Enkeleida Nosi (Agaçi)

Enkeleida Nosi (Agaçi)

Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 FALENDERIME Fillimisht dua të falenderoj profesorët e Departamentit të Historisë të Universitetit të Elbasanit ku unë kam realizuar procesin e kualifikimit shkencor, në veçanti, Prof. As. Dr. Majlinda Peza-Perriu, Prof. As. Dr. Rudina Mita-Todri dhe Prof. As. Zhuljeta Kadilli-Daja, për ndihmën e veçantë që më kanë ofruar përmes sugjerimeve e vërejtjeve të tyre duke më mirëkuptuar dhe mbështetur për realizimin e këtij punimi. Falenderoj profesorët e Institutit të Historisë në Tiranë, Prof. Dr. Fatmira Musaj dhe Prof. Dr. Hamit Kaba për mbështetjen e pakursyer që tregojnë ndaj studiuesve të rinj. Falenderime për punonjësit e Arkivit të Shtetit e të Arkivit të Muzeut në Elbasan, si edhe të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë dhe Bibliotekës së Elbasanit për ndihmesën e tyre të vyer. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje e sinqertë i shkon udhëheqësit tim shkencor Prof. Dr. Roland Gjini i cili nëpërmjet udhëzimeve të dhëna ka ndikuar në formimin tim shkencor dhe në përfundimin me sukses të këtij punimi. Falenderimin më special ia drejtoj prindërve që me dashuri më mësuan të punoj me këmbëngulje; Sokolit, frymëzimit tim; dhe Sandros, burimit të forcës sime, përfaqësuesit të gjeneratës më të re të familjes së madhe të Nosëve. Ju falenderoj! 1 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 ABSTRAKT Ky punim synon të trajtojë dhe analizojë përfshirjen e Lef Nosit në lëvizjen politike dhe arsimore, çlirimtare dhe shtetformuese shqiptare në një periudhë kohore që nis me zhvillimet e lëvizjes kombëtare të fillimshekullit të XX, zhvillohet më tej me ngjarjet që paraprinë e pasuan shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar, si edhe pozicionimin e tij gjatë situatave konfliktuale, që prodhoi në mjedisin politik shqiptar, Lufta e Parë Botërore dhe përplasjet politike të mesit të viteve ’20 të shekullit të kaluar. Studimi kërkon gjithashtu të evidentojë edhe faktorët që kanë kushtëzuar qëndrimet, pikëpamjet, angazhimet politike dhe në tërësi aspektet kryesore të veprimtarisë politike të Lef Nosit në rrugën e vështirë të ngritjes, mëkëmbjes, ringritjes e konsolidimit të shtetit të pavarur shqiptar deri në mesin e dekadës së tretë të shekullit XX. Përmes këtij studimi, morëm përsipër që në dritën e të dhënave të reja të përcjellim një histori të veprimtarisë politike të Lef Nosit, veprimtari e cila është sa e gjerë aq edhe komplekse dhe e shtrirë në një periudhë kohore të ngjeshur me ngjarje historike në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës aktiv si organizator, si drejtues dhe si politikan. Duke hulumtuar aktivitetin e tij, arrijmë të shohim tek ai njeriun e përkushtuar e të sakrifikuar për kombin, si dëshmi historike. Fusha: Historia Fjalët kyçe: Lëvizja Kombëtare, gjuha dhe shkolla shqipe, politikan, publicist, ministër, mbrojtës i çështjes kombëtare, kryetar bashkie, aktivist i Shqipërisë etnike, antikomunist. ABSTRACT This paper aims to address and analyze the involvement of Lef Nosi in the Albanian political and educational movement, liberation and state building in a period that begins with the developments of the national movement of the early twentieth century, and develops further with the events preceding the declaration of independence and the creation of the first Albanian