Kdu 811.18(06)(05) 821.18(06)(05) 008(=18)(05)
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
KDU 811.18(06)(05) 821.18(06)(05) 008(=18)(05) FAKULTETI I FILOLOGJISË – PRISHTINË FACULTY OF PHILOLOGY – PRISTINA FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI – TIRANË FACULTY OF HISTORY-PHILOLOGY – TIRANA SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE ________________________________________________________ INTERNATIONAL SEMINAR FOR ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE REVISTË / JOURNAL 38 ISSN 2521-3687 VËLLIMI / VOLUME 1 PRISHTINË, 38/2019 Kryeredaktor/Editor in Chief: Shkumbin Munishi Redaksia/Editorial Board: Shkumbin Munishi (Prishtinë), Bardh Rugova (Prishtinë), Osman Gashi (Prishtinë), Muhamet Hamiti (Prishtinë), Blerta Ismajli (Prishtinë), Haki Hysenaj (Prishtinë), Shpëtim Elezi (Prishtinë), Rrahman Paçarizi (Prishtinë), Sali Bashota (Prishtinë), Albulena Blakaj-Gashi (Prishtinë), Lindita Tahiri (Prishtinë), Abdulla Rexhepi (Prishtinë), Muhamet Jahiri (Prishtinë), Evalda Paci (Tiranë), Erenestina Halili (Tiranë), Dhurata Shehri (Tiranë), Lili Sula (Tiranë), Viola Isufaj (Tiranë), Mimoza Kore (Tiranë), Idriz Metani (Tiranë), Linda Mëniku (Tiranë), Lindita Latifi (Tiranë), Flora Koleci (Tiranë), Kastriot Gjika (Tiranë), Julie Kolgjini (New York), Maria S. Morozova (Shën Peterburg). 2 | Seminari 38 PËRMBAJTJA LIGJËRATA ................................................................................................... 7 Bardh RUGOVA E ARDHMJA NË BAST – FUTURI I SHQIPES .................................... 9 Aleksandra DUGUSHINA, Maria MOROZOVA, Aleksandër NOVIK RINGJALLJA E ETNICITETIT NË KOHËN DIGJITALE: DIASPORA E SHQIPTARËVE NË UKRAINË .................................. 47 Evalda PACI NJË TRADITË GJURMIMESH ALBANOLOGJIKE MBI HISTORINË E JETËS DHE TË BËMAVE TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT ............................................................. 63 TRYEZA ........................................................................................................ 99 Anton Nikë BERISHA RRETH VEPRËS “KËNGËTORJA ARBËRESHE” TË FRANÇESK ANTON SANTORIT ................................................................................ 101 Don Lush GJERGJI IMZOT PJETËR BOGDANI, NJERI I ZOTIT DHE POPULLIT (1625 – 1689 (PROFILI SHPIRTËROR DHE KULTUROR) ........... 129 Evalda PACI CUNEUS PROPHETARUM (1685), NJË VEPËR MADHORE NË SHËRBIM TË DIJES DHE ATDHETARISË ..................................... 143 GJUHËSI / LINGUISTICS .................................................................. 158 Anila KANANAJ, Shezai RROKAJ PËR HARTIMIN E NJË FJALORI TË GJUHËS SHQIPE TË ILUSTRUAR PËR FËMIJË ...................................................................... 160 3 | Seminari 38 Delina BINAJ PËRSHKRIMI I STRUKTURAVE GJUHËSORE TË GJINIZUARA SI SFIDË PËR REFLEKTIMIN E NDËRTIMIT TË IDENTITETEVE GJINORE NË GJUHËN SHQIPE ...................... 178 Elsa SKËNDERI RAKIPLLARI TRI METAFORA KONCEPTUALE NË LIGJËRIMIN POLITIK NË SHQIPËRI ............................................................................................ 194 Hysnie HAXHILLARI (HYSKA) VËSHTRIM GJENERATIVIST I KLASËS SË PËREMRAVE NË GJUHËN SHQIPE ..................................................................................... 