KDU 821.18:28 Letërsia Shqiptare E Alamiados* Hasan Kaleshi Përktheu
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
KDU 821.18:28 Letërsia shqiptare e Alamiados* Hasan Kaleshi Përktheu: Abdullah Hamiti Njëra nga çështjet e rëndësishme në studimin e historisë së popujve të Ballkanit është çështja e islamizimit të disa pjesëve të popullatës autoktone. Kjo, posaçërisht është e rëndësishme për historinë e shqiptarëve, duke qenë se më shumë se dy të tretat e popullatës shqiptare e ka pranuar islamin, që nuk ka ngjarë me asnjërin nga popujt tjerë të Ballkanit. Krahas kësaj, është shumë me rëndësi për të studiuar edhe institucionet e ndryshme fetare e kulturore nga periudha turke, veçanërisht historinë e vakufit, medreseve, teqeve, mektebeve, bibliotekave dhe të institucioneve tjera kulturore e fetare-sociale, sepse këto hulumtime do të duhej të jepnin përgjigje për shumë pyetje: në radhë të parë, për atë çfarë kanë qenë rrethanat kulturoro-arsimore, e pastaj dhe ta ndriçojnë një simbiozë shqiptaro-turke shumë intensive. Mirëpo, të gjitha këto studime janë në fazën fillestare. Edhe vetë problemi i islamizimit, i cili parqet çelësin për zgjithjen e shumë çështjeve të tjera, veçsa është prekur, dhe kjo në radhë të parë duke u falënderuar autorëve të huaj. Por, të gjithë ato punime, kryesisht janë parcial, dhe numerikisht aq pak saqë nuk japin mundësi që t’i hyhet analizës së tërësishme të këtij problemi. Nëse i përjashtojmë të dhënat të cilat i ofron T. Arnold1, punimet e E. Rossit2 dhe G. Stadtmüllerit3, dhe studimin e P. Bartl4, në të cilin në mënyrë të qartë (shkurtazi) janë përmbledhur rezultatet e deritanishme, vështirë se diçka tjetër mund të theksohet. 5 Veçmas janë lënë pas dore shekulli i XVII dhe XVIII-të, kur, siç * Hasan Kaleši, Albanska alamiado knjizevnost, Prilozi za Orijentalnu Filologiju, XVI – XVII / 1966 /-67, Sarajevo, 1970, f. 49 – 76. 1 Ser Tomas Arnold, Istorija širenja islama, Glasnik IVZ, Sarajevo, god.1, 2, 3.Origjinalin anglisht të kësaj vepre: The Preaching of Islam, London 1913, fatkeqësisht nuk e kasha në duar. 2 E. Rossi, Saggiosul dominio turco e l’introduzione dell’ Islam in Albania, rivista d’Albania, 3 (1942), f. 200-213. 3 G. Stadtmüllerr, Die Islamisierung bei den Albanern. Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, NF. 3 (1955), f. 404- 429. 4 P. Bartl, Die albanischen Muslime zur Zeit der nationale Unabhangigkeitsbewegung (1878-1912), Otto Harrassowitz, Weisbaden, 1968. 55 Të dhëna të ndryshme mund të gjenden të shpërndarëa në punimet tjera, por në to nuk trajtohet direct problemi për të cilin është fjala prandaj edhe nuk do t’i përmendim. pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka shumë pak burime të botuara. I vetmi përjashtim është periudha e gjysmës së parë të shekullit XVII për të cilën janë botuar dy vëllime dokumente nga Arkivi Propaganda Fide në Romë, të cilët përfshijnë raportet e misionarëve katolikë, vizitorëve dhe inspektorve të Papës, e të cilat i ka përgatitur historiani i njohur shqiptar Injac Zamputi6. Nuk ka dyshim, çelësin për zgjidhjen e këtij problemi duhet kërkuar në defteret turke të kadastrës dhe të regjistrimit, për periudhën e hershme, e për periudhën e mëvonshme, në arkivat