Latinisht / Latinisht
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
UNIVERSITETI I SHKODRËS “ LUIGJ GURAKUQI” FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE SHKOLLA E DOKTORATËS TEZË DOKTORATE “TIPAT E FJALËFORMIMIT NË FJALORIN E TË EMRAVE TË BIMËVE DHE TË KAFSHËVE, SHQIP-LATINISHT/ LATINISHT-SHQIP” (Prof.dr. XH. LLOSHI) Punoi: Ma. Karmen Lazri Udhëheqës shkencor Prof.dr.Artan Haxhi Shkodër, qershor 2017 1 UNIVERSITETI I SHKODRËS “ LUIGJ GURAKUQI” FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE SHKOLLA E DOKTORATËS TEZË DOKTORATE “TIPAT E FJALËFORMIMIT NË FJALORIN E TË EMRAVE TË BIMËVE DHE TË KAFSHËVE, SHQIP-LATINISHT/ LATINISHT-SHQIP” (Prof.dr. XH. LLOSHI) J U R I A 1. Prof.dr. ...............................(Kryetar) 2. Prof.dr.................................(Anëtar/Oponent) 3. Prof.as.dr............................(Anëtar/Oponent) 4. Prof.as.dr............................(Anëtar) 5. Prof.as.dr............................(Anëtar) Shkodër, qershor 2017 2 PËRMBAJTJA E LËNDËS Hyrje ........................................................................................................................................4 Parathënia ...............................................................................................................................6 Fjalë për gjuhëtarin Xhevat Lloshi ..................................................................................10 KAPITULLI I Terminologjia dhe fjalorët terminologjikë 1. Ç’është terminologjia? ............................................................................................................15 2. Tradita e përgjithshme në fushë të terminologjisë ............................................................16 3. Tradita shqiptare në fushë të terminologjisë ......................................................................20 4. Fjalorët terminologjikë ...........................................................................................................27 5. “Fjalori terminologjik i emrave të bimëve dhe të kafshëve, shqip-latinisht/latinisht- shqip” i prof. dr. Xhevat Lloshit dhe vlera gjuhësore të tij .............................................42 KAPITULLI II Disa veçori leksikore, semantike e sintaksore të “Fjalorit...” të Xh. Lloshit 1. Vështrim leksiko-semantik mbi “Fjalorin...” .......................................................................46 * Çështje të përgjithshme dhe teoria fushës semantike .........................................................48 * Sinonimia në terminologjinë e “Fjalorit...” ...........................................................................50 * Fjalët e brumit të shqipes, huazimet e neologjizmat në terminologjinë e “Fjalorit...” ...56 2. Struktura e termave ................................................................................................................60 Terma të shprehur me një fjalë ..............................................................................................60 Terma me strukturë sintagme .............................................................................................115 KAPITULLI III Tipat e fjalëformimit në “Fjalor...” 1. Kompozimi ............................................................................................................................147 2. Paranyjëzimi ..........................................................................................................................168 KAPITULLI IV Eufemizmat dhe termat me ngjyresa në “Fjalor...” 1. Termat eufemistikë ...............................................................................................................169 2. Termat me ngjyresa të veçanta në Fjalor ...........................................................................176 3. Përballja e disa termave me latinishten .............................................................................180 - Përfundime ........................................................................................................................201 - Bibliografi ..........................................................................................................................216 3 HYRJE Me synimin që terminologjia shqipe në fusha të ndryshme të dijes të ndërtohet mbi bazën e fjalëformimit të gjuhës sonë, para 7 vjetësh, është hartuar prej gjuhëtarit të njohur Xhevat Lloshi, Fjalori terminologjik për botën bimore dhe shtazore ship-latinisht dhe latinisht-shqip, i cili është bërë objekt i punës sonë në këtë punim teze doktorate. Kufizimi tek fjalëformimi i termave në këtë vepër, është bërë me qëllim që të mund të studiohen dhe të nxirren vlera të pasurimit të fjalorit të shqipes, në një sektor të caktuar siç është fusha e terminologjisë për një degë aq të njohur dhe të domosdoshme të diturisë: florës1 dhe faunës2 së një vendi, hapësire a habitati, si Shqipëria. Në bazë të një platforme paraprake, të hartuar në bashkëpunim me drejtuesin e tezës, prof.dr. Artan Haxhin, është synuar që trajtesën tonë ta shtjellojmë me mbështetje teorike gjuhësore, duke vështruar, para së gjithash, ç’vend zë gjuha shqipe në Fjalorin dygjuhësh shqip-latinisht dhe latinisht-shqip të gjuhëtarit Xhevat Lloshit, çfarë risie sjellin termat në procesin e shqipërimit të kësaj terminologjie aq të gjerë, siç janë flora dhe fauna e vendit tonë, si klasifikohen termat e një fushe speciale të shkencës, a zotërojnë në Fjalor shqipërimet ad litteram, apo autorit i është dashur që pa iu larguar semantikës së termit në origjinal, të përshtasë, të japë fjalë të reja – terma, ose të formojë terma me strukturë sintagmatike, të thjeshta e të përbëra, duke ruajtur përherë ligjet dhe natyrën e gjuhës sonë, si në planin e fjalëformimit, ashtu edhe perceptimin gjuhësor të përdoruesve të shqipes, kudo që ndodhen e për të pasur terma gjithsesi të kuptueshëm. Prandaj dhe në paraqitjen tonë te kjo hyrje dhe parathënia që ndjek më pas, synohet të parashtrohen vijat themelore të punës kërkimtare shkencore, jo në këndvështrimin special të fushës botanike dhe atë të zoologjisë, por duke mbetur gjithnjë vetëm në truallin e gjuhës, sipas kufijve që na përcakton terminologjia, në pikëshikimin fjalëformues. Nga kjo pak përvojë që krijohet në një ndërmarrje si kjo e jona, bindemi se sa e vështirë është për studiuesit pasqyrimi i kësaj terminologjie, me qenë se, si shkruan prof.Xh,Lloshi në parathënie, trevat shqiptare në perëndim të Ballkanit, ndonëse nuk përbëjnë një sipërfaqe shumë të madhe, përmbajnë afër 40 përqind të bimësisë e të kafshëve të Europës, falë kjo larmisë gjeografike dhe klimatike të zonës.3 Merret me mend ç’numër i pafund termash, variantesh dialektore e në të folme, gjenden e përdoren tek shqipfolësit e trevave të Shqipërisë, prandaj nuk duhet lënë jashtë vëmendjes ajo që nënvizon autori se standardizimi i terminologjisë duke iu përqasur standardizimit evropian është sot detyrë shtetërore në Shqipëri dhe në Kosovë bashkë.4 Gjatë punës krahasuese të Fjalorit të Xh.Lloshit, me vepra të tjera të këtij lloji, kemi mësuar se në punën e leksikografëve dhe fjalorëve terminologjikë ka munguar standardizimi shkencor, çka autori ynë, e ka pasur objekt të parë të hartimit të termave të florës dhe faunës, nga latinishtja. Në anë tjetër, mësojmë se në hartimin e Fjalorit terminologjik, ai ka qenë i shtyrë prej mjaft problemeve jo të thjeshta, por kaq të ndjeshme për gjuhën e sotme shqipe, mbasi, sipas prof. 1 Flŏra (f) – Flora shënon emrin e një perëndie romake të vegjetacionit; ishte në lashtësi edhe shenjë e pranverës; termi vjen nga lat. (flŏs, flŏris, lule); florere – me lulëzue; termi gjithashtu shënon edhe botën bimore të një hapësirë, edhe emrin përmbledhës “bimësia”. 2 Fauna (f) – në lashtësi, tek romakët, termi shënonte perëndeshën e plleshmërisë dhe të begatisë; botën shtazore të një vendi a krahine, tërësinë e kafshëve, për shembull: fauna alpine, fauna detare, fauna evropiane, fauna e Shqipërisë, etj. rrjedh nga lat. Fæuna (m) emri i një perëndeshe, që ishte gruaja ose bija e Fæunus-it, zot i egërsirave; termi qe pagëzuar më së pari në një vepër të K.Linneo-s në vitin 1746. 3 Lloshi, Xhevat, Fjalor i emrave të bimëve dhe të kafshëve Shqip-Latinisht dhe Latinisht –shqip, LOGOS A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010, f. V. 4 Po ai, po aty, f. VIII. 4 Xhevat Lloshit, sot vërehen lëvizje të gjera të fjalëve, vijon pasurimi prej brumit të saj, ka gjithashtu në kohën tonë një vërshim të papërmbajtur huazimesh; ndërkohë që duket në masë të madhe ngulmimi i disa gjuhëtarëve dhe jospecialistëve për pastërtinë e shqipes e duke u shfaqur si puristë. Mirëpo, shkruan autori, bie në sy një kundërti e plotë ndërmjet realitetit gjuhësor dhe qëndrimeve puriste.5 Në punimin e gjatë rreth kësaj teme, autori merr si model punën e albanologut Eqrem Çabej, i cili, duke folur për pasurimin e shqipes, në një listë prej 165 huazimesh, pohon se mund të zëvendësohen, por është përmbajtur dhe nuk ka dhënë dysorët e tyre. Ndonëse ai shprehej, që zëvendësimi i tyre me brumë vendi ‘nuk paraqitet i vështirë’, kanë kaluar tridhjetë vjet dhe pothuaj që të gjitha ato huazime vijojnë të përdoren në shqipen e shekullit XXI....Gjithashtu nuk janë hequr nga përdorimi fjalë, të cilat autori nuk i quante ndërkombëtarizma: acid, levë, presion, insekticid, leguminoze, reptilë. Ato mbeten të shoqëruara nga dysorët e tyre.6 Jam bindur se një vepër leksikografike si Fjalori i emërtimeve të bimëve dhe të kafshëve shqip- latinisht dhe latinisht-shqip, për terminologjinë, në masën që e ka hartuar prof.Xhevat Lloshi, përbën një material të mjaftueshëm e të plotë për të shfaqur përkatësitë e kërkesat e një punimi doktorate, për të gjeneruar prej saj një punim