Legjislatura XVII (2005 - 2009)
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Legjislatura XVII (2005 - 2009) MANUAL Tiranë 2007 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Legjislatura XVII (2005 - 2009) MANUAL Tiranë 2007 KUVENDI I SHQIPËRISË Legjislatura XVII (2005 - 2009) Në këtë manual do të gjeni të dhëna mbi përbërjen e organeve të Kuvendit, listën e deputetëve sipas përkatësisë partiake, sipas qarqeve dhe zonave ku janë zgjedhur, së bashku me rezultatet e zgjedhjeve, si edhe një jetëshkrim të shkurtër të çdo deputeti, shoqëruar me foto. Të dhënat biografike janë marrë nga formularët përkatës që vetë deputetët i kanë plotësuar dhe azhornuar. Shërbimi i Kërkimit Shkencor dhe Biblioteka e Kuvendit shpreson se ky botim do të vlejë si një burim i plotë për të gjithë ata që duan të kenë një informacion të detajuar mbi përbërjen e Kuvendit, organeve të tij si dhe mbi biografitë e ligjvënësve të Legjislaturës XVII. Të dhënat e manualit janë të plotësuara deri në datën 6 nëntor 2007. Kanë dhënë ndihmesë për botimin e këtij manuali: - Shërbimi i Teknologjisë së Informacionit; - Shërbimi i Komisioneve dhe Seancave Parlamentare; - Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun. Përgatiti për botim: Diana Estrefi © Kuvendi i Shqipërisë Tiranë, 2007 2 MANUAL KUVENDI I SHQIPËRISË PËRMBAJTJA Përshëndetje e Kryetares së Kuvendit ............................................................. 5 Jozefina Çoba TOPALLI - Jetëshkrimi ............................................................. 7 Roli i Kuvendit ................................................................................................. 9 Organizimi i Kuvendit ...................................................................... 9 Detyrat e Kuvendit ......................................................................... 10 Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2005 .................................................. 12 Harta e zonave elektorale .............................................................. 12 Deputetët sipas Qarqeve ............................................................... 14 Organet e Kuvendit : ..................................................................................... 17 1. Kryetari i Kuvendit ....................................................................... 17 2. Byroja e Kuvendit ....................................................................... 18 3. Sekretariatet e Kuvendit ............................................................. 18 4. Konferenca e Kryetarëve ............................................................ 19 5. Këshillat Parlamentare ............................................................... 20 6. Grupet Parlamentare .................................................................. 20 7. Komisionet e përhershme të Kuvendit ....................................... 25 Përbërja emërore e Kuvendit sipas përkatësisë partiake ............................... 30 Deputetët - Jetëshkrimi ................................................................................. 35 Fotografi ...................................................................................................... 125 Pikat e Kontaktit, Informacion ..................................................................... 127 3 MANUAL KUVENDI I SHQIPËRISË Në shtator të vitit 2005, kur mu besua detyra shumë e nderuar e Kryetares në tempullin e ligjit, e konsiderova si një përgjegjësi shumë të rëndësishme dhe si një sfidë, jo vetëm personale, por të përbashkët me të gjithë ligjvënësit e zgjedhur nga shqiptarët të cilët na dhanë privilegjin për tu shërbyer atyre. Ne, ligjvënësit shqiptarë, gjatë këtyre viteve pluralizëm kemi kuptuar gjithmonë e më shumë rëndësinë e sovranit, popullit i cili, në një sistem demokratik drejton përmes të zgjedhurve të tij, jemi rritur politikisht, kemi mësuar përmes fitoreve dhe humbjeve se përgjegjësia jonë, përveçse e madhe, është dhe duhet të jetë e monitorueshme nga zgjedhësit tanë. Plotësimi i mandatit përfaqësues është respekt ndaj votuesve dhe vetes. Viti i parë i legjislaturës së XVII shënoi një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e integrimit tonë europian; në 12 qershor të vitit 2006, nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në. Të gjithë ne, patëm privilegjin të ishim jo vetëm dëshmitarët okularë, por edhe aktorët politik të nisjes së realizimit të aspiratës europiane të shqiptarëve, që nuk i humbën kurrë shpresat, duke mbetur pasionantë pro-europianë. Veç punës intensive, të përditshme, në hartimin dhe miratimin e ligjeve, konventave dhe rezolutave, busulla jonë ka qenë e orientuar te ratifikimi i MSA-së nga vendet anëtare dhe përfarimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së. Përmes diplomacisë parlamentare kemi mundur që në një kohë të shkurtër kjo marrëveshje të ratifikohet nga shumë vende antare të BE-së, dhe kjo na bën të jemi optimistë. 