Acta non verba ƘÊNƧ revistë e përvitshme kritike III • 2020 Michigan •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• KÊNS ‐ III/2020 ▪ revistë e përvitshme kritike ▪ Botues: Lisandri & Aristea Kola Kryeredaktore: Aristea Kola Zv/kryeredaktor: Fra Censor Ambrozi Komisia shkencore: Adrian Deva, Arben Prendi, Carrie Ann Morgan, Çezarin Toma, Eljon Doçe, Erenestina Gjergji Halili, Marsel Nilaj, Michael Galaty Në ballinë: Anton Kola, Thurje kah liria (2020) Ilustrimet fotografike: Anton Kola E-mail:
[email protected] © Kêns: L. & A. Kola Ann Arbor, Michigan KÊNSISSN: 2521-7348 Korrik 2020 KÊNS Parathanie Në këtë numër III të revistës Kêns, po i paraqesim lexuesit nji pjesë të autorëve shqiptarë, të cilët kanë punue jashtë vendit gjatë kohës së Shqipnisë moniste. Në Sesionin I (Expatria auctoris) kemi përzgjedhë shkrime të tre prej personaliteteve të mëdha të asaj që me arbitraritet quhet Diasporë. Këta janë Anton Logoreci, nji ndër kritikët ma cilësor jo vetëm të sistemeve politike e historisë, por edhe të letërsisë. Nga ky autor, i njohun gjanësisht për aktivitetin e tij në BBC dhe denoncimin e krimeve enveriane, janë përzgjedhë me u përkthye dy artikuj me fokus letërsinë shqipe (Dialogu i shkrimit modern shqip) dhe zhvillimet politike në Kosovë gjatë 80-s (Trazinat dhe gjyqet në Kosovë: Pse popullata shqiptare në Jugosllavi i mësyu rrugët?). Të dy artikujt [përkthye nga L. Kola], veçohen për origjinalitet në trajtim dhe thellësi analize, antipod i shkrimeve socrealiste apo i heshtjes së Tiranës zyrtare për fatet e pjesës tjetër të kombit nën represion serb.