Enkeleida Nosi (Agaçi)

Total Page:16

File Type:pdf, Size:1020Kb

Enkeleida Nosi (Agaçi) Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 FALENDERIME Fillimisht dua të falenderoj profesorët e Departamentit të Historisë të Universitetit të Elbasanit ku unë kam realizuar procesin e kualifikimit shkencor, në veçanti, Prof. As. Dr. Majlinda Peza-Perriu, Prof. As. Dr. Rudina Mita-Todri dhe Prof. As. Zhuljeta Kadilli-Daja, për ndihmën e veçantë që më kanë ofruar përmes sugjerimeve e vërejtjeve të tyre duke më mirëkuptuar dhe mbështetur për realizimin e këtij punimi. Falenderoj profesorët e Institutit të Historisë në Tiranë, Prof. Dr. Fatmira Musaj dhe Prof. Dr. Hamit Kaba për mbështetjen e pakursyer që tregojnë ndaj studiuesve të rinj. Falenderime për punonjësit e Arkivit të Shtetit e të Arkivit të Muzeut në Elbasan, si edhe të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë dhe Bibliotekës së Elbasanit për ndihmesën e tyre të vyer. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje e sinqertë i shkon udhëheqësit tim shkencor Prof. Dr. Roland Gjini i cili nëpërmjet udhëzimeve të dhëna ka ndikuar në formimin tim shkencor dhe në përfundimin me sukses të këtij punimi. Falenderimin më special ia drejtoj prindërve që me dashuri më mësuan të punoj me këmbëngulje; Sokolit, frymëzimit tim; dhe Sandros, burimit të forcës sime, përfaqësuesit të gjeneratës më të re të familjes së madhe të Nosëve. Ju falenderoj! 1 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 ABSTRAKT Ky punim synon të trajtojë dhe analizojë përfshirjen e Lef Nosit në lëvizjen politike dhe arsimore, çlirimtare dhe shtetformuese shqiptare në një periudhë kohore që nis me zhvillimet e lëvizjes kombëtare të fillimshekullit të XX, zhvillohet më tej me ngjarjet që paraprinë e pasuan shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar, si edhe pozicionimin e tij gjatë situatave konfliktuale, që prodhoi në mjedisin politik shqiptar, Lufta e Parë Botërore dhe përplasjet politike të mesit të viteve ’20 të shekullit të kaluar. Studimi kërkon gjithashtu të evidentojë edhe faktorët që kanë kushtëzuar qëndrimet, pikëpamjet, angazhimet politike dhe në tërësi aspektet kryesore të veprimtarisë politike të Lef Nosit në rrugën e vështirë të ngritjes, mëkëmbjes, ringritjes e konsolidimit të shtetit të pavarur shqiptar deri në mesin e dekadës së tretë të shekullit XX. Përmes këtij studimi, morëm përsipër që në dritën e të dhënave të reja të përcjellim një histori të veprimtarisë politike të Lef Nosit, veprimtari e cila është sa e gjerë aq edhe komplekse dhe e shtrirë në një periudhë kohore të ngjeshur me ngjarje historike në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës aktiv si organizator, si drejtues dhe si politikan. Duke hulumtuar aktivitetin e tij, arrijmë të shohim tek ai njeriun e përkushtuar e të sakrifikuar për kombin, si dëshmi historike. Fusha: Historia Fjalët kyçe: Lëvizja Kombëtare, gjuha dhe shkolla shqipe, politikan, publicist, ministër, mbrojtës i çështjes kombëtare, kryetar bashkie, aktivist i Shqipërisë etnike, antikomunist. ABSTRACT This paper aims to address and analyze the involvement of Lef Nosi in the Albanian political and educational movement, liberation and state building in a period that begins with the developments of the national movement of the early twentieth century, and develops further with the events preceding the