Porti Dhe Ndikimi Financiar Ne Qytetin E Durresit

Total Page:16

File Type:pdf, Size:1020Kb

Porti Dhe Ndikimi Financiar Ne Qytetin E Durresit UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES FAKULTETI SHKENCAVE JURIDIKE MASTER PROFESIONAL ADMINISTRIM FINANCIAR TEMA: PORTI DHE NDIKIMI FINANCIAR NE QYTETIN E DURRESIT PUNOI: PRANOI: ALBAN RAMOHITAJ MOIS KAMBERI DURRES, 2013 1 Porti i Durrësit, përtej përmasës fizike të tij, është pjesë përbërëse e historise të qytetit tonë dhe përbën realitet dhe pa dyshim që edhe në të ardhmen do të jetë aktor i rëndësishëm në jetën e jo vetëm qytetit të Durrësit por edhe të gjithë vendit dhe rajonit. Përherë i rëndësishëm si pikë strategjike, në bregun lindor të Adriatikut, porti është zhvilluar ndër vite si një institucion i privilegjuar . Mijëra njerëz, punonjës, administratorë, drejtues si dhe personalitete të rëndësishëm, kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e tij.Unë sot ndihem i privilegjuar që më jepet mundësia per te mbrojtur tezen time ne masterin profesional pikerishte me temen per historikun e portit më të madh në vend dhe të një ndër porteve më të vjetër në rajon dhe ipakti qe jep pikerisht ky port ne zhvillimin ekonomik e social ne qytetin ku ne banojme dhe punojme. 2 TË DHËNA PËR GJIRIN, QYTETIN DHE PORTIN E DURRËSIT... Gjiri i Durrësit, ndodhet ndërmjet kepit të Selitës në Jug, dhe ke- pit të Durrësit, që ndodhet 10 milje në veriperëndim të të parit. Gjiri ka një shtrirje në lindje prej 4 miljesh nga vija që bashkon të dy kepet, me gjerësi 9.7 milje (nga kepi i Selitës në atë të Durrësit). Në rajonin e kepave të hyrjes, brigjet e gjirit janë të larta, ndërsa në brendësi vijnë me një pjerrësi më të ëmbël. Ky territor është një vend i favorshëm zbarkimi dhe i mbrojtur në brendësi, i pasur me ujëra dhe toka pjellore. Gjiri i Durrësit është i mbrojtur në anën e kepit të Durrësit nga erë- rat veriperëndimore dhe në anën e kepit të Lagjit nga erërat Lindore, ndërsa nga toka nga erërat Juglindje.Në bregdetin Verior të gjirit ndodhet porti i Durrësit, që është një rajon i mbrojtur, ndërsa në anën verilindore e juglindore të portit shtrihet qyteti i Durrësit. Qyteti i Durrësit daton rreth vitit 627 p.e.s. Ai u themelua nga kolonët helenë me prejardhje nga Korfuzi, Ko- rinti, etj, të cilët u përzien me popullsinë vendase të fisit ilir të Tau- lantëve. Sundimtarët ishin nga aristokracia tregtare, që për çdo vit zgjidh- nin drejtues të rinj. Pjesa tjetër (shumica) i përkiste shtresës së ulët qytetare, që më vonë do të krijonin kontradikta për arësye politike. Burimet antike (Straboni, Livi, Appiani, Pausania, Stefani i Bizantit, etj.), i japin këtij qyteti dy emra: Epidamnos dhe Dyrrachion. Sipas legjendës, mbreti vendas Epidamnos, ngriti një kështjellë dhe e bija Melissa, pati nga perëndia e detit, Poseidon, një fëmijë me emrin Dyrrachios, që themeloi qytetin port. Arkeologë dhe historianë di- skutojnë nëse njëri emër tregon qendrën parailire mbi kodër, ndërsa tjetri koloninë greke përreth portit. Duke analizuar këto burime arrijmë në përfundimin se: ...Qytetin e Durrësit e ndërtoi një mbret barbar (duke nënkuptuar një mbret ilir), dhe se Epidamni ishte pjesa më e vjetër e ndërtuar në