Fjalori Enciklopedik I Ri.Indd

Total Page:16

File Type:pdf, Size:1020Kb

Fjalori Enciklopedik I Ri.Indd 1 2 3 instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist I A-Ç TIRANË, 2012 4 Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist Redaktor përgjegjës: Azem Qazimi Redaksia: Agron Tufa, Davjola Ndoja, Çelo Hoxha, Daniela Runa, Brunilda Doçi, Ada Sinani, Juliana Kurti Bordi konsultativ: Kolec Topalli Alfred Luka Uran Butka Gëzim Peshkëpia Pjetër Pepa Romeo Gurakuqi Nebil Çika Agim Musta Visar Zhiti Virion Graçi Kolec Çefa Dhurata Shehri Gjovalin Çuni © ISKK, 2012 Ky botim u mundësua nga Fondacioni “Konrad Adenauer” Design & Layout: Grafika Elzana Shtypur në shtypshkronjën: West Print 978-9928-168-01-6 ISBN: 978-9928-168-02-03 Ky botim shpërndahet falas 5 NË MUNGESË TË NJË TRIBUNALI “Kam me ju kallë mnerën në nji grusht pluhun1” (T.S. Eliot) Një inventar për viktimat e terrorit komunist “Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist” është një projekt i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK). Fill pas botimit të këtij vëllimi të parë, Instituti ynë do të vijojë punën evidentuese për realizimin e plotë të projektit, i cili, në përputhje me rendin alfabetik, mendohet ta “shterrojë” lëndën e tij në 8 vëllime. Në faqet e këtij Fjalori, ne synojmë t’i bëjmë me dije gjithkujt që interesohet për përmasat e krimit, dhunës, terrorit, shtypjes, sikundërse dhe format e përndjekjes që shteti komunist njëpartiak (ose Partia-Shtet), ka ushtruar mbi qytetarët shqiptarë gjatë gjithë ekzistencës së tij, para dhe gjatë ushtrimit të pushtetit. Përveç përmbushjes së kësaj detyre të dëshmisë dhe kujtesës, si detyrim moral ndaj të vdekurve, sidomos kur ata janë viktima të pafajshme e të pambrojtura, Instituti ynë synon, njëkohësisht, krijimin e një databaze kombëtare me të dhënat më të plota për numrin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë të persekutuar politikisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Në të gjitha traditat e lashta dhe të reja të njerëzimit, puna e parë që është bërë fill pas një lufte apo beteje, ka qenë hartimi i listave të sakta zyrtare të humbjeve në njerëz. Të gjithë e dimë se kohëzgjatja gjysmëshekullore e diktaturës komuniste në Shqipëri, e kalon disa herë përmasën e thjeshtë të një lufte a beteje; për popullin shqiptar, kohëzgjatja e diktaturës komuniste ishte një plojë rrënuese, shkatërrimtare, që e cfiliti dhe e shfytyroi shoqërinë tonë deri në mosnjohje. Një pjesë e pakthyeshme, e pazëvendësueshme dhe e pandreqshme e kësaj “lufte të gjatë” drobitëse ishin qytetarët shqiptarë, viktima të përshkallëzimit të dhunës, të cilët, siç do të paraqiten në “Fjalor...”, janë mijëra të pushkatuar, dhjetëra mijëra të dënuar politikë dhe mbi njëqind mijë të tjerë të internuar në kampet shfarosëse të punës së detyruar. Deri më sot nuk është bërë një përpjekje gjithëpërfshirëse e sistematizuese e numrit të plotë të viktimave, prandaj, edhe rezultatet që kanë dhënë disa statistika të vitit 1993 e në vijim, janë të pjesshme, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar të shtetit komunist. Mbledhja dhe hartimi i të dhënave të sakta të numrit të qytetarëve të persekutuar politikisht, i tejkalon ndjeshëm shifrat e deritanishme, duke përfshirë, si ndërmjetësim konfirmues për çdo zë në aktet ligjore të dënimit, edhe dëshmitë e penalitetit. 1 T.S.Eliot. Varg i poemës “Toka e shkretë”, sipas përkthimit tim (A.T). 