declaration of independence and the creation of the first Albanian state, as well as its positioning during the conflict situations, which produced in the Albanian political environment, the First World War and the political clashes of the mid-20s of the last century. The study also seeks to identify the factors that have conditioned the attitudes, views, political commitments and in general the main aspects of Lef Nosi's political activity on the difficult path of creating, recovering, restoring and consolidating the independent Albanian state by the middle of the decade the third of the twentieth century. Researching his activity, we undertook in the light of new data to convey a history of Lef Nosi's political activity, an activity which is as wide as it is complex and extends over a period of time packed with historical events in which he has been an active participant as an organizer, as a leader and as a politician. By researching his activity, we come to see in him the man dedicated and sacrificed for the nation, as historical evidence. Field: History Keywords: National Movement, Albanian language and school, politician, publicist, minister, defender of the national cause, mayor, activist of ethnic Albania, anti-communist. 2 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 PËRMBAJTJA PARATHËNIE 6 HYRJE 13 KREU I. NË FILLIMET E VEPRIMTARISË POLITIKE (1900- 1911) 20 I. 1 Lef Nosi në rradhët e Lëvizjes Kombëtare të fillimshekullit të XX. 20 I. 2 Shoqëria e shqiptarëve të Londrës “Ana Kombëtare e Shqipërisë”. 32 I. 3 Veprimtaria e L. Nosit për shkollën e gjuhën shqipe pas lirive të shpallura nga xhonturqit (1908). 42 I. 4 Gazeta “Tomorri”- zëri i propagandës së interesave shqiptare. 59 KREU II. NGA LUFTA PËR PAVARËSI NË SHTETIN E PARË SHQIPTAR 71 (1912- 1914) II. 1 Roli i L. Nosit në rrugën drejt shpalljes së Pavarësisë (1912). 71 II. 2 Veprimtaria e Ministrit të Postë-Telegrafës në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. 85 II. 3 Qëndrimi i Lef Nosit ndaj veprimtarisë së Esat Pashë Toptanit. 101 KREU III. LEF NOSI GJATË VITEVE TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE 111 (1914- 1918) III. 1 Realiteti politik shqiptar në prag të Luftës së Parë Botërore. 111 III. 2 Fillimi i kryengritjes së Shqipërisë së Mesme dhe largimi i princ Vidit. 119 III. 3 Angazhimi politik i L. Nosit gjatë Luftës së Parë Botërore. 123 III. 4 Lef Nosi dhe “Kopështi Letrar”. 133 KREU IV. POZICIONIMI I LEF NOSIT NË JETËN POLITIKE TË VENDIT 139 GJATË VITEVE 1920- 1924 IV. 1 L. Nosi në Kongresin e Durrësit dhe Konferencën e Paqes në Paris. 139 IV. 2 Qëndrimi i L. Nosit në situatën politike të viteve ’20. 154 IV. 3 Lef Nosi në krye të Bashkisë së Elbasanit. 165 NË VEND TË EPILOGUT 171 I. Qëndrimi i L. Nosit gjatë regjimit zogist dhe pushtimit fashist të vendit. 171 II. Përfshirja e tij në radhët e Ballit Kombëtar. 177 3 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 III. Qëndrimi i L. Nosit gjatë pushtimit gjerman e përballja me kundërshtarët politikë 184 pas luftës. PËRFUNDIME. 199 BIBLIOGRAFIA. 204 SHTOJCË. 209 PËRMBLEDHJE NË ANGLISHT 213 4 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 LEF NOSI NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE TË VITEVE 1900-1924 DEKLARATË E VËRTETËSISË SË PUNIMIT DEKLAROJ NË PËRGJEGJËSINË TIME TË PLOTË SE KY PUNIM ËSHTË HARTUAR NGA UNË DHE PËR ÇDO INFORMACION APO IDE, E CILA NUK ËSHTË IMJA, KAM RESPEKTUAR TË GJITHA RREGULLAT E CITIMIT DHE REFERIMIT. DEKLAROJ SE NË KËTË PUNIM NUK KA VEND PLAGJATURA. 