Studime Sociale Vëll
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
ISSN 2309-3455 (print) ISSN 2309-3471 (Online) Social Studies Vol. 10, No. 1, 2016 Florian KULLA • Doreta KUÇI TARTARI • Shpëtim H. MEMISHI • Blerina XHAKOLLI RECI • Doralda TANELLARI • Aurela BOZO • Ibish KADRIU • Abdylnaser SINANI • Lediana XHAKOLLARI • Enida KUME • Elvisa SOKOLI • Blerta BODINAKU • Joana PAÇO • Ornela GJERGJI Studime Sociale Vëll. 10, Nr. 1, 2016 Kriteret e botimit në revistën Studime Sociale Revista “Studime Sociale” është revistë e Institutit Shqiptar të Sociologjisë (Albanian Institute of Sociology). Ajo botohet me ISSN ndërkombëtar (print dhe online), si dhe është certifikuar si revistë shkencore nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA) i Republikës së Shqipërisë, me vendim Nr. 170, datë 20. 12. 2010. Artikujt në “Stdime Sociale” botohen në shqip, anglisht, ose edhe në gjuhë të tjera, nëse recensionimi i verbër është i mundur. Parimi bazë i saj është rigoroziteti shkencor. Çdo studim që dërgohet për t’u botuar revistën “Studime sociale”, i nënshtrohet një recensionimi të verbër (blind review). Ai do t’u jepet për recension dy studiuesve të fushave ku bën pjesë studimi. Artikulli botohet nëse të dyja recensat janë pozitive. Detyra e përzgjedhjes së artikujve shkencorë është kompetencë ekskluzive e recensentëve anonimë. Artikujt mund të jenë shkencorë ose recensionues, krijime origjinale ose përkthime. Çdo artikull duhet të dërgohet në word, shoqëruar me një përmbledhje (abstract) në gjuhën e kundërt, si dhe me të dhëna për autorin/autorët, në 4-5 rreshta, si tekst. Artikulli mund të shoqërohet me shënime në fund të faqes (footnotes). Por përparësi në përzgjedhjen për botim kanë artikujt me referenca sipas sistemit të Harvardit (referenca të shkurtuara përgjatë tekstit dhe lista me referenca të plota në fund të tij, sipas rendit alfabetik të mbiemrave të autorëve). Referencat duhet të përbëjnë pesë elemente, që janë: a. Referencat e librave: 1. autori/ose autorët; 2. viti i botimit; 3. titulli i librit (në kursiv); 4. qyteti/vendi ku është botuar; 5. botuesi (për shembull: Merton, Robert. 1968. Social Theory and Social Structure. New York: Free Press). b. Referencat e artikujve nga revistat shkencore, ose përmbledhjet: 1. autori/ autorët; 2. viti i botimit; 3. titulli i artikullit (në thonjëza); 4. titulli i revistës/ përmbledhjes ku është botuar (në kursiv); 5. vëllimi, numri dhe faqet (për shembull: Buss, Loreta. 2010. “Childhood in Sociology and Society; The US Perspective”, Currant Sociology, Vol. 58, No. 2, pp. 355-350). Referencat duhet të përbëjnë pesë elemente, që janë: Referencat e plota, të listuara në fund të tekstit, duhet të korrespondojnë me referencat e shkurtuara nëpër tekst, të cilat vendosen si në shembujt: Për një autor: Weber (1998); (Weber, 1998: 156); ose Weber (1998: 156); Për dy dhe tre autorë: (Lazesfeld & Berelson, 1990) e (Olzak, Shanahan & West, 1986); Për më shumë se tre autorë: (Larsen ed al., 1989); për seritë e referencave (Blau, 1980; Kadare, 1995; Uçi, 2003; Pëllumbi, 2004; Omari, 1999). Në qoftë se për të njëjtin autor ka më shumë se një referencë në të njëjtin vit, atëherë shënohet: 2011a, 2011b. © Copyright: autorët e artikujve SOCIAL STUDIES Vol. 10, No. 1, 2016 FOUNDING EDITOR LEKË SOKOLI ASSOCIATE EDITOR SEJDIN CEKANI INTERNATIONAL EDITORIAL BOARD CHAIRS SERVET PËLLUMBI Academic Director of the Albanian Institute of Sociology BRUNILDA ZENELAGA ALBSA Chair of the Publications Committee ALEKSANDRA ÅLUND University of Linköping, Sweden AIRI-ALINA ALLASTE Tallin University, Estonia ALI PAJAZITI South East European University, Tetovo Macedonia Balkan Sociological Forum (BSF) ALFRED UÇI Albanian Academy of Science, Albania BARBARA HEYNS New York University, SHBA BESNIK PULA Center for the Study of Social Organization Princeton University, USA DUSHAN JANJIC The Institute for Social Sciences, Belgrade, Serbia EGLANTINA GJERMENI Minister of Urban Development and Tourism, Albania; Albanian Institute of Sociology (AIS), Albania ENKELEIDA TAHIRAJ University College London, England FARUK AJETI University of Vienna, Austria GIOVANNA CAMPANI University of Florence, Italy HALA AWADA Lebanese University, Beirut, Lebanon ILIR GËDESHI Center for Economic and Social Studies, Albania IRENA NIKAJ Universitety Fan Noli, Korca, Albania ISHWAR MODI India International Institute of Social Science, India JAN NEDERVEEN PIETERSE University of California Santa Barbara, USA JAY WEINSTEIN Eastern Michigan University, USA JUDITH BLAU University of North Carolina - Chapel Hill, USA KARL KASER University Karl Franzes of Graz, Austria KLARITA GËRXHANI University of Amsterdam, the Netherlands KLEA FANIKO University of Geneva, Switzerland KRISTO FRASHËRI Albanian Academy of Science, Albania LEDIA KASHAHU University Aleksander