ƘÊNƧ Revistë E Përvitshme Kritike
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Acta non verba ƘÊNƧ revistë e përvitshme kritike III • 2020 Michigan •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• KÊNS ‐ III/2020 ▪ revistë e përvitshme kritike ▪ Botues: Lisandri & Aristea Kola Kryeredaktore: Aristea Kola Zv/kryeredaktor: Fra Censor Ambrozi Komisia shkencore: Adrian Deva, Arben Prendi, Carrie Ann Morgan, Çezarin Toma, Eljon Doçe, Erenestina Gjergji Halili, Marsel Nilaj, Michael Galaty Në ballinë: Anton Kola, Thurje kah liria (2020) Ilustrimet fotografike: Anton Kola E-mail: [email protected] © Kêns: L. & A. Kola Ann Arbor, Michigan KÊNSISSN: 2521-7348 Korrik 2020 KÊNS Parathanie Në këtë numër III të revistës Kêns, po i paraqesim lexuesit nji pjesë të autorëve shqiptarë, të cilët kanë punue jashtë vendit gjatë kohës së Shqipnisë moniste. Në Sesionin I (Expatria auctoris) kemi përzgjedhë shkrime të tre prej personaliteteve të mëdha të asaj që me arbitraritet quhet Diasporë. Këta janë Anton Logoreci, nji ndër kritikët ma cilësor jo vetëm të sistemeve politike e historisë, por edhe të letërsisë. Nga ky autor, i njohun gjanësisht për aktivitetin e tij në BBC dhe denoncimin e krimeve enveriane, janë përzgjedhë me u përkthye dy artikuj me fokus letërsinë shqipe (Dialogu i shkrimit modern shqip) dhe zhvillimet politike në Kosovë gjatë 80-s (Trazinat dhe gjyqet në Kosovë: Pse popullata shqiptare në Jugosllavi i mësyu rrugët?). Të dy artikujt [përkthye nga L. Kola], veçohen për origjinalitet në trajtim dhe thellësi analize, antipod i shkrimeve socrealiste apo i heshtjes së Tiranës zyrtare për fatet e pjesës tjetër të kombit nën represion serb. Por nji analizë ma e imtë mbi sistemin diktatorial shqiptar e jep Peter Prifti, në kapitullin Natyra e Partisë Komuniste Shqiptare shkëputë prej librit të tij Socialist Albania since 1944: domestic and foreign developments (1978). Shkrimi në fjalë, përkthye nga M. Nilaj, sintetizon morfologjinë e nji partie komuniste në nji shtet si Shqipnia, tue nxjerrë në pah elementët funksionalë të nji sistemi të personalizuem politik, domethanë të nji qeverisje’ stereotipe me bazë sundimin klasor dhe asgjasimin (jo)fizik intelektual. Këtë natyrë trajtese e përhollon edhe ma mirë Stavro Skendi në Shqipëria dhe konflikti kino-KÊNSsovjet (përkthye nga A. e L. Kola). Dëshmia e këtyne shkrimeve prej autorëve jashtë atdheut, pra jashtë dogmatizimit ideologjik, asht ngadhënjimi i të vërtetave mbi nji Shqipni fataliste qysh prej 1944 e deri më sot. Nga ky autor i fundit kemi përzgjedhë me përkthye (sjellë në shqip nga E. Doçe) edhe nji pjesë të fushës ma kryesore të Skendit siç ishte III ballkanologjia. Shkrimi Kriptokristianizmi në rajonin e Ballkanit, nën sundimin osman jep nji pasqyrë të kësaj dukunie, e cila ka gjegjëse edhe në Shqipni. Prû në nji kandvêshtrim tjetër, afria mes nji fenomeni religjiozo-politik (nën nji trysni pushtuese) dhe i nji ideologjie politike (komunizmi shqiptar) asht e dukshme. Viti 2020 asht vit jubilar për shumë shkrimtarë e artistë shqiptarë, po redaksia ka mendue me i kushtue nji hapësinë të posaçme Arshi Pipës në 100-vjetorin e tij të lindjes, jo për motive preferenciale por për kontribut të vazhdueshëm ndaj nji figure të jashtëzakonshme si Pipa, i cili asht fenomen