5 KUVENDI I SHQIPËRISË Legjislatura XVII (2005 - 2009) Personalisht, gjithë jetën time kam qenë një avokate e një politike transparente, sepse mendoj se transparenca mbart me vete më shumë besim. Një gjë kam pasur gjithnjë të qartë: Çfarëdo që shqiptarët kërkojnë nga ne, kërkojnë që aty, ne të vëmë shpirtin. Jemi përpjekur dhe do të vazhdojmë të përpiqemi, jo vetëm ti japim publikut një informacion të kujdesshëm, të kuptueshëm, të kontrollueshëm, të plotë e të qartë, por që vendimet të merren sa më hapur të jetë e mundur, në mënyrë sa më të afërt me qytetarët. Kuvendi, nëpërmjet funksionit të përfaqësimit, do të vazhdojë të sigurojë që të gjithë të kenë një zë në menaxhimin e punëve publike. Besoj se rritja e përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë sonë varet mjaft nga informacioni dhe transparenca. Në funksion të rritjes së transparencës, Kuvendi ka edhe faqen e tij të internetit, një dritare përmes së cilës kushdo mund të informohet, në mënyrë të përditësuar, të shpejtë e të plotë mbi punimet e Kuvendit, ligjet e miratuara, aktivitetet parlamentare, mbi punën tonë të përditshme. Kuvendi është ndërtuar në bazë të parimeve të lirisë e të demokracisë, respektit të të drejtave të njeriut, shtetit ligjor, principe të njëtja këto për të gjithë shoqërinë. Është vështirë të kuptosh sesi mund të ketë një vendimmarrje demokratike pa pjesëmarrjen e publikut dhe pa kontrollin e tij. Kam bindjen se botimi i këtij Manuali, në vazhdën e shumë botimeve të tjera është i një rëndësie themelore për të promovuar të drejtën e qytetarëve për të njohur punën e Kuvendit, përkujdesin e shtetit ndaj tyre. Është koha për lidership dhe vendimmarrje që nuk kompromentohet. Është koha për besim përmes transparencës. 6 MANUAL KUVENDI I SHQIPËRISË Jozefina Çoba TOPALLI - Jetëshkrimi KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË Jozefina Çoba Topalli është gruaja e parë Kryeparlamentare në gjithë historinë parlamentare në vend dhe e gjashta Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në historinë parlamentare pluraliste, që nga viti 1991. Ajo e mori detyrën në muajin shtator 2005, ndërsa në dy legjislatura paraardhëse radhazi (1997-2001, 2001-2005) ishte në postin e Nënkryetares së Kuvendit. E lindur në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete; në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master Administrim publik në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu është diplomuar për master në Studime europiane. Jozefina Çoba Topalli është njohëse mjaft e mirë e gjuhëve angleze, italiane, frënge dhe ruse. Në vitet 1992-1995 ajo punoi në Dhomën e Tregtisë në qytetin e Shkodrës dhe në vitet 1995- 1996 ishte kancelare dhe pedagoge në Universitetin Luigj Gurakuqi. Viti 1996 shënon fillimet e karrierës së saj politike. Si kandidate e Partisë Demokratike, bashkëqytetarët e saj e zgjodhën përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për katër legjislatura radhazi, ndërsa strukturat e Partisë Demokratike, në vitin 1997, e zgjedhin atë Nënkryetare të kësaj partie, detyrë të cilën e mban në vijimësi. Gjatë gjithë veprimtarisë së saj si drejtuese e lartë e Kuvendit dhe përfaqësuese e lartë e Partisë Demokratike, gjithashtu edhe si anëtare e Këshillit të Europës, që nga viti 2002, Jozefina Çoba Topalli është angazhuar maksimalisht në ecurinë e reformave në vend për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Si anëtare e Komitetit të Punëve Sociale, Shëndetit dhe Familjes dhe si Zëvendëspresidente e Komitetit të Fëmijëve, ajo vazhdon të japë një kontribut të vyer në çështjen e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve, në reduktimin e varfërisë, në luftën kundër punës së të miturve, si dhe në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Si një ndër figurat më në zë të parlamentarizmit dhe të politikës shqiptare, ajo është në krye të nismave për reforma në rrugën e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Ndër veprimtaritë jashtë vendit, gjatë viteve 2004-2005, janë: pjesëmarrja në grupin e monitoruesve të KE-së në zgjedhjet në Ukrainë; pjesëmarrja në grupin monitorues NDI/ Qendra Karter për zgjedhjet në Palestinë. Në shtator të vitit 2005, në betimin e saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Çoba Topalli, ndër të tjera, theksoi vullnetin e saj të palëkundur për të qenë edhe avokate e opozitës. Kryetarja e Kuvendit mbetet një mbrojtëse e vendosur e Objektivave për Zhvillimin e Mijëvjeçarit, si në nivel rajonal, ashtu edhe kombëtar, në dobi të zhvillimit njerëzor. Ajo mbështet fort idenë e përfshirjes së sektorit privat, si një partner dinamik në zhvillimin e vendit. Jozefina Çoba Topalli shquhet për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin aktiv me shoqërinë civile e veçanërisht me median, ku çmohet për kontributin e saj