Dom Simon Jubani Burgjet E Mia
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Dom Simon Jubani Burgjet e mia KÊNS Dom Simon Jubani Burgjet e mia kujtime KÊNS Dom Simon Jubani Burgjet e mia Botim Jubilar me rastin e 10-vjetorit të Kalimit në Amshim të autorit si edhe të 20-vjetorit të botimit të parë të kësaj vepre. Ribotim i miratuem nga Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult Lektorimi Lisandri & Aristea Kola Ballina Lulecirka corpus, s.l. s.d. © i këtij botimi Kolana Kêns / Kêns Collection-Michigan, 2021 www.kens.al Riprodhimi, kopjimi, skanimi a elementë të tjerë që çojnë në cenimin e pronësisë intelektuale të kësaj vepre janë rreptësisht të ndalueme. Shpërndamja e çdo sasie teksti ndalohet në çfarëdolloj forme të mundshme, pa autorizimin përkatës të bartësit e të drejtave autoriale. KÊNS Kolana KÊNS ME RRËFYE PËR BURGJET, QË ME KUPTUE BURGJET MBRENDA NESH Para se me e lexue librin Burgjet e mia Dom Simon Jubanin, para se me e njohë si autor, e kam njohë si qytetar të Shkodrës, meshtar, meqë banonim pothuejse në të njejten lagje; e mbaj mend si person që na bërtiste kur shkonim me zanë gardalina Zallit të Kirit (shtegu i shtëpisë së tij të qitte në atë drejtim), e na thoshte “Pse nuk i lironi këta zogj, po doni me i ndry, sikurse mue Enver Hoxha? Keni me çka me u marrë boll; loni futboll”. Sigurisht nuk kuptoja gja atëherë, kund 10-12 vjeç, se pse nxehej ky i bekuem kaq shumë. E natyrisht nuk dija me i kuptue as fjalët e tij në lidhje me diktatorin, as turfullimet e tij, tue folë vetmevete, po befas më hynte në zemër se kishte përmendë nji pikë të dobët timen të fëminisë: futbollin. Mandej Dom Simonin, si shumica e brezit tim dhe e edukatës sime familjare e kemi njohë në Kishë, e ma konkretisht kurKÊNS ia kemi rrëfye mëkatet. Mbaj mend se disa që e njihnin pak ma prej afër ose kishin ndigjue për të, kur ishte në rrëfyestore Dom Simoni, largoheshin për me ardhë nji ditë tjetër, se ‘hajde e qite me të’. Aty, baja lidhjen mandej me ndonji situatë qytetase me të dhe natyrën e tij, ashpërsinë që tregonte me njerëzit gjatë komunikimit. Ishte pak a shumë natyrë ‘eshke’. Po prapë nuk e njihja aq sa 6 duhet, për me e kuptue këtë trajtë të reagimit të tij. Të shtëpisë, kur binte biseda për të, më kishin tregue se ishte i pari që kishte hapë Kishën mbas diktaturës. Me hapë Kishën nënkuptohej me çue Meshë, mbasi ajo ishte e ndalueme zyrtarisht qysh prej 1967. Ma tutje, pra prej moshës së katekizmit e këtej, portreti i Dom Simon Jubanit më ka pasë humbë porsi humbë filli i nji andrre. Pata mësue, patjetër, për vdekjen e tij në 2011, që nuk e di se ku më ka gjetë, por nuk kam marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes. Me librin e tij kam ra në kontakt kah vjeti 2014. Kur pyesja ndonji nga kolegët, atëherë ish-profesorët e mi, për të dhe veprën e tij, më jepnin ndonji ravijëzim të shpejtë e gjithçka mbyllej aty. Kjo dhe për fajin tim, tham, se nuk e kisha sigurue tekstin apo tekstet e tij, e mbase do të kem pyetë persona që nuk kanë pasë ndonji interes me folë për të ose nuk e kanë njohë mirë edhe pse mendoja se mund ta njihnin, tue qenë ma të mëdhaj në moshë sesa unë. Veprën e Jubanit, Burgjet e mia, e kam gjetë në Shkodër, në nji librari, aksidentalisht. Nji librari, që as unë nuk e di sesi kishte përfundue aty. E mora, e qysh atëherë natyrisht për këtë vepër kam ndërtue nji simpati në mendjen time dhe nji vlerësim të pashembullt për mënyrën e artikulimit. Në diskutimet e mia me nji librar të vjetër në Shkodër, me të cilin unë të paktën njihem tash afro 17 vjet, e pyes: “Po pse nukKÊNS e ke në librari ti këtë libër? (tue ia tregue ndërkohë librin)”; e ai ma kthen me nji buzëqeshje “Po ku me e pasë profe këtë, sepse ka kênë i ndaluem prej PD-së!” Kjo gja më futi edhe ma shumë në ethje për me e lexue me kujdes. Mbas hetimeve fizike të librit—ende nuk kisha nisë me e lexue—më xênte ma shumë vend fjala e mikut tim librar 7 e më peshonte në krye si pikëpyetje sa përbindi. Nji libër që nuk kishte shtëpi botuese. Nji libër që shkruhej: Shkodër 2001, po nuk ishte shtypë në atë qytet (gja që e thotë edhe vetë Jubani);1 nji libër me nji para-e-mbasfjalë të Anzës Shkodrane, me nji konsideratë të P. Daniel Gjeçajt për autorin (mbasballina). Me sa duket censura paska qenë paramendue për këtë libër. Përderisa: 1. Nuk ka shtëpi botuese, kohë që sigurisht ka veprue ligjrisht matrikullimi në shtëpi botuese; 2. Nji parathanie me pseudonim; 3. Nji libër që nuk shtypet