Raporti Vjetor 2006
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI I SHQIPERISE AVOKATI I POPULLIT R A P O R T Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar – 31 Dhjetor Viti 2006 Tiranë, 19 Shkurt 2007 Fjala e Avokatit të Popullit E nderuar Zonja Kryetare e Kuvendit te Republikes se Shqiperise Te nderuar deputete Raporti Vjetor qe kam nderin te paraqes sot para jush eshte i shtati per nga numri. Avokati i Popullit eshte derivat i ketij Kuvendi te nderuar, i cili e ka krijuar ate ligjerisht dhe institucionalisht si nje element te rendesishem ne balancen ndermjet legjislativit, gjyqesorit dhe ekzekutivit. Pervoja jone ka treguar se nuk ka rendesi se si ideja e krijimit te nje Ombudsmani behet pjese e axhendes politike. Pertej ketij momenti, e rendesishme eshte se si nje zyre e tille arrin te pershtatet ne sistemin ligjor, ne kontekstin social, administrativ dhe historik, pra se si funksionon lidhja e tij me tre pushtetet. Paraqitja para jush e ketij raporti vjetor nuk eshte thjesht vetem per te treguar se çfare kemi bere dhe si e kemi bere. Natyrisht qe edhe kete vleresim, Ju do ta beni dhe ne dhe do ta mirepresim si çdo vit me pare. Perveç kesaj, ky raport perfaqeson ne vetvete nje instrument ne duart e ketij Kuvendi per te njohur administraten publike dhe qeverisjen ne shkalle vendi, pra ne nivel qendror dhe vendor. Pavaresisht nga shqetesimet individuale te shtetasve tane qe formalizohen nepermjet ankesave dhe kerkesave prane Avokatit te Popullit, te gjitha keto se bashku kane te bejne me ato shqetesime apo probleme te vogla e te medha me te cilat ndeshet sot shoqeria dhe administrata publike shqiptare. Pjesa me e madhe e tyre shkaktohet nga keqadministrimi i detyres apo postit nga zyrtaret e te gjitha niveleve, te shfaqura qe nga mungesa e informimit, si shfaqja me e lehte, deri tek perdorimi i dhunes psiqike ose fizike, qe perben veper penale, si shfaqja me e rende e shkeljes se te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ne Shqiperi. Ka edhe ankesa apo kerkesa te ligjshme qe shkaktohen nen efektet e korrupsionit, produkt i te cilave eshte pamjaftushmeria e ekonomise per te permbushur nevojat e njerezve, pamjaftushmeria e sigurise per te garantuar qetesine e qytetareve, pamjaftushmeria e drejtesise per te dhene drejtesi apo ndeshkim aty ku ka krim. Te gjitha keto perkthehen ne nje emerues te perbashket qe quhet shtet i varfer per shkak te varferise se shtetasve. Kjo 1 eshte edhe arsyeja qe instrumentet nderkombetare dhe bota e qyteteruar drejt se ciles synojme te shkojme, nuk e trajton varferine si çeshtje meshire, por si nje plage sociale, perkeqesimi i se ciles rrezikon jo vetem ata qe e vuajne individualisht, por me shume se kaq rrezikon mireqenien dhe sigurine edhe te qytetarëve, duke rrezikuar keshtu ne thelb mirefunksionimin e shtetit. Dhe kete ne shqiptaret e kemi perjetuar ne disa raste ne menyre dramatike shekullin e fundit. Si Avokat i Popullit, pike e pare e axhendes tone ka qene, eshte e do te jete te moderojme autoritetin qeverises permes mbrojtjes se te drejtave te njeriut, ne emer te individeve dhe grupeve te individeve. Si i tille, Avokati i Popullit lipset te jete ne qender te perpjekjeve te shoqerise per te ballancuar te drejtat dhe detyrat e qytetareve ne raport me detyrimet qe ka shteti dhe instrumentet e tij ndaj tyre. Rekomandimet, propozimet apo kritikat e Avokatit te Popullit, si gjithmone, nuk behen e as duhet te konsiderohen si shfaqje opozitare, por si oponence per mireqeverisje. Qe ne fillimet e punes se Institucionit gjithmone kemi patur parasysh se sfidat e qeverisjes kane qene sfida edhe per Avokatin e Popullit. I parashikuar si institucion qe synon te permiresoje cilesine e artit te mireqeverisjes, Avokati i Popullit eshte munduar qe me veprimtarine e tij te adresoje pikerisht ato probleme madhore qe kane shqetesuar mirefunksionimin e pushtetit, duke i konsideruar zyrtaret publike si sherbetoret e radhes ne ofrimin e sherbimeve publike si dhe per rritjen e cilesise se jetes se qytetareve. Te nderuar deputete, Duke patur parasysh faktin se Shqiperia tashme ka nenshkruar aplikimin per tu pranuar ne nje te ardhme ne nje kontinent te madh, jo vetem ne kuptimin gjeografik, por mbi te gjitha politik, sikunder eshte Bashkimi Evropjan, Avokati i Popullit ka synuar te justifikoje ekzistencen e tij institucionale ne vend jo vetem si nje garant me shume per zbatimin e shtetit ligjor dhe respektimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Ne kemi synuar qe me punen tone te tregojme se Shqiperia qysh ne kete faze ka institucione te rendesishme kushtetuese qe permbushin dhe barazohen ne standarte me homologet e tyre europiane. Fakti i te qenit nen monitorim, afermendsh, askujt, aq me teper administrates shqiptare, mund te mos i pelqeje ne procesin e funksionimit te tij. Kjo, per arsye se performanca qeverisese, sado korrekte, e ndershme dhe transparente te jete, gjithmone ka perballe kerkesat ne rritje nga ana e te