tokë; Dyrrahu ishte Liman i këtij qyteti dhe ishte ndërtuar më vonë. Në luftën kundër vëllezërve të tij, Dyrrahu pati si aleat Herakliun, një nga heronjtë e mitologjisë greke, të cilit, sipas marrëveshjes i dha një pjesë të tokës, duke nënkuptuar kolonizimin helen të qytetit të Durrësit, që në fillimet e veta ishte një qytet thjesht ilir... (Konstandin Jireçek, historian çek i Universitetit të Pragës dhe atij të Vjenës, 1854- 1918). Themelimi i kolonisë i takon dekadave të fundit të shek.VII p.e.s. Kjo konfirmohet nga gjetjet e qeramikes ilirike dhe protokorintike në varret e nekropoleve arkaike në kodrat Dautaj dhe Kokomani, si dhe në afërsi të portit të sotëm. Që nga kjo periudhë, Durrësi do të përmendet si një skelë e rëndë- sishme detare. Zona e qytetit te Durrësit është një fushë me kodra të buta rreth 3 10 km, që shtrihet nga veriu drejt jugut mbi lartësinë 184 m, mbi si- përfaqen e detit. (Mali i Durrësit).Ky varg kodrash ka qënë në fillimet e veta padyshim një ishull dhe në lashtësi një gadishull. Tani ky varg kodrash te buta është i ndarë nga toka prej kënetës. Pjesa veriore e këtij ishulli të lashtë është Kepii Palit (Bishti i Pallës),30 m i lartë, që përmendet në shek. XII nga Ana Komnena me emërtimin Palia, ndërsa në dokumentet raguziane me emrin “Portus Pali”. Në jug të tij shtrihet gjatë bregut të detit qyteti i Durrësit, që helenët e lashtë e quanin Epidamnos dhe Dyrrachium, më vonë në dokumen- tet italiane Durrazzo dhe ato franceze Duras. Në gjuhën tonë qyteti quhet Durrës dhe banorët e tij durrsakë. Periferia e qytetit ka ndërruar pamje gjatë shekujve, kështu që dhe bregu i detit ka pësuar ndryshime dhe transformime për shkak të tërmeteve, që kanë rënë në këtë zonë. Thykididi, thotë se ky qytet i madh dhe me popullsi të shumtë ishte formuar mbi një rrip toke në det, ndërsa Straboni (në periudhën e mbretit August), shkruan se qyteti gjendet mbi një gadishull. Gradualisht emri i lashtë Epidamnos filloi të humbasë dhe qyte- ti do thirrej Durrachion. Heuzey mendon se emërtimi Epidamnos i përkiste kështjellës (Akropolit), ndërsa emërtimi Dyrrachion pjesës së skelës (portit). Që nga viti 229, p.e.s, qyteti ra nën sundimin romak dhe u quajt Dyrrachion.Augusti themeloi në Durrës një koloni romake dhe që nga kjo kohë fillojnë gdhendjet e stilit latin, që shkojnë deri në shekullin e VI të e.s. Një poet romak, Katuli, e emërton qytetin: - “Durrachium Adria e Ta- berna”, - Durrësi - Tavernë e Adriatikut. Në qytet vinin shumë udhëtarë dhe nderohej në mënyrë të veçantë perëndesha Venus (Venera). Nga Durrësi niste “Via Egnatia”, një rrugë ushtarako-tregtare, që shkonte drejt Lindjes. Lukiani, një tjetër autor romak, (shek.II), - thotë se një kodër e parëndësishme ishte shkaku që qyteti nuk mundi të quhej ishull, duke treguar se kur ngriheshin dallgë të mëdha, ujët e detit kërcente 4 deri mbi ndërtesa dhe tempuj, ndërsa shkuma e ujit deri mbi çatitë. Një vizitor apostolik, jep këtë relacion për qytetin e Durrësit në vitin 1593: - Epidamni (Durrësi) ishte shtrirë në breg të detit. Straboni thotë se u themelua prej korkyrasve kurse Apiani mendon se u the- melua nga mbreti i barbarëve, Epidamni prej të cilit mori dhe emrin qysh në lashtësi dhe, shumë i famshëm