Buletini Janar Qershor 2016
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Revistë Informative Periodike BULETIN Janar-Qershor 2016 Republika e Kosovës Komuna e Gjilanit Gjilani nderohet me diplomë për bashkëpunim dhe partneritet europian Kongresi i Pushtetit Lokal dhe Regjional i ky është një nder që i bëhet qytetit të Haziri Gjilani, kryeqytet kulturor i shqiptarëve në Ballkan Këshillit të Europës, ka shpërblyer Gjilanin Gjilanit dhe qytetarëve të kësaj Komune. me diplomën për bashkëpunim ndërkom- Përndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, së Në kuadër të “Flakës së Janarit 2016”, manifestimit me Fest Flakën, në kujtim të dësh- 14 nunal, ndër regjional dhe për partneritet bashku me drejtorin e DZHE-së, Agim JANAR mbrëmë është bërë hapja e “Film-Flakës”, morëve të rënë për liri, ardhjes së shumë europian. Në ceremoninë e rastit, që u Zuzaku, janë duke ndjekur punimet e ku për tri ditë rresht do të jenë para qytet- artistëve e artdashësve për të qenë pjesë e mani- zhvillua në Paris të Francës, diplomën e Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit arëve filma të metrazhit të shkurtër, prodhim nga festimit, bënë tërheqjen e vëmendjes dhe përqën- nderit, kryetarit të Komunës së Gjilanit, Europian për Zhvillim të Demokracisë kinematografitë shqiptare. Me këtë rast, në fjalën drimit në kulturë e art dhe në nderim për ata që Lutfi Haziri, ia dorëzoi presidenti i Lokale (ALDA). Komuna e Gjilanit, nga Haziri Në Gjilan kemi e hapjes të festivalit, kryetari i Komunës së janë krenari kombëtare e historike. Gjilani është Kongresit, Jean-Claude Frecon. viti 2015 është anëtare me të drejta të plota vendosur barazi sociale dhe Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani është kryeqytet kulturor i shqiptarëve në Ballkan, Kryetari Haziri e ka falënderuar me këtë në këtë organizatë. barazi në investime kryeqyteti kulturor i shqiptarëve në Ballkan. pikërisht për këtë organizim dhe shumë aktivi- rast z. Frecon për vlerësimin, duke thënë se tete të tjera kulturore”, ka thënë kryetari Haziri. “Për shkak të ngjarjeve të shumta kulturore që FAQE 15 Ne jemi model tjetër i qeverisjes mbahen në janar që nga fillimi deri në mbyllje të FAQE 21 Haziri: Ne ishim gjeneratë e Republikës, rinia e sotme është gjeneratë e integrimeve evropiane FAQE 34 Konferencat e shefave të grupeve politike në Kuvend Komunal FAQE 122 Gjilani me donatorët nis projektet e mëdha FAQE 132 Kronika e manifestimit “Flaka e Janarit 2016” Petrovci O sa mirë me FAQE 154 Haziri: Gjilani, kryeqytet kulturor i shqiptarëve në Ballkan qenë në Gjilan Revistë Informative Periodike Janar-Qershor 2016 1 Botoi KK Gjilan, Zyra për Informim E përgatiti: Stafi i Zyrës për Informim: Ilmi Musliu Ibrahim Ademi Muhamet Pajaziti Eroll Jonuzi - Fotoreporter kk.rks-gov.net/gjilan 0280/321 486 2 BULETIN Për Gjilanin Gjilani gjendet në pjesën juglindore të Kosovës. Si njëra ndër komunat më të mëdha të Kosovës, me rreth 100 mijë banorë rezidentë, është qendër e Anamoravës dhe regjionit të lindjes, në përgjithësi, që përfshin njëmbëdhjetë komuna. Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane - në vitin 1772. Si qendër urbane është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare dhe ekonomike në Ballkan. Pozita gjeografike që ka Gjilani, si nyjë gjeo-komunikuese, i mundëson atij lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit. Gjilani është larg nga Prishtina, kryeqendra e Kosovës, 46 kilometra, nga Kamenica - 27 km, nga Vitia – 22 km, nga Artana – rreth 25 kilometra. Me komunat e regjionit, në juglindje kufizohet me Preshevën (33 km) dhe Kumanovën (53 km), ndërsa në lindje – me Bujanocin (40 km). Ndërtimi i rrugës Gjilan-Lipjan, nga drejtimi i Kishnapolës, ka shkurtuar dukshëm distancat e kësaj ko- mune me aeroportin e Prishtinës, me rrugën e kombit si dhe me hekurudhat e Kosovës. Gjilani do të bëhet së shpejti me autostradë. Projekti është prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës. Gjilani pret të lidhet së shpejti edhe me Kumanovën, nga drejtimi i Stançiqit, ku parashihet hapja e një pike doganore. Qyteti përshkohet nga tre lumenj të vegjël, Mirusha, Banja dhe Stanishori, të cilët bashkohen dhe derdhen në Moravën e Binçës, që përbën njërin prej tre lumenjve më të mëdhenj në Kosovë. Gjilani ka dy liqej akumulues, në Përlepnicë, që shfrytëzohet për furnizimin e qytetit me ujë të pijes dhe në Livoç të Epërm, që shfrytëzohet si qendër rekreative. Gjilani njihet edhe për ujërat termale dhe ka dy banja, në Miresh e Uglar. Gjilani ka kushte të mira për bujqësi dhe njihet si qytet agro-industrial. Rrethina e Gjilanit është e pasur me xehe (hekur e leucid) dhe me burime minerale (Nasalë, Pidiq, Kmetoc, Uglar, Përlepnicë). Gjilani njihet edhe si qytet i bashkatdhetarëve, meqë besohet se në botën e jashtme jetojnë mbi 35 për qind e qytetarëve të kësaj komune. Prej 16 vitesh e këndej, Gjilani është shndërruar në atdhe të dytë edhe për të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës. Aktualisht, llogaritet se këtu jetojnë mbi 15 mijë banorë nga kjo trevë etnike. Prej dhjetorit të vitit 2014, në Gjilan, është hapur Zyra për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Gjilani është shpallur “Qytet i Paqes” nga Këshilli i Europës. Qyteti i Gjilanit është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani si dhe nga Presi- dentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Gjilani është binjakëzuar me qytetet dhe komunat Luterbah (Francë), Iper (Belgjikë), Jelderim (Turqi) dhe të tjera. Gjilani, me kalanë e Pogragjës dhe vlerat tjera të trashëgimisë, ka bërë hapa konkret në zhvillimin e tur- izmit, duke falënderuar edhe sektorin privat që ka bërë investime në këtë fushë. Fjala e kryetarit Jemi në vitin e tretë të qeverisjes sonë, e cila karakterizohet me suksese dhe sfida. Në këtë gjashtëmujor, kemi arritur të realizojmë një sërë projektesh të rëndësishme për Komunën tonë. Në ofrimin e shërbimeve administrative, Komuna e Gjilanit është shembull në Kosovë dhe rajon. Kemi funksionalizuar shërbimin e E-kioskave, ndërkohë po punojmë në projektin madhor “Gjilani Smart City”. Në sektorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me MSHMS për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, gjersa në bashkëpunim me UNICEF-in dhe organizata tjera ndërkombëtare, kemi vazhduar me ofrimin e vizitave mjekësore nëpër shtëpi për të gjitha familjet që nuk e kanë të lehtë qasjen në mjekësinë familjare. Në sektorin e përkujdesjes sociale, kemi përfunduar 30 shtëpi për nevojtarë dhe kemi subvencionuar në vazhdimësi një numër të kon- siderueshëm të nevojtarëve për barna e mjekime si dhe kemi vazhduar me përkrahje, brenda mundësive tona, për shoqatat e ndryshme që ofrojnë përkujdesje për qytetarët me nevoja të veçanta. Në sektorin e Arsimit, në bashkëpunim me GIZ-in, kemi arritur t‘i