6 Nazizmi versus Komunizmi Alen Bezanson, një ndër filozofët e politologët më të shquar bashkëkohorë francezë, në librin e tij “Fatkeqësitë e shekullit”, nazizmin hitlerian dhe komunizmin i quan në një masë të barabartë - sisteme kriminale. Që të dy, në të njëjtën masë, lejuan krimet masive dhe gjenocidin. Që të dy sistemet vranë miliona njerëz. Megjithatë, kujtesa historike i percepton këto dy sisteme jo njëlloj. Nëse krimet e nazizmit gjithmonë kujtohen, për habi, për krimet e komunizmit në pjesën më të madhe të vendeve ish-komuniste, heshtet, ndërsa për ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjet, burgosjet, rrënimin dhe trullosjen e tre a katër brezave - as që bie fjala. Prej nga e ka zanafillën kjo asimetri në sjelljen ndaj nazizmit dhe komunizmit, - pyet Bezansoni? Ai parashtron shtatë shkaqe. Së pari, nazizmi është shumë më i njohur, për shkak se aleatët hapën kanatësh “dollapët me kufoma”, ndërkohë që shoqëritë perëndimore i kishin provuar në lëkurë të vet egërsitë e hitlerianëve. Por GULAG-u sovjetik dhe kampet e përqendrimit kinez “Laogaj”- ishin për europianët diç e përlargët dhe mjegullore. Së dyti, detyrën për të ndërmendur krimet e nazizmit e mori përsipër populli hebre. Njerëzimi duhet t’u jetë mirënjohës hebrenjve që gjenocidi nazist i kryer mbi ta, nuk iu la harresës, - shkruan Bezansoni. Së treti, nazizmi dhe komunizmi qenë përzier në polet e përkundërta të fushës magnetike - në të djathtën dhe të majtën. Shumë intelektualë e klasifikonin komunizmin tek forcat e majta, duke e marrë aparencën dhe dinakërinë e parullave të ideologëve komunistë si të vërteta të padiskutueshme. Ndërsa rrënjët e nazizmit i shihnin të lidhura me ideologjinë e djathtë. Por në të vërtetë, fashizmi italian dhe nazizmi gjerman i kanë rrënjët pikërisht në demagogjinë e majtë - ja paradoksi! Së katërti, aleanca ushtarake e shteteve demokratike me Bashkimin Sovjetik në kohën e luftës kundër Gjermanisë hitleriane e dobësoi mbrojtjen e Perëndimit nga komunizmi dhe lindi në një farë lloji bllokadën intelektuale. Vendet demokratike u sakrifikuan rëndë në emër të fitores mbi Hitlerin. Mandej, në përfundim të kësaj lufte, perëndimorët nuk kishin më fuqi që të mund të ndalnin edhe regjimin sovjetik, e, së mbrami, duke u përpjekur të ruajnë ekuilibrin, ata e ndihmuan atë të mbahej. Së pesti, një arritje e madhe e ideologëve sovjetë ka qenë dhe ajo që ata përhapën dhe diktuan sistemin e tyre të klasifikimit të regjimeve politike: socializmin ia kundërvinin kapitalizmit, madje socializmin e identifikonin plotësisht me rendin sovjet! Së gjashti, dobësia e një grupi njerëzish, të aftë për të ruajtur kujtesën mbi komunizmin. Nazizmi sundoi përgjatë 12 vjetëve, ndërkohë që komunizmi europian pati një ekzistencë midis 50-70 vjetësh. Gjatë kësaj kohëzgjatjeje, shoqëria qe rrënuar, elitat dalëngadalë u shfarosën, duke iu nënshtruar dhunshëm riedukimit. Mbretëroi mashtrimi, pabesia, perversioni moral. Shumica e njerëzve të pavarur, të aftë për reflektim, u privuan nga mundësia e njohjes së historisë dhe e humbën aftësinë e analizës. Pas rënies së sistemit totalitar, gjëja më e vështirë është të ringresh parimet morale dhe 7 NË MUNGESË TË NJË TRIBUNALI aftësitë intelektuale. Gjermania ishte në një gjendje më të volitshme se Rusia postsovjete: Hitleri nuk pati kohë të plotë që të shfaroste shoqërinë qytetare. Së shtati, amnezia, me të cilën kemi punë në rastin e