Televizoni Ora News
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Televizioni Top –Chanel Zbatimi i kritereve të Integrimit Përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, fondacioni 'Soros' ka bere publik një studim të detajuar, sesa vendi ka përmbushur detyrimet që ka marrë përsipër. Ne studim nuk perfshihen dy prioritete qe lidhen me zgjedhjet, por megjithate vihet ne dukje se pika me e dobet e Shqiperise eshte moszbatimi i kriterit politik, ku eshte bere pak ose aspak progres krahasuar me nje vit me pare. "Kjo për shkak kryesisht dhe thelbësisht të mosvlerësimit të përpjekjeve që kërkohen dhe janë të domosdoshme në ato fusha ku kërkohet dhe progresi varet nga konsensusi politik. Në krahasim me një vit më parë, ritmi i Nga 102 masat e planifikuara per t’u zbatuar gjate vitit 2011 vetem 20% jane zbatuar, 76 % e masave te parashikuara jane pjeserisht te zbatuara, ndersa per 4% puna ende nuk ka filluar. Fondacioni 'Soros'reformave është ngadalësuar. Nga 102 masat e planifikuara per t’u zbatuar gjate vitit 2011 vetem 20% jane zbatuar, 76 % e masave te parashikuara jane pjeserisht te zbatuara, ndersa per 4% puna ende nuk ka filluar", thotë Andi Dobrushi, përfaqësues i fondacionit. Por ne punen per te monituar zbatimin e 12 prioriteteve per integrimin, fondacioni nuk duket se ka gjetur bashkepunim te plote me te gjithe zinxhirin e administrates, i cili ne shume raste ka injoruar kerkesat e tyre per pergjigje. Dhe kjo ndodh kur, progres raporti hartohet duke konsultuar sistematikisht shoqerine civile, sic tha perfaqesesi i Bashkimit Europian ne Tirane. "Për të përmbledhur një informacion cilësor për këtë raport, janë dërguar 50 kërkesa për informacion dhe takime në të gjithë njësitë e linjës dhe autoritetet përkatëse. Ne kemi marrë përgjigje në 48 përqind të këtyre rasteve dhe vetëm në 34 përqind të rasteve informacioni është i plotë. Në 20 përqind të rasteve nuk kemi patur asnjë përgjigje nga institucionet", tha Dobrushi. "Vendi duhet te mobilizoje te gjitha burimet e veta, ne menyre qe te beje progres drejt Bashkimit Europian. Dhe kjo do te thote mobilizim te burimeve te qeverise, opozites, medias, akademikeve, qytetareve dhe gjithashtu edhe te shoqerise civile. Sepse shoqeria civile ka rol te vecante ne sjelljen e ekspertizes dhe te perspektivave aleternative ne ceshtjet e reformave", tha perfaqesesi i Bashkimit Europian, Clive Rumbold. Pas publikimit te raportit te Komisionit Europian, me 12 tetor, fondacioni 'Soros' do te ndermare nje seri aktivitetesh per te diskutuar hapat e metejshem per te cuar perpara reformat. Radio “Zeri i Amerikes” Fondacioni Soros: Shqipëria ka bërë vetëm 20% të detyrave ndaj BE-së Ilirian Agolli | Tiranë ......Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” publikoi sot një raport me monitorimin e 10 nga 12 detyrat që Bashkimi Europian i ngarkoi Shqipërisë para se të marrë statusin e vendit kandidat. Studimi rekomandon ndryshimin e rregullores së parlamentit, pjesëmarrjen e opozitës në parlament, nisjen e reformës zgjedhore, emërimin e Avokatit të Popullit dhe emërime të tjera në Gjykatën e Lartë. Drejtuesi i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Andi Dobrushi, tha se deri këtë muaj ka patur pak arritje në zbatimin e masave të planifikuara për të përmbushur 12 detyrat e BE-së, kjo kryesisht për shkak të mospajtimeve dhe mungesës së konsensusit politik. “Në krahasim me një vit më