5 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 Parathënie Studimi me temë “LEF NOSI NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE TË VITEVE 1900-1924” ka për qëllim që në mënyrë objektive të pasqyrojë duke hedhur dritë, në gjithë veprimtarinë politike të Lef Nosit, veprimtari e cila është sa e gjerë aq edhe komplekse dhe e shtrirë në një periudhë kohore të ngjeshur me lëvizje arsimore, kulturore e çlirimtare, në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës aktiv si organizator, si drejtues dhe si politikan. Ky punim, fryt i një pune disavjeçare, nisi si një nxitje, e cila në kuadër të kërkesave për rishikimin e historisë së popullit shqiptar në dritën e burimeve të reja arkivore, synon të evidentojë, realisht dhe larg subjektivizmave, tërësinë e pikëpamjeve, veprimeve dhe qëndrimeve politike të Lef Nosit. Kjo shtysë u bë edhe motivi bazë për të hulumtuar, me vërtetësi dhe seriozitet, veprimtarinë e aktivistit nga Elbasani, qytet i cili ishte identifikuar qysh herët si një vatër e rëndësishme e arsimit shqiptar dhe e lëvizjes kombëtare, që prej viteve të para të shekullit të XX, kohë kur L. Nosi filloi të spikasë me aktivitetin e tij në kuadër të lëvizjes për fitimin e të drejtave kombëtare, e deri në mbarim të situatave konfliktuale, që prodhoi në mjedisin politik shqiptar, Lufta e Parë Botërore dhe përplasjet politike të mesit të viteve ’20 të shek. XX. Me përfundimin e luftës forcat komuniste shqiptare që erdhën në pushtet, pa institucionin e zgjedhjeve të lira, burgosën, luftuan e madje likujduan, jo vetëm politikisht por edhe fizikisht, kundërshtarët e tyre politikë që ishin gjithashtu shqiptarë. Një ndër këta kundërshtarë të vijës politike të udhëheqjes komuniste ishte edhe Lef Nosi i cili ishte ndër ato figura që për dekada të tëra u mohua nga regjimi, i cili jo vetëm e shpërfilli, por mbi të derdhi akuza të cilat merrnin jetë nga pozicionimi i tij delikat në momentet e përplasjeve mbipolitike të viteve 1943-1944 e njëkohësisht frymëzoheshin edhe nga bindjet politike të L. Nosit i cili, në të vërtetë, urrente komunizmin. Historiografia shqiptare heshti, zbehu, madje edhe i mohoi apo tjetërsoi gjurmët që ai kishte lënë në histori. Edhe kur nisëm këtë punim, të fokusuar në kontributin e L. Nosit në jetën politike të vendit, ajo që unë kisha të njohur apo lexuar në faqet e librave të historisë, ishte jo vetëm shumë pak por edhe shumë ndryshe. Edhe në ato raste kur kisha ndeshur emrin e tij, kryesisht, ai ishte pjesë e “kronikës së zezë” në shtypin komunist të kohës. Teksa njihesha me veprimtarinë e tij, e gjeta krejt të ndryshëm dhe shumë më shqiptar se ata që kishin marrë përsipër ta gjykonin për antishqiptarizëm. I qetë, serioz, njeri që nuk mbante inate politike, i kthjellët në mendimet e tij dhe këmbëngulës në idealet që mbronte. Nisur nga këto elemente fillova të kuptoja të gjitha ngjarjet, të gjitha veprimet e tij të dobishme e të padobishme për realitetin shqiptar. Ndërkohë, pas viteve `90, kishte nisur procesi i rishikimit të fakteve dhe i vlerësimit të rolit e veprimtarisë së figurave që kishin drejtuar vendin apo kishin pasur role të rëndësishme në periudha të 6 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 caktuara të historisë sonë.