komunizmit, na shpie në përfundimin se kujtesa për nazizmin vazhdoi të mbetet e të ushqehet fort, ndërsa nuk ndodhi e njëjta gjë me komunizmin. Mitologjia komuniste mbi Kohën dhe Historinë Terrori i konceptuar politikisht dhe ideologjikisht sipas doktrinës komuniste ose terrorologjika, nuk kurseu as mjet e as qëllim, duke mbjellë një psikozë të rëndë ankthi e pasigurie nga kryeqyteti deri në fshatrat e provincat më të skajshme të atdheut, si në rastet kur u drejtua ndaj kundërshtarëve të regjimit, ashtu edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij. Dhuna e kombinuar me propagandë, me gjyqe masive, me luftën e klasave, me pushkatime, linçime publike dhe sistemin e dubluar të survejimit, alibisë së fajit dhe spiunimeve, e shpuri terrorin shtetëror në një rang okult, duke e nënshtruar skllavërisht popullatën shqiptare të pranonte, e paralizuar, vullnetin e pushtetit diktatorial. Sistemi totalitar i pushtetit komunist e tëhuajësoi popullin shqiptar prej çdo kujtese e tradite të mëparshme, duke i imponuar regjimin e vet të edukimit, nëpërmjet shantazhit, varfërimit, terrorit, pushkatimeve, burgimeve e internimeve dhe propagandës nëpër shkolla, kooperativa e qendra pune. Çdo përfytyrim i mëparshëm për historinë, marrëdhëniet shpirtërore me fenë dhe traditën, artin e letërsinë u fshi, u çrrënjos, duke eksperimentuar ndër breza tipin e njeriut të ri, pa të shkuar, një tabula rasa, si hap i parë i manipulimit të ndërgjegjes, përshtat me trajektoren e shndërrimit të tij në një zombie të komanduar. Sipas komunistëve, historia fillon në atë moment kur ata erdhën në pushtet. Atëherë nis dhe “shenjtërimi” i historisë dhe e drejta për ta parë atë sipas doktrinës ideologjike. Kjo duket qartë në manipulimin e traditave, bastardimin e folklorit dhe arteve dhe sidomos, me kalendarin e festave të ngjyer lyrshëm me të kuqe. Është një mitologji e tërë që flet për zëvendësimin e festave tradicionale me festat komuniste, siç është zëvendësimi i 28 Nëntorit me datën 29 si datë e “Çlirimit” të Shqipërisë, duke e njehsuar atë me festën kombëtare të Jugosllavisë. Le të ndalemi pak në origjinën intencionale mitologjike të festimeve komuniste, e cila synonte ta rrethonte njeriun me suazën kohore të doktrinës. Baza mitologjike e festimeve, qysh në kohërat parakristiane, ka qenë kremtimi i çdo “zanafille të re”, një dëshirë e fortë për një përtëritje të re të botës; dëshira për të hyrë në historinë e përtëritjes së botës, domethënë të krijuar për së pari. Nuk është vështirë të sillen shembuj të shumtë për ta ilustruar. Ndër shumë mite, ndër më tipikët janë miti mbi parajsën e humbur që ruhet deri më sot në imazhet e ishullit parajsor apo tokës së pamëkatë, tokës së çliruar, Eldorados utopike ku ligjet janë anuluar, ndërsa koha qëndron në vend. E rëndësishme është të depërtojmë matanë maskës së sjelljes mitologjike të realitetit bashkëkohor, duke analizuar, para së gjithash, pozicionin e tij ndaj kohës. Nuk duhet të harrojmë që njëri nga funksionet thelbësore të mitit është NË MUNGESË TË NJË TRIBUNALI 8 të mundësojë hyrjen në kohën zanafillore. Kjo duket qartë në tendencën për të injoruar kohën e tashme apo atë që quhet “moment historik”. Reminishencat e këtij qëndrimi mitik ndaj kohës mund t’i kundrojmë në kalendarët e kremtimeve festive, të cilat rrëfejnë për të vërtetat absolute, për historinë e shenjtë, të ndryshme nga ajo profane, nëse operojmë me këto dy nocione të Mirçea Eliades.