me këtë emër, u bë pastaj koloni e romakëve, të cilët, siç shkruan Plini, duke e pandehur ogurzi emrin Epidamn, sepse kujtonin se quhej kështu nga fjala dem, nisën ta quanin Dirakium. Straboni mendon se quhet kështu nga Kersonezi (16) ku është i vendosur. Nga uria u pushtua prej Çezarit që luftonte kunder Pompeut dhe u bë i famshëm së pari për mërgimin e Cicero- nit. Sot është vend fare i vogël, pothuaj i rrënuar dhe pak i frekuen- tuar. (Zamputi, Injac, Dokumente shek. XVI-XVII, v.II, fq.14). Qyteti i Durrësit shtrihet në pozicionin gjeografik me gjerësi gjeo- grafike 41º19’ veri, dhe gjatësi gjeografike 19º27’ lindje. Ai është rreth 35 km larg nga kryeqyteti, Tirana, 300 km nga porti i Barit dhe 200 km nga Brindizi, është nyja me e rëndësishme e tran- sportit detar, automobilistik dhe hekurudhor në vend. Ekzistencën e portit të Durrësit dhe tregtisë së zhvilluar që në lashtësi, e shprehin me se miri gjetjet e amforave te shumta, që i për- kasin zonës së cektinës së Talboltit ose Batllës, si quhet nga banorët. Skaji jugor i vargut të kodrave të gjirit të Durrësit formon Kepin e Durrësit, i cili zbret butazi në drejtim të detit. Cektina e Talboltit vazhdon në det dhe pjesa më veriore e saj, nga fenomeni i baticës e zbaticës, sidomos në muajt e verës, del gati mbi sipërfaqen e ujit. Talbolti zgjatet nën ujë afër 2.5 deri në 3 milje dhe ka shtrirje veri-jug. Cektina ka karakter guror, me gurë konglomerate dhe një reliev të mbuluar nga llumi argjilor, të ngjashëm me atë të përbërjes së kodra- ve. Kjo shtrirje pozicionale e cektinës lidhet me portin e sotëm. Është e kuptueshme që këtu ka pasur trafik anijesh në të gjithë shekujt. Ky trafik ka pasur si synim një nyje ndërlidhje me tokën, gjë që ka përcaktuar dhe zonifikimin e qytetit të lashtë e të dendësisë së jetës urbane në pozicionin e fiksuar të qytetit deri në ditët e sotme. Sipas trashëgimisë gojore të qytetarëve durrsake ekziston mundësia e një moli të vjetër mbi shkëmbinjtë e nënujshëm të Currilave, të cekinës në fjalë, (pleqtë e moçëm rrëfejnë për muret nën ujë të Curri- lave), e cila e shtyu arkeologun frëng Leon Hezein të bëjë kërkimet e para të arkeologjisë nënujore 143 vjet më parë. Cektina e Talbotit është një muze i vërtetë dhe i begatshëm nën- ujor i amforave të lashta të tipologjive e të datimeve të ndryshme, të cilat kanë qënë ngarkesa në anijet e mbytura. Janë gjetur rreth 9 tipe amforash që datojnë nga shek.I dhe II p.e.s deri në shek. XII dhe XIII, shumica e të cilave janë përdorur për tran- sportimin e vajit, verës, ujit, mjaltit, etj. Disa qindra metra larg molit të vogël të Portëzës (pranë vendit ku ndodhet hidrovori), janë ndeshur gërmadha të një vendbanimi të lashtë, fragmente muresh të ndërtuar me gurë të mëdhenj poligonalë prej shtufi, të vendosur njëri mbi tjetrin pa ndonjë lidhje. 5 Brenda kua- dratit të tyre ka me dhjetra tjegulla të lashta në forma të ndryshme, e cila të bën të mendosh për një vendbanim, pjesë e qytetit të përmby- tur, por dhe për një port të lashtë me magazinat e veta. Gjithashtu përgjatë këtij bregdeti valët herë pas here nxjerrin në breg fragmente solenesh (tjegulla të lashta), e cila të bën të mendosh për një shtrirje të gjerë të këtij vendbanimi (porti).
