Veprimtaria E Institucionit Të Prefektit Të Qarkut Gjirokastër
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Parimet e organizimit dhe funksionimit të Institucionit të Prefektit bazohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. VEPRIMTARIA E INSTITUCIONIT 107/2016 TË“Për PREFEKTIT Prefektin TË QARKUT e Qarkut ”, në GJIROKASTËR legjislacionin shqiptar në fuqi dhe në akte ligjore dhe nënligjoreJanar 2019 të Këshillit të Ministrave, të cilat ndihmojnë në veprimtarinë e tij mbikqyrëse, kontrolluese dhe bashkërenduese në veprimtarinë e degëve territoriale e institucioneve të tjera shtetërore si dhe veprimtarinë e tyre me organet e njësive të Vetëqeverisjes Vendore, duke pasqyruar parimet themelore të qeverisjes vendore. Prefekti i Qarkut 1 Gjirokastër në mbështetje të misionit dhe rolit që ka në rajon, ka si objekt REPUBLIKA E SHQIPËRISË PREFEKTI I QARKUT GJIROKASTËR VEPRIMTARIA E INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT GJIROKASTËR 2019 Janar 2019 2 PËRMBAJTJA Faqja I. Hyrje e Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër 3 II. Organika e Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër 4 III. Administrata e Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër 5 IV. Aktivitetet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër 11 V. Fjalimet Përshëndetëse të Prefektit të Qarkut Gjirokastër 105 Hyrje Institucioni i Prefektit të Qarkut Gjirokastër është organi përfaqësues i Këshillit të Ministrave në njësinë administrativo-territoriale Qarku Gjirokastër, sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” . Institucioni i Prefektit të Qarkut Gjirokastër, me seli në qytetin Gjirokastër është krijuar në bazë të VKM nr.373, datë 26.03.1993 dhe funksionon në përputhje me ligjin nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”. Në Prefekturën e qarkut Gjirokastër përfshihen shtatë bashki: Bashkia Gjirokastër, Bashkia Dropull, Bashkia Libohovë, Bashkia Tepelenë, Bashkia Memaliaj, Bashkia Përmet dhe Bashkia Këlcyrë. Brenda juridiksionit të institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër funksionojnë shtatë bashki, si niveli i parë i Vetëqeverisjes Vendore dhe Këshilli i Qarkut si niveli i dytë i Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Parimet e organizimit dhe funksionimit të Institucionit të Prefektit bazohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut ”, në legjislacionin shqiptar në fuqi dhe në akte ligjore dhe nënligjore të Këshillit të Ministrave, të cilat ndihmojnë në veprimtarinë e tij mbikqyrëse, kontrolluese dhe bashkërenduese në veprimtarinë e degëve territoriale e institucioneve të tjera shtetërore si dhe veprimtarinë e tyre me organet e njësive të Vetëqeverisjes Vendore, duke pasqyruar parimet themelore të qeverisjes vendore. Prefekti i Qarkut Gjirokastër në mbështetje të misionit dhe rolit që ka në rajon, ka si objekt pune verifikimin administrativo-ligjor të akteve të organeve të Vetëqeverisjes Vendore, kontrollin ligjor, monitorimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së degëve territoriale, institucioneve shtetërore në nivel vendor, midis tyre edhe me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore të rajonit si dhe përgjigjet para Këshillit të Ministrave për detyrat që i janë ngarkuar dhe për zbatimin e politikës qeveritare në qarkun e Gjirokastrës. Në institucionin e Prefektit të qarkut, për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e përgjegjësive e të detyrave, Prefekti ka aparatin e tij administrativ. Struktura dhe numri organik i punonjësve të institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, miratohet me Urdhër të Kryeministrit “ Për miratimin e strukturës dhe organikës së administratës së Prefektit të Qarkut Gjirokastër”. 