Recommended publications
  • Edicija> Dokumenta
    Edicija> Dokumenta Fond za humanitarno pravo Ha[ki Tribunal VI Priznanja krivice i Presude PRIZNANJA KRIVICE ME}UNARODNI KRIVI:NI SUD ZA BIV{U JUGOSLAVIJU TU?ILAC protiv BILJANE PLAV{I" IT–00–40 PT SPORAZUM O IZJA{NJAVANJU O KRIVICI 7 Fond za humanitarno pravo Priznanja krivice\Biljana Plav[i' Uvod 1. Ovaj dokument predstavlja sporazum o izja[njavanju o krivici (u daljem tekstu> sporazum) izme]u optu/ene Biljane Plav[i', koju zastupaju njeni branioci g. Robert Pavich i g. Eugene O’Sullivan i Tu/ila[tva. Svrha ovog sporazuma jeste da se utana;e sve pojedinosti dogovorene izme]u strana u vezi sa prirodom ovog sporazuma, mogu'im posljedicama potvrdnog izja[njavanja o krivici g]e Plav[i', da pomogne Pretresnom vije'u da, u skladu sa pravilom 62 bis Pravilnika o postupku i dokazima Me]unarodnog suda (u daljem tekstu> Pravilnik), osigura da izja[njavanje o krivici bude dobrovoljno i dato s punim znanjem, te da bi se izlo/ila ;injeni;na osnova krivi;nog djela i u;e['e optu/ene u tom krivi;nom djelu. 2. Ovaj sporazum ure]uje sljede'e> Izja[njavanje o krivici 3. Biljana Plav[i' je sporazumna da se izjasni krivom po ;lanu 5(h) Statuta Me]unarodnog suda (u daljem tekstu> Statut), za progone na politi;koj, rasnoj i vjerskoj osnovi (u daljem tekstu> progoni), kako je nave- deno u ta;ki 3 izmijenjene konsolidovane optu/nice (u daljem tekstu> Optu/nica), dok je za uzvrat Tu/ila[tvo saglasno da predlo/i da se prilikom postupka odmjeravanja kazne bez priziva odbace preostale ta;ke optu/nice.
    [Show full text]
  • Crystal Reports
    Të dhëna për QV-të dhe numrin e zgjedhësve sipas listës paraprake QARKU Berat ZAZ 64 Berat Nr. QV Zgjedhës Adresa Ambienti 1 3264 730 Lagjia "Kala",Shkolla Publik 2 3265 782 Lagjia "Mangalen", Shkolla Publik 3 3266 535 Lagjia " Mangalem", Shkolla " Llambi Goxhomani" Publik 4 3267 813 Lagjia " Mangalem", Shkolla " Llambi Goxhomani" Publik 5 3268 735 Lagjia "28 Nentori", Ambulanca Publik 6 32681 594 Lagjia "28 Nentori", Ambulanca Publik 7 3269 553 Lagjia "28 Nentori", Poliambulanca Publik 8 32691 449 Lagjia "28 Nentori", Poliambulanca Publik 9 3270 751 Lagjia "22 Tetori", Pallati I Kultures Publik 10 32701 593 Lagjia "22 Tetori", Pallati I Kultures Publik 11 3271 409 Lagjia "30 Vjetori", Shkolla "B.D. Karbunara" Publik 12 3272 750 Lagjia "30 Vjetori", Shkolla "B.D. Karbunara" Palestra Publik 13 32721 704 Lagjia "30 Vjetori", Shkolla "B.D. Karbunara" Palestra Publik 14 3273 854 Lagjia "30 Vjetori",Stadiumi "Tomori" Publik 15 32731 887 Lagjia "30 Vjetori",Stadiumi "Tomori" Publik 16 32732 907 Lagjia "30 Vjetori",Stadiumi "Tomori" Publik 17 3274 578 Lagjia "30 Vjetori", Shkolla"1Maji" Publik 18 32741 614 Lagjia "30 Vjetori", Shkolla"1Maji" Publik 19 3275 925 Lagjia "30 Vjetori", Sigurimet Shoqerore Publik 20 32751 748 Lagjia "30 Vjetori", Sigurimet Shoqerore Publik 21 3276 951 Lagjia "30 Vjetori", Sigurimet Shoqerore K2 Publik 22 3279 954 Lagjia "10 Korriku", Shkolla "22 Tetori" Publik 23 3280 509 Lagjia "10 Korriku", Shkolla "22 Tetori" Kati 2 Publik 24 32801 450 Lagjia "10 Korriku", Shkolla "22 Tetori" Kati 2 Publik 25 3281 649 Lagjia "J.Vruho",
    [Show full text]
  • Islamic Civilisation in the Mediterranean Nicosia, I-4 December 2010
    IRCICA RESEARCH CENTRE FOR ISLAM lC HISTORY, ART AND CULTURE Proceedings of the International Conference on Islamic Civilisation in the Mediterranean Nicosia, ı-4 December 2010 Akdeniz'de İslam Medeniyeti Milletlerarası Konferans Tebliğleri Lefkoşa, ı -4 Aralık 20 ı o Türkiye Dlyanet Vakfı .. \ . Islam Araştımıaları Met'k.ezi Kü'rtlphanesi Tas. No: İstanbul2013 Memories of Seraglios Monuments of Civil Ottoman Architecture in the Albanian Provinces Holta Vrioni* Foreword At the south-eastern entrance to the city of Vlora, at the junction of many routes that originated at the harbour and led to the centre of the city in the middle of a grand park of 40, 000 square metres, there was until 1925 an enormous building preceded by a smaller one in front, both surrounded by an eight-metre high wall with two doors. This was the konak of the Vloras, including the harem and the selamlık. People called this complex simply 'the beys' seraglio'. 1 This passage from Ekrem Bey Vlora's memoirs, written in German2 during the 1960s and translated into Albanian at the beginning of our millennium, attracted much curiosity. Indeed, the bey and his seraglio had since long vanished from the physical terrain, reduced to generic metaphors ofoppression · and obscurantism. Dietatarship had frozen Albanians in a mental histarical frame starting grosso modo with the events of World War II and ending with the projectian of a utopian end-of-the-history Communist bliss. At last, its collapse provided freedom to rediseover histories, characters and landscapes independent of planned histarical productions custornised in the scholarly amputating laboratories of autarchy.
