Arbëreshët E Italisë Dhe Çështja Shqiptare (Rilindja)
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ARBËRESHËT E ITALISË DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE (RILINDJA) Specialiteti: Histori Kandidati: Udhëheqës shkencor: Ma. Denisa TARE Prof. dr. Ferit DUKA Tiranë, 2016 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/Faks: +355 4 369 987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Disertacion i paraqitur nga Denisa TARE Në kërkim të gradës shkencore DOKTOR ARBËRESHËT E ITALISË DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE (RILINDJA) Specialiteti: Histori Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Ferit DUKA MBAJTUR, MË DT. ....../......./2016 1. .................................................... Kryetar 2. .................................................... Anëtar (oponent) 3. .................................................... Anëtar (oponent) 4. .................................................... Anëtar 5. .................................................... Anëtar Tiranë, 2016 PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE………………………………………………………............................................ii HYRJE.....................................................................................................................................XV KREU I: ARBËRESHËT NË LËVIZJEN KOMBËTARE PËR BASHKIMIN E ITALISË 1.1 Pjesëmarrja e arbëreshëve në lëvizjen politike italiane .............................................................1 1.2 Roli i arbëreshëve në organizatën ‗Italia e Re‖ të Xhuzepe Mazinit………...............................4 1.3 Kontributi i arbëreshëve në lëvizjen revolucionare garibaldine të vitit 1860................................7 KREU II : FILLIMET E LËVIZJES LETRARO-KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHËVE 2.1. Figura të shquara të botës letraro-kulturore-artistike arbëreshe................................................19 2.2. Kontributi i Zef Serembes në letërsinë dhe kulturën arbëreshe.................................................37 2.3. Jeronim De Rada personalitet i botës arbëreshe......................................................................40 KREU III : SHTYPI ARBËRESH DHE CËSHTJA KOMBËTARE 3.1 Roli i shtypit të shkruar në mbrojtje të çështjes kombëtare……….……….............................. .49 3.2 Jeromim De Rada dhe e përkohshmja ―L‘Albanese d‘Italia‖………………………….….….....51 3.3 Jeromim De Rada dhe e përkohshmja ―Flamuri i Arbrit‖…………….…… ...…….….…….....56 3.4 Anselmo Lorekio dhe e përkoshmja ―La Nazione Albanese‖…………….......……..….…….....69 KREU IV: ASPEKTE TË LËVIZJES ARSIMORE-KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHËVE 4.1 Kolegji arsimor i Shën-Adriano në Shën Benedhit (S.Benedeto Ullano)....................................83 4.2 Seminari arbëresh i Palermos ……………………………………………….………….......…..93 4.3 Kongresi i parë linguistik në Koriliano Kalabro.......................................................................96 4.4 Kongresi i dytë linguistik në Ungër/Lungro………………………………...………….....…....102 4.5 Françesco Krispi dhe inagurimi i politikës italiane në Shqipëri.................................................105 KREU V: ARBËRESHËT DHE ÇËSHTJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË 5.1 Lëvizja kombëtare shqiptare dhe rivaliteti austo-italian në Shqipëri në vitet 1882-1901...............119 5.2 Komitetet dhe shoqëritë politike shqiptaro-italiane të viteve 1897-1907....................................130 5.3 Politika italiane dhe kontributi i arbëreshëve në pavarësinë e Shqipërisë në vitet 1910-1912 ......138 PËRFUNDIME...........................................................................................................................154 BIBLOGRAFIA..........................................................................................................................165 SHTOJCA 1.................................................................................................................................. 172 SHTOJCA 2...................................................................................................................................175 i PARATHËNIE Është i njohur fakti që e kaluara e popullit shqiptar është e lidhur ngushtë me përpjekjet për liri dhe mëvetësi sovrane. Këtë e dëshmojnë edhe ngjarjet e mëdha historike të fundshekullit të XIX - dhe të fillimit të shekullit XX, të cilat shënuan ndryshime dhe kthesa thelbësore për popullin shqiptar dhe për fatin e tij, ngjarje që kishin të bënin me shkëputjen një herë e mirë nga Perandoria Osmane dhe me shpalljen e Pavarësisë. Padyshim që ngjarje të mëdha kërkojnë vëmendje të herëpashershme. Këto ngjarje, me rëndësi të madhe për popullin shqiptar, patën dhe një aspekt të mirëfilltë social, një sensibilizim të të gjithë shqiptarëve për çështjen kombëtare, për kufijtë dhe gjuhën amtare. Kjo periudhë historike pasqyroi realitetin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë para autoriteteve ndërkombëtare. Në këtë periudhë, Shqipëria ishte një vend i varfër dhe i vogël, por përpjekjet për t’u njohur e afirmuar si komb ishin të mëdha e të pashtershme. Rilindasit e asaj periudhe luftuan shumë për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Ata bënë gjithashtu një punë shumë të madhe edhe në diasporë, duke u grupuar në vende të ndryshme, si SHBA, Itali, Francë, Zvicër, Greqi etj., dhe duke botuar shkrime e artikuj për çështjen kombëtare në gazetat dhe revistat e atyre vendeve ose, edhe më mirë, duke themeluar vetë gazeta, buletine apo revista periodike, në shqip dhe në gjuhët përkatëse të vendeve ku jetonin. Ndër problemet më të rëndësishme që i qëndrojnë përballë historiografisë bashkëkohore janë çështjet e shqyrtimit sa më të thellë të një kombi. Me këtë rast, objekt i veçantë trajtimi përpara nesh, del përpjekja për të ndriçuar të kaluarën historike të shqiptarëve, në kuadrin e marrëdhënieve mes dy popujve fqinj, Shqipërisë dhe Italisë. Fokusi i punimit tim është trajtimi më në gjerësi i raporteve italo-shqiptare në etapa të ndryshme të zhvillimit të tyre. Është kjo arsyeja e cila më shtyu të studioj temën “Arbëreshët e Italisë dhe çështja kombëtare shqiptare” si dhe idenë për të trajtuar lidhjet shqiptaro-italiane të fundshekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX, e nxitur dhe nga një interes i veçantë për politikën italiane në Shqipëri, ndikimin e saj në politikën shqiptare dhe në vetë jetën shqiptare të asaj periudhe. Njëkohësisht, fakti i të qenurit lektore e lëndës “Historia e Popullit Shqiptar” (periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare) e nxiti më tej interesin për një studim më të thelluar të çështjes kombëtare shqiptare të fund shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX. Studimi im i referohet një periudhe kur çështja kombëtare shqiptare ishte në kulmin e saj dhe vetë rilindasit e kohës, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë, dhanë ndihmesë në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare, proces që do të realizohej nëpërmjet arsimimit masiv, e vetmja mënyrë për të arritur ndriçimin e shqiptarëve. Nuk mund të lëmë në hije rolin e shqiptarëve në Itali (arbëreshëve), që, ndonëse larg atdheut, ndihmuan në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare, nëpërmjet kontributit jo vetëm ii letrar e kulturor, por edhe politik të atdhetarëve shqiptarë si De Rada, Xh. Skiroi, Serembe, por edhe mjaft të tjerë, pa lënë mënjanë figura të rëndësishme politike si Krispi,i cili, ndonëse kryeministër italian për një periudhë të gjatë kohore, nuk e mohoi faktin e të qenurit shqiptar apo, siç citohet në vepra të ndryshme, “albanese di sangue e di cuore”. Ishte pikërisht Krispi që nxiti dhe forcoi marrëdhëniet mes shqiptarëve në dy anët e Adriatikut. Ajo që nxiti më tepër kureshtjen për ta vazhduar studimin e kësaj teze qe studimi i kryer nga Stavro Skëndi. Skëndi, në veprën e tij “Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912”, hedh dritë mbi mjaft çështje të rëndësishme të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Në këtë vepër të Skëndit, përmendet kontributi i padiskutueshëm i arbëreshëve në mbrojtje të çështjes kombëtare, kontribut i cili u shpreh në forma të ndryshme. Së pari, përmes kongreseve gjuhësore që do të ndihmonin jo vetëm në arritjen e krijimit të një alfabeti të njehsuar apo themelimin e një shoqërie kombëtare shqiptare, por edhe nisjen e forcimin e marrëdhënieve në shkallë më të gjerë me mëmëdheun. Krahas kongreseve gjuhësore, ndihmesa e tyre shihet në propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në parlament, me mitingje dhe me konferenca. Fillimi i shekullit të XX, shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare të italo-shqiptarëve. Lëvizja letraro-kulturore e patriotëve italo-shqiptarë, në të njëjtën kohë dhe lëvizja politike, po jepte ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Synimi i arbëreshëve ishte zgjimi i ndërgjegjes kombëtare në Shqipëri dhe kujdesi për të përhapur atje programin e tyre politik ndërsa, nga ana tjetër, ata dyfishuan përpjekjet për të bërë për vete opinionin publik italian. Nuk mund të lihet pa përmendur ndihmesa që dhanë arbëreshët në luftën për bashkimin e Italisë. Përmendim pjesëmarrjen e mjaft figurave të shquara luftëtarësh arbëreshë, të cilët nuk nguruan të rroknin armët e të luftonin krah të madhit Garibaldi. Nga ana tjetër, për këtë kontribut të dhënë, u vlerësuan nga vetë Garibaldi, i cili nuk la rast pa përmendur aftësitë ushtarake dhe politike të popullsisë arbëreshe. Hulumtimi i të dhënave për këtë studim nuk ka qenë aspak i lehtë. Hapi i parë ishte puna në Bibliotekën Kombëtare, si dhe në Sektorin e Albanologjisë në Durrës, ku falë dashamirësisë së punonjësve, munda të siguroj materiale të rëndësishme për studimin tim. Më pas, puna hulumtuese u drejtua në Institutin e Historisë, duke vazhduar më tej në kërkimin e materialeve arkivore në Arkivin