220 Julie KOLGJINI ZHVENDOSJA E TRAJEKTORES SË STIGMËS: DUKURIA SHIBBOLETH NË SHQIPEN BASHKËKOHORE ......................... 236 Marek MAJER PARAHISTORIA INDOEVROPIANE E FJALËS SHQIPE PËR ‘MOTRËN’ ................................................................................................... 252 Rozana RUSHITI STRUKTURA E SHQIPES AKTUALE NË STILIN E LETËRSISË ARTISTIKE (VEPRA ORIGJINALE E I. KADARESË DHE PËRKTHIMI NË ITALISHTE) .............................................................. 267 TRYEZA E DOKTORANTËVE ......................................................... 283 Agnesa HASIMJA KOMPETENCA GRAMATIKORE E NXËNËSVE TË KLASAVE XII NË PRISHTINË .................................................................................. 285 Anila SHORRI A JANË NJËSI TË VEҪANTA LEKSIKORE FOLJET VETVETORE NË GJUHËN SHQIPE? ............................................... 307 4 | Seminari 38 Behar HOXHAJ LËVIZJET SEMANTIKE GJATË PROCESIT TË SHNDËRRIMIT TË PARAFJALËS PËR NË PARASHTESË ........................................ 311 Edona JAHIU NDIKIMI I GJINISË NË GJUHË TEK ADOLESHENTËT NË PRISHTINË ................................................................................................. 324 Entela MAZE (KORE) TIPARE TË PËRBASHKËTA ARKAIKE MES ҪAMËRISHTES DHE AUTORËVE TË VJETËR ............................................................ 342 Hana RADONIQI VLERA DALLUESE DHE KONTRASTIVE E THEKSIT NË GJUHËN SHQIPE ..................................................................................... 352 Labinot KRASNIQI FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE NË SHQIPE ME PRAPASHTESAT ME BURIM TURK -LLARË / -LERË ................ 367 Majlinda BUSHAJ DISA VEÇORI TË NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE NË KRAHINËN E POSTRIBËS ............................................................................................. 382 Mjellma ZHARA BILINGUALIZMI SHQIP–TURQISHT NË QYTETIN E PRIZRENIT................................................................................................. 414 Senad NEZIRI VARIANTET AKTUALE TË SHQIPES NË PRIZREN E RRETHINË ................................................................................................. 426 Shemsi HAZIRI DALLIMET TERMINOLOGJIKE NË LIGJIN E TRAFIKUT RRUGOR (KOSOVË) DHE NË KODIN RRUGOR (SHQIPËRI) ....................................................................................................................... .436 5 | Seminari 38 Sheqere TABAKU KUNDRINOR I ZHDREJTË ME PARAFJALË APO RRETHANOR? TRAJTIMI GJENERATIVIST I TYRE ................................................. 448 Zana PREKAZI GJYMTYRËT E VEÇUARA, FJALITË E NDËRMJETME DHE FJALITË E NDËRKALLURA TË SHQIPES – TRI KATEGORI, NJË FUNKSION ........................................................................................ 458 Zeqije XHAFҪE LEKSIKALIZIMI I NGJYRAVE NË GJUHËN SHQIPE: HUAZIMET DHE SINONIMET ........................................................... 