MEHMET DELIA Alias Mehmeti I Vogël MMEHMET DELIA Mehmet Bislimi E H M E T ALIAS MEHMETI IVOGËL
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Mehmet Bislimi Mehmeti i Vogël Mehmeti Libra të botuara deri më tani: „Anekdota popullore dhe satira autoriale”, Prishtinë 2002. „Trëndafi la maji” poezi, Prishtinë 2002. „Fjalë dhe gurë” poezi, Prishtinë 2003. „Këtu i thonë Drenicë”, Alias MEHMET DELIA Tahir Meha - monogra- fi , Prishtinë 2004. „Ironi e verdhë” poezi, Prishtinë 2005. „Stinë e vonuar” poezi, Prishtinë 2008. „Shkrime publicistike”, Prishtinë 2009. – Bislimi Mehmet „Anekdota popullore dhe satira autoriale II” Mehmet Bislimi Prishtinë 2010 MMEHMETEHMET DDELIAELIA ALIAS MEHMETI I VOGËL MEHMET BISLIMI MEHMET DELIA - RADISHEVA (alias) MEHMETI I VOGËL MONOGRAFI 1 Redaktor: Zenun Gjocaj Recensent: Adnan Asllani Lektor: Avdi Gashi Ballina: Alban Bislimi Faqosja: albstudio.ch Botues: PPG “Shkrola” Prishtinë Copyright © 2011 autori 2 MEHMET BISLIMI MEHMET DELIA Alias Mehmeti i Vogël 3 4 Vetëm sfi duesit e intrigave arrijnë ta mbrojnë të vërtetën me dinjitet. Si të tillë, ata janë të paktë, por kanë në mbështetje adhuruesit e shumtë, prandaj duke pasur mbështetjen e shumicës së arsyeshme njeriu është më i fortë së kurrë - që moti nuk kanë thënë së koti: "Trimi i mirë me shokë shumë!"... Kjo do të zgjasë, përderisa këtë shumicë "trimat" nuk do ta zhgënjejnë me të pabërat e tyre! Uroj që trimat dhe urtarët e vërtetë të kenë jetë të gjatë, dhe kjo gjatësi jete e përvoje në rrugët e tyre të jetë përherë e admirueshme. Këtë monografi me përkushtim për të gjithë liridashësit tanë! Autori 5 6 FJALA E REDAKTORIT Pavdekësia u takon trimave, të cilët në beteja për çlirim i thanë vdekjes plaç! Lufta e çetave kaçake në 30 vjetët e parë të shek. XX, sidomos pas mbetjes së Kosovës në robëri, u bënë frymëzim për folklor, për letërsi e për historiografi . Pos tjerash, u shkruan edhe monografi letrare-historike për figura të veçanta, ku bie në sy trajtimi herë më shumë historik, herë më shumë publicistik e herë më shumë letrar-artistik - pak a shumë të kombinuara. Dallon individualiteti, synimi e qëllimi, aftësia shprehëse, mënyra e trajtimit etj. Te monografi a e M. Bislimit "Mehmeti i Vogël", veprojnë pak a shumë, të kombinuar të tre komponentët, duke u shkrirë harmonishëm me përmasa të arsyeshme përkatëse. Ai e shfrytëzoi arkivin historik e atë gojëdhënor, pos tjerash, edhe të dhënat publicistike serbe të kohës dhe autorë të ndryshëm serbë, në veçanti të dhënat historike nga prof. dr. Merenglen Verli, prof. dr. Limon Rushiti, prof.dr. Hakif Bajrami dhe dhjetëra burime të tjera, madje hulumtimi i tij në Arkivin Shqiptar, për aq sa ishte e mundur, në arkivin zyrtar e gojëdhënor nëpërmjet mbamendjes popullore të bashkëkohësve e të pasardhësve të tyre, jo vetëm farefi snorë, që arriti t’i shkrijë harmonishëm dhe t’i stolisë me begati 7 stilistike të sistemuara me kujdes artistik me një ngjyrim të veçantë e të përshtatshëm për të gjitha shtresat intelektuale. Me botimin e monografi së "MEHMETI I VOGËL" autori kreu një borxh që e kishte preokupuar qëmoti, duke dhënë një kontribut të çmueshëm në kompletimin e Lëvizjes Çlirimtare të fi llimshekullit të kaluar, në veçanti të Mehmet Delisë "shprehës i denjë i vrullit dhe guximit rinor" (M. Verli, "Nga Kosova për Kosovën" – profi le biografi ke I, T. 2006, f. 206), krahut të djathtë