state, as well as its positioning during the conflict situations, which produced in the Albanian political environment, the First World War and the political clashes of the mid-20s of the last century. The study also seeks to identify the factors that have conditioned the attitudes, views, political commitments and in general the main aspects of Lef Nosi's political activity on the difficult path of creating, recovering, restoring and consolidating the independent Albanian state by the middle of the decade the third of the twentieth century. Researching his activity, we undertook in the light of new data to convey a history of Lef Nosi's political activity, an activity which is as wide as it is complex and extends over a period of time packed with historical events in which he has been an active participant as an organizer, as a leader and as a politician. By researching his activity, we come to see in him the man dedicated and sacrificed for the nation, as historical evidence. Field: History Keywords: National Movement, Albanian language and school, politician, publicist, minister, defender of the national cause, mayor, activist of ethnic Albania, anti-communist. 2 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 PËRMBAJTJA PARATHËNIE 6 HYRJE 13 KREU I. NË FILLIMET E VEPRIMTARISË POLITIKE (1900- 1911) 20 I. 1 Lef Nosi në rradhët e Lëvizjes Kombëtare të fillimshekullit të XX. 20 I. 2 Shoqëria e shqiptarëve të Londrës “Ana Kombëtare e Shqipërisë”. 32 I. 3 Veprimtaria e L. Nosit për shkollën e gjuhën shqipe pas lirive të shpallura nga xhonturqit (1908). 42 I. 4 Gazeta “Tomorri”- zëri i propagandës së interesave shqiptare. 59 KREU II. NGA LUFTA PËR PAVARËSI NË SHTETIN E PARË SHQIPTAR 71 (1912- 1914) II. 1 Roli i L. Nosit në rrugën drejt shpalljes së Pavarësisë (1912). 71 II. 2 Veprimtaria e Ministrit të Postë-Telegrafës në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. 85 II. 3 Qëndrimi i Lef Nosit ndaj veprimtarisë së Esat Pashë Toptanit. 101 KREU III. LEF NOSI GJATË VITEVE TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE 111 (1914- 1918) III. 1 Realiteti politik shqiptar në prag të Luftës së Parë Botërore. 111 III. 2 Fillimi i kryengritjes së Shqipërisë së Mesme dhe largimi i princ Vidit. 119 III. 3 Angazhimi politik i L. Nosit gjatë Luftës së Parë Botërore. 123 III. 4 Lef Nosi dhe “Kopështi Letrar”. 133 KREU IV. POZICIONIMI I LEF NOSIT NË JETËN POLITIKE TË VENDIT 139 GJATË VITEVE 1920- 1924 IV. 1 L. Nosi në Kongresin e Durrësit dhe Konferencën e Paqes në Paris. 139 IV. 2 Qëndrimi i L. Nosit në situatën politike të viteve ’20. 154 IV. 3 Lef Nosi në krye të Bashkisë së Elbasanit. 165 NË VEND TË EPILOGUT 171 I. Qëndrimi i L. Nosit gjatë regjimit zogist dhe pushtimit fashist të vendit. 171 II. Përfshirja e tij në radhët e Ballit Kombëtar. 177 3 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 III. Qëndrimi i L. Nosit gjatë pushtimit gjerman e përballja me kundërshtarët politikë 184 pas luftës. PËRFUNDIME. 199 BIBLIOGRAFIA. 204 SHTOJCË. 209 PËRMBLEDHJE NË ANGLISHT 213 4 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 LEF NOSI NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE TË VITEVE 1900-1924 DEKLARATË E VËRTETËSISË SË PUNIMIT DEKLAROJ NË PËRGJEGJËSINË TIME TË PLOTË SE KY PUNIM ËSHTË HARTUAR NGA UNË DHE PËR ÇDO INFORMACION APO IDE, E CILA NUK ËSHTË IMJA, KAM RESPEKTUAR TË GJITHA RREGULLAT E CITIMIT DHE REFERIMIT. DEKLAROJ SE NË KËTË PUNIM NUK KA VEND PLAGJATURA. 