Recommended publications
  • Punime Të Kuvendit Legjislatura E 16-Të Viti 2003, Nr.6 Përgatiti Për Botim Drejtoria E Shërbimit Të Botimeve Parlamentare PUNIME TË KUVENDIT Seancat Plenare
    Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2003, nr.6 Përgatiti për botim Drejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare PUNIME TË KUVENDIT Seancat plenare Viti 2003 6 Tiranë, 2009 REPUBLIKA E SHQIPËRISË Punime të Kuvendit Seancat plenare LEGJISLATURA E 16-të Sesioni i katërt E hënë, 01.09.2003 Drejton seancën Kryetari i Kuvendit, Seanca e pasdites, ora 18:00 zoti Servet Pëllumbi Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë, ju lutem emrin tuaj deputetët organizatorë dhe të uroj që zini vend në sallë! veprimtari të tilla me rezonancë të gjerë miqësie Të nderuar deputetë, është kënaqësi për mua, rajonale e ndërkombëtare të organizohen edhe në me rastin e fillimit të punimeve të sesionit të pestë të ardhmen. të legjislaturës së 16-të të Kuvendit të Shqipërisë, Në sesionin e mëparshëm, nga janari deri në t’ju uroj punë të mbarë dhe të shpreh bindjen se korrik, kemi bërë një punë intensive. Më shumë se fryma e parlamentarizmit, përkushtimit, 150 ligje e vendime të miratuara, më shumë se 50 konstruktivitetit dhe bashkëpunimit midis grupeve interpelanca dhe seanca pyetjesh të zhvilluara. Kjo parlamentare do të vazhdojë të karakterizojë punën përvojë është bazë e shëndoshë për të përballuar e Kuvendit tonë. Këtë na e mundëson puna e bërë detyrat e reja që qëndrojnë përpara Kuvendit. Në gjatë sesionit të kaluar dhe përvoja e fituar tashmë paketën e projektligjeve që kemi përpara do të veçoja në drejtim të vlerësimit të tribunës parlamentare, të si më problematik që do të kërkojnë angazhimin përgjegjësisë, seriozitetit, kompromisit politik dhe tonë serioz, veçanërisht për ligjet “Për kthimin dhe moderacionit të treguar.
    [Show full text]
  • Televizoni Ora News
    Televizioni Top –Chanel Zbatimi i kritereve të Integrimit Përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, fondacioni 'Soros' ka bere publik një studim të detajuar, sesa vendi ka përmbushur detyrimet që ka marrë përsipër. Ne studim nuk perfshihen dy prioritete qe lidhen me zgjedhjet, por megjithate vihet ne dukje se pika me e dobet e Shqiperise eshte moszbatimi i kriterit politik, ku eshte bere pak ose aspak progres krahasuar me nje vit me pare. "Kjo për shkak kryesisht dhe thelbësisht të mosvlerësimit të përpjekjeve që kërkohen dhe janë të domosdoshme në ato fusha ku kërkohet dhe progresi varet nga konsensusi politik. Në krahasim me një vit më parë, ritmi i Nga 102 masat e planifikuara per t’u zbatuar gjate vitit 2011 vetem 20% jane zbatuar, 76 % e masave te parashikuara jane pjeserisht te zbatuara, ndersa per 4% puna ende nuk ka filluar. Fondacioni 'Soros'reformave është ngadalësuar. Nga 102 masat e planifikuara per t’u zbatuar gjate vitit 2011 vetem 20% jane zbatuar, 76 % e masave te parashikuara jane pjeserisht te zbatuara, ndersa per 4% puna ende nuk ka filluar", thotë Andi Dobrushi, përfaqësues i fondacionit. Por ne punen per te monituar zbatimin e 12 prioriteteve per integrimin, fondacioni nuk duket se ka gjetur bashkepunim te plote me te gjithe zinxhirin e administrates, i cili ne shume raste ka injoruar kerkesat e tyre per pergjigje. Dhe kjo ndodh kur, progres raporti hartohet duke konsultuar sistematikisht shoqerine civile, sic tha perfaqesesi i Bashkimit Europian ne Tirane. "Për të përmbledhur një informacion cilësor për këtë raport, janë dërguar 50 kërkesa për informacion dhe takime në të gjithë njësitë e linjës dhe autoritetet përkatëse.
    [Show full text]
  • The Struggle for Democratic Environmental Governance Around
    The struggle for democratic environmental governance around energy projects in post-communist countries: the role of civil society groups and multilateral development banks by Alda Kokallaj A thesis submitted to the Faculty of Graduate and Postdoctoral Affairs in partial fulfillment of the requirements for the degree of Doctor of Philosophy in Political Science Carleton University Ottawa, Ontario © 2014 Alda Kokallaj Abstract This dissertation focuses on the struggle for democratic environmental governance around energy projects in post-communist countries. What do conflicts over environmental implications of these projects and inclusiveness reveal about the prospects for democratic environmental governance in this region? This work is centred on two case studies, the Baku-Tbilisi-Ceyhan oil pipeline and the Vlora Industrial and Energy Park. These are large energy projects supported by the governments of Azerbaijan, Georgia and Albania, and by powerful international players such as oil businesses, multilateral development banks (MDBs), the European Union and the United States. Analysis of these cases is based on interviews with representatives of these actors and civil society groups, narratives by investigative journalists, as well as the relevant academic literature. I argue that the environmental governance of energy projects in the post-communist context is conditioned by the interplay of actors with divergent visions about what constitutes progressive development. Those actors initiating energy projects are shown to generally have the upper hand in defining environmental governance outcomes which align with their material interests. However, the cases also reveal that the interaction between civil society and MDBs creates opportunities for society at large, and for non-government organizations who seek to represent them, to have a greater say in governance outcomes – even to the point of stopping some elements of proposed projects.