    [Show full text]
  • CONGRESSIONAL RECORD— Extensions of Remarks E590 HON
    E590 CONGRESSIONAL RECORD — Extensions of Remarks May 14, 2019 Harry Bajraktari soon became an Albanian- cans heard in Washington. They founded the Born and raised in Gaylord, Chief McVannel American community leader and worked hard National Albanian American Council, which dedicated nearly 25 years of his life to the to educate politicians, diplomats, and experts was the leading Albanian American organiza- people of Michigan, serving in Kalkaska and on the issue of Kosova and Albania. tion in Washington, D.C. for many years. Otsego County before becoming chief in Gay- The Kosovar crisis was part of the larger Although Mete¨ Bajraktari passed away in lord. During his tenure Brett thrived as a lead- Yugoslavian implosion, with genocide and 1998 and did not live to see his dream of a er and communicator, working productively massive war crimes ravaging the now-dis- free and independent Kosova come true, his with other local leaders and forming a familial solved country. With waves of refugees and a family continues remember him as they con- bond in the department he oversaw. His ex- spreading instability in southern Europe, it was tinue to fight for their homeland. Today, a ceptional leadership skills are reflected in the clear that American leadership was des- major shopping center in Peja is dedicated to excellence of the officers who have served perately needed. him, fifty years after he fled Belgrade’s op- under him and the trust placed in him by the Fortunately, the cause for Kosovar inde- pression. That shopping center stands strong people of Northern Michigan. Chief pendence found broad bipartisan support in in the heart of the city and I am honored that McVannel’s constant dedication to the public Congress and throughout the country.
    [Show full text]
  • “Eck International Journal”
    ISSN: 2410-7271 KDU: 33/34 (5) Volume 4-5/ Number: 4-5/ Decembre 2016 “ECK INTERNATIONAL JOURNAL” Managment, Business, Economics and Law SCIENCE JOURNAL No.: 4-5/2016 December, 2016 Prishtina Editorial: EUROPEAN COLLEGE OF KOSOVO ECK-PRESS Editorial Board: Prof. Dr. Qerim QERIMI Prof. Dr. Enver MEHMETI Prof. Dr. Afrim LOKU The Editorial Journal: Prof. Dr. Hazër SUSURI Prof. Dr. Naim BAFTIU Prof. Phd. Cand. Miranda GASHI Editor: Prof. Dr. Ali Bajgora Copies: 300 __________________________________________________ SCIENCE JOURNAL Përmbajtja / Content 1. COLONIZING AGRARIAN REFORM IN KOSOVO – FROM BALKAN WARS TO WORLD WAR II Prof. Dr. Musa LIMANI .................................................................................. 5 European Collage of Kosovo 2.CONSTITUTIONAL ISSUES OF MINORITY COMMUNITIES IN KOSOVO Prof. Dr. Hazër SUSURI ............................................................................... 25 European Collage of Kosovo 3. APPLICATION OF DATA SECURITY FOR CHILDREN FROM INTERNET Naim BAFTIU ............................................................................................... 35 European College of Kosovo 4. ALBANIANS THROUGH THE PROLONGED TRANSITION IN THE BALKANS Prof. Dr. Avni Avdiu ..................................................................................... 45 European College of Kosovo 5. CULTURAL HERITAGE AND POLITICAL INFLUENCES IN FAVOR AND FALSIFICATION OF RELIGIOUS MONUMENTS Dr. Pajazit Hajzeri MA. Enis Kelmendi ......................................................................................
