HAPËSIRA MOSPËRPUTHJESH Etnografi Hapësire Dhe Vendi Në Fshatin Dhërmi/Drimades, Shqipëria E Jugut Nataša Gregorič Bon B
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
HAPËSIRA MOSPËRPUTHJESH Etnografi hapësire dhe vendi në fshatin Dhërmi/Drimades, Shqipëria e Jugut Nataša Gregorič Bon Botimet Morava NGB_textbook_print_prelom.indd 1 9. 09. 15 11.27 Nataša Gregorič Bon Hapësira mospërputhjesh Etnografi hapësire dhe vendi në fshatin Dhërmi/Drimades, Shqipëria e Jugut Recensuese Ingrid Slavec Gradišnik Jasna Čapo Žmegač Përktheu Anila Zaimi Përkujdesja grafike Mojca Repič Veber Shtëpia Botuese Morava Për botuesin Kryeradaktori Shtypur nga Morava Tirazhi 200 Botimi i librit është mbështetur nga Agjencia Publike për Veprimtari Shkencore e Republikës së Sllovenisë Fotografia në ballinë: Fshati Dhërmi/Drimades (foto: Daniela Vávrová) GREGORIČ BON, Nataša, Hapësira mospërputhjesh. Etnografi hapësire dhe vendi në fshatin Dhërmi/Drimades, Shqipëria e Jugut / Nataša Gregorič Bon. Tiranë: Shtëpia Botuese Morava. ISBN: 978-9928-169-84-6 2 NGB_textbook_print_prelom.indd 2 9. 09. 15 11.27 NATAŠA GREGORIČ BON HAPËSIRA MOSPËRPUTHJESH ETNOGRAFI HAPËSIRE DHE VENDI NË FSHATIN DHËRMI/DRIMADES, SHQIPËRIA E JUGUT Tiranë 2015 3 NGB_textbook_print_prelom.indd 3 9. 09. 15 11.27 Në kujtim të Thoma Kumit dhe Niko Belit 4 NGB_textbook_print_prelom.indd 4 9. 09. 15 11.27 TREGUESI I LËNDËS FALËNDERIME ................................................................................................................6 PARA LEXIMIT... .............................................................................................................9 HYRJE ................................................................................................................................21 1. FSHATI DHE NJERËZIT E TIJ ..................................................................................37 2. HISTORI MOSPËRPUTHJESH ...............................................................................92 3. DETI DHE MALET ..................................................................................................156 4. BISEDIME PËR MBETURINAT .............................................................................179 PËRFUNDIM ................................................................................................................203 SHTOJCA .....................................................................................................................212 BIBLIOGRAFIA ............................................................................................................214 5 NGB_textbook_print_prelom.indd 5 9. 09. 15 11.27 FALËNDERIME Libri lindi me ndihmën e shumë njerëzve dhe institucioneve me të cilat pata rastin të bashkëpunoja gjatë viteve të realizimit të tij. Është kënaqësi për mua t’u shpreh atyre në këto faqe mirënjohjen time për ndihmën, komentet dhe këshillat e dhëna me shumë zemërgjerësi, dhe së fundi për pyetjet dhe sugjerimet kuptimplote për gjurmime të mëtejshme. Meritat më të madha i kanë fshatarët e Dhërmiut/Drimadesit, që më hapën dyert e jetës së tyre të përditshme, më ofruan ndihmë të gjithanshme dhe miqësi. Ia vlen të përmenden në mënyrë të veçantë banorët e lagjes qendrore të fshatit që gjetën kohë të