    [Show full text]
  • Rruga E Arbrit Në Pritje Të Votave “Pro” Të Deputetëve
    Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480480 Cel. 068 20 36 394394 www.rrugaearberit.comwww.rrugaearberit.com GAZETË GAZETË E PAVARUR. E PAVARUR. NR. NR. 3 (107).7 (87). MARS KORRIK 2015. 2013. Ç M ÇMIMI:IMI: 50 50 LEKË. LEKË. 20 20 DENARË. DENARË. 1.5 1.5 EURO. EURO. BUJQËSIKONTRIBUT JETËTURIZËM INTERVISTËSTUDIM RAECENSËRSIM MinistriMusa RiçkuCani: ËndrraVargmali e i HakiPotencialet Stërmilli - i BotaHistoria e nxehtë e arsimit e 1.9financon miliardë xhaminë lekë parealizuarDeshatit, aty e ku harruarie turizmit i madh erositdhe mendimit në poezinë në mbështetje vogëlushes Ebi Intervistë me studiuesin e Artan Gjyzel e re në Limjan nis zhvillimi... Xhezairmalor Abazi pedagogjik... të Ngafermerëve AHMET ÇAUSHI - FAQE 7FAQE 9 Nga BESNIK ALKU - FAQE 11 FAQE 13 Nga FATBARDH CENA - FAQE 12-13FAQE 10 HasanitNga PROF. DR. NURI ABDIU - FAQEFAQE 9 19 QEVSHËNIMERIA DORËZON NË PARLAMENT PROJEKTLIGJIN E POSAÇËM PËR DHËNIEN ME KONCENSION Solidarizohuni me Rrugarininë dibrane duke eRruga Arbrit në e pritjeArbrit të nënshkruar peticionin Nga Dr.GËZIM ALPION Të parandalohen ndryshimet, e, intelektualët dibranë, që po lobojmë për Nndërtimin e Rrugës së Arbrit nëpërmjet votavepeticionit online, jemi mrekulluar që në fillim“Pro” të deputetëve nga reagimi pozitiv i rinisë dibrane. Kemi marrë për të rritur cilësinë e ndërtimit Ndërsamesazhe ligji është nga një në numër i madh të rinjsh dibranë parlament,nga disa rihapet qytete, debatetsi në Shqipëri dhe Maqedoni, ashtu edhe nga disa vende në Evropë, përfshirë për Rrugën.edhe Australinë Pse po dhe hartohet Amerikën e largët. Ajo që na ka lënë mbresa është jo vetëm një ligjigatishmëria i posaçëm e tyre dhe për pseta nënshkruar peticionin anashkalohetdhe për të tenderi?inkurajuar Safamiljet, është miqtë dhe kolegët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë, por edhe sugjerimet financimiqë na kanëdhe bërë kush se sido mund ta të lobojmë në mënyrë paguajsa rrugën? me të efektshme Sa do tëpër jenë ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
    [Show full text]
  • Yearbook of Muslims in Europe the Titles Published in This Series Are Listed at Brill.Com/Yme Yearbook of Muslims in Europe Volume 5
    Yearbook of Muslims in Europe The titles published in this series are listed at brill.com/yme Yearbook of Muslims in Europe Volume 5 Editor-in-Chief Jørgen S. Nielsen Editors Samim Akgönül Ahmet Alibašić Egdūnas Račius LEIDEN • boSTON 2013 This publication has been typeset in the multilingual “Brill” typeface. With over 5,100 characters covering Latin, IPA, Greek, and Cyrillic, this typeface is especially suitable for use in the humanities. For more information, please see www.brill.com/brill-typeface. ISSN 1877-1432 ISBN 978-90-04-25456-5 (hardback) ISBN 978-90-04-25586-9 (e-book) Copyright 2013 by Koninklijke Brill NV, Leiden, The Netherlands. Koninklijke Brill NV incorporates the imprints Brill, Global Oriental, Hotei Publishing, IDC Publishers and Martinus Nijhoff Publishers. All rights reserved. No part of this publication may be reproduced, translated, stored in a retrieval system, or transmitted in any form or by any means, electronic, mechanical, photocopying, recording or otherwise, without prior written permission from the publisher. Authorization to photocopy items for internal or personal use is granted by Koninklijke Brill NV provided that the appropriate fees are paid directly to The Copyright Clearance Center, 222 Rosewood Drive, Suite 910, Danvers, MA 01923, USA. Fees are subject to change. This book is printed on acid-free paper. CONTENTS The Editors ........................................................................................................ ix Editorial Advisers ...........................................................................................
