Seminari I Përbashkët, Shkodër 2016
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT E SHQIPËRISË SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (12) LIBËR ME MATERIALET E SEMINARIT MBARËKOMBËTAR ME MËSUESET, MËSUESIT DHE VEPRIMTARËT/ET E SHKOLLËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË, MBAJTUR NË SHKODËR PREJ 01-04.08.2016 Prishtinë, korrik 2017 1 E përgatiti dhe e redaktoi: Nuhi Gashi Fotografitë: Ismet Osdautaj, Nuhi Gashi etj. Shtypi: Blendi, Prishtinë Tirazhi: 500 copë 2 PËRMBAJTJA I. PARATHËNIE (5-6 ) II. LIGJËRATA E KUMTESA TEMATIKE NGA LIGJËRUES/E TË FUSHAVE PËRKATËSE ( 9-112) 1. Dr. Albana Tahiri, Prof. as. dr. Kledi Shegani, Sfidat dhe përgjegjësitë e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë 2. Prof. dr. dr. Basil Schader, Nexhat Maloku, 6 doracakë për mësimin e gjuhës amtare dhe të kulturës së prejardhjes në diasporë dhe puna me to 3. Nuhi Gashi, Profili i një krijuesi poliedrik 4. Dr. Blerta Avdia, Kur legjendat na thërrasin në tokën nënë 5. Anila Ferizaj. Integrimi i fushave të ndryshme në një orë mësimore në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë 6. Mr.sc. Feime Llapashtica LIPSCOMB, Vështirësitë për mësimin e gjuhës shqipe 7. Erida Koleci, Legjenda e Rozafës 8. Ines Rushiti, Orë mësimore model (MBIEMRI) 9. Frida Basha, Klasat e bashkuara 10. Dr. Besnik RAMA, Merita YMERI, Dinore LOSHI, Mësuesi në mjedis mësimor me larmi gjuhësore 11. Kristina Gega, Gjuha shqipe dhe trashëgimia kulturore III. PËRVOJA PERSONALE TË MËSUESEVE E TË MËSUESVE (114-168) 1. Aurela KONDURI, Metoda e projektit në kontekstin e arsimit ndërkulturor si një përqasje e integruar 2. Raif Mehmeti, Tema e përbashkët në gjuhët amtare 3. Hazir Mehmeti, Orë mësimore në klasën heterogjene 4. Sami Thaçi, Emri, mbiemri dhe folja IV. PREZANTIME TË TJERA (170-175 ) 1. Arbër Salihu, Dëshmia e shkruar-trashëgimi për brezat (recension për monografinë e KASH-it në Gjermani ‘Ndërgjegje kulturore’) 3 2. Murat Koci, Arjan Melonashi, SHQIPTARËT NË SUEDI (dokumentar) 3. PLATFORMË DIDAKTIKE PËR MËSIMIN SHQIP NË FINLANDË: www11.edu.fi/albania/ 4. Ruzhdi Jata, LUTFI VATA FRYMËZIM PËR ARDHMËRINË (monografi) 5. Dr. Musa Kraja dhe Emirjona Kraja, MËSUES E KRIJUES NË DIASPORË, HAZIR MEHMETI (MONOGRAFI SOCIAL-PEDAGOGJIKE) 6. Luli Imeri dhe Isni Idrizi, EMI, IMI, REMI (film me aktorë-nxënës sipas prozës me të njëjtin titull të Mahir Mustafës) 7. MËSIMI ONLINE DHE PLATFORMA DIDAKTIKE: http://www.schoolme.education/school/ V. VEPRIMTARI KULTURORE-SHOQËRORE E ARTISTIKE (176-179) VI. PROGRAMI I SEMINARIT (180-184) 4 PARATHËNIE Ky libër mëton të përmbledhë materialet e prezantimet themelore në fushë të trajnimit didaktik e metodik, të këmbimeve e të komunikimeve profesionale ndërmjet mësuesve/eve e të subjekteve të tjerë si dhe dhe të sjellë njoftime për veprimtaritë kryesore kulturore e shoqërore të zhvilluara në këtë seminar. Edhe ky edicion (i 12-ti me radhë, organizuar në Shkodër, prej 01-04.08.2016) tuboi mësues/e e drejtues shkollash, të cilët ua mësojnë fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare gjithandej në diasporat shqiptare nëpër botë. Njëkohësisht në auditorët e tryezat e tij u zhvillua edhe një ndërveprim e ‘ballafaqim’ shkollash e konceptesh, pikëpamjesh, përvojash e perspektivash të ndryshme apo të përafërta me refleksione shtetesh e sistemesh të ndryshme, veçori këto që natyrshëm bartën a