bisedonin dhe të ndanin me mua shumë histori të jetës së tyre, duke më krijuar një ndjenjë familjariteti dhe duke më bërë të ndihem si në shtëpi. Le të përmend këtu familjen e tashmë të ndjerit Thoma Kumi që më priti ngrohtësisht në mesin e saj që në ditët e para të punës në terren në fshat. Falënderoj bashkëshorten e tij Anthula për mësimin e greqishtes në orët e mbrëmjes. Gjithashtu i jam mirënjohëse tashmë të ndjerit Niko Beli dhe bashkëshortes së tij Bula për kujdesin e tyre prindëror. Falënderoj dhe pjesëtarët e tjerë të soia/fisit Belej, veçanërisht Amalinë, sot e martuar Konomi, që më prezantoi me shumë të afërm të saj që jetojnë ende në fshat dhe më tregoi shumicën e kishave dhe kapelave në fshat. Enea Kumit i jam shumë mirënjohëse për ndihmën që më dha me përkthimet dhe për durimin e treguar në përgjigjet e pyetjeve të mia të pafundme. Falënderime edhe familjes së Ciko Iliadit, Marko Gjikopulit, Cica Tores dhe Hektoras Belit, Elsës dhe Lefter Kumit, Foto dhe Katerina Bixhilit, Kozma Papasavit, Petro Dhimës, Katina Çulës, Doksijes dhe vajzave të saja, Athinës, familjes Lavdoshi si dhe shumë të tjerëve emrat e të cilëve këtu nuk përmenden. Falënderoj edhe fshatarët e Palasës ku kreva një pjesë të kërkimeve në terren. Veçanërisht soi/fiseve Verei, Niklei, Milei dhe Babei për mirësjelljen e tyre dhe për bisedat. Falënderime të sinqerta Juliana Verit për ndihmën dhe durimin e saj në përkthimin e dialekteve lokale si dhe për mësimin e tyre. Me ndihmën e Julianës kapërceva shumë vështirësi, sidomos në fillim të kërkimeve në terren. Së bashku me motrat dhe babanë më mirëpritën shumë herë në shtëpinë e saj në Vlorë dhe Palasë. I jam mirënjohëse edhe Nevila Koçollari Furxhiut dhe bashkëshortit të saj Taqi 6 NGB_textbook_print_prelom.indd 6 9. 09. 15 11.27 FALËNDERIME Furxhiut që më prezantuan fshatin dhe zonën përreth dhe më ofruan ndihmë të gjithanshme, sa herë që pata nevojë. Edhe pse shumë histori dhe falënderime nuk u përmendën, shpresoj se shumë njerëz mikpritës do ta njohin veten e tyre në këtë tekst si dhe mirënjohjen time për ta. Faleminderit shumë/Euharisto para poli! Kërkimet trembëdhjetëmujore në terren në fshatrat Dhërmi/Drimades dhe Palasë u realizuan mes viteve 2004 dhe 2005 në kuadrin e trajnimit të studiuesve të rinj për doktoraturën dhe u mbështet financiarisht nga Agjencia për Veprimtari Kërkuese dhe Ministria e Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Teknologjisë. Monografia mbështetet në ripërpunimin e tezës së doktoraturës që e kam shkruar nën drejtimin e Borut Telban- it dhe Duška Knezević Hočevar-it të Universitetit në Nova Gorica dhe Sarah Green-it nga Universiteti i Manchester-it. Të tre më drejtuan me kujdes gjatë shkrimit të saj. Faleminderit Sarës për të gjitha komentet dhe këshillat mbi raportet që i dërgoja çdo muaj me postë elektronike gjatë kohës së punës në terren. Me qasjen e saj pedagogjike ka bërë gjithmonë komente konstruktive dhe pyetje domethënëse rreth projekt- idesë së doktoraturës. Vërejtjet dhe kritikat e mprehta të Borut-it më kanë ndihmuar për përsosjen e argumentimit. Duška ka ditur t’i dëgjojë me vëmendje mendimet e mia, nganjëherë të pa rregulluara, duke i sistemuar ato me mjeshtëri në kontekstin e duhur dhe duke më ndihmuar të gjej thelbin e tyre. I falënderoj