parë, ritmi i reformave është ngadalësuar. Nga 102 masat e planifikuara për t’u zbatuar gjatë këtij viti, janë zbatuar në fakt vetëm 20 për qind e tyre, 76 për qind e tyre janë pjesërisht të zbatuara, dhe për 4 për qind puna nuk ka filluar ende” - tha ai ai. Monitoruesit e studimit kanë vërejtur një nënvlerësim të përpjekjeve për konsensus politik, nga i cili varet suksesi i pikave kryesore të paketës europiane. “Për prioritetet një dhe dy mbi funksionimin e parlamentit, nevojiten në mënyrë urgjente më shumë përpjekje dhe më shumë masa. Rekomandohet nga grupi i punës se partitë politike dhe administrata e Kuvendit duhet të koordinojnë së bashku përditësimin e planit të ri të veprimit për vitin e ardhshëm. Rishikimi i këtij plani duhet të bëhet në formë konsensuale” - tha Adela Halo, në emër të autorëve të studimit. Zëvendësministri i integrimit, Edmond Hoxha, tha se qeveria po bashkëpunon me të gjithë faktorët politikë dhe qytetarë për të arritur maksimumin në përmbushjen e detyrave. Temë kryesore mbetet tensoniet ndërpartiake. “Siç del edhe nga ky monitorim, vendin kryesor e zë kriteri politik, i cili kërkon vëmendje më të madhe nga të gjitha palët. Besoj se shenja të dialogut politik janë dhënë dhe qeveria shqiptare do të bëjë maksimumin që ta shtyjë përpara këtë proces të dialogut deri në arritjen e një konsensusi të plotë për integrimin” - tha ai. Deputetja e Partisë Socialiste të opozitës, Ermelinda Meksi, tha se asnjë arritje nuk është shënuar në jetën parlamentare, asnjë rezultat edhe në zgjidhjen e çështjes së pronave, me të cilën lidhen kushtetuta, të drejtat njerëzore dhe investimet e ardhshme. Sipas saj, edhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit janë minimale. “Shumë pak arritje, 13 për qind, ka në njërën nga çështjet më të rëndësishme që është object debati për zhvillimin e vendit. Kjo është çështja e korrupsionit. Është vetëm 13 për qind realizimi i rekomandimit 8 të BE-së për antikorrupsionin” - tha ajo. Ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian ka marrë kritika për shkak të mungesës së mirëkuptimit politik mes partive kryesore. Shumë nga 12 pikat e Bashkimit Europian varen drejtpërdrejt nga votimi i përbashkët me 84 vota i një sërë ligjesh në parlament. Televizioni Ora News 12 rekomandimet, Soros: Politika na ngeli në klasë Kur mbeten edhe pak ditë nga vlerësimi zyrtar i Komisionit Europian fondacioni “Shoqëria e Hapur” bën bilancin e punës së Shqipërisë në raport me rekomandimet për marrjen e stautsit të kandidatit .Nga 102 detyra shtëpie vetëm 20% kanë marrën zgjidhje, ku provimi i pjekurisë, dialogu politik na kanë lënë në klasë. Për Ermelinda Meksin e cila drejton komisionin e integrimit vlerësimi me “zero” i arritjeve ku kërkohet konsensus politik i ka rrënjet tek mospërshirja e rekomandimeve të opozitës në këtë proces. Dhe në kushtet kur duket se gjithçka është e humbur për të marrë statusin e kandidatit në 12 tetor , raporti i shoqatës propozon një paketë negocimi për politikën shqiptare e cila përshin 5 pika. Gazeta Panorama Studimi, 12 prioritetet e KE janë realizuar vetëm 20% Politike e Premte, 30 Shtator 2011 Masat e qeverisë për të përmbushur 12 prioritetet e Komisionit Europian janë zbatuar vetëm 20 për qind. Në këtë përfundim del një studim i bërë nga fondacioni “Soros”, lidhur me aftësinë dhe angazhimin e qeverisë, por dhe klasës politike shqiptare për të plotësuar detyrimet e kërkuara nga Brukseli. Si shkak i kësaj prapambetjeje nga ana e politikës shqiptare, studimi shprehet qartë se “në fusha që varen nga konsensusi politik, progresi ka qenë i kufizuar ose ka ndaluar”. “Qeveria e Shqipërisë planifikoi gjithsej 102 masa për të adresuar 10 prioritetet e KE-së të monitoruara në këtë raport. Deri në shtator 2011, ka zbatuar vetëm 20% të angazhimeve të marra. 