468 6 | Seminari 38 LIGJËRATA 7 | Seminari 38 8 | Seminari 38 KDU 811.18’36 Bardh RUGOVA E ARDHMJA NË BAST – FUTURI I SHQIPES 1. Çështje konsensusi Çështja e së ardhmes në gjuhën shqipe, në gramatikat me orientim tradicional1, është thuajse konsensuale. E ardhmja është e përfshirë në mënyrën dëftore: e ardhmja (do të punoj), e ardhmja e përparme (do të kem punuar), e ardhmja e së shkuarës (do të punoja), e ardhmja e përparme e së shkuarës (do të kisha punuar) (Domi 1995: 316-318; Jashari, Çitaku 2009: 123; Dhrimo et al 1989: 209; Newmark et al 1982: 50 – 51; Demiraj 1980: 283). Disa gramatika e thjeshtojnë në vetëm dy: të ardhmen dhe të ardhmen e përparme (future perfect). (Camaj 152 – 153; Beci 2001: 115; Friedman 2003: 49; Douchet 1995: 257; Mulaku, Kelmendi 1988: 150; Demiraj 1971: 156-157). Gramatikat tradicionale (Domi 1995: 273) të ardhmen e përkufizojnë ose si një kohë foljore që shënon “një veprim që pritet të kryhet pas çastit të ligjërimit”, ose (Camaj 1984: 152) si një kohë foljore që indikon një veprim që shfaqet (arising v.j.) pas çastit të ligjërimit. Sami Frashëri në “Shkronjëtore e gjuhësë shqip” (1886) e përdor fjalën e pritmja, në vend të e ardhmja. Këto klasifikime dhe përkufizime ndërtohen nga bindja që del qysh nga antikiteti se kohë themelore të foljes janë: e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja (Domi 1995: 273) dhe se koha shpjegohet (si edhe në shumë gjuhë të tjera) përmes një boshti kohor dydimensional. 1 Për ndonjë përjashtim, si Buchholz e Fiedler (1987), Breu (2009, 2010) do të diskutojmë më pas, ndonëse nuk ndryshojnë thelbësisht. C A O B Fig. 1. Metafora tradicionale e kohësisë Metafora më e zakonshme e rrjedhës së kohës në studimet tradicionale është boshti dydimensional me një drejtëz dhe një pikë të veçuar imagjinare brenda saj (O po e zëmë) që shënon çastin e ligjërimit. Ajo pikë (O) e çastit të ligjërimit e përfaqëson të tashmen, gjithçka para saj e përfaqëson të shkuarën dhe gjithçka pas saj e përfaqëson të ardhmen. Tutje në bosht ka pika si A ose C (në të shkuarën) apo B (në të ardhmen) si pika referimi, ndaj të cilave një veprim është edhe më i hershëm ose më i ardhshëm. Përmes analizës kritike të diskursit do të mund të vërenim se kjo metaforë mbështetet në mendësinë se e ardhmja është e shkruar, pra se një veprim kryhet në të ardhmen, siç kryhet në të tashmen dhe të shkuarën. Kjo metaforë na e shfaq të ardhmen si një entitet, ku ne e dimë kryerjen e veprimit, aq sa e dimë në të tashmen apo në të shkuarën. Natyrisht, pa dashur të merremi me mendësi të tilla, do të mund të themi se e ardhmja, si veprim i këtillë i përket vetëm të së shkuarës. Para pikës O mund të jetë një pikë tjetër C, pas të cilës (por gjithsesi para O-së) është kryer një veprim (A) dhe në atë rast kemi një veprim që përbën të ardhme në raport me pikën C (e që është e shkuar në raport me pikën O, çastin e ligjërimit). Mirëpo, a ka një B diku, një veprim në të ardhmen? Për këtë do të argumentojmë së shpejti brenda këtij teksti. Sidoqoftë, edhe përtej këndvështrimeve tradicionale, ndarja: e tashme, e shkuar, e ardhme është propozuar shpeshherë në studime të rëndësishme linguistike. Siç kemi raportuar dhe më parë (Rugova 2009: 181-182), kjo është trajtuar edhe nga autorë që e kanë parë kohën përtej fjalisë. Egon Werlich (1983: 143), së këndejmi, mendon se koha është një njësi e këndvështrimit që ndikon në zgjedhjet e emetueses varësisht nga ajo se si emetuesja i kundron dukuritë në raport me çastin e orientimit përgjatë kontinuumit 10 | Seminari 38 kohor. Mbi këtë përkufizim, Werlich