    [Show full text]
  • La Chiesa Ortodossa Albanese Durante La Prima Fase Della Guerra Fredda (1945-1967) ______
    Cadernos do Tempo Presente – ISSN: 2179-2143 La croce e il piccone: la Chiesa ortodossa albanese durante la prima fase della Guerra Fredda (1945-1967) ____________________________________________________________________ Jacopo BassiI Resumo: A questão do reconhecimento da existência de uma comunidade de fiéis ortodoxos de etnia albanesa através da história do Estado balcânico a partir da sua independência, em 1912. O artigo percorre as relações entre a Igreja ortodoxa albanesa e o Estado comunista guiado pela Hoxha, em especial nos anos pós-Segunda Guerra Mundial. Entre as instituições religiosas albanesas e o governo comunista houve um longo período de coexistência, que durou até 1967, ano de proclamação da "revolucionalização": desde então a República Popular da Albânia se tornou o primeiro estado ateu do mundo e a profissão de qualquer culto foi vetada. Nos anos precedentes, porém, os vértices da Igreja ortodoxa se tornaram um verdadeiro instrumento político e diplomático a serviço do Partido Comunista albanês. Palavras-chave: Albânia, Igreja ortodoxa albanesa, Guerra Fria, relação Igreja-Estado, Partido do Trabalho da Albânia. Abstract: The question of recognition of the existence of a community of Orthodox faithful of ethnicity albanese through the history of balcanic State from its independence in 1912. The paper examines the relationship between the Orthodox Church and the communist state albanese guided by Hoxha, especially in the post-World War II years. Among the Albanian religious institutions and the Communist government there was a long period of coexistence, which lasted until 1967, year of the proclamation of "revolutionalization": since then, the Albanian People's Republic became the world's first atheist state and the profession of any cult was vetoed.
    [Show full text]
  • I Zhvillimit Vendor Bashkia Kolonjë
    PLANI OPERACIONAL i Zhvillimit Vendor Bashkia Kolonjë PB Bashkia Kolonjë Plani Operacional i Zhvillimit Vendor 1 Mars, 2016 Përgatitur nga: Instituti i Kërkimeve Urbane 2 Bashkia Kolonjë Plani Operacional i Zhvillimit Vendor 3 Përmbajtja Përmbledhje ekzekutive 5 1. Nevoja për një plan operacional për investime 8 2. Plani operacional afatshkurtër në perspektivën e qeverisjes lokale dhe proceseve planifikuese 9 3. Metodologjia për përgatitjen e POZHV 10 4. Diagnoza 12 4.1 Fakte Kryesore 12 4.2 Zhvillimi ekonomik 14 4.3 Mirëqenia ekonomike dhe sociale 15 4.4 Burimet natyrore dhe qëndrueshmëria mjedisore 18 4.5 Përfundime 21 5. Përcaktimi i problemeve dhe prioriteteve operacionale afat-shkurtra 13 6. Plani operacional 25 7. Plani POZHV në kuadër të planifikimit strategjik dhe planifikimit të territorit 32 8. Harta dhe fotografi 33 2 Bashkia Kolonjë Plani Operacional i Zhvillimit Vendor 3 4 Bashkia Kolonjë Plani Operacional i Zhvillimit Vendor 5 PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE 61 bashkitë e krijuara në vend pas zbatimit të Reformës Administrative dhe Territoriale kanë filluar punën që prej muajit shtator 2015. Disa prej tyre janë krijuar për herë të parë nga kjo reformë, dhe disa të tjera kanë sot nën administrim një territor dhe popullsi disa herë më të madhe se më parë. Reforma riorganizoi rajonet e vendit me qëllim krijimin e njësive vendore funksionale, të afta për tu zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme mbi bazën e avantazheve të veta dhe mbi bazën e të ardhurave të veta. Për 2-3 vitet në vazhdim është parësore integrimi i bashkive të krijuara dhe sigurimi i kohezionit mes njësive administrative përbërëse të tyre, që deri një vit më parë janë vetëqeverisur të pavarura nga njëra-tjetra; zonat rurale të bashkive janë nën vëmendje të veçantë.
