Viktor Gjikolaj BarraEtnotregime e vrame Tirane 2019 Ermal Lala Autori: Viktor Gjikolaj Titulli i librit: Barra e vrame Botues: Mark Simoni Redaktor: Luan M. Rama Kujdesi grafik: Leandro Xhafa Korrektor: Preng Gj. Gjomarkaj Mundësuan botimin; Kthella Sh.p.k, me president z.Pjetër Nikolli & Kostandin Gjikolaj Të gjitha të drejtat janë të autorit Adresa: Shtëpia botuese “Muzgu”, Lagja “Komuna e Parisit” , Rruga “Osman Myderizi” , T iranë, Albania Mobile phone: +355 (0) 68 21 47 538; ` +355 42 320 004; e-mail:
[email protected]; Ky botim u hodh në qarkullim në djetor 2019 2 Kolana e autorëve bashkëkohorë shqipëtarë Viktor Gjikolaj VIKTOR GJIKOLAJ, ETNOTREGIMTAR Nuk është e papritur dhe as befasuese ardhja e Viktor Gjikolës me një përmasë tjetër të krijimtarisë së tij, e njohur më së shumti deri më tash e nga shumëkush prej poezisë. Kush e njeh Viktorin dhe krijimtarinë e tij e raportet që ajo ka me njeriun, me vendlindjen, atdheun, por edhe me traditën, me historinë, mitet, legjendat, doket, zakonet, ritet e gojëdhënat, nuk e ka të vështirë të gjejë në të jo vetëm qëmtuesin e vëmendshëm dhe pasionant ndaj etnokulturë, por edhe bartësin e lëvruesin në një mënyrë krejt të veten të elementëve të saj. Duke u kthyer në kohë gati katër dekada më pas e duke bërë një analizë jo thjeshtë të krijimtarisë, por të të gjithë korpusit të sjelljes e qëndrimit, të gjykimit, mendimeve, vlerësimit e deduksioneve prej krijuesi të Viktor Gjikolës, që jo rastësisht veprën e Kadaresë “Autobiografi e popullit në vargje” e ka një prej librave që ai nuk e