në Shkodër. Nuk besoj se asnjena nga këto pika mund të jetë rastsisht zgjidhje apo zgjedhje e autorit/ëve. Diçka tjetër medoemos do të kishte. KÊNS 1 Khs. kap. “Mesha e parë”: “këtë libër të ri vendosa me e shtypë në shtëpi botuese të huej”. Duhet të shtojmë se shtëpia botuese që thotë autori nuk ekziston kund e shënueme në ed. I. 8 Leximi i parë i Burgjet e mia ose si u njoha realisht me Dom Simonin Nisa me e lexue me shumë kujdes veprën Burgjet e mia, meqë gjatë këtyne viteve isha shujtue me letërsi të burgut deri te s’ve’ ma thonë malsorët e fisëm. Nga faqja në faqe, po bindesha për çêshtjen e nji pengese politike, tue marrë shkas nga artikulimi i hapun i arrës gungçe, siç e quente veten Dom Simoni. Kisha lexue dëshmi konkrete të personave që e kishin vuejtë mbi kurriz burgun enverist si Át Zef Pllumi, Arshi Pipa, Át Konrrad Gjolaj, dëshmitë e Uran Kalakullës, Fatos Lubonjës e me radhë. Sigurisht që ka vepra të tjera për sa i përket kësaj tematike, por disa prej tyne, tue ditë dhe kontekstin e autorëve, kam rezervat e mia, për të cilat nuk asht vendi me folë. Por nji kumt kaq denoncues dhe nji materializim aq racional të asaj që thuhej aty, nuk e kisha ndeshë ma parë. Diskutimi që shtrohet aty, rrëfimi i historive dhe i ngjarjeve nëpër burgje e po ashtu stili kuptohet janë relative. Secila vepër e autorëve që përmenda ka veçantinë e saj. Nëse do të më pyesni se cilat kanë qenë historitë ma drithëruese të këtij korpusi veprash, do të thosha Çinarët. Aty, kam lexue e jam rrëqethë si në asnji vepër tjetër.KÊNS Sigurisht që kjo nuk ka peshën e as strukturën e veprës kanonike Rrno vetëm për me tregue, por mënyra e rrëfimit të historive, me atë formë stilistike—që asht—e të mirit Padër Konrrad, më emocionon pa masë. Tash që po shkruej këto rreshta, po më ndërhyn në arsyetim historia e dhimbshme e Monsinjorit Ernest Çoba, të cilin e kishin futë në nji thes e firue baras se pesha e nji qeni kur e 9 çuen me i krye kontrollin mjeksor. Pra ky personazh e ky klerik asht si në veprën e Pllumit e si në veprën e Jubanit. Tek secila asht e tregueme simbas optikës personale të autorëve, dhe sipas nyjave historike, e kontaktit të personazhit me autorët në fjalë. Burgjet e mia,2 nisë me nji autobiografi të autorit. Aty flitet për lindjen, familjen, helmimin e të vëllait, Dom Lazër Jubanit, në 1982, me anë të arsenikut siç do të na e detajojë autori ma shumë në faqet vijuese të veprës, tue dhanë dhe mbiemnin e personit që e kryen krimin. Për shkak të ngjarjeve historike e politike, aty vrehet dhe detyrimi i mbijetesës jashtë petkut të priftit: siç janë puna në Sanatorium, në profesionin e radiologut: “M’u desht ta rifillojshe, për të fitue bukën e gojës, profesionin në radiologjinë e Sanatoriumit të Shkodrës” – shkruen ai. Kjo ishte sa për me mbajtë frymën gjallë, ndërsa me mbajtë fizikun e mendjen shëndosh Jubani dëshmon: “për ta mbajtë trupin në formë, sportin që më pëlqente aq shumë: atletikën e lehtë e jo ma pak edhe futbollin”. Këtu natyrisht baja lidhjen me dialogun tonë të kahvitshëm, për të cilin fola në krye... Por prej këtij vetëjetëshkrimi shohim se ka disa suksese jashtë fushës së interesit kryesor, siç ishte pranimi në ekipin e Vllaznisë dhe në atë Kombtar. Po shpejt këto punë braktisen KÊNSnga Jubani për t’u kthye në devocionin e tij. Dhe qysh këtu shohim se nuk kemi të bajmë me nji meshtar 2 Homonimisht dhe si epitomë narrative, ky titull libri, asht i ngjashëm me atë të Silvio Pellico-s Le miei prigioni, paraqitë edhe në shqip (Burgjet e mija) prej Emz. Vinçencit Prennushi O.F.M., në 1939 [Shkodër: Shtyp. Françeskane]. 10 konformist, që zbaton çka parashikojnë rregullat strikte të fesë, por arra gungçe thotë se gjatë jetës së tij: “iu kushtova apostullimit të hapun, sepse nuk më ka pëlqye kurrë me luejtë rolet e mbaskuintave”, e ma poshtë: “Më ka pëlqye gjithmonë apostullimi i rrezikshëm”. Ai natyrisht që nuk ka pranue mos me u ba protagonist i ngjarjeve të mëdhaja historike në vend, tue e ditë dhe rrezikun që e pret. Në këtë mënyrë do të shohim se në sajë të predikimit të Krishtit dhe të guximit qytetar, ai u ka ba ballë burgjeve famëkëqija dhe ka lidhë pênin e këputun enverian, tue çue Meshën e parë ditën e të Shumëve. Si kudo në libër nuk mungon (auto)ironia as në këtë pjesë. Kur flet për lirimin e tij, mbas 26 vjetësh burg, ai shprehet: “u lirova më 13 Prill 1989 bashkë me klerikë të tjerë, si në sajë të Perestrojkës, tue i mbetë borxh 14 vjet burgim Komitetit Qendror.