Recommended publications
  • Reflections on Movement Patriotic in Elbasan in the Years 1909-1910
    ISSN 2411-958X (Print) European Journal of January-April 2015 ISSN 2411-4138 (Online) Interdisciplinary Studies Volume 1, Issue 1 Reflections on Movement Patriotic in Elbasan in the Years 1909-1910 Dr. Majlinda Peza - Perriu “Alexander Xhuvani” University History – Gjeography Departament Elbasan, Albania majapeza@yahoo. com Abstract The development of education in the Albanian territories under Ottoman Empire witnessed a rapid evolution after the announcement of Hyrjetit (the Turkish Constitution of 1908). Thus, in the years 1909-1910 patriotic movement in the Albanian territories will mark a new phase of her, revealed at the opening of schools and courses in Albanian language in the new conditions of constitutional freedoms. In this period, through the organization of the Congress of Monastir displayed in 1908, was unveiled final resolution of the case and the use of a common alphabet writing Albanian language. But despite such a situation, Albanians will not enjoyed for a long period of so-called constitutional freedom. The Young Turks (Young Turks) newly consolidated their political positions in the Ottoman Empire, tried with any form to prevent the spread of great little bit he received learning Albanian. In the years 1909 - 1910, the Albanian National Movement difficulties faced even greater. Through this work we aim to highlight not only the achievements of the patriotic movement in the region of Elbasan Albanian education center, but most are focused on coverage of issues; obstacles and difficulties faced by the patriotic movement in this region in the years 1909-1910. The Young Turks use of all forms and, using all opportunities to curb educational movement in the region of Elbasan, using new tactics more sophisticated you put sticks under the Elbasan Patriots wheels.
    [Show full text]
  • Punime Të Kuvendit Legjislatura E 16-Të Viti 2003, Nr.6 Përgatiti Për Botim Drejtoria E Shërbimit Të Botimeve Parlamentare PUNIME TË KUVENDIT Seancat Plenare
    Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2003, nr.6 Përgatiti për botim Drejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare PUNIME TË KUVENDIT Seancat plenare Viti 2003 6 Tiranë, 2009 REPUBLIKA E SHQIPËRISË Punime të Kuvendit Seancat plenare LEGJISLATURA E 16-të Sesioni i katërt E hënë, 01.09.2003 Drejton seancën Kryetari i Kuvendit, Seanca e pasdites, ora 18:00 zoti Servet Pëllumbi Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë, ju lutem emrin tuaj deputetët organizatorë dhe të uroj që zini vend në sallë! veprimtari të tilla me rezonancë të gjerë miqësie Të nderuar deputetë, është kënaqësi për mua, rajonale e ndërkombëtare të organizohen edhe në me rastin e fillimit të punimeve të sesionit të pestë të ardhmen. të legjislaturës së 16-të të Kuvendit të Shqipërisë, Në sesionin e mëparshëm, nga janari deri në t’ju uroj punë të mbarë dhe të shpreh bindjen se korrik, kemi bërë një punë intensive. Më shumë se fryma e parlamentarizmit, përkushtimit, 150 ligje e vendime të miratuara, më shumë se 50 konstruktivitetit dhe bashkëpunimit midis grupeve interpelanca dhe seanca pyetjesh të zhvilluara. Kjo parlamentare do të vazhdojë të karakterizojë punën përvojë është bazë e shëndoshë për të përballuar e Kuvendit tonë. Këtë na e mundëson puna e bërë detyrat e reja që qëndrojnë përpara Kuvendit. Në gjatë sesionit të kaluar dhe përvoja e fituar tashmë paketën e projektligjeve që kemi përpara do të veçoja në drejtim të vlerësimit të tribunës parlamentare, të si më problematik që do të kërkojnë angazhimin përgjegjësisë, seriozitetit, kompromisit politik dhe tonë serioz, veçanërisht për ligjet “Për kthimin dhe moderacionit të treguar.