të kryekomandantit A. Galica, i cili, sadopak, arriti ta vazhdojë e ta kryesojë kryengritjen edhe tre vjet më vonë pas rënies së Azemit (deri më 1927). Sipas autorit, asokohe vetëm lufta për liri e kishte kuptimin e jetës, pa marrë parasysh rreziqet e pasojat e rënda jetësore, familjare, farefi snore e materiale me vite e dekada. Por, lufta për liri qëndronte mbi të gjitha, sepse duhej lënë brezave një vepër së paku të përpjekjeve mbinjerëzore për t’u siguruar atyre një jetë të pavarur, një histori krenare në një të ardhme të afërt a të largët, varësisht nga rrethanat politike, kombëtare e ndërkombëtare, shpesh të pafavorshme për ne. Për këtë fl isnin rrënojat e mureve fortifi kuese, kufomat e mbetura fushave, por edhe heroizmat e çlirimtarëve përballë pushtuesit serb, të cilët u ngritën në legjenda të gjalla, në folklor e në letërsi. Burim i formimit të grupeve kaçake ishte robëria klasike, e përcjellë nga terrorizimi i egër ndaj popullsisë shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë – në të gjitha trojet shqiptare jashtë kufi jve londinezë. Ishte pothuaj një mbështetje për mur, ku nuk mund të shkohej më tej, sepse jeta barazohej me vdekjen, nga shkaku i shtypjes, i skamjes e i pasigurisë për jetë, për të mirat materiale e shpirtërore, e të mos fl asim për ato kombëtare. Kështu pesha 8 e rëndë dhe e gjatë e robërisë së vazhdueshme e shtroi edhe domosdoshmërinë e luftës së armatosur kundër pushtuesit, me gjithë vështirësitë e natyrave të ndryshme ideologjike, politike dhe ekonomike, përçarjeve të mëdha e të vogla brendashqiptare, mungesës së armatimit, epërsisë ushtarake të pushtuesit etj. Megjithatë, edhe pushtuesi ka mundur të çuditej për forcën morale, shpirtërore e fi zike të kaçakëve, për vendosmërinë e tyre për luftë, qoftë ajo edhe e pakapshme, përballë forcave të pabarabarta kundrejt armikut, me armatim të varfër dhe me numër të vogël të grupeve e të luftëtarëve të paktë shqiptarë. Monografi a fi llon me përshkrimin e trimave të lozes së M. Delisë, në vazhdën e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, të shumtën të përcjellë me përfundime tragjike: Deli Plaku rrahet për vdekje nga xhandarët serbë e varroset në Kastriot (ish-Kostërc), Qerimi vdes e varroset në Tiranë, larg Kosovës, Drenicës e vendlindjes, Mehmeti i Vogël burgoset, vdes e varroset në Itali. I vetmi, Muslia, vdes dhe varroset në vendlindje. Vepra përshkon periudhat, brezat, betejat e situatat ndër më të skajshmet. Ajo lidh të bëmat e Deli Muslisë - Plakut me të birin Mehmetin e Vogël, me trashëgimtarë e bashkëluftëtarë të ardhshëm të luftës për liri: Qerimin, Muslinë, Bajram Gashin, Shaqir Smakën etj., përgjithësisht të brezit të Mehmetit të Vogël, Dan Derocit, Bislim Lutit etj., të çetës së Azem Galicës e të çetave të tjera, madje edhe tre vjet pas rënies së tij heroike, ku vetë Mehmeti i Vogël i mori në dorë autorizimet e Lëvizjes, deri më 1927, duke përfshirë edhe periudhën e qëndrimit të tij në Shqipëri, deri me internimin e tij në Itali me 1940, dhe vdekjen e tij (1945), ku spikatet karakteri i tij njerëzor e kombëtar, 9 pastërtia e tij morale e shpirtërore, sidomos ndaj përpjekjeve për ta përlyer në krime partiake e personale të krerëve politikë të asaj kohe, të cilat Mehmeti kategorikisht i mohon. Lëvizja Çlirimtare e mbarë shek. XX ishte një luftë shekullore formash të ndryshme që në vazhdimësi u