Bibliografi E Artikujve Të BULETINIT SHKENCOR Të USH “Luigj Gurakuqi” 1964- 2004
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
M. HOTI GJ. ÇUNI NJ. KAZAZI Bibliografi e artikujve të BULETINIT SHKENCOR të USH “Luigj Gurakuqi” 1964- 2004 2 UNIVERSITETI I SHKODRËS “Luigj Gurakuqi” Mahir HOTI Gjovalin ÇUNI Njazi KAZAZI Bibliografi e artikujve të BULETINIT SHKENCOR të USH “Luigj Gurakuqi” 1964- 2004 Shkodër, 2004 © Universiteti i Shkodrës “L. Gurakuqi” Autorët: Hoti Çuni Kazazi 3 PASQYRA E LËNDËS: HYRJE FILLIMET e Buletinit shkencor ECURIA ndër vite ARIKUJT e Buletinit shkencor të vendosur sipas skemës së klasifikimit lëndor: 1. Sociologjia, Psikologjia 1. 1. Sociologjia 1. 2. Psikologjia 2. Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik 2. 1. Historia e arsimit 2. 2. Mendimi pedagogjik 2. 3. Pedagogjia, Mësimdhënia 3. Historia 3. 1. Arkeplogjia, Historia 3. 2. Historia e Shqipërisë 3. 3. Paleontologjia 4. Shkencat ekonomike 5. Shteti dhe e drejta, Legjislacioni 6. Shkencat natyrore 6. 1. Astronomia, Gjeologjia 6. 2. Fizika 6. 3. Matematika 6. 4. Kimia 4 6. 5. Gjeografia 6. 6. Biologjia, Zoologjia 6. 7. Ekologjia 7. Shkencat e aplikuara 7. 1. Industria 7. 2. Bujqësia, Blegtoria 7. 3. Shëndetësia, Mjekësia 8. Arsimi, Kultura, Arti 8. 1. Historia e arsimit 9. Studimet gjuhësore, Albanologjia 9. 1. Gjuhësia 9. 2. Gjuha shqipe, Albanologjia 9. 3. Fjalorët 10. Letërsia 10. 1. Teoria e letërsisë, Letërsia e huaj 10. 2. Letërsia shqipe 10. 3. Folklor, Etnografi 11. Shtypi, Recensione 11. 1. Shtypi 11. 2. Recensione 12. Bibliografi, Kritikë 12. 1. Bibliografi 13. Jeta shkencore, Kronikë, Tituj shkencorë e Dekorime, Përkujtime 5 13. 1. Jeta shkencore 13. 2. Kronika 13. 3. Tituj shkencorë e dekorime 13. 4. Përkujtime e nokrologji APARATI shkencor 6 HYRJE “Buletin shkencor” i USH, që këtë vit mbush 40 vjet nga dalja e numrit të parë, është revista, ku ka gjetur shprehjen e vet puna kërkimore-shkencore e pedagogëve të këtij institucioni. Puna kërkimore shkencore e pedagogëve të USH (IP dhe ILP), që ka rrokur fusha të ndryshme të shkencës dhe që do të dalë në pah gjatë faqeve të këtij libri, ka qenë një synim i pëhershëm i punonjësve pedagogjikë-shkencorë të këtij institucioni, krahas punës mësimore, që nga krijimi i tij. Pas botimin në vitet 2002 dhe 2003 të dy librave 1 që pasqyronin rrugën e USH, që nga themelimi, më 1957, ku veç të tjerave, u theksua edhe veprimtaria botuese e këtij institucioni, natyrshëm na lindi ideja që të hartojmë edhe bibliografinë shterruese të organit shkencor të këtij institucioni, që me të drejtë është theksuar, si pjesë e pandarë e tij, si tribunë shkencore, e njohur tashmë brenda dhe jashtë vendit, që ka ndikur për rritjen e autoritetit të tij. Nëse në librat e cituar, dhamë një pasqyrë të plotë të botimeve, si: monografi, botime tematike e jubilare të institucionit, disertacione të mbrojtura, tekste mësimore universitare dhe për arsimin parauniversitar, e të tjera botime shkencore-popullarizuese, të bëra nga pedagogët e këtij universiteti; por kishte mbetur pa u realizuar përmbledhja në një vëllim (mbasi botime të pjesshme janë bërë 2) i artikujve dhe studimeve shkencore, të pasqyruara në “Buletin…”, i hymë punës për këtë qëllim, me mbështetjen dhe sugjerimet të miqve dhe kolegëve tanë, dhe po i paraqesim auditorit të gjerë bibliografinë e plotë të artikujve të kësaj reviste gjatë 40 viteve të jetës së saj. FILLIMET E BULETINIT Mbështetur në një traditë jo të vogël, mbas përpjekjesh dhe kërkesash të vazhdueshme nga intelektualë-pedagogë të këtij institucioni, doli dhe numri i parë i kësaj reviste shkencore, por qarkulloi vetëm një numër. Revista titullohej “Buletin” i Institutit 1 Grup autorësh: “Universiteti i Shkodrës ndër vite, 1957-2002 /Historiku/, Shkodër, 2002 dhe Nj. Kazazi, Gj. Çuni: “Botime te USH ‘L. Gurakuqi’”, 1957-2002. Shkodër, 2003. 