    [Show full text]
  • E MAJTA Mendimi Politik / Profile Biografike
    E MAJTA Mendimi Politik / Profile Biografike Tiranë. 2020 Botues -Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra e Tiranës Rr. “Kajo Karafili” Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia Postare 1418, Tiranë, Shqipëri - Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Rruga “Ibrahim Rugova”, nr. 11, Tiranë, Shqipëri Autorë Prof. Dr. Ana Lalaj Dr. Dorian Koçi Dr. Edon Qesari Prof. Dr. Hamit Kaba Dr. Ilir Kalemaj Prof. Asoc. Dr. Sonila Boçi Ndihmuan në përgatitjen e këtij botimi: Ardita Repishti - Drejtoreshë e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar, AIDSSH Jonida Smaja - Koordinatore Programi, Friedrich-Ebert-Stiftung Design Grid Cartels Shtëpia Botuese Gent Grafik Kërkimet shkencore dhe analizat e ndërmarra për këtë botim janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert. Publikimet e Fondacionit Friedrich Ebert nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim. Përmbajtje 26 10 Sejfulla Malëshova 6 HyrjeH ParathënieP 72 Tajar Zavalani 52 86 Konstandin Çekrezi Musine Kokalari 118 Skënder Luarasi 140 104 Petro Marko Isuf Luzaj 180 Isuf Keçi 162 200 Zef Mala Xhavid Qesja Parathënie Mendimi politik i së majtës shqiptare E majta shqiptare jomonolite, me dinamikat e zhvillimit të saj në rrafshin kombëtar dhe europian, me zgjedhjet dhe vendimet për marrjen e mbajtjen e pushtetit në përfundim dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë prej kohësh sfidë për t’u trajtuar. Gentjana Gjysmëshekulli komunist që e fshiu mendimin ndryshe, që e retushoi të shkuarën Sula dhe emrat e përveçëm që patën ndikim në vend, u kujdes të vetëparaqitej me dorë të fortë, si e majtë e unifikuar që në fillime, e gjithëpranuar nga populli, e cila e mbajti pushtetin për popullin.
    [Show full text]
  • Yearbook of Muslims in Europe
    Yearbook of Muslims in Europe Yearbook of Muslims in Europe Volume 3 Editor-in-Chief Jørgen S. Nielsen Editors Samim Akgönül Ahmet Alibašić Hugh Goddard Brigitte Maréchal LEIDEN • BOSTON 2011 Published with the support of This book is printed on acid-free paper. ISSN 1877-1432 ISBN 978 90 04 20516 1 Copyright 2011 by Koninklijke Brill NV, Leiden, The Netherlands. Koninklijke Brill NV incorporates the imprints Brill, Global Oriental, Hotei Publishing, IDC Publishers, Martinus Nijhoff Publishers and VSP. All rights reserved. No part of this publication may be reproduced, translated, stored in a retrieval system, or transmitted in any form or by any means, electronic, mechanical, photocopying, recording or otherwise, without prior written permission from the publisher. Authorization to photocopy items for internal or personal use is granted by Koninklijke Brill NV provided that the appropriate fees are paid directly to The Copyright Clearance Center, 222 Rosewood Drive, Suite 910, Danvers, MA 01923, USA. Fees are subject to change. CONTENTS The Editors .......................................................................................... xi Editorial Advisers .............................................................................. xiii Foreword ............................................................................................. xv PART I COUNTRY REPORTS Edited by Jørgen S. Nielsen, Ahmet Alibašić and Brigitte Maréchal Introduction ........................................................................................ 3
    [Show full text]
  • Tregu I Reklamave Në Median Shqiptare Adv Mar in A
    Instituti Shqiptar i Media i Shqiptar Instituti s Albanian Media Institute Media Albanian ARE T SHQIP NË MEDIAN MEDIAN NË REKLAMAVE REKLAMAVE TREGU I I TREGU ADVERTISING MARKET IN ALBANIAN MEDIA Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias Tregu i reklamave në median shqiptare Me mbështetjen e Botues: Rr. Gjin Bue Shpata, No.8, Tiranë, Albania Tel./fax: ++ 355 4 2229800 E-mail: [email protected] www.institutemedia.org Ky raport u hartua në bashkëpunim me revistën Monitor. Ky botim realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. 2 Tregu i reklamave në median shqiptare TREGUESI I LËNDËS Hyrje ................................................................................................................. 