Rrahman Parllaku Një Legjendë Në Kufirin E Dy Kohëve
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
HALIL RAMA SAKIP CAMI RRAHMAN PARLLAKU NJË LEGJENDË NË KUFIRIN E DY KOHËVE Tiranë, prill 2014 HALIL RAMA SAKIP CAMI RRAHMAN PARLLAKU një legjendë në kufirin e dy kohëve Botimet M&B Tiranë, prill 2014 Halil Rama, Sakip Cami Një legjendë në kufi rin e dy kohëve (Monografi kushtuar Gjeneral Rrahman Parllakut, i vetmi “Hero i Popullit” i gjallë, që i mbijetoi Luftës së II-të Botërore dhe terrorit komunist) Redaktor: Prof.Dr. Shefqet Hoxha Recensent: Dr. Fejzulla Gjabri Konsulentë: Tatjana Parllaku Korrektore letrare: Mariola Gjorga Botimet M&B ISBN: 978-9928-172-24-2 Botimi u mundësua nga: me President z.Kadri MORINA dhe Hazbi PARLLAKU Gjeneral Rrahman Parllaku në moshën 95-vjeçare Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar (OBVL) Adresa: Ministria e Mbrojtjes, Tirane Tel: 0682074317 [email protected] Heroi i Popullit, Rrahman Parllaku në dy kohë Rrahman Parllaku, një legjendë në kufi rin e dy kohëve 9 TREGUESI I LËNDËS Parathënie: Një legjendë në kufi rin e dy kohëve Nga TEODOR LAÇO ..........................................................11 I. Vendlindja: NOVOSEJ. Pozita gjeografi ke, historia, tradita ................................................................... 15 II Fëmijëria dhe rinia ............................................................ 21 III Parllaku, drejtues i talentuar i LANÇ ..............................50 IV Drejtuesi dhe parlamentari vizionar i pasluftës ..............93 V Roli i Parllakut në organizimin, modernizimin dhe konsolidimin e ushtrisë ...............................................99 VI Stoicizmi në burgjet e diktaturës ....................................189 VII Kalvari i vuajtjeve të familjes .........................................203 VIII Pafajësia dhe vitaliteti i Heroit .......................................211 IX Publicistika dhe kontributi i Parllakut në historiografi në shqiptare .................................................231 X Bashkëkohësit për gjeneralin .........................................303 Pasthënie: Kodet që njeriun e bëjnë gjeneral Nga Dr. FEJZULLA GJABRI ........................................... 336 10 Halil Rama, Sakip Cami Parathënie NJË LEGJENDË NË KUFIRIN E DY KOHËVE Nga TEODOR LAÇO ë kohën tonë moderne të globalizmit nuk bëhet fjalë për legjenda. Megjithatë, ato ekzistojnë, pavarësisht Nheshtjes dhe indiferencës së opinionit publik. Një protagonist me një jetë të jashtëzakonshme sjell para lexuesit edhe ky libër. Nuk është thjesht një biografi tërheqëse, që për një shkrimtar do të qe një grishje për fantazinë. Është më shumë se kaq. Është një dëshmi për kohën që kemi lënë pas, për një kohë tepër të gjatë, si dhe jeta e heroit të librit, që këtë vit na vjen midis nesh me barrën e 95 viteve të tij që, si rrallëkush, i mbart me freskinë fi zike, me mprehtësinë e gjykimit, me fjalën që nuk bie përdhè, me gjallërinë dhe energjinë e një burri shteti në gjysmën e moshës që ka ai. Qofsh edhe për shumë vite të tjera siç të njohim e të shohim sot, miku ynë Rrahman Parllaku! Nga jeta e një Matuzalemi si ti, na ulet këmbëkryq historia. Nga lufta dhe përkushtimi yt atdhetar na vjen një model për t’u ndjekur. 