3 ORGANIKA E ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT TË QARKUT GJIROKASTËR I. PREFEKTI II. SEKRETARI I PËRGJITHSHËM III. NËNPREFEKTI (2) IV. SEKTORI JURIDIK V. SEKTORI I MONITORIMIT TË KOMPETENCAVE VENDORE DHE FUNKSIONEVE TË DELEGUARA VI. SEKTORI I ZHVILLIMIT URBAN VII. SEKTORI I PLANIFIKIMIT, PËRBALLIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE DHE KRIZAVE VIII. SEKTORI I FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE Fig. 1. Struktura e Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër Bazuar në VKM-në nr. 1269, datë 17.09.2008 “ Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore, të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore ” i ndryshuar, në varësi të Prefektit të qarkut Gjirokastër deri më 31 dhjetor 2018 ka funksionuar Drejtoria e Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Kjo drejtori rregullonte veprimtarinë e saj bazuar në VKM-në nr. 1269, datë 17.09.2008, të ndyshuar dhe i përgjigjej rregullores së brendshme të institucionit të Prefektit. 4 ADMINISTRATA E INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT GJIROKASTËR PREFEKT Z. ASTRIT ALIAJ SEKRETAR ZNJ. ROMINA HASKA NËNPREFEKT NËNPREFEKT Z. AVNI LALA Z. EDVIN TUCI SEKRETAR I PËRGJITHSHËM Z. ARIAN KORKUTI 5 SEKTORI JURIDIK PËRGJEGJËS SEKTORI SPECIALIST JURIST ZNJ. SILVANA SHEHU Z. EDMOND GJOKA SEKTORI I ZHVILLIMIT URBAN PËRGJEGJËS SEKTORI SPECIALIST PËR Z. VASIL SHUNDRI MBROJTJEN E MJEDISIT ZNJ. EDLIRA SHEHU 6 SEKTORI I MONITORIMIT TË KOMPETENCAVE VENDORE DHE FUNKSIONEVE TË DELEGUARA PËRGJEGJËS SEKTORI SPECIALIST PËR SPECIALIST PËR SPECIALIST PËR KOORDINIM SHËRBIMET PUBLIKE SIGURINË PUBLIKE DHE Z. ERION XHAXHIU ZHVILLIMIN SHËRBIMIN ZJARRFIKËS Z. GENTIAN KOTONI ZNJ. ARJETA PAÇELI ZNJ. NERTILA MENI SPECIALIST PËR SPECIALIST PËR ARSIMIN, TURIZMIN, FUNKSIONET E SHËNDETËSINË DELEGUARA ZNJ. BEJRE KURRA ZNJ. AFISA BRAHIMI 7 SEKTORI I PLANIFIKIMIT, PËRBALLIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE DHE KRIZAVE PËRGJEGJËS SEKTORI SPECIALIST I SPECIALIST I EMERGJENCAVE CIVILE EMERGJENCAVE CIVILE Z. THOMA KOTE DHE KRIZAVE DHE KRIZAVE Z. MUHARREM GUÇE Z. FADIL GUCI KOMISIONI VENDOR I VLERËSIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË DREJTOR SPECIALIST JURIST TEKNIK TOPOGRAF ZNJ. ZILIHA DANAJ Z. MIKEL LATIFI Z. SHEFQET ALIKAJ 8 PËRGJEGJËS SEKTORI SPECIALIST FINANCE SPECIALIST PËR BURIMET SPECIALIST ARKIVË- NJERËZORE DHE Z. KLODIAN KORE Z. NIKOLLA KONOMI MARRËDHËNIET ME PROTOKOLL PUBLIKUN ZNJ. EVIOLA LAPA ZNJ. VASILIKA PAPA SEKTORI I FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE SHOFER SANITARE Z. LEFTER TARE ZNJ. NEZAQET KOÇI 9 ZYRAT E GJENDJES CIVILE SPECIALIST I GJENDJES SPECIALIST I GJENDJES SPECIALIST I GJENDJES CIVILE GJIROKASTËR CIVILE TEPELENË CIVILE PËRMET ZNJ. PAVLINA KORBECI Z. LAERT RAMA ZNJ. PRANVERA LAPAJ 10 AKTIVITETET E INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT GJIROKASTËR 04.01.2019 