Formation Des Enseignants D'histoire
[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të Nga Robert Stradling Opinionet e shprehura në këtë punim janë ato të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikën zyrtare të Këshillit për Co-operim Kulturor apo atë të Sekretariatit. Një vështrim në shekullin e XX1 Nëqoftëse do të më duhej t’i bëja një përmbledhje shekullit të XX-të, do të thoja se ai ngjallii si asnjëherë shpresat më të mëdha të përshkuara nga humanizmi dhe shkatërroi gjithë iluzionet dhe idealet. Yheudi Menuhin (muzikant) Historianët nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Shekulli i XX-të është për mua çdo lloj përpjekje për ta kuptuar dhe rivlerësuar atë. Franco Venturi (historian) * * * Këshilli i Evropës u krijua në 1949 për të arritur bashkimin më të madh midis demokracive parlamentare Evropiane.Ai është një nga institucionet më të vjetra politike Evropiane dhe ka 43 shtete anëtare,2 duke përfshirë këtu 15 anëtaret e Bashkimit Evropian. Ai është organizmi më i gjerë ndërqeveritar dhe ndërparlamentar në Evropë dhe e ka qendrën e tij në Strasburg. 1 Nxjerrë nga Eric Hobëm në Age of extremes: the short twentieth century, Abacus, London, p.2.Origjinali është marrë nga Paulo Agosti dhe Giovanna Borgese, Rittrati e parole di centosei protagonisti del Novecento, Turin,1992, pp.2,160 2 Shqipëria, Andora, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Latvia, Liteshtejni, Lituania, Luksenburgu, Malta, Moldavia, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Federata Ruse, San Marino, Republika Sllovake, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, “ish republika Jugosllave e Maqedonisë”, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.
[Show full text]