2 Vili Kamsi, -Bibliografi e të përkohshmeve shkencore dhe pedagogjike në Shkodër (1957-1967) BSH, IV/1967, 6. f. 429-472; -Dhjetë vjet të “Buletinit Shkencor” të ILP të Shkodrës (1964-1973) (Bibliografi). BSH, 1975, 1 (17), f. 199-226. 7 të Lartë Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës, nr. 1, 1957, 86 faqe, Shkodër, kallnuer, 1958, 3 pra vetëm pak muaj pas hapjes së tij, më 2 shtator 1957. Revista përmblidhte 10 shkrime të fushave të ndryshme. Ridalja pas 6 vjetësh, më 1964, e kësaj reviste shkencore, lidhet me thellimin e punës shkencore në Insitutin pedagogjik, mbasi puna kërkimore-shkencore është konsideruar gjithnjë si pjesë e punës mësimore-akademike e këtij insitutucioni, tregues i përgatitjes dhe kualifikimit të stafit mësimor-shkencor, një ndër rrugët më themelore për ngritjen e nivelit të leksioneve dhe seminareve dhe për rrjedhim të përgatitjes së studentëve. Qendra shkencore që u krijua pranë IP, më 17 nëntor 1958, për disa vjet, deri me riorganizimin e saj, e drejtoi atë aktivitet shkencor, sado modest që ishte, mbasi vetë numri i intelektualëve në atë kohë ishte ende i kufizuar. Mbi bazën e kësaj Qendre, më 18. 12. 1963, u ngrit Këshillli shkencor i Institutit Pedagogjik, i cili orientonte, planifikonte dhe drejtonte punën kërkimore-shkencore në Institut, rreth së cilit ishin tubuar edhe intelektualë-kërkues të rrethit a më gjerë. Në vitin 1964, mbas përpjekjesh e kërkesash të vazhdueshme,4 por edhe me zgjerimin dhe thellimin e punës kërkimore- shkencore në fusha të ndryshme, u krijuan kushtet e mundësitë për themelimin e një organi që në fillim u quajt “Revistë shkencore” 5 dhe që në vazhdim e deri më sot “Buletin shkencor”. 6 Një paraqitje të plotë dhe të përimtuar të fillimeve dhe të vazhdimësisë, deri në vitin 1987, ka bërë Prof. Dr. Jup Kastrati, një ndër themeluesit e kësaj reviste dhe zv/kryeredaktori, në shkrimet cituar. Autori, duke përcaktuar edhe tri periudhat e deriatëhershme të “Buletin shkencor”, thekson se, “Në periudhën e dytë, që përfshin vitet 1964-1970, “Buletin shkencor” ishte nën ndrejtimin e Këshillit shkencor, në të cilin, përveç katedrave të ILP, bënin pjesë edhe sektorët që përfaqësonin mjekët, zooteknikët, veterinerët, juristët, ekonomistët, inxhinierët e degëve të ndryshme etj. Organi pati një 3 Redaksia përbëhej nga: Vehbi Bala (Kryeredaktor), Anton Çefa, Drago Siliqi, Jup Kastrati (zëvendëskryeredaktor), Kolë Kamsi. 4 Shih më gjatë: J. Kastrati, “Buletin shkencor” (1957-1977), 20 vjet Institut, Shkodër, 1977, fq. 119-127; “Tribunë e mendimit shkencor”, 30-vjetori i Institutit, 1957-1987, “Buletin shkencor”, 1987, Nr. 2, fq. 133- 151, ku autori, një ndër themeluesit e kësaj reviste bën një paraqitje të plotë të fillimeve dhe të ecurisë së “Buletinit shkencor”, deri më 1987. 5 Redaksia e re përbëhej nga: Kryeredaktor: Lutfi Hoxha, Zv./Kryeredaktor: Jup Kastrati, Anëtarë të redaksisë: Kolë Ashta, Sadi Bala, Vehbi Bala, Bedri Hafizi, Ramiz Hafizi, Pjerin Koliqi. 