5 1. Pamje e përgjithshme e peizazhit të medias ............................ 6 2. Metodologjia ........................................................................................ 7 3.1 Legjislacioni për reklamat ............................................................ 10 3.2 Studimet për tregun dhe matja e popullaritetit të medias ............................................................................................. 13 3.3 Prirjet e tregut të reklamës në vend ........................................ 16 3.5 Prirjet kryesore në shpërndarjen e fondeve shtetërore për median .................................................................... 39
    [Show full text]
  • Albania Date: 8 October 2009
    Refugee Review Tribunal AUSTRALIA RRT RESEARCH RESPONSE Research Response Number: ALB35442 Country: Albania Date: 8 October 2009 Keywords: Albania – Catholics – Christian Democratic Party – State protection – Italy – Permanent residence This response was prepared by the Research & Information Services Section of the Refugee Review Tribunal (RRT) after researching publicly accessible information currently available to the RRT within time constraints. This response is not, and does not purport to be, conclusive as to the merit of any particular claim to refugee status or asylum. This research response may not, under any circumstance, be cited in a decision or any other document. Anyone wishing to use this information may only cite the primary source material contained herein. Questions 1. Are Roman Catholics subjected to ill-treatment in Albania? 2. Are supporters of the Christian Democratic Party subjected to ill-treatment in Albania? 3. Are the authorities in Albania able and willing to provide protection to all citizens of Albania, irrespective of religion or political opinion? 4. Do ethnic Italian Albanians have access to permanent residence in Italy? RESPONSE 1. Are Roman Catholics subjected to ill-treatment in Albania? Ill-Treatment of Roman Catholics in Albania: The website of the Albanian periodical Shqiperia-etnike provides a number of reports in English on Catholics suffering serious harm in Albania. Shqiperia-etnike is categorised as a „weekly, magazine, periodical‟ in a lengthy list of media outlets in Albania provided on the Press Online website. The list of media outlets includes BBC in Albanian and the Tirana Times. The Shqiperia-etnike website provides its articles in Albanian, Italian and English.
    [Show full text]
  • SHBA-BE Rrëzojnë Adriatik Llallën, Kërkojnë Largimin E Kryeprokurorit Brenda 3 Dhjetorit, Zbardhet Skenari Që Do Të Ndjekë Mazhoranca
    Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Qeveria shton revanshin kundër LSI, audit ministrive të drejtuara prej saj dhe rrugës Tiranë-Elbasan, Tirazhi 7500 kopje E Mërkurë 22 Nëntor 2017 gati kallëzimet penale Faqe 7 Shpërthen lufta në PD, partia ndahet në katër klane, SHBA-BE rrëzojnë Adriatik Llallën, kritikët e Bashës dorëzojnë ndryshimet në statut Partia Demokratike është mbërthyer nga kërkojnë largimin e kryeprokurorit lufta për pushtet. Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit sollën përplasje të forta brenda saj, por duket se tashmë klanet janë shtuar. PD zyrtarisht ndodhet në një krizë të thellë dhe janë brenda 3 dhjetorit, zbardhet skenari 4 grupet që luftojnë brenda saj... Faqe 5 Vërshojnë denoncimet për gjyqtarët dhe prokurorët e që do të ndjekë mazhoranca Faqe 2-4 korruptuar, qytetarët dorëzojnë vendimet e dyshimta, komisioni sqaron procedurën Me qindra qytetarë kanë vërshuar në dyert e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të denon- cuar gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në afera. Javën që lamë pas ky komision prezantoi një plat- formë denoncimi, por brenda pak ditësh ka pasur fluks të madh qytetarësh duke bërë... Faqe 9 Paralizohet Gjykata Kushtetuese, shtyhet vendimi për Kodin e Procedurës Penale, nuk formohet dot kuorumi Gjykata Kushtetuese është futur në kolaps nga largimi i anëtarëve. Ngritja e organeve të reja të dre- jtësisë ka bërë që kjo gjykatë të mbetet me gjashtë anëtarë, pasi tre prej tyre u ka mbaruar mandati. PD-LSI nisin rezistencën Pavarësisht kësaj, kjo gjykatë ka operuar për disa muaj, por ditën e djeshme..