12 Halil Rama, Sakip Cami Nga ëndrra jote dhe e brezit tënd për një shoqëri të njerëzve të barabartë, që e kërkoi atë nëpërmjet komunizmit si ideologji, vjen edhe zhgënjimi i madh prej kësaj utopie që u përpoq të imponohej nëpërmjet luftës së klasave. Nga një çerek shekulli i dënimit tënd, nga plumbi dhe vdekjet në qelitë e burgut, mund të njohim një nga pamjet më makabre të dhunës së diktaturës. Nga veprimtaria jote si veteran në këtë çerek shekulli të demokracisë bashkë me të tjerë ish-të dënuar si L.Belishova, E.Ohri, H.Ramohito, etj., mund të mësojmë se kurrë nuk është vonë për njeriun që të bëhet mbështetës aktiv i proceseve demokratizuese të shoqërisë. Prej jetës së këtij njeriu, vijnë e të zgjohen edhe disa ndjenja, në dukje tepër intime, por që janë në thelbin e moralit të individit. Një prej tyre është dashuria dhe lidhja e tij me vendlindjen, me krahinën e Lumës dhe Kosovën. Historia dhe luftërat e tyre. Rrethanat ia sjellin Parllakut që të punojë në zanatin ëmbëlsues të hallvës. Tregtarët ambulantë të saj në Korçë i quanin “gegë”. Ky “gegë” shtathedhur, i fortë fi zikisht, i pashëm që bredh deri në Selanik, do të bëhej një nga drejtuesit kryesorë të njësiteve guerrile, pikërisht në Vlorë, aty ku ishte ndezur një nga vatrat kryesore të luftës antifashiste. Megjithatë, identiteti i tij mbetet i derdhur që nga fëmijëria, aty ku për vite të tëra ndarjeje bashkohej verilindja shqiptare me Kosovën shqiptare, me Kosovën, liria e të cilës ishte “Ëndrra e jetës së tij”. Dashuria për vendlindjen është një nga ndjenjat më të bukura. Kush e shpërfi ll, dëshmon për një shpirt të varfër. Jeta, lidhja me vendlindjen është zanafi lla e respektit të tij për njeriun e thjeshtë, e humanizmit dhe altruizmit. Kur më dha për një mendim librin e tij në dorëshkrim “Mirënjohje familjeve vlonjate…”, i thashë se ndoshta iu kishte lënë më shumë vend nënave dhe grave vlonjate, në raport me ngjarjet e tjera të njësitit guerril. Rrahman Parllaku, një legjendë në kufi rin e dy kohëve 13 “Përkundrazi, iu kam lënë pak, - më tha. Pa dyert e zemrat e tyre të hapura, ne s’do të mund të bënim asgjë.”. Këtë modesti dhe altruizëm në raportin e veprës së tij në luftë dhe më pas, kam patur mundësinë ta vërej dhe ta çmoj që nga takimi dhe biseda ime e parë me të rreth 20 vjet të shkuara, kur i kërkova një mendim për Gjeneralin Vaskë Gjino, që ishte nga fshati im dhe kishte vdekur në burgun e Burrelit. “Po të shkruash ndonjë shkrim për të, thuajse për mua, ai ishte ajka e ajkës së akademistëve, ushtaraku më i aftë që mund të dërgohej në Vietnam, për të vëzhguar luftën që bëhej aty prej vitesh”, - m’u përgjigj Parllaku. Ushtarak edhe vetë deri në palcë, akademist dhe epror i Gjinos, ai i linte atij vendin e kreut për nga përgatitja si ushtarak. Dhe të jesh një jetë nën kapotën e ushtarit, do të thotë të pranosh një jetë murgu rreptësisht të programuar, duke e privuar veten nga tekat dhe argëtimet spontane, që ne të tjerët, civilët, ia lejojmë vetes duke anashkaluar disiplinën. Libri i H. Ramës dhe S. Camit, një punë serioze për jetën e “Heroit të Popullit” Rrahman Parllaku nuk mund të jetë ezaurues, sepse ai është një fi gurë aq interesante, e madhe do të thosha pa droje, sa të tërheqë edhe më vonë pena të tjera. I Vendlindja: NOVOSEJ pozita gjeografi ke, historia, tradita 16 Halil Rama, Sakip Cami NOVOSEJ Pozita gjeografi ke, historia, tradita Emri Novosej