    [Show full text]
  • Il Dibattito Intellettuale E Politico in Albania Tra Le Due Guerre Mondiali
    Università Ca' Foscari Venezia Dottorato di ricerca in Storia sociale europea dal Medioevo all'età contemporanea Ciclo: XXIV Anno di discussione: 2013 Il dibattito intellettuale e politico in Albania tra le due guerre mondiali Mehdi Frashëri tra "i vecchi" e "i giovani" Settore scientifico disciplinare di afferenza: M-STO/04 Tesi di Dottorato di Redi Halimi, matricola 955643 Coordinatore del Dottorato Tutore del Dottorando Prof. Mario Infelise Prof. Alberto Masoero 1 2 Indice Introduzione p. 5 Tavola delle abbreviazioni 21 Capitolo 1 Mehdi Frashëri e l'Albania 1870-1939 23 1.1 La fine dell'impero 23 1.2 Riforme, conflitti, rivoluzioni 30 1.3 Evoluzione economica e trasformazioni sociali 32 1.4 Dall'indipendenza alla fine della Grande Guerra 38 1.5 La lotta per il potere e la dittatura di Zog 44 Capitolo 2 Stampa, società e correnti culturali 51 2.1 La stampa albanese tra le due guerre mondiali 54 2.2 Un quotidiano filo-italiano a Tirana? 60 2.3 La stampa e le appartenenze sociali 71 2.4 Correnti culturali e politiche 75 2.5 Circolazioni di uomini e di idee 85 Capitolo 3 La questione economica: Banca d'Albania e riforma agraria 91 3.1 Il rapporto Calmés 94 3.2 La Banca Nazionale 100 3.2 La riforma agraria 104 3.3 Il ruolo di Mehdi Frashëri 114 3.4 Il dibattito sulla riforma agraria 119 3.5 Il pensiero di Frashëri sulle cause dell'arretratezza 125 3 Capitolo 4 Religione e Istruzione: riforme, resistenze e discussioni 131 4.1 Le comunità religiose tra le due guerre mondiali 134 4.1.1 I musulmani 135 4.1.2 Gli ortodossi 137 4.1.3 I cattolici 140
    [Show full text]
  • Barra E Vrame
    Viktor Gjikolaj BarraEtnotregime e vrame Tirane 2019 Ermal Lala Autori: Viktor Gjikolaj Titulli i librit: Barra e vrame Botues: Mark Simoni Redaktor: Luan M. Rama Kujdesi grafik: Leandro Xhafa Korrektor: Preng Gj. Gjomarkaj Mundësuan botimin; Kthella Sh.p.k, me president z.Pjetër Nikolli & Kostandin Gjikolaj Të gjitha të drejtat janë të autorit Adresa: Shtëpia botuese “Muzgu”, Lagja “Komuna e Parisit” , Rruga “Osman Myderizi” , T iranë, Albania Mobile phone: +355 (0) 68 21 47 538; ` +355 42 320 004; e-mail: [email protected]; Ky botim u hodh në qarkullim në djetor 2019 2 Kolana e autorëve bashkëkohorë shqipëtarë Viktor Gjikolaj VIKTOR GJIKOLAJ, ETNOTREGIMTAR Nuk është e papritur dhe as befasuese ardhja e Viktor Gjikolës me një përmasë tjetër të krijimtarisë së tij, e njohur më së shumti deri më tash e nga shumëkush prej poezisë. Kush e njeh Viktorin dhe krijimtarinë e tij e raportet që ajo ka me njeriun, me vendlindjen, atdheun, por edhe me traditën, me historinë, mitet, legjendat, doket, zakonet, ritet e gojëdhënat, nuk e ka të vështirë të gjejë në të jo vetëm qëmtuesin e vëmendshëm dhe pasionant ndaj etnokulturë, por edhe bartësin e lëvruesin në një mënyrë krejt të veten të elementëve të saj. Duke u kthyer në kohë gati katër dekada më pas e duke bërë një analizë jo thjeshtë të krijimtarisë, por të të gjithë korpusit të sjelljes e qëndrimit, të gjykimit, mendimeve, vlerësimit e deduksioneve prej krijuesi të Viktor Gjikolës, që jo rastësisht veprën e Kadaresë “Autobiografi e popullit në vargje” e ka një prej librave që ai nuk e
    [Show full text]
  • Albania by Blendi Kajsiu Capital: Tirana Population: 2.876 Million GNI/Capita, PPP: $11,880
    Albania by Blendi Kajsiu Capital: Tirana Population: 2.876 million GNI/capita, PPP: $11,880 Source: World Bank World Development Indicators. Nations in Transit Ratings and Averaged Scores NIT Edition 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 National Democratic Governance 4.25 4.50 4.75 4.75 5.00 4.75 4.50 4.50 4.50 4.50 Electoral Process 3.75 3.75 4.00 4.25 4.25 4.00 4.00 3.75 3.75 3.50 Civil Society 3.00 3.00 3.00 3.00 3.00 3.00 3.00 3.00 3.00 3.00 Independent Media 3.75 4.00 4.00 4.00 4.00 4.00 4.00 4.25 4.25 4.25 Local Democratic Governance 2.75 3.00 3.25 3.25 3.50 3.50 3.50 3.50 3.50 3.50 Judicial Framework and Independence 4.25 4.25 4.25 4.75 4.75 4.75 4.75 4.75 4.75 4.75 Corruption 5.00 5.00 5.00 5.00 5.25 5.25 5.25 5.25 5.25 5.25 Democracy Score 3.82 3.93 4.04 4.14 4.25 4.18 4.14 4.14 4.14 4.11 NOTE: The ratings reflect the consensus of Freedom House, its academic advisers, and the author(s) of this report. The opinions expressed in this report are those of the author(s). The ratings are based on a scale of 1 to 7, with 1 representing the highest level of democratic progress and 7 the lowest.