    [Show full text]
  • Nationalism and Modernity
    Orientalist Ethnonationalism: From Irredentism to Independentism Discourse analysis of the Albanian ethnonationalist narrative about the National Rebirth (1870-1930) and Kosovo Independence (1980-2000) Dukagjin Gorani Cardiff School of Journalism, Media and Cultural Studies Cardiff University This thesis is submitted to Cardiff University in fullfilment of the requirements for the degree of Doctor of Philosophy December 2011 1 Acknowledgments I would like to thank the most important people of all, my family and friends. None of this would have been possible without their support. I remain eternally grateful to their patience and understanding throughout the long years of this study. To Dr Tamara Witschge, my chief supervisor: your academic guidance and impervious belief in me is enshrined within every line of this research. For many months, you have been the voice of optimism that helped me navigate through countless moments of despair and aimlessness. Thank you. Finally, to everyone at Cardiff University and particularly to Dr Terry Threadgold: thank you for your understanding, open heart and open mind that made me feel at home in the beautiful Wales. 2 Abstract Orientalist Ethnonationalism: From Irredentism to Independentism Discourse analysis of the Albanian ethnonationalist narrative about the National Rebirth (1870-1930) and Kosovo Independence (1980-2000) The thesis focuses on the chronological identification and detection of the discursive analogies between the category of ‗the nation‘ and those of ‗the West‘, ‗Europe‘, ‗democracy‘ and ‗independence‘ in the Kosovo Albanian ethnonationalist narrative. The study represents a multi-dimensional exercise analysing the ethnonationalist discourse from a wide array of sample text which was produced during two relevant historical periods: the period between 1870-1930 and the period between 1980-2000.
    [Show full text]
  • Albania=Schipetaria=Shqiperia= Shqipnija
    ALBANIA ALBANIA=SCHIPETARIA=SHQIPERIA= SHQIPNIJA Republika e Shqiperise Repubblica d’Albania Tirane=Tirana 200.000 ab. (Valona fu capitale dal 1912 al 1920) Kmq. 28.748 (28.749)(28.750) Rivendica il Cossovo=Kossovo Rivendica alla GRECIA l’Epiro Meridionale Rivendica al MONTENEGRO: Malesja, area di Tuzi, Plav e Rozaje Rivendica alcuni territori alla MACEDONIA Dispute per le acque territoriali con MONTENEGRO Dispute per le acque territoriali con GRECIA Compreso Isola SASENO=SASAN (6 Kmq.) Compreso acque interne (Kmq. 1.350 – 5%) Movimento indip. in Nord Epiro=Albania Meridionale (minoranza greca) Movimento indip. in Illiria=Illyrida=Repubblica d’Illiria (con altri territori della Macedonia) Movimento indip. macedo-albanese Ab. 2.350.000---3.600.000 Densità 103 Popolazione urbana 39% Incremento demografico annuo 0,9% Coefficiente di natalità 24% Coefficiente di mortalità 5,4% Coefficiente di mortalità infantile 4,4%° Durata vita media 69 anni U. – 72 anni D. Età media 26 anni (35% >14 anni – 9% >60 anni) LINGUA Ufficiale/Nazionale Tosco=Tosk=Albanese Tosco=Albanian Tosk Ciechi 2.000 Sordi 205.000 Indice di diversità 0,26 Ghego=Albanese Ghego=Ghego Albanese=Albanian Gheg=Gego=Geg=Gheg=Sciopni=Shopni= Gheghe=Guegue (300.000) - Mandrica - Scippe=Ship=Cosovo=Cosovaro=Cossovo=Cossovaro=Kosove - Scutari=Shkoder - Elbasani=Elbasan=Elbasan-Tirana=Elbasan-Tirane=Tirana=Tirane Greco (60.000) Macedone=Slavico=Slavic=Slavico Macedone=Macedone Slavico=Macedonian Slavic (30.000) Romani Vlax=Vlax Romani (60.000) - Romani Vlax Meridionale=Southern Vlax
    [Show full text]
  • Exploring Communist Ruins and Memory Politics in Albania Kailey Rocker 24
    1 2 3 4 Contents Introduction. Memory and Portrayal of Communism in Albania in the Public and in the Private Sphere Jonila Godole & Idrit Idrizi 7 Public Depictions and Discourses Specters of Communism. Albanian Post-Socialist Studies and the Return of the Communist Repressed Federico Boni 15 Ruins, Bodies, and Pyramids: Exploring Communist Ruins and Memory Politics in Albania Kailey Rocker 24 Bunk’Art Project – A Glimpse into the Communist Past in Albania Alsena Kokalari 34 Pragmatist Politics on Memory and Oblivion. Post-Communist Attitudes towards Communist Museology in Albania Konstantinos Giakoumis 46 Everyone for and against Communism. The Paradoxes of the Change in the Political System 1990–1992 and of Its Memory Afrim Krasniqi 60 Remembrance between the Public and the Private Sphere The Young Generation’s Borrowed Memory of the Communist Period Jonila Godole 73 Typologies of Private Memories of Communism in Albania. A Study Based on Oral History Interviews in the Region of Shkodra, with a Special Focus on the Period of Late Socialism (1976–1985) Idrit Idrizi 85 5 Photography and Remembrance. Questioning the Visual Legacy of Communist Albania Gilles de Rapper 103 Albania’s Relations with the Soviet Union and Their Traces in Individual and Collective Memory Brisejda Lala 120 Perspectives from the Region Post-Socialist Nostalgia: What Is It and What To Do about It? Daniela Koleva 133 Appendix Conference Programme 146 Authors 150 6 7 Introduction Memory and Portrayal of Communism in Albania in the Pub- lic and in the Private Sphere A survey conducted by the OSCE on Albanians’ knowledge and perceptions of the communist past awakened public reactions in Decem- ber of 2016.1 At the center of attention was the positive perception of the communist dictator on the part of almost half of those surveyed.