76% e masave janë zbatuar pjesërisht, për arsye se puna për to ka filluar, por nuk ka përfunduar ende, ose sepse afatet janë përcaktuar deri në fund të vitit dhe prandaj ka mbetur ende kohë për zbatimin e tyre. Në 4% të rasteve, zbatimi nuk ka filluar”, u shpreh përfaqësuesi i fondacionit “Soros”, Andi Dobrushi. Studimi paraqet një përqindje shumë të ulët të realizmit të masave të marra për përmbushjen e rekomandimeve të KE-së, përqindje që në disa prioritete është zero. Asnjë masë nuk ka plotësuar qeveria sa i përket garantimit të së drejtës së pronës, e cila është një nga prioritetet e Komisionit Europian për Shqipërinë. “Strategjia ndërsektoriale për të drejtat e pronës po ecën ngadalë”, thuhet në studimin e “Soros”. Klasa politike shqiptare duket se nuk i ka marrë seriozisht përmbushjen e këtyre prioriteteve. “Duket se ka një nënvlerësim të përpjekjeve që nevojiten në fushat ku progresi varet nga konsensusi politik, pasi janë parashikuar vetëm 5 masa për të adresuar funksionimin e Parlamentit dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe asnjë masë në lidhje me emërimin e Avokatit të Popullit dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Gjithsej 17 masa dhe zhvillime kyçe në prioritetet 1-9 lidhen ngushtë me konsensusin politik dhe prioritetet 1-3 varen tërësisht nga ai. Në fusha që varen nga konsensusi politik, progresi ka qenë i kufizuar ose ka ndaluar”, u shpreh Adela Halo, koordinatore e programit. Sipas studimit, mosgjetja e konsensusit në Parlament për votimin e ligjeve me tre të pestat ka dëmtuar dhe arritjen e prioritetit 6. “Në Prioritetin 6, mbi reformën në administratën publike, ligji i ri për Shërbimin Civil, i cili do të kërkojë një shumicë të cilësuar në Kuvend, është konsultuar në parim me aktorët kryesorë, por mbetet për t’u hartuar. Pozicioni institucional i Departamentit të Administratës Publike (DAP) nuk është adresuar. Roli i ardhshëm i Komisionit të Shërbimit Civil pas marrjes së disa prej funksioneve të tij nga Gjykata Administrative (projektligji është në pritje në Kuvend), mbetet ende për t’u sqaruar, shqetësim i ngritur gjithashtu edhe në raportin e vitit 2010 të fondacionit “Shoqëria Hapur për Shqipërinë”, thuhet në studimin e “Soros”. Rekomandimet Për rigjallërimin e axhendës së reformave dhe marrjen e statusit kandidat, fondacioni “Soros” u rekomandon grupeve politike parlamentare shqyrtimin e një Pakete Negocimi, e cila përfshin: zbatimin e duhur dhe amendimin e Rregullores së Kuvendit; pjesëmarrjen e rregullt dhe aktive të opozitës në Parlament; ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe pjesëmarrjen në këtë komision të të gjitha partive parlamentare; emërimin e Avokatit të Popullit dhe depolitizimin dhe përfundimin e procedurës për emërimet në Gjykatën e Lartë. Zbatimi i masave për 12 prioritetet Në Prioritetet 1 dhe 2 mbi funksionimin e duhur të Parlamentit në bazë të një dialogu konstruktiv dhe të qëndrueshëm, si dhe mbi miratimin e ligjeve të mbetura pezull që kërkojnë shumicë të cilësuar, nuk ka masa të zbatuara.