qeverisurve. Por ne kete menyre funksionon demokracia, prandaj edhe nuk 2 mund te cilesohet si rend i persosur, por qe rezulton te jete me i miri nga cfare ka njohur dhe pranuar shoqeria njerezore deri me sot. Ditet e fundit, ne kuader te 50 vjetorit te Traktatit te Romes dhe pergatitjes se Deklarates se Berlinit, Ombudsmani i Bashkimit Evropjan, Z. Nikiforos Diamandouros i shkruante Kancelares gjermane Zj. Angela Merkel, ne cilesine e Presidences se radhes se BE-se, qe ne Deklaraten ne fjale te behet nje shtese, ku nder te tjera te thuhet: “Promovimi i mireadministrimit meriton nje vemendje te madhe ne axhenden e fokusuar tek qytetaret. Kjo do te thote administrate e orientuar tek qytetaret, administrate e hapur dhe e pergjegjshme, administrate e fokusuar tek rezultatet”. Avokati i Popullit eshte pikerisht nje nder ata mekanizma monitorues, i cili permes ankesave te perditshme qe merr nga qytetaret, ka per detyre funksionale te trokase fort ne deren e autoritetit publik, per t’i kujtuar ketij te fundit se pavaresisht nga meritat qe e kane sjelle ne ate post apo pozicion, ne fund te fundit qellimi per te cilin e kane vendosur aty, eshte t’u sherbeje qytetareve. Dhe kete çdo zyrtar duhet ta shikoje jo si barre, por si arsye te ekzistences se tij ne ate post apo pozicion. Te nderuar deputete, Une besoj se Ju do ta konsideroni dhe perdorni kete raport, edhe si tregues te punes se Avokatit te Popullit, por edhe si nje mjet per te kontrolluar administraten tone dhe standartet mireqeverisese qe ajo ofron. Do te deshiroja gjithashtu qe ky raport te perdorej si nje manual per njohjen dhe zbatimin e praktikave me te mira mireqeverisese per te gjitha nivelet e autoriteteve dhe administrates publike ne Republiken e Shqiperise. Ju faleminderit. Avokati Popullit Tirane, 16 Shkurt 2007 Ermir DOBJANI 3 PERMBAJTJA Faqe Fjala e Avokatit të Popullit 1 Përmbajtja 4 Hyrje: Avokati i Popullit dhe parimet mbi të cilat ai 7 funksionon Prezantim i shkurtër i Raportit 11 KREU I PARE 1. Struktura, organika dhe cilësitë e personelit të zyrës së 13 Avokatit të Popullit. 2. Bashkepunimi dhe mbështetja ndërkombëtare për 17 Institucionin e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2006. 3. Buxheti i institucionit për vitin 2006. 22 4. Sfidat dhe objektivat e institucionit për vitin 2006 e në 24 vazhdim. KREU I DYTE 1. Statistika përmbledhëse e vitit 2006. 27 2. Opinione të përgjithshme për të Drejtat e Njeriut 30 në Shqipëri 3. Marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë 38 4. Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese 45 4. Marrëdhëniet e Avokatit të Popullit me publikun dhe 59 median a. Sektori i Pritjes së Popullit 62 b. Ditët e hapura – përvojë për t’u vazhduar 66 4 5. Bashkëpunimi me Organizatat Joqeveritare dhe aktivitete të 67 tjera të Institucionit të Avokatit të Popullit gjatë vitit 2006 6. Konferenca Kombëtare “Të drejta dhe dinjitet të Barabartë 70 për personat me aftësi të kufizuar”. KREU I TRETE Veprimtaria konkrete e Avokatit të Popullit për ankesat, kërkesat dhe njoftimet, të grupuara sipas institucioneve qeveritare 1. Këshilli i Ministrave (Qeveria) 80 a. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare 87 b. Grupi mbikqyres i firmave piramidale 89 c. Instituti i të përndjekurve politikë 92 d. Agjensia e kthimit dhe kompensimit të pronave 93 2. Ministria e Drejtësisë 95 a. Burgjet 97 b. Zyrat e Përmbarimit 114 c. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme 120 3. Ankesat për pushtetin gjyqësor dhe administratën 125 gjyqësore. 4. Ankesat për Prokurorinë. 136 5. Ministria e Brendshme 155 6. Ministria e Mbrojtjes 224 7. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të 231 Barabarta. 8. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe 239 Telekomunikacioneve. 9. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. 272 10. Ministria e Financave 303 11. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës 316 12. Ministria e Shëndetësisë 338 5 13. Ministria e Punëve të Jashtme 348 14. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 352 15. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave 353 16 Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së 356 Konsumatorit. 17. Ankesat për Administratën e Shërbimit Informativ Shtetëror 358 19. Veprimtaria e Nën Seksionit të të Drejtave të Fëmijëve 359 KREU I KATERT 1. E drejta e Avokatit të Popullit për rekomandime legjislative 372 Pasqyrat 1, 2, 3 374 3. Çështje të filluara me iniciativën e Avokatit të Popullit 401 (“ex officio”) Në ndjekje të rasteve të prezantuara në Raportin vjetor 2005 402 ANEKSE 1. Vlerësime dhe letra falenderimi nga qytetarët 406 2. Tabela dhe grafikët 410 6 H Y R J E Avokati i Popullit dhe parimet mbi te cilat ai funksionon Avokati i Popullit eshte nje institucion ekstra-gjyqesor, lende e pare e funksionimit te te cilit jane ankesat dhe kerkesat e qytetareve per te rivendosur te drejtat e tyre te shkelura nga administrata publike ne tere piramiden e saj.