e ka prejardhjen prej sllavishtes, Novosello, fshat i ri. Novosej bën pjesë në komunën e Shishtavecit, në krahinën e Gorës. Novosej dhe Shishtaveci aktualisht janë pjesë e Qarkun të Kukësit. Komuna e Shishtavecit është komunë e krijuar në vitin 1992 dhe ka në përbërjen e saj 7 fshatra: Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrezë, Oreshkë, Borje dhe Cernalevë. Qarku i Kukësit u krijua pas shkëputjes së tre rretheve nga trungu i tyre historik, Kosova, për shkak të vendimeve të padrejta të Konferencës së Londrës. Kukësi ka qenë qendra e Prefekturës së Kosovës që nga viti 1925. Pas vitit 1913, Luma u shkëput nga Prizreni, Hasi, kurse Malësia e Gjakovës u shkëput nga Gjakova. Sot, Kukësi, Hasi dhe Tropoja përbëjnë Qarkun e Kukësit. Prefektura e Kosovës në vitet ‘20 të shek. XX përbëhej nga nënprefektura e Lumës me 31514 banorë dhe nga nënprefektura e Bunjajt (Tropojës), Malësi e Gjakovës me 14070 banorë. Kryeqendra e Prefekturës së Kosovës ka qenë Kruma. Nënprefektura e Lumës përfshinte krahinën e Ploshtanit me kryevend Bicaj. Kukësi në atë kohë ka qenë veçse një fshat i vogël me 213 banorë, ndërsa Novosej vendlindja e Parllakut ka patur 497 banorë. Shishtaveci ka patur 554 banorë, Cernaleva 132 banorë, Borja 426 banorë, Kollovozi 133 banorë, Shtrezja 120 banorë dhe Oreshka me 88 banorë. Vlen të theksohet se banorët kanë qenë të besimit myslyman. Pra, siç del edhe nga statistikat e kohës të viteve ‘20, Novosej ka qenë një fshat i madh me fi se si Mata, Ademi, Mustafa, Pasha, Toçila, etj. Sipas të dhënave të herëshme, ky Rrahman Parllaku, një legjendë në kufi rin e dy kohëve 17 fshat u quajt fshat i ri, pasi u ringrit dhe u popullua me banorë rë rinj. Banorët e mëparshëm u shpërngulën për hakmarrje nga turqit në shekullin XVII, pasi në luftime me ta u vranë shumë ushtarë të një ekspedite turke. Dëshmi e luftimeve të asaj kohe janë sot pranë fshatit varret e shumë turqve dhe në gurët e mermerëve janë të gdhendur emrat e tyre. Pronat e fshatit i ishin dhënë me ferman një ofi ceri që komandonte forcat turke. Ai me forcat e veta jo vetëm dogjën fshatin, por edhe shpërngulën tërë banorët prej tij. Cilido që ka qenë në Novosej dhe në Shishtavec, si vizitor apo në kampionatin kombëtar të skive, në festën tradicionale të Shëngjergjit, apo i ftuar në një dasmë tradicionale, është impresionuar pa masë nga bukuritë e këtij vendi piktoresk që do ta kishte zili kushdo. Kjo pllajë majë mali në Verilindje të Shqipërisë, e mbushur me lëndina të bukura e rudina me lule të panumërta, të mbush me kënaqësi e të ngall krenari. Rrahmani sot është 95 vjeç, por kujtimet i ka si 95 ditë më parë. Në këto vise plot jetë, në këto lëndina të pafundme, në këto izvore (burime) me ujë të ftohtë kristali u rrit heroi. Dasmat e bukura me curle e lodra, garat e kuajve të zbukuruar me shamitë e dhëndurëve si Muji e Halili, të nuseve si zana mali, të çojnë në një botë irreale që këtu në kryeqytet do të paguaje miliona vetëm t’i shijoje këto çaste mrekullie. Shto edhe garat e mundjes së djemve të rinj që organizojnë minikampionate jo me kupa, por me deshë këmbore që janë ruajtur posaçërisht për këtë ditë. Dhe kulmin e arrin festa e 6 majit, Dita e Shëngjergjit, që banorët e kanë për shyqyrllëk, që dolën nga dimri i gjatë dhe i ashpër dhe hynë në pranverën e vonë apo në verën e parë.