5 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 Parathënie Studimi me temë “LEF NOSI NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE TË VITEVE 1900-1924” ka për qëllim që në mënyrë objektive të pasqyrojë duke hedhur dritë, në gjithë veprimtarinë politike të Lef Nosit, veprimtari e cila është sa e gjerë aq edhe komplekse dhe e shtrirë në një periudhë kohore të ngjeshur me lëvizje arsimore, kulturore e çlirimtare, në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës aktiv si organizator, si drejtues dhe si politikan. Ky punim, fryt i një pune disavjeçare, nisi si një nxitje, e cila në kuadër të kërkesave për rishikimin e historisë së popullit shqiptar në dritën e burimeve të reja arkivore, synon të evidentojë, realisht dhe larg subjektivizmave, tërësinë e pikëpamjeve, veprimeve dhe qëndrimeve politike të Lef Nosit. Kjo shtysë u bë edhe motivi bazë për të hulumtuar, me vërtetësi dhe seriozitet, veprimtarinë e aktivistit nga Elbasani, qytet i cili ishte identifikuar qysh herët si një vatër e rëndësishme e arsimit shqiptar dhe e lëvizjes kombëtare, që prej viteve të para të shekullit të XX, kohë kur L. Nosi filloi të spikasë me aktivitetin e tij në kuadër të lëvizjes për fitimin e të drejtave kombëtare, e deri në mbarim të situatave konfliktuale, që prodhoi në mjedisin politik shqiptar, Lufta e Parë Botërore dhe përplasjet politike të mesit të viteve ’20 të shek. XX. Me përfundimin e luftës forcat komuniste shqiptare që erdhën në pushtet, pa institucionin e zgjedhjeve të lira, burgosën, luftuan e madje likujduan, jo vetëm politikisht por edhe fizikisht, kundërshtarët e tyre politikë që ishin gjithashtu shqiptarë. Një ndër këta kundërshtarë të vijës politike të udhëheqjes komuniste ishte edhe Lef Nosi i cili ishte ndër ato figura që për dekada të tëra u mohua nga regjimi, i cili jo vetëm e shpërfilli, por mbi të derdhi akuza të cilat merrnin jetë nga pozicionimi i tij delikat në momentet e përplasjeve mbipolitike të viteve 1943-1944 e njëkohësisht frymëzoheshin edhe nga bindjet politike të L. Nosit i cili, në të vërtetë, urrente komunizmin. Historiografia shqiptare heshti, zbehu, madje edhe i mohoi apo tjetërsoi gjurmët që ai kishte lënë në histori. Edhe kur nisëm këtë punim, të fokusuar në kontributin e L. Nosit në jetën politike të vendit, ajo që unë kisha të njohur apo lexuar në faqet e librave të historisë, ishte jo vetëm shumë pak por edhe shumë ndryshe. Edhe në ato raste kur kisha ndeshur emrin e tij, kryesisht, ai ishte pjesë e “kronikës së zezë” në shtypin komunist të kohës. Teksa njihesha me veprimtarinë e tij, e gjeta krejt të ndryshëm dhe shumë më shqiptar se ata që kishin marrë përsipër ta gjykonin për antishqiptarizëm. I qetë, serioz, njeri që nuk mbante inate politike, i kthjellët në mendimet e tij dhe këmbëngulës në idealet që mbronte. Nisur nga këto elemente fillova të kuptoja të gjitha ngjarjet, të gjitha veprimet e tij të dobishme e të padobishme për realitetin shqiptar. Ndërkohë, pas viteve `90, kishte nisur procesi i rishikimit të fakteve dhe i vlerësimit të rolit e veprimtarisë së figurave që kishin drejtuar vendin apo kishin pasur role të rëndësishme në periudha të 6 Lef Nosi nË jetËn politike shqiptare tË viteve 1900-1924 caktuara të historisë sonë.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    223 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us