Moisiu, Durres-Albania LIQUN CAO Eastern Michigan University, USA MARK TIRTA Albanian academy of Science, Albania MARINA DALLA University of Athens, Greece MARTIN BERISHAJ University of Ljubljana, Slovenia MARSELA DAUTI University of Washington, USA PAJAZIT NUSHI Academy of Science and Arts, Kosovo ROLAND SEJKO “Bota shqiptare”, Roma, Italy NORA MALAJ Ministry of Education and Sport, Albania Albanian Sociological Association, Albania Tonin GJURAJ European University of Tirana, Albania SERGIOU BALTATESCU University of Oradea, Romania SUNAJ RAIMI State University of Tetovo, Macedonia SVETLA KOLEVEA Institute for the Study of Societies and Knowledge, Sofia, Bulgaria © Albanian Institute of Sociology / Instituti Shqiptar i Sociologjisë Design: Orest Muça Scientific Journal, certified by the Highest Scientific Committee of the Republic of Albania; Decision no. 170, date 20th of December 2010 Contacts / Kontakte: Rruga “Pjetër Bogdani”, Pall. 36/1, Tiranë – Shqipëri Mobile: ++355694067682 E-Mail: [email protected]; [email protected]; www.instituti-sociologjise.al; Contents: Florian KULLA Ndërtimi i marrëdhënieve sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale .......................................5 Doreta KUÇI (TARTARI) Punësimi në Shqipëri, llojet e sfidat e tij .............................13 Shpëtim H. MEMISHI Emigracioni ndërkombëtar dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik në Kosovëa .....................................21 Blerina XHAKOLLI RECI Ndryshimet demografike në Shqipëri, tregues të tranzicionit të dytë demografik ...........................33 Doralda TANELLARI Trampolina e vullnetarizmit ..............................................45 Aurela BOZO Mbi disa tendenca në lidhje me shkaqet e zgjidhjes së martesave gjatë vitit 2014 .............................55 Doreta KUÇI (TARTARI) Varfëria në Shqipëri dhe ndikimi i saj në cilësinë e jetës së fëmijëve ................................................65 Ibish KADRIU Immigration and integration in global contexts .................73 & Abdylnaser SINANI Lediana XHAKOLLARI Academic stress and coping strategies ..................................79 Enida KUME Job satisfaction of social service workers in undergraduate educational institutions in Albania ............89 Elvisa Sokoli & Blerta Introducing the Albanian version of the Adult Behavior Bodinaku & Joana Paço checklist for ages 18-59 (ABCL) ........................................97 & Ornela Gjergji 4 Ndërtimi i marrëdhënieve sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale Social Studies Vol. 10 No. 1 5 NDËRTIMI I MARRËDHËNIEVE SOCIALE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA INTELEKTUALE (Studim rasti) Florian KULLA Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale (Student Doktorature) & Save the Children Email: [email protected]; PËRMBLEDHJE Ky punim sjell në mënyrë të përmbledhur disa nga gjetjet më kryesore të një studimi të kryer nga autori i punimit. Në këtë artikull sillen disa nga dinamikat kryesore të ndërtimit të marrëdhënieve sociale mes fëmijës me PKU (phenylketonuria) dhe bashkëmoshatarëve të tij përgjatë viteve të shkollës 9 vjeçare. Edhe pse në punim reflektohet dhe del në pah i gjithë realiteti i shkollimit të fëmijës me PKU në shkollë, fokusi i punimit janë marrëdhëniet e tij sociale me shokët e klasës, që nga momenti i hyrjes në shkollë e deri në përfundimin e shkollës. Metodologjia e përzgjedhur në këtë studim është ajo e studimit të rastit. Për mbledhjen e të dhënave u përdor kryesisht metoda e vëzhgimit. Të dhënat u analizuan përmes kodimit. Gjetjet e studimit janë të shumta. Së pari ato japin një model me disa faza të ndërtimit të marrëdhënieve mes fëmijës me PKU dhe shokëve të klasës, e më tej ato shprehin rolin e të gjithë aktorëve në këtë proces socializimi. Në përfundim, nëpërmjet studimit të rastit, punimi nxjerr në pah faktin se edhe pse ekzistojnë ligje e politika arsimore në ndihmë të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat publike dhe private të përgjithshme, implementimi real i tyre është në kontrast të plotë me realitetin e shkollimit të këtyre fëmijëve në këto shkolla. Punimi mbyllet me rekomandimet kryesore të dala nga studimi. Fjalë kyçe: autizëm, gjithëpërfshirje, PKU, aftësi sociale Florian KULLA është diplomuar si psikolog klinik në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Studimet e tij doktorale janë të fokusuara në fushën e edukimit të fëmijëve me çrregullime zhvillimore. Ai është autor i një numri të konsiderueshëm artikujsh shkencorë, studimesh dhe librash në fushën e aftësisë së kufizuar. Prej disa vitesh ai është ekspert pranë organizatës Save the Children në projekte për aftësinë e kufizuar. Social Studies 2016, 1 (10): 5-12 6 Ndërtimi i marrëdhënieve sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale HYRJE PKU nuk