perëndimore, në radhë të parë në ato në Venedik dhe Romë. Botimi i regjistrimit më të vjetër shqiptar 7 ka hedhur dritë shumë, në raportet feudale në Shqipëri, në shkallën e pjesëmarrjes së pushtetit turk dhe në rezistencën e fshatarësisë shqiptare ndaj rendit të ri, dhe ka afruar shumë të dhëna të vlefshme për fazën e parë të islamizimit. Ky defter tregon se procesi i islamizimit te shqiptarët ka filluar qysh në kohën e pushtimeve turke, domethënë, në fillim të shekullit të XV-të. Kështu shohim se në vitin 1441 Permeti i është dhënë si has sanxhakbegut të Arvanidt (Shqipërisë) Jakub-begut, djalit të feudalit shqiptar Teodor Muzakës. Në atë kohë djemtë e pushtetarëve të dalluar shqiptarë kanë filluar të kalojnë në islam, që shihet qartë nga emrat e tyre: Ali, i biri i Karlit, Isa, i biri i Pavle Kurtikut, Husejn i biri i Kurtikut, Hamza, i biri i Karlit, Kasim- pasha Muzaku, Mehmed, i biri i Muzakut. Dihet se osmanlinjtë në islamizimin dhe vendosjen e sistemit të tyre feudal në Shqipëri me të madhe janë shvrbyer me sistemin gulam dhe içoglan. Djemtë e feudalëve shqiptarë, qoftë si pengje, qoftë si robër, janë dërguar në Stamboll dhe janë edukuar në oborrin e sulltanit. Të edukuar në frymën islame, ata janë futur në klasën e spahive; disa janë dërguar në Shqipëri që nëpërmjet të tyre të vendoset pushteti turk, e disa janë emëruar në poste të larta në shtetin osman. Kështu klasa feudale osmane ka ndikuar në klasën feudale shqiptare. Shembulli më i mirë për këtë është Skenderbeu, i cili si ish içoglan është kthyer në territorin e atit, që pastaj ta udhëheqite atë.8 Sipas të dhënave që na i ofron Inalxhik në një punim tjetër të tij, në shekullin e XVI numri i muslimanëve ka qenë shumë i vogël në raport me të krishterët. Kështu në tërë nahijen e Vlorës 6 I. Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme në shekullin XVII. T. I (1610-1624), Tiranë, 1963; T. II (1634-1650), Tiranë 1965. (Shih vështrimin tim në Gjurmime albanologjike 2/ 1968). 7 H. Inalcik, Hivrî 853 tarihi Sûret-I Defter-I Sancak-I Arvanid, Ankara 1954. 8 Rolin e içoglanëve dhe gulam-ëve në islamizim dhe në futjen e sistemit feudal në Shqipëri në mënyrë të detajuar e ka trajtuar Nedim Filipovic në kumtesën e tij: Albanska ilustracija iz ranije istorije timarskog sistema na Balkanu, të mbajtur në simpoziumin për Skenderbeun në Prishtinë. I gjithë materiali nga ky simpozium shpejt do të dal nga shtypi (kumtesat nga ky simpozium janë botuar në dy vëllime …). kanë qenë 1206 familje muslimanë ndaj 14.304 të krishtere, kurse në nahijen e Gjirokastrës 53 shtëpi muslimne ndaj 12.257 të krishtere9. Nëse mund t’i besohet Arnoldit, në vitin 1600 në Shqipëri kanë qenë dhjetë here më shumë të krishterë se muslimanë. Nga të dhënat që për Shqipërinë i jep Evlija Çelebi, në Seyâhatnâme-n e tij10 për vitet e shtatëdhjeta të shekullit të XVII-të, edhe pse nuk mund të mësohet për gjendjen numerike të muslimanëve, mund të përfundohet se numri i tyre është rritur dukshëm. Sipas Seyâhatnâmes, në Elbasan kanë qenë 18 mëhalla muslimanë e 10 të krishterë, 46 xhamija dhe 20 mesxhide, pastaj disa medrese, mektebe të ndryshme dhe 11 teqe. Në Gjirokastër në këtë periudhë kanë qenë 8 xhami, nga tri medrese e teqe, ndërsa vetëm tri kisha