    [Show full text]
  • The Struggle for Democratic Environmental Governance Around
    The struggle for democratic environmental governance around energy projects in post-communist countries: the role of civil society groups and multilateral development banks by Alda Kokallaj A thesis submitted to the Faculty of Graduate and Postdoctoral Affairs in partial fulfillment of the requirements for the degree of Doctor of Philosophy in Political Science Carleton University Ottawa, Ontario © 2014 Alda Kokallaj Abstract This dissertation focuses on the struggle for democratic environmental governance around energy projects in post-communist countries. What do conflicts over environmental implications of these projects and inclusiveness reveal about the prospects for democratic environmental governance in this region? This work is centred on two case studies, the Baku-Tbilisi-Ceyhan oil pipeline and the Vlora Industrial and Energy Park. These are large energy projects supported by the governments of Azerbaijan, Georgia and Albania, and by powerful international players such as oil businesses, multilateral development banks (MDBs), the European Union and the United States. Analysis of these cases is based on interviews with representatives of these actors and civil society groups, narratives by investigative journalists, as well as the relevant academic literature. I argue that the environmental governance of energy projects in the post-communist context is conditioned by the interplay of actors with divergent visions about what constitutes progressive development. Those actors initiating energy projects are shown to generally have the upper hand in defining environmental governance outcomes which align with their material interests. However, the cases also reveal that the interaction between civil society and MDBs creates opportunities for society at large, and for non-government organizations who seek to represent them, to have a greater say in governance outcomes – even to the point of stopping some elements of proposed projects.
    [Show full text]
  • Blerina Selimaj-Kola
    Ballina: Blerina Selimaj-Kola Ajshe Gërvalla: Tërë jetën kam S’ka mbetur qarë pa lot me i besuar as gruas Lazim Destani portret i atdhetarëve Cilat janë sukseset e familjeve VIP-a të mëdhenj U deshëm shumë Në familjen e ushtarit a nuk u pamë kurrë të vrarë në APJ Aziz Kelmendit Çka nëse i dashuri juaj kërkon virgjërinë para martesës BLERINA “remos” në Gjermani SELIMAJ-KOLA shembull suksesi artistja e grimit që sjellë i familjes Rashica frymën amerikane në Kosovë UB UNION BUSINESS DINO ALBANISCH & DEUTSCH CERAMICHE Bonnerstraße 212 53757 Sankt Augustin Telefon: 02241 - 26 10 991 Telefax: 02241 - 16 56 929 E-Mail: [email protected] www.union-business.de BETON HOTELERI BETON HOTELERI DINO COMPANY DINO COMPANY NDËRTIM QERAMIKË NDERTIM QERAMIKE Anketë me maturante të Prishtinës Çka nëse i dashuri juaj kërkon virgjërinë tuaj para martesës? Shumica e va- jzave të anketu- ara, maturante të shkollave të mesme të Prishti- nës, humbjen e virgjërisë e mar- rin si kërkesë apo dëshirë e të dashurit të tyre, që do të thotë se ato këtë akt e humbin pa dëshirë dhe me frikë... SYBLERTA, 18 VJEÇE: “me karakter”, sepse arrijnë të përmbahen. Pra, të dashurosh, do të thotë ta pranosh Pra, të jesh e virgjër dhe të shkosh me dikë ashtu si është - e virgjër ose me PËR NJË DASHURI TË parimet tua, kjo është krejt në rregull. Por, përvojë dashurie. Sepse, po të dashurosh MADHE IA VLEN TA HUM- nuk ke të drejtë që ta konsiderosh një gjë me mish e shpirt, siç thonë gratë, atëherë BËSH EDHE VIRGJËRINË! të tillë si tregues ndershmërie.
