Revista Euromediterranean Nr. 3
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
BOTIM I UNIVERSITETIT MESDHETAR TË SHQIPËRISË EUROMEDITERRANEAN Revistë periodike shkencore 3 Dhjetor 2012 Tiranë, Dhjetor 2011 © UMSH PRESS EUROMEDITERRANEAN Revistë shkencore Botim i UNIVERSITETIT MESDHETAR TË SHQIPËRISË Nën Drejtimin e Akad.Asoc. Prof. Dr Anastas ANGJELI Bordi i Nderi Kryeredaktor Prof.Dr.Arben Put MA. Ilir HEBOVIJA Prof.Dr.Artistotel Pano Prof.Dr.Sabah Hilmija Prof.Dr.Ilia Kristo Redaktorë Shkencore Prof.Dr.Emin Riza MA.Nevila RAMA Prof.Dr.Vasil Tole MA.Kriton KUÇI Bordi Drejtues-Shkencor -Editorial Kryetar Prof.Dr.ANASTAS ANGJELI Akademik i Asoc. Anëtarë Prof.Dr.Kosta Bajraba Prof.Dr Ilia Kristo Prof.Dr. Esmeralda Uruçi Prof.Dr. Stefan Çapaliku MA. Ben Blushi Prof.Asoc. Mimoza Manxhari Prof.Dr.Orfea Dhuci Dr. Hysen Çela Dr. Altin Hoti Dr. Fatos Ibrahimi Dr.Skender Demaliaj MA. Gjergj Teneqexhi MA. Ardian Petollari MA. Nevila Rama MA Jona MARASHI MA. Ilr Aliaj MA.Besnik Leskaj MA. Kriton Kuci MA. Etleva Vertopi MA.Merita Myftari MA. Emilio Cika Kopertina Quick Advertise Faqosja: Dafina Stojko © UMSH PRESS Shtypyr: GEER, 2012 PËRMBAJTJA DREJT SHQIPËRISË SË ZHVILLUAR: SKENARË LIGJORE DHE FINANCIARË PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË DHE SISTEMIT BANKAR Anastas ANGJELI Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Ilir BARJABA Stanford University Kristaq GJYLI Universiteti i Tiranës ........................................................................................................ 7 KOMPANITE BULLGARE PERBALLE KRIZES GLOBALE 2008-2009 Donika ANDREEVA University of National and World Economy, Sofia, Bullgari .................................... 13 NJË VËSHTRIM MBI VULNERABILITETIN E EKONOMISË SHQIPTARE NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE Enkelejda TOLE ................................................................................................................ 19 ROLI I BUJQËSISË NË ZHVILIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS MSc.Kushtrim BYTYQI Universiteti i Prishtinës .................................................................................................... 31 NJË VËSHTRIM SOCIOLOGJIKO-FILOZOFIK PËR BASHKËJETESËN DHE MIRËKUPTIMIN NDËRFETAR NË SHQIPËRI Genti KRUJA Universiteti i Tiranës ........................................................................................................ 39 FUNKSIONET E SINDIKATAVE, TRIPARTIZMI DHE DIALOGU SOCIAL NË SHQIPËRI Ilir RUSI Universiteti i Tiranës ........................................................................................................ 54 AKTET JURIDIKE NË KËNDVËSHTRIMIN E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS; PËRAFRIMI I LEGJISLACIONIT SHQIPTAR ME ATË NDËRKOMBËTAR TË PUNËS. Jurida DIMROÇI Albanian University ........................................................................................................ 67 LËVIZJET E REJA SHOQËRORE. RASTI I SHQIPËRISË Kriton KUCI Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Emilio CIKA Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ............................................................................. 81 STATUSI DHE MUNDËSITË E REDUKTIMIT TË SJELLJEVE TË RISKUT NË SHËNDET, NË POPULLATËN ROME NË SHQIPËRI. NEVILA KOÇOLLARI Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ............................................................................... 90 SJELLJA ZGJEDHORE DHE IDENTIFIKIMI I VOTËS NË SHQIPËRI Afrim KRASNIQI ............................................................................................................. 108 KLASA POLITIKE SHQIPTARE DHE ROLI I SAJ NË PAVARËSINË E INSTITUCIONEVE Elda ZOTAJ Instituti i Studimeve Europiane ..................................................................................... 143 ASPEKTE TË GJEOPOLITIKËS EVROPIANE DHE PRANIMI I SHQIPËRISË NË LIDHJEN E KOMBEVE Esilda LUKU Universiteti Aleksandër Moisiu ...................................................................................... 159 I. - EKONOMI - (Kriza globale. Kriza e borxheve në Eurozonë - Ndikimet) Anastas ANGJELI, Ilir BARJABA, Kristaq GJYLI 7 DREJT SHQIPËRISË SË ZHVILLUAR: SKENARË LIGJORE DHE FINANCIARË PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË DHE SISTEMIT BANKAR Anastas ANGJELI Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë Ilir BARJABA Stanford University Kristaq GJYLI Universiteti i Tiranës ABSTRACT This paper addresses the topic of economic model of Albania, in the context of country’s ambitions towards a developed country. Avoiding intentionally con- sidering the political context of the country, the authors explore how the actual point of country’s development trajectory can help developmental ambitions. Their hypothesis is that Albania is likely to achieve the stage of a developed coun- try in two decades. In order to argue their hypothesis, the authors underline the need to correlate the economic growth with qualitative