i oceni investicionih programa, Mitrovic ë 1979 [85]. SPASIĆ.N.;Odredjivanje optimalni radnih parametara mehanizacije kontinualnog dejstva uzimajući u obzir postizanje maksimalnih kapacitëta u bazenu ,,Kosovo” Beograd 1971 [86]. SIMIĆ. R ;, Pitanje zaštite čovekove sredine kao ograničavajuči faktor razvoja površinske eksploatacije,Shkup 1983 [87]. TRAJKOVIĆ.D:,Otvaranje i dosadašnje eksploatacije Kosovskog lignita Prishtinë 1974 [88]. TRAJKOVIĆ.D:,Mogucnosti povrsinske eksploatacije lignita Sibovac Prishtinë 1987 [89]. TRAJKOVIĆ.D:,Povrsinska eksploatacija uglja u SAP Kosovo i perspektive daljeg razvoja, Prishtinë 1979 [90]. VATTENFALL MINING AG;,Main mining plan for Neë Sibovc Mine, June, 2005 [91]. VATTENFALL EUROPE MINING AG;, Main mining plan for Neë Sibovc Mine Part IV Economic and Financial Analysis, June 24, 2005 [92]. VOLKOV V, ĆERKASOV T:,Dinamika ćverstoće rotornih bagera i odlagaća, Moskva 1978 [93]. ËWACKERLY D.D,MENDENHALL W.III,SCHEAFFER R.L:,Mathematical [94]. ŽIVKOVIĆ.S,POPOVIĆ.N,DIZDAREVIĆ.S,KOMLJENOVIĆ.D;Dimenzionisanje radnih organa kao osnova za konstruisanje rotornog bagera,Beoćin 1989 [95]. ŽIVKOVIĆ.S, NUIĆ.J,;Kapacitet rotornog utovarnog stroja na skladištima uglja Zagreb 2002 [96]. ŽIVKOVIĆ.S, VERKLJAN.D,;Tehnologija poveršinske eksplotacije mineralni sirovina, Zagreb 2002 [97].ŽEPINIĆ.G,DJUKIĆ.D,ŠALOVIĆ.M,PEJIĆ.N:Utverdjivanje uticaja radnih parametra rotornog bagera S ch Rs 315.12,5/1,5 na njegov efektivni kapacitet u uglju,Skopje 1983

89

90

1

2

1