    [Show full text]
  • Udhërrëfyesi I Studimeve
    Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Universiteti i Tiranës UDHËRRËFYESI I STUDIMEVE 2012-2013 UDHËRREFYESI I STUDIMEVE PROGRAMET E DETAJUARA BACHELOR TREGUESI I LËNDËS Fjalët përshëndetëse: Ak. Prof. Dr. Artan Fuga.......................................................................................7 Prof Dr. Shezai Rrokaj, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.......8 © Të gjitha të drejtat e autorësisë mbeten në pronësi të Departamentit të Departamenti: Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti Historiku i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit.........................11 i Tiranës. Stafi i pedagogëve...............................................................................................12 Si të përdorim udhërrëfyesin............................................................................18 Organigrama e Departamentit.........................................................................19 Niveli i studimeve Bachelor: Profilet e studimit.................................................................................................23 Profilet e punimit të diplomës...........................................................................27 Programet mesimore të permbledhura.........................................................33 Programet mesimore të detajuara..................................................................37 Viti I.......................................................37 Viti II.....................................................58
    [Show full text]
  • Century. the American School of Kavaja, Pedagogical and Aesthetical Model
    ICRAE2015 Conference- Paper Proceedings, ISSN: 2308-0825 PROJECT OF THE BALKAN UNIVERSITY IN ALBANIA IN THE BEGINNING OF THE 20TH CENTURY. THE AMERICAN SCHOOL OF KAVAJA, PEDAGOGICAL AND AESTHETICAL MODEL Shpend Bengu European University of Tirana. Albania .Email: [email protected] Abstract The American politics for the transformation and development of the Near East in the beginnings of the 20th century included even Albania. These politics became concrete in Albania through the opening for the first time of American schools in Albania, in early 1920s. In order to implement the project for the development of the Balkan countries, the United States through the Near East Foundation, projected the creation of the Balkan University in Albania, a project that started with the building of the architectonic ensemble of the American School of Kavaja, in the 1930s.This school focused on the importance of the pedagogical quality by bringing in Albania a very professional staff of American professors who were PhD-s in Sciences and Arts. These professors have had an enormous contribution not only in educating the students with the most advanced American theories and practices of the time, but also in the documentation of the school life. During their work, the American professors made possible the recording and archiving of a great part of Albanian Cultural Heritage of the beginning of 20th century. The Kavaja school, fulfills all the standards of the contemporary American Design International Style. The refectory building, besides its utilitarian aspect, served even as socio-cultural space for the students and the inhabitants around the area. The objective of the school was the adaptation of the American products in the European and Mediterranean aspect.