kurorëzua, së paku, edhe me pavarësinë e Kosovës, për të vazhduar me vise të tjera. Kjo luftë e vazhdueshme formash të ndryshme lidhet edhe me veprimtarinë patriotike e luftarake shekullore të vetë lozes së Deli Muslisë-Plakut, e trashëguar djalë pas djali. Ishte një vazhdimësi e tipit të familjeve militante të trashëguara brez pas brezi, siç ishin ato të Jakup Ferit, Ahmet Delisë, Isa Boletinit, Azem Galicës, Ker Sadrisë, Sadik Ramë Gjurgjevikut etj., deri te Jasharajt e Prekazit, të skalitur me kujdes me një emër të përbashkët: lufta dhe sakrifi cat për liri, vështirësitë, vendosmëria, dëshira për luftë për liri, pa llogaritur pasojat, gjë që në fund u mundësua kurorëzimi i lirisë së Kosovës. Të shumtën, mbamendja mori rolin e kronistit të luftës. Heroizmat e trimave në beteja të zhvilluara në periudha të ndryshme, qoftë edhe me ndërprerje, për shkak të rrethanave të arsyeshme, u përkujtuan, u ruajtën, u ritreguan dhe u kënduan, përgjithësisht u përjetësuan ndër breza përmes folklorit dhe u kënduan në oda e vende të tjera publike, duke u përcjellë ndër gjenerata e duke u konkretizuar ndër beteja, deri në kurorëzime të reja, qofshin ato edhe të pjesshme, por me suksese natyrash të ndryshme: politike, arsimore, institucionale, federative, së fundi edhe ndërkombëtare. Për shkak të rrethanave politike kombëtare e ndërkombëtare të kohës së Mbretërisë SKS, Lëvizja Kaçake u shua më 1927. U desh të vijë Lufta e Dytë Botërore për t’u shndërruar në formacione të tjera më të mëdha kryengritëse, të përqendruara në dy-tri qendra, kryesisht në Gostivar, 10 nën komandën e Xhemë Hasës – Gostivarit, në Gollak, nën komandën e Mulla Idrizit dhe në Drenicë, kryesisht nën komandën e Shaban Polluzhës. Për fat të keq edhe kjo kryengritje u shua nga shkaqe të ndryshme, si: organizimi, harmonizimi dhe armatimi i dobët i forcave kryengritëse, përballë partisë komuniste jugosllave shumëfi sh më e forte dhe më e madhe ushtarake, e ndihmuar nga internacionalja komuniste pansllave, fatkeqësisht, edhe ajo shqiptare- perëndimore me përkrahjen e Rusisë, sidomos pas thyerjes së frontit gjerman atje. Planet serbe për serbizimin e Kosovës me mjetet më të fuqishme jo vetëm ideologjike, dëshmojnë për domosdoshmërinë, nevojën dhe rëndësinë e luftës çlirimtare në ata dhjetëvjetëshat e parë të fi llimshekullit që e lamë, ku merrte pjesë edhe Mehmeti i Vogël. Fryma e asaj lëvizjeje, pak a shumë, kurrë nuk pushoi, por vazhdoi me forma të ndryshme manifestuese (veprimtari ilegale, demonstrata, protesta, greva) varësisht nga rrethanat e zhvillimet politike të kohës, deri te lufta e armatosur e vitit 1998-9, ku u kurorëzua me Pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, vepra trajton edhe shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve nëpërmjet formave të ndryshme represive - ndër më të egrat, që synonin së pari kolonizimin e tokave shqiptare, pastaj shpërnguljen e tyre, së fundi serbizimin e Kosovës, jo vetëm në kohën e Mbretërisë SKS, program shekullor sllav ky, i gatuar teorikisht që nga I. Garashanini, pastaj J. Cvijiqi, Andriqi, Çubriloviqi, e praktikisht, nga Tito e Rankoviqi, së fundi edhe nga Milosheviqi për zgjerimin e territoreve sllave mbi tokat iliro-shqiptare. Por shqiptari është si mina e futur në gur të shpuar, sa më fortë që ndeshet, aq më e fuqishme bëhet, pa marrë 11 parasysh (pa)mundësitë, qofshin ato edhe të pakta.