unik i kulturës shqipe. Natyrisht, si Pipa si Ndrevashaj në këtë përzgjedhje i mbrendashkruhen autorëve të ekspaternuem e për ma tepër janë modele të arratisjes dhe të asaj çka po zhvillohet sot (po jashtë vendit) Letërsi Shqipe e Ekzilit. Sesioni kushtue Pipës, asht nda në katër zane: kritika, fusha ma përfaqësuese e tij, në të cilën asht përkthye (nga L. Kola) nji ndër punimet ma të randësishme në kritikën e letërsisë italiane: Personazhe të Jetës së Re: Dante, Cavalcanti dhe familja Portinari. Pipa xên vend të padiskutueshëm në bibliografinë e dantistëve në botë, dhe njikohësisht vend të veçantë në studimet danteske në Amerikë. Nji artikull mbi Ungaretti-n (përkthye nga A. Kola), me titull Ishulli i mendjes së nënvetëdijes—që dëshmon kualitetin kritik dhe avancon kërkimet ungaretiane, në panoramën e përgjithshme botënore të viteveKÊNS 70-të—asht pjesë e këtij zani. Asht mendue me iu përkthye disa poezi të këtij poeti (nga A. e L. Kola), prej vëllimit katërgjuhësh Autobiography. Ardhja e këtyne poezive në shqip, përban nji përpjekje sistematike të dy përkthyesve, në këtë rast, për me njohë statusin e merituem të këtij poeti në letrat shqipe. Gja që e kanë ba edhe IV të tjerë përpara, po me sa duket formimi monokrom i akademive dhe i katedrave shqiptare e ka regresue nji nismë të kësaj natyre. Duhet shtue, se shteti shqiptar dhe Ministri i Shtetit për Diasporën ka dështue në përkujtimin dinjitoz të Arshi Pipës. Nji fakt të tillë për përkujtimin e kësaj figure, e parashihte së mbrami edhe L. Kola në letrën e hapun ndaj Ministrit Majko, botue në ‘Dielli’ (21 tetor 2019). Kola theksonte: Viti 2020 asht 100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës. Meqenëse si model i rezistencës njerëzore e intelektuale ndaj diktaturës komuniste shqiptare dhe kjo pikërisht përkon me frymën e programit të qeverisë shqiptare: “Rrugët e Kujtesës” janë gjithashtu një itinerar unik i Shqipërisë që do të vijojnë të nxjerrin në pah aspektin historik dhe edukativ të siteve të ish- diktaturës si Spaçi apo Tepelena, në vijim të projekteve tashmë të njohura muzeale të Kujtesës (Programi i Qeverisë 2017-21, f. 13). do të ishte në dinjitetin kombtar ngritja e nji përmendoreje të A. Pipës në Tiranë si kremtim jubilar. Ky akt gjykoj se ndihmon kujtesën historike, tregon ndjeshmëninë civile dhe përgjegjësinë intelektuale, përkujton privimin e të drejtave dhe të lirive njerëzore, qendërzon respektin ndaj autorëve shqiptarë në Diasporë dhe mbi të gjitha kjo strategji: “ruan dhe forcon identitetin kombëtar të shqiptarëve”KÊNS (Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018 - 2024 dhe Plani i Veprimit, f. 50). Në nji rrafsh tjetër human, them se asht edhe detyrim ndaj familjes së tij, sepse vëllai i tij Av. Myzafer Pipa u vra barbarisht në Shkodër gjatë diktaturës e sot nuk dihet se ku e ka vorrin, motra e tij, shkrimtarja Bedi Pipa vdiq vetëm 24 vjeçe me pengun e njenit vëlla të vramë dhe tjetrit të burgosun e pa strehë konkrete mbi krye, i ati i tij V dha shpirt mbas stërmundimit në nji karrocë kali gjatë rrugës për në barakën e radhës ku i kishte caktue Zyra e Strehimit, motra tjetër që sfidoi fatin dhe regjimin enverist, Fehime Pipa ndërroi jetë pak vjet ma parë pa ia përmbushë amanetin Arshiut (botimin e plotë në shqip të veprës