të vogla. Kavaja dhe Peqini, kanë qenë si duket, tërësisht të islamizuara. Nëse mundet edhe të supozohet se disa të dhëna janë më tepër rezultat i fantazisë së Evlija Çelbisë, nuk mundet tërësisht të mohohet se në shekullin e XVIII-të dominojnë banorët muslimanë. Teksti i Çelebisë ofron gjithashtu përshtypjen se numri i madh i shqiptarëve e ka pranuar islamin vetëm formalisht dhe se shumica e madhe i ka mbajtur traditat e saja të vjetra. Për banorët e Gjirokastrës ai thotë se i vajtojnë të vdekurit e tyre sikur të ishin të krishterë, se e pranojnë Shëngjergjin, Sh(ën)mitrin dhe festat e tjera të krishtere e në Zharovë, thotë se, i luajnë disa lojëra sikur ‘pabesimtarët”.11 Krahas me këtë proces të ngadalshëm por të vazhdueshëm të islamizimit ka rrjedhur një proces tjetër, shumë i shpejtë dhe gati sulmues – depërtimi i shpejtë i shqiptarëve në hierarkinë turke ushtarake dhe administrative. Tanimë kemi përmendur se qysh në vitin 1441 si sanxhakbeg i Shqipërisë (Arnavut-ili) përmendet Jakub-beg, i biri i Teodor Muzakës, kurse vëllai i tij Kasim pasha në 9 H. Inalcik, Od Stefana Dušana do Osmanskog carstva, Prilozi za orijentalnu filologiju III-IV, 1952-53, f. 29, vërejtja. 108. 10 Gjithçka që ka të bëjë me udhëtimin e Evlija Çlebiut nëpër Shqipëri gjendet në librin Vi dhe VIII të udhëpërshkrimit të tij Seyâhatnâme i ndjeri Franz Babinger në punimin e tij Evliya Tschelebi reisewege in Albanien (Mitteliun – gen des Sem. F. orient. Sprachen XXXII), e e ka përfolur rrugën e Evlijas nëpër Shqipëri. Egziston edhe përkthimi i Salih Vuçitërnës Shqipëria para dy shekujsh, por ai është krejtësisht jokritik, i punuar pa kurrfar metode shkencore. Për pjesët të cilat kanë të bëjnë me Kosovën dhe Metohinë, Shih: Hasan Kaleshi, Kosova e Metohija n’udhëpërshkrimin e Evlija Çelebisë, Përparimi 7-8, Prishtinë 1955. Gjithsesi se do të nevoitej një përkthim kritik, çfarë është ai I Hazim Šabanovicit në serbokroatishte. 11 Këtë e ka vërejtur edhe Dositej Obradoviqi me rastin e qëndrimit të tij në Shqipëri. Në veprën e tij Sovjeti zdravog razuma ai thotë se ka shqipëtarë të cilët e kanë pranuar islamin në kohën e Muratit të II-të, para 300 viteve, të cilët sa here vie ndonjë prift këte e shpiejnë tek varrezat e parardhësve të tyre dhe kërkojnë t’I tymos me tamjan. vitin 1452 si beg i sanxhakut sdhqiptar. Nga viti 1460, pra 30 vjet para zaptimit definitiv të Shqipërisë, kur si beglerbeg të Rumelisë e gjejmë Gedik Ahmed – pashanë, më vonë vezir i madh, dhe njërin nga zaptuesit më të lavdishëm dhe nga komandantat më të guximshëm të Fatihut, me prejardhje nga Vlora12, e krejt deri te Avlonyali Ferid paşa (nga Vlora) i cili ka qenë vezir i madh në vitin 1905,13 hasim numër të madh të vezirave të mëdhenj, zëvendësve të tyre, beglerbegëve, sanxhakbejve, të komandantëve të ndryshëm dhe udhëheqësve të tjerë me prejardhje shqiptare. Depërtim të njejtë të shqiptarëve kemi edhe në letërsinë turke. Nëse ajo e para mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme, depërtimi i hershëm i tyre në letërsinë osmane, ku është dashur zotëruar shumë mirë jo vetëm gjuhën turke, por edhe gjuhën arabe dhe perse dhe letërsitë, format poetike, metrikën dhe disiplinat fetare, pothuaj se është i pashpjegueshëm.