    [Show full text]
  • LE ISTITUZIONI EDUCATIVE in ALBANIA DAL 1878 AL 1913 Il Ruolo Della Manualistica Scolastica Nella Formazione Dell’Identità Nazionale Albanese
    View metadata, citation and similar papers at core.ac.uk brought to you by CORE provided by Archivio istituzionale della ricerca - Università di Macerata 1 UNIVERSITÀ DEGLI STUDI DI MACERATA DIPARTIMENTO DI SCIENZE DELL’ EDUCAZIONE E DELLA FORMAZIONE, DEI BENI CULTURALI E DEL TURISMO CORSO DI DOTTORATO DI RICERCA IN HUMAN SCIENCE CICLO XXVI TITOLO DELLA TESI LE ISTITUZIONI EDUCATIVE IN ALBANIA DAL 1878 AL 1913 Il ruolo della manualistica scolastica nella formazione dell’identità nazionale albanese RELATORE DOTTORANDO Chiar.ma Prof.ssa Dorena Caroli Dott.ssa Esmeralda Hoti Dani COORDINATORE Chiar.ma Prof.ssa Anna Ascenzi ANNO 2014 2 Indice Introduzione .......................................................................................................................................... 3 I. Le istituzioni educative dal 1878-1886 ........................................................................................... 12 1.1. Il contesto storico........................................................................................................................... 12 1.2. Uno sguardo sulla società tradizionale albanese .......................................................................... 20 1.3. La Lega di Prizren e la nascita delle istituzioni scolastiche in lingua madre ............................... 31 1.4. L‟organizzazione dell‟istruzione nell‟Impero ottomano ................................................................ 49 1.5. L‟organizzazione dell‟istruzione in Albania .................................................................................
    [Show full text]
  • Kliko Ketu Për Versionin
    Gegnia E përkohshme kulturore-artistike ISSN: 2519-73-91 10-2019 Vjeti IV i botimit, Shkodër Redaksia: Maxhid Cungu, Gjovalin Çuni, Arben Prendi, Ermira Alija Redaktor gjuhësor: Erzen Koperaj Botohet nën kujdesin e Bashkisë Shkodër dhe bibliotekës “Marin Barleti” Adresa e redaksisë: Biblioteka “Marin Barleti”, Shkodër E-mail: [email protected] [email protected] Shënim: Pikëpamjet e artikullshkruesave nuk shprehin detyrimisht qëndrimin e redaksisë. 1 Përmbajtja ▪Editorial ▪ Hans-Joachim Lanksch ambasador i kulturës dhe letërsisë shqiptare në Evropë........................ ▪ Albanologji▪ Prof. Karl GURAKUQI, Nobert JOKL. Populli shqiptar dhe gjuha e tij................ Ardian NDRECA Norbert Jokl: Fati i një biblioteke............................................ Mark PALNIKAJ Dokumenti i Stefano Gasparit i vitit 1671, historiku i shkruarjes dhe publikimi i Tij Gjovalin ÇUNI Skedë biografike dhe autoriale për Marin Barletin..................................... ▪ Histori▪ Bajram XHAFA Hamza Kuçi-një luftëtar i madh i kombit dhe shtetit shqiptar........................... Gëzim H. JUKA 14 Maji i vitit 1913... Shkodra në Kongres të Lushnjës në 1920........................................ ▪ Tradita arsimore▪ Njazi KAZAZI Vështrim historik për kualifikimin e mësuesve dhe puna e kabinetit pedagogjik.... ▪Letërsi-Art-Kulturë▪ Poezi Rozafa SHPUZA Dyer pa çilca, poezi........................... Kritikë letrare Xhahid BUSHATI Poetika në përjetimin lirik të një proze poetike.............................. Arben PRENDI Poetizimi i gjendjeve
    [Show full text]