së tij). Motra tjetër, Nedreti, ka kontribue personalisht me përkthimin e veprës filozofike nga italishtja ‘Skicë e një konceptimi mbi jetën + Mbi gjeniun’. E do të ishte me randësi, para se të bashkohet në amshim me familjen e saj, të shihte nji akt konkret të shtetit shqiptar në lidhje me prof. Pipën. U cituen këto rreshta, për me konfirmue se nji përgjigje ndaj kësaj letre nuk erdh kurrë por edhe me rikonfirmue se shteti aktual shqiptar, asht në princip enverian. Doemos produkt i PKSH-së. Jo vetëm me rastin e Pipës, por edhe me shumë raste të tjera nji Ministër shteti i Diasporës në modelin e këtij ministri aktual, duhej të kishte dhanë kaherë me turp dorëheqjen e parevokueshme. Ai, nuk përfaqëson asnji interes dhe asfarë fryme të shqiptarëve jashtë vendit. Nji recension i Martin Camajt për veprën fundamentale të Pipës, The Politics of Language in Socialist Albania, asht mendue me u përkthye (edhe pse në faqet e nr. II të Kênsit, e kemi dhanë si faksimile prej Albanica-s), tue njehë e ditë do dallime të pjesshme me variantin e revistës që drejtonte vetë Pipa. Këtë punë të vyeshme, e ka krye E. Lani (paraqitë në zanin recension). Në rubrikën e fundit të këtij sesioni, prej fondit të shkrimeve të vetë Pipës asht paraqitë artikulli paradigmatik Turqit e rij të Shqipnisë së re. Ky artikull gjykojmë se asht, skanimi ma KÊNSi plotë i 30 vjetëve histori postkomuniste a neokomuniste. Arkivi i Kênsit, në këtë numër përbahet prej hulumtimesh krye prej L. Kolës, në fondin e Dom Prek Ndrevashajt në Michigan. Ky fryt i pjesshëm hulumtues që po jepet në faqet VI kësaj reviste, gjykojmë se ban të mundun njohjen e autorëve shqiptarë jashtë atdheut dhe kontribuon në stabilizimin e hartës së mungueme të veprimtarëve në kulturën shqipe, gjatë e mbas komunizmit. Ndrevashaj asht dëshmi absolute e faktorizimit të komunitetit shqiptar (kryesisht atij katolik) në Amerikë (Michigan). Pjesa e arkivit asht zbardhë, përpos faksimileve, që me pasë nji receptim ma lehtësues për lexuesin. Prej fondit Çoba, prej të cilit aktualisht kanë dalë edhe Keze të hueja, asht përzgjedhë nji fragment përkthimor prej 76 vargjeve, me motiv fetar kushtue Sh’Aleksit dhe nji elegji e bukur e Mark Çunit, që u gjet në fondin e Mons. Ernest Maria Çobës. Edhe ky fond, asht pjesë e projekteve të kolanës Kêns, të cilat në të ardhmen do të bahen publike. ▪ redaksia ▪ KÊNS VII ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ • Sesioni I / Expatria auctoris ▪ Anton Logoreci ▪ Peter Prifti ▪ Stavro Skendi ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ KÊNS ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ᴥ ANTON LOGORECI DIALOGU I SHKRIMIT MODERN SHQIP Gjatë katërdhetëvjetëshit të parë të këtij shekulli letërsia shqipe asht sundue nga gjenialiteti i Pader Gjergj Fishtës (1871-1940)—poet, mësues, drejtues fetar dhe njeri i punës. Megjithëse reputacioni i tij si poet mbetë në nji vepër të vetme, poema epike e tij madhshtore Lahuta e Malcís, ai asht po ashtu autor i shumë lirikave, i satirave dhe i poemave dramatike të cilat kanë mbetë relativisht të panjohuna. Nji analizë e do faktorëve që ia kanë shtue vlerën prodhimit të krijimtarisë së tij, besoj, kishte me dhanë pak dritë jo vetëm mbi Fishtën si artist, por edhe mbi skenën sociale dhe letrare të kohës së tij.