Polemika Shqip
POLEMIKA SHQIP Flori Bruqi POLEMIKA SHQIP RA1 Flori Bruqi Biblioteka FENIKSI Redaktor NEHAT S.HOXHA Recensent NAIM KELMENDI Ballina dhe thyrja teknike ÇAJUP KAJTAZI RA RUGOVA ART Prishtinë 2009 2 POLEMIKA SHQIP Flori Bruqi POLEMIKA SHQIP 3 Flori Bruqi 4 POLEMIKA SHQIP Fjala e recensentit Reagime dhe polemika që sfidojnë të pavërtetat serbe të kohës?!... Naim Kelmendi,shkrimtar-Prishtinë Në librin “Polemika shqip”, shkrimtari Flori Bruqi, spikat me sensin për të polemizuar,në të shumtën për të reaguar në shumë çështje, që për temë kishin atë,çështjen e të vërtetës historike shqiptare,por të shkruara dhe të thëna në kohë dhe hapësirë të caktuar nga emra akademikësh serbë dhe shkruesish serbë. Polemisti Flori Bruqi, në blogun e tij virtual:”Foart Press”, “Politika” etj. Polemizon dhe reagon shpejtë kundrejtë të pavërtetave të thëna nga akëcilët akademikë serbë, që me “të vërtetën” e tyre publike, ushqenin opinionin ven- dor e ndërkombëtar për akëcilën çështje a problematikë kundër çështjes shqiptare, qoftë politike,historike, etnike etj.Flori Bruqi polemizon intelek- tualisht dhe me kundërargumente kundrejtë shpifjes publike serbe,më mirë të thuhet, kundër rrenës serbe,që sipas thënies së njohur të Dobrica Qosiçit etj, është moral serb,për ta mendësuar opinionin me pseudoinformim, me pseudoshkencë,me pseoudoplitikë etj,por që këtyre, polemisti Flori ua heq maskën me kundërargumente.Pra, në këtë libër, që përmbledhë,në të shumtën polemikat e kohës së pasluftës për shumë çështje,sa të ndieshme, siç është e vërteta mbi masakrën e Reçakut, aty
[Show full text]