të tre udhëheqësit shkencorë të tezës së doktoraturës për ndihmën e tyre të pakursyer dhe altruiste, kritikat dhe komentet me vlerë. Përkthimi i librit është mbështetur financiarisht nga Agjencia Publike për Veprimtari Shkencore e Republikës së Sllovenisë së cilës i jam shumë mirënjohëse. Falënderime të përzemërta edhe Anila Zaimit për përkthimin mjeshtëror dhe sugjerimet domethënëse dhe shpjegimet e hollësishme të veçorive gramatikore të shqipes. Falënderoj edhe Kristaq Jorgjin, Kristina Toplak-un dhe Gerti Gurin që më ndihmuan të gjej shtëpinë botuese për botimin e kësaj monografije, si dhe redaktorin e shtëpisë botuese Morava, Artan Selenicën dhe djalin e tij Elindin për punën e tyre. Falënderoj edhe shumë studiues të tjerë që më ndihmuan me këshillat e tyre për literaturën dhe burimet e tjera dhe për informacionet e shumta dhe komentet që më ofruan. Shumë faleminderit: Margaritis Gjokës, Kristaq Jorgjit, Enkeleida Tahirit, Juli Vullnetarit, Stephanie Schwandner Sievers-it, Gilles de Rapper-it, Konstandinos Tsitseliki-t, Nathalie Clayer-it, Robert Pichler-it, Ingrid Slavec Gradišnik dhe Jasna Čapo Žmegač. I jam veçanërisht mirënjohëse Marjeta Šašel Kos-it nga Instituti i Arkeologjisë për ndihmën e saj të pakursyer në sqarimin e disa çështjeve që kanë të 7 NGB_textbook_print_prelom.indd 7 9. 09. 15 11.27 FALËNDERIME bëjnë me periudhën antike. Falënderime të përzemërta Urška Jereb-it për ndihmën dhe pajisjen me literaturë juridike dhe së fundi falënderoj vëllain tim Janez Gregorič-in për ndihmën që më dha në përpunimin e hartave gjeografike dhe të skicave. Ky libër nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen e ngrohtë të prindërve të mi, të motrës sime dhe familjes së saj dhe vëllait. Falënderoj edhe vjehrrën dhe vjehrrin, jeta e të cilit u ndal para se të shihte rezultatet e kësaj vepre. Falënderime të sinqerta bashkëshortit tim, Jur-it, për mbështetjen intelektuale dhe emocionale, ndihmën, ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kohës së mungesës sime shumëmujore dhe qëndrimit larg për kërkimet në terren dhe shkrimin e librit. 8 NGB_textbook_print_prelom.indd 8 9. 09. 15 11.27 PARA LEXIMIT... Ky libër është përkthimi i monografisë në gjuhën sllovene me të njëjtin titull dhe bazohet në të dhënat etnografike të grumbulluara gjatë kërkimeve antropologjike në terren për trembëdhjetë muaj (shtator 2004, dhjetor 2004 – dhjetor 2005) në Dhërmi/Drimades, në bashkinë e Himarës/Himara në Shqipërinë e Jugut. Në përkthim të gjitha të dhënat, përfshirë ato nga terreni, ato zyrtare dhe të dhënat bibliografike janë të njëjta me ato të origjinalit. Këtu bëjnë pjesë edhe të dhëna të tilla siç janë cenzusi i popullatës, të dhënat e tabelave, grafikëve dhe skicave të lagjeve, të dhënat gjenealogjike etj. që i referohen vitit të punës në terren. Përsa i përket tejshkrimit, fjalët në greqishten lokale janë të shkruara pjerrtas. Në tejshkrimin e fjalëve në greqishten lokale jam mbështetur në shqiptimin e greqishtes moderne, siç shkruhet në fjalorin e xhepit të gjuhës greke të Oxford-it (2002). Aα a Ηη i, e Νν n Ττ t Ββ v Θθ th Ξξ x Υυ i, e Γγ g Ιι i, e Οο o Φφ f Δδ d Κκ c, k Ππ p Χχ h Εε e Λλ l Ρρ r Ψψ ps Ζζ z Μμ m Σςσ s Ωω o 9 NGB_textbook_print_prelom.indd 9 9. 09. 15 11.27 Dyshkronjëshat αι ai oυ ou