    [Show full text]
  • Revista Euromediterranean Nr. 16
    REVISTË SHKENCORE Botim i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Nën drejtimin e Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli Bordi i Nderit Bordi Drejtues – Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj Shkencor – Editorial Prof. Dr. Adrian Civici Akademik Prof. Dr. Vasil Tole Kryetar Prof. Dr. Aristotel Pano Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli Prof. Dr. Ilia Kristo Anëtarë Redaktorë Shkencorë Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj Prof. Asoc. Nevila Rama Prof. Dr. Adrian Civici PhD (C) Kriton Kuci Prof. Dr. Paskal Milo MA Eros Angjeli Prof. Dr. Ksenofon Krisafi Prof. Asoc. Greta Angjeli Kryeredaktor Prof. Asoc. Nexhmi Dumani MA Ilir Hebovija Prof. Asoc. Përparim Kabo Prof. Asoc. Niko Pano Prof. Asoc. Nevila Rama Redaktore Prof. Asoc. Alqi Naqellari Dr. Morena Bracaj Prof. Dr. Ilia Kristo MA Zirina Llambro Prof. Dr. Orfea Dhuci Prof. Dr. Dhimitër Tole Prof. Asoc. Nevila Xhindi Dr. Holta Heba Dr. Hysen Cela Dr. Altin Hoti Dr. Fatos Ibrahimi MA Gjergj Teneqexhi MA Jona Marashi MA Besnik Leskaj Dr. Emilio Cika Dr. Edon Qesari PhD (C) Kriton Kuci U.S. policy in the Western Balkans 3 U.S. POLICY IN THE WESTERN BALKANS POLITIKA E SHBA NË BALLKANIN PERËNDIMOR 4 5 SHËNIM I REDAKSISË. y numër i revistës periodike shkencore EUROMEDITERRANEAN përmban referatat dhe diskutimet e mbajtura në sesionin plenar dhe në sesionet tematike të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Politika K e SHBA në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në datat 28-29 tetor 2019. Qëllimi i kësaj Konference ishte trajtimi shkencor i ridimensionimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme në kontekstin e një sistemi ndërkombëtar gjithmonë e më shumë dinamik nga perspektiva e teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të sigurisë.
    [Show full text]
  • Mediat E Shkruara Dhe Muslimanët Shqiptarë
    ... dhe muslimanët shqiptarë Roald A. Hysa Mediat e shkruara dhe muslimanët shqiptarë www.xhamiakokonozit.com Tiranë 2006 1 Monitorimi i mediave të shkruara... Titulli: Mediat e shkruara dhe muslimanët Autor: Roald A. Hysa Boton: www.xhamiakokonozit.com © Të drejtën e botimit e ruan vetë autori, nuk lejohet të botohet pa dijeninë e tij. Lejohet vetëm për përdorim per- sonal dhe me qëllim citimi. Për më tepër informacion mund t’i drejtoheni adresës e-mail: [email protected] 2 ... dhe muslimanët shqiptarë Paraqitja e monitorimit “Mediat e shkruara dhe muslimanët” Kohët e fundit është vënë re një shtim në rritje të interesit të shtypit të shkruar ndaj Islamit dhe muslimanëve. Këtë e pohon edhe ky monitorim që do ta ndiqni në vijim ndaj kësaj shtrese, e cila po bëhet e ndjeshme në shoqërinë e re shqiptare postdiktatoriale. Pikërisht ishte besimi i mohuar i shqiptarëve, ajo që e bën me interes këtë monitorim pas rreth 15 vjet tranzicioni. Vetëkuptohet që jo çdo gjë e pasqyruar në të përditshmet tona të shkruar nuk e pasqyron të plotë këndvështrimin musliman të gjërave, për objektet, sendet dhe temat që i interesojnë njerëzit për jetën e përditshme. Gazetarët janë munduar t’i pasqyrojnë ato sipas kuptimit të tyre, duke rënë pré edhe e mosnjohjes dhe e padijenisë, e ardhur kjo si shkak kryesor nga ndërprerja drastike 30-vjeçare e edukimit fetar në përgjithësi dhe atij musliman në veçanti. Një tjetër arsye e mosnjohjes është edhe puna rutinë, e cila bëhet pengesë për ta kuptuar si duhet problemin. Po ashtu siç mund të vërehet se ka pasur në disa raste edhe keqdashje dhe dëshirë për të ndikuar në probleme të ndryshme.
    [Show full text]