përfaqësohen përmes pjesëmarrësve mjedisesh të ndryshme dhe të gjitha këto, po ashtu, edhe në raport me përvojat dhe kahet e zhvillimit të arsimit brenda Atdheut (në veçanti në rrafshin kulturor/identitar). Libri, si zakonisht, shtypet në tirazh të kufizuar (500 kopje) dhe pjesa më e madhe e tij (si libër fizik) shpërndahet në edicionin e radhës të seminarit. Interesentët e tjerë (mësues/e, prindër etj.) librin (këtë dhe të gjitha vëllimet e tjera) mund ta gjejnë e ta shkarkojnë edhe në version elektronik nga uebfaqja e MAShT të Kosovës (http://masht.rks- gov.net/dokumente-dhe-publikime-tjera). Edhe edicioni ‘Shkodra 2017’ e ruajti apo e zhvilloi edhe më tej skemën/formatin e njohur, që përfshin: - ligjëratat e autorizuara si dhe paraqitjet, lidhjet, këmbimet e komunkimet 5 profesionale për mësues/e e ndërmjet mësuesve/eve, - njohjen kompetente me qytetin e pritjes dhe rethinën, - veprimtari të ndryshme kulturore e shoqërore për mësuesit/et dhe nga mësuesit/et. Pas programit kulturor-artistik, që e shfaqen nxënësit e Shkodrës, seminarin, sipas traditës, do të duhej ta shpallte të hapur një mësues/e dhe kësaj radhe këtë nder e pati mësuesja nga Kumanova, zonja Fatmire Ismaili, e cila jeton e punon në Suedi. Më pas mbajtën fjalë rasti e përshëndetën në emër të institucioneve përkatëse, ministri i Arsimit....... i Kosovës, zoti Arsim Bajrami, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zonja Voltana Ademi si dhe kryetari i qytetit fqinjë, Ulqinit, zoti Nazif Cungu, i cili në edicionin e vitit 2013 qe nikoqir i këtij seminari. Ditën e nesërme dhe të pasnesërme do të mbanin fjalë rasti ministrea e Arsimit...e Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla, si dhe ministri në Ministrinë e Diasporës të Kosovës, zoti Valon Murati. Zëvendësministri në MAShT të Kosovës, zoti Agim Bërdynaj, paraqiti draftdokumentin Standardet, kriteret dhe certifikimi i mësuesve në diasporë, kurse zoti Gerti Janaçi, atëbotë drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit (IZHA), paraqiti me komente të duhura draftdokumentin Kurrikula e unifikuar e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë. Që të dy dokumentet janë detyrime të një memorandumi konkret të bashkëpunimit ndërmjet ministrive simotra të arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të Ministrisë së Diasporës të Kosovës, të cilat si të njësuara do të përdoren në diasporë e mërgatë. Ditët në vijim seminari u zhvillua kryesisht sipas programit të planifikuar didaktik e kulturor dhe pothuajse u realizua në zërat e tij kryesorë. Dhe, në fund, duhet thënë se librit i mungojnë disa paraqitje a kumtesa si dhe disa fjalë rasti e përfaqësuese, por kjo ishte zgjedhja e autorëve të tyre. 6 II. LIGJËRATA E KUMTESA TEMATIKE NGA LIGJËRUES/E TË FUSHAVE PËRKATËSE 7 Dr. Albana Tahiri Prof. as. dr. Kledi Shegani SFIDAT DHE PËRGJEGJËSITË E MËSIMDHËNIES SË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË “ Mëmëdheu dhe atdheu janë një komb nga Presheva në Prevezë “ (Interpretimi i një ore mësimi me karakter didaktik. Nga gjuha dhe vargjet e poetëve, tek objektet e trashëgimisë kulturore) MODUL TRAJNIMI Statusi i modulit: Seminari Mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë” Në zbatim :“Programit i integruar i mësimit shqip në diasporë” Synimi i modulit: Aftësimin e mësuesve në ndërtimin e një strukture funksionale të orës së mësimit, në klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë . Synimi i kësaj teme është të përcjellë tek nxënësit vlera social –kulturore – edukative, etnike-shpirtërore, por pa lënë mbas dore dhe komponentët e mësimit të gjuhës amtare shqipe (të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit, të folurit). Metodologjia e përdorur Përdorimi i teknikave dhe strategjive bashkëkohore, sjell në pah elemente të tjera në lidhje me të nxënit e nxënësve në klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. Përmes gjetjes dhe përdorimit drejt të këtyre teknikave, mësuesi njëherazi vë nxënësit në veprimtari mësimore përmes të cilave ata edhe lexojnë ,edhe shkruajnë, edhe flasin,por njohin gjithashtu trashëgiminë kulturore të vendit. Nga kjo orë mësimi tregojmë se nuk është hera e parë që tema të tilla trajtohen në seminaret e përvitshme rreth mësimit të shqipes në diasporë, por 8 në trajtimin e kësaj kumtese do të sjellim shumëllojshmërinë e risive didaktike, ku ora e mësimit mund të nisë ndryshe, duke sjellë fjala vjen këngën si element ndihmës në mësimin e gjuhës shqipe, si mjet të organizimit të mendimit dhe të zgjimit të imagjinatës. Dihet që larmia e ndërtimit të strukturave të orëve të mësimit varet prej vendit ku zhvillohet mësimi, shkallës së shkollimit, mjeteve teknike që përdoren e elementeve të ndryshme që futen në orën e mësimit në përputhje me qëllimet dhe detyrat arsimore pedagogjike e didaktike të çdo lënde ose teme mësimore, duke nënvizuar rëndësinë e elementeve ndihmëse për realizimin e orës së mësimit,duke gërshetuar të gjithë komponentët e programit të integruar, për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë Sjellim modelin ndryshe të një ore mësimi, në të cilën i gjithë procesi mësimor merr një ritëm tjetër, ndryshe nga tradicionalja duke sjellë mozaikun e larmishëm të ndërthurjes së risive me tradicionalen, gjithmonë të përshkuar nga evokimi i ndjenjës kombëtare. Tema e orës mësimore: Mëmëdheu dhe atdheu janë një komb nga Presheva në Prevezë "...Gjithmonë do të jetë Shqipëria sa te ketë dhe e gjak shqiptar Shqiptarë bijtë e shqiponjës... në një flamur të pandarë ndër shekuj i themi botës, përjetësisht jemi shqiptarë… " .... (nga gjuha dhe vargjet e poetëve, tek objektet e trashëgimisë kulturore ) Nxënësit janë njohur më parë me temën që do të zhvillohet. Gjatë kësaj periudhe ata kanë mbledhur informacion, materiale, objekte dhe gjëra të tjera përfaqësuese të Shqipërisë. Kjo orë ka gërshetim të lëndëve gjuhë shqipe, histori, gjeografi, edukim figurativ. Ora e mësimit mund të nisë ndryshe; vendosim në sfond një muzikë…..dhe i gjithë procesi mësimor merr një ritëm tjetër që pa kuptuar gërsheton të gjithë komponentët e programit të integruar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Pra, kjo arrihet duke sjellë këngën si element të fuqisë së fjalës, si element ndihmës në mësimin e gjuhës shqipe, të identitetit, të historisë dhe gjeografisë së vendit tonë. Kënga është fuqia e fjalës,por fjala është ura e zemrës dhe mendjes dhe s’ka si të ndodhë ndryshe kur mësuesja sjell me interpretim e shkrim vargjet e këngës, si p.sh. “Në një flamur të pandarë” "...Gjithmonë do të jetë Shqipëria sa te ketë dhe e gjak shqiptar Shqiptarë bijtë e shqiponjës... në një flamur të pandarë ndër shekuj i themi botës, përjetësisht jemi shqiptarë… " 9 ose videon e këngëve “Xhamadani vija vija....ose “Kuq e zi” Pamjet tregojnë shumë..