FJALA E DHJETË Ringjallja Dhe Bota Tjetër
FJALA E DHJETË Ringjallja dhe Bota Tjetër Kujtesë [Arsyeja për shkruajtjen e këtyre trajtesave të mia në formën e metaforave, krahasimeve dhe tregimeve, është për të lehtësuar kuptimin dhe për të treguar se sa të arsyeshme, të përshtatshme , të bazuara e koherente janë të vërtetat e Islamit. Kuptimi i tregimeve përfshihet në të vërtetat tek të cilat ato përfundojnë; çdo tregim është si një aluzion që tregon të vërtetën e tij përfundimtare. Domethënë, ato nuk janë thjesht tregime të sajuara, por të vërteta të sigurta.] Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Shihni pra shenjat e Mëshirës së All-llahut, se si Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Sigurisht që (All-llahu xh.sh. ) do të ngrejë me siguri të vdekurit (Ditën e Ringjalljes) dhe Ai është i Plotëfuqishëm për të bërë çdo gjë.”1 1 Kur‟an, 30: 50 371 372 Bediuzzaman Said Nursi Vëlla, nëse ti dëshiron një diskutim për Ringjalljen e për Botën tjetër me një gjuhë të thjeshtë e të zakonshme, me një stil të qartë që t‟i përshtatet kuptimit të njerëzve të zakonshëm, atëherë shikoje dhe dëgjoje së bashku me nefsin tim krahasimin që vijon. Njëherë dy njerëz po udhëtonin në një mbretëri aq të bukur si Xhenneti (me atë mbretëri, aludohet për dynjanë). Duke soditur rreth e qark saj, ata panë se njerëzit e saj i kishin lënë të hapura dyert e shtëpive të tyre, të dyqaneve, dhe të vendbanimeve dhe nuk i jepnin rëndësi ruaj-tjes së tyre. Paratë dhe pasuritë mund të kapeshin lehtë me dorë, pa pasur askënd që t‟i pretendojë ato.
[Show full text]