certifikojmë 400 mësimdhënës të klasave 1-9 në fushën testimeve dhe të matematikës. Ndërkohë, nxënësit tanë kanë shkëlqyer nëpër gara rajonale, republikane e ndërkombëtare. Përkundër pamundësive financiare, ne kemi investuar në disa nga këta tal- ent të rijnë duke iu ndarë bursa akademike për shkollim të mëtutjeshëm në universitetet dhe kolegjet tona. Në aspakëtin infrastrukturor, shkolla të reja janë ndërtuar në Shurdhan, janë bërë renovime të shkollave ekzistuese, janë ndërtuar ose janë duke u ndërtuar çerdhe. Gjilani ka bërë investime të vëllimshme edhe në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime. Janë pro- ceduar me sukses planet urbane për Lagjet Zabeli 1, Qendra 4 dhe Fidanishtja 2. Janë shtruar ose janë në shtrim e sipër shumica e rrugëve në fshatra (Dobërqan, Cërrnicë, Përlepnicë, Shillovë, thuajse janë asfal- tuar të gjitha rrugët e fshatit) dhe po vazhodhet në fshatrat tjera. Edhe në qytet kemi riparuar e rishtruar shumicën e rrugëve dhe trotuareve, gjersa po vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërtimin e rrugëve me katër korsi në hyrje të Gjilanit, për të filluar ndërkohë edhe me drejtimet tjera. Edhe bujqit janë përkrahur përmes subvencioneve nga buxheti komunal, nga qeveria dhe organizatat ndër- kombëtare. Atyre u janë dhuruar pajisje e makineri bujqësore. Në Gjilan, për herë të parë ka filluar kultivimni i mjedrës, derisa ne po angazhohemi që ta kthejmë edhe kultivimin e duhanit në Gjilan, për të cilën njihet Gjilani. Edhe në sektorin e Zhvillimit Ekonomik, ka përparime. Në këtë gjashtëmujor ka pasur një ngritje të kon- siderueshme të numrit të bizneseve dhe vendeve të punës, në krahasim me gjashtëmujorin e vitit paraprak. Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 260 biznese të reja dhe janë hapur mbi 440 vende pune. Në aspekt, përmes bashkëpunimit me Bankën Gjermane, Ministrinë e Financave, Gjilani ka përfituar edhe mbi 1 mil- ion euro nga projekti i eficiences së energjisë. Komuna jonë ka përfituar edhe nga programi BE-EURED për zhvillimin e agrobiznesit si dhe nga projekti BE-se për bashkëpunim ndërkufitar, ku 28 biznese te vogla kanë përfituar grante nga rreth 2,000 euro. Inkasimi i tatimit në pronë, ka shënuar rritje për 32% në krahasim me gjashtëmujorin e vitit paraprak. Edhe në sektorin e lejeve të ndërtimit, të hyrat janë rritur për 194%. Gjilani ka shënuar suksese edhe në sferën e kulturës, rinisë dhe sportit. Ne kemi qenë nikoqir të Panairit të Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës si dhe kemi realizuar me sukses manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”. Për nevoja të rinisë, është promovuar objekti i ri të Qendrës Rinore. Këto ishin disa nga pikat kyçe të punës sonë në këtë periudhë. Ne do të vazhdojmë me punë deri në ditën e fundit të mandatit tonë. Lutfi Haziri Kryetar i Komunës së Gjilanit Gjilani shënon ditën e të përndjekurve nga Kosova Lindore Gjilan, Përmes një ekspozite me fotografi të shtetas i Kosovës më lehtë se një shqiptar i Luginës së 30 shtëpive dhe vendbanimeve të braktisura, në Preshevës, i cili jeton në Kosovë për 17 vjetësh. Ndërsa QERSHOR Gjilan, është kujtuar dita e dëbimit të shqip- Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, ka thënë se qytet- tarëve nga vatrat e tyre në Kosovën Lindore, ku kanë arët e Kosovës Lindore trajtohen në mënyrë të barabartë marrë pjesë edhe përfaqësues nga komunat Preshevë, me qytetarët gjilanas.