    [Show full text]
  • 299 Albanian Issue and American Diplomacy in the Paris Peace
    ISSN2039Ͳ9340MediterraneanJournalofSocialSciencesVol.3(10)July2012 Albanian Issue and American Diplomacy in the Paris Peace Conference in the Light of New Historical Sources Majlinda Peza (Perriu) Ph.D.Candidate University of Elbasan, Albania E-mail: [email protected] Andriola Morina (Kambo) University of Tirana, Albania E- mail: [email protected] Abstract: Through the accumulation of the facts and the interpretation of the historical sources, this scientific work tends to give a full picture of the valuable contribution of american diplomacy, it’s representative at the Paris Peace Conference, president Wilson and american public opinion toward the albanian issue in the years 1919 – 1920. In respect of this approach, we have seen a period of extraordinary awareness of the american press of the time in favor of the albanian issue, direct result of the valuable contribution of the albanian diaspora in USA., organized in the federation “hearth”. simultaneously, as a representative of this federation, we have to mention the direct commitment and contribution in defense of the albanian issue, Fan S. Noli, which is evidenced in his meeting with president Wilson, taking his promise which he will make a reality in the Paris Peace Conference. This research will be based on analysis of historical resources before and after years ‘90, seeing from comparative context. Key words: Paris Peace Conference , “Vatra” federation, albanian diaspora, president Wilson. 1. Introduction Experience of establishing consolidating Ballkan States in XIX-XX centuries, showed that the selection and determination of the allies has been one of the key factors and in some cases determining the direction of flow of political and economic development of these country.
    [Show full text]
  • International Journal of Arts and Humanities
    International Journal of Arts and Humanities ISSN: 2581-3102 Volume:05,Issue:01 “February2021” ALBANIAN OFFICIAL REPRESENTATION AT THE PARIS PEACE CONFERENCE 1919 (POLITICAL AND MEDIA REACTION) Rudina MITA Prof. Assoc. Dr. at the Faculty of Humanities, "Aleksander Xhuvani" University, Elbasan, Republic of Albania https://doi.org/10.46609/IJAH.2021.v05i01.002 ABSTRACT Some events in Albanian historiography have been interpreted in different ways in different periods. Before the 90s of the XX century, in Albania there was the same political force, which had won World War II. This governing force had as a vital principle the expression "We won the war, we write history". History was not compromised in scientific chronological accuracy but in its interpretive mode. Events that contradicted communist ideology were either left in oblivion or distorted in interpretation. One of these events was the participation of the official Albanian Representation in the Paris Peace Conference in 1919. The purpose of this paper is to shed some light on this important historical event for Albania and Albanians. The paper itself aims to present the circumstances in which the official Albanian representation was elected, the participation in this conference, its position, the lobbying carried out in the interest of Albania and the Albanians, and the influence of the pro - Italian wing in it. The article is based on historiographical, memorial and media sources. The methodology used is that based on scientific research and research, as well as comparative methods in the interpretive confrontation of this event within the boundaries of the two Albanian historiographical periods before the "90 and after" 90 of the XX century.
    [Show full text]
  • Media Në Tranzicion: Reflektim Pas Tri Dekadash Media Në Tranzicion: Refleksione Pas Tri Dekadash
    MEDIA NË TRANZICION: reflektim pas tri dekadash MEDIA NË TRANZICION: REFLEKSIONE PAS TRI DEKADASH Tiranë, 2020 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash 1 Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung Office Tirana Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia Postare 1418 Tiranë, Shqipëri Për realizimin e këtij studimi punoi një grup pune i përbërë nga Agim Doksani, Dorentina Hysa, Kejsi Bozo. Kopertina dhe layout: Bujar Karoshi Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert. Publikimet e Fondacionit Friedrich Ebert nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim. 2 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash Përmbajtja e lëndës KAPITULLI 1 30 VJET MEDIA NË TRANZICION: NJË PANORAMË HISTORIKE .................................................................................... 5 KAPITULLI 2 RRUGA E VËSHTIRË DREJT LIRISË SË MEDIAS ............................................ 29 KAPITULLI 3 SFIDAT E PROFESIONALIZMIT: MEDIA NDËRMJET BIZNESIT DHE POLITIKËS ...................................................................................... 45 Referenca ........................................................................................................................ 55 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash 3 4 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash KAPITULLI 1 30 VJET MEDIA NË TRANZICION: NJË PANORAMË HISTORIKE I. SHTYPI I SHKRUAR: NJË RRUGË ME KTHESA Një parahistori Pas një periudhe
    [Show full text]