Sipas parashikimeve të IGJEUM për shkak të temperaturave të ulëta ( dt. 04. -5 -1; dt. 05. -9 - 3; dt. 06 -7 -1; dt 07. -7 -2), me pasojë ngrica dhe rreshje dëbore, qarku i Gjirokastrës është përballur me situata të pazakonta sidomos për qarkullimin e mjeteve, lëvizjen e qytetarëve, furnizimin me ujë, ngrohjen dhe problematika të tjera. Duke marrë shkas nga parashikimet, institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër, në rolin e drejtuesit të Shtabit të Emergjencave Civile dhe Krizave, i është drejtuar të gjithë banorëve të qarkut që të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit me mjete dhe të raportojnë çdo rast emergjent të mundshëm në numrin 129 të Drejtorisë Vendore të Policisë, në numrin 128 të sektorit të Zjarrfikëses dhe pranë sektorëve të emergjencave civile në bashkitë dhe njësitë administrative të qarkut. Institucioni i Prefektit të qarkut ka qënë disponibël për çdo problematikë apo shqetësim të mundshëm të krijuar përgjatë atyre ditëve të pazakonta. 07.01.2019 Qarku i Gjirokastrës ka qënë i përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, me rreshje dëbore, ngrica dhe temperatura të ulëta. Si rrjedhojë e kësaj situate institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër në rolin e kryetarit të Shtabit të Emergjencave Civile dhe Krizave, ka marrë të gjitha masat dhe ka koordinuar veprimet me njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut dhe institucionet shtetërore për kalimin pa problem të situatave me të cilat është përballur qarku jonë gjatë ditëve te fundit. Situata në qarkun e Gjirokastrës është paraqitur si më poshtë: Në bashkinë Libohovë në Nj. Ad. Zagorie nuk ka patur vështirësi të qarkullimit të automjeteve por për disa pjesë qarkullimi është bërë me zinxhirë. Në bashkinë Dropull nuk janë paraqitur probleme. Në bashkinë Gjirokastër në Nj. Ad. Cepo rruga Taroninë – Fushëbardhë kalimi është bërë vetëm me zinxhirë. Në Nj. Ad. Picar rruga Kolonjë - Golem një pjesë ka qënë e kalueshme me zinxhirë. Në bashkinë Memaliaj nuk ka patur probleme në qarkullim. Në bashkinë Tepelenë, në Nj. Ad. Kurvelesh kalimi i mjeteve është bërë me zinxhirë. Rrugët nacionale kanë patur një qarkullim normal me përjashtim të aksit Erind - Çajup, i cili në disa pjesë është bërë i kalueshëm me zinxhirë. Në bashkinë Përmet në Nj. Ad. Frashër (Mican, Vercisht, Zavalan, Ogren) qarkullimi i mjeteve është bërë me vështirësi (me zinxhirë) për shkak të ngricave në rrugë. Në bashkinë Këlcyrë ka patur vështirësi në qarkullim në zonën e Maleshovës (Malëshovë, Limar, Leskaj). 11 Është bërë me dije se për 24 orët e ardhshme do të ketë një mot të qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Të gjithë banorët e qarkut duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit me mjete dhe në levizjet e tyre të përditshme. 08.01.2019 Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka inspektuar nga afër disa nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut për të parë gjendjen e kushteve për ngrohjen në klasa dhe ambjentet përreth. Në shkollën 9-vjeçare “Së bashku” në lagjen “Zinxhira” të qytetit të Gjirokastrës, klasat kanë qënë të pajisura me ngrohje (soba me dru) të cilat punonin me kapacitet të plotë. Në Njësinë Administrative Lazarat, në shkollën fillore “Baba Rexhepi” dhe shkollën e mesme “Muhamet Gjollesha”