Arti Kishtar-Pm-1
ANDREA LLUKANI ARTI KISHTAR NË SHQIPËRI (Sipas mbishkrimeve të kishave) Botimet “Trifon Xhagjika” Tiranë, 2014 1 Këtë libër ia kushtoj teologut Theofan Popa Redaktor: Shpëtim Sala 2 PARATHËNIE ibri “Arti kishtar në Shqipëri” bën fjalë për kishat monument kulture duke u mbështetur tek mishkrimet si të vetmet Ldëshmi autentike, të cilat dëshmojnë për kulturën dhe traditën e popullit shqiptar në shekuj. Ky libër nuk është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it, por një përpjekje vetjake e autorit për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të kishave dhe manastireve ortodokse, të cilat kanë qenë vatër e kultivimit të kulturës dhe të traditës sonë kombëtare. Manastiret kanë qenë qendra të mëdha shpirtërore me karakter social. Nëpër manastire ka pasur njerëz të ditur dhe me kulturë. Si qendra të adhurimit kristian, të përhapjes së kulturës bizantine gjatë sundimit osman, manastiret kanë luajtur rol të madh shoqëror për popullsinë vendase. Nëpër manastire ka pasur shkolla djemsh ose vajzash, të cilat funksiononin me shpenzimet e manastirit. Gjithashtu shumë manastire të tjera sponsorizonin shkollat e krahinës. Në disa manastire ka pasur punishte, të cilat zbukuronin kodikët, qepnin veshjet e shenjta, gdhendnin ikonostasët etj. Manastire të tjerë kanë botuar libra të ndryshëm fetarë, kanë pasur biblioteka të pasura, ose kanë organizuar konferenca. Qendrat monakale kanë zhvilluar aktivitete bamirësie, duke ndihmuar njerëzit në nevojë etj. Në disa manastire ka pasur qendra shëndetësore dhe jetimore. Gjithashtu nëpër manastire është kultivuar arti i pikturimit të ikonave dhe muzika bizantine. 3 Nëpër kishat e manastireve gjenden mjaft objekte të shenjta me argjend si për shembull: kapakë ungjijsh, potirë të shenjtë, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, temjanica, kuti për mbajtjen e lipsanëve të shenjtorëve, artoforë, kolimvithra pagëzimi, etj.
[Show full text]