economic growth, to create the synergy between the qualitative growth and job creation and quality of life of population, public services, and to link the development of the country with the rapid progress of new technologies. The paper focuses particularly in the need to revise the development of agriculture and the banking system function- ing, increasing its real contribution to country’s economic and social develop- ment. The authors introduce some scenarios for the development of both sectors. Keywords: Albania, economic model, development, agriculture, banking system EUROMEDITERRANEAN 8 1. Konteksti Prej një viti flitet për një model të ri ekonomik që Shqipëria duhet të ndjekë për t’u bërë një vend i zhvilluar. Por transformimi nga një ekonomi në zhvillim në një ekonomi të zhvilluar nuk mund të ndodhë si me magji. Aq më pak në një hark kohor prej pak vitesh. Nuk ka asnjë përvojë botërore që të sugjerojë këtë mundësi. Duke diagnostifikuar ekonominë shqiptare në stadin e sotëm, do të ishte ambicioze të pretendonim një “Shqipëri të Zhvilluar” vetëm pas dy dekadash. Sepse për të transformuar ekonominë tonë nevojitet shumë punë dhe një seri reformash në kuadër të një modeli zhvillimi real që t’i përshtatet aktualitet dhe kontekstualitetit të ekonomisë. Nuk bëhet fjalë për reforma rregullatore e legjislative, të cilat mbeten në letër, por për reforma që, përveç legjislacionit, reformojnë funksionalitetin e ekonomisë. Më poshtë do të parashtrojmë disa ide, të cilat i gjykojmë të domosdoshme në rrugën drejt Shqipërisë së zhvilluar. Duhet përmendur gjithashtu se në Shqipëri nuk ka ar- dhur akoma koha të bëjmë zgjedhje doktrinale në lidhje me zhvillimin ekono- mik, nuk e kemi ende këtë luks. Vendi vuan për reforma praktike më shumë se sa për variacione ideologjish që nuk përkthehen dot në realitetin tonë. Stadi aktual në të cilin ndodhet vendi imponon qe modeli i ri ekonomik të synojë me realizëm për të kuruar sektorët e ekonomisë reale. 2. Modeli i ri ekonomik: Rritje ekonomike plus zhvillim plus teknologji të reja Në kuadër të zhvillimit të ekonomisë, Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik. Modeli i dy dekadave të para të tranzicionit ka shërbyer jo mjaftueshëm për ambiciet e një Shqipërie të zhvilluar. Ky model, edhe kur ka prodhuar rritje ekonomike, nuk e ka “përkthyer” atë në zhvillim dhe akses për shoqërinë në tërësi. E themi këtë sepse rritja ekonomike është shoqëruar para- doksalisht me rritje të papunësisë. Për më tepër nuk është ulur niveli real i var- fërisë, në sinkron me atë që pritej të sillte një rritje ekonomike e tillë. Pra, nuk ka pasur progres social. Një rritje ekonomike, e cila nuk “përkthehet” në zhvillim i vlen një pakice, por jo shumicës së shqiptarëve, as Shqipërisë së zhvilluar. Në këtë kontekst, mbetet imperative që modeli i ri ekonomik të trajtojë si për- bërës të veçantë “rritjen ekonomike” dhe “zhvillimin ekonomik”. Rritja ekono- mike është rritja e vëllimit të prodhimit, pra rritja e GDP-së. Ndërsa zhvillimi Anastas ANGJELI, Ilir BARJABA, Kristaq GJYLI 9 ekonomik nuk është vetëm një proces sasior, por edhe një ndryshim cilësor. Më konkretisht, zhvillimi ekonomik prodhon përmirësime në treguesit themelorë të shoqërisë, si cilësia e edukimit publik, niveli i shërbimit shëndetësor, jetëg- jatësia mesatare e popullsisë, ulja e varfërisë, ulja e papunësisë etj. Që të arri- hen këto përmirësime cilësore sociale, është e nevojshme që rritja ekonomike e gjeneruar çdo vit të investohet për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë. Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur, sepse qeveritë kanë ndjekur shtigjet që çojnë drejt Shqipërisë elektorale, jo drejt Shqipërisë së zhvilluar. Buxheti i shtetit është përdorur si “kalë beteje” për qëllime elektorale në vepra infrastrukturore, në ato zona ku partia qeverisëse ose ka dashur të shpërblejë ose të parablejë votuesit e saj. Ndërkohë, janë lënë në harresë sektorët e ekonomisë reale. Pra, “ekonomia reale” është sakrifikuar për “politikën reale” të klasës qeverisëse. Kjo klasë ka shpalosur deri tani një mentalitet makiavelist, duke e implemen- tuar qeverisjen si një “armë të ftohtë” për betejat elektorale. Qeverisja është vënë në shërbim të zgjedhjeve dhe jo zgjedhjet në funksion të qeverisjes, siç ndodh në çdo demokraci funksionale. Ky model qeverisjeje është deficitar në ushqimin e interesave afatgjatë të zhvillimit dhe e ka sfilitur vendin, në vend që ta zhvillojë atë. Prandaj, rritja ekonomike nuk është “përkthyer” në zhvillim të shoqërisë. Në modelimin e ri të sjelljes ekonomike, sidomos në kuadër të rritjes së GDP është e rëndësishme të analizojmë fillimisht çfarë zotërojmë ne si ekonomi kom- bëtare. Për këtë, balanca e sasisë së punës me kapitalin është një ndër treguesit kryesorë që duhet të orientojë politikëbërjen. Aktualisht, ekonomia shqiptare zotëron më shumë sasi pune sesa kapital në qarkullim. Kjo lind nevojën për të identifikuar mënyra inteligjente për të shtuar sasinë