6 T. Osmani, “Fillimi i punës shkencore në Institut”, në “Univesiteti i Shkodrës ndër vite / 1957-2002/, Grup autorësh, Shkodër, 2002, fq. 34. 8 karakter heterogjen, të cilin do ta ruante edhe në vitet 1967-70, kur, megjithëse u shkëputën nga Këshilli shkencor i Institutit këta sektorë, vazhduan të përfaqësoheshin me shkencat e tyre nga anëtarët e Shoqatave (ish-sektorëve) të mjekëve, juristëve, arsimtarëve. Në këtë periudhë, BSH, ka përfshirë lëndë të shkencave shoqërore dhe të shkencave natyrore, në raportin 6:1”. 7 Nga viti 1964 deri më 1971doli me nga një numër në vit. Në vitin akademik 1970- 1971, miratohet dalja e tij me dy numra në vit, pra si organ i rregullt 6-mujor. “Me këtë rast, redaksia 8 mori vendimin që të mos botoheshin më artikuj të shkencave natyrore, ekzakte, të aplikuara (inxhinieri, mjekësi, zooveterinari, stomatologji etj.), por vetëm lëndë të shkencave shoqërore dhe të atyre që zhvillohen në shkollën tonë të lartë”.9 Kjo konsiderohet edhe faza e tretë e zhvillimit të “Buletinit shkencor”, që lidhet e përkon edhe me kalimin e sitemit të studimeve në 3 dhe 4-vjeçar. Pas këtij viti erdhi gradualisht duke u profilizuar, kryesisht për shkencat shoqërore me studime nga fusha e filozofisë, gjuhësisë, historisë, pedagogji-psikologjisë, letërsisë dhe folklorit. ECURIA NDËR VITE Duke ndjkur ecurinë e kësaj reviste, mund të shënojmë se deri më 1984, kur ai hyri në në 20- vjetorin e daljes së numrit të parë, kishin qarkulluar 33 numra (vëllime) me 9898 faqe. Në faqet e kësaj reviste shkencore, niveli i së cilës erdhi duke u ngitur, në sasi, përhapje, bashkëpunim, përfshirje e, mbi të gjitha, në cilësi, ishin botuar 344 studime të fushave të ndryshme, 182 kumtesa të mbajtura në veprimtari shkencore të institucionit, lokale a kombëtare; 6 bibliografi, 27 punime në rubrikan “Dokumente e diskutime”, 6 përkthime veprash të autorëve të huaj, 104 recensione për vepra të autorëve të vendit dhe të trevës së Shkodrës. Deri në vitin 1987, në tridhjetvjetorin e themelimit të ILP të Shkodrës, “Buletin shkencor” vinte me një bilanc të pasur: 41 vëllime të botuara dhe 10 botimet e posaçme të 7 Jup Kastrati, art. i cit, “Buletin shkencor”, Nr. 2, 1987, fq. 138-139. 8 Redaksia në këtë vit, Viti VIII, 1971, Nr. 1, pëson përsëri ndryshime, duke u përbërë vetëm nga anëtarë të trupës mësimore-shkencore të ILP. Kryeredaktor: Mihal Prifti, zv/ Kryeredaktor: Jup Kastrati, Anëtarë të redaksisë: Bahri Dervishi, Iljaz Fishta, Islam Dizdari, Kolë Ashta, Mehdi Shkreli, Nuri Abdiu, Vehbi Bala, Vehbi Hoti (sekretar), Xhevat Repishti. 9 Po aty, fq. 139. 9 institucionit për probleme dhe ngjarje të ndryshme shkencore, të cilat përbënin gjithsej rreth 13.000 faqe shtyp shkencor, 10 janë rrjedhim i punës dhe tregues i gjurmimeve shkencore të pedagogëve të USH (IP dhe ILP), bashkëpunëtorëve shkencorë të trevës së Shkodrës dhe të institucioneve simotra në mbarë vendin si dhe institucioneve shkencore në qendër. Ato ishin arritje jo vetëm për lëvizjen mendore të kësaj treve, por edhe në shkallë kombëtare.11 Pas një ndërprerje të shkurtër, në vitin 1994, rifillon të dalë, por kjo përbën edhe një fazë të re (faza IV) në ecurinë 40 vjeçare të “Buletinit…”. Që nga ky vit ai del me një numër në vit, i ndarë në tri seri: Seria